DEBATET/ Fatmir Xhafa përplaset me Dash Pezën në Komisionin e Ligjeve

29 Prill 2015, 10:51Politika TEMA

Kreu i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, është përplasur dje me kolegun e tij socialist, Dash Peza.

Ata kanë debatuar gjatë diskutimeve për projektligjin e Kodit të Procedurës Administrative.

Xhafaj është acaruar pasi një pjesë e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, në kohën që bëheshin diskutimet, kanë qenë në kafe, raporton Panorama, që ka zbardhur dhe debatin.

Peza ka mbërritur bashkë me Blendi Klosin gjatë kohës që pritej të bëhej votimi për projektligjin, por më pas është larguar duke përplasur derën, pas debateve me Xhafajn.

Debatet

(Deputetët Dashamir Peza dhe Blendi Klosi vijnë në Komision gjatë kohës që po flisnin ekspertët e SIGMA-s për projektligjin e ri të Kodit të Procedurës Administrative)

Dashamir Peza: O kryetar, erdhëm ne, kur është votimi?!

Fatmir Xhafaj: Mos hajdeni fare… Të qëndronit në mbledhje të paktën, tregoni minimumin e respektit ndaj të ftuarve.

Dashamir Peza: Të ikim fare, pra

Fatmir Xhafaj: Po ik ku të duash, mos hajde fare këtu!

Dashamir Peza: Unë iki fare…

(Deputeti Dashamir Peza largohet nga salla, përplas derën)

Fatmir Xhafaj: Është mungesë respekti kjo.

(Deputeti Blendi Klosi ulet në karrige, nuk largohet bashkë me kolegun)

Fatmir Xhafaj: Relatori (Armando Subashi, kandidat për Bashkinë e Fierit) nuk është i pranishëm për arsye objektive dhe subjektive.

Pandeli Majko: Edhe psikologjike…

Fatmir Xhafaj: Po, psikologjike thotë zoti Majko, por shpirtërisht është këtu. Votën e ka pro. Do jetë pasnesër në seancë dhe do të jetë mbledhja e tij e fundit. I takojnë vlerësime për punën që ka bërë./b.l

15 komente në “DEBATET/ Fatmir Xhafa përplaset me Dash Pezën në Komisionin e Ligjeve”

    1. Mezani Celo says:

      Boll o gazetaruca me lajme leshi. Cdo pordhe qe bejne politikanet, e transmetoni live, dhe e komentoni me vrap. Lereni njerezit te merren me punet dhe hallet e tyre. Nuk po na plas shume se sa fort e perplasi Dashi deren, apo cfare shakash koti ben Majko.

      Asnje koment per ligjin qe u diskutua. Cfare te rejash sjell? Cfare mund te jete e mire dhe cfare e nxituar? Cfare ndryshesh shkojne per te luftuar dhe cfare per te ndihmuar korrupsion?

      NIVELI I GAZETARISE SE NJE VENDI ESHTE PASQYRA ME E MIRE E NIVELIT TE ZHVILLIMIT TE NJE VENDI.

      E ne Shqiperise ndersa ekonomia dhe biznesi ecin perpara me paterica dhe si breshka, por ecin ama. Gazetaria eshte nje tatpjete pa mbarim dhe ka arritur nivele mediokriteti dhe here-here perversiteti, me te ulta sesa niveli i deputeteve qe komentojne.

  1. shqip says:

    PS debatet me te medha i ka brenda vets,andaj Edi i lutet lsi e g-99!

  2. Leo says:

    Normale kur tall bythen Me Fatmir Xhafen ajo bebja e mbykqyrjes se lojrave te fatit pse te mos e tallin deputetet Hajde ne c’teregje e ka derguar PS Rama me administraten arrogante te tij

  3. xxl says:

    Kur kto emra te ikin nga qarkullimi dashi, tomi fatmiri, qazimi. Do behet shqiperia.

  4. Led says:

    Po ka qene ky debati…atehere Xhafa ka bere shume mire qe e ka bere. Respekti eshte minimumi qe duhet treguar ne bashkepunim. Tangerllikun ta mbajne ne shtepite e tyre

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Merri para ata qe kujtonin se kur te fitonin, do perfitonin si te donin.. Po su pelqeu pagesa e deputetit, te lene mandatet dhe ta provojne vet ne privat..

  6. katarakti says:

    Gjithe faji eshte i Edvinit.

  7. Aldo says:

    Po si ka mundesi qe te gjithe miqte e ngushte te Rames jane problematike???!!! Doshi, Kokedhima, Peza, Balla….

  8. Pallatet Agimi says:

    Ky z.Fatmir Xhafa ka filluar ti presi drute pak shkurt. Si rregull nuk e ka keq. Por mund te jete edhe pak me teper tolerant, pasi do ti ngeci ndonjehere ai thepi aty ku mund te kete siklet. Edhe me ate gocen e lojrave te fatit, drejtoreshen, e manipuloi mbledhjen duke e deprimuar kete zonje, e cila nuk e meritonte aspak pershtypjen qe la pas fjaleve te ketij teper “seriozi” ne pamje e jashtezakonisht palaco ne permbajtje. Dihet se kush e mban koken perpjete, apo me mire kush e hedh shurren perpjete.Nje legen i tille vlen vetem per skrap, 500 leke kilja. Zoti D. Peza vetem nga menyra se si komunikon nenkuptohet se eshte njeri me kulture te vecante, krejtesisht fisnik, i merituar per funksionin qe mban e nje vlere e spikatur e politikes shqiptare. Qe te arrij ky njeri te perplase deren, imagjinoni se kush e drejton kete komisjon. Nje tru bosh qe nuk ka pare ndonjehere pune me sy. Nje i pa edukate, qe asnjehere nuk ka per te bere prokopi, qe vetem ka fjale e qe nuk mund te durohet ta shohesh, e jo me te te bisedosh apo per me keq te maresh mesime edukate prej tij. Mos o zot!

    1. Aty says:

      Boll or ti boll, eshte shume larg fisnikeria apo politika e madhe nga truri i Dash Pezes. Tjeter Babe Muslimi e tjeter ky. Ndryshimi i vetem qe ka pesuar Dashi nga ’90-ta e kendej eshte nga “Dashi i Babes” tek “Dashi i Rames”. Vetem Dashi i vetvetes nuk u be dhe s’ka se si. I rrofshin pronat dhe allishverishet. Kaq! Ah, i rrofte edhe Rama, pa sa per tru, bashke me Gimin e H.Lleshit kane qene dy egzemplaret, me te cilet bente hajgare gjithe Tirana. Ky edhe Tom Doshit i vjen anash, jo te kete b… te hahet me F.Xhafen. Por thuaj, kur kete e beri nje tyryfycke si ajo e lojrave te fatit, perse te mos e beje Dashi? I mungon gje? Te gjitha i ka!Edhe me Blushin e pin ndonje cigare, edhe bicikleten din ta ngase. Vajmedet!

  9. Tili says:

    Komiteti Qëndror i bashkimit te rinisë së punës së Shqipërisë ka në dorë fatet e vendit dhe pas 25 vjetësh. Për këtë e kishte fjalën rilindje Edi Rama Per antarët Koço kokdhima Fatmir Xhafa Luan Bregasi Pandeli Majko Lisien bashkurti Bujar Leskaj Mehmet Elezi Qemal Minxhozi Dhori Sollaku Said Dollapi e tje e tje

  10. anila says:

    Dash Peza eshte bere deputet i PS vetem per meritat e te jatit te tij, legjendarit Myslym Peza. Ai nuk i ka ngjare te jatit ne asnje pike, eshte vetem nje kokorosh qe sillet sikur ka shpetuar gjithe boten. Eshte vetem nje megalloman injorant!

  11. hipoliti says:

    Aman me Qafsh,me fol pak per Dash-in qe ska pare KURRE punen me sy,njeriu me i perkedhelur i Bllokut ka qene dhe vazhdon te mbetet.Injorant dhe tape-topi,S’ka asnje te vecante,vetem pordhe koti qe ja ngre Rama.

  12. martin says:

    idioti me i madh i sami frasherit-ky dash peza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje