Unioni i Gazetarëve ka reaguar për incidentin mes deputetit Erion Braçe dhe gazetarit Klodian Tomori.
Sipas Unionit, sjellja e Braçes ndaj gazetarit është arrogante dhe fyese.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj sjelljes nervoze dhe fyese të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, deputetit Erion Braçe ndaj gazetarit të Ekonomisë, Klodian Tomori.
Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ekonomisë, kolegu Tomorri u përball me një reagim nervoz dhe arrogant të deputetit drejtues të Komisionit, duke i kërkuar atij të respektojë orarin e fillimit dhe mbarimit të mbledhjes dhe duke e konsideruar lëvizjen e tij në vendin e gazetarëve në sallë si sorollatje. Drejtuesi i Komisionit shkoi edhe më tej, duke e larguar gazetarin nga salla ku zhvillohej mbledhja, gjë që bie ndesh me të drejtën e gazetarit për të ndjekur dhe pasqyruar çdo veprimtari të komisioneve parlamentare.
Pretendimi i parlamentarit se në sallën e mbledhjes së Komisionit gazetarët duhet të hyjnë në orar dhe të dalin në orare të caktuara, duket i paarsye dhe nuk përfshihet në asnjë rregullore të shkruar. Madje një pretendim i tillë, bie ndesh me logjikën se si funksionon gazetaria e raportimit në mediat audiovizive. Reagimi dhe sidomos komenti publik i përcjellë nga deputeti Braçe dëshmojnë dukshëm nervozizëm dhe arrogancë, si dhe cënim të etikës së komunikimit me gazetarët dhe publikun.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh mbështetjen për kolegun Tomori si dhe i bashkohet kritikës së tij se në Komisionin e Ekonomisë që drejton aktualisht deputeti Braçe, aplikohen standarte të dyfishta për gazetarët dhe mediat,” thuhet në deklaratë.
Erjon Brace eshte kthyer ne nje rrugac ordiner, dhe force e ka marre qe kur u be deputet i Ps me ndihmen e bandave te Lsi…
“Respekt” per komentin tat por,pash Zotin,c’a ke dash me thene ne pjesen e dyte te fjalise(…dhe force e ka marre….),se ma hoqe trunin fare?!
Ne fakt gazetari rri sa te doje ne mbledhje dhe iken kur e sheh ai te arsyeshme. Ai nuk eshte nepunes i Braçes dhe nuk merr urdhera nga ky i fundit. Ne rastin konkret Braçe ka te drejte ta zhvilloje mbledhjen me dyer te hapura ose te mbyllura, por nuk mund te detyroje asnje gazetar te qendroje deri ne fund te mbledhjes. Madje gazetari po te doje i merr nje deklarate nje anetari te mbledhjes qe para fillimit te saj dhe çan e iken. Dhe nuk ka nevoje te degjoje llogjet e Braçes. Ketu ky i fundit e ka shkelur me te dyja kembet. Duket se nuk e njeh fare punen, rolin dhe misionin e gazetarit. Neqoftese ka pak mend duhet te kerkoje te falur per fodullekun dhe injorancen e tij.
unioni i gazetk..rve.
PSE BENI LLAPA LLAPA. NQS BRACE VJEN VONE NE NDONJE EMISION TE TOPIT KU ESHTE FTUAR NXIRRENI JASHTE DHE VERINI MUNGESE PA ARSYE.
Meqe dole ne shteg, ti mendon se politikanet mund te shkojne gjysem ore me vonese ne nje studio TV? Keta gazetaret e frustruar 400 mije lekesh, frustrimin e te qenit te trajtuar si mut nga shefat e tyre e nxjerrin duke shkelur kodin rrugor ne emer te gazetarise apo duke shkuar me vonese ne rastin konkret. Keta jane gazetaruce.
gazetaret e leshit,1/2 analfabet e shesin pordhe … mire ja ka bere
Unioni i Gazetarise pacavure te Shqiperise.
Shqiperia eshte jo-profesionale por nuk ka gje me te paafte se gazetaret.
Jane bere gjobaxhinj dhe fodulle
Po te jete e vertet ajo qe thote Braçe,qe gazetari ka shkuar pasi kish filluar aktiviteti me vonese ,mendoj se mire ja ka bere
Nuk e dija qe ka gazetare ne Shqiperi, e di qe ka disa kalemxhij qe shkruajne çfare u thote pronari i medias perkatese
Nuk kam pare deri tani ndonje gazetar qe te shkruaje mbi realitetin me objektivitet
Po pagove mund te te shkruajne ndonje shkrim qe ty te intereson, por pa prekur politiken qe i ka caktuar pronari
Pra dhe keta antare te trustit te lulelakres jane
PSE CFARE ESHTE GAZETARI I ZGJEDHUR ME VOTEN E POPULLIT??????GAZETARI NUK MUND TE SILLET SI ROBERT CIMCAKI NE MBLEDHJEN E DEPUTETEVE TE KUVENDIT POPULLOR…NE BOTE PER TE HARITUR TEK LAJMI RREZIKOJNE JETEN…QEPEN PEMEVE E SHTYLLAVE PER PAK LAJM… NDERSA GAZETARI TOMORI BENTE SELFI GJATE ZHVILLIMIT TE MBLEDHJES DHE SHQETESONTE KOMISIONIN… MEGJITHESE AI NUK KA FAJ KJO ESHTE EDUKATA E GJENERATES SE RE E EDUKUAR NE UNIVERSITETET PIRAMIDE…
Shume mire ja ka bere Brace
Jan bo gazetaret sikur me qene kushedi cfare.
O ” UNIONI” I PALLAVRAVE, PA DASHUR TE MBROJ ASKEND NGA POLITIKANET, PO JU VERTET NUK KUPTONI SE JENI NJE TUFE CAKENJESH QE LEPINI PLEHERAT QE POLITIKA JU JEP PER 23 VITE, DHE JENI NJESOJ PERGJEGJES PER MJERIMIN KU JANE ZHYTUR POPULLI. PO EDHE PLEHERAT PO MBAROJNE DHE SHPEJT DO FILLONI TE HANI NJERI TJETRIN, DHE ASKUJT NUK DO TI VIJE KEQ PER JU.