Petrit Çinari, një nga emrat e përfolur në cështjen Doshi, ka depozituar në gjykatë një padi ndaj Petrit Vasilit ku e akuzon këtë të fundit për shpifje.
Shkak për këtë padi është një deklaratë e deputetit Petrit Vasili, ku shprehet se Tom Doshi i ka dhuruar gruas së Çinarit një apartament 80 metra katrorë si shpërblim për një dëshmi të rreme për vrasjen e deputetit të përjashtuar nga PS Tom Doshi.
Kjo sipas Vasilit është bërë në këmbim të dëshmisë së Cinarit se “babai i Ilir Metës e kishte paguar për vrasjen e Doshit”.
Në një shënim në Facebook, Tom Doshi është shprehur se Petrit Çinari është porositur nga babai i Ilir Metës për ta vrarë, duke qenë se sipas Doshit, Çinari ishte një snajperit shumë i mirë, e veç kësaj edhe i njohur me babain e Metës.
Pas këtij komenti në Facebook, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petri Vasili gjatë një deklarate për mediat tha se Tom Doshi kishte njohje me Petrit Çinarin.
Për të vërtetuar këtë Vasili publikoi dy dokumente, një certifikatë familjare të Çinarit në të cilën zbulohej emri i gruas së këtij të fundit dhe një dokument hipotekor ku, sipas Vasilit, vërtetohej se Doshi i kishte dhuruar një banesë 80 metra katrorë gruas së Çinarit pak para dëshmisë për atentatin.
Nga ana e tij Çinari e kundërshton këtë deklaratë dhe e cilëson mashtrim e fyerje, ndaj sot ai ka ngritur një padi ndaj kryetarit të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili me këtë akuzë. /gj.k/
Oh cu kenaqem. Gallat e madhe. Dhe populli rri e degjon qyfyre.
Te gjithe flasin.
Por!!! “Te rrinte i marri pa fol nuk pat me u nda nga i urti”.
Keshtuqe hyne ne pune varianti pyka shtyn pyken derisa te dalin e verteta.
Nje qime bythe e ka Tit Vasili. 150 mije euro i merrte ne muaj vetem nga kusheriri farmacist.