Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për rilindjen e qyteteve, duke e cilësuar ate si një producent të dobët shfaqësh televizive. Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Florion Mima tha se milionat që Rama po përdor për fasadat e qyteteve dhe fushatën elektorale, po pasuron klientelën e tij me tendera.
“Sot, Rama u tregoi qytetarëve të vendit se është një producent i dobët shfaqjesh televizive, por nuk ka degë palme që mbulon dështimin e tij monumental si një kryeministër që ka rritur me 7 për qind papunësinë, që ka çuar varfërinë dhe dëshpërimin në kufijtë historikë. Milionat që ai po shpenzon për fushatë elektorale, me fasada qytetesh, nuk kanë ndihmuar askënd, përpos klientelës që po pasurohet me këto tendera. Fasadat, sidomos ato që lyhen vetëm nga faqet e shesheve, nuk sjellin zhvillim. Në të kundërt, përse 16 mijë qytetarë të vendit, sipas raportimeve të mediave serioze, kanë lënë vendin vetëm në 3 muaj, në një eksod të dëshpëruar pa fund e pa krye, vetëm për t’i ikur skamjes? Cilin shqiptar kanë ndihmuar milionat e bëra rrush e kumbulla për trille dekorative e pasurim klanesh? Mos kanë ndihmuar dhjetra mijë bashkëqytetarët tanë që kanë përfunduar në burg për shkak se nuk paguajnë dot energjinë elektrike, se nuk kanë me se, se janë pa punë e pa të ardhura? 20 mijë familje ka hequr qeveria nga skema e ndihmës ekonomike. I ka dëbuar, i ka përjashtuar nga mbështetja e shoqërisë, i ka hedhur në rrugë të madhe. Dhe për ata që përfitojnë, kjo ndihmë është ulur, dhe është sot sa gjysma e parave që i duhet një familjeje për të paguar gjobën e përmuajshme të OSHEE-së.
Ç’do t’u thotë Rama rreth 80 për qind të familjeve shqiptare, për të cilat rriti me mbi 25 për qind çmimin e energjisë elektrike? Do t’u thotë rrini në errësirë, rrini në errësirë – se tani kemi palma. Me Edi Ramën në këto dy vite është pesëfishuar numri i familjeve që jetojnë në kushte ekstremisht të varfra. Ky është realiteti i hidhur që preket me dorë e ndjehet në çdo rrugë, dhe shfaqja në salla me dokumentarë të sajuar është një akt cinik talljeje që thellon edhe më shumë dhimbjen e shqiptarëve. Si mund të kesh guximin t’u shesësh qytetarëve një Shqipëri që nuk ekziston, kur në vend ka mbërthyer kriza e urisë? Borxhi publik është rritur në 70 përqind, investitorët po ikin, taksat e rritura po i marrin shpirtin ekonomisë, nuk ka një investim të vetëm, s’ka një kilometër rrugë të re, çmimi i naftës është më i larti në rajon, pagat dhe pensionet nuk rriten prej dy vitesh, ka rënë besimi dhe fuqia blerëse e konsumatorëve.”, thuhet në deklaratë.
Llogariten rreth 8 mijë ndërtime të ligjshme të hedhura në tokë nga Edi Rama. Mijëra jetë të rrënuara, duke bërë hi mundin e djersën, kursimet e 20 viteve. Eksportet janë më të ulta se vjet dhe poashtu të ardhurat tatimore e doganore kane rënë frikshëm. Shfaqja e sotme me siguri do të marrë çmimin si provokimi më i madh i bërë në këto 25 vite. Ndërsa vetë producenti, Edi Rama, do ta marrë më 21 qershor vlerësimin e publikut, të qytetarëve, të popullit që po e shtyp dhe e sundon me arrogancë e arbitraritet prej 2 vitesh”, tha Mima pas prezantimit të Rilindjes Urbane.
Nqs u tregua i dobet ca keni qe ju dogji?!
ky vetem mashtron dhe shpif. qeveria rama eshte ne rrugen e duhur
keta te pd vetem shpifin, flisni njeher realitetin o te mjer. qeveria rama ka bere aq pune sa ju si bet ne 8 vite
po flisni njeher realitetin o demokrat. qeveria rama ka bere pune te mire, dhe ajo do bej akoma me shume
Ju te partise blu ju intereson qe Rama te jete i dobet,dhe meqe kete gje e dine shqiptaret nuk keni pse te ja mbushni mendjen shqiptareve me perralla qe tregoni,lerini shqiptaret ta thone me gojen e tyre,jo sic beni gjithmone vendosni fjalet tuaja ne gojet e tyre,shqiptaret e prekin vete realitetin,dhe per hir te vertetes cdo gje eshte shume me mire se ne qeverisjen e te paaftit dhe plakut Sali,ju thjesht jeni bisht-zgjatja e tij.
Nqs eksodin e quani rrugen e duhur te shqiptareve, po: Qeveria Rama eshte ne rrugen e duhur. Po vetem se kam hall se do rri vetem ai dhe Eri ne Shqiperi keshtu sic e kane zene.
o Floro, te lutem lereni rehat ta beje edhe njehere Tiranen… nga 2030 merreni ju dhe prisheni, ska problem!
Doli ky toci te na tregoj sa mir ka qeversur shqiptaret ne kohen e sales
Po thuje mer troc Katnare ,oj urbane .
Njelt tu shetit varavingo neper urbane hahahahah
hyyyyyyyyyyjaaaaaaaaa Rilindja kurbane
Ec perpara o Edo dhe mos degjo zagaret qe lehin kunder rilindjes.
Rama eshte nje radikal i siperfaqshem dhe, natyrisht si te gjithe artistet, nuk e njeh ekonomine dhe shtetin (pale t’a ndertoje ate)!
Por si artist qe eshte, Rama ka bere disa pastrime energjike te domosdoshme (si ndertimet pa leje) si dhe ka detyruar te paguajne hajdutet e energjise elektrike…
Keto veprime jane shume te mira por fare pak ne krahasim me pritshmerine e natyrshme te popullit nga nje kryeminister i majte….
Qytetaret se cfar ka bere Rama keto 18 muaj i shikojne vete me syt e tyre dhe ska nevoje qe nga shqupi te japin direktiva. Me mire te mos flasin se bejne autogol.
Komentues qe kane punuar tek zjarrfikset apo tek urgjenca. I ka leshuar Rama me vrap qe te mos lene njeri te komentojne dhe te thone ate qe eshte e vertete dhe nuk mbulohet me gjethe fiku.
Ajo cka thote ky zoteria eshte e verteta , por ajo qe nuk shkon eshte nuk ka lezet qe te dalin nga goja e atyre qe hodhen themelet mbi te cilen po ngrihet krimi dhe korupsioni i ketyre qe erdhen.
Zor se ka ndodhur ne ndonje vend ne bote si kjo beme e Shqiperise se mjere.
Ata qe vodhen, njesoj si ne lojen e kalamajve te kopeshtit qe thone: tani une nuk jam më gjerman apo ballist po jam partizan, hajde luajme prape! kane kapur Shqiperine per fyti dhe nuk e leshojne. Deri kur??
Shqiperine po e merr lumi por nuk eshte kjo fatkeqesia. Fatkeqesia eshte se shqiptaret akoma nuk po e kuptojne, dhe akoma me keq durojne keta krimbat e saliUt te cicerojne si pushta.
Keto ja rrisin perdite e me shume vlerat kryeministrit duke folur keq per te.
Po aq gomere jeni te gjithe mo, jeni per te ardhur keq!