Basha prezanton kandidatët në Bulqizë e Dibër: Më 21 Qershor ti themi jo të keqes

9 Maj 2015, 12:56Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e prezantimit të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 21 Qershorit në  Bulqizë dhe në Dubër, ku ka prezantuar  Durim Balla dhe  Ilir Krosin.

Ndërsa ka ndarë me banorët shqetësimin për situatën e rëndë ekonomike që po kalon çdo familje shqiptare e cila nuk arrin të përballojë as nevojat më elementare në muaj, Basha theksoi se asnjë premtim nuk ka mbajtur deri më sot kjo mazhorancë por e ka zhytur vendin në krizë.

Sipas tij, e vetmja alternativë e qeverisë në këto dy vjet, janë gjobat dhe burgu.

Në dy vite, jo 300 mijë vende të reja pune por dhjetëra, mijëra vende pune ekzistuese u shkatërruan si rezultat i politikave të gabuara të taksave të larta, si rezultat i kërbaçit dhe gjobave mbi biznesin.

Si asnjëherë më parë mbi 80% e shqiptarëve detyrohen të marrin borxh për të mbyllur muajin, ndërkohë listat e ushqimeve shtohen. 20 000 familje janë hequr me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike.

Kontroll –gjobë; kontroll –burg; burg kontroll dhe gjobë! Ky është realiteti i përditshëm”, nënvizoi ai

Vendi po ecën çdo ditë e më shumë në drejtimin e gabuar. Në muajin prill, numri i azilkërkuesve në Gjermani është afro 5 mijë vetë, është më shumë se në muajin mars, çka tregon se gjërat po shkojnë keq e më keq.

Kryeministri, kryetari i Kuvendit po bredhin cep më cep me regji qendrore, për të na mbushur mendjen se punët po shkojnë mbarë, se punët po shkojnë në drejtimin e duhur. 

Në fakt, largimi i 5 mijë shqiptarëve në prill, i mijëra të tjerëve që nuk janë regjistruar si azilantë, por ne e dimë që kanë marrë rrugët mbi shpinë e fëmijët prej dore dhe janë larguar tregon se punët po shkojnë keq e mos më keq.

Zgjedhja e 21 qershorit nuk është vetëm zgjedhje vendore, është zgjedhja për t’i thënë jo së keqes, është zgjedhja për të ndalur të keqen ose për të ulur kokën e për të lënë të keqen të na shkelë më keq me këmbë”, tha Basha /gj.k/

3 komente në “Basha prezanton kandidatët në Bulqizë e Dibër: Më 21 Qershor ti themi jo të keqes”

  1. Tarrasi says:

    Pa merak,do i themi JO rrumpalles ?

    1. Korabi says:

      Ik ore pirdhu se nuk ka pyet kerkush per bulqizen qe do pyesesh ti or zagar a po te kishe vu kandidat ndonje nga fisi i keta po se ka prap me vjedhe ne bulqize

  2. adriatik says:

    Ti ore qe na ke vene pseudonimin KORABI..Shko e takoje EDI RAMEN se ka shume pune per ty ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje