Klosi replikon me Pandeli Majkon: Nuk të shkon roli i "babait të urtë"

29 Prill 2015, 09:09Politika TEMA

Nga Fatos Klosi*

 

Si gjithmonë, Pandi në prononcimin e tij, përpiqet të bëjë rolin e “babait të urtë”, që këshillon në çdo rast, kur të vegjlit gabojnë. Por “babai” në këtë rast gabon për vete, se po ngutet.

Ai nuk duhet të “këshillojë” duke “lexuar nga media”, do të kish bërë mirë që më parë ta kish parë të gjithë intervistën dhe pastaj të prononcohej me “këshillat” e tija.

Së pari, nuk ka pse tallet me veteranët, statusi i veteranit nuk është as gradë, as titull e as para, siç mbase ka lexuar në mediat që lexon. Statusi i veteranit është shumë më i madh, është “një mirënjohje” shkroi z.Krasniqi (Jakup), që më shumë nderon ata që e japin se sa ata që e marrin, dhe kërrkush nuk duhet të xhelozohet se ka akoma midis nesh njerëz, që janë mirënjohës.

Së dyti, unë asnjëherë, në asnjë rast, nuk e “kam fyer (jo vetëm) Presidentin e nderuar Rugova. Po ta kish parë intervistën, Pandi do të kish parë se unë thashë se: Filozofia e Rugovës për pavarësinë e Kosovës, ishte një rrugë pa krye dhe se po të veprohej sipas saj, Kosova do të ishte akoma nën thundrën serbëve. Këtë nuk e thashë për të fyer z.Rugova, por si një e të vërtetë tashmë të provuar. Ata që rrokën armët dhe luftuan për Kosovën, nuk besonin në këtë filozofi dhe rezultati i luftës së tyre tregoi se ata kishin të drejtë.

Edhe për të tjerët e fyer (jo vetëm) kam thënë vetëm të vërtetën, “e vërteta nuk duhet të fyejë njeri”, të paktën baballarët e mirë kështu këshillojnë.

Së treti, unë nuk e quajta Presidentin Rugova “tradhtar”, se asnjëherë nuk kam menduar se ka qenë i tillë, vërejtje kam patur plot për të bëmat e tij, por kurrë nuk e kam menduar e aq më pak cilësuar si tradhtar, z.Pandi.

Së katërti, ti ke të drejtë kur thua se “Klosi nuk ka luftuar me armë në dorë”, por me këtë shprehje, ti tregon se asnjëherë nuk e kuptove luftën e UÇK-së, as atëherë kur ishe Kryeministër dhe me sa duket as sot akoma s’e ke të qartë. UÇK-ja nuk kishte nevojë për ushtarë që të mbanin armë në dorë, kishte shumë të tillë, gjithë rininë patriote kosovare, asaj i mungonin armët dhe municionet e tyre dhe ti këto i pengove me urdhrat e tu absurdë. Ke shumë gjynahe në këtë aspekt. Prandaj asnjëherë mos prit që dikush prej tyre të të lavdërojë për këto veprime, që të mos flasim për të tjera çështje, mbase më pak të rëndësishme.

Sa për kontributin tënd dhe të Qeverisë që drejtoje, gjatë eksodit të popullit të Kosovës, të mburra sa munda dhe nuk ta mohon njeri meritën.

Kaq vetëm për frazën e parë të prononcimit të Pandit.

Së pesti, më tej del haptas disfatizmi yt. Pse duhet t’i trembet Kosova dhe publiku shqiptar, Gjykatës Speciale? Eshtë disfatiste të thuash siç thua ti se: “Ajo do të gjykojë protagonistët e luftës së shqiptarëve. Kjo është padyshim një ngjarje e rëndë”. Sipas teje, Parlamenti i Kosovës paska pranuar një “kuçedër”, që do të hajë vetë Parlamentin. Dhe ne “të gjithë duhet të jemi në krah UÇK-së, drejtuesve të saj dhe pastërtisë së kauzës….”.

Kjo është një retorikë boshe dhe shumë e vonuar z.Pandi. UÇK-ja duhej ndihmuar kur luftonte, jo sot. Ata që ti i përmend si viktima të “kuçedrës”, siç bënë luftën, dinë dhe ta mbrojnë atë z.Pandi, mos ua ki dertin.

Së gjashti, është fare boshe dhe thirrja jote: “Sa më i përçarë të jetë faktori shqiptar, aq më e rëndë do të jetë goditja”. Kjo duhej thënë 16 vjet më parë more Pandi, atëherë kur mund të bënte punë dhe ty mund të të dëgjohej fjala. Sot është fare pa kuptim, në Kosovë sot ka vetëm një faktor, ai shqiptar, të tjerët janë minoranca dhe miq. Pastaj, nuk besoj se “kuçedra” që ti parashikon, do të godasë më shumë a më pak rëndë në vartësi të faktit se me kë do përçahesh a bashkohet ti, z.Pandi.

Së shtati, e thashë dhe në fillim, ti nuk e ke parë intervistën. Unë nuk u “përçava” me UÇK-në, për të thashë të vërtetën, e mburra. Ku e sheh ti përçarjen “e faktorit shqiptar” në këto mburrje? Debati në media për intervistën time, lindi kur z.Isa, duke pretenduar të mbronte z.Rugova prej opinioneve të mija, më quajti “një kryespiun që kam punuar për Serbinë”. Gjithsesi nuk e di se si i lidh ti “hallet e UÇK-së me kuçedrën”, me debatin e Isait me mua, nuk di që Isa të ketë pretenduar ndonjëherë se ka qenë anëtar i UÇK-së.

Së teti, ti prapë gabon, kur debatin tim me Isën, e mendon si “debate shterpë me “heronj” dhe “tradhtarë” për luftën e Kosovës që janë në kohën dhe vendin më të keq, për momentin që kalon Kosova dhe shqiptarët në rajon”. Debati nuk është as për heronj as për tradhtarë, është për një çështje parimore të historisë moderne të Kosovës.

Edhe një herë, ti e tregon qartë se ke mbetur më shumë se 16 vjet në kohë prapa. Pandi, mbrëmë dëgjova Kryetarin tënd dhe Kryeministrin tim që tha tamam të kundërtën e tezës tënde, dhe unë i jap atij të drejtë, shqiptarët në rajon, nuk kanë qenë asnjëherë më mirë se sot.

Së nënti, dhe xhevahiri i fundit i prononcimit tënd: “Shpresoj të jetë rastësi”, shprehje tipike e super-patriotëve, që shohin thellë, shumë thellë, që shqetësohen pa masë për hallet e kombit. I gjithë prononcimi yt nga “ky hall” përshkohej, dhe, për ata që mbase arritën fundin dhe s’e kuptuan dot, ua the troç në fund. Rrooooofshhhhh, tamam “një baba i urtë”.

34 komente në “Klosi replikon me Pandeli Majkon: Nuk të shkon roli i “babait të urtë””

  1. Uji i ftohte says:

    Respekt te pandryshueshem per Pandeli Majkon por e verteta per kete ceshtje eshte ne anen e Fatos Klosit.

    1. Juju says:

      Te zbardhen lejet e ndetimit qe i dha Pandi per katedralen afer kinistrise se mbrojtjes.

      1. c'a po thu o Qazimo says:

        Leja eshte e zbardhur,cfare te zbardhet!?
        Katedralja e Kishes Ortodokse Shqiptare eshte nje nder kombetar per shqiptaret (qofte afer apo larg ministrise).Kisha eshte e jona,eshte shqiptare,eshte e Petro Ninit dhe Papa Kristo Negovanit,e Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit… Nese institucionet e Kishes sot jane te uzurpuara nga greket,kjo eshte tjeter ceshtje.E ne fund te fundit eshte i perkohshm ky uzurpim e kjo gjendje! Por Katedralja Ortodokse ne qender te Tiranes eshte SHQIPTARE dhe e ka vendin pikerisht aty,ne qender!!! ?

  2. Socialist says:

    Turp per Klosin!

      1. Gjergji says:

        Sepse eshte nje agjent i dyfishte. Le te verifikohet po nuk doli keshtu. Klosi, nje imoral e batakçi nuk krahasohet me Majkon, (edhe pse nuk kam ndonje respekt te veçante per Majkon).

  3. Plooohrij says:

    Pa dyshim qe Klosi ka te drejte, kjo nuk eshte ceshteje tifozlleku, e tille qe spektatoret, mos-kontribuesit, “paqsoret” ta kene te lire te zgjedhin palet.

  4. Sit back.. and ..relaks says:

    PS NGA PARTI SOCIALISTE ESHTE BERE PARTIA E SPURDHJAKEVE.

  5. leo england says:

    OK o Pandeli se e qelbe. Mos hyr Ku nuk te takon. Lexoje pot nuk ka asgje ne intervisten e Klosit qe I thote Rrugoves Tradhetar. Sic duket lexon vec titujt. Luften e fituan sidoqe me ndihmen e SHBA pot fituesi drejton. Ky Mustafa jot rrinte ne kafene gjithe kohes.

  6. visi says:

    Z. Klosi ,”titullin” e veteranit e bastardhuan ata qe ta dhane ty kete titull, duke futur ne lista njerez qe s’kishin qene asnjehere ne lufte,duke futur ne lista te afermit e tyre qe ne kohen e luftes s’ishin ne Kosove apo edhe duke futur ne lista njerez te cilet kishin paguar per t’u bere “veterane” , prandaj ky titull as ty, te nderon aq me pak ,kur ne nje debat ne TOP CHANEL pohuat vete se shteti shqiptar nuk e kishte ndihmuar me asgje luften ne Kosove,nuk te nderon sepse ne debatin e ketyre diteve ju deshmuat se nuk i njihni as kohen e as venndodhjen e betejave,ju ngaterruat betejen me suksesshme te Koshares me betejen e Logjes etj,

  7. fllad says:

    Pandi i shkreti nuk eshte i keq vetem se eshte pak birbilush. Kjo ndodh vetem ne Albanistan ku kryeministra u bena ca qe sapo kishin hequr pelenat e çiçit, dhe e matnin veten me hijen e mengjesit. Pandi reciton si pioner dhe ben tallava “majko moja”
    Sa per Klosin ha buke veç. BABAXHAN ,I SAKTE, PROFESIONAL(nuk e di sa ndikon fizika per kete).
    Ta kemi thene edhe here tjeter Pandush , je i vogel para Fatos Klosit

    ps Klosin e kam pak inat se me ka ngelur 2 here vellain ne provim, mezi ja dha,por per ato qe shkruan ka te drejte.

    1. gjithashtu malok says:

      po vllai jot esht pall fare. po mos te kishte paguar sdo e kish marr naj her provimin….. per motren spo flasim fare…. sepse ate ndonjeher dhe e paguajne.

  8. aziz says:

    Shume me i lumtur do te isha po te mos e kisha ditur se ti Pandi i ke mbyll magazinat per UÇK, por e verteta vonon por nuk harron.Per pritjen qe u ke bere Kosovareve e meriton nje permendore, per mbylljen e magazinave te armeve per UÇK e meriton po ne at permendore ……..!

  9. XUME PROTOPAPA says:

    MAJKO KA NJE MERITE MADHORE,

    rrezoi enveroxhizmin me…nje flete rrufe ! Kjo ne lemin politiko shoqeror, e nuk mund t’ja mohoje askush edhe meriten e tij ne fushen ekonomike, ate te perzgjedhjes se BECHTEL-il per ndertimin e te shaguruares Rruga e Kombit.

    Do paguajne dhe sterniperit tane per meriten e padiskutueshme te Majkos, maqedonasit flokezbardhur nga hallet e shqiptareve.

    Kete duhet te kene ne mendje gjithe ata votues qe do joshen me genjeshtrat e tij per nje jete te lumtur nen patkojte e gomareve surreliane pa TVSH. Nese te tjere zhyle te “Ripjerdhur” shpesh here shprehin hapur “modus vivendin” e tyre ne kerkim te pasurimit me çdo kusht, ne çdo kohe e mundesisht ne kurriz te shqiptareve, ky manekin shpulle-ngrenes edhe kur buzeqesh mer leje me shkrim nga padroni i tij boshnjako-slloveno-vllahor i Surrelit.

    Dhe me qe pata kureshtjen per te njohur personazhin enigmatik Klosi, e ndoqa te plote “rrefimin” e tij, si “nje personazh i marrur peng” ( fjalet e Klosit ne interviste ) nga nje zhyl me emrin Berat e dy analfabete te Ekspress-it kosovar.

    Foli vertet shume, solli mjaft fakte te kohes kur ndihej “mesia” i zbritur ne toke, po vetem nje gje e kaloi me dy fjale: me zgjodhi Nanua per te bere shefin e SHIK-ut ! Shkarazi la te kuptohet qe ishte thjesht nje zbatues i bindur i urdherave te dhena nga …. te huajt !?
    Sigurisht edhe per te “pastruar” rrugen nga pengesa qe nuk pranuan ti nenshtrohen elezbiberisteve e frankshkrelisteve serbo-malazeze te turnit.

  10. nuse pi lecke says:

    KLOSI,je ne rregull,si gjithmone per keto tema… Pandin e njoh qe femije e ne gen;nuk na hyn ne pune per me shume se shef kulture ne lagje ..

  11. roni says:

    Pandi, nuk te ben rama president.

  12. Jeronim de Rada says:

    Kush jane ata qe panderprere po e perdhosin luften e popullit shqiptar ? Kush jane ata qe e shkaterruan, e zhvaten, e vrane Kosoven ? Jane te gjithe ata qe ne fillim patem shume dashuri ndaj tyre. Te gjithe ata jane shoke te Klosit dhe te Bedri Islamit. Jane udheheqesit me te larte te ish Drejtorise Politike te UCK-se. Jane Xhavit Haliti, Hashim Thaci, Azem Syla… Dhe ketyre nuk u mbet tjeter qe pas tere atyre hajduterive qe i bene popullit tani te abuzojne edhe me veterane te luftes. Per ta nuk eshte e turpshme qe edhe niperit, mbesat apo dhenduret t’i fusin ne listat e veteraneve te UCK, megjithese kurre nuk kane qene pjese e UCK-se.
    http://infokusi.com/nipa-e-mbesa-te-azem-syles-veterane-te-uck-se-dokument/
    http://www.zeri.info/aktuale/30444/dhendri-i-hashim-thacit-veteran/

  13. Kosovari i revoltuar says:

    Klosi ketu ka te drejte..! Pandi nuk eshte burre i keq por mbeti adolishent gjithe jeten…! Kaloje me kete moshe , ta marr e mira ta marr…!

  14. ivani i madh says:

    Patrioti me gjak të përzierë Majko shulja filloi te debatojë ne lidhje me mbrojtjen e sllavëve dhe spiunëve te saj siç bëri para disa kohe kethimin e emrave shqip ne sllavë të fshatrave buzë Prespës se nuk i pëlqente dhe i vrisnin veshin.Gjatë gjithë kohërave keta gjak prishurit me sa kanë mundur e kanë dëmtuar popullin dhe kombin .Kështu ka bërë dhe ky SHULJA i moderuar Majko ka vjellë vrer te fshehur dhe qetë .

  15. mëno says:

    Z. Klosi, nuk ja vlen te merresh me Majkon. Ai nuk te kupton as per filozofine tende, as per detyren qe ke pasur. Pavarsishte se je munduar ta saqrosh ne imtesi, ai perseri nuk eshte ne gjendje te kuptoje jo vetem realitetit e asaj periudhe, por as edhe sakrificar qe kane bere shqiptaret ketej e andej kufirit. Majkua ne ate kohe ishte duke fluturuar ne qiellin e shtate. Pikerishte per kete mentalitet, per keto paaftesi e kishte zgjedhur kryeminister intriganti frikacak Fatos Nano. Ne Shqiperi nje dore e padukshme goditi qysh ne fillim te vendosies se demokracise shkollimin. Ju jeni pedagog dhe titujt shkencor nuk i keni marre sipas formatit te Parlamentit shqiptar me ne krye z. Islami, por mbi bazen e punimeve shkencore. Nje vendim Parlamennti qe beri Dr. e Profesor njerzit e politikes. A ka ndonje njeri ne Shqiperi qe te dije cili eshte studimi shkencor bie fjala e Sali Berishes apo Fatos Nanos, veç perkushtimit te tyre ne Politike? A ka ndonje shtet tjeter ne Bote qe te jap tituj shkencor me Vendim Parlamenti? Sigurisht qe jo. Ju kete e dini shume me mire sesa ne qe shkruajme ne fb. Mbas kesaj edhe diplomat Universitare filluan te jepen pa merita. Njerzit ne vend te shkonin ne shkolle dilnin ne Mitingje dhe koleget tuaj per te mos u neperkembur, u jepnin notat e perfundimisht diplomat. Kjo metode zuri vend ne Shqiperi. Rrjedhimisht kesaj metode i perket edhe shkollimi i Majkos. Prandaj theksova qe ne fillim se ai nuk te kupton. Prandaj edhe vendet ne Parlament zihen nga ata qe paguajne. Kjo tollovi do e shoqeroi Shqiperine dhe Shqiptaret per nje kohe te gjate. Prandaj do degjojme perseri fjale pa llogjike dhe fjalime humoristiko-tragjike si at o te Sales. Ndaj i dashur Profesor mos humbisni kohen tuaj te çmuar me njerez qe nuk ju kuptojne.

  16. Kosova eshte nje pjese e shqiperise etnike, padrejtesia e shkaktuar per interesa te fuqive perndimore, kushdo shqiptar dhe i huaj qe lufton per shqiperine per atdheun per ta cuar ne vend drejtesine, sa do pak kontribon, eshte nje hero kombetar eshte nje veteran.

  17. Abdullah Jangulli says:

    Bravo Fatos. Nuk e ka m ditur se ke qene kaq ndihmues i UC-se. Bravo Bravo Bravo. Pandi ja fut 90% kot gjithmone.

  18. Z/K says:

    te gjitha sa thot Klosi jane te verteta.Po ama ate qe ashtkyc pike strategjike ne mendjen e Klosit,nuk e thota as nuk e spjegoni iden pse Rugova ishte tradhetare.
    Majko asht nji politikan dhe organizator i shkelqyshem.Ka merita te vecanta per pritjen e kosovarve rrefuxhat nga ikja e luftes.Kontribut qe nuk e ka te nevojshemte bahet koment.

  19. moni says:

    Ndermjet Klosit dhe Is Mustafes ka te drejte Klosi .. Ne kete rast ska pse ben debat te dy kan merita si Majko si Klosi ,Pavaresisht se klosi eshte me komunist se Majko

  20. arben says:

    Nje korigjim te vogel pa dashur te hyj ne debat.Pandeli Majko nuk eshte me kombesi sllave por eshte puro shqiptar.Mos u ngateroni nga mbiemri pasi po te bejme gabimin e te bazohemi ne emrat e toponimet per fat te keq I bie qe nje pakice jevgjish te jene shqiptare dhe shumica absolute te jene minoritare me kombesi te ndryshme nje ender kjo e kahershme e fqinjeve per te na shkombetarizuar e me pas asimiluar sic po ndodh me nje pjese dermuese te shqiptareve ne emigracion.

  21. Aqif says:

    Cfar paska ndodhur? Ku jane komentuesit qe i bejne lavde Majkos si “heroi i luftes se Kosoves”? Ehe, filluan te dalin te vertetat….eshte vetem fillimi. Do vazhdoje Majko te krekoset si shpetimtari i refugjateve nga Kosova? Po cili kryeminister Shqiptar do u mbyllte deren kosovarve? Majko nuk eshte krenaria Shqiptare, ai eshte nje personazh rastesor qe, per fat te keq, vetem e ka demtuar imazhin e Shqiperise ne bote me sjelljet e tij feminore dhe deklaratat e tij pa kuptim. Nese miqte tane perendimor kan humbur ndonjehere besimin tek aftesite e Shqiperise per t’u veteqeverisur kjo ka qene periudha kur Majko ishte kryeminister. Nuk kam informacionin e duhur por kam pershtypjen se Edi Rama po tregohet shume i kujdesshem me Majkon. Ai e di qe Shqiptaret jane nga natyra popull siperfaqsore dhe ka shume prej tyre qe mendojne akoma se Majko eshte figure me vlera, nga ana tjeter Rama ka aftesi te njohe njerezit kokbosh si Majko dhe prandaj nuk i ofron asgje ‘meaningful’.
    P.S. Per Fatos Klosin kam mendim me negativ se per Majkon.

  22. Tom says:

    Per ate qe thote se Pandi eshte nje menaxher i shkelqyer. Pak koment.
    Pandi eshte nje K..
    Klosi eshte rastesor.

  23. Shahisti Pichakar Bythamçeftas says:

    Kjo eshte e keqja jone ketu ne Shqiperi, me te shumten e hereve kemi grindjen muti kunder kakes dhe na kerkojne qe te behemi tifoze me njeren pale.

  24. demi says:

    ketij klosit ne kohen qe ishte ne shiku drejtor ,kishte postin e trasheguar te familjes dhe kontribovi per kosoven ,apo ai post i perket shtetit , keshtu qe kosova duhet ti ja jepte itullin veteran :shikut: e jo klosit , se po te mos ishte klosi do ishte nje tjeter po te njejtengje do bente, edhe per majkon vlen e njejta gje, muhabet boshe ,
    sa per luften po te mos ishin aleatet do tia shikoja trimerin edhe tosit edhe klosit edhe majkos ???????????????
    Filozofija e Rugoves ishte fillozofia e inteligjences dhe mencuris.

  25. gezim says:

    Fatos mos harro qe Pandi ne ate kohe ishte kryeministri jot dhe i te gjitheve shqipetareve. Pra ti si Fatos i raportoje cdo dite dhe pervec teje i raportonin dhe struktura te tjera. Eshte ne nderin tend ti kerkosh falje publike zotit Pandi (si baba i urte) qe ti mos te ngelesh (fatos i vogel).

  26. astrit says:

    Sec ka dick qe vjen ere Enver Hoxhe ky Klosi. Daljet e tije ne tv si babaxhan ,si “Shqiptaromadh” ,kane nje hije te erret…xhakete e vjeter shume e vjeter. Leri Majkon menjane se per sa in perket raportit me Kosoven e duan te majte e te djathte ne Shqiperi e ne Kosove. Ti …pseudo akademik…nuk evidentohesh dot pa injektuar pak helm midis shqiptareve..njerezit si ty behen gri nese percarja nuk egziston..prandak kerkon t’a shpikesh ,qe te marresh ngjyra.

  27. Mark Gjonaj says:

    Jo vetem bindese intervista per publikun, por edhe edukuese per Majkon! As Mustafa, as Berisha, nuk munden te gjejne arsye per tu “kruar” me Klosin, Puna, patriotizmi, vendosmeria dhe fisnikeria e tij, tregon se Klosi ka bere me shume se detyren, ka perjetuar thelle ne ndergjegjen e tij edhe tmerret e luftes se Kosoves, prandaj e meriton satusin dhe te nderuar qofshin ata qe ja kane vlersuar punen. Sa per Berishen, eshte gure prove se kur te sulmon ai, je krejt ne rregull. Por une do te thoshnja, pa krahasuar Berishen me Majkon, eshte turp qe te gricen me ish drejtuesin e sherbimit sekret, kur ata e njohin kete funksion, e kane drejtuar sipas kompetences ligjore dhe problemet e punes dhe te komunikimit jane te brendshme edhe mbasi largohesh nga funksioni!

  28. Sh says:

    Majko ka punur me shume per Kosoven se per vendin e tij .
    Turp ti mohosh Majkos rezultatet e tij ne Kosove . Per merita Albanistanat te fusin brylat ,duhet te jene vete te pare.Kjo oo ndodh dhe ne Majkon .
    Gjithesesi Europa e din fare mire cfare Majko ka bere per Kosoven.Di te them kete, qe Majko eshte shume me i zgjuar se te tjeret .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje