Ndoshta do të duhet ende kohë që të “fortët” e makinave luksoze të kuptojnë se ata janë si gjithë qytetarët e tjerë dhe se ligji është i njëjtë edhe për ata.
Në një video të siguruar nga News 24 para disa ditësh shihet sesi shoferi i një Lamborghini fyen dhe kërcënon efektivin e policisë rrugore, pasi e kishin penalizuar për shkelje të semaforit.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”.
Drejtuesi i mjeti tip “Lamborghini” me targë AA 464 KF, shtetasi Amar Sh. 25 vjeç, fillimisht i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, por pasi ka mësuar për shkeljen, si dhe pasi i është dhënë fleta e procesverbalit të konstatimit ka dalë nga mjeti duke ofenduar dhe kërcënuar policët rrugorë.
Shoferi: A të q… motrën Mbaje mend ca kam për të bërë, mbaje mend. Ik ore plehër m… ik ore plehër.
Drejtuesi i mjetit menjëherë në vrull e sipër është ndaluar nga dy punonjësit e policisë rrugore që më pas kanë kërkuar dhe përforcime të patrullave të rendit.
Pas kësaj mësohet se drejtuesi i mjetit është proceduar për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë. 25-vjeçari do të detyrohet të paguaj dhe një gjobë të majme për shkelje të semaforit.
Comments are closed.
Policet duhet qe ti kishin vendosur prangat per refuzim te forcave te rendit, ashtu sic behet ne perendim.
ahtu sic behet ne vendet e civilizuara
Dakord jam me ty
ketu duhet ligji amerikan,po levize nga mjeti kercet huri dhe druri. o enver cohu se ky popull ka nevoje per trekembeshat per te mesuar zbatimin e ligjit.
E mbaj mend shume mire,kur me ndaloi mua ne Detroit policia per here te pare, ishte nate dhe binte shi. Une dola nga makina dhe shkova drejt policise ne shenje respekti…me mentalitetin shqiptar. Polici filloi me bertit me megafon:
” GO IN JO KAR”.(Medemek po thonte, shko ne makine).
Une u ktheva ne makine dhe mbas pak erdhi polici dhe filloi te spjegonte dicka qe une nuk po e kuptoja. Kerkoi qe te dilja nga makina dhe me drejtoi mbrapa makines tek targa dhe shenoi me gisht nje pulle qe e kishta targa e cila duhej nderruar se ishte pulla e regjistrimit e vitit te kaluar dhe une nuk e kisha regjistruar makine per vitin ne te cilin ndodheshim. Mbaj mend qe nuk nuk me dha ndonje “ticket” (gjobe), dhe nuk kerciti as huri dhe as druri.
Nuk e dija se si ishte ligji per shoferin ne Amerike kur te ndalon policia,
Edhe ne Shqiperi, perpara 30-40 vitesh. .shkonte shoferi tek polici….
Keshtu qe per kete situate mendoj se nuk ka nevoje per “trekembeshat” per te mesuar zbatimin e ligjit.
Policia qe duam . Hallall . Edhe nje fshese te mire sistemit te drejtesise me ne krye te padrejtin Nishani dhe gjerat vihen ne rruge te mbare .
Të njëjtën gjë bëjnë dhe deputetet. Nuk jam në mbrojtje të shoferit te mësipërm por realiteti ky është.