Dorëhiqet kreu i FRD për Shkodrën, kundër koalicionit me PS

30 Prill 2015, 10:56Politika TEMA

Koalicioni mes Frymës së Re Demokratike dhe Partisë Socialiste duket se nuk është pranuar në bazën e partisë së drejtuar nga ish-Presidenti Bamir Topi.

Kryetari i degës së Partisë Fryma e Re Demokratike në Shkodër, Zef Kolombi, ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mban si dhe ka vendosur të largohet nga kjo forcë politike.

Në një deklaratë për mediat ai ka sqaruar se është koalicioni që kjo forcë politike bëri më Partinë Socialiste që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim si dhe angazhimet e tij personale.

Kolombi ishte një ndër figurat më të njohura të kësaj force politike në qytetin e Shkodrës. /gj.k/

3 komente në “Dorëhiqet kreu i FRD për Shkodrën, kundër koalicionit me PS”

  1. Gozhda says:

    Le te kaloje te PD se atje behet opozite.

  2. Tarras Zhapkoqi says:

    Bravo, Kolomb, je person i pakorruptueshem, i padevijueshem!

  3. sherifi says:

    Ky e ka kuptuar gabimin qe eshte shkeputur nga Partia demokratike dhe gjeti sebep per tu futur perseri ne PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje