Mazhoranca tërhiqet nga vendosja e barrës hipotekore për konsumatorët familjarë që kanë mbi 3 milionë lekë të vjetra debi për energjinë.
Kreu i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka konfirmuar se projektligji për energjinë do t’i paraqitet Kuvendit me këtë ndryshim në nenin që përcaktonte barrë hipotekore për konsumatorët me këtë nivel të debisë, por përjashtimi është vetëm për familjarët dhe jo për biznesin
“Me iniciativën e kryeministrit është zhvilluar një konsultë shumë e gjerë qoftë mes drejtuesit të grupit parlamentar të PS, anëtarëve të qeverisë, drejtuesve të Komisioneve të PS, e kemi marrë në shqyrtim jo vetëm nenin 92, por dhe atë 93 të ligjit për energjinë elektrike. I kemi shkuar deri në fund idesë që do të ishte një penalizim apo mbivendosje me kodin e procedurave civile, ajo e historia e vendosjes së barrës hipotekore, jo të sekuestrimit. Puna e sekuestrimit nuk është e shkruar në ligj. Kemi dy shqetësime, sëpari të atyre qytetarëve që vjedhin energjinë elektrike, këtë duhet ta adresojmë. Së dyti kemi probleme me biznesin. Vendosja e barrës hipotekore nuk do të reflektohet në këtë ligj për familjarët, por vetëm për biznesin. Kjo do të ndodhë të enjten”, theksoi Braçe në Ora News.
Mësohet se të hënën në mbledhjen e grupit parlamentar, Gramoz Ruçi u kërkoi 3 kryetareve të komisioneve parlamentare, më konkretisht Fatmir Xhafës si kreu i ligjeve, Erjon Braçes që drejton Komisionin e Ekonomisë dhe Eduard Shalsit të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese të nisin diskutimet me Ministrinë e Energjitikës dhe atë të Financave për të parë mundësinë e heqjes së këtij nenin nga drafti që do të miratohet të enjtën në Kuvend.
Çështja “Blushi”
Për kritikat e Ben Blushit, Braçe thotë se socialistët e kanë parë të vërtetën në sy, por deklaron se askush nuk do të jetë jashtë PS për shkak të mendimit ndryshe, ndërsa ai vetë është socialist dhe nuk hyn as te krenaristët, as tek kanabistët. Sipas Braçes, zgjedhjet e 21 qershorit janë një moment kur duhet kërkuar ndjesë për çfarë nuk është bërë mirë deri tani nga mazhoranca.
Ta kishin menduar para se ta propozonin.U zbythen dhe kesaj rradhe.
e kan mendu shume mire bile ….he se mbas zgjedhjeve i fusin nje mendim tjeter .
cudi qe per pasurite e tyre nuk ka KURRE sekuestrime , edhe kur milionat dalin haptazi .
si e beri kryeropshkkkkerdhhhymi Vilen ????
deklaroi se kishte vetem 3000 euro ne banke ?????
sa turp me qene shqipKAR , shpifTAR , TarTar .
Bravo blushi!
Perparaaaaaa perparaaaaaaa!
Ju nuk mund te jeni ndryshe, mund ta hiqni kete klauzole tani se jane zgjedhjet e ta vendosni ate me vone, ju nuk u ze gjumi po nuk bete sekuestrime, ne nje kohe qe fajin e mos vjeljes se detyrimeve si per familja dhe per bisnese e keni vete qe nuk keni vene rregull dhe rregulli nuk vihet me disa te korruptuar qe keni vene ne krye te ketyre puneve, perfshije edhe ministrin. Ne se nuk paguhet energjia ne kohe dhe klienti vazhdon te furnizohet me energji kjo eshte e duhet te jete pergjegjesia e drejtueseve dhe faturisteve, te cile duhet te ndiqen penalisht,me ligj e ndeshkim duhet ndaluar cdo mundesi korruptimi, ne pergjithesi te gjithe faturistat jane me benca zoteri dhe keta benca flasine fuqishen per korrupsion dhe ju ne vend qe ta kapni problemin nga personat e korruptuar te elektrikut qe bejne rilidhje ne kundershtim me ligjin kerkoni te penalizoni qytetarin, beni nepunesin zoteri,drejtuesin e elektrikut apo faturistin te mos korruptohet nga frika e ligjit dhe jo edhe kur faturisti i prete faturat nen efektin e alkolit duke i shtuar disa zero leximit te sahatit dhe ligji juaj thote qe fatura eshte titull ekzekutiv. A eshte ky ligje ne favor te poullates apo kunder interesave te tyre? apo ne mbrojtje te disa rrugeceve faturse qe rrine tere diten nga klubi ne klub duke pire raki.A ka drejtesi shoqerore ky ligj?Ju jeni bere te pabesueshem sepse jeni ne krauun e gabuar te interesave te popullates.Askush nuk thote te mos paguhet energjia, por penalizoni ata te cilet i paguani per te vene rregull ne kete pune dhe jo te penalizoni popullaten apo bisneset.Jeni jashte detyres per te cilen jeni votuar.
Debitor per energjine? Menjehere duhet te veproje permbarimi, por jo mbi shtepine. Mund te veproje mbi cdo pasuri tjeter, qofte edhe ne llogarite bankare, por jo mbi shtepine. Shtepia eshte e paprekeshme! Madje tere veprimet e permabrimeve keto vite shoqeruar me sekuestrim banesash jane shkelje flagrante te te drejtave te njeriut.
E drejta qe i dhe Blushit per kritikat ndaj qeverise, si dhe shprehja juaj se jeni socialist dhe jo krenarist dhe kanabist, te shton piket si socialist me aresye dhe i ndershem ..Kthimi i nenit , per vendosjen hipotekore per familjaret dhe jo per bisnesin kur jane debitor te OSSHE, eshte veprimi me i drejte.Brace sygjeroi Rames te heqi Ahmetajn dhe Gjiknurin si te pa afte.Kete kerkon dhe Blushi, qe megjith punen e madhe deri tani ka vend per permiresim te qeverise.
po pse u terhoqet ore ???? pasi i vodhet gjithcka shqipKARAFISSSSQIMAVE patet frike se do cohen ne kembe po ti vidhnit dhe shpite ????
shqipKAAAAAARAFISMOTERQIIIIIRAVE edhe shpirtin t’ua nxjerresh nga zorra e trashe nuk te thone gje …rrine si te qiiiiiiire se te qiiiiiire jan ,,,ne shekuj dhe ne rrjedhe te historise .
ke per ta pa kur te dalin ne protesta per kte padrejtsi qe po beni .
Zoti Brace, kjo qe donit ta miratonit ne parlament e ta benit ligj nuk ka ndodhur dhe ne diktaturat me te egra qe ka kaluar shqiperia dhe nje gje te tille nuk e permban as nje kodeks apo e drejte zakonore ne bote qe nga lashtesia e deri me sot. 1:0 per Blushin deri tani;-)
O Braqe, je PLEH is shqiperise.
Blushi ka te drejte.
Shqiperia ka mbedur e fundit ne Evrope prej teje parties socialiste dhe democrate. ju deputeted e corruptuar dhe genjeshtar e keni marre kete popull ne qafe. Oh Faqezi.
bravo Zoti Blushi
Ja pse nje ze I lire si blushi ka kurajon flet me zemer dhe arrin te zgjidh qofte edhe nje padrejtesi qe I behet ketij populli nga faturistet e CEZ , qe lejuan fukarain per tete vjet te mos zbatoj ligjin
A do ndeshkohet ai qe e nxorri kete ligj?
Nuk do e beja ate person as manaxher burdelloje jo me minister.
KY LLOJ LIGJI PER BAREN HIPOTEKORE APO SEKUESTRIM TE PASURISE PER DEBITORET MBI 3 MILION LEKE PER FAMILJARET ESHTE JASHTE CDO LLOGJIKE PER ARSYE SE QE TE LEJOHET QE TE HARISH NE ATE VLERE BORXHI NDAJ KUJDO ENTI PUBLIK NUK ESHTE FAJTOR FAMILJARI APO BISNESI SEPSE KA PROCEDURA STRIKTE NE KONTRATEN E FIRMOSUR NGA TE DY PALET DHE PO TI ZBATONTE CEZI APO OSHEE LIGJIN NUK DO TE HARINTE NE KETE GJENDJE DUKE I LEJUAR KONSUMATORET TE HYJNE NE BORXHE TE MEDHAJA ME PAMUNDESI LIKUJDIMI KESHTU QE DUHET TE ZBATOHET VETEM KONTRATA DUKE NDERPRERE ENERGJINE MBAS 3 MUAJVE TE PA PAGUAR DUKE SHKUAR BORXHI 200 MIJE APO 300 MIJE DHE JO 3APO 4 MILION. KETU DUHET TE VIHEN SANKSIONE PER NDERMARJEN QE KA LEJUAR KETE SHKELJE SEPSE ATA KANE PERFITUAR NGA KJO PAREGULLSI DUKE JUSTIFIKUAR HUMBJET DHE DUKE I VJEDHUR PER VETE DUKE U PASURUAR ME MILIONA EURO NDERSA FAMILJARET E NDERSHEM PAGUAJNE KURDOHERE ME RRITJE CMIMI NGA 45 LEK/KWH NE VITIN 2003 NE 150 LEK/KWH KUR ISHTE MBI 300 KWH DUKE SHTUAR EDHE TVSH 20% NE VITIN 2014. FALEMINDERIT
Gjera keto qe duheshin menduar me pare . Keshtu eshte keq vepruar dhe ne periudhen para zgjedhore per Pushtetin Qendror , ku futja ne parlament e Tom Docit , e Arben Frrokut , e Koce Kokedhimit e milionerve te tjere ne rradhet e te majtes , nje veprim qe bije ndeshe me Programet e partive me vizione te majta . Rama si te mbaroi kete mandat parlamentar duhet te ja liroje vendin nje te majti me te pergjegjeshem ndaj angazhimeve per te bere me shume per shtresat ne nevoja te medha dhe te coi ne burg te gjithe ata qe kane abuzuar me shuma te medha dhe qe kane qene te perlyer me tradhetishe si puna e Sali Berishes ! Rama kur nuk ka koqe per ta bere realitet burgosjen e Sali Berishes te mos na shesi mend per gjera te dores se fundit e te pa vlera !
…. pse beni projekt ligje qe ne realitet jane te pazbatueshme dhe ne rastet kur ka vendim gjykate per to,nuk ju merret banesa se ku do shkoj ai me pas(familjari).Ata qe jane marre me kete projekte tregon se jane “aguridhe”..