Cila është procedura e kërkesës për azil në Gjermani?

30 Prill 2015, 13:16Politika TEMA

Në Gjermani aktualisht paraqiten kaq kërkesa për azil sa nuk janë paraqitur prej kohësh. Cilat janë konkretisht hapat e një lutjeje për azil?

Ai që vjen si refugjat në Gjermani, duhet të paraqesë fillimisht ose te një autoritet i kufirit, te policia ose te autoritete të tjera një lutje për azil. Pastaj personi dërgohet në një kamp ku mblidhen refugjatët, në një të ashtuquajtur institucion të parë të regjistrimit. Në cilin institucion shkon dhe në cilin land të Gjermanisë, kjo varet zakonisht nga i ashtuquajturi çelës i Königsteinit. Në bazë të tij, azilkërkuesit duhet të shpërndahen në Gjermani në mënyrë të barabartë në të 16 landet gjermane. Sa më shumë banorë ka një land, aq më shumë refugjatë i duhet të pranojë. Në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) dërgohen për shembull 21 përqind e refugjatëve, në Brandenburg vetëm 3 përqind e refugjatëve. Megjithatë ndarja nganjëherë bëhet edhe në bazë të faktit se në cilin institucion ka ende vende të lira. Këto janë elementë të rëndësishëm për të ditur të drejtat dhe detyrimet që ke si azilkërkues.

Stacioni i parë

Në institucionin ku regjistrohesh për herë të parë të duhet fillimisht të banosh. Shpesh kemi të bëjmë me një territor të rrethuar me tela, me polici, mjek, mensë dhe salla gjumi për shumë vetë. Çdo azilkërkues ka vetëm 6,5 metra katrorë në dispozicion për të banuar. Për ushqim, në rast nevoje për veshje, vaksinim ose ndihmë tjetër kujdeset institucioni. Fëmijët marrin ndihmë shtesë, në mënyrë që të shkojnë në shkollë.

Në kampet e regjistrimit të parë merren edhe të dhënat personale, bëhen fotografi dhe merren gjurmët e gishtave. Gjurmët e gishtave i dërgohen pastaj Zyrës Federale të Policisë Kriminale. Atje, me anë të një baze evropiane të dhënash shqyrtohet nëse ke paraqitur kërkesë për azil në ndonjë vend tjetër. Punonjësit e Zyrës Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF), përgjegjës për çështjet e azilit, të pyesin në kamp për shkaqet e azilit, sepse në çdo lutje që paraqitet në plan të parë është fati i individit. Në marrjen jopublike në pyetje duhet t’i paraqesësh me gojë shkaqet për një azil – një përkthyes është i pranishëm. Për bisedën, të dyja palëve u jepet një protokoll. Pastaj vendoset nëse hapet procesi i azilit. Nganjëherë nuk ke fare të drejtë të kërkosh azil, sepse për kërkesën është përgjegjës një shtet tjetër i BE. Në këtë rast të dërgojnë menjëherë atje.

Stacioni i dytë

Pas tri muajsh merr fund detyrimi për të banuar në një kamp të regjistrimit të parë. Pastaj azilkërkuesit – rreptësisht në bazë të kuotës së konstatuar nga kompjuteri – dërgohen në qarqet e secilit land federal. Atje banojnë shumicën e herëve në banesa të përbashkëta, të cilat financohen nga financues privatë ose nga shoqata të bamirësisë. Ka komuna që vënë edhe apartamente në dispozicion. Ka refugjatë që kërkojnë të strehohen atje ku jetojnë edhe të afërmit e tyre. Kjo duhet respektuar vetëm në rastet e bashkëshortëve ose të fëmijëve të mitur.

Që prej fillimit të vitit ke të drejtë të lëvizësh lirisht në Gjermani, përpara ekzistonte detyrimi për të qendruar në një zonë të caktuar. “Strehimet pasuese” nuk financohen më nga landet federale, por nga qarqet dhe komunat. Ato marrin një shumë të caktuar afrofe nga landet federale për strehimin e refugjatëve. Këtu ka ndryshime të mëdha. Landi i Bavarisë për shembull thotë se i përballon vetëm 100 përqind të shpenzimeve.Lande të tjera nga ana tjetër përballojnë vetëm 20 përqind të shpenzimeve

Tani lejohet edhe të punosh. Shanset që të gjesh një vend pune zakonisht nuk janë të mira. Por pa punë merr maksimalja 352 euro në muaj, të paguhen edhe shpenzimet për një banesë eventuale dhe shpenzimet e ngrohjes. Por edhe pas kësaj ka ndihmë financiare, për të cilën nuk janë më kompetente komunat, por federata.

Vendimi

Në të vërtetë, proceset për azil nuk duhet të zgjasin më tepër se tri muaj. Por mesatarisht procedurat vazhdojnë të zgjasin më shumë, nganjëherë më shumë se një vit. Shkak për këtë janë ndër të tjera shifrat e rritura shumë të refugjatëve. Përjashtime aktualisht bëhen vetëm për refugjatët nga Siria dhe Iraku, zakonisht ata pranohen pas një kohe të shkurtër. Edhe në rastin e refugjatëve nga të ashtuquajtura shtete të sigurta, si Serbia dhe Maqedonia, pra në shtete ku si rregull nuk ka shkaqe politike për një kërkesë për azil, koha e përpunimit të kërkesës është më e shkurtër, “disa ditë”.

Vendimin për një kërkesë për azil ta njoftojnë gjithmonë me shkrim, së bashku me argumentimin dhe në rast nevoje me një udhëzim si të marrësh ndihmë juridike dhe një përkthim të tyre. Kur lutja për azil pranohet, të japin leje qendrimi për tri vjet dhe ke të drejtë të përfitosh nga shërbimet sociale. Pas kësaj kohe, rasti shqyrtohet sërish.

Por ka edhe raste të veçanta, “mbrojtjen subsidiare”: ai që kërcënohet në atdhe seriozisht për shembull nga tortura, dënimi me vdekje ose lufta civile, konsiderohet si “person me të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare” dhe lejohet të qendrojë fillimisht për një vit, pas kësaj kohe rasti i tij rishqyrtohet.

Kur një kërkesë për azil refuzohet, “të kthejnë pas”. Vitin e kaluar këtë në Gjermani e përjetuan më shumë se 10.000 vetë, shumicën i kthyen me avion. Por mund ta çosh çështjen para gjykatës administrative. Për këtë të duhet të kesh një avokat.

Ka raste kur megjithë se të kanë refuzuar, mund të qendrosh në Gjermani: kjo ndodh në rastet kur vendi yt është në luftë civile dhe drejt tij nuk fluturojnë avionët, atëherë “të durojnë”. Edhe ai që ka një fëmijë me një gjermane, nuk lejohet të dëbohet pa e zgjatur.

Ka raste kur një refugjat mund të paraqesë edhe pas refuzimit sërish një kërkesë të re për azil. Një kërkesë pasuese për azil shqyrtohet vetëm atëherë kur ka ndryshuar gjendja juridike (për shembull kur situata në vendin e origjinës tanimë vlerësohet ndryshe) ose kur shfaqen dëshmi për përndjekjen e një refugjati, dëshmi të cilat nuk qenë të pranishme në rastin e parë.

15 komente në “Cila është procedura e kërkesës për azil në Gjermani?”

  1. Azilanti says:

    ne shkrimin e mesiper thuhet “Realiteti” VETEM SE .NJE AZILANT NUK KA MUNDESI TE PUNOJ ,sipas shkrimit:DUHET NJE LEJE PUNE….LOL

  2. shp says:

    Ne gjermani kur ti mendon se i ke punet ne terezi,per nje minut kthehesh ne zero,e sheh vedin ne aeroport ne 5 te mengjesit vetem me teshat e trupit,dhe me nje ndalim ne shengen per nje koh te caktume..dhe masandaj per me hek at ndales per ne shengen duhet me harxhu disa lek te tjera, do te pagush nje gjob ne konsullaten e vendit qe te ka kthy. E keshtu kalon jeta vetem tu u rrupat andej-kendej.

  3. Taulant/Tirane says:

    Eshte ky nje shkrim-ftese per shkuar sa me shpejt ne Gjermani????

  4. Tani.deutschland says:

    ky artikull eshte per ti hedhur benzine zjarrit .
    Azil mund te kerkosh ne coo kohe por shpresat per njohje te azilit per shqiptaret eshte Zero

  5. mjergulla qe mbulon malin says:

    Shyqyr qe na e mesuat
    Ika une

  6. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Jalla,jalla qi ju shtoft emni juve,… çka na bot mir,..
    tash qi me sqarut oj Dojçe welle,kom me morr Xaken ene Lopen ene kom me ardh me kerkue azil ne Gjermoni,te pakten do e kullos lopen e ka me u knoq tu honger jonxhe.
    1 vit kavaleshence ne Bajern,me ajer te paster do me mjaftonte me u zbukurue ene me u bo bjondine,ene masandaj don perendija kom me met shtatzon un ene Bardhoshja jeme,ene do lindim ndonje sauks ne Mynih
    sa thate mre shejtona,..352 Euro ne muaj !!!,po mue po me bie gjoksi ne toke tu punue arren ene masandaj shkoj tu shit tlyne ne pazar dhe mezi i morr 100 euro gesammt,
    Me pritni se erdha ne Gjerrmoni,mbasi te votoj per Gjergj ..Kastriotin.
    Kom nji pytje po Zholefinen a do e pranoni si azilante pulitike,qi ta di se kom me e morr prej zhelesh e kom bo ..bjonde??

  7. Baba says:

    Per te kerkuar azil politik ne Greqi cila eshte procedura ?

    1. the Punisher says:

      Per ne Greqi? E para, duhet te nderrosh emrin. Si psh: Klimax, Frank, Enter, elefteripidhqepsis etj.etj. Se dyti duhet tí ferkosh mollaqet papuse tre here ne dite. Se treti duhet te pranosh qe cdo nate te del Erdogani ne enderr.

  8. ise says:

    Per ne Greqi mjafton te jesh gabel

  9. Laveri says:

    Po nuk i shtyve mutin perpjete Janullave (ose siç i themi ne ti biesh bythes se priftit) zorr lale se merr azil politik,ky eshte neni numur 1 i kushtetutes Greke nder shekuj

  10. aurel says:

    Tema, me kete artikull i beni thirrje njerezve per tu larguar….

  11. pse says:

    ISER
    LAVERI
    THE PUNISHTER,,,,
    PO JU I PLOTESONI KUSHTET PSE RRINI AKOMA KETU?

  12. Drini says:

    Nuk ja kane dale edhe aq keq ata qe kane ikur.Borxhet i kane lare sepse paguhen300- 400 euro secili . Merr psh nje familje me kater veta here 300-400 euro ne muaj per 6 ose nje vit, llogarite i bene secili. Cfare do te bente ne shqiperi nje familje ne 6 muaj pa pune. Keshtu qe ikja eshte me leverdi nuk eshte fare ashtu sic thote likja kryetari i parlamentit se vjen me i varfer. Eshte me leverdi fale procedurave te zgjatura te shtetit prites -gjermanise

  13. Angela says:

    po ne itali ca kerkohet per azil politik se eshte nje vend mikprites per ata qe se njofin por nje vend rracist per ata qe e jetojn ju lutem me tregoni se edhe vendet e tjera jan ashtu..

  14. klajdi says:

    pershendetje dua zil politik ne gjermani ketu ku jetoj nuk kam asnje kusht te mir ju lutem na ndimon dua nje pergjigj te denjt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje