"Ne duam të ndëshkohen 'peshqit e mëdhenj'. A do të ndodhë kjo?"

28 Prill 2015, 15:49Politika TEMA

Komuniteti holandez që jeton dhe punon në Shqipëri, në ambientet e rezidencës të ambasadës holandeze, festoi Ditën e Mbretit, një festë e rëndësishme në kalendarin e vendit të tulipanëve.

Pak përpara ceremonisë festive  Dewi van de Weerd, ambasadore e Mbretësisë së Holandës në Shqipëri dha një intervistë për Top Channel.

Me ambasadoren Dewi van de Weerd bisedoi gazetari Muhamed Veliu.

Top Channel: Cili është perceptimi apo vlerësimi Holandës për Shqipërinë në lidhje me 5 prioritetet, e në veçanti reformën në drejtësi?

Ambasadorja holandeze: Unë mendoj që qeveria aktuale po tregon se është duke i marrë me seriozitet reformat. Kanë paraqitur një projekt të gjerë për reformën në drejtësi dhe unë mendoj se ka ardhur koha, madje Shqipëria është e gatshme të ndërmarrë një reformë serioze në sistemin e drejtësisë. Merr një rëndësi të posaçme gjithpërfshirja e instucioneve. Jam disi e shqetësuar për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, pasi nuk po merr pjesë në këtë proces. Të gjitha insitucionet duhet të përfshihen, duke e konsideruar me seriozitet këtë reformë. Nuk duhet të vrapohet, por nevojtet një reformë e mirë, cilësore dhe jo detyrimisht e shpejtë.

Top Channel: Cilat janë pritshmëritë e Holandës ndaj Shqipërisë, pasi vendit tuaj do t’i vijë radha të mbajë  Presidencën e BE-së?

Ambasadorja holandeze: Ne do ta marrim Presidencën e BE-së në vitin 2016. Pritshmëritë tona nga Shqipëria lidhen jo vetëm me miratimin e ligjeve, por edhe zbatimin e tyre. Në Holandë, ne kemi një shprehje: “letra është shumë e duruar, duhet zbatimi”. Ajo që shpresojmë është se Shqipëria duhet të na tregojë se reformat janë të pandalshme dhe veprime konkrete janë marrë. Kjo është ajo që shqiptarët janë duke pritur.

Top Channel: Si ju duken përpjekjet për të luftuar korrupsioni dhe si e shikoni nismën e qeverisë në hapjen e një portali ‘online’ nga ku qytetarët denoncojnë?

Ambasadorja holandeze: Mendoj se një sërë veprimesh janë duke u zhvilluar përsa i përket luftës ndaj korrupsionit. Ne po punojmë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Departamentin e Antikorrupsionit për ligjin që merr në mbrojtje ata nëpunës, të cilët denoncojnë akte korruptive. Ky është një shembull i mirë për t’i inkurajuar njerëzit që të flasin. Për sa i përket portalit ‘Stopkorrupsionit.al’, është shumë i rëndësishëm për njerëzit, pasi u jep një mundësi të shpejtë për të denoncuar. Mendoj se këto raste duhet të ndiqen me përpikmëri për të parë pastaj sa prej tyre janë zgjidhur deri tek hetimi dhe ndëshkimi rasteve korruptive. Për ne është me rëndësi të shohim të ndëshkuar, jo vetëm ata që njihen si ‘peshqit e vegjel’, por gjithashtu edhe ‘peshqit e mëdhenj’. A do të ndodhë kjo?

Top Channel: Çfarë mendoni për procesin e dekriminalizimit dhe a keni shqetësime për emrat e kandidatëve të bërë publikë tashmë nga forcat politike për zgjedhjet e 21 Qershorit?

Ambasadorja holandeze: Është gjë shumë e mirë angazhimi të gjitha partive politike për dekriminalizimin dhe se ky, si hap i parë, merr rëndësi të veçantë. Shpresoj shumë që në zgjedhjet vendore, partitë do të tregojnë se e kanë me seriozitet dekriminalizimin duke u siguruar se të gjithë kandidatët janë të pastër dhe s’kanë rekorde kriminale. Le të presim. Barra e provës qëndron mbi partitë. Nuk duhet të jem vetëm unë në ngritjen e shqetësimeve për kandidatët. Shqetësimet duhet t’i shprehë vetë populli shqiptar dhe media, pasi me të vërtetë duam të shohim në lista kandidatë të nivelit të lartë. Të gjithë janë duke e ndjekur këtë çështje, jo vetëm ne, komuniteti ndërkombëtar. Natyrshëm nëse apelet tona nuk do të dëgjohen, atëherë komuniteti ndërkombetar dhe vetë shqiptarët do ta ngrenë zërin, pasi është një angazhim i marrë prej partive politike dhe ata duhet ta zbatojnë. Do ta vlerësoja si një zhvillim pozitiv faktin se kemi shumë femra kandidate, madje disa garojnë edhe për kryetare bashkie. Më shumë gra në politikë është e nevojshme, pasi vendimet do të jenë më të balancuara. Ne do të jemi shumë aktivë në monitorimin e zgjedhjeve.

15 komente në ““Ne duam të ndëshkohen ‘peshqit e mëdhenj’. A do të ndodhë kjo?””

  1. ILIRIA says:

    NUK MUND TE NDODHE QE TE KAPEN PESHQIT E MEDHENJ SEPSE PESHKU I MADH E HA TE VOGLIN PRANDAJ NUK MUND TE REGULLOHET SHQIPERIA DHE IKIN TE GJITHE NGA SYTE KEMBET NGA FRIKA E PESHQVE TE MEDHENJ SE JANE BERE TE GJITHE MILIARDERA ME EURO JO ME LEK SE KANE VJEDHUR TE GJITHE SHTETIN ME TE GJITHA PASURITE KOMBETARE SE I KANE DHENE ME KONCESION QE DO TI MARIN FITIMIN TERE JETEN DHE POPULLI HA HURIN E FLAMURIT KOMBETAR PER PATRIOTIZEM. FALAMINDERIT

    1. Tarasi says:

      Ta kishe pyetur ore gazetar kete amasadoren, sa te medhenj i doni keta “peshq”, qe ta dime ke te kapim ?!!

  2. sit back..,. and relaks →→→ says:

    aq sa ndeshkohen ne hollande moj shoqe aq do ndeshkohen dhe ketu.

    1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      He me, u mesove me ate sallamin vertikal ne karrige ti apo jo?

    2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Une, si peshk
      i vogel jam
      nje merak
      te madh e kam:

      Si do i behet
      per ti denuar
      kur ne te vegjlit
      Jemi gllaberuar ? ? ?

  3. sul demokrati says:

    he mo se “varjanti peshku” nga perndimi hyni ne shqipni,sepse para se t fuste bythet perndimi ne shqipni ne ishim shok e vllezer me njeri tjetrin
    tash jemi bo hasem..
    na boni perndimi
    na percau aqsa nuk ka zot me e ndreq shqipnin.

    1. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

      Mire e ke ti Sule, para perendimit ne ishim te gjithe shoke e vellezer,pirdhshim t’gjithe mei ven, e po aty merrshim ere e na vite era karafil. Nji ta fut bythen perndimi, na u ngatarun pordhat e filloi me na ardhe era keqe. Mir e ke ti o Sul vllai.

  4. Z/Kallami says:

    Dhe une deshiroj qe nji nga peshqit e medhenje asht dhe shtetasi holandez Lulzim Basha. Ky ka vjedhur sa i ka zan krahu ne rrugen e kombit miljona Dollar.Peshku tjeter e mban veten per trofte po asht gjigan dhe Shark i vertet teper grabitqare Berisha.Po keshtu ka dhe pasardhesit per trofte po jane dhe keto Shark te rrezikshem me njim dore kerkojne 3 miljon euro.Sheja qe ia kalojne e dhe tet.Fatekqesisht keto joshin dhe krimin iu vjen bukurmire per shtat.Luli vret e pret para keyeministrise nen hundet e Berishes 4 veta e plagos disa.I biri Sharku i vogel ban pune te medha vret 26 veta dhe mbi 260 te tjere te varruem.
    Keto specie jane ma te lakmushem per popullin te rinisin arrestimin me pranga.

  5. 007 says:

    I ka bllokuar Iliri keto pune, po te denohet Saliu tregon per Aferat korruptive te Ilirit, dhe perfundojne te dy brenda, harrojeni per peshqit e medhenj te ndeshkohen ne kete vend, kapen vetem peshqit e vegjel per ti hedhur hi syve Perendimit, por kjo nuk ka per te funksjonuar, Evropa i ka syte kater, kemi per te ngelur nje provinc e Diskriminuar dhe e Percmuar e Evropes, por mendoj se kane te drejte jemi te pa afte, Evropa ka te drejte te na poshteroj, diskriminoj etj etj!!!!!!!!!!!

    1. Pelasgian says:

      SAKTE!!! E dhimbshme por e VERTETE !!!

      Dikush ne nje artikull tjeter kujtonte nje thenie te Bismarkut kur disa patriote shqiptare i kerkonin te nderhynte per pavarsine e shqiperise .

      Marku u thoshte: ” Hapni disa shkolla , krijoni disa ceta e pastaj hajde flasim” .

      ska si te vije hollandezi e ta kape per leckash shpiftarin e ti thote he se po luftoj un per te drejtat e tua ….

  6. Krenarist si Vilajeti says:

    Po po. Ja dhe pak. Sa te marrim mandatin e dyte. Do ta fillojme me Liken, me Lulin me Salen e do shkojme deri aty ku sta pret mendja. Po si fillim na duhen ca leke te demshperblejme Deliorgjin.

  7. liria drejtesia says:

    Peshqit lindin nga peshqit pavaresisht nga shtati fizik i peshqeve, sikurse edhe njerezit. Boll me pordha ambasadoresh, te cilet ne vendet e tjera demokratike, apo diktatoriale, as nuk i pjerdh njeri, jo sepse nuk kane status dipolmatik, por sepse nuk kane zedhenie vendimmarrese, sepse jane individe, dhe nje individ nuk mund te dale mbi institucionin e nje shteti demokratik apo diktatorial. Individi diplomatik, ambasadori, eshte vetem nje segment percjelles, ose sherbyes. Prodhimi eshte ai qe percakton fatet e nje vendi, politikat e nje shteti, jo sherbimi. Cili eshte prodhimi? Presidenti, kryeministri, parlamenti, ose, anasjelltas, nga parlamenti deri te presidenti, dhe me sakte: partite politike qeverisese, konjukturat politke qeverise kombetare. Pike.

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Pikes i ke rene
      “Liria Drejtesia”
      Jemi msu me pordhe
      tip Shabon Memia ?

  8. Patriot says:

    Shume e sakte intervista dhe tejet orientuese jane pergjigjet e Ambasadores. Nje shqetesim e kam,jane te gjitha partite me kriminele dhe narkotrafikante ne radhet e tyre. Ka parti qe duhet te shkrihen nese ligji i dekriminalizimit do te zbatohej. Si i behet ?

  9. lili says:

    Na shpegon pak ambasadorja se si nje student shqiptar merr nje kredit 200000 euros pa asnje te ardhura ne vendi e saj? Pastaj do i kerkojme ne te na tregoje se si peshkut e medhenj notojne me paret tona ne Hollande e neper evrope…
    Pra mos u tallen se jeni bashkfajtor per kriminalitetin qe keni vend os ketu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje