Partia Socialiste vijon të akuzojë Kryebashkiakun në detyrë Lulzim Basha për mos mbajtjen e premtimeve dhe shmangien nga gara për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit
Deputeti socialist Artan Gaçi tha se Lulzim Basha u bëri qytetarëve një mal me premtime kur u emërua Kryetar i Bashkisë së Tiranës, por katër vjet më pas ai po i ikën si ndonjë frikacak përballjes me qytetarët për bilancin e këtyre premtimeve. Sipas Gacit, kjo po ndodh sepse në 4 vjet e vetmja punë që ka bërë Luli ka qenë të paguajë rrogat e stafit të bashkisë.
“Premtoi se qytetarët do të ecin në trotuare cilësorë e të rehabilituar. Premtoi se trotuaret do të çlirohen nga zëniet abuzive. Dhe natyrisht nuk mbajti as njërin e as tjetrin premtim.
Gropat dhe pllakat e thyera tek të cilat s’vë dorë njeri prej vitesh, shitësit ambulantë që janë fanepsur në çdo cep e qoshe, tavolinat e lokaleve që kanë mbirë kudo duke zënë hapësirat publike me bekimin korruptiv të Bashkisë Tiranë, e kanë kthyer lëvizjen nëpër trotuarë në një sfidë të vërtetë për çdo qytetar.
Partia Demokratike del përditë e na thotë se Luli është çun me vizion, se ka menduar për tramin dhe bulevardin e ri. Por ja që vizioni i Lulit nuk arrika dot as deri tek mirëmbajtja e trotuareve. Në 4 vite duke parë vizione me tram, Luli ia doli t’u vështirësojë qytetarëve edhe ecjen në këmbë.
Detyra e një kryetari bashkie është ta bëjë qytetin të jetueshëm për banorët e tij. Të garantojë që qytetari është në qendër të çdo vendimmarrje e çdo pune. Të bëjë më të lehtë e më cilësore jetën e çdo banori të bashkisë që drejton“, tha Gaçi. /gj.k/
Dembeli dembel mbetet
rrogat ?! ai dhe per vete vetem sa k mare rrogen se ska bere asgje !! ndoshta dhe punonjesve i ka thene gezuar pushimet 4 vjecare !! se u bo kohe qe nuk shof qe bashkija te punoj
lul palluqja
kryebashkiaku me dembel e ka katandisur tiranen si mos me keq me rruge gjithe grop, pa vijezime pa parqe pa asgje prej gjeje qofte edhe ndonje investim minimal
ouuuu ja pra qe nje pune e bere pse e shani kott rrogen e vet e ka marr edhe punonjesit e vet si paska haruu se tiranene e harroi e katandisi si mos me keq
shume drejte e ke thene deputeti i ps-se kater vjet beri sehir nuk preku pune me dore a thua sikur nuk e zgjodhem per te bukur e jo per pune tani po prap si i bukur na kerkon ta votojme perseeri po nje tjeter dembel
basha e nxorri fytyren e vet prej mashtruesi tani do me i bo tiranes nje njeri te paafte si vetja
shyqyr qe s’paska lene ti lere pa rroga te shkretet se keshtu eshte harraq i madh ?
premtoi sa per vota edhe su duke me per plot kater vite e pse duhet ti besojne perseri qytetaret Bashes. Erioni Veliaj duket kandidature e pershtatshme dhe me e drejte edhe sa ishte minister beri disa gjera qe mbahen mend jo si basha klluf
Eshte vertete per te ardhur keq qe kemi nje kryebashkiak qe nuk beri asgje per tiranen ne 4 vite, vec politikes se fjaleve dhe te puneve te pabera nuk do mbahet mend per ndonje gje tjeter.
tgjith e din qe partia demokratike me ne krye lulin e deshtuar nuk kan ber asgje per kete vend…..vetem sa e ka mbajtur ate karrige te ngrot….me mir ti kishim vendos disa vez qe te nxirrte zogj
Bravo o zoteri, seshte i afte per asgje tjeter luli i vocerr
Kur flet edhe Gagaçi,po per ate dasmen gjigante tenden perse nuk fole fare…lere per ato dy dasmat e Erionit me pensionin e mamase….As vete nuk i besoni keto mashtrime,jeni te gjithe njelloj.
Po edhe kjo qe ka bere, qe u ka dhene rrogat punonjesve nuk eshte pak…..
Ha…ha…dhe kete e thote Tan Gacja , qe puna e vetme qe ka bo keta dy vjet eshte qe la grune.
nuk ecet dot ne tirane se jane bere rruget skandal, ky jo vtem qe si beri po luli i dashur edhe shkaterroi ato qe ishin. shyqyr qe me ne fund kemi nje fytre te re dhe plot energji si erjoni se halimi aha shku nard ndokes
kot nuk e ka emrin dembeli tiranes ai ore. normal qe ska bere asgje dhe tani ka zgjedh nje te lodhur si vetja e tij ose me dembel per ta bere kryetar bashkie
ore edhe per ate sjemi te sigurt. ASGJE SKA BERE.
Ketu 617 / 1 qenka miratuar me kohe .
” Komenti juaj eshte ne pritje ”
Po pra Mero s´kam pune tjeter une te te pres ty gjithe diten :))
Hajt shnet .
po e vetmja pun e juaja ne 11 vite kush ishte
te lyenit disa pallate qe me shuum i shemtuat sesa zbukuruat
dhe te flisnit keq per SALI BERISHEN
ju mbase as rrogat si keni dhene