Eurokomisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi sot se Bashkimit Evropian do të dëshironte të integronte të gjithë Ballkanin Perëndimor, në ndërkohë që shtoi se shpresonte që Serbia do t’i hapte shpejt kapitujt e parë në negociatat për anëtarësim.
”Pavarësisht se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e deklaron shpesh se gjatë pesë viteve të ardhshem nuk do të ketë zgjerim, unë ju siguroj se ky komision dhe të gjitha institucionet e unionit duan ta shohin gjithë Ballkanin Perëndimor në BE”, deklaroi Hahn në hapje të një konference për Ditën e Bashkëpunimit Rajonal.
”Nëse kërkesat për hapjen e Kapitullit 35, që është i lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën do të plotësohen deri në qershor, jam i sigurtë se kapitujt e parë do të hapen para fundit të këtij viti”, theksoi ai lidhur me bisedimet e anëtarësimit të Serbisë.
Hahn shprehu shqetësimin për krizën politike në Maqedoni dhe u bëri thirrje politikanëve për rivendosjen e dialogut.
Ai komentoi edhe përparimet e Malit të Zi dhe deklaratën e liderëve politikë të Bosnja-Hercegovinës
dakort. me mire mos hapen.
Hajde njehere ne Devoll ta shikosh Evropen ne Ponçare
z.Han!Nuk ka ma budallenj ne Ballkan.Akoma nuk eshte thare gjaku i derdhur ne keto ane per shkak te makinerise se urrjtjes qe mbolii Serbia nder popuj.Kjo tragjedi qe pesuan keta popuj atje,u be diten per diell nga makina ushtarake serbe e cila kishte dale nga ai popull.Keshtu,lyjeni si te doni Serbine,ne dac e beni dhe kryetare te bashkimit Europian,ju nuk mund t’a hiqni njollen e turpit e te krimit.Duhen kohe qe te sherohen plaget,jepni Serbise kohe te reflektoje realisht.Lidhur me kushtin e negociatave me Prishtinen,te krijohet pershtypja qe ju kini qene dakord qe Kosova te fitoje “pavarsine”,mirpo sjellja e Europes me Kosoven eshte si sjellja e saj me Nepalin.E them kete se eshte lene ne meshire te trafikanteve,nje popull i tere pa liri i mbyllur ne mes te Europes.Ne se vertet ju intereson Beogradi jepni Prishtines lirine e munguar,hapni rrugen,lejoni ata te levizin te lire,dhe jo te marrin fryme nga gurmazi i Shqiperise.e cila nuk ka fryme per vehte.