VIDEO+FOTO/ Një stuhi e fortë godet Gjermaninë, 1 i vdekur 30 të plagosur

6 Maj 2015, 13:16Bota TEMA
VIDEO+FOTO/ Një stuhi e fortë godet Gjermaninë, 1 i vdekur 30

Efektet e para të ndryshimeve klimaterike po fillojnë të ndihen gradualisht në shtete të caktuara.

Pasi Britania u përfshi nga temperatura të larta muajin që kaloi, të pazakonta për ishullin, kur vendet e ngrohta të Europës po vuanin të ftohtin, një stuhi e fuqishme ka goditur pjesën veriore të Gjermanisë duke shkaktuar një të vdekur dhe 30 të plagosur.

Një drejtues automjeti humbi jetën dje në Hamburg pas stuhisë e ngjashme  me një tornado që ka shkaktuar dëme të rënda në të gjithë veriun e Gjermanisë.

Dëmet e stuhisë në Buetzow, afër Rostock kanë prekur  8,000 banorë të saj.

Në Hamburg një djalë  26-vjeçar vdiq ndërsa e dashura e tij shtatzënë u plagos, pasi makina e tyre u godit nga sende të forta gjatë stuhisë.

Erërat që kalonin shpejtësinë prej 119 kilometrash në orë kanë përfshirë të gjithë veriun e vendit, veçanërisht shtetet rajonale të Rhenanies në veri të Westphalies dhe Mecklemburg-Pomeranie-Occidentale.

Linja hekurudhore mes Hamburgut dhe Luebeck është bllokuar në të dyja drejtimet për shkak të rënies së pemëve si pasojë e stuhive.

Po ashtu shumë çati shtëpish janë shkatërruar nga erërat e forta/j.h

 

2 komente në “VIDEO+FOTO/ Një stuhi e fortë godet Gjermaninë, 1 i vdekur 30 të plagosur”

  1. GeRi G says:

    God bless and help You , Germany! Great nation of Europa!Be one as you are! Albania love You!

    1. ushtaraku says:

      hahaha ca komenti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje