Vodafone M-PESA – shërbim i parasë elektronike që ka transformuar jetët e miliona njerëzve në mbarë botën, prezantohet në Shqipëri
Vodafone M-PESA zgjidhja e pagesave përmes celularit që ka transformuar jetët e miliona njerëzve në shumë vende – prezantohet sot në tregun Shqiptar nga Vodafone Albania. Vodafone M-PESA u prezantua sot gjatë konference për shtyp, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë të Qeverisë Shqiptare, përfaqësues të biznesit dhe medias, Ministren e Inovacionit Znj. Milena Harito, Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Z.Genti Sejko, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Z. Nicholas Cannon etj.
Me një investim paraprak prej më shumë se 3 milion Euro në Shqipëri, Vodafone M-PESA, një nga zgjidhjet më të suksesshme të pagesave celulare në botë, e rendit Shqipërinë mes vendeve që e kanë hedhur në treg Shërbimin M-PESA me sukses, duke iu bashkuar 17 milion klientëve në 4 kontinente të cilët përfitojnë nga Shërbimet M-PESA
Vodafone M-Pesa mbështetet mbi një sistem për pagesa dhe ruajtje të vlerave monetare i aksesueshëm përmes telefonave, që targeton kryesisht pjesën e popullsisë pa ose me akses të kufizuar në sistemin bankar. Një element thelbësor i Shërbimit M-Pesa është se klientët nuk kanë nevojë të kenë një llogari bankare apo marrëdhënie direkte me bankën për të përdorur shërbimin e pagesave apo transfertave të parave. Rregjistrimi i klientit në 145 dyqanet dhe pikat e shitjes është pa pagesë.
Të gjitha transaksionet autorizohen dhe regjistrohen në kohë reale përmes SMS, dhe nuk e kalojnë vlerën maksimale të përcaktuar në legjislacionin në fuqi për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe janë në përputhje me kërkesat e procedurës “Njih Klientin Tënd”-Know Your Customer (KYC).
Llogaria M-Pesa është një llogari e sigurtë, e mbrojtur me kod PIN dhe me asistencë 24 orë, 7 ditë të javës, duke garantuar për klientin shpejtësi dhe prakticitet për kryerjen e pagesave në distancë dhe tërheqje ne cdo kohë të parave.
Në deklaratën e tij, Drejtori Ekzekutiv i Vodafone Albania Sh.A shoqëria themeluese e Vodafone M-Pesa Sh.P.K, Z. Dietlof Mare tha:
“Si kompani lider në tregun e komunikimeve elektronike, jam shumë i lumtur që po prezantojmë sot në tregun shqiptar nje tjetër shërbim të parë të ketij lloji në vend, Vodafone M-Pesa. Vodafone M-Pesa është nje portofol elektronik i sigurtë që i mundëson klientëve te depozitojnë para dhe të kryejnë pagesa nëpërmjet çdo lloj aparati celular në çdo kohë, nga çdo vend i Shqipërise dhe me çmime tepër të perballueshme. Duke filluar nga sot, falë Shërbimit M-Pesa, të gjithë njerëzit që jetojnë në Shqipëri dhe vecanërisht në zonat rurale dhe urbane, me ose pa akses në sistemin bankar, do të kenë mundësinë të aksesojnë shërbime financiare vetëm duke perdorur telefonin celular. Synimi ynë strategjik është të kapitalizojmë penetrimin e lartë të telefonisë celulare në vend duke theksuar edhe me shumë rolin e teknologjise në zhvillimin ekonomik dhe financiar te vendit”
Përfitimet për klientët:
Për më shumë informacion:
www.vodafone.al/media/contact