Më mirë mos i hapni dosjet se dhe Blushin do e shpallni sigurims

30 Prill 2015, 18:46Politika TEMA

Nga Astrit Patozi*

 

Po përpiqem të shmangem për të  mos rënë në përsëritje për shkak se kolegët e trajtuan në mënyrë shumë elokuente thelbin e këtij projektligji, ta trajtoj në një këndvështrim tjetër.

Të nderuar kolegë të mazhorancës, ky është ligji më hipokrit dhe më tinzar që keni sjellë në parlament që kur erdhët në pushtet këtu dhe 2 vjet të shkuara. Është hipokrit sepse synon të kundërtën e qëllimit që nismëtarët kanë paraqitur publikisht. Është tinzar sepse kërkon të krijojë një përshtjellim për të shpërqëndruar vëmendjen nga  pronblemet reale që kanë kapluar vendin, skandalet e panumërta të kësaj qeverie dhe nga pikiata ekonomike ku po rrokulliset Shqipëria nën drejtimin e  kësaj mazhorance.

Përpara 20 vitesh edhe unë kam shpresuar dhe besuar që do të vijë patjetër një ditë që krimet monstruoze të komunizmit do të ndriçohen, kam besuar që do vijë patjetër një ditë që dosjet do të hapen dhe që nga jeta publike do të nxierren me forcën e ligjit të gjithë ata që kanë përlyer duart me gjakun dhe jetën e mijëra të përndjekurve nga diktatura e Enver Hoxhës.

Për shkak se përjetuam regjimin më të egër të kontinentit ne e kishim shumë më të nevojshëm se gjermanët, çekët apo polakët që ta kishim bërë prej kohësh lustracionin. Por sot faktkeqësisht nuk kam pothuajse asnjë shpresë  që kjo do të ndodhë, sepse ne për qëllime të ulëta politike i dogjëm një e nga një të gjitha etapat që ky proçes të kryhej dhe vendi të mbyllte njëherë e përgjithmonë plagët e tmerrshme të komunizmit.

Por fakti se unë e kam humbur shpresën nuk do të thotë se më është zbehur neveria për ish-bashkëpunërorët e sigurimit të shtetit dhe as për xhelatët e armës famëkeqe të diktaturës. Jo sot që është ende shpejt,  por edhe pas 20 vjetësh do të kem të njëjtën konsideratë dhe përçmim për ta. Por problemi është se për çfarë do ti shërbejë sot kësaj shoqërie ky proces kaq shumë i vonuar dhe kaq shumë i zvarritur. A ka shqiptarë që të bësojë në qëllimin  e mirë të kësaj qeverie,  e cila po nxiton  gjoja të hapë dosjet e vjetra, ndërkohë që këtu përdirën mbyllen dosjet e reja të freskëta të krimit dhe korrupsionit.

Le ta zëmë për një çast se pas hapjes së dosjeve njerëzit do të mësonin emrat e politikanëve apo zyrtarëve të lartë që kanë bashkëpunuar me sigurimin e  shtetit, a do të ishte kjo e mjaftueshme që institucionet tona të zbrazeshin nga skota e tyre? Ligji që ka sjellë qeveria as nuk e synon këtë, sepse nuk ka asnjë lidhje me lustracionin. Por edhe sikur ta kishte dhe njo thjesht për faktin se këta që drejtojnë sot vendin  sa herë kanë ardhur në pushtet e kanë mbushur administratën me ish-fosile dikature. Por pse unë nuk besoj tek ky proçes, sepse dikush mund të thotë më mirë vonë se kurrë që drejtësia të vihet në vend.Po për çfarë drejtësie po flasim?

Nëse ky ligj do të synonte vërtet e pastrimin e jetës publike nga ish-sigurimsat sigurisht që ky proçes duhet të niste me parlamentin sepse ky është krye institucioni i republikës sonë. Por si mund të besoj unë se ky parlament mund të bëhet më i mirë në rast se ne nxjerrim prej tij ndonjë ish-bashkëunëtor të sigurimit të shtetit, kur këtu ka plot të akuzuar për vrasje, trafik droge dhe prostitucioni.

Unë vetë e kam të vështirë të jap përgjigjen sepse nuk kam vuajtur asnjë ditë burgu në kohën e diktaturës, por seç kam një bindje të fshehtë që edhe një ish-i burgosur po të pyetej sot se çfarë konsideron më të rrezikshëm për shoqërinë, ish-denoncuesin e tij që e kalbi në burg apo një vrasës, nuk do ta kishte të lehtë përgjigjen.

Po të pyetej një familje e përndjekur se kush e kërcënon më shumë, ish-operativi i zonës apo një trafikant droge dhe prostitucioni në lagjen e tij nuk besoj se do të hezitonte të tregonte gishtin nga të dytët.

Ju nuk mund të mburreni kurresi se po i bëni një shërbim shoqërisë duke zbardhur gjoja krimet e para 30 vjetëve sado të rënda të kenë qenë ato dhe të tilla kanë qenë, ndërkohë që e keni mbushur këtë sallë me individë me dy apo më me shumë emra të cilët vetëm pak kohë më parë ishin tutorë prostitush apo plaçkitës banesash në Belgjikë, Gjermani, Itali apo gjetkë.

Në fakt parlamenti është vendi ku ata shkëlqejnë më shumë, por nuk është trualli i vetëm  ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre si njerëz të botës së errët të krimit të organizuar. Vetëm PD ka denoncuar dhjetra raste të përfshirjes së personave të inkriminuar në administratë. Por opozita nuk mund ti dijë të gjitha.

Që do të thotë se kjo është epidemi e rrezikshme që erdhi bashkë me këtë mazhorancë pas 23 qershorit. Mirë dosjet e sigurimit po i zgjidhkemi sot, po dosjet e këtyre kush do ti hapë?!

Të nderuar zotëri, jeni duke i bërë gjëmën këtij vendi. E them me bindjen më të plotë, jo thjesht për faktin se ekonomia është në rënie të lirë, varfëria është shtuardhe papunësia po rritet me shpejtësi por sepse jeni duke vrarë përditë shpresën se Shqipëria do të bëhet një herë një vend normal. Ndaj dhe shqiptarët nxitojnë të largohen përditë.  Jeni përgjegjës direkt për këtë eksod masiv.

Sepse këtu ishin ata edhe kur u liberalizuan vizat dhe ikën. Tani e kuptuan ata se në Gjermani jetohet më mirë se në vendin e tyre? Shqipëria ka qenë ndoshta më e varfër para disa vitesh, por ju po i  rrëzoni kësaj shoqërie edhe skrupujt më minimal etikë dhe moralë. Tani pak nga pak po krijohet ideja se të vrasësh, të trafikosh drogë dhe prostituta nuk është më turp, por madje mund të konsiderohesh djalë i zoti. Tani kriminelët konsiderohen të mirë dhe të këqinj, të mirë ata që e kanë mirë me qeverinë, të këqinj janë ata që dalin kundër.

Dy deputetët që i mungojnë sot apelit të kësaj mazhorance ishin “ viktima”në njëfarë mënyrë të këtij seleksionimi brenda llojit. Ata u shndërruan papritur në mëngjes në armiq të betuar, ndërkohë që në darkë kishin rënë të flinin si heronj të kësaj qeverie dhe mazhorance. Dhe ndoshta të tillë do të ishin parpë nëse nuk do ta kishin kruajtur me Kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit. Është më shumë se paturpësi që ta quash këtë dekriminalzim.

Ndaj dhe gjitha ata shqiptarë që nuk e ndjejnë veten të aftë për zotësi të tilla që të bëjnë deputet apo drejtor të madh përmes krimit nxitojnë t’ia mbathin. Natyrisht që në këtë depresion kombëtar edhe ne kemi rolin tonë, ndonëse qeveria është gjithmonë problemi. Edhe ne duhet të bëjmë më shumë që çdo qytetar i zhgënjyer nga kjo qeveri, me plot të drejtë, të besojë fort te opozita dhe të mos e gjejë shpëtimin te arratia.  Por kjo është temë tjetër.

Shumë nga shqiptarët që braktisin  familjen dhe vendin e tyre sot ndoshta nuk kanë jetuar asnjë ditë në komunizëm sepse janë fare të rinj. A mund tu thuash atyre se në këtë vend po vendoset drejtësia se po hapen dosjet e sigurimit të shtetit? A është ky argument që ata të kthehen? Sigurisht që jo. Sepse ata e dinë se pavarësisht se dosjet e sigurimit mund të hapen, në rast se, dosjet e banditëve të lagjes së tij dhe kryebanditëve që janë bërë të mëdhenj sot nuk do të hapen kurrë. Ndaj dhe ata nuk kanë më asnjë shpresë, ndaj dhe nxitojnë e largohen.

Ata nuk mund ti gënjejmë dot me rrugën Tiranë-Rinas, që është dhe  simbolika më elokuente  e mënyrës si është qeverisur në këto dy vite. Janë vetëm 10 km rrugë me drita të bardha dhe të kuqe, me palma, me asfalt riveshur, me lule, me gjëlbërim , por edhe aty hajdutët nuk ia përtojnë dhe të grabisin në mes të ditës. Janë harxhuar me miliona dollarë për këtë vitrinë të qeverisë. Por për çudi asnjë cm më shumë asfalt nuk shtrohet, ndonëse autostrada Tiranë-Durrës është e gjitha e amortizuar.

Sepse kjo qeveri nuk ka para për rrugë, as për ujësjellësa, as për shkolla, por ka para për reklama. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës me të cilën do të gënjejë apo të blejë ndoshta ndonjë gazetar të huaj që mbase bën ndonjë reportazh optimist njësoj si dikur kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe leu me bojëra të ndezuara fasadat e pallateve.

Unë mendoj se sado drita dhe lule të ketë në rrugën Tiranë-Rinas nuk do ti bëjë më të lumtur ata që nuk kanë mundësi të pagujnë faturat e kripura të energjisë, ata që kanë humbur çdo shpres ë për një vend pune,  ata që kanë rënë pre e dhunës së paligjshme të shtetit policor. Ndaj ata do vazhdojnë të ikin pa e kthyer kokën pas.

Por Shqipëria rrugës Tiranë-Rinas përveçse irrituese për këtë vend që i shtohen në progres gjeometrik hallet, është edhe poshtërim për qindra,mijëra shqiptarë që ndodhen në vështirësi ekstreme. Sepse është një politikë fyese që i konsideron ata si dele që gënjehen lehtë. Mjafton që të shikojnë pas xhamave barin jeshil dhe palmat për të harruar fëmijët që nuk kanë me çfarë t’i ushqejnë.

Është njësoj si ti thuash dikujt që ka marrë pjesë në funeral sesa e bukur ishte rruga që të çon në varreza. E di që këtë problemin e funeralit e keni shqetësim, por gjithsesi ua kujtova. Kjo është e vetmja qeveri që i konsideron  punëtorë Ministrat se flasin gjithë ditën dhe u kërkon deputetëve që të punojnë sepse sipas saj ata as nuk duhet të flasin.

Madje edhe ky ligj hipokrit dhe tinzar që nuk sjell asnjë vlerë dhe asgjë të mirë për shoqërinë konsiderohet si një nga veprat e mëdha të një Ministri të suksesshëmë, i cili se është i tillë ka vendosur të kandidojë për Kryetar bashkie. Por ndënëse ju tashmë keni vendosur ta miratoni, unë gjithsesi po ju jap një këshillë:Mbase do ju interesonte më shumë të mos i hapnit dosjet, sepse mund ta kishit shpallur agjent të sigurimit të shtetit edhe Ben Blushin, apo ndonjë deputet tjetër që do guxonte ti prishte gjumin Kryeministrit. Opozitën po e po.

*Fjala e deputetit demokrat mbajtur në Kuvend

39 komente në “Më mirë mos i hapni dosjet se dhe Blushin do e shpallni sigurims”

  1. Baballeku says:

    Pune pordhesh katundaresh qe tentojne te hiqen si qytetare…thashe pune pordhesh sepse i shkon ai percaktimi i fjales pordhe…”ESHTE TENTATIVE E DESHTUAR E NATYRES PER TI DHENE BYTHES GOJE2

    1. Sinani says:

      I VETMI QE LLAFOSET TAMAM ..JU TOPELEPIRESIT E KRIETAREVE MOS BENI HAM HAM PO MESONI NDONJE GJE HE KAFSHE ME BISHT

      1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

        Me duhet ta them me zo te nalt se ky Astriti asht KOQE KANDARI-
        Diç u duk ne fillim por tani asht bo i neveritun.
        Diskuto ore Gomar dhe analizo ligjin per hapjen e dosjeve,pse nuk je dakor dhe ne seanca te tjera diskuto per varferin e shqiptarve.
        Opozit pushtash kjo e jona,e kan bo gojen byth fare.
        Sorry Gazeta Tema por kanjiher duhen than gjona ashtu siç jan

  2. iris says:

    Epo hall te hapen e hall mos te hapen dosjet me keta te PD…E cuditshme me kto deputetët tan.!

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Shume na prrallise
      E plot mend na dhe
      un mezi po pres
      Dosjen qysh ma ke.
      *
      Shume gjate fole
      Lexove hartimin
      Ce keshe zotrote
      Pseudo anonimin?
      *

  3. luis says:

    Nuk keni te drejte te pjerdhni me goje fare sepse ishit 13 vjet ne pushtet dhe as nuk hapet dosjet as nuk e denuat asnjehere figuren Enver Hoxhes perkundrazi me fanatikun e tij pasuesin Hysni Milloshi bete aleance per kryetarin qe keni sot.Pjelle e neveritshme qe kurre nuk duheni lejuar te merrni pushtet.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      fiks

    2. sit... back..and relaks →→→ says:

      dhe arsyen pse po qeveriset shqiperia sot nga socialistet duhet ta gjejne tek vetja e jo tek populli qe i dha voten rames. cdo parti vjen ne pushtet me shume sa meritat e veta per gabimet e kundershtarit. ky eshte problemi. pai partia qe vjen ne pushtet vjen duke perfituar nga gabimet e kundershtarit e jo pse ka ndonje program me te mire. edhe pd ne opozite sot pret qe rama te gaboje e populli ta nderroje prape me pd, dhe nuk po ben asgje qe ti japi popullit nje alternative ndryshe me te mire s ee rames apo se e saliut. po si mund ti jai pd nje program ndryshe popullit kur drejtohet nga kukullat buzekuqe e buzeqeshur te saliut. fatkeqesi per shqiptaret eshte klasa politike qe kane, aty duhet filluar sherimi i se keqes qe ka hedhur rrenje keto 20 vjet. duhet nje fshese popullore per keta delenxhinj politikane

  4. Esion Beka says:

    te gjithe sigurimsat jane ne PD.. Qe nga saliu, Gazidedja etj

  5. Alphade says:

    Kur u vra Olldashi ky myteber mbajti nje ”apollogji” per Olldashin duke
    ritheksuar se do te bente namin per zbardhjen e vrasjes se ”mikut” te
    tij te zemres e ”idealeve” ! Mirpo kane kaluar afro 2 vjet e ca dhe cdo
    deklarate e tij ne te kaluaren u zhduk si vesa para diellit ! Ku shkuar mo-
    re Patoz efendi te gjithe perbetimet tuaja ?! Apo dikush te murmuriti ne
    vesh e te tha: ”rri urte se mos e pesosh si Olldashi ” ! Dhe te shkuan pordhet ne zemer !!!

  6. kastriot says:

    po ky cflet more, te gjithe ne pd jan ata me dosje. do e shohi dhe patozi qe sala eshte krimineli me i madh i vendit

  7. sidi says:

    po u hapen dosjet pd shkrihet si parti se te gjithe ne brendesi te pd jane

  8. ado says:

    dosjet duhen hapur dhe e verteta duhet te dali ne shesh

  9. kujtim says:

    ne mbeshtesim kete hap te qeveris. dhe keta te pd po flasin shume sepse kane frike se jan te gjithe me dosje

  10. UG says:

    cbet ju ne 8 vjet qeverisje po me para cbet niset noi nisme per hapjen e dosjeve. si parti e djathe ju duhet te jepnit kontributin tuaj per hapjen e dosjeve edhe jo te largoheshit nga salla sot.

    1. miranda says:

      i vetmi problem i juaj eshte se emrat tuaj jane pjese ne kto dosje edhe kjo eshte arsyeja qe ju nuk e keni hap ne gjithe vitet qe ju keni qene ne pushtet

      1. elida says:

        E keqja eshte qe ky qe po flet e ka ngrene corben me kohe. Ka qene i rekrutuar nga sigurimi ne Kavaje. Ka frike se do ti dalin lakrat ne shesh.

  11. olalala says:

    fakti qe kjo qeveri eshte angazhuar per te hapur dosjet, do te thote se ka vullnetin qe te largoje edhe te vetet nese ka ish sigurimsa, por o ka ne ate qe quhet parti demokratike ish sigurimsa, o s’ka ndonje force tjeter politike.

  12. serxho says:

    ne pd tashme nuk po i ze me gjumi si saliun e te tjer plot, sepse te gjithe jane me dosje

  13. teona says:

    hapja e dosjeve eshte detyrim ndaj shqiptareve, ndaj gjithe atyre qe jane persekutuar dhe te gjithe te tjereve, te njihemi nga maskarenjte qe na kane mbajtur peng tere keto vite.

  14. mona says:

    keta te Pd kane hall mos te hapen dosjet se do dalin te gjithe ish-sigurimsa…ne fakt ne fakt keta ende nuk e kane lene profesionin e vjeter..thjesht jane modernizuar pak gjate viteve

  15. halit says:

    dosjet duhen hapur, qe te spastrohet njehere e mire politika nga ata qe vazhdojne ta persekutojne kete vend, duhet te largohen dhe ne politike te jene ata njerez te cilet e meritojne te na perfaqesojne, e qe realisht do punojne per te bere kete vend, e jo per tu fshehur nen tutelen e pushtetit.

  16. keli says:

    po ore patoz po, gjithe pd-ja eshte mbush me sigurimsa ti na thua blushi, fillo qe nga saliu e deri te gazidedja me shoke. para se te flasesh kot me mire mendoje njer mire ate qe ke per te thene se me duket se te ka zene budallalliku si shoket e tjere te partise

  17. andi says:

    duhet te dal e verteta ne shesh dhe te gjithe ata qe jane me dosje, duhet te denohen, jemi ne mbeshtetje me qeverine, dhe e dijm qe pd i te gjith me dosje

  18. Lira says:

    Bravo Patozi eshte me i zgjuari i Grupit te PD -se .

  19. demo says:

    O ju halet e pd
    Operativet e sigurimit,sekretaret e byrove si ai ustaji yt deri tek byroja politike i njihte i gjithe populli dhe ruhesh me sa mundej prej tyre
    por kur te spiunonte kolegu,shoku,i aferm etj,i ketyre çfare tu beje?
    kur populli vendos ti jape votat nje ish funksionari te ish partise se punes dhe kesaj nuk ke çfare i ben sepse eshte verdikti i sovranit
    po çfare ti besh dikujt merr votat si demokrat i kulluar ,por ne fakt ka qene nje klysh kurve pa din dhe iman qe e ka shitur shpirtin per 5 aspra duke spiunuar njerezit rreth qark tij qe i kishin dhene besim
    ky eshte kulmi poshtersise,ky eshte kulmi i hipokrizise dhe pikerisht te tille njerez jo vetem qe nuk duhen te marrin funksione shtetrore dhe publike,por duhet te damkosen me shenjen e poshtersise ne balle
    prandaj shqiperia ka 24 vjet qe perpelitet dhe nuk sherohet dot,sepse keta mostra vazhdojne akoma drejtojne dhe bejne kariere

  20. Petro says:

    Sigurisht te hapen, po te hapen te gjitha.Dhe atyre xhelateve, sigurimsave, gjyqtareve qe sot jane pasaniket e venditr.

  21. nuçi says:

    Zoti Astrit për hapjen e dosjeve të diktaturës komuniste duhet ligj se për kriminelët në parlament e qeveri janë ligjet vetëm duhen zbatuar, po nuk i zbatuan këta që janë në pushtet ndëshkoheni ju kur të jeni në pushtet dhe. JU kishit 8 vjet për këtë punë Dhe këta duhen dënuar që ju lënë të livadhisni ju që skeni bëre kur detyrën.

  22. drejtshkrimi says:

    Ore njerez ky fluger eshte dhe i pacipe kur deklaron se i vrate shpresen popullit tone keto dy vjet dhe jeni pergjegjes per largimin e popullit nga shqiperia.Ore mendere keta te ps-s jane bira kurvash por jo sa ju qe e xheveshet kete vend,vodhet e shkaterruat gjithcka mbi dhe nen toke,ne ajer e dete dhe ja late kopilin ne dere ps-s, e cila te shese dhe bythen tuaj nuk i lan dot borxhet qe ju ja plaset ne dere qellimisht te urhderuar nga agjenturat e huaja per ta shkaterruar kete vend.Ptu rrace e qelbur

  23. leo england says:

    O koooooperativist i zhuritur, o future dhiet e mendje pjerdhur. Po ke Pencilinen, Dezinjatoren, Mandelen e Shkodres me Ali Spahin e ti vete mind te jesh ne tave. Ju is hit 8 vjet e kurre nuk u kujtuat she said per ate qe this se njerzit do drejtonin gishtin nga keta te dytet, drejtuesit e prostitucionit e drogmbjelkesit apo boset e krimit Ku fillon lists me Bin Rishen qe deklaroi se qe politika ime qe te lejoja mbjelljen e kanabisit ne kooooperativen e Dash Alikos, I biri Shkerdheni qe vec kusherires pasi e shkerdheu e perzuri si buce rrugesh, vrau e vodhi e Tani na hap butike . O deputeti future djegur nuk u bere nje here burre so gazetar qe is he, edhe Grids Suma mbajti qendrim per 21 Janarin e ti I permjerrur politik, I tredhur nga plaku Mere nuk mind ta ngresh koken tense te pjerdhur e zhuritur. In ndyresir se na have barkun.

  24. genci says:

    I vetmi je ti o patoz, qe bere namin duke perdorur Kol Olldashin per te ndenj si faktor ne PD. Fuck

  25. arber says:

    ore patosi ben mire te zbulosh kush ta vrau olldashin , pa lere enverin .ai ta la gjalle.
    pyet saliun para 90 e pas 90 se i di mire ai por pas 90 fut edhe lulushin.
    e beji nje pyetje po hapi dosjet mesila a do te jete e zonja te perdori palmat per saliun ?

  26. gimi says:

    bravo djema sulmoni te miret dhe ngrini lart ata qe vrasin e vjedhin.!???!!!
    e kam me ata qe komentojn.

  27. BISTURIA says:

    Do hapet dosja e ndonje cironke,se peshkaqente kane baule’se dosja eshte pak.

  28. badll tronglli says:

    epo hapini ato dreq dosjesh se na plaset buzen
    e ca do shifni?
    magazin llafesh jan!
    dhe ata “operativet e tmerrshem” do dalin si ca magazinjera te mjer llafesh ..
    tha ky kshtu.. thuj ktij ashtu
    “pordhi kali nder t hanit
    pordhi Sala n der t kalit”…
    neper male gerxhe gryka
    pordh gamori me t zon fryka
    dhiten gjindja mas mullarit
    porsi pidhi ne rrot t karit

  29. petrit zela says:

    Mos u habisni zoteri,ne e dime shum mire,se natyra juaj hipokrite,nuk
    do te mundet te ju ndimoje,per te kapercyer lumejt e gjakut qe keni krijuar gjate ketyre 25-vjeteve.Si ju te PD-es po ashtu dhe te PS-es..Ju duhet ta kuptoni vete Zoteri,se te gjithe ata deputete te PS-es
    qe nuk e gjeten vetveten ne rradhet e saj; natyrisht per te gjetur
    mundesin per ti krijuar privilegje vetvetes ne ne kurriz te fakir fukarajt popull,e importojn vetveten,tek PD-ja.Se ajo eshe partija,qe
    nen ombrellen e saj,ka mbrojtur dhe do te vazhdoi ti mbroi me fanatizem,te gjith ata politikane,qe nuk e kan gjetur vetvetn tek
    partite qe u linden, pikrisht dhe pseudo shkrimtarit,pseudo politikanit Blushi,kerkon me forcen qe I karakterizon keta kriminele
    te djallzuar politik,te perdorin dhunen psikologjike,per te krijuar perfitime kriminale duke luftuar ne maksimum drejtesine…

  30. Emigrant says:

    Nuk e di pse ju nuk ini dakort per hapjen e dosjeve apo kini ndonje brenge Lere ekonomine se ata po paguajne haracet e qeverisjes tuaj per 8 vjet sepse kini qene zvkryetar i asaj partie Pse duhet te dalesh gjithmon kunder problemeve serioze apo kini hallin se shume probleme qe jane te rendsishme dhe qe keta po i fusin ne rruge ju i dilni kunder per te thene se ju nuk mund te beni dot gje Reformen Teritoriale e bene ate ne arsim ate te pensioneve cliruan vendin nga droga Sa per eksodin gjithmon kane per te ikur njerez nga ai vend Sa do mire qe te qeverisin atje Gjermania eshte me mire se ai vend Vetem ne kohen tuaj deklaroheshe se Gjermania ishte same me ju ne ekonomi.

  31. Z/Kallami says:

    Bravo Gopist!!!

    Me te thane te drejten pritova ta lexoja(hartim i gjate per hiqegja,qe dihet) mbasi shumica jane ne PD me ne krye Berishe Penicilina dhe Jozi desinjatoren.Mandej vijne orkestracionet me Lahut e ciftel.duke ngren karramane etjetj.

  32. mesila says:

    tashti me fal,po zoteria po provon te beje ironi apo si.po kujt po ja ben ironine se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje