Zhurma e një “incidenti” dhe një mesazh i Erjon Braçes

30 Prill 2015, 10:00Politika TEMA

Ka shkaktuar shumë polemika një “incident” i ndodhur dje në Komisionin e Ekonomisë.

Gazetari Klodian Tomori akuzoi Erjon Braçen se e kishte përzënë nga mbledhja.

Braçe nga ana tjetër thotë se Tomori s’ka qenë fare në mbledhje dhe ka shkuar 30 minuta pasi ajo kishte filluar.

Vetë Tomori e ka fshirë statusin ku akuzonte deputetin socialist.

Për këtë rast reagoi edhe Unioni i Gazetarëve, që e akuzoi Braçen për fyerje dhe arrogancë.

Edhe bashkëpronarja e shqiptare.com, Alba Malltezi, në një shkrim te gazeta e saj e ka akuzuar Braçen për arrogancë dhe se tani u jep përparësi dhe bashkëpunon me TV-të që punojnë për Sali Berishën.

Braçe iu është përgjigjur të gjithëve, duke thënë se e gjithë kjo është shpifje.

Braçe ka një mesazh dhe thotë se do jetë në luftë me të gjithë, edhe me ata që i pëlqejnë Alba Malltezit.

Në luftë kam qenë, luftë do vijoj të bëj për të vërtetën dhe bindjet e mia.

Nuk ndryshoj, nuk bëj dot më sikur, as për politikë e as për përfitime të miat.

Edhe nje here per shpifjet e djeshme!!

Se pari,

Nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhe qe une, ne cilesine e drejtuesit te nje komisioni parlamentar, te nxjerre nga salla e punes se tij ndonje gazetar, ta ndikoj apo deformoj ne punen e tij;

Se dyti,

Insistoj, deklarata e Unionit te Gazetareve eshte nje shpifje e ulet, tipari themelor i nje gazetarie te keqe; gazetari viktime e “sulmit” tim “nervoz dhe arrogant” ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise, nuk ka qene dje fare ne mbledhjen e ketij komisioni dhe as qe ka patur ndonje kontakt me mua ne ambjente qofte dhe te tjera te Kryesise se Kuvendit;

Se treti,

Edhe pas shpifjeve te tilla, nuk do ndryshoj asgje ne punen e Komisionit te Ekonomise;

mbledhjet nisin ne oren 10.00 per te gjithe, duke krijuar mundesine me te mire per ti ndjekur ato lirisht, per gjithkend qe ka deshire ti ndjeke; por puna ime eshte te shqyrtoj, debatoj dhe miratoj ose refuzoj ligje, kaq. Pjesa tjeter eshte etike qe vlen ne cdo Parlament te Botes.

Ne ane tjeter, dua të falenderoj pa masë Albën dhe gazetën shqiptarja.com.

Ju habiteni, por e kam nje arsye;

Nganjehere duhet te genjesh per te mbrojtur lirine e shprehjes!!

E gjitha qe keni bashkengjitur eshte nje genjeshter por me nje qellim fisnik: mbrojtjen e lirise se shprehjes.

Ndaj une e falenderoj.

Por nje gje ama dua ta them per Alben dhe gjithkend tjeter:

Nuk kam ndryshuar Albë, jo. Asfare. Unë nuk bëj dot më sikur.

Juve mund t’u pëlqejnë këta, por unë se bëj dot për një arsye.

Kur me thua (muaj me pare) se ne kete vend jeni ju te vetmit qe thoni te verteten, nderkohe qe politikanet (adresuar mua publikisht) se kane bere kurre kete, natyrisht qe nuk do me shohesh ne ekranin qe ti drejton.

Une nuk bej dot me sikur-insistoj. Nuk vi ne ekranin tend qe te them te paverteta! E thjeshte! E gjithe hapesira eshte e juaja per te thene te vertetat tuaja, sic kjo bashkelidhur.

Sic e sheh, une vijoj te mos e kerkoj median; nuk e kam bere as me heret.

Nuk di ckujton ti, por vijoj te kujtoj me dashuri se si gjerat e mia (hetime, fakte, dokumenta) kalonin me pare nga ju dhe media te tjera, perfshire dhe kete te “sulmuarin” prej meje, para se une ti artikuloja publikisht!!

E fundit;

Une ne biznes me Irfanin dhe Lulin?

Ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha ha!!!

Ne lufte kam qene, luften per te verteten do vijoj te bej”, shkruan deputeti socialist./b.l

26 komente në “Zhurma e një “incidenti” dhe një mesazh i Erjon Braçes”

  1. xhaja says:

    Respekt i madhi ERION BRAÇE.

    1. sara says:

      brace flori i vogel me vlere te madhe

    2. Gozhda says:

      Vetem per kete te mos flase njeri. Eshte politikani me korrekt, kryen me perpikmerine me te madhe punen e tij. Eshte kritik aty ku eshte per te qene. Shkurt realist.

  2. L says:

    E ka nga reaksioni i droges

  3. Gerti says:

    Ky eshte rob i cuditshem, ben lufte me mullinjte e eres. Nuk i them dot as mire as keq, eshte thjesht njeri i vogel qe merret me cicmice.

  4. Eli says:

    Erjoni teper I sakte dhe I drejte,nje nga deputetet me te pergatitur dhe me te pergjegjshem qe PS-ja ka.

  5. Korabi says:

    Bravo Braçe! Vazhdo keshtu.

  6. Titi says:

    Mediat te gjitha te shitura, nuk ke cfare te lexosh dhe te degjosh.

  7. ILIRET says:

    Bravo Erjon. Thyeja koken ketyre gazetaruceve qe mbijetojne nga pastrimi i parave qe bejne boset e medjave ku ata punojne. Dhe ne vend qe te mblidhen e te kerkojne dinjitet tek pronaret e tyre, te cilet nuk jua paguajne sigurimet shoqerore, debatojne kot me Erjonin.
    -Cfare e dini veten se jeni o gazetare? Perse mendoni se ligjet dhe etika, jane per te tjeret vetem per ju, jo?

  8. Bertoja Shkodër says:

    E mor Braçe sikur të kishte vendi ynë më shumë politikanë si ti,do të ecnin më mirë punët.
    Respekte Braçe

  9. aldo says:

    16 vjet Sali Berisha e 26 Erjon Brace. Hiqeni more llafazan nga lajmet se sa hapim gazetat vetem ky e Taulant Palla dalin. Na u bene si burri nenes.

  10. SPECIALISTI 8 says:

    ERJONI DJAL I VOGEL POR PUNEN E BENE TE MADHE.KUSHE E KA NJOHUR NE KETO VITE E KA DEGJUAR DHE E KA PARE CFARE KA THENE,E CFARE KA BERE.JO ME KOTE DOKTORI I ESHTE SJELLE SJELL ESJELL VERDALL DHE NE FUND KA EQUR DORE PER TA BERE PER VETE DHE ME NDONJE CENE, NE BJOGRAFI .PRANDAJ I THEME MBESES MOS U MERRE ME TE. DUHET TI KESH TE MEDHAJA corapet SE TE VRITEN KEMBET DHE NE ASFALTIN E TIRANES.

  11. emigranti says:

    Erion je flori jo i vogel …Ti ke nj cilesi shume te vyer nuk je egoist . KADARE ky pesonalitet i madh ka thene se burrat si ti ne kuptimin trupor kurre nuk jane egoist.Shembull kuptimplote eshta shemtira SALI . Por ti Erion je ne nje vend ku te gjithe genjejne , e paverteta shitet si e sakte ku te gjithe thone jo cfar eshte e sakte dhe ku e verteta ne kete vend rrumpalle e ka humbur veretetesine dhe qytetarine e ka fituar genjeshtra e cila tani edhe vete e beson se eshte e verete. Erion floriri puno drejte sic punon se shpresoj se do te vij nje brez shume shpejte qe te punojne per Shqiperine. Kur kam punuar ne vitet e para pas shembjes se komunizmit shume shoke e koleg me pyesnin sa para ke bere ? Te them te drejten nuk e kuptoja se si mendja e shume njerezve ishte para para……kur dihej rroga se sa ishte.Ky mentalitet sa para nuk eshte me mentalitet por eshte bere semundje ne Shqiperi ku dhe femijet mendojne para para . Sa turp dhe sa keq se si jane percudnuar njerezit ary …Dhe kete semundje e ka fut Sali qeni qe nuk ka lene metode pa perdorur per te shkateerruar qellimisht vendin e shqiponjave sepse keshtu deshirojne sebet. Ku je ENVER HOXHA. Ti Erion vazhdo te punosh ndershmerisht se vetem kjo ka te ardhme.

  12. racionali says:

    Madhesine e njeriut nuk e percakton trupi,por mendja–ideali–karakteri–e verteta. Bravo Erion

  13. mëno says:

    Kur genjejne ose shpifin gazetaret eshte e dhimbeshme per nje vend, sepse ata deformojne realitetin. Kur ne shpifje perfshihet edhe Unioni i gazetareve tregon se ne Shqiperi gazetaria eshte duke shkuar ne “morge”. Mungesa e etikes dhe kultures se disa gazetareve i bene ata te paraqiten si tagramledhesit e kohes se Zogut. Megjithate une mendoj se misioni i gazetarit eshte i shenjte, prandaj ata qe zgjedhin kete profesion eshte mire qe te punojne per ta merituar.

  14. GAMORI says:

    MALLTEZI NJE MBIEMER I MALLKUAR DHE TRADHETAR E HAJDUT NE SHQIPERI QE EKEMI HUAZUAR NGA MBETJET E KOSOVES

    1. tomorri says:

      po cfare lidhje ka me mbetjet e Kosoves … te lutem, mos bej sikur Shqiperia ka qene e kulluar, parajsa e njerezve perfekte, dhe erdhen nga Kosova dhe na prishen, o GAMOR

      Sa per Erjonin, bravo, edhe nese e ka nxjerre shume mire ka bere. Gazetari ka ardhur 30 minuta me vonese. Si do mesojme ne ndryshe ndonjehere qe orari duhet respektuar.

  15. eno says:

    Erioni-n mund ta kritikosh per shume gjera. Si deputet i vjeter per nr e mandateve ne parlament ai ka pjesen e tij ne kete qe po ndodh me ne. Por ne rastin ne fjale ka shume te drejte. Askush nuk ka te drejte te sillet si te doje ne zyrat e parlamentit, perfshi dhe gazetarin ne fjale. Fakti qe ai ka fshire statusin, flet vete. Nderkohe unioni qe paska protestuar eshte nje institucion fantazem qe asnje here nuk e ka ngritur zerin per problemet e verteta te gazetareve ne vend. Ai drejtohet nga nje njeri i vogel qe pretendon te jete gazetar por nuk eshte me shume se vegel e politikaneve dhe biznemeneve qe fillimisht nuk paguajne gazetaret per punen e tyre, por e kane me te lehte te kene vegla si drejtuesi i ketij unioni vetem ne leter se realisht nuk ekziston.

  16. sara says:

    Je i MADHERISHEM.
    Ah sikur te kishte PS te pakten nja 5 si ty.
    Nuk duheshin me te tjere qe vijne vetem per tu kollarisur ose per te bere libra gjate kohes qe jane deputet pa derdhur asnje kontribut te tyrin ne pune .
    E ndersa per ty eshte pak te thuash qe je eksponenti me i forte ne PS per kategorine tjeter ja vlen te thuash: “ku ishe ti bej efendi ( Ben Blushi) kur une luftoja per shqiperi.

  17. Muli says:

    O Arrjon te blen dhe ty o kone e vogel! E mesove dhe ti si vidhet o Pinxho kapella!

  18. altin15 says:

    Erjon
    jepi ” dru “,se ashtu e duan
    ndryshe nuk marrin vesh
    PAC DORE TE LEHTE

  19. Elona says:

    Ajo qe çudit me shume eshte, pse Unioni i Gazetareve ragoi menjehere per nje gazetar, qe mbase dhe nuk i ka respektuar aq sa duhet rregullat e parlamentit, dhe nuk i erdhi keq (Unionit) per gazetarin e nderuar Sokol Balla, kur ra viktime e nje kurthi dhe televizioni ku punonte preferoi me mire ta pezullonte se sa t’i dilte ne mbrojtje.
    Sa per Braçen, ate mezi e kemi; eshte deputeti me dinjitoz i parlamentit, me punetori, me i ndershmi, me kurajozi.

  20. A says:

    ERION BRACE, periudhat e fundit kohore ke qene i sakte dhe i qarte. Je ne pozicione pozitive dhe jo si disa deputet te Kuvendit te Shqiperise qe i bejne fresk vetem drejtuesve de fakto te partive, si PD-se dhe PS-se.
    Them qe je duke punuar mire ne zonen tende zgjedhore.
    Pamvaresisht se Shqiperia dhe populli shqiptar jane ne krize politike, ekonomike dhe sociale. Ai qe nuk eshte ne terezi eshte EDI RAMA, te cilit i dhame NJEMIJELION VOTA. Po ben shume brockulla dhe shume zhurme, shume zhurme, duke lene te livallisin te korruptuarit dhe mafiozet per te cilet pat thene se do te beje “namin”. Premtime te pambajtura sa te duash me tonelate. Jo se PD-ja e SALI BERISHES dhe LULEZIM BASHES eshte ndonje fare partie qe e kane mbuluar derdimenet, maskarenjte, hajdutet, etj.

  21. GAMORI says:

    ZOTI BRACE , TI JE NJE POLITIKAN I VERTETE TE TJERET JANE LEPIRSABYTHE DHE ZGJEBJA e Shqiperise !

    VAZHDO SI TE KA EDUKUAR NENA JOTE , pasi TE GJITHE POLITIKANET TREGOJNE SE KUSH KA QENE NENA E TYRE SI NJERI !

  22. Billy says:

    Lere cfare thote Unioni i Gazetareve. Shihni cfare po thote Unioni i Popullit. Ky i jep te drejte Z.Brace dhe e injoron unionin injorant te gazetareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje