Gazetari i Top Channel, Klodian Tomori, ka akuzuar kreun e Komisionit të Ekonomisë, se e ka përzënë nga mbledhja.
“Komisioni parlamentar i ekonomisë, si flamurtar i Pushtetit Popullor, ka vendosur një rregull që pas fillimit të mbledhjes nuk lejohet të hyjë askush.
Por rregulli forcohet vetëm mbi gazetarët dhe pshurret nga gjithë të tjerët, të cilët mund të hyjnë e të dalin sipas qefit. Rregulli qenka vetëm për gazetarët.
Ah jo, ata të TVSH që edhe këta hyjnë e dalin sipas qefit.
Shkurt, rregulli ka degjeneruar në standard të dyfishtë. Që këta kanë frikë nga fjala e dinë të gjithë. Po kjo është arrogancë, mendësia e standardit të dyfishtë”, shkruan ai.
Por, Braçe shprehet se gazetari ka shkuar në mbledhje ndërsa ajo kishte filluar.
“Për ca tekanjozë banalë që kurrë nuk kuptuan ç’është rregulli, kur raporton Guvernatori i Bankës dhe për më tepër kur këtë nis ta bëj në orarin e lajmëruar.
Nuk është etike, po fare, fare që një gazetar të vijë pas gjysmë ore dhe për më tepër të sillet vërdallë nëpër sallë, thjesht sepse dikush i ka mbushur mendjen se është më i madh se kushdo tjetër.
Nuk e di nëse gazetari në redaksinë e tij shkon pasi ka filluar mbledhja, por edhe nëse e bën atje, s’ka për ta bërë në kuvend.
Nëse mikrofoni dhe kamera e TCH është në sallën e mbledhjes në orar, nuk ka pse i zoti i tyre gazetar të bëjë llogje lart e poshtë rrugëve kur ka interes të bëjë punën.
Përndryshe, të ndenjurat duhet t’i shkojnë pas punës, jo tangërllëkut”, shkruan Braçe./b.l
Nqs eshte keshtu si e tregon ky mistreci i Beratit atehere ai ka te drejte ne kete mes.
EPO KE TOPI MESA DUKET E KANE MENJEN TA MAJNE ME DORE ME SHUME SESA TA VEJNE NE PUNE
Gazetari perdor nje gjuhe shume te ndyre dhe te ulet kundrejt nje deputeti, perfaqesues te popullit. Kjo tregon per nje kulture shume te ulet te gazetareve te TCH. E pafalshme. Me perpara se te dilte publik gazetari duhet te sqaronte rregullat me z. Brace. Lidhur me te tjeret qe e pshurrkan mbledhje, kjo eshte idioteske, sepse vertet pjesmarresit mund te shkojne te shurrojne nese ju vjen nje gje e tille. Pra mund te hyjne e dalin sa here ju do qejfi. Ata jane deputetet. Gazetari eshte gazetar dhe duhet te vije ne kohen e duhur. Gazetari duhet te respektoje rregullat e Parlamentit dhe ti lere llogjet idiote. Parlamenti nuk eshte kryesia e kooperatives more ti gazetar Tomori.
Ha ha ha ha ha. Jane te dy mistrece berati, te dy nga e njejta prerje, te dy tangerlliksa…
Deri dje ishin shume shoke.
Do ishte mire,zoti Erion Brace,qe te kishit “filluar” mbasi te kishte erdhur ky gazetaruci.A e dini ju se te tille gazetare e kujtojne vehten per mbi ligjen,mbi edukaten,mbi te drejten e te tjereve per qetesi etj.Ashtu si edhe ju deputetet duhet te tregoni me shume rigorozitet ne hyrje daljet tuajane salle apo dhoma mbledhjesh.Nuk ju kemi zgjedhur per te dale dhe hyre sa here ju teket per nje kafe apo gote,per te pire ndonje cigare apo shkuar p[er te urinuar.
Ja te dy palet keni cfare te mesoni nga sjelljet e njeri tjetrit por ama ne drejtim te sjelljeve dhe korrekteses reciproke.
Shume mire ja ke bere z.BRACE.Gazetaret jane mesuar te livadhisin,te hyjne e te flasin vend e pavend kudo e kurdohere.Nuk eshte etike kur mledhja ka 30′ qe ka filluar zoteria gazetar kerkon te hyje ne mledhje ne momentin e raportimit te Guvernatorit te B.SH.Pastaj bene te indinjuarin dhe llomotit si gore ne koridoret e KRYESISE SE KUVENDIT.
Mire ja ka bere
Ne gjithcka ka rregull, disipline dhe norma. Edhe ne pritje ka rregulla ku thuhet pritja ose mbledhja p.sh. fillon ne oren 10.°° paradite, pjesemarresit duhen te jene perpara 15-te minuta.
Por tek ne e ka mbuluar anarshia, rrumpalla dhe mos korrektesa, prandaj ndollin keto ngjarje. Sepse e kane mendjen jo tek puna por tek pislliku. Tung.
E meritonte edhe nje shqelm ne prapanice por te fort se kujtojne se jane te plotfuqishe4m me qe shtypi eshte i lire dhe ata jane te lire te sillen si tju doje qefi.Sduhet kerkuar etik vetem nga politikanet por edhe gazetaret duhet te kene etik ne punen e tyre.
Jan ca mender gazetaruc qe kujtojne se duke qene pushteti i katert mund te bejne cdo gje.
Ca merresh me ate hajdut xhepash. Turp per ate milet qe perfaqesohet nga Brace skarlatina
Keta gazetaret jane bere te padurueshem neper komisjone,levizin lart e poshte,dalin para kamerave,qe ti shohin shefat e lajmeve,demek, jane on-line ne krye te detyres.Sa dorzojne kaseten ja mbathin tek birra tymi,se shefat i kane pare!Bracja eshte vete i zanatit dhe jau di hilete!
Lato e madhe kjo
Per ty o z.Brace nuk kemi vrejtje,je i perkushtuar ne pune dhe kembengules ne zbatimin e reformave dhe te ligjit,ndersa edhe puna e gazetareve nuk eshte e lehte,eshte e lodheshme dhe me sakrifica,dhe si e tille nuk duhen vene gjilperat maji per maji.
Ashtu është, çdo punë ka lodhjen dhe problemet e veta. Por një tërheqje veshi herë pas here për ata që shkelin rregullat minimale të etikës dhe të protokollit nuk është se i bën keq kujt.
Po i njëjti gazetar që qenka revoltuar kaq shumë, do të jetë fiks në orar herën e ardhshme.
sa te kemi bracera ne politik brrane brrane do eci shqiperia asnjehere me vrap.
Qenja ne PS e z.Brace e nderon PS.
Asht korrekt dhe pa kurrfare zhiglash ne tru,karakter.Nuk devijon nga rrealiteti.Po ia thot cope dhe bukur cdo shkelesi qofte.
Aman mos qendroni te heshtur.Zbatoni rregullat me korrektes.Pa le te derdellsin kuj ti doje qefi i qefit.Pse,ai gazetari,ne pranimin me vones,lajmin do e japin te cunguar dhe te kamufluar.Bile me te pershperitur ne vesh nga nji sufler i pa pergjegjshem per kohen qe ishte pa ardhur.Lajmi i te vonuarit gazetar do ishte jo i sakt.Dhe shembuj ka plot ne shtypin e vendit.Bile duke qene prezent fillim e mbarim japin shtremberime ne saktesin e vertet te lajmit.E nuk iu skuqet fare ftyra.
Mos e ka korruptuar Pablito dhe kete, cdo gje ben vaki????
Mos ka qen nai sallaks ne ka njel ne banjo,orari punes esht njesoj per te gjith, ndaj dhe jam me Braçen
Mire ja ka bere gazetar leshi Dhe me e forta eshte se zoti gazetar e hoqi me vrap statusin ne fb qe kishte bere per komisionin Njeri pa karakter O behe dhe mbaju asaj me argumenta ose lepije ate qe beshtyve Bravo Erion je 1
me sa mend shkon ne séance me 30 minuta me vonese dhe kerkon t’i bejne temenara.A mos priste qe deputeti te cohej ne kembe per t’a respektuar kete kalemxhiun e topit.Njeres te pa edukuar.
Mir ja ke ber zoti Braçe, dhe kta komentus qe shajn Braçen prezantojn veten per funderina, per njerez ordiner se esht deputeti qe kurr nuk esht perfolur per korrupsion ne kte vend dhe esht deputeti me i mir i kti vendi nga viti 90te, nuk du me dit per partit, por rueni kte njeri si syt e ballit o njerez se esht i vetmi kampion i ndershmeris dhe perkushtimit qe ka mbetur ne politiken SHQIPTARE sot,deputeti me me vler i kti vendi per ter kto vite demokraci, rrespekte Erjon Braçes per punen e pa lodhur dhe hallall voten e SHQIPTARVE.
Me pelqen pergjigjja jote Brace sinqerisht gjithmon i lexoj me vemendje replikat tuaja sepse ka dicka te mire ne to Shume mire i ke kthyer pergjigjen atij karagjozi Dikur ne kohen e Enverit meqenese une kam punuar edhe ne ate kohe ne administrate dikush i tha nje karagjozi te asaj kohe Mos u sill si kapadai sepse bythen ke tende karigja eshte e shtetit. Te lumte demokraci nuk do te thote shthurje te hysh e te dalesh kur te duash dhe mos respektosh asnje njeri dhe asgje Gazetaret ne emer te gazetarise e lirise se shtypit abuzojne dhe sillen pa etike.
Ja ka bere aq mire sa me s’ka. Ktyre gazetareve ju ka hy vetja ne qejf. Kujtojne se c’jane. Nuk njohin as ligje as rregulla dhe shfrytezojne ekranin duke goditur te tjeret dhe i shtuar meritat vetes.
Ishte TV truthiiii e prandaj donte të bënte lajm. Korrektësia në kohë dhe komunikim është NJËSHI i një shoqërie demokratike, prandaj të Lumtë Brace, bëj detyrën. Turp për një gazetar që përdor fjalor që vetëm gazetari nuk pasqyron.
Gazetaret e Topit jane si vete TV per te cilin punojne, palaco !
Qe kur vdiq I zoti televizionin e ka marre lumi me tere e tera
mire ja ka bere cfare duhen gazetaret aty mjafton 1 gazetare i zerit te popullt ti fusi nje “”partia e pa gabeshme” ose te na rroje komandanti populli urrrrrra dhe jemi te gjithe te kenaqur
Sec ka dicka qe nuk shkon me kto gazetaret e topit kto kohet e fundit…e kan leshuar doren fare