PE: Politikanët në Shqipëri të shmangin krizën e mëtejshme

29 Prill 2015, 20:07Politika TEMA

Politika shqiptare të shmangë krizën e mëtejshme dhe ti kthehet rrugës së dialogut.

Thirrja vjen nga eurodeputeti Eduard Kukan, i cili mungesën e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës e sheh si pengesë kryesore në proçesin e integrimit europian të vendit.

“Shqiperia ka bërë proges per integrimin. Politika konfrontuese pengesa kryesore për integrimin, duhet të ecet përpara. Dhe dialogu politik është zgjidhja konsensuale e nevojshme. Politikanët të shmangin krizën e mëtejshme, integrimi është përgjegjësi e pozitës e opozitës. Është shans për progres për Shqipërinë. Dialogu politik është i domosdoshëm për më shumë reforma të thella”

Deklaratat Kukan i bëri në seancën e Parlamentit Europian, teksa u diskutuar projekt rezoluta për Shqipërinë. Eurodeputeti deklaroi se zgjedhjet lokale të 21 qershorit janë një test me rëndësi për reformën e re administrative.

“Zgjedhjet lokale janë një test me rëndësi për reformën e re administrative. Po kështu një test edhe për politikanët për respektimin e parimeve”.

Kukan vlerësoi edhe rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon.

“Shqipëria është partner i besueshëm i BE në rajon. Me rerndesi ta vlerësojmë Shqiperine per rolin konstruktiv ne rajon”theksoi ai ndërsa inkurajoi forcimin e marrëdhënieve Serbi- Shqipëri, duke i përcaktuar si dy vende jetike në rajon.

Mimica: Klima konfrontuese politke e dëmton imazhin e Shqipërisë

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe eurodeputeti, Neven Mimica. Sipas tij maxhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët sa i përket dialogut politik.

“Raporti i Knut Fleckenstein është një raport i balancuar. Komisioni mirëpret deklartata dhe rekomandimet. Në qershor Shqipëria morri statusin e kandidat, që do të thotë më shumë përgjegjësi.

Dialogu më i fundit u zhvillua në 24 mars në Tiranë, Komisioni mirëpriti progresin e bërë në administratën publike dhe hapat në gjyqësor. Theksoj që autoritetet shqiptare kanë një angazhim të plotë, është me rëndësi që Shqipëria të diskutojë një reformë gjithëpërfshirëse në gjyqësor, është jetike të vazhdoj me pavarësinë e administratës publike.

Duhet një shërbim civil i depolitizuar. Klima konfrontuese politke e dëmton imazhin e Shqipërisë. Integrimi në BE duhet të jetë gjithëpërfshirës. Këshilli Kombëtar duhet të ndihmojë në këtë aspekt. Maxhoranca dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët sa i përket dialogut politik.

Marrëveshja politike e arritur mes palëve duhet të zbatohet plotësisht. Shqipëria ka bërë progres sa i përket qeverisjes ekonomike. Gjithashtu ka bërë hapa konkret për sektorin energjitik. Duhet të mirëpres angazhimin pozitiv për bashkëpunimin rajonal. Politikat e jashtme të Shqipërisë janë një aset i rëndësishëm për integrimin”.

Fleckenstein: Shqipëria të fokusohet në plotësimin e 5 prioriteteve, nxisim reformat

Vetë hartuesi i projekt rezolutës, Knut Fleckenstein, vuri theksin në plotësimin e 5 prioriteteve. Sa i përket marrëdhënive në rajon, ai vlerësoi takimin Rama-Vuçiç në Beograd.

“Opinioni për pranimin e Shqipërisë ka nxjerrë në pah reforma që janë prezantuar, e duhen përmbushur këto kritere. Janë 12 prioritetet, kemi dhe 5 të tjera shtesë  që janë më të rëndësishme. Duhet një vullnet i fortë politik, nga qeveria dhe shoqëria civile. Qeveria ka bërë hapa për reformën në administratën publike, luftën kundër krimit e korrrupsionit, dhe respektimi i minoriteteve kanë bërë hapa konkrete.

Qyetarët shqiptarë duhet të ndiejnë ndryshimin në shëndetësi apo fusha të tjera, është inkurajuese të shikosh reformat që kanë nisur. Në fund do doja të thoja se përgëzoj Shqipërinë sepse përpiqet të krijojë stabilitet në rajon dhe marrëdhenie të mira. Vizita e kryeministrit Rama në Beograd dhe takimi Vuçiç kanë qënë të rëndësishme”./ Ora News

9 komente në “PE: Politikanët në Shqipëri të shmangin krizën e mëtejshme”

  1. qytetari says:

    Hik surrat bythe ,e gjej noj gjo tjeter me bo gojen ,
    si su ngop ky mer me shqiptaret !

  2. FBI says:

    Mund te anetarsohemi pa problem ne Kartelet e Droges Mexikane, duke qene se kemi dhe Pablo Ecobarin-Ilir Meten dhe Griselda Blankon-Monika Kryemadhin!!!!

    1. krenari says:

      qeveria e ka ftuar publikisht opoziten per te bashkepunuar per reformat e medha te ketij vendi, por opozita ka zgjedhur rrugen e destabilitetit, te percarit te baltosjes, sepse nuk i intereson qe kjo qeveri te kete sukses dhe ky vend te ece perpara, se i intereson me shume te mashtroje ne cdo zgjedhje shqiptaret.

      1. romela says:

        t’i besh thirrje sa te duash lulzimit, mendja e tij eshte e stakuar dhe ben ate qe budallalliku i tij i thote, se logjike e arsye s’ka ai qe te arsyetoje. atij mendja vetem si te mashtroje qe te vije ne pushtet, qe te perfitoje nga pushteti, te shperdoroje detyren per pasurimin personal.

  3. Dean says:

    “Te Dashur vllezer” Europian;Krizat ne Shqiperi nuk mund te shmangen pasi jane Kriza Artificial te “dizenjuara” per te shkaktuar probleme.Po qe se keni ndo1 ide tjeter Jeni te mirpritur,por “Krizat” jane ketu per te qendruar per 1 kohe te gjate dhe keshtu i’a nxijme jeten vetes dhe njeni-tjetrit.Prandaj edhe jemi Shqiptare.

  4. erti says:

    ne kemi mbeshtetjen e te gjithe nderkombetareve. dhe jemi te sigurt drejt luftimit te krimit

  5. Angela says:

    nuk e din fleckenstejn se ne shqiperi nuk funksionon asgje se rama nuk duhet te flas cdo dit per te hyr ne europ se shqiptarve nuk u intereson fjala europ po presin tu plotsohen kushtet e jeteses si europa…

  6. Smock says:

    Saga BE, per Shqiperine eshte nji manover shmangese nga perqendrimi shtetit Shqiptare ,ne zhvillimin dhe perparimin e vendit , eshte nji tymse hedhur nga mashtrusat -mafiozet qe ngrohin bolet e tyre ,me politikanet plehra shqiptare ,eshte vjedhje e pasurive shqiptare nga lobistat e brukselit , eshte mashtrimi me i paskrupullt futur ne boothen e politikes shqipcare ,eshte shkaterrimi shqiperise ,qe me sa duket ,politika shqiptare e pranon me kenaqsi .Fuck Idiote,fuck politik, fuck be.Ti kukullani be-se , shko e futu andej nga ke dal .

  7. xhambaz kazaz kacarrumi says:

    jo more!
    po esht demokraci!
    dhe ne demokraci ka mendim tjeter,qendrim tjeter,protesta,debate..apo jo o europe!
    apo doni ju te kthehemi ne koh te dull hoxhes pa debat pa opozit pa protest kundra shtetit
    ju prandaj e shanit komunizmin sepse nuk lejonte opoziten
    tash pijani longun opozites!!!
    dhe opozitarve!!!
    hajt ta gzofshi demokracin!!!!
    e keni peshqesh bash me Greqin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje