Gjergj Bojaxhi dorëzon në KQZ 13.688 firma, më shumë se dyfishin e kërkuar

29 Prill 2015, 11:15Politika TEMA

Gjergj Bojaxhi zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Ai ka dorëzuar në KQZ 13 688 firma të qytetarëve që e mbështesin në  garën për Bashkinë e Tiranës.

Detyrimi ligjor për hyrjen në garë të një kandidati të pavarur për kryetar bashkie, është 6100 firma, por Gjergj Bojaxhi ka mbledhur në vetëm pak ditë dyfishin e tyre,duke treguar pa nisur mirë gara, se do të ketë peshë specifikë në betejën përballë dy koalcioneve politike të drejtuara nga PS e PD.

Gjergj Bojaxhi kandidon si i pavarur dhe përfaqëson një grup intelektualësh që nuk i përkasin partive politike dhe që janë bashkuar për mbështetjen e këtij të fundit pasi shohin tek ai administratorin e duhur për të cilin ka nevojë  qyteti i Tiranës.

Kandidatura e Gjergj Bojaxhiut është pritur mire nga qytetarët dhe kjo konfirmohet edhe nga sondazhet që mediat kanë nisur të realizojnë për garën e zgjedhjeve vendore në kryeqytet.

Slogani me të cilin Gjergj Bojaxhi  dhe mbështetësit e tij përfaqësohen në këto zgjedhje, është  ‘NE TIRANA”, domethënia e të cilës lidhet me shndërrimin e Tiranës në një hapësirë që u perket qyterarëve dhe vënien e bashkisë në shërbim  të tyre.

56 komente në “Gjergj Bojaxhi dorëzon në KQZ 13.688 firma, më shumë se dyfishin e kërkuar”

  1. mitro says:

    Gjergj bojaxhi per tiranen.

    1. Andos says:

      Tirana ka nevoje per nje menaxhues te zotin. Mendoj se pa mbeshtetje politike Tirana nuk mund te qeveriset. Bojaxhiu mund te kete fort qellime te mira mirpo i vetem nuk mund t’ia dale!

      1. gozhda says:

        E rendesishme eshte se Tirana me ne fund do kete kryetarin e saj i cili i mungoi per fat te keq prej kater vitesh. Personalisht jam per z. Veliaj per drejtimin e Tiranes per faktin se ka vizionin e duhur energjine si edhe ka deshmuar se ka aftesi te medha menaxhuese.

      2. majtas says:

        Bravo gjergj,me mire votojme per ty se sa per erjonin qe sdi te mbaj breket jo te menaxhoj

        1. it'sme says:

          Gjergji Bojaxhi sot, është KOP-i i PD i 2005-ës, kur Berisha i mori pushtetin PS-së së përçarë.

          Gjergji Bojaxhi është dhe duhet trajtuar si një pupet, i futur në garë nga grupe monopoliste biznesi, që nuk u intereson politika në vetvete dhe as dobia publike, por vetëm akaparimi e resorseve dhe kupolave vendim-marrëse, që do ju bëjnë fresk fitimeve maksimale dhe korruptive në kurriz të ineresave të vërteta të popullsisë së Tiranës.

          Këto grupe monopoliste biznesi përbëjnë në fakt “partinë” që avancoi, mbështeti dhe që po sponsorizon me firmat e mbledhura dhe me para për financimin e fushatës së Gjergji Bojaxhi.

          Në këtë grup biznesi, pa pikë dyshimi, bën pjesë edhe Mero Baze, i cili ka vënë hapur në dispozicion të këtij projekti, jo vetëm faqet e gazetës Tema, por edhe penën e tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

          Gjergji Bojaxhi, si biznesmen dhe pjesë e këtij grupi interesash, si kryetar hipotetik i Tiranës, i monopolit ku sot janë përqëndruar mbi 2/3 e të gjitha tregjeve dhe bizneseve shqiptare, do të jetë egzaktësisht përfaqsuesi i tyre dhe do të mbrojë, përveç interesave vetijake, pikërisht ineteresat e këtij grupi.

          Në këtë kuptim, Gjergji Bojaxhi, do të jetë përgjegjës vetëm përpara këtij grupi interesash dhe, duke mos pasur frerët llogarikërkuese të një partie politike, publikisht përgjegjëse për përfaqsuesit e saj në pushtet, do të jetë i lirë të luajë dhe të shesë inetresat publike si dhe sa ti dojë kokra e qejfit.

          Dhe, së fundi, Gjergji Bojaxhi, në këto zgjedhje lokale, nuk i heq as edhe një votë PD-së dhe kualicionit të saj.

          Të gjitha votat e tij, merren nga e Majta, nga neutralët dhe nga të prekurit prej ashpërsisë së reformave publike të Ramës dhe, prandaj, janë vota të zbritura nga kualicioni i PS-së

          Futja dhe sponsorizimi i Gjergji Bojaxhi në këtë luftë për zotërimin e hapsirës, tregjeve dhe bizneseve të Tiranës, është sprova e parë politike dhe elektorale e Korporatës së Biznesit shqiptar, për të marrë drejtpërsëdrejti në duart e saj, piramidat vendim-marrëse të vëndit.

          Kjo është gjithashtu një provë se borgjezia e re shqiptare është rritur e organizuar, është pasuruar dhe maturuar dhe është e gatëshme të marrë përsipër aksione politike, jashtë lidhjeve direkte me dy mamuthët PS-PD të politikës shqiptare.

          Le të shpresojmë se kjo borgjezi shqiptare do të përpiqet të shkëpusë sa më shpejt lidhjet me segmentet mafioze dhe kriminale që derdhin në treg paratë e pista të korrupsionit dhe trafiqeve ilegale dhe kriminale.

          Le të shpresojmë se kjo borgjezi shqiptare do të kthejë një pjesë të vëmëndjes edhe nga interesat publike si një bazë reale, por edhe morale, edhe për mbrothësinë e saj.

          Dhe le të shpresojmë, së fundi, se kjo borgjezi e re shqiptare, do të ketë edhe një sens dhe prirje për të parë egzistencën dhe veprimtarinë e saj si një premisë dhe mburojë të interersave kombëtare, brënda Shqipërisë dhe në të gjithë hapsirën ku jetojnë shqiptarët në Ballkan.

          Personalisht, unë i uroj asaj suksese.

          Por, personalisht, në këtë stad, unë nuk do të votoj për të, dmth, nuk do të votoj për Gjergji Bojaxhi, sepse gjykoj, sot për sot, fytyra e kësaj borgjezie, nuk është aq e pastër dhe ndërgjegja e saj nuk është aq e dlirë, sa për t’i besuar dhe dhënë në duar, zemrën e Shqipërisë, Tiranën.

          1. bonehead says:

            Ky eshte problemi ne Shqiperi. Njerezia mendojne se Shqiperia do te behet vetem po u be Tirana. Tirana e krimit edhe e politikes jo ekzistente. Tirana qe vazhdon te zgjedhe lidera qe nuk punojne asnjehere per te ardhmen e larget por vetem per te nesermen e xhepit te tyre personal. Imagjino sa keq vazhdon te jete ne qytetet dytesore
            Jo zonje/zoteri, Shqiperia do behet vetem atehere kur te behen, Vlora, Shkodra, Durresi, Elbasani, Korca edhe Kukesi.
            Deriatehere, do vazhdojne te mblidhen ne Tirane gjithe hallexhinjte qe vene leke neper rrethe, edhe shkojne ne Tirane sa per te marre nje dore te fundit leku qe ti bejne qejfin jo vetem vetes se tyre por edhe bosave qe i sjellin ne pune ne Tirane, ndoshta-ndoshta edhe ndonje si puna jote.

            1. it'sme says:

              Stubbern Bonehead,

              Faleminderit që konsiderove të më komentosh.

              Ndërkaq, je plotësisht gabim, jo vetëm për hamëndjen e pozitës time por, ç’është më kryesorja, për rolin e Tiranës në përcaktimin e absolut të rrugëve dhe masës së zhvillimit të vëndit.

              Tirana nuk është, thjesht, fytyra dhe modeli i Shqipërisë së kohës aktuale, por më së pari është lokomativa që tërheq vargun e vagonëve të rretheve dhe qyteteve të tjera të vëndit, përfshirë këtu, edhe ato më kryesoret.

              Pa dyshim, pesha dhe inercia e këtyre vagonëve, ndikojnë në ecurinë dhe karakteristikat e lëvizjes së këtij treni, por në fund të fundit, treni ecën i bindur andej nga e çon lokomotiva, në të gjitha zigzaket dhe përshpejtimet apo zbythjet e saj.

              Prandaj, nëse do që të shoheh apo ndjesh ndryshime nëpër rrethe, duhet të kapësh, të ndryshosh dhe të kontrollosh Tiranën.

              Përshëndetje.

          2. it's you says:

            O it’s miu, Paske dale per propagande, komenti yt eshte me i gjate se sa vet artikulli i gazetes. Me “komente” te tilla skemi nevoj per gazetari. Qenke talen, paskemi humb deri tani pa ndricimin tend.

            1. it'sme says:

              Në fakt, e vetmja gjë që të bën ty derman, është pak bar miu.

          3. Argita_B says:

            Ii’sme,
            Kam punuar disa here me Gjergji Bojaxhi ne projekte te ndryshme dhe ndryshe nga ç’mundohesh ti ta paraqesesh me keto qe shkruan eshte komplet e kundreta! Njeri me integritet, edukate, me kopetenca ne fusha si ajo e ekonomise, resursave njerzore, organizimit, drejtimit. Ndryshe nga shume politikane oportuniste Bojaxhi nuk vazhdoi te merrej me politike thjesht per karriere duke shkelur mbi principet e tij dhe te behej nje servil i mirefillte se puna e Bashes me shoke, po mori distancen nga PD ja, pra tregoi kurajo e edukate qytetare e kete gje asnje nga kandidatet e tjere per Tiranen nuk mund ta pretendojne se e kane bere.
            Une per vete votoj Gjergji Bojaxhi, e sa i perket pretendimeve te tua se Bojaxhi eshte futur nga borgjezet e rinj, kjo quhet shpifje deri ne momentin qe ti nuk sjell ketu asnje prove te verifikueshme per ato qe deponon.
            Boll me propogande partish se na hapet barkut.

    2. Objektivi says:

      Muhabet kot ! Keto kandidatura vetem sa shperqendrojne publikun. Eshte alogjike te drejtoje Tiranen nje kandidat i cili nuk ka kurrfare mbeshtejtje nga asnje force politike.

      1. mitro says:

        Epo votoni hajdutat veliaj dhe kosova. Merreuni me mbeshtetjen e asht quajtura parti poltike te drejtuara nga mafiozet. Qendroni skllever.

      2. Argita_B says:

        Nga cila politike te kete mbeshtetje, nga ajo e Rames qe prishi kioskat te Lana dhe Parku e me pas betonizoi gjithe Tiranen apo nga Lul Basha qe te vetmin shesh qe kishte mbetur te liqeni dha lejen e ndertimit per te shkelur çdo rregull!!
        Gjergji Bojaxhi eshte menaxher i zoti, me integritet e nuk ka lidhje me kurvat aktuale qe kemi ne politike.

      3. Gerti says:

        Alogjike eshte ti japesh Tiranen forcave politike qe kane nevoje te shesin pallate per te blere media dhe vota.

        Pikerisht se nuk eshte i partive duhet votuar. Faleminderit qe e ben kaq te qarte diferencen mes militanteve dhe qytetareve.

      4. Maryland says:

        “Eshte alogjike…” mos doni te thoni “Eshte jo llogjike…” ?
        Nese po, mendoj se jeni shume gabim.

        Personalisht jam nje mbeshtetes fanatik i Edi Rames per aftesine dhe forcen e individualitetit te tij. E perkrah ne cdo zgjedhje te tij duke e vleresuar si zgjedhja e mundeshme me e mira ne qellimet e Edit, qe nuk kam dyshuar ne asnje moment ne qellimin final te Edit qe “Shqiperia behet nje vend shume i mire per te jetuar.

        Pra, deshiroj qe te fitoj Erion Veliaj (si i zgjedhuri i Edi Rames)
        por edhe akti i kandidimit individual i Gjergj Bojaxhiut eshte nje akt pozitiv dhe me vlera te medha per shoqerine shqiptare.

        Nese fiton Gjergji, kam besimin se Edi Rama nuk do ta pengoje ne drejtimin e Tiranes.

        Ky eshte mendimi im.

    3. janaq says:

      Gjithkush qe jeton ne Tirane mund te kete ne koken e tij nje projekt se si mund te drejtohet me efikasitet Tirana e cila prej kater vitesh ka mbetur ne meshire te fatit. Mirpo pa mbeshtetjen e ndonje force politike projekti per drejtimin e Tiranes mbetet thjeshte ne koken e gjithsecilit nga ne. Prandaj qytetaret e Tiranes do jene me vigjilente ne zgjedhjet e 21 qershorit.

    4. Toni says:

      Shume mire eshte Gjergji, por pa mbeshtetjen e politikes nuk do ja dal dote te materializoh idete per menaxhimin e Tiranes…personalisht jam nji nga keto 13688 qe kane firmosur per Gjergj Bojaxhiun…por diten e votimit me shume mundesi do bej zgjedhje tjeter..edhe kjo vlen per shume nga keto 13688. Gjithe te mirat!

      1. Bledi says:

        Ashtu si dhe shume te tjere qe nuk kane firmosur por qe diten e votimit do te zgjedhin Gjergjin.

  2. ina says:

    Perpara Gjergj, se emrin e ke posacerisht per prijës.
    Uroj te marrësh shume vota dhe pavaresisht kush fiton ti te jesh ne Bashkine e Tiranes duke dhene kontributin tend.
    Respekt

  3. titi says:

    dhe cfare pretendon te beje bojaxhiu me firmat.kandidati i duhur eshte erioni per tiranen,dhe bajaxhiu si administrator i kesh doli i deshtuar\.

  4. meni says:

    si perfaqeson grup intelektualesh ky, kur vjen nga rradhet e PD? me te njetat ide dhe vizione si ata

  5. adem says:

    une jam me PD ,po do votoj Gjergjin

  6. ledi says:

    keto prapaskenat me duken thjesht trillime dhe per te bere zhurme kot.

  7. admir says:

    une jam me PD ,po do votoj Gjergjin

  8. WEB says:

    Kali i trojes ,,,,per tiranen ,mbas perfundimit te votimeve per bashkine e tiranes ,te shikojme se me cilin do ti bashkoje votat gjergj bojaxhi,vetem eshte i mbaruar

  9. Arjan says:

    Une jam nje nga ata persona qe nuk votoj, por mendoj se tashme ka ardhur koha qe une dhe shume si puna ime te votojme dhe te hedhim tutje PD-PS.Urim Gjergji.

  10. toti says:

    duke pare qe jam me pd normale qe vota ime shkon per bajaxhiun,sesa per halimin.

  11. rea says:

    me mire votojmwe gjergjin sesa halimin.

  12. Gerti says:

    Qe sistemit politik te dy partive qe kane dominuar jeten tone keto 25 vjet po u vjen fundi kjo po duket qarte. Lindja e mediave te reja te cilat keta po tentojne ti bllokojne eshte nje shenje tjeter. Por mbi te gjitha rrenimi ekonomik qe kane sjell eshte prova me e mire qe dy partite jane aty per te vjedhur e jo per te sjelle mirqenie.

    Gjergji i vetem nuk ka per kryer permbysjen e madhe, e as po kerkon te beje kete. Por vota ndaj tij eshte hapi i pare per te ndergjegjesuar njerezit se mund ti ngrihen ketij sistemi. Jo vetem qe do e votoj po do i kerkoj gjithe miqve dhe familjes time ta bejne, pavaresisht rezultatit final.

    Erioni dhe Halimi jane komplet te pavlefshem ne kete pike. Kandidojne per kryetaret qe Tiranen e shkaterruan deri ne kete pike duke dhene leje ndertimi edhe aty ku nuk futej miu. Eshte qesharake qe do dalin me siglat e partive ne fushate per ruajtjen e ambjenteve publike keta te dy.

  13. Tres says:

    Kryetari i bashkise zgjidhet nga votuesit dhe nevoje ka per mbeshtetjen e tyre, jo per mbeshtetjen politike te atyre partive kandidati i te cileve nuk fiton. Nese nje kandidat i pavarur fiton,kjo do te thote qe partite si agreguese te preferencave politike nuk e kane bere kete pune mire. Shpresoj qe Gjergji ne pozicionin e Kryetarit te Bashkise te ngreje stafin e bahkise ne standardet e nevojshme per te pasur nje bashki funksionale e eficente.

  14. Bigu says:

    as Veliajn, as Halimin, vetem Gjergj Bojaxhiun

  15. toni says:

    Besoj se mbas emrit titi është vetë Erjoni që shkuan.Vdes të duket sikur e do populli.O Erjon përveç Edit asnjë s’të do.

    1. Maryland says:

      Per “toni”-n,

      Me bere kurioz me mendimin tend se mbas emrit titi, eshte Erion Veliaj.
      Dhe kerkova e kerkova “titi-n”, per ta lexuar.

      Degjo “toni”, here tjeter nese don te replikosh per ndonje, shko tek diskutimi i atij/asaj dhe kliko aty ne fund ku shkruhet “pergjigju”.
      Duke bere keshtu , replika e jote do te botohet direkt mbas “titi-t” dhe nuk do te na lodhesh ne duke e kerkuar “titi-n”.

      Keshtu kam bere edhe une tani, qe e lidh mendimin tim direkt me ju,”toni”

  16. sherifi says:

    Jam i sigurt qe mbas rezultatit te votimeve,kur te behet numurimi,ky nuk ka per te kapur as 10 000 vota, arsyeja eshte e thjeshte,shume njerez i’a kane dhene firmen per tu rregjistruar,ndersa ne votime nuk ja japin.

    1. Bledi says:

      Shume thjesht. Shume njerez nuk ja kane dhene fare firmen dhe do te votojne per te diten e votimit.

  17. I ke sherbyer kriminelit me te madh ne shqiperi, se besoj te pranoj populli i tiranes

  18. Ringo says:

    Tirana e tregoi qytetarine duke dhene firmat mbeshtetese per Z.Gjergj Bojaxhi,kur kane dhene firmat qe jane dhe me karta indentiteti , pra jane publike , mendo si do ti japin dhe votat. Fitorja eshte e sigurt per Z. Bojaxhi.

  19. Mino says:

    Duket qarte qe Tirana kete rradhe do beje zgjdhjen e duhur, me se fundi doli nje qytetar qe do perfaqsoje me se mire interesat Tiranes. Ky eshte Gjergj Bojaxhi nje njeri me personalitet dhe aftesi menexheriale.

  20. Z/K says:

    Lufta bahet e frote ne Tirane me 21 qershor.Po nese Bojaxhi del ne balotazh me nji te dyte.Kam iden se fiton hakshe.

  21. Albo4life says:

    Gjergj Bojaxhi nje njeri i respektuar. Mund te jete me mire per Tiranen sesa nje kandidat politik.

  22. FCB says:

    Une jam Socialist por voten e deklaroj per Gjergjin.

  23. Tili says:

    Nuk kuptoni qe Bojaxhiu Kosova Veliaj jane produkt kësaj politike që po e lë vendin bosh bojkot bojkot është përgjigja për mjerimin

  24. andrea says:

    BOJAXHI MUND TE JETE FORSE ME PAK I ZOTI NGA VELIAJ E KOSOVA–POR DO TE JET NJE FITORE PER TIRANON E GJITHE SHQIPERIN TE FITOJE GJERGJ BOJAXHI.

  25. 007 says:

    Dhe une jam ne Dileme per momentin, por nqs vertetohen dyshimet e mija per korrupsjonin E Pa imagjinueshem qe po ndodh ne Ministrite e LSI, per dijenine e kupoles Socjaliste per kete? do ja jap voten time Bojaxhiut me gjithe Zemer, biles do dale te bej fushate per te, do ndihmoj me sa kam mundesi, sic ndihmova ne zgjedhjet e shkuara PS!!!

  26. ERMAL says:

    UNE JAM SOCIALIST PO VETEM VELIAJN SE VOTOJ DO VOTOJ DR HALIMIN NJERIUN FISNIK DH ADMINITRATOR I ZOTI

  27. Altini says:

    Ishte pale me Sali Kriminelin,dhe nuk mundem kurre ta shperdoroj voten time qe Gjergj Bojaxhiu ti bashkoje votat me Lul Bashen dhe partine fashiste te PD-se.

  28. Ani says:

    Dua me te miren per Tiranen, dhe tashme kam vendosur te votoj Erjonin,kur te majtet jane bashke bejne vetem gjera te mira.

  29. Agimi says:

    Halim Kosova miliarderi,habitem dhe pyes veten nuk u ngop ky njeri???

  30. era says:

    Krimba te PLEHUT POLITIK mbeshtesin dhe ushqehen e mbijetojne ne pleh.
    Ndoshta ka ardhur momenti qe keti PLEHU t’i vije fundi dhe bashke me te edhe krimbat.

  31. Leone-53 says:

    N.q.s. do te jetoja ne Tirane do ta votoja pa asnje medyshje sepse nuk mbeshtetet as nga PS-ja e as nga PD-ja SHKAKTARET kryesore te “çamures” shqiptare 25 vjeçare.

  32. Kovaçi says:

    Gjergji suksese dhe te vafte mbare.Jam socialist por do te votoj per juve.Mjafte me me kandidate partiake qe zbatojne urdhrat e partise pa patur intigritet ne vendimmarrje.Mjafte me me leva partiake.E meritoni te drejtoni Tiranen, sepse e keni treguar qe parasegjithash keni qene qytetar dhe pastaj anetar partie.
    Edhe njehere suksese.

  33. abcdef says:

    Vetem fanatiket partiak do te shkonin verberisht drejt Kosoves,(burr i mire, vetem pse nuk eshte i lig) dhe Veliajt (etalon i demagogut), kush ka dy pare mend ne koke, do te votoje Bojaxhiun. Une per vehte e kam bere zgjedhjen.

  34. Tili says:

    Pasi u përdore keq tu mbush mendja që nuk e meritoje këtë trajtim. Je rasti më i keq i mundshëm si kanditat. Me mirë bojkot

  35. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nepermjet Bojaxhiut,po tentohet te frenohet LSI.
    Te kapen votuesit e pakenaqur,te djathte,si dhe punonjesit e administrates te emeruar nga Berisha.

  36. wef says:

    bravo. respekt. po te isha ne tirane, ty do ja jepja voten.

  37. Tom says:

    Në fund të fundit kush do që të fitoj nga të tre, ju që jetoni në tiran prap mut dot hani se mos kujtoni se do punojn për ju, aty mbajeni mendjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje