Partia Demokratike thotë se kryeministri Rama është nisur në Turqi, për disa negociata secrete.
Sipas PD-së, negociatat kanë të bëjnë me hidrocentralin e Skavicës.
“Sot Edi Rama në orët e para të mëngjesit ka udhëtuar drejt Turqisë. Në një ndër hotelet më luksoze të Stambollit ai sot nuk po merr pjesë në një konferencë ndërkombëtare por në një negociatë sekrete aspak transparente, private, me një konsorcium turk i interesuar për koncesionin e hidrocentralit të Skavicës, një ndër veprat më të rëndësishme energjitike në vend me një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike në fushën e energjisë e për pasojë dhe të sigurisë së vendit.
Duket e pazakontë kjo sjellje e kryeministrit.
Pse duhet kryeministri i vendit të realizojë fshehurazi një negociatë të tillë?
A është vënë në dijeni dhe a është kërkuar opinioni i qeverisë turke lidhur me konsorciumin?
Pse ambasada e Republikës turke në Tiranë është njoftuar për udhëtimin e kryeministrit vetëm pasi ai ka mbërritur në Stamboll në një formë jashtë çdo protokolli e respekti diplomatik?
Cili është vlerësimi i qeverisë turke për konsorciumin në fjalë?
A është kërkuar opinioni e çfarë vlerësimi ka dhënë Banka Botërore lidhur me aftësitë e kapacitetetit të konsorciumit turk?
Pse ka nevojë kryeministri të negociojë hoteleve kur ka zyrat e shtetit dhe një administratë të mirëpaguar që mund të zhvillojë detajet e negociimit?
Pse ka konflikt mes dy ministrave të qeverisë lidhur me negociimin e konsorciumit?
Përse diplomatët tanë përdoren vetëm për të siguruar kalimet vip në aeroporte dhe nuk janë pjesë e këtyre negociatave?
Kush është sekseri i qeverisë, i negociatës sekrete disa mujore? Sa është përqindja e sekserit qeveritar?
Këto dhe të tjera pyetje janë sot para jush z.kryeministër. Ju ftojmë të sqaroni opinionin lidhur me to,” tha në emër të PD-së, Kreshnik Çollaku.
Kryeministria: Ja pse ka shkuar Rama në Turqi
Kryeministria iu është përgjigjur akuzave të PD-së, në lidhje me vizitën e kryeministrit Edi Rama në Turqi.
Kryeministria tha se Edi Rama është duke zhvilluar sot një vizitë njëditore në Stamboll ku do të marrë pjesë në forumin e njohur publik të organizuar nga think tank “Fikir Sofrasi” (Tryeza e Ideve).
Takimi është edicioni i pesëmbëdhjetë i këtij organizimi, ku më parë kanë marrë pjesë si të ftuar nderi autoritete të larta vendase e të huaja në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe turizmit.
Tema e këtij takimi është “Perspektiva partneritetit strategjik Shqipëri-Turqi në fushën e Tregtisë dhe Industrisë”.
Në takimin e sotëm, ku i ftuari i nderit është kryeministri shqiptar, do të marrin pjesë mbi pesëdhjetë industrialistë dhe investitorë të mëdhenj turq, në fushën e energjisë, turizmit, manifakturës, bujqësisë e shëndetësisë, si edhe rreth njëzetë përfaqësues të medias së shkruar dhe elektronike turke.
Kjo vizite e kryeministrit Rama është në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë në Itali apo Gjermani, për tu takuar dhe nxitur sipërmarrësit e huaj të interesuar për të investuar në Shqipëri.
“Për të hequr çdo “merak” të Partisë Demokratike vizita e sotme është koordinuar nga konsullata e përgjithshme e Republikës se Shqipërisë në Stamboll dhe njësoj si në të gjitha rastet e mëparshme do t’i bëhet me dije edhe publikut shqiptar përmes kanaleve të informimit publik.
Me keqardhjen e zakonshme për fjalorin e ulët nga i cili Partia Demokratike nuk ndalet dot, është e udhës te rinënvizohet edhe sot se koha e sekserëve që negocionin në hotelet e botës pasuritë e popullit shqiptar për llogari të pushtetit familjar që shporri vota e popullit shqiptar, ka marrë fund bashke me atë pushtet në 23 qershor 2013.
Por fatkeqësisht ajo kohe është ende në mendjen e atyre që mbajnë peng sot e gjithë ditën opozitën e Shqipërisë, te cilëve u ka ngelur ora tek zullumet e vjetra“, thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë./gj.k/
Cfare jane keto shpifje te neveritshme nuk e kuptoj pse jane kaq te peshtire me keto qe thone
Ca ka ketu te neveritesjme ? Opozita po ben disa pyetje,dhe kjo esht detyra e oppzites,
Kryeministri ti pergjigjet pyetjeve.
Pyetjet nuk I quan dot shpifje
kjo eshte e njejta vizite qe rama beri ne shtutgard te gjermanise para nje jave pse sot kesaj vizite i bine era sipas opozites dhe atyre me pare ne gjermani e itali jo
Ne kohen kur Arnautet shajne Greqi dhe Janullatos, ne prapasken po shesin Shqiperine tek Neo-Otomanistet Islamik.
Te gjithe paskan qejf ti drejtojne Edi Rames 120 Pyetje.
Harruan keta qe shiten Detin e Sarandes, ne sekret te plote.
Kryeministri formon nje draft pune per bisedime. Kur merr oferten e Turqve, ai nuk i kthen pergjigje, por konsultohet me Specialistet ne Ministrine e Energjitikes. Mbasi formulohet oferta jone, diskutohet ne Kuvend.
Hilja ketu eshte, se negociatat kane filluar qe ne kohen e Sales, dhe Sala kerkon akoma pjesen, gjoja sikur akoma e ka ne dore marrveshjen
Si gjithmone genjeshtra, geneshtra, genjeshtra. Si nuk u lodhen xhanem. Uaaa keta jo vetem qe jane hajdute, qe vodhen per 18 vjet Shqiperine por jane edhe intrigante te ndyre. Do te shikoni ne votimet se sa ka punuar strategjia e genjeshtres a Sali Pashe Toptanit.
O Mr. Bin mos jane shpifje shitjet te Turku te Metalurgjikut, Albtelekomit, Bankave, Telefoni, Celulare, Frekuenca TV dhe Radio, Shkolla dhe Kolegje, Karburante, Baza Ushtarake, Porte,…. Ne cdo bisnes Turk ngrihet flamuti Turk, u mbushen autostradat me flamuj Turk ne Karburantet e interesave Turke. Nuk kam pare flamur Grek ose Italian ne bizneset Greke dhe Italiane. Nuk kuptoni qe po e Turqiyoni Shqiperine, pjesa me e madhe e pasurive Kombetare kene shkuar ne Duar Neo-Otomanistesh Islamik dhe jo Evropian.
Kur u degjua qe Kisha Ortodokse kishte pjese ne Hidrocentrale, nuk lat gje pa thene o hipokrita te shpifur. Uuusht Kopila te Sulltan Novruzit.
Te gjitha keto qe thua ti zoti Patrioti jane bere nga Berisha me shoke. Nuk u bene te gjitha keto biznese ne dy vjet te qeverise Rama. Pastaj ngritja e flamurit turk nuk eshte pushtim i Shqiperise. Cdo biznes ne bote ve flamurin e vendit nga vjen. Kjo eshte praktike e njohur. Mjafton te vizitosh vendet e Amerikes latine dhe do te shohesh flamurin e SHBA dhe Kanadase ne cdo biznes te tyre. Nese Europa nuk do te financoje projektet ne Shqiperi (per qellimet e saj) atehere financimet do te merren andej nga jane gati te financojne. Biznesi nuk do ta pushtoje Shqiperine. Ajo qe i ben dem Shqiperise eshte kur i jep tjetrit token tende (Greqise) per falas apo kundrejt nje pagese sic beri Sali Pashe Toptani. Apo kur vjedh 200 milion Euro dhe i fut ne xhep sic beri Basha me rrugen e kombit. Apo kur behesh milioner me pasurine e popullit sic bene te gjithe ministrate Berishes. Apo kur shet te gjithe armatimet e vendit dhe parate i fut ne xhep sic beri Shkelzen Berisha dhe Ben Imami. Apo kur i jep Fazllic (dmth Serbise, armikut te shqiptareve dhe mikut te Shkelzenit) pasurite kombetare sic beri Sali Pashe qeni. Dhe shume e shume te tjera si keto. Vazhdo te jesh patriot, kjo eshte gje e mire, por duhet te jesh patriot gjer ne fund dhe jo te mbyllesh syte per ato qe bejne muuuuu.
Mir flamujt e Turkut i ke ven re,po flamujt e Grekut ne Lunder i ke pare?
O raimond prej Viçiddoli; ti ke shumë të drejtë, EDI RAMA duhet të marrë lejë tek SHQUPI për çdo veprim që bën.
Paskan hall se po ju heqin klientet e PD-se nga bisnesi dhe po sjellin te tyret. Dhe ne si popull duhet ta pranojme edhe perse e thone kaq hapur se perndryshe kercenohemi me demostrata qe nuk mund te mbaje opozita pergjegjesi sic e tha dikush para disa muajsh nje dite perpara se te beheshin protestat “madheshtore” te PD-se.
oooo collaku mor trung villi qe paske ngrire mesi nje dordolec misri,marreveshjet sekrete i beni juve sic bete me grekun per paktin detare…
cfar partie jeni ju te PD…cfar opozite jeni juuuu……turp nuk u vjen qe nuk keni vlera per veten se per kete Popull e dim qe nuk keni pas ndoi her vlera…… kryeministri jon ….shkon per negociata per ti ngritur vlera cdo di e me shum ktij vendi qe ju nuk e bet kurr …tur tju vij …mereni me llafe si grat e kqia
vazhdojn me shpifje te ndyra dhe te abaza keta te shqupit. por cfaredo te thon nuk na ndal te bejm shtetin te funksionoj, sepse qeveria rama ka dhene provat qe po punon
ku ka seder ajo parti …ku njofin turp ato… normal partia demokratike esht si ato plakat e kqia te fshatit aahahaha
“Shpif shpif se dicka do mbetet” kjo eshte motoja e opozites. Mjer ne per opozite qe kemi.
Sa mire ja dine horlleqet njeri tjetrit keta pisa.
Vazhdoni me shpifje te ndyra sic jeni dhe ju vete
Pd ska pune tjeter,di vetem te akuzoje te tjeret, te hedhi balte mbi te tjeret, per ata qe punojne per kete vend
PD-ja paska informata shume te sakta per NUROL HOLDING http://www.nurol.com.tr/en.
NUROL eshte e lidhur me Edi Ramen nepermjet Arben Ahmetajt.
Damjan Gjiknuri eshte kundra se kjo firme turke qe merret me hotele nuk ka eksperience ne hidroenergji (ka vetem 2 HECe 15MW dhe 60MW http://nurolenerji.com.tr/).
Rama don t’ja japi Skavicen NUROL me prokurim te drejtperdrejte, per te cilen Damjanit nuk ja mban…
Ku te kuptojne Kopilat e Dalldisur te Sulltan Novruzit, per prapaskenet qe Luhen, kur ter diten shikojne si palo grat seriale Turke.
ik o Patriot e nderro emrin se nuk te perkon me cka shkruan !!!
Edi Rama mund te kete shume te keqija si person, por ato te zeza qe i ka bere Shqiperise dhe Kombit, Hale berisha nga vucidoli, edhe te perpiqet Edi Rama me vullnet te plote nuk ja ben dot !!
Yyyt, hiqeni edhe si Atdhedashes. Kush eshte sot Patriot i vertete, eshte AntiBerishian, sepse berisha, Nano, Meta (po po Meta), Basha – keta jane kupola e perdhunuesve te Shqiperise ne 25 vitet e fundit !!!
o kreshnik ,po ju nuk mund te hiqni dore kurre nga zakoni i vjeter (i parjes se gjitonit ,nga brima e celesit).e keni ne gjak ,e keni nen lekure,.Ore po me keto gjera do beni politik ju?!Ju sherbimin sekre tuajin e keni ,shko dhe merr informacion .POR ju jeni si ai QENI qe u betua se nuk do te hante me MUT dhe kur e zune shoket dhe i thane -pse e shkele betimin.ai u justifikua se ishte betuar per te njomin dhe jo per te thatin………………………………………………
…ngelen duke u marre me spiunlleqe e thashetheme….nivel i ulet deri ne neveri…
v.o…Edi Rama eshte k/m dhe ka te gjitha atributet e tij si k/m….
Hallall olsun Rama bey. cok guzel jarabij!
Negociata secrete!Ne momentin qe per keto negociata ka info dhe ky QYPI KOKDERR i PD-se ato nuk mund te quhen me secrete,Cfare jane keto brockulla more te paudhe,ju terheq plakushi Sali nga hundet te gjitheve,njerez pa moral,pa karakter,mashtrues dhe shpifes te ndyre,per keto qe beni do rrini dhe per me shume se dy dekada ne opozite.
Nuk thone shyqyr qe po thithin investimet ne Shqiperi po duan t’i pengojne.
ej, u ben te lodhshem ! akuzo ketej njera pale, akuzo pala tjeter. he pra jepini duarve, zbardhini konspiracionet, per ca ju kemi vene aty.
Ore mos u lodhni se ajo eshte vednosur me kohe. Kam nje mikun tim qe punon bodygard me ca turq ndertues dhe me thote qe do ikin ne peshkopi per te ndertuar hidrocentralin.
Biles kane parashikuar tre kantiere ndertimi.
Ore pjestar i bordit te shpifjeve te SHQUPI, jeni parti apo pjese e Shikut. Pritni te degjojme te verteten dhe pastaj flisni sa te doni. Sa per konsorciumin e dyshimte sipas jush , te kesh parasysh ore servil dhe i papergjegjshem harron se gjysmen e ekonomise shqiptare Saliu yt, e ka shity tek Kurumi me kontrata kriminale kunder shqiptareve qe dhe po te prishen sot kane kosto te larte. E ke pyetur Saliun se ku shkonte dhe bisedonte ne kurriz te shqiptareve , kjo shihet sot me Kurumin dhe calik qe kane futur metastazat kudo. Po ju jeni per burg te gjithe si ish qeveritar per demet qe I keni shkaktuar ketij vendi. Keto qe them jane konkrete me dokumenta qe mbajne firmat tuaja dhe jo sic fantazon ti mender ish zv.minister I jashtem , qe per ne shqiptaret ishte turp personi juaj me trute qer ke. Je I ri por i papjekur per politik .
C´ja fusin kot dhe keta te PD -se , nuk eshte e vertete , Edi ka shkuar qe te ” thithe ” investitore , pas thithjes se investitoreve do hape dhe Ekspozite me krijimet e tij .
Po kur Berisha i garantoje ne mardhenie dypalshe me Berlukskoni per te derguar ilegalisht vajzuket shqiptare pse nuk e ngritet zerin.Pse heshtet bile dhe sot nuk i kerkoni hesap Berishes per faljen e detit Grekut.Per embargon patriotike,per anetaresimin ne organizaten e vendeve islamike.Per vrasjet e 21 janarit,per viktimat e Gerdecit,per dnryshimet e provave ne damtimin e armeve ne vrasjet e 21 janarit 2011.Per fyrjen e New York Times leter hygjenike.Nuk them se pala qe kritikohet asht e pa sincerte por juve jeni vertet nji organizim format partie qe vetem iu ngjiteni njerezve si vemja ose si rrodhe jo per ti ndrequr por per ti shqyer edhe ma shume sec mund te jene.
Teper e sakte akuza ,ka kohe qe kjo afere perflitet ne qeveri dhe sekseri eshte ministri i te gjitha aferave ahmetaj ne emer te edi rames. Ky eshte vetem fillimi….
Informacion:
Afera 100 perqind e sakte;
Kerkesa ka ardhe nga nje kompani turke qe ka vetem hotele dhe jo eksperince ne energji;
Sekseri eshte arben ahmetaj nderkohe qe gjiknuri dhe ministria e energjise kan qen kundra ketij propozimi dhe kerkon te behet me tender te hapur;
Banka Boterore eshte kunder por ahmetajt eshte premtuar nje shume e madhe parash.
Hapi tjeter ne realizimin e planit eshte eliminimi i gjiknurit i cili ka rezistuar kete propozim.
Pas eliminimit te tij pas zgjedhjeve projekti do behet ne kurriz te interesave te vendit.
Ky eshte prologu i ceshtjes..
Ne qofte se eshte e vertete qe Ahmetaj eshte sekseri I ketij rasti per ndertimin e Hidrocentralit te Skjavices Rama ta lartgoje sa me parer dhe si I pa afte dhe prokuroria te nise hetimin. Koha e seksereve qe shfrytezuan pasurite e shqiptareve, duhet te marre fund.
Jeni nje natyre e shpifur.Sepse ju mungojn vlerat intelektuale..Do benit mir o Callak,te mos perfaqesosh me PD-en,neqoftese deshironi ti
rritet reputacioni i saj..Se politiken,nuk mundet ta bejne lopcaret,apo barijt e dhenve,deri sa juve klanet e PD-es ju kurdisin dhe ju cfryheni se gjel deti,sepse ju nuk dini se per cfar po llomotisni…
I urojme suksese KM ne kete vizite.Le te shpresojme qe do te mesoje edhe nga thjeshtsia e udheheqesve te Turise te sotme.
Hidrocentrali skavices do ishte nder me te medhnjet ne shqipni , me sa di un do prodhoheshte 30% me shum e enrgjis elekrike ne vend.
NE NE DIBER KA VITE QE E PRESIM KET HIDROCENTRAL POR PROBLEMI ESHT SE KTA POLIKANET TAN DUAN TE VJEDHIN SHUM , KURSE POPULLI I LEJN VETEM GRIMCAT.
Me gjith KTO pasuri QE ka shqiperi duhet te jetoj si ne zvicer , problemi ESHT EE ktu politikanet vjedhin gjithcka.
Edhe rruga e Arberit nuk dihet se si UA KAN dhen kinezeve,sepse kinezet KAN ardh per KROMIN E CMUESHEM SHQIPTAR. me siguri gjith ajo pasuri QE nxirret NGA kromi e shqiptarve do u shkoj kinezeve dhe politikaneve shqiptar
Nje komentues t hot qe jan pytje te opozites dhe duhet te kthejn pemrgjigje; pytje quhet kjo qe e akuzon per aferra korruptive kryeministrin, ky collaku ze mend ta cojn ne gjykat per shpifje qe dhe brek mos ti ngelen me ne b…. pleres.
pajtohem totalisht me pd,se rama eshte shume dinak sekret,dhe po provon,qe me investime turke,te kalojn ne tendera,dhe gjysmen e parave ti fute ne xhep te vetin.
.po per tendera e miliona i lidhe dashuria edi ramen me ilire meten.
A Te doli vellai nga burgu ate shiko ti se per Te tjerat nuk ke kapacitet Te llogjikosh prandaj Te njerrin ty so ko….. Qe je
Po ky fytyra ne foto qe kur esht bere i PD-se..Ky ka qene gazetar analist..C’na gjeti,,Te gjith si legena. Boll qe ti marrin ne parti ,,u jep Saliu nje leter qe ta kendoje,,dhe ja ku del ky kok lopa si trap dhe e reciton me te madhe.U vrafte qulli.Te gjith politikane duan te behen!!
Pazaret e Arben Ahmetajt, ende se ka kuptuar Edi Rama ke ka minister ekonomie. Po qenka organizu mire qeveria me komente.
A sju bejne pershtypje komentet ne kete lajm.Duken te shkruajtura gjitha nga nje dore, edhe koha e postimit njesoj. ha ha ha ca i kujtojne njerezit deleeeee
Ooooo Collak a ju ke bere ndonje pyetje shefave te tu se pse dhe sa here ju kane deshtuar procedurat per ndertimin e hec Skavices?!.Ndertimi I ketij hidrocentrali do te perbente nje nga sukseset me te medhaja per vendin tone.Nuk e kuptoj se ku qendron shqetesimi I PD,qofte the sikur jo kryeministri por edhe gjithe qeveria te shkoje me Turqi apo me ndonje vend tjeter per nje veper kaq te madhe e me rendesi strategjike per vendin.Je shendruar ne nje tellall I neveritshem.
Sa ta kuptoje Rama qe Ahmetaj nuk eshte ekonomist, iku mandati i pare…
o ish zv.po te shesin dhe keta.ju shitet 3hidrocentrale per jne cop buk si kur ishit ne mall te babait
Te vetmit qe skan goj me fol jan keta te PD.E falen detin,futen Fazllicin ne komis. e sig. kombetare e sa e sa zullume te tjera