Policia aksion anti-kanabis në Malësinë e Madhe/PD: Po ushtrohet presion ndaj demokratëve

10 Maj 2015, 10:30Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Policia e Shtetit replikojnë në distancë në lidhje me një aksion të ndërmarrë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Malësinë e Madhe.

Aksioni policor është ndërmarrë disa orë pasi kreu demokrat Lulzim Basha zhvilloi takimin elektoral të rradhës ku prezantoi kandidatin për bashkinë në kuadër të zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.

Por aksioni policor u konsiderua nga dega e PD-së në Malësinë e Madhe si presion ndaj banorëve që ishin pjesëmarrës në mitingun e  kësaj partie.

Partia Demokratike denoncon zbarkimin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë duke ushtruar kontroll dhe presion në banesat e familjeve që ishin në miting.

Denoncimi u bë nga kryetari PD Malësi e Madhe Pjerin Spathari.

“Po terrorizohen banoret pas mitingut model te PD, denoncojmë këto akte të rënda të policisë”, tha Spathari.

Sipas PD-së këto kontrolle janë vepër e qeverisë Rama-Meta dhe të nxitur nga deputeti socialist i zonës Paulin Sterkaj.

“Jemi vetëm në orët e para pas prezantimit dhe ky është presion policesk”, theksuan drejtues lokalë të PD-së, duke i bërë thirrje Ramës e Metës të tërhiqen nga këto veprime.

“Partia Demokratike dënon ashpërsisht raprezaljen e ushtruar sot me urdhër të Edi Ramës pas takimit të kryetarit të Partisë Demokratike në Malësinë e Madhe. 

Kontrollet e dhunshme nga efektive të FNSH dhe komisariatit të Malësisë së Madhe në banesat e pjesëmarrësve në takimin e zhvilluar nga Partia Demokratike janë një presion i hapur politik kundër opozitës dhe mbështetësve të  saj.

I bëjmë thirrje ekzekutorëve të këtyre urdhërave të paligjshëm të tërhiqen menjeheëe nga ky dhunim flagrant i të drejtave dhe lirive politike të qytetarëve të konsakruara me Kushtetutë. Në të kundërt, i sigurojmë ata individualisht, një për një se dita kur do të japin llogari do të jetë shumë e afërt.

Partia Demokratike i bën thirrje misionit të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE dhe SHBA të monitorojnë nga afër këtë përshkallëzim të dhunës dhe terrorit qeveritar.

Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtesisë të nisin menjeherë hetimet dhe të venë para përgjegjësisë dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës policore.

Edi Rama ky burracak i pashoq i mbërthyer nga paniku i humbjes  që urdhëron dhunën e terrorin mbi opozitën përmes banditëve dhe kriminelëve dhe përmes keqperdorimit të Policisë së Shtetit e ka kot. Asgjë dhe askush nuk e shpëton dot nga gjykimi popullor me votë në 21 qershor”, thuhet në reagimin e PD.

Por Zëdhënësi i Policisë së Shtetit në një reagim  hodhi poshtë akuzat e PD-së duke deklaruar se aksioni i FNSH-së ishte në kuadër të operacionit antikanabis që është ndërmarrë në të gjithë vendin. /gj.k/

2 komente në “Policia aksion anti-kanabis në Malësinë e Madhe/PD: Po ushtrohet presion ndaj demokratëve”

  1. Tarrasi says:

    Parti rrumpalle…

  2. qiu says:

    O PD-ista,
    Po eshte marijuana dhe jo sherebel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje