Operacioni për kontrollin e cilësisë së naftës/ Rama: Ndëshkim shkelësve, nuk do të ndalemi

30 Prill 2015, 11:22Politika TEMA

Qeveria do të ndërmarrë një operacion për kontrollin e cilësisë së hidrokarbureve që tregtohen në vend.

Paralajmërimi u bë nga Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat, ku theksoi se  do të ketë kontroll rigoroz të cilësisë së naftës, që të jetë pikë për pikë ajo që shkruhet në letër.

Sipas tij, kontrolli do të bëhet për shitjen me shumicë dhe pakicë të naftës,  duke paralajmëruar se do të ketë ndëshkim për shkelësit.

Kryeministri theksoi se toleranca ndaj atyre që shesin naftë me cilësi të ulët do të jetë zero.

“Operacionet tona nuk do të ndalen, sepse beteja me grabitësit e pasurisë së qytetarëve nuk do të ndalet”, tha Rama, duke krahasuar këtë operacion të ngjashëm me operacionin e prishjes së ndërtimeve pa leje.

Sipas tij, ky operacion  do të bëhet duke ndjekur procedura të mirëpërcaktuara nga të gjitha insitucionet dhe që janë të përshkruara në detaje.

“Ky operacion është në funksion të mos-mashtrimit të atyre që konsumojnë naftën për nevojat e tyre vetjake. Ky operacion do të shkojë edhe më tutje duke kontrolluar edhe meodat e përdorimit të produkteve dhe impanteve të naftës.

Edhe ato do t’i nënshtrohen një kontrolli rigoroz që është pikë për pikë ajo që thuhet në vendimet e deri-sotme të qeverisë shqiptare”, theksoi Rama.

Më pas, vijoi Rama, “kontroll do të ketë edhe për eksportet dhe sigurisht një aspekt i rëndësishëm do të jetë kontrolli për shoqëritë e prodhimit të naftës bruto, të cilat duhet ta marrin shumë qartë sot mesazhin se tolerance do të jetë zero”.

Ai shtoi se “është përcaktuar edhe mënyra sesi do të jetë në kohë reale informacioni, si do të bëhet raportimi në kohë reale dhe si në instancë të fundit, pikat e kontaktit që koordinojnë këtë operacion në çdo institucion, do të jenë nën drejtimin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjisë”.

“Ky operacion vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë tone, ku kthesa që ka nisur duhet të vazhdojë doemos dhe ky sektor ka një barrë të rëndësishme. Ky operacion vjen me të njëjtën metodologji si operacioni i ndalimit të uzurpimit të territorit nga ndërtimet e paligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky operacion bazohet në të gjithë analizën e bërë dhe në një projekt shumë të qartë që nuk do të ndalet, siç nuk kanë ndalur as operacionet e mëparshme.

“Nuk do të ndalet, pasi beteja me grabitësit e pasurisë tonë kombëtare dhe mashtruesit, që u shesin shqiptarëve naftë të cilësisë së dobët, duke u dëmtuar makinat, është betejë jetike për cilësinë e jetës dhe për mjedisin”.

E gjithë industria ta marrë këtë mesazh qartë, prerë dhe pa ekuivok. E gjithë industria ta kuptojë që e mbështesim këdo që bën sipërmarrje të drejtë dhe të bazur mbi ligj, por ne nuk do të pajtohemi me asnjë sipërmarrje që shkel ligjin. Historitë që u kanë ndodhur deri sot qytetarëve me shaktërrimin e automjeteve, por dhe qytetarëve në zonat, ku kjo industri ka bërë dëme të konsiderueshme duhet të marrë fund. Do t’i japim secilit hakën që i takon”, tha Rama./gj.k/

30 komente në “Operacioni për kontrollin e cilësisë së naftës/ Rama: Ndëshkim shkelësve, nuk do të ndalemi”

  1. nesti says:

    pune reale ,qeveri qe po punon.kjo i duhet qytetarve

    1. doka says:

      bravo km.nga ajo qe trasheguam 8 vjet me para ishte nafta dhe cdo gje ne duart e te pakteve,dhe cdo gje behej monopol.mesa duket dnryshimit po vijne avash avash

      1. mali says:

        te ndiqet e njejta forme sic u ndoq ede me energjine elektrike shqiptaret nuk mund te mashtrohen me nga kto abuzues qe kane fryre xhepat e tyre nga evazionet fiskale!

        1. kasandra says:

          kshu eshte kur u eshte lene dore e lire ktyre qe shesin karburante edhe perfundimi cili eshte vjedhje ne drejtim te konsumatorve edhe shtetit! kjo gje duhet te marre fund sa me pare!

          1. lorena says:

            tolerance zero edhe ndaj mashtruesve me karburantin, njesoj si me krimin e organizuar, drogen, energjine elektrike, vetem keshtu do te ndertojme nje shtet ligjor, nuk do te mashtrohen me qytetaret, do te kete efektivitet ne mbledhjen e te ardhurave ne buxhet dhe do te kemi nje mireqeverisje per te miren publike.

            1. winxi says:

              mire per qytetaret, por per bizneset te cilat s’punojne dot pa karburant, eshte nje kosto shume e madhe duke rritur kostot pastaj ne kurriz te qytetareve, dhe kjo nderhyrje eshte mese e nevojshme, njesoj si reforma ne energjine elektrike.

          2. sui says:

            Nese edhe kete reforme te rendesishme do ta perfundosh, dhe ne e dime, ju e keni provuar qe premtimet i mbani, i coni deri ne fund angazhimet, do te mbetesh ne histori qe kryeministri qe ndertoi shtet. Kurajo, Shqiperia ka nevoje per ty Edi.

            1. arjoni says:

              Do te jete nje rruge e veshtire kjo me monopolet e naftes, qe kane bere c’u ka dashur qejfi me cmimet, duke renduar ne xhepat e familjeve te ketij vendi, por me ne fund do t’i vije fundi edhe ketyre mashtruesve. Nuk duhet te ndaleni, pavaresisht se do dalin keta te “kercenuarit” nga kjo reforme, t’ju sulmojne, t’ju perbaltin, reforma s’duhet te ndalet.

          3. bani says:

            cilesia e naftes ne shqiperi gjithmo ka qen e dobet sepse kurre nuk pasur kontroll ne cilesin e saj. per shume kohe eshte folur shume po asnje here nuk eshte nisur te behet asnje kontroll. per shume kohe flisnin per projekte per cilsi d1 d2 d3 nje zot e di se si. karbuaranti eshte po ashtu nje plage si energjia edhe si ndertimet paleje edhe per dicka me vjen mire qe kjo qeeveri po merr persiper dicka. jemi te vetedijshme se ne krahasim me ate djeshmen kjo qeveri dicka nje aksion qe ka nis nuk e ka len ne dosjet e ministrive po e ka vene ne zbatim edhe per kte jam knaqur qe edhe ktij problemi do i vi fundi.

    2. kesi says:

      ajo qe duhej bere eshte kjo sepse realisht nga ajo qe trasheguam, kemi cilesin me te ulet te naftes.gjera reale

      1. lili says:

        bravo zoti kryeminister keto reforma na duhen sepse kjo nafta gjithmone ka qene ceshtje nxehte ne shqiperi.NE 8 vite qe lame pase ishte vendi i fundit ne rajon per cmimin e naftes.

        1. roni says:

          Bravo keshtu e meritojne te ndeshkohen te gjithe ata qe abuzojne me cilesine dhe cmimin e karburanteve.

          1. dori says:

            e meritojne ndeshkimin pasi per shume vjet kane mashtruar qytetaret sic u ka dashur qefi duke qene se ka munguar kontrrolli shteteror kane shperdoruar e kane spekuluar me cmimin e naftes me menyre te pakontrrolluar

    3. klodi says:

      kjo beteje duket sikur sapo ka filluar ,jemi krenar per ramen dhe per operacionet qe ai ndermmer,premtime te mbajtura,dhe jo premtime koti elektorale si ne kohen e shkuar te pd.

      1. Elma says:

        Ai treg ka nevoje per shume nderhyrje sepse jo vetem cilesia por dhe cmimi ka bere qe ky treg te shtremberohet teresisht, dhe te mos jete ne nje linje me tregjet boterore por gjithmone ne favor te grosisteve.

    4. kevi says:

      batakcinjte dhe matrapazet gjithmone kane bere ckane dashur me naften ne ket vend,shyqyr qe po i vjen fundi dhe ketyre mashtruesve te naftes qe kinshin kthyer gjithcka ne monopol ne kohen e qeverisjes se sales.

    5. doda says:

      bravo km horrat e mashtrimit mbi popullin duhet te marrin vesh qe shteti po funksionon.

  2. nesti says:

    pune reale ,qeveri qe po punon.kjo i duhet qytetarve te shqiperise.

  3. erti says:

    me ne fund nje veprim i mire nga qeveria. duhet nje kontrolli forte per cilesin e karburantit. se pikat e karburanteve po na e shesin sapunin per djathe!

    1. gurabardhi says:

      ti jepet fund abuzimit ne pikat e karburanteve. te merrt shembull nga vendet e rajonit!

  4. anonim says:

    Te behet kontroll rigoroz ne pikat me shumice e pakice. Abuzimet ne pikat me pakice jane te shumta, ne kete aspekt konsumateret jane te pambrojtur.

    1. Andos says:

      Nisme e mire! Kontrolle ne cdo pike. Ti jepet fund abuzimit. Ato qe e pesojne jane pikerisht konsumatoret.

  5. anisa says:

    per mendimin tim qeveria Rama eshte qeveria me e sukseshme e gjithe ketyre viteve..bravo

  6. lendi says:

    nafta gjothmone ka qene problem kemi shpresa qe dhe kjo ceshte do zgjidhet si te tjerat bravo km.

  7. milano says:

    nje kontrolle per cilesine e karburantit eshte shume e nevojshme! ka me shume se 10 vjet qe u leshohet nje dore e lire duke e vjedhur edhe duke i shit shqiptarve uje ne vend te karburantit!

  8. Emirjon says:

    ndeshkim atyre qe vjedhin xhepat tona!!!!

  9. Z/Kallami says:

    Kjo asht sipermarrja ma direkte qe organizon shteti ne mbeshtetje te konsumatorit i cili ne kete rast nuk asht pak po i konsiderushem ne numer sa mos me thane i gjithe populli.Kjo do ti krijoj nji lidhje bindje konsumatorit qe shteti po vepron drejt.Sepse cdo konsumator nuk don te hedhin lekat rruges por ti sherbej vetvetes qe duke qene cilesi e rregullt karburanti,konsumatori ruan dhe automjetin.Ketu nuk besoj qe PD e shamates,e intrigave dhe ngatrresave pa fund dhe pa bosht ndershmerie por gjithnji ne shpifje nuk besoj se do haj fasule dhe mish dhije sepse jo vetem asht e qelbur ne keto veprime shpifarake e nderhurje vend e pa vend.Po ka qelbur te gjithi vendin dhe duhma ka marre nderkombetaret me stili-programin e neveritshem qe ushtron.

  10. Hasani says:

    Hahah bravo sikur po bo pune ekstra dhe per bamiresi ,jo ate qe paguhet per te bere ..njisoj si ato te meparshmit propaganda gjithcka puna dicka ose asgja ..;bravo ,bravo hani bar popull leshi (e ju te administrates qe shruani punoni nga pak se e ..;)

  11. leka says:

    ZRama, nuk ke pse lajmeron bisneset se do te fillosh aksionin, per te vene ne kotroll tregun e hidrokarbureve. Kjo shprehje eshte thjesht demagogji, sepse ajo ministri qe ti ke emeruar nje te pa afte ne krye, bashke me agjensite shteterore te kontrollit e kishin detyre shteterore , per te kontrolluar ligjishmerine e ketij sektori, qe ka kohe qe si monopol qe eshte ka bere ci ka dash qefi, si me cilesine ashtu dhe me detyrimet prej miliarda qe duhet te paguante shtetit. Ke shume rilindas dhe pak socialiste ne administrate n prandaj punet shkojne persembrapthi. Gjeji punes njeriun dhe jo njeriut punen. Me kete administrate, qe kane emeruar miqte e tu nuk behen punet si duhet, ku ne te gjithe Europen administata zbaton ligjin dhe nuk kontrollon me aksione dhe thirrje te kryeministrit , prandaj ndrysho stilin e punes dhe fillo ti cosh ne filter administraten e miqve , ku dallon ministria Harito qe mashtroi shume intelektual, per konkurse ne administrate dhe ato nuk ndodhen kurre. Po vazhdove keshtu i pafsh hajrin krenaristeve dhe kanabisteve

  12. ILIRIA says:

    MIRE DO TE BEHET PO TE KETE KONTROLL PER CILESINE POR DUHET EDHE TE ULEN TAKSAT SEPSE PERSERI TE GJITHA DO TI HAJE NE FUND POPULLI OSE AI QE BLEN I FUNDIT PRANDAJ DUHET TE ULET EDHE TVSH QE TE BEHET EDHE FORMALIZIMI I EKONOMISE NE TE GJITHA ASPEKTET E JETES. PO NUK U MOREN MASA PER TE ULUR TAKSAT DHE TATIMET NUK KA PER TU REGULLUAR SITUATA EKONOMIKE E SHQIPTAREVE DHE DO TE VAZHDOJNE TE IKIN NGA SYTE KEMBET DUKE U MBYLLUR TE GJITHA BISNESET E VOGLA SEPSE NUK NXJERIN DOT MINIMUMIN E JETESES PALE PASTAJ QE TE RISIN TE PUNESUARIT DHE FITIMET QE AS QE BEHET FJALE. FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje