Kryeministri Edi Rama, i ka cilësuar si të suksesshëm 18 muajt e parë të qeverisjes së majtë, e cila sipas tij iu ndryshoi pamjen shumë qyteteve në vend.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit “Kantieri i Rilindjes Urbane”, kryeministri prezantoi një sërë ndërhyrjesh që janë bërë në disa qytete të vendit, ndërsa theksoi se ato kanë marrë një tjetër pamje. Ndërsa ka akuzuar qeverinë e shkuar se nuk kanë pasur asnjë projekt për qytetet.
“A ju ka rënë rasti të shikoni ndonjëherë ndonjë qytet lagje apo vendbanim të shëmtuar ku njerëzit jetojnë mirë?
Nëse secili e ndjek me mend filmin e imagjinatës për të gërmuar në kujtesën e vet çka ka parë, besoj se do ta ketë të pamundur të thotë se e ka parë diçka të tillë. Por a është paraja ajo që e sjell ajo bukurinë e një qyteti, apo është e kundërta? Unë besoj se të dyja sjellin njëra-tjetrën.
Stërgjyshërit tanë që kishin shumë më pak para, apo njohje të botës përtej kufijve, ndërtuan vendbanime që sot kanë një vlerë të pakrahasueshme estetike dhe me vlera, në raport me atë që u krijua në periudhën e tranzicionit. Edhe në buzë të Lanës u praktikua një model ndërtimi i paparë askund në botë, me ndërtime buzë lumit.
Ka një arsye të madhe se pse raporti mes pasurisë dhe bukurisë në kuptimin e një hapësire publike të organizuar bukur, ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë. Pas këtyre ndërhyrjeve për shembull në Korçë shkojnë dhjetëra herë më shumë vizitorë e turistë. Një ndërhyrje në qytetet e vendit, për shembull në Kavajë, do të rritë numrin vizitorëve, dhe do të lërë pas atë politikë që e dëmtoi si qytet.
Po ndryshojmë pamjet e qyteteve. Në qeverisjen e PD, projektet ishin vetëm një fletë vizatimi. Qytetet e qeverisura nga socialistët u panë si kështjella për t’u sulmuar, për t’u marrë peng, dhe për ta shembur me çdo kusht kryetarin e bashkisë. qytetet në tërësi u lanë në mëshirë të fatit. Sot në këto qytete investimi i bërë nga kjo qeveri në 18 muaj, i ka ndryshuar fytyrën.
E lanë Gjirokastrën pa asnjë kokërr leku. Ka vazhduar lufta e barbarëve për të marrë peng burimet e tyre. Nga ana tjetër dua të nënvizojë se nuk është çështja e një përplasje tradicionale; kush bën më shumë rrugë..rrugë, por ka një përplasje mes dy vizioneve dhe mes dy rrugëve krejtësisht në drejtim të ndryshëm. Bëhet fjalë për një ndryshim në filozofoi që ne e kemi sjellë. Shqipëria nuk është më territori i 25 viteve më parë dhe me ato plane rregulluese klasike që nuk kanë pasur dhe skano për të pasur sukses, në një realitet siç është realiteti ynë. Shqipëria me kohë e ka pasur me kohë një ligj që pengonte vjedhjen e energjisë elektrike. Nuk jemi në kushte që duhet të shpikim diçka që nuk ekziston, pasi nuk është vetëm Shqipëria që gjendet para kësaj sfide zhvillimi. E atëherë, duke iu referuar shembujve që kanë bërë histori në zhvillimin e qyteteve, pastaj të vendeve, ne jemi për një filozofi që të çon nga urbanizimi tek zhvillimi i qëndrueshëm social e ekonomik.”- pohoi Rama.
Nga ana tjetër, numri një i qeverisë deklaroi se nga qeverisja e kaluar ka plotë 166 ndërhyrje infrastrukturore që kanë krijuar probleme.
“Nuk kupton fuqinë që ka qendra për të induktuar periferinë dhe nuk kupton që t’i japësh Librazhdit, një xhep, se ashtu e kishin lënë dhe të gjithë ndalonin se aty kishte një byrektore. Kemi parë në Shqipëri gjëra të hatashme, shpenzime të hatashme me të cilat mund të ishin bërë gjëra të vlefshme. Janë 166 ndërhyrje të tilla, të cilat vetiu krijojnë atë problem për debatin e brendshëm, për metabolizmin urban. Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të vënë në dispozicion të bashkive dhe të vizionit të kryetarëve të tyre një instrument financiar që në kushtet tona s’ka asnjë mundësi ta përballojë. Shikoni Shqipërinë e atyre 20 e kusur viteve, kujtoni se si ishte trupi i saj? Aty ku se preku ky zhvillim i paimagjinueshëm barbar është mirë, ndërsa aty ku ndërhyri është katastrofik. Se si këto ndërhyrje do ndikojnë në ekonomi, e cila nuk mund të jetë e shkëputur nga shpresa dhe perspektiva në një realitet. Këto ndërhyrje krijojnë komunitet. Më thoni një qytet qoftë edhe me 5 mijë banorë që nuk ka një shesh, dhe nuk ka asnjë pikë atraksioni për turistët. Fluksin e turistëve e vizitorëve në Shqipëri do ta krijojë misteri i së panjohurës, dhe nuk është e mundur që nga çfarë ka në Korçë, të mos përfitojë edhe Librazhdi, Përrenjasi, apo Elbasani, e njëjta gjë edhe në qytetet e tjera. Çfarë biznesi të vogël do të kemi ne në të gjitha qytetet tona. Kjo do të ndikohet edhe nga kërkesat që do kenë ata që do vizitojnë këto qytete”, tha Rama.
Ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi theksoi se në 18 muajt e fundit, fodni për bashkitë dhe komunat është katërfishuar, duke realizuar 366 projekte.
Rilindja Urbane nuk është slogan, është një axhendë dhe transformimi urban është nga njëra anë luftës për ti dhënë fund tranzicionit të territorit. Ky tranzicion thërret si një nevojë ndryshimin. Lufta e ndërtimeve pa leje në fakt prodhoi një situatë të paimagjinueshme më parë, ndërtime pa leje ishin një ngjarje e zakonshme, ndërsa sot është e jashtëzakonshme. Ky ishte komponenti i parë që provoi të ishte i suksesshëm për një kohë të shkurtër, ka një ndryshim të madh në qasjen tonë në legalizim. Legalizimi nuk nisi me këtë qeveri, as me atë të kaluarën, ne e shohim si përpjekje finale për formalizmi. Dhënia fund e ndërtimeve pa leje do të thotë që askush mos të ndërtoj në kurriz të të tjerëve. Ne ndërtojmë dhe punojmë me qasjen dhe me ambicien e ëndrrave e brezit që do vijë dhe jo si ka ndodhur deri më sot. Transformimi urban vjen si komponenti i tre i programit tonë i Rilindjes urbane. Rilindja Urbane nuk është ëndërr. Nëse bashkia e Tiranës do kthente ato lekë, do ti vinte në zbatim për realizimin e disa projektevei.
“Çdo kandidat për garën elektorale, duhet të përgatis procesin e decentralizimit, pasi mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë. Ne nuk i lajmë duart me bashkitë e reja me procesin e decentralizimit. Ky është një kush për shumë bashki. Shumë qytete dhe fshatra kanë probleme me ujin e pijshëm, me kanalizime. Janë të gjitha këto nevoja që kërkojnë disa fish buxhet më të madh. Fondi është katërfishuar gjatë 18 muajve të fundit, 366 projekte janë realizuar nga FZHR. 73 projekte janë bërë në ujësjellës, vaditje, kujdes parësor, etj. 120 milion dollarë ka qenë fondi për 95 projekte të reja për disa bashki.”, tha Peleshi
“Kantieri i Rilindjes Urbane” është një projekti i realizuar nga FZHR, i cili u prezantua ditën e sotme me anë të disa kolazheve nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
bravo zoti kryeminister. me ty do rilindim shqiperin
Po eshte e vertet qe shqiperia por rilind, po ashtu eshte e vertete qe punet spo hecin si duhet ne Tirane, ca do behet me Tiranen se Basha vetem per pune nuk e ka mendjen
Epo ku ka si Tirona LALE
jemi ne rrugen e duhur zoti kryeminister
eshte mese e vertet ne kto 18 muaj ka ndryshuar pamja e shume qytete te ndryshme edhe me duket shume e drejte duke patur nje qender urbane te zhvilluar do fillojme te kemi nje zhvillim ekonomik me te zhvilluar!
na hengsh more z kryeminister.
duhet te punojm akoma me shume, por me kryeminsitrin rama do arrijm cdo sukses
perpara per fitorje te reja!!
rrofte kllasa punetore dhe fshataresia kooperativiste.
o mero, po te iken gazeta per lesh, me keta tipat apo tipin me shume emra qe vijne ketu cdo dite t’i bejne g…re rames dhe veliajt.
na hapen barkun, o mero. per te miren tende e kam. po t’a prishin gazeten.
Edhe pak,edhe nuk do futet mo njeri ke Tema,,,,,vetem ky tipi me 200 emra
Ore zoti Rama cfaredo qe te besh sikur edhe parajsen te sjellesh ne toke saliqenerit nuk do gjejne rehati.Mire se per ate kategori dihet por cfare ti thuash elektoratit te majte qe per ndonje verejtje qe mund te beje ndonje analiste apo politikan jane gati te te versulen me gjithfare epitetesh.E kunderta me krahun berishist qe e mbeshtesin edhe ne kohen me te keqe te tij prandaj ka sunduar plot 13 vjet sepse te majtet jane ferishte dhe mund ti mashtroje kushdo dhe nuk te mbeshtesin ne punen tende qe me aq mund po ia ndryshon per mire faqen ketij vendi te shkaterruar nga barbaret saliqener.
Monstra qe I bëjnë qejfin njëri tjetrit
Parade bollshevike prapagande bllomenesh dhe idjotesira qe i beson vec militante histerik si mrika balla brace dhe marksist leninist te semure
Keni shume te drejte z. Kryeminister dhe z. Peleshi kur thoni se qeveria juaj ja ndryshoi pamjen qyteteve te Shqiperise , por mos haroni faktin se ky ndryshim edhe per keq dhe jo per mire .Sa per ate katerfishimin e fondeve per bashkite i kemi ndjekur mbedhjet e Keshillit Bashkia qe nuk miratohet Buxheti i tyre e jo me te shume fishohet. Ju bllokuat madje edhe kredite qe miratonin bashkite per njerzit qe krijonin familje te reja dhe skane ku te jetojne, duke u detyruar te ikin nga shqiperia dhe te kerkojne azil politik . Imagjino te gjithe po ikin nga shqiperia dhe te vetmit qe do mbeteni ne shqiperi do jeni ju qe po mbushni xhepat duke mos menduar per te tjeret .
ti o ram je vetem nje bojaxhi i mjere vetem fasadat ndryshon se deri aty arrin mediokritei yt kur ne vend te fjales shqiptare bashkeenergji perdor fjalen greke sinergji .je nje shqiptar i shitur ose nje grek i fshehurpo mbi te gjitha je nje i cemendur qe kerkon te cmendesh te gjithe shqiptaret .vetem nje i cmendur dhe nje antishqiptar munde te nxjerre nje ligje qe te te marre shteti shtepine kur ke borxh ne energjin ekektrike .si durojne shqiptaret dhe nuk te zene me shqelme ose te te futin ne ndonje cmendine nuk munde ta kuptoje . boja e pinelit tende vetem vrere te zi dizenjenon per shqiptaret.
Zotni Peleshi katerfishoj vetem nje gje:pjesemarrjen e tij ne per Borde ,edhe pagat as nuk i shkon ne mendje me i deklaruar,siç ka detyrim nga ligji!
Po nuk eshte vetem ai:shikoni pak sa familje do kishin nje rroge,edhe forte te mire, sikur ministrat tone te ishin vetem ministra!
Sa ministra marrin pjese ne. X boarde?bile Energjiku i jone Erion Veliaj,merr pjese ne 8 boarde-ka nje nusen te re qe do me luajt Rolin e Princeshes,cka i kushton te shkretit ?!-
Konflikt interessi me te cilen Kane?
Po ca do ju bej rama o mjeran injorant hajdut xhepash pijanec njetez pa kultur sdoni punen, pun te rendomta si beni se Keni turp. Por kur vini ne europ edhe banjot fshini sepse ne europ pi spunove nuk han te presin dritat ujin gazin. Te nxjerrin te ura. Popull legen njerez te trash.
Kantiere Pe—leshi.
Nuk e di nga i bie Peleshi per te shkuar ne vendlindje se ka 18 muaj dhe nuk ben dot 15 km nga Lini ne Pogradec.
Turp Turp shum turp
Paleshi katerfishoi pasurine e padeklaruar.