Thika e një shqiptari dhe kufiri i lirisë së mendimit

4 Maj 2015, 15:23Rajoni TEMA

Eksponentë të partisë ultrakonservatore zvicerane SVP gjobiten me kusht për shkak të diskriminimit racial të shqiptarëve në Zvicër. Ky është lajm i mirë, sepse tregon se drejtësia funksionon. Por këtë lajm e lënë në hije lajme të tjera: një shqiptar që ia plaçkit 300 mijë franga një plake 87-vjeçare, një gocë shqiptare që e mashtron dhe e keqtrajton «dashnorin» duke ia grabitur 14 mijë franga dhe një kriminel që pasi ka vrarë dy gra në Zvicër dëshiron ta vuajë dënimin në Kosovë

Nga Enver ROBELLI

Më 15 gusht 2011 dy shqiptarë nga Kosova u futën në një restorant në qytetin Interlaken të Malësisë së Bernës dhe sulmuan një zviceran 45-vjeçar. Njëri nga shqiptarët nxori thikën dhe lëndoi rëndë zviceranin. Viktima nuk ishte një zviceran sa për të thënë: ai ishte njëri nga pehlivanët më të njohur të Zvicrës. (Këtu pehlivanit i thonë Schwinger. Është një sport tradicional zviceran, që kultivohet me fanatizëm sidomos nga shtresat që merren me bujqësi). Ky incident i rëndë mori menjëherë konotacion politik pasi viktima ishte politikan lokal i Partisë Popullore të Zvicrës (SVP). Kjo është partia më e madhe politike në Zvicër, më e zëshmja për ashpërsimin e ligjeve për të huajt, kundërshtare e integrimit të Zvicrës në Bashkimin Europian dhe mbështetëse e neutralitetit strikt zviceran.

Incidenti në Interlaken për SVP-në ishte një rast i mirë për instrumentalizim politik. Kjo parti shpejt lansoi një shpallje pllakative me titullin: «Kosovarët therin zviceranin». Edhe për ata që ishin të mësuar me fushatat e egra të SVP-së kundër të huajve kjo shpallje kalonte kufijtë e ballafaqimit politik. Atëbotë, pas publikimit të shpalljes në gazeta, protestuan jo vetëm politikanët e majtë zviceranë. Konferenca e Ipeshkëve të Zvicrës e kishte quajtur shpalljen «nxitëse të urrejtjes», duke shtuar se krimi i një personi shndërrohet në krim të një grupi të tërë etnik dhe kështu nxitet urrejtja ndaj këtij grupi. Teologë të krishterë kishin nënvizuar se kjo shpallje ishte thyerje e një tabuje në kulturën politike të Zvicrës. Duhet shtuar se jo të gjitha mediet e patën botuar atëbotë shpalljen e SVP-së.

Javën që shkoi në lidhje me këtë rast foli drejtësia. Një gjykatë në Bernë e quajti shpalljen të palejueshme, sepse ajo, si e tillë, e shkel dinjitetin e një etnie, në këtë rast të komunitetit shqiptar në Zvicër, i cili llogaritet se numëron së paku 200 mijë pjesëtarë. Për shkak të shkeljes së ligjit kundër racizmit sekretari i përgjithshëm i SVP-së dhe zëvendësja e tij u gjobitën me kusht. Në rast se përsërisin deliktin e ngjashëm ata duhet të paguajnë gjoba në lartësi prej 17’400 dhe 23’400 franga. Pas publikimit të vendimit të gjykatës eksponentë të SVP-së protestuan kundër gjoja kufizimit të lirisë së mendimit. Por gjykatësja Christine Schaer ishte e qartë: sipas saj shpallja e SVP-së shkel dinjitetin e një komuniteti. Të thuash se të gjithë pjesëtarët e një komuniteti janë kriminelë është tejet denigruese, shtoi ajo. Në këtë mënyrë përgjegjësit që lansuan shpalljen kishin ngjallur një atmosferë armiqësore. Shpallja ishte lansuar si pjesë e fushatës për mbledhjen e nënshkrimeve për iniciativën kundër «ardhjes masive të të huajve në Zvicër» (Masseneinwanderungsinitiative). Kjo nismë drejtohej në radhë të parë kundër ardhjes së shtetasve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, pra nuk kishte të bënte direkt me Kosovën, e cila nuk është pjesë e BE-së. Por kaq thellë nuk kishin menduar eksponentët e SVP-së. Për ta ishte me rëndësi që duke (keq)përdorur një therje me thikë në Interlaken të zhvillojnë një fushatë të egër, emocionale kundër të huajve duke përzier «mollat me dardha».

Dhe kush përshtatet më së lehti për të manipuluar me emocione? Shqiptarët! Për ta mund të thuhet se pa dallim kanë prirje për krime. «Liria e mendimit është një e arritur e rëndësishme e demokracisë sonë dhe një e drejtë themelore kushtetuese. Por kjo porosi (e shpalljes së SVP-së, v.j.) nuk ka të bëjë asgjë me lirinë e mendimit. Secili njeri në Zvicër duhet të thotë mendimin e tij lirshëm, por askush nuk duhet që pa fakte ta thumbojë një grup të tërë etnik si kriminel të rëndë», shkroi gazeta «Landbote» në një koment pas dënimit të eksponentëve të SVP-së. Dënimi i tyre tregon se në Zvicër funksionon drejtësia, ndonëse nganjëherë mullinjtë e saj bluajnë tepër ngadalë. Vendimi i gjykatës në Bernë tregon se liria e mendimit nuk është e pakufishme dhe se shteti nuk toleron diskriminimin racial. Ky vendim duhet të gëzojë komunitetin shqiptar.

Por ky vendim nuk ndryshon faktin se shqiptarët shpesh «furnizojnë» mediet me delikte të llojllojshme dhe kështu njollsin imazhin edhe ashtu jo aq të mirë të komunitetit shqiptar në Zvicër. Një shikim në raportimet e mediave të ditëve të fundit e tregon këtë. Kështu javën që shkoi Gjykata e Lartë e Zürichut e dënoi pjesërisht me tri vjet burg një «shtetas zviceran me prejardhjes kosovare», i cili e kishte mashtruar një grua të moshuar dhe ia kishte marrë 300 mijë franga. Kosovari e kishte njoftuar plakën tani 87-vjeçare në fund të vitit 2006 dhe kishte ndërtuar një raport mirëbesimi ndaj saj. Plaka ia kishte besuar kosovarit kartelën e bankës. Ai kishte marrë nga banka 518 mijë franga, prej të cilave së paku 300 mijë për vete. Me këto para të plaçkitura kosovari tani 56-vjeçar kishte blerë disa vetura dhe kishte financuar të dashurën e tij.

Javën e kaluar u bë e ditur se një kosovar, i cili në gusht të vitit 2011 në një qytet afër Zürich-ut vrau bashkëshorten e tij dhe shefen e entit social të komunës, ka kërkuar që dënimin e tij të përjetshëm me burg ta vuajë në Kosovë. Zvicra dhe Kosova kanë një marrëveshje që mundëson që kosovarët e dënuar në Zvicër të vuajnë dënimin në Kosovë, por deri më tani asnjë i burgosur nuk është kthyer në Kosovë. Përkundër marrëveshjes duket se autoritetet zvicerane nuk u besojnë aq institucioneve të Kosovës.

Në të shumtën e rasteve autorë të krimeve janë meshkujt nga komuniteti shqiptar. Por gazeta «Limmataler Zeitung» në fund të prillit raportonte për një rast krejt tjetër: një gjykatë në qytetin e Dietikonit afër Zürich-ut e dënoi një vajzë shqiptare për plaçkitje. Në vitin 2013 vajza tani 19-vjeçare kishte njoftuar një burrë nëntë vjet më të vjetër dhe i kishte premtuar atij lidhje dashurie. Në fakt qëllimi i saj ishte t’i merrte atij sa më shumë para – për garderobë, kozmetikë, artikuj ushqimorë dhe cigare. Brenda një viti ajo ia kishte marrë «të dashurit» të saj 14 mijë franga – derisa paralelisht kishte një të dashur tjetër dhe në verë të vitit 2014 kishte mbetur shtatzënë. Në maj 2014 ajo e kishte sulmuar me thikë «dashnorin» e saj pasi ky s’kishte 800 frangë për t’ia dhënë. Dy javë më vonë vajza angazhoi edhe një shoqe dhe së bashku sulmuan viktimën duke i shkaktuar lëndime të ndryshme në fytyrë dhe bark – dhe duke ia grabitur një iPhone. Tek pas kësaj ngjarjeje viktima mori guximin dhe u paraqit në polici për të denoncuar «dashnoren» e tij agresive dhe plaçkitëse. Dy delikuentet e reja u dënuan për plaçkitje dhe mashtrim. Fajtorja kryesore duhet të kryejë 720 orë punë në shërbim të komunitetit dhe, mes tjerash, t’i paguajnë vitkimës 14 mijë franga dëmshpërblim.

6 komente në “Thika e një shqiptari dhe kufiri i lirisë së mendimit”

  1. Dean says:

    Nuk e mora mire vesh thelbin e shkrimit pasi, nga njera ane kritikohen tendencat raciste te Zviceranve,dhe nga ana tjeter del se shteti Zviceran nuk toleron diskriminimin.Por ajo qe di te them eshte se Zvicra i takon Zviceranve dhe kur ti je i vajtur ne ate shtet je i DETYRUAR te “luash” sipas rregullave qe Zviceranet “luajn”.Po keshtu,kur je ne Shqiperi do t’a heqesh vallen sic e heqin shqiptaret.Perndryshe Kthehu nga ke ardh.Kaq e thjesht.Boll se jena lodh me Shqiptar “te mire” dhe Evropian “te “keqij”. Po te ishim aq te mire e te zgjuar,Ne Shqiptaret,kishim ndertu shtetin tone dhe s’kish arsye per me shku me dhe te huaj.

    1. Adriatik says:

      Evropa shpeton vetem me nje mega operacion fshesa nga Rososi deri ne Lisbon.

      Po qe se je bythzi ose islamik pulle poste nga ke ardhur.

  2. dulejman xhejmsbondi says:

    c ja fut pordhes dhe ky gazetar i pagu nga zvicra!
    zvicrra njifet si kryekeshtjella e krimit te organizu shtetnor mafjoz nderkombtar
    ne zvicer flejn rehat krejt paret e krimit botnor mafjes botnore diktatorve gjakatar nderkombtar. dhe ato pare t pista flejn rehat neper bankat e zvicres te ruajtura nga shteti policor zvicerran.
    nderkaq zvicerranet si individa jan tipa te molepsur me krim dhe amoralitet. e si mund te jet me karakter nji person qe lind rritet edukohet dhe behet pjestar i nji komuniteti qe strehon dhe shplan gjith paren e pist te globit!!
    zvicerranet e dijn “kurvnine” qe bejn bankat e tyre me krimin dhe diktatoret por e mbeshtetsin ate kurvnim sepse perfitojn pare..
    dhe me vote te lir e demokratike votojn ato ligje qe i ben bankat bashkmafjoze dhe bashkkriminele me te tjeret qe bejn krime dhe fshehin paret e krimeve ne ato banka.
    ne zvicer nuk ka parti politike opozitare si kudo ne gjith boten.
    partit e zvicres i ngjajn atyre organizatave te masave ne koh te enverit. atehere ne shqipni ishte partija e punes qe kishte ideollogjin marksiste dhe ndihmse te saj ishin organizata e rinis,ajo e gruas,e bashkimeve profesjonale,e pensjonistve..e pionerit.. e ushtris…etj etj si puna e ktyne
    aqsa ishin parti opozitare ato atehere ne ate shqipni aq ka edhe zvicra sot.
    ne zvicer esht ideologjia e paras se pist qe pastrohet ne lavatricen gjigande moderne te bankave zvicerrane,dhe te gjitha partit atje jan dakord me kete gje,rrjedhimisht esht dakord gjith populli atje. si dikur ne shqipnin komuniste qe te gjith ishin dakord me ligjet e dulles dhe me komunizmin…
    dhe shteti i shperble njerzit per kto qendrime me pare..
    shif sesa pare ka neper banka nji plakaruqe qe ja paska vjedh ai kosovari, dhe esht nji dava katunare pa shkoll..
    porse shteti i kon me pare qe ata te mos protestojn dhe bisnesi bankar mafjoz vazhdon kshtu..
    populli zvicerran esht popull kriminel. e din qe bankat pasurohen me paret mafjozo kriminale dhe nuk bzan. sepse perfiton.
    zvicres ja ben dermanin vec amerika ,por meqe bota ka probleme te tjera si dhe meqe vet politikanet e botes jan te kojtur nga bankat zvicerrane,asnji s bzan.
    kur te vij koha qe te hapen sekretet e bankave zvicerrane bota do patakset.
    sipas statistikave zvicra ka aq pare saqe popullsija zvicerrane mund te rrojn pa punu per afero 100 vjet dhe me nivel te lart jetese.
    kurse shqipnija ne 1991 shin ne koh te fatos nanos kryminister kishte buk per tre jav dhe rreth 300 mij dollar ne arken e shtetit!!!!
    a e kuptoni tash sesa qesharake jan kto “krime” te shqiptarve atje?!
    esht njilloj sikur ta cilsosh vrases gjakatar superterrezikshem dhe te dhunshem dhe teper potencjal dhe dominues,nje plesht qe pickon nji buall ne byth dhe i merr nji molekul gjak!!!!
    a pjerdh bualli per nji qime bythe or taj!???
    po aq shum kercnohet ekonomija zvicerrane nga 300 mij frangat qe ja paska mor shqiptari plakaruqes qe s kishte per ti prish kurr..!!
    ai paska bo gabim qe s ja paska mor te gjitha!!!
    qenka ” kriminel tolarant”,me kultur dhe elegant dhe teper human,se po t ishte nanji pakistanez apo arap do ja kish mor paret plakes dhe do ja kish mor edhe kryet ndoshta…
    pra persa i perket “prirjeve kriminale” shqiptaret i kan te karakterit “kavaljer delikt”,kurse prirjet kriminale te zvicerranve jan bazale,jan te karakterit te tyre,dhe jan thelbsore ne shtetformesin e tyre. pra ata kan karakter kombtar kriminal,zvicerranet pra,qshtu sikurse shqiptart kan karakter kombtar joshtetformues. por jan kavaljera te mdhenj.
    tamam idol te botes se lir. si dikur ne perendimin e larget amerikan tipat me karakter.
    prandaj edhe zvicerrant jan njers skutha!!!

  3. shqiptar says:

    ka me evgjit se greket
    shikoni kete video dhe do qeshni

    https://www.youtube.com/watch?v=BzgDp4j0OsM

    1. Nardi says:

      hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa !!!

  4. berti says:

    I dashur Enver, shqip thuhet “akrobat”, fjale nga italishtja, ndersa “pehlivan”, nga turqishtja, ka nje konotacion talles, negativ, si njeri marifetçi dhe dredharak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje