Servet Pëllumbi: Kritikat e Blushit, të tepëruara dhe në momentin e gabuar

29 Prill 2015, 09:06Politika TEMA

Servet Pëllumbi thotë se kritikat e Ben Blushit për PS-në, janë të tepëruara dhe në momentin e gabuar.

Pëllumbi pranoi në një bisedë me “Mapon”, se ndjente keqardhje për atë që Blushi, një eksponent me rëndësi në PS, ka shkruar për qeverisjen socialiste.

“Kritikat nuk janë të këqija dhe pse teprohet ndonjëherë dhe në këtë rast është tepruar”, tha ai.

Më tej Pëllumbi shtoi se “nuk është as momenti, por edhe në një moment tjetër, përsëri ato gjëra do të ishin të tepruara.

Mendimet janë bërë në mënyrë të tillë që të mos kanalizohen në struktura.

Fatkeqësisht, kanë dalë nga strukturat”.

Megjithatë, Pëllumbi thotë se partia e tij po shkon ‘triumfaliste” në zgjedhjet e 21 qershorit./b.l

7 komente në “Servet Pëllumbi: Kritikat e Blushit, të tepëruara dhe në momentin e gabuar”

  1. Uji i ftohte says:

    Bythlepires i Rames.

  2. qytetari says:

    Mentalitet komunisto -punist ky i Pellumbit ,dhe kjo eshte e natyreshme .

  3. anananananaanana says:

    tepëruara?! Shqip eshte kjo?!

  4. Sit back.. and ..relaks says:

    O pllum, nuk eshte me partia e punes o bos, fol pa frike .

  5. XUME PROTOPAPA says:

    E STRUKTURUAR ESHTE VJEDHJA

    kokeqepa Servet Pellumbi i perrallave me mbreter te veshur me barnaveket e pas synetllekut te vonuar.
    Ne e dijme mire kush eshte Beni, e dijme se qe i vogel mesoi te ece vete, e njohim arrogancen e tij, jemi njohur edhe me abuzimet e bashkeshortes se tij.
    Edhe botekuptimin e Benushit e njohim mire, grekofonine e shprehur me te tepert ne romanin e tij me te fundit, traditen e tij familjare per te urryer te vobektet, sidomos po te jene edhe te nje besimi te ndryshem nga ai ortodoks.

    “Te fundit, do jene te paret” – per te cituar nje shprehje te dashur te Papa Bergoglio-s te huazuar nga Bibla – per Blushin, do te ngelen ashtu dhe aty ku jane, te fundit. Nuk i djeg prapanica Blushit nga kolltuku i uzurpuar i kuvendarit, per femijet qe rriten me nje kothere buke te kriposur e te vajosur, te pa shkolluar e te hedhur rrugeve, nga prinder qe jo rralle vetevriten nga deshperimi.

    Me pasqyren qe e therriti plot njeqindenjezet here per tu pare te tjere dallkauke si ti dhe ai vete, harroi te shikonte shembelltyren e tij prej renegati fluturues mbi varreza te stermbushura me shqiptare te braktisur, te tradhetuar e te perbuzur si kurre me pare.

    Per nje gje nuk foli ecvetori Blushi tashme i madhuar, per vjedhjet gjigante te strukturuara me finese (jo dhe aq !).

    E di ti dallkauk vuvuzelian se qe nga Tetori i vitit te kaluar, ne pagesat e Thesarit rezultojne me mijera fatura te paguara dy here ? Ne cilat xhepa perfundojne keto shuma marramendese, si terhiqen, si justifikohen, ku perfundojne parate e djerses e sakrificave tona? Kush urdheron nje grabitje skandaloze te pa pare e degjuar me pare ? KLSH-ja e surrelizuar perse nuk pipetin?

    Ja per kete duhej te fliste ecvetori Ben Blushi i Kiços se urrejtjes ndaj te vobekteve te djeshem e te sot’tem, per kete duhej te çirrej deri ne humbendjenje.

  6. socialisti says:

    O servet, kam shume pyetje, por te lutem me kthe pergjigje vetem per keto te dyja(Mqs thua se nuk eshte momenti, ki parasysh qe keto te dyja jane tamam aktuale)

    1- Pse nuk mbledh Asamblene Kombetare per te miratuar aleancat qe po ben(Neni 28, Pika 12)?
    2-Pse nuk e kalon ne kryesi listen me kandidatura per zgjedhjet lokale(neni 29, Pika 12)?

  7. Gerti says:

    Servil tipik ka qene tere jeten, terhiqe mos e keput me kryetarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje