"Votat e 21 qershorit për Bashën, aq reale sa studentët që udhëtojnë në tramvaj me kartë studenti"

9 Maj 2015, 14:24Politika TEMA

“Mandatit të Lulzim Bashës i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe dështimeve e keqmenaxhimit të kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë që kryeqyteti të kthehet në drejtimin e duhur”, kështu ka deklaruar nga selia rozë deputetja, Blerina Gjylameti.

Partia Socialiste tha se Lulzim Basha jo vetëm ka dështuar por kazgjedhur të tallet me qytetarët duke ngulur këmbë se projektet janë aty, por janë qytetarët që nuk i shohin.

Gjylameti denoncoi atë që e quajti komedia me e kartës së studentit, ku Basha thotë se kartat janë bërë, por nuk mund të përdoren. Ashtu siç ështe reale karta e studentit me të cilën student♪7t mund të udhëtojnë në tramvajin e Lulit, aq reale do jenë dhe votat e 21 qershorit.

Lulzim Basha ka gjetur një rrugë unike për t’u përballur me dështimet e tij.

Edhe pse s’ka mbajtur asnjë premtim, edhe pse mandati i tij ka qenë një dështim dramatik që e përjetojnë sot qytetarët e gjithë Tiranës, Luli ka paturpësinë të dalë nëpër ekrane e të prodhojë spote ku flitet për sukseset, çudirat e mrekullitë që paskan mbirë anembanë Tiranës gjatë mandatit të Lulit.

Ka zgjedhur të tallet me qytetarët duke ngulur këmbë se projektet janë aty, por janë qytetarët që nuk i shohin. Sepse Luli duhet të jetë i vetmi kryetar bashkie në botë që ndërton rrugë imagjinare, tramvaje imagjinare, terrene sportive imagjinare, parqe imagjinare.

Le të marrim një rast flagrant. Do të aplikohet Karta Studentore Bashkiake me të cilën ofrohet transport falas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet, premtoi Luli në 2011.

4 vjet më pas karta e studentit i është bashkuar tramvajit dhe bulevardit të ri si objekt barsoletash e batutash në rrjete sociale. Por jo për Lulin. Premtimi është mbajtur, karta është bërë, por nuk mund të përdoret, thotë Luli.

A ka tallje më të madhe me qytetarët? A mund të shitet si arritje një copë kartoni që nuk hyn në punë për asgjë?

Komedia e kartës së studentit është në fakt ilustrimi më i qartë i mënyrës sesi i ka trajtuar Luli qytetarët e kryeqytetit. Prandaj jemi të sigurt që në 21 qershor votat e qytetarëve të Tiranës për kandidatin e Lulit do të jenë po aq reale sa karta e studentit me të cilën studentët mund të udhëtojnë sot në tramvajin e Lulit me çmime të reduktuara.

Mandatit të Lulzim Bashës i ka ardhur fundi e bashkë me të edhe dështimeve e keqmenaxhimit të kryeqytetit. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë që kryeqyteti të kthehet në drejtimin e duhur.

 

32 komente në ““Votat e 21 qershorit për Bashën, aq reale sa studentët që udhëtojnë në tramvaj me kartë studenti””

  1. Azizi says:

    bassha vetem rrenim i solli kti qyteti ska bere asgje qe te lej shenj. pa pike turpi te enjten na mori per budalla duke folur per vizionin e tij imagjinar.

    1. lina says:

      mire qe ne 4 vjet nuk beri asgje po tall edhe menderen me gjith banoret e tiranes. ku jane ato shkollat cerdhet rruget karta e studentit ku jane premtimet qe ti dhe pastaj dil edhe fol per vizionin tend qe ne kto 4 vjet e them me bindje ishte keq qeverisja me e keqe e bashkise!

      1. maria says:

        mendoja se budallikun e kishte kap vetem kordinatoret e rinj te pd qe te dukeshin te kryetari si puntora te papare po me sa shoh kjo qeka nje smundje ne te gjith PD. smundja vete mashtrimit ndaj nje vizioni jo real per arritjet imagjinare te Bashes! #vajmedetPD

        1. anonim says:

          Tirana ka kater vite pa kryebashkiak. Nuk ka bere qoftë edhe me te voglin investim, per kete duhet te jape llogari. Trami, Terminali, kartat e studentit, asnje nk eshte realizuar.

      2. Isli says:

        Bashes do ti permendet gjithemone emri per kryebashkiakun me te paafte qe ka pasur ndonjehere Tirana. Ai vetem per kete mund te mbahet mend apo se harrove dhe per tramin qe kurre nuk u nis, mbase akoma nuk eshte as ne letra.

        Njeri i deshtuar do te mbetet tere jeten edhe ne drejtimin e partise.

        1. Besnik says:

          Cfare beri Basha per Tiranen.

          Asgje!!!!!!!!!!!!!!!!!

          Cfare premtio Basha. Shume gjera por nuk beri qofte dhe ato me te lehtat.

          1. Laska says:

            Aman mos ma permendni me Bashen sepse me fillon koka. Aq shume jam zhgenjyer nga ky njeri saqe gjithe kete mllef mezi pres qe ta shfryj me 21 qershor. Por edhe ky Erioni nese nuk punon ta dije qe vetem nje mandat do te qendroj.

            Une jam i lodhur nga keta kryetare te lodhur.

        2. lola says:

          robi me i pavlere dhe me dembel qe ka pas ndonjehere tirana kete se mohon dot se pas kater vitesh rezulton te mos kete bere asgje

      3. tedi says:

        Ai s’eshte aq budalla sa te mos e kuptoje qe s’ka bere asgje, thjesht hiqet si i tille, per te mos u perballur me tiransit, ai as ne 2011 nuk fitoi dhe nuk do te fitonte edhe po te kandidonte serish se nuk beri asgje, thjesht tani tall menderen me njerezit, duke u hequr si budalla.

        1. romela says:

          Po si s’paska bere asgje, jeni ju qe s’i shihni dot, se jane bere ne boten imagjinare te bashes dhe saliut. Ai palla kishte mundesine qe te pakten te justifikonte vjedhjen e votave ne 2011 duke te bere te pakten ca gjera minimale per Tiranen se s’pretendonim gradacela, qe edhe pse i vodhi votat e tiransve, te kishte bere naj pune per tiranen, ia benim hallall.

      4. Tritan says:

        Basha nuk ka mbajtur asnje nga premtimet qe beri per tiranen madje me keq akoma e la te shkaterroj,, rruge gropa gropa, pa ndrricim me grumbuj mbeturinash dhe nje sere problematikash qe jane shume shqetesuese per qytetin.

    2. keno says:

      basha nuk solli asgje me vete pervec se mori nga ne ate tiranen e bukur!! qe per ne esthe jetesa jone!! tirana duhet te ringrihet dhe do ta ringrijm me erion veliaj

    3. gjyshja says:

      U premtuan karta studenti, sot pas kater vitesh nuk ka asnje karte studenti. U premtua Tramvaji, as Tram nuk ka, u premtua hapja e qendrave rinore, as qenra rinore nuk ka, u premtua krijimi i hapsirave te gjelberta, hapsira te gjelberta nuk ka.( te 9 kateshet, tek gjuhet e huaja, tek diga e liqenit artificial po hidhet beton). Gjykojeni vete!

    4. Andos says:

      U premtuan shume gjera ne vitin 2011 mirpo pothuajse asnje nga premtimet nuk eshte mbajtur.Per karta studenti as qe behet fjale le me pastaj per gjera te tjera. Ne kryeqytet mungojne mjaft gjera, mungojne kapaket e pusetave, mungojne kazanet e plehrave, trotuaret jane mbushur me shites ambulante.

  2. elga says:

    votat kete here ti harroje basha se nuk kane mbetur me njerez qe e besojne eshte komplet i deshtuar dhe modeli qe ofron kandiadti i djathte halimi jane te njejtat zotime qe bente basha para kater vjetesh zotime qe qytetaret e tiranes nuk i pane asnjehere

    1. adrola says:

      ne kater vite qe lane pas ajo qe mund te themi per kryetarin basha eshte fakti qe ka qene nje nder kryetaret me inekzistent qe nuki ka bere asnje investim qofte edhe me minimalet per qytetin e tiranes

      1. livia says:

        kater vjet dhe nuk i mjaftuan Bashes per te bere ndonje investim per te permiresuar infrastrukturen per ti dhene kryeqytetit vizionin qe premtoi se do i jepte ne tirane ka ende investime qe kane qe nga koha e ish kryebashkiakut Rama. Tirana nuk ka absolutisht asgje te re qe te kujton bashen ato qe premton ne televizionet e ndryshme flet per gjera se gjoja i ka bere nepermjet videove se ska menyre tjeter per ti faktuar

        1. albi says:

          hahaha keshtu na duket neve njerzeve te thjeshte por ne mendjen e bashes dhe gjithe te djathteve keto projekte jane realizuar madje edhe tramin e ka ndertuar po s’arrijme dot ta shohim, mashtrimet e bashes qenkan me nam

          1. ardit says:

            para kater viteve menduam se zgjodhem nje kryetar te denje e te duhurin per tiranen por ne fakt nuk rezultoi duke u zhgenjyer ne zgjedhjet e radhes do votoj Erion Veliaj pasi ka treguar qe eshte puntor di te mbaje zotimet duke u shkuar deri ne fund dhe persa kohe qendroi nekrye te mmsr beri nje pune shume te mire me kete ministri dhe kam besimin se edhe me tiranen do beje dicka ndryshe qe do ja vleje dhe do i sjelle ndryshim qe meriton kryeqytetit

            1. holta says:

              Erion Veliaj eshte i vetmi qe mund ti sjelle ndryshim dhe vizionin perendimor Tiranes sa per bashen u mesuam plot kater vjet me rrenat e mashtrimet e tij njerezit nuk jane dele qe ti genjeje basha me ato videot qesharake dhe tua serviri qytetareve si projekte te realziuara.

              1. kristina says:

                trami, karta e studenteve, rruget e asfaltuara kopshtet dhe shkollat e ndertuara …. jane vetem ne mendjen e kryetarit basha. Tramin e permendin shume edhe ato zedheneset e shtypit ka nmundesi ta kete ndertuar brenda selise se Pd-se ndaj dhe ata e shikojne dhe ne te tjeret jo.

      2. Renata says:

        Prezantimi qe luli i beri punes se tij ne tirane ishte me teper per ata qe nuk jetojne ketu ne tirane dhe ndoshta i tregoi pamje te kendeshme por per ata qe jetojne ketu e dine mire qe eshte krejt e kunderta dhe madje shume gjera ne qytet jane perkeqesuar ndjeshem.

  3. anananananaanana says:

    E morem vesh qe Luli e ka dhjere, por ju ca ofroni?!

  4. mandi says:

    po cti tregosh bashes aman ai eshte i mbaruar sdi me as vete ku eshte!! sa dhe vet e di qe eshte i mbaruar kur iku para kohe nga bashkija!!

  5. pseeee says:

    Pse nuk flet nje fjale per ata qe po vriten ne trojet e tyre,moj te shitofte Zana,por na derdellis per politiken tende personale?qerohuni se njesoj jeni

  6. someone says:

    Kete e dime ne ……… po ke harruar te permendesh edhe palmat e autostrades Tirane-Durres, qe do hiqen prap (ama rendesi ka qe u tenderua vendosja e tyre)

  7. Xho says:

    Pytje per PS-ne ;
    Po ambasadori Lu Mao Kun – Fu ,
    do jet prezent (me lleret perveshur si Arxhiu dikur) per te numeruar votat fallso te bashes ?
    Po sikur te vij bataljoni xhaferrit pri kosove perseri me votue halimen e kosoves , cdo bej PS-ja ne pushtet ?

    I bej kto pytje ,si nji qytetar i thjeshte , duke u nisur nga ajo ,
    se taktika e zgjedhjeve te PeDerave ka qen ne cdo kohe manipulimi e vjedhja me forc e votave ,ne cdo zgjedhje.
    Kupto ti shoku ?

  8. Claus says:

    C`eshte ky titull i sakatuar?

    “Votat e …., aq reale sa studentet qe udhetojne ne tranvaj me karte studenti”!!!!! He, po pastaj, une prisja dicka me shume, por ketu per cudi mbyllet fjalia, kur duhet te vazhdoje.

    Si duket per fundjave Meron e ndihmojne studentet e gazetarise me shqipen e tyre qe eshte “ku therret qameti”.

  9. tuku says:

    pse beni keshtu ska lezet . Zgjohet robi ne mengjes, del te stacioni i autobuzit i hipen kombinatit ose kamzes, nje ere e embel sqetullash te heq sinozitin si me dore, te shkrin gurin ne veshka dhe ben qe rruget e frymemarrjes te krijojne imunitet nga ato 5 paketa cigare qe pi ne dite. Gjith keto te mira per cfare e doni TRAPIN me falni TRAMIN

  10. populli sylesh says:

    Per artikullin dhe ju budallenjte qe komentoni.
    E fusni dot pak trurin ne Pune ju?
    Me car lekesh ta bente?
    Po edi sa premtime si keto ka bere?
    Apo edi le te genjeje.
    Kur ‘re vij veliaj do e boj tironen kajro

  11. ad says:

    me pelqen fakti qe Basha nuk ka bere asgje me shume sesa fakti qe te ndertosh blloqe betoni ne cdo cep dhe ti lyesh me ngjyre pa fantazi

    Ramen e falenderoj si qytetar qe punoi mandatin e pare , por faji i tij eshte dhe me i madh se i Lulit se ishte inekzistent per 2 mandate .

  12. Caci says:

    Basha, gjithe Bashallaret dhe Berisharet kane hedhur ne tregun mediatik pamor dhe te shkruar idene qe jemi vendi i dyte per suksese mbas Gjermanise. Kurr dikush nga Evropianet i kritikon per shkaterrimin e gjthanshem te ekonomise, arsimit, kultures, sporteve shendetesise , bujqesise, rrugeve te hekurta gjejne justifikimin se fajet i ka Rama,se na ka penguar, kurr Rama ne opozite kishte vetem celsat e kashtes.Luli bashke me demokratet e tjer dhe kur intervistohen dhe pyeten asnjihere nuk japin pergjigjen e duhur por, ju duket sikur ne maline Dajtit ngarkuar me bore ne dimer, po piqen qershite.Le te shkojne ti vjeliin ne 21 Qershor tamam ne muajin e qershive. Kurr njeriu e ha turpin me buke sa here flet qesh me vete se, i duket vetja se ja u hodha. Te dali ne Tirane Basha dhe te loboj per zotin Kosova mjek i nderuar ,por i ndodhur rastesisht dhe kalimthi ne P. D.-ne e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje