Kina ftohet në sistemin ekonomik ndërkombëtar, me rrezikun për ta tronditur atë. Banka aziatike e investimit për infrastrukturat, e njohur më tepër në emrin e saj anglisht, Asian Infrastructure Investment Bank, ose AIIB, është një nga krijimet kryesore të Presidentit kinez Xi Jinping qysh prej ardhjes së tij në pushtet.
Më pak e komentuar se “ëndrra kineze” me konture dhe objektivat e përcaktuara keq, dhe se lufta kundër korrupsionit që i bën të dridhen kuadrot e Partisë Komuniste Kineze (PKK), kjo bankë nuk mbetet më pak ambicioze, dhe do të mund të tronditë ekuilibrat ekonomike dhe financiare ndërkombëtare.
Pak si mënyra e hyrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në nëntor të vitit 2001, e cila asokohe u komentua pak në një klimë ndërkombëtare të luftës kundra terrorizmit dhe luftës në Afganistan, krijimi i AIIB do të ketë reperkusione të thella në raportet e forcës midis fuqive të mëdha ekonomike, duke konfirmuar rolin në rritje të Kinës.
Në këtë drejtim, kemi të bëjmë me një kthesë të vërtetë.
Gjatë e vizitës në Indonezi në muajin tetor të vitit 2013, presidenti kinez e përmendi për herë të parë këtë projekt, që zyrtarisht u krijua një vit më vonë dhe u vendos në Pekin. Për t’u bërë anëtarë themelues, shtetet kishin afat deri më 31 mars (datë e cila u shty më pas më 15 prill), për t’u shfaqur dhe për t’ju bashkuar bankës, që sot numëron pesëdhjetë e shtatë anëtarë, kryesisht vende aziatike dhe evropiane, plus Brazilin, Afrikën e Jugut, Iranin, Egjiptin, Emiratet e Arabe Bashkuara, apo dhe Arabinë Saudite.
Në shkallë kontinenti, iniciativa kineze menjëherë ka pasur një sukses të madh, me pjesëmarrjen e vendeve të ASEAN, të Azisë qendrore dhe të jugut, si India, Rusia dhe Korea e Jugut. Fakti që Kina lancon sulmin e saj për një bankë investimi nuk është ndonjë surprizë e madhe.
Pekini disponon rezerva më të mëdha kapitalesh në botë, dhe ka shpejtuar qysh prej një dekade investimet e veta, në drejtim të vendeve ne zhvillim. Dhe iniciativat e tij në gjirin e BRICS-it kanë qenë indikatori i parë i këtij vullneti per të imponuar rregulla të reja.
Kjo bankë është së pari një goditje e fortë për Japoninë, aktor kryesor i Bankës aziatike të zhvillimit (BASD), e krijuar në vitin 1966, selia e së cilës ndodhet në Manila, por të gjithë presidentët e së cilës, qysh prej pesëdhjetë vjetësh, janë japonezë. Kjo bankë mbështetet në tridhjetë e një anëtarë në krijimin e saj dhe sot numëron gjashtëdhjetë e shtatë anëtarë. Kina nga ana e saj u bë anëtare në vitin 1986.
AIIB imponohet si konkurrent kryesor i BASD, dhe krijimi i saj kushtëzohet me peshën në rritje të Kinës në ekonominë aziatike, në dëm të Japonisë. Krahas Koresë së veriut dhe Tajvanit, kandidatura e të cilit u hodh poshtë, Japonia është një nga vendet e rralla aziatike që nuk i është bashkuar bankës së re.
Çështja është se si BASD do të jetë në gjendje t’i rezistojë kësaj konkurrente të re. Dhe duke llogaritur forcën goditëse të Kinës, lidhjet e saj të vendosura me shumë vende aziatike (sidomos për zonën e shkëmbimit të lirë ASEAN-Kinë), marrëdhëniet me vendet e Azisë qendrore, lidhjet e bëra me vendet e Azisë së jugut dhe më gjërë me implikimet e Kinës në APEC, Pekini është shumë përpara. Dhe nuk duhet të çuditemi të konstatojmë që Tokio tregohet potencialisht e interesuar për të hyrë në AIIB, e cila është e paevitueshme në afat shkurtër.
Krijimi i AIIB është gjithashtu dhe sidomos, një dilemë për Uashingtonin. Shtete e Bashkuara jo vetëm kanë refuzuar për t’u bërë anëtarë, por amerikanët kanë kërkuar të bindin aleatët e tyre më të afërt si Britaninë e Madhe dhe Australinë, të mos futen në AIIB.
Fakti që Londra dhe Kanberra nuk dëgjojnë pakënaqësitë e Uashingtonit zbulon jo vetëm kapacitetin e influencës në rënie të Shteteve të Bashkuara, por gjithashtu për tërheqjen në rritje të Kinës.
Kjo del akoma më tepër dhe nga argumentet e ngritura nga administrata e Obamës, gje që zbulon një dilemë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur rezerva madje legjitime për krijimin e AIIB, duke argumentuar që kjo e fundit nuk vinte në mënyrë të mjaftueshme theksin për një qeverisje të mirë. Pra është mbi bazën e kontureve te Konsensusit të Uashingtonit, që Shtetet e Bashkuara e bazojnë refuzimin e tyre t’i bashkohen këtij institucioni të ri.
A është një kamuflim për këtë konsensus fakti që tetëmbëdhjetë anëtarë të G20 i janë bashkuar AIIB qysh me krijimin e saj?
Pa asnjë dyshim. Pragmatizmi peshon më shumë se pjesa tjetër. Presidenti i Bankës Botërore, amerikani Jim Yong Kim, ka bërë të njohur që nevojat janë aq të mëdha në drejtim të infrastrukturës në vendet në zhvillim, saqë çdo iniciativë është e mirëpritur. Një mënyrë për të mos humbur fytyrën (duke pritur që Uashingtoni të mos i bashkohet, gjë që do të ndodhë herët apo vonë, por medoemos shumë vonë), dhe në të njëjtën kohë të insistojnë në faktin që nuk mund më të ndodhë pa një implikim të rritur të Kinës, edhe duke ndjekur rregullat që ajo ka përcaktuar.
*bota.al
Ka nji gjo qe e demton shum USA,dhe ajo asht
Sistemi i kalbun dhe i korruptum i Bankave,qi e derguan Evropen deri ne Falimentim financiar.
Goldman Sachs – Eine Bank lenkt die Welt
Die amerikanische Investmentbank Goldman Sachs ist in den letzten Jahren zum Symbol für Maßlosigkeit und ausufernde Spekulationen im Finanzbereich geworden. Ihre Geschäfte mit der Zahlungsunfähigkeit amerikanischer Privathaushalte haben sie zwar an den Rand des Bankrotts gebracht, aber letztlich wurde sie dank ihrer politischen Verbindungen vor dem Aus bewahrt. Auch gegen den Euro soll Goldman Sachs spekuliert haben und an der Wirtschaftskrise Griechenlands nicht unbeteiligt sein.
Katherina nje copez artikull ne gjermanisht? Duhet me e perkthy me google translate apo do na e perkthesh ti?
Shqip, t’lutmi.
Bravo Katerina…….! Na i sqarove te gjitha, sidomos me ate ligjeraten e gjate anglishte.
Ndoshta i ke keshilla per vete Ameriken qe di anglisht dhe ja u servir shqiptareve.
Nuk eshte anglisht, eshte frengjisht!
Se mos eshte latinisht?
?
;-p
o gjermanisht çeto!!
ndryshe nga barti unë nuk do të kisha thënë “Banka që mund të trondisë sistemin ekonomik ndërkombëtar”,por thjeshtë një zgjerim i konkurencës bankare!!
duke qënë se dhe politikat janë të ndryshme do të kemi më shumë leverdi “ne”si kredimarrës!është normale!deri sot kemi pasur pak a shumë një kartel bankar!mungesë konkurence dhe për pasojë interesa të lartë huadhënje(kreditimi is e kan qejf ata të mënçurit)!!
pjesmarrja e anglisë dhe australisë,pavarsisht mospranimit amerikan,tregon vetëm një fakt të thjeshtë”nuk ka miq të përjetshëm,por vetëm interesa të përjetëshme”!!
këtë nuk e kuptojmë kollaj ne shqiptarët e thjeshtë,por as pjella jonë,politikanët injorantë!!
sido që të interpretohet,kjo bankë është një sukses!sido që të interpretohet kina po ecën përpara!!po dhe do të fuqizohet gjithnjë e më tepër!!në vënd që superfuqitë e sotme ti vënë shkopinj në rrota,pa asnjë sukses real,duhet të gjejnë gjuhën e bashkpunimit!!duhet të gjejnë mundësinë që të ecin në një ritëm me të!!eksperiencën e kemi!!deri në fund të luftës së parë ishte anglia ajo që ishte superfuqi,por asgjë siu prish me daljen e amerikës 15 vjet më pas si parësore në politikën botërore!!bashkpunuan dhe anglia nxorri përfitimet e saj!nesër mund të kemi kinën si nr:1 të ekonomisë dhe politikës botërore!në vënd të “agresionit” ndaj saj duhet gjetur gjuha e përbashkët!bashkpunimi!!duhet mësuar nga përvoja botërore e së shkuarës duhet bashkpunim dhe jo shkatërrim të ndërsjlltë!!
Ne kohen e Duces ne Itali u stimulua nga sistemi lindja e sa me shume femijeve. Kjo me argumentin e Duces i cili thoshte ” Nje komb qe i ka djepet bosh nuk mund te komandoje” Ne qofte se formula e Duces eshte e vertete Kina i ka numrat per te komanduar.
Kjo banke duhet te ndryshoje shume gjera, jo vetem ne sektorin bankar dhe ate financiar ne pergjithesi, por me gjeresisht ne ekonomi.
Kercenimi me i madh te cilit SHBA-ja i druhet shume, eshte i ndaj Dollarit si monedha e vetme e shkembimeve tregtare nderkombetare. Natyrisht s’eshte i vetmi kercenim. Nese do te eliminomin kete monopol absurd(kjo banke eshte hapi i pare ne kete drejtim), prej te cilit vetem nje shtet(bashke me disa satelite te vet), nxjerr fitim – fitim marramendes e absolutisht te padrejte, do te kishim nje ekonomi boterore pluripolare, nje ekonomi me reale dhe me pak fiktive si per gjigandet idustrialo-financiare si SHBA-ja, Kina, Rusia, Japonia, Britania, Gjermania, ashtu edhe per shtetet lilipute.
Me pak fjale ky eshte nje hap drejt shenderrimit te kesaj bote ne nje bote me te mire. Ndaj nje nga frikat me te medha te SHBA-se eshte se nje dite jo fort te larget Dollari s’do te ishte e vetmja monedhe shkembimi, ose akoma me keq, s’do te ishte fare nje monedhe shkembimi tregtar. Qe perkthyer ndryshe do te thote: s’ka me te mira e sherbime falas! Nje shembull per dike qe s’arrin ta kuptoje: nese per muajt verore SHBA-se i duhen 100 milione nafte nga vendet prodhuese te Opek-ut dhe 5 milione pambuk i paperpunuar nga vendet prodhuese si p.sh. India; duke qene se Dollari eshte monedha e tyre, qeveria amerikane thjesht duhet t’i urdheroje (falas) organit Federal Reserve te prese sasine e dollarit te nevojitur per te “blere” keto te mira nga bota. Foljen e shkrova ne thonjeza, sepse siç eshte evidente, kjo vetem blerje nuk eshte! Quajeni grabitje, mashtrim, por jo blerje!
Ne fakt Kina eshte shteti qe keto 20 vitet e fundit eshte ankuar shume per zhvleresimin e Dollarit nga ky abuzim i theksuar, aq sa disa here e ka quajtur Dollarin nje cope karte higjenike; duke kercenuar me braktisjen e tij.
Po u kuptua ne menyre korrekte ky nocion i thjeshte, do te kuptohen shume luftera te tmerrshme qe kemi vuajtur ne te shkuaren dhe qe vazhdojme te rrezikojme te vuajme ne te ardhmen. Per shkak se mekanizmi eshte i njejti. Ndaj prerogativa e njerezve progresiste duhet te jete shkaterrimi i ketij shkaku!
Andrea Radi
A.R. sa fuqi ne prerjen e monedhes mund te kete Kina si pas teje? dhe me se do justifikohet prerja.se si e shkruan ti NE do kishim bere namin.pershendetje!