Kuvend, diskutohet Kodi i Ri i Procedurës Administrative/Naco: I shërben një administrate të pavarur

30 Prill 2015, 11:56Politika TEMA

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço deklaroi në Kuvend se Kodi i ri i Procedurave Administrative i shërben ndërtimit të një administrate të pavarur dhe të aftë.

Naco tha se Kodi përmirëson cilësinë e shërbimeve publike dhe e rikthen nëpunësin e administratës në shërbim të qytetarit.

Qëllimi kryesor i Kodit të ri të Procedurave Administrative është që nga njëra anë t’i sigurojë administratës publike kapacitetin ligjor për të zgjidhur paqartësitë dhe konfliktet lidhur me situatat ligjore në mënyrë sa më  efektive, nga ana tjetër synon t’i sigurojë qytetarit mjetet e nevojshme për të mbrojtur dhe kërkuar të drejtat e tij.

Kjo nismë ligjore, e hartuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me misionin SIGMA dhe me asistencën teknike të BE-së, përfshin njësërë risish.

Kështu Kodi i ri parashikon disa forma dhe koncepte të reja të veprimtarisë administrative, që synojnë modernizimin e saj dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë ndaj individëve.

Po ashtu, ai adreson dhe rreziqet për qytetarët që dalin nga tendenca e shtetit për shpërndarjen e shërbimeve publike për ofruesit e shërbimeve private.

Edhe deputeti i PD-së Genc Pollo e konsideroi Kodin e ri si një bazë të rëndësishme për shtetin shqiptar, për qeverinë dhe agjencitë e ndryshme.

Ai ftoi deputetët ta votojnë këto projekt, i cili tha ai, është shembulli më i mirë i konsensusit mes palëve
në parlament.

1 komente në “Kuvend, diskutohet Kodi i Ri i Procedurës Administrative/Naco: I shërben një administrate të pavarur”

  1. FBI says:

    Bravo Nasip, te tre Kartelet kane rene dakort per kete pune, jemi shume te lumtur per kete qe ka ndodhur, por problemi qendron se te gjitha ngelen ne leter, nuk zbatohet asgje, me sa duket gjithcka bllokohet nga Karteli Griseldes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje