Ish-kryedoganierja e Sarandës nuk justifikon dot 1.5 milion dollarë

28 Prill 2015, 15:34Politika TEMA

ILDKPI ka paditur në Prokurori 14 zyrtarë, mes të cilëve dy gjzqtarë dhe një anëtar të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për fshehje pasurie.

Sipas një njoftimi zyrtar nga ILDKPI, në veçanti për subjektin Lina Vaso, e cila ka ushtruar funksionin e kryetares së Degës Doganore Sarandë, pasuria e pajustifikuar me burime të ligjshme e së cilës shkon rreth 1.5 milion dollarë, i është kërkuar Prokurorisë të hetojë edhe për ekzistencën e veprave të tjera penale të lidhura me nenin 257/2 të Kodit Penal.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për subjektet e mëposhtëm:

Aleks Neçaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;

– Lina Vaso, për funksionin Kryetare, Dega Doganore Sarandë;

– Alma Starova, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Halit Xhafa, për funksionin Anëtar i Këshillit Mbikqyrës, Banka e Shqipërisë;

– Albert Mihaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Tiranë;

– Haxhi Ismaili, për funksionin Përmbarues, Zyra Përmbarimore, Tiranë;

– Afrim Çupi, për funksionin Specialist, Drejtoria Rajonale Tatimore, Dibër;

– Admir Behari, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;

– Alfred Tusha, për funksionin Përgjegjës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;

– Dritan Manaj, shef i zyrës së Drejtoria e Shërbimit Pyjor, Kukës

– Afrim Bakaj, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;

– Kanan Shakaj, për funksionin Kryetar, Komuna Novoselë, Vlorë;

– Besnik Qira, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin;

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre. /gj.k/

41 komente në “Ish-kryedoganierja e Sarandës nuk justifikon dot 1.5 milion dollarë”

  1. ESATI says:

    fakte pse ildkp po funksioon si duhet pa frike

    1. rejni says:

      ildkp po jep prova qe eshte institucion ne veprim

      1. Pilo Lala says:

        Kam qene edhe une kur ja dhane “Dhurate”.
        Jo vetem keto para, por dikush i solli edhe nje Apartament “Dhurate”.

        1. Toni says:

          ILDKP U clirua nga kamikazet barbare te SHQUP-it zana xhuka+adriatik llalla njeri me funderrine se tjetri

    2. Altin says:

      Mire e ke ti,

      Po cilin nga keta emra njihni ju? Asnjerin (mesiguri). Po ata te tjeret, Ish kretaret e Bashkise, ish punonjeist e Bashkise, deputetet, drejtoret e spitaleve, Ministrat, Zv Ministrat..ish drejtoret tatimore, ish drejtoret e KESH-it etj etj. Ata te gjithe kane deklaruar hapur te ardhurat dhe ryshfetet qe kane marre. Se keshtu i bie, perderisa si kane çuar emrat per ndjekje penale!!

      Shqiperi me qeverite e saj po luan me demokracine qe nga 1990, nuk po nderton demokraci! A duhet pershendetur fillimi i eres shtet? Pa pike dyshimi duhet! Jemi larg akoma? Jemi shume larg (vite drite larg demokracise)!

  2. tonini says:

    rritje e rendit demokratik te ildkp

    1. Elsa says:

      nese gjykohemi keshtu te gjithe atehere institucionet jane ne rruge te mbare

  3. sherifi says:

    Mire juve,po a e dini se gjykata i nxier te pafajshem?

    1. ABC says:

      Me my pak se cerekun e ketyre lekeve keta e kane te garantuar lirine.

  4. keno says:

    vjen era shtet me pak fjale

  5. rovi says:

    ketu e ka fjalen qeveria kur flet per Rilindje. Vepra jo fjale ?

  6. qytetari says:

    Kur nje kryedoganiere ka nje pasuri prej me se 1,5 milion dollare po nji si Berisha,Meta ,Rama e te tjere te ketij niveli sa pasuri kane?
    Ne nje vend si Shqiperia nuk mund te justifikohet kurresesi nji pasuri e tille per kedo qofte vecse me korrupsion dhe vjedhje te pasurise kombetare.

  7. ILIRIA says:

    KETA POLITIKANET TANE HAHEN SI QENI NE SALLAHANE I THONE NJE FJALE POPULLORE POR KUR E DUAN KAQ SHUME POPULLIN DIHET GJATE ZGJEDHJEVE SE PASTAJ I HAROJNE TE GJITHA POR TE FUTEMI TEK TEMA E ILDKPI KY SHTETI JON PER TE FUTUR NE BURG FAMILJARET PER ENERGJINE QE SE PAGUAJNE DOT I GJETI NENET DHE LIGJET NDERSA PER TE GJITHE BALOZAT E PUNESUAR NE SHTET QE KANE BERE MILIONA EURO NGA PASURIA E SHTETIT SE NDRYSHE KU I GJETEN PERSE NUK BEN NJE LIGJ SHUME TE THJESHTE QE NE QOFTE SE TE GJENDET EDHE 1 QINDARKE ME SHUME NGA RROGA QE KE MARRE TE SEKUESTROHET MENJEHERE. APO NUK KANE VEND NE LIGJE SE I KANE ZENE ME LIGJET KUNDER POPULLIT TE VUAJTUR NE TE DY SISTEMET E KALUARA DUKE VAZHDUAR EDHE NE KETE SITEMIN E TRETE GJOJA DEMOKRATIK. FALEMINDERIT

  8. 007 says:

    Sa naiv jemi ne, po Iliri-Monika pse nuk jane ketu???????????

    1. Pilo Lala says:

      Vazhdoni strategjine e Berishes dhe Tom DOshit.
      Monika dhe Meta do dalin kur te doje ILKPD, ajo i zgjedh peshqit.

    2. Shqiptari says:

      aaa te lutem shume ! Iliri-Monika i kane me djersen e ballit ato pak 986 milion dollare qe kane te deklaruara. Si i thone, “te qeshim te qeshim por ama te rrime edhe serioze”.
      Mos na ngaterro Ilirin-Moniken se ne ketu po flasim vetem per hajdutat, jo per shume puntoret ….

      1. berti says:

        Ne kemi shprehjen tone..Ilace per vete e per femijet..

  9. ILIRIA says:

    PO KJO DREJTORESHA E DOGANES NE SARANDE MOS GABIMISHT ESHTE PUNESUAR TANI NGA KETA TE RILINDJES SE PO TE JETE E VERTETE QE ESHTE NGA RILINDJA DO TE THOTE SE E KEMI KUPTUAR TAMAM NE SI POPULL QE JA DHAME VOTEN PER TE RILINDUR EDHE KETA SE KISHIN VDEKUR APO MOS JANE NGA ISH PEDEISTA QE U KTHYEN ME LSI PER TA SHUMFISHUAR PASURINE DHE KUSHEDI SE SA E KANE NIVELIN E PASURISE ATA QE GJOJA VDIQEN NE 2013 DHE I HA MERAKU PER POPULLIN TANI QE JANE NE OPOZITE DHE JU VJEN KEQ PER AZILKERKUESIT QE LARGOHEN NGA VENDI KESHTU QE SHTETI YNE ESHTE KTHYER NE SHTET SHKERDHATE QE MBRON HAJDUTET MILIARDERA DHE PERSEKUTON ATA TE VETPUNESUARIT ME BISNESE FAMILJARE QE MEZI NXJERIN RROGEN NDERSA TAKSAT EDHE DRITAT PO SI PAGOVE VIJNE TAKSIDARET SI KJO KRYE DOGANIERJA OSE POLICIA TE FUSIN NE BURG QE TE TI MARIN EDHE ATO QE KE BERE ME DJERSE PER 20 VJETE PUNE.

  10. futja kot says:

    hahah ky donkishoti meret me cironka,thjesht qe te rrise pazaret,po per pasurine e monikes ka ndonje raport kontrolli ky sancopanco?

  11. Elvis says:

    OOOOOOOOOO

    A jeni ne terezi

    pse fshehje pasurie mer

    Vjedhje
    Shperdorim Detyre

    Burg direkt ca me gjoba do denohen dhe kto si te tjetret ???

  12. Kristo says:

    Po Dhori Culo perse nuk qenka ne kete liste?

    1. Pelasgian says:

      ca pune ben ky ???

      mbiemer “bytha”

  13. liria drejtesia says:

    Varet se si i kerkohet qe ti justifikoje, ajo!

  14. RIGRABITJA says:

    Gazetar trapa perse nuk cilesoni perkatesin partiake te tyre dhe ne cfar periudhe kan qen te punesuar ne keto poste ta marrim vesh jane isha te PD apo sot te rilindjes.

  15. Sapa says:

    Sa i besojne endrrat disa shqiptare!

  16. fieraku4u says:

    SA KA SI PUNE KETYREVE QE KAN VJEDHUR..KAQ JAN PAK.

    SHIKONI DHE ZBULONI PAK VLEREN MONETARE QE JAN DEPOZITUAR JASHT SHTETIT, NEPER BANKAT ZVICERIANE APO ATO NE QIPRO.

  17. LINA says:

    ILDKP do te kallezohet nga ana ime pasi ka paditur padrejtesisht .Nuk behet fjale per shume parash por, per bisneset e familjes time te krijuara qe ne vitin 1993. Une kam punuar vetem 6 muaj ne kete institucion dhe korrekte ne pune . Kjo lufte qe po behet eshte vetem politike pasi emri tim diskutohej per emrin e bashkise Sarande. Pronat e mia jane te hershme dhe jo ne periudhen qe une kam qene drejtuese. Prandaj dhe do te ngre nje padi per shpifje dhe prishje te imazhit nga ana e ILDKP.

  18. tony uk says:

    I shpall te pafajshem gjykata e Sali vucidolsit,nje bakshish te mire gjykatesit dhe ja hedhin!!urojm qe ne vjeshte Edi te beje reformen ne drejtesi sa me shpejt,qe te zhduken keta vampire njehere e mire.

  19. Ja i jani says:

    O lina line ngele Moj cupe….po te gjithe e diime se sa vidhej ne dogana prandaj eshte e kote te justfikohesh kujton ti se populli ha bare….jam i sigurte qe ca dollare do ti marin gjykatesit dhe prekuroret se keshtu funksionon ne shpifteri prandaj mos e vri mendjen se nuk te gjen gje…ne fund te fundit leke pa djerse jane pse te merakosesh…

  20. gezim says:

    Ka punuar tjetra nuk ka ndenj ne shpi.90% jane ne dogana tatime komuna .Pse merren me keta e sja kalojne ne sekuestro.

  21. lili says:

    Sekestrim te pasurise kur nuk e justifikojne ose ‘harrojne’ ta tregojne!sekestrim immédiat!

  22. Heart Of Europe says:

    Nuk ka popull aty qe te ngrihet e tu shkerdhejne brinjte politikaneve nga me i vogli te me i madhi per vjedhjet qe kane bere e bejne.Jane te gjithe servila.Asgje ska per te ndodhur.
    edhe greket shkerdhata jane, ama cohen ne greva per te drejtat e tyre e per padrejtesite qe u behen.

    1. Pelasgian says:

      greket jan BOLEMDHEJ ne krahasim me shpiftaret!

  23. taso kume says:

    ME bukurine qe ka jane pak ato qe ka deklaruar.

  24. neser says:

    Po Sali Berisha pse nuk eshte te lista?

  25. Patriot says:

    Kur kjo shushka ka bere 1,5 milione dollara e kuptoni se sa miliona ka bere Kokedhima dhe sa me shume akoma Elisa Spiropali. Edi Rama po vjedh cdo dite shqiptaret e rraskapitur,u vodhi te ardhmen dhe nuk u ngop por tani po i vjdh te sotmen. Sigurishte qe keshtu si e ka nisur shume shpejt koken e tij do te haje se nuk ka asnje Socialist qe ne Tirane te votoje Veliajn apo ne Durres Dakon. Votoni kunder Pd,Ps,LSI

  26. fjori says:

    KORRUPSIONI
    NE
    KULM…….!!!!!!

  27. BISTURIA says:

    Pelasgian

    Te mbeshtes jane bole komplet.

  28. Klorinda says:

    Te paret komentuas pyesin pse IDKL po punon……e a e dini perse….sepse do marrin para qyl nga popullsia
    Kure eshte per ti dhene para popullit atehere nuk punon ay segment (qeveria)

  29. islam says:

    mire mo te gjithe shqiptaret vetem te vjedhin e kane mendjen si nuk doli nje i ndershem,te vjjedhiin.,te vrasin,ttee genjejne,si do ti veje halli.

  30. po ish drejtoret e 4 vjecarit te fundit qe sot nuk jane ne funksion do tu behet verifikimi i pasurise apo ato qe vodhen i bene hallall, se te gjitha nga pasuria e shqiptareve jane. por funksioni u beri te mundur ti marin edhe shume lehte gjithe leket e perfituara nga tendera dhe pune te pabera kure kur ne shume institucione eshte edhe e lehte te verifikohen
    ju pershendes per punene e bere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje