Emri i tij ishte befasi për njerëzit e politikës, por në Vlorë, Tiranë e gjetkë ai ishte mjaft i njohur, qoftë për shkak të profesionit, qoftë për shkak të mbiemrit që mban, qoftë dhe prej të dyja këtyre arsyeve së bashku. I prerë, me vetëbesim të fortë si një vlonjat race, sfidues dhe i dëgjueshëm si pakkush në të njëjtën kohë, Doktor Leli duket se ka mundur të tejkalojë të sotmen dhe të hedhë një sy më tej saj: “Dua që mbas katër vjetësh në detyrën e kryetarit të bashkisë së Vlorës, Vlora të jetë bërë një qytet ku çdokush që ka ardhur këtu si banor apo si turist, të kishte dëshirë të rikthehej sërish”.
Në të vërtetë intervista me të është e vështirë. Sepse edhe biseda që bëhet në një lokal në buzë të detit, është si dita e tij e punës, pa fillim dhe pa mbarim. Gjithkush që e sheh, ndalon, i jep dorën dhe i drejtohet me emrin emblematik që gjithë vlonjatët, pavarësisht moshës dhe pavarësisht nëse je burrë apo grua, i japin njëri-tjetrit: Si je, vëlla? Vetë Doktor Leli i klasifikon më pas, të gjithë sivëllezërit e tij në dy kategori, të njohur të vjetër e të rinj dhe në pacientë të vjetër dhe të rinj. Dhe fjalët e para në një intervistë të tij të parë ai i drejton pikërisht për ta, por duke shtuar në një listë të pafundme emrash, edhe vlonjatët e rinj. Ata që kanë ardhur në perlën e Jonit në dy dekadat e fundit nga Tropoja e Kukësi, Korça e Mallakastra, Tepelena dhe që ndodhen që nga Novosela e deri tek Ura e Palasës.
Doktor Leli është nga ata njerëz me të cilët takimi fiksohet lehtësisht. Por kjo është vetëm një përshtypje e parë sepse në të vërtetë, fakti që ai ishte një takim për të bërë intervistën e tij të parë, nuk ka pikën e ndikimit tek ai. Sepse shpejt kuptohet që me të njëjtën lehtësi le takim me gjithkënd që kërkon të flasë me të. Më shumë se “dobësi” profesioni, është pjesë e magjisë së habitshme të një dite që për të është çuditërisht më e gjatë se dita e njerëzve të tjerë.
Nëse do të duhej të bëje një autoportret të vetes, si do t’u prezantoheshe qytetetarëve vlonjatë, kush është Dritan Leli?
Kam lindur, jam rritur dhe kam jetuar në Vlorë. Shtëpia e gjyshërve të mi është në lagjen Lirim, vetëm 50 metra larg ndërtesës së bashkisë së qytetit. Ajo është banesë ekzistuese dhe askush nga ne nuk ka dashur të bëjë ndryshime. Ruan madje edhe mobiljet e vjetra dhe origjinale që im gjysh i ka sjellë nga Italia e paraluftës. Duke qenë se babai im Halil Leli ka qenë oficer marine, mbas klasës së parë në Vlorë, ne kemi jetuar për shtatë vjet në ishullin e Sazanit ku dhe kam bërë shkollen tetë vjeçare. Aty jetonte një komunitet i vogël njerëzish me origjinë nga gjithë Shqipëria. Jeta në ishull ka qenë nga ato eksperienca që për një fëmijë kushtëzojnë gjithë jetën e mëpasshme. Kujtoj çisternën, një anije të vogël që sillte ujë të pijshëm në Sazan, meqë në ishull nuk ka burime uji. Vinte dy herë në javë dhe kjo gjë më ka mësuar se në jetë duhet të dish të presësh çastin e duhur, momentin e duhur për veprimin dhe vendimin e duhur. Dhe një gjë tjetër që nuk e harroj dot, kanë qenë dritat e Vlorës natën. Kisha aq mall për tokën e saj atëherë. Si tani.
Një mjek për Vlorën, pse je pikërisht ti zgjedhja e koalicionit të majtë?
Besoj se do të isha i fundit që do të jepja një përgjigje për një pyetje të tillë, siç do të doja të isha i pari në shprehjen e mirënjohjes së pafundme për këtë vlerësim nga koalicioni i majtë dhe kryetari i PS-së Edi Rama. Do doja gjithashtu të isha i pari në shërbesë për qytetarin vlonjat në bashki. Do të lidhja kandidimin e sotëm dhe punën e nesërme për Vlorën edhe me profesionin tim. Unë jam doktor radiolog dhe një punë e tillë më ka mësuar të tentoj të depërtoj brenda sipërfaqeve. Të gjej problemin aty ku dikush tjetër nuk do të shihte. Besoj tek puna. Besoj tek sakrifica dhe përkushtimi. Besoj tek e majta, tek idetë, vizioni dhe filozofia e saj. Jo thjesht si përgjigja më e mirë në krahasim me kundërshtarin e djathtë, por më e mira dhe e duhura për vendin.
Çfarë po bën tani në fushatë? Çfarë projektesh konkrete do t’i afrosh qytetit?
Bashkia e Vlorës me të gjithë shtrirjen e saj nga Novosela në Urën e Palasës është një hapësirë e cila duhet të shndërrohet përfundimisht në një qytet të vërtetë, në një hapësirë urbane mesdhetare. Një qytet që të afrojë shijen e diçkaje që nëse e provon njëherë, të fton ta provosh përsëri e përsëri. Nuk do të flisja për detaje të një projekti i cili kursesi nuk mund të mbajë idetë e një individi. Por ju them se ka një grup të madh specialistësh nga më të mirët, një ekip i cili nuk ka filluar punë sot dhe as nuk e mbaron atë nesër. Një punë që njeh çfarë është bërë mirë dje, që qorton çfarë është bërë keq dje dhe që tregon se çfarë duhet bërë më mirë nesër. Vlora afron historinë e djeshme dhe mundësitë e pafundme të sotme, afron qytetin e kujtimeve dhe të realitetit të nesërm në të njëjtin moment, diell dhe det, turizëm dhe shërbime, prodhim dhe estetikë. Pa pikën e nostalgjisë mund të them se Vlora është një markë e veçantë shqiptare që bëhet e tillë edhe për shkak të njerëzve të saj, karakterit të papërsëritshëm vlonjat.
Jam tërësisht i sigurtë se bashkëpunimi i pushtetit qëndror me atë lokal këtu në Vlorë do të jetë gjithashtu një model dhe një shans më shumë për Vlorën. Edhe në këto dy vjet të qeverisjes së majtë, ky model ka nisur të ndjehet. Një model që do të japë frute të shpejtë dhe të shëndetshëm. Do të afroj qetësi dhe vetpërmbajtje. Respekt, shërbesë dhe transparencë për çdo votues. Ena e mbushur nuk bën zhurmë, siç thotë një proverb i vjetër, që do të thotë, shumë më shumë punë dhe shumë më pak fjalë. Për shembull, ka dy modele, i pari, ai i kryetarit aksidental edhe të bashkisë së Tiranës, edhe të partisë demokratike, zotit Basha, modeli i fjalëve të shumta dhe punës si gur në trastë dhe modeli i dytë ai që do të doja të dëshmoja mbas katër vitesh.
Cilat janë marrëdhëniet e tua me strukturat lokale të PS-së dhe të LSI-së në Vlorë?
Do të thosha mjaft të mira dhe të bazuara në njohje të vjetra e të reja, në respekt reciprok, punë të përbashkët dhe detyra të përbashkëta. Eshtë një nga detajet që i konsideroj si më të mirat në këtë fillim fushate. Secili di detyrën e tij, secili beson në fitoren që është e do të jetë pronë dhe privilegj i gjithë secilit, secili vlerëson se puna e vërtetë, starti i saj nis me marrjen e mandatit dhe nuk përfundon atë ditë. Ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm që reflekton raportet politike në Tiranë dhe filozofinë e re të bashkëpunimit të së majtës. Më lejoni të mos përmend emra sepse janë vërtet shumë kontributorët e fushatës për bashkinë e Vlorës.
Edhe pse fushata nuk ka filluar zyrtarisht, të gjithë kandidatët janë në terren. Ju vetë çfarë bëni konkretisht?
Kam një veçanti që më bën të provoj dy ndjesi të përkundërta, e para që ende nuk jam në fushatë të vërtetë dhe e dyta, krejtësisht në të kundërt, që kam gjithë jetën time profesionale që po bëj fushatë në Vlorë e për Vlorën. Sepse në thelb nuk ka ndryshuar asgjë. Puna si mjek më ka bërë të takoj pafundësisht njerëz me të cilët bisedoja për shëndetin e tyre dhe mënyrat sesi mund të shërohen. Tani është pothuaj e njëjta gjë: flasim si mund të shërojmë Vlorën nga sëmundjet e trashëguara si në të gjithë Shqipërinë nga kaosi i tranzicionit. Edhe pse Vlora është më pak, ose të paktën kështu më duket mua, e prekur prej tyre. Po bëjmë takime të shumta me grupe interesi, me individë, me qytetarë në të gjithë Vlorën e madhe. Në fakt tani po e kuptoj sesa e madhe është realisht Vlora. Në të gjitha kuptimet e kësaj fjale.
Në një vështrim të shpejtë, çfarë i mungon Vlorës sipas jush?
Nuk mjafton një vështrim i shpejtë, sepse gjithçka do të jetë e detajuar në formë projektesh afat shkurtër dhe afat gjatë. Lista është shumë e gjatë. Eshtë duke u punuar ende për të dhe do të ketë një ofertë të jashtëzakonshme për çdo skaj të Vlorës së madhe urbane. Do të përmendja në fillim ndryshimet cilësore që në fushën e përpunimit të mbeturinave, të ujrave të zeza e deri tek ndryshime gjithashtu cilësore në tregjet e qytetit, në përpunimit e produkteve ushqimore, në shërbime, në përmirësimin e infrastrukturës qytetëse dhe në kontrollin shumë më të mirë të territorit. Sot është bërë e pamundur të ndërtohet pa leje, ndërtimet e nesërme në Vlorë do të jenë jashtëzakonisht të kontrolluara dhe të menduara jo për të shërbyer çastit të parë dhe interesit të parë, por si objekte që do të jenë pjesë e qytetit.
Kush është Doktor Leli?
Thotë se ka dy ngjarje që kanë shënjuar jetën e tij. E para ka qenë fabrika e vjetër miellit që ndodhej në anën tjetër të rrugës së shtëpisë së tij të fëmijërisë. E djegur shumë vite më parë, ai ka qenë misteri i fëmijërisë dhe vendi i ndaluar i lojërave. E dyta ka qenë eksodi i parë në Vlorë. Kur babai i tij ushtarak i lartë refuzoi urdhërin për të hapur zjarr mbi anijen me mbi 800 vlonjatë që ndodheshin në bord. Halil Leli u zhvesh që të nesërmen nga ushtria nën akuza që do t’i kushtonin pafundësisht shumë në kohë tjetër. Dritani thotë se duke humbur uniformën, i ati do të fitonte admirimin e gjithë qytetit.
Ka një CV që habit. U largua nga Vlora për në universitetin e mjekësisë dhe u specuializua si radiolog. Në vitet 1997-2000 bën një specializim afatgjatë në Athinë dhe më pas, fiton të drejtën për Doktoraturë në universitetin La Sapienza, në Romë, në specialitetin e mjekësisë bërthamore, një specialitet shumë i rrallë. Bëhet doktor shkencash një vit më parë në vitin 2014 dhe vazhdon të punojë në QSUT deri në momentin kur i duhet të trajtojë një qytet të tërë si pacientin e tij të preferuar.
Përsërit një shprehje të hershme shqiptare për burrat e martuar herët. “Kam lindur i martuar”, thotë. Të shoqen, Suelën e ka pasur shoqe që në shkollën e mesme jani Minga, në Vlorë dhe janë së bashku prej gati 30 vjetësh. Baba i dy fëmijëve, Noelit dhe Izabelës, Doktor Leli beson: nuk është vetëm sfida ime, është sfida e të gjithë qytetarëve që të garantojmë një jetë më të mirë për gjithkënd!
Nuk e lexova shkrimin sepse duket qe ne titull super i peshtire.
dritan leli drejtimi i fuhurper vloren
Alternativa e duhur per Vloren. Jane 1001 arsye se perse vlonjatet do votebesojne Lelin. Qe nga tradita e ketij qyteti qe gjithmone ka bere zgjedhjen majtas deri tek vete figura e Lelit si nje djale i Vlores qe pritet te punoje me perkushtim per qytetin dhe bashkeqytetaret e tij.
ashtu eshte, analize e fuhur
Eshte nje zgjedhje e gjetur sepse eshte nje person pa profil politk por qe mund ti sherbeje qyetetit me shume se nje i tille. Eksperienca nuk ka treguar se gjithmone njerez politike bejne punen me te mire dhe ky si nje perjashtim nga rasti pritet ti jape nje imazh te ri qytetit.
Leli eshte nje mjek i nderuar, gjithmone i perkushtuar ndaj pacienteve, qe i ka degjuar e trajtuar me vemendje maksimale dhe jemi te bindur qe do ta beje tashme me te gjithe qytetaret, qe ai i njeh, i takon dhe i respekton gjithmone. Eshte nje figure e spikatur dhe perfaqesim i denje per vlonjatet.
Leliii sa mire, je njeri super punetor dhe kemi besim te plote te ty per ta lene Vloren ne duart e tua, se e dime qe do ta trajtosh me shume dashamiresi ashtu sic ke bere me ne pacientet e tu. Lum ne qe ti na perfaqeson, do kemi nje njeri ku te perplasemi qe i ka gjithmone dyert e hapura.
Vlonjatet historikisht majtas kane votuar, ndersa sot kane nje arsye me shume per te mbeshtetur te majten, per Lelin, nje njeri super i nderuar dhe i respektuar per perkushtimin ndaj cdo qytetari te thjeshte qe ka takuar.
Ishte e nevojshme qe per drejtimin e qytetit te Vlores te kandidonte nje figure e re. Mendoj se Dritan Leli eshte kandidatura e duhur e qe do beje mire punet per drejtimin e qytetit. Ka energjine dhe vizionin e duhur per te drejtuar Vloren.
Sa bukur ta ka shjruar shoqja jote Aarjan Konomi intervisten. Edhe ti njesoj si Arjani ate muhabetin do marresh nga Vlora po he. Kooooooooocccciiiiiiii!!!!!
Dritan Leli eshte kanditati i duhur per vloren!!! me ndihmen e te gjitheve do e bej vloren te paster, se e bukur ka qene vlora por u la nen meshire te fatit, do ta beje vloren nje qytet dinjitoz per historine qe ka, dhe mbase kur te kete mbaruar misionin e tij me dinjitet sic di vetem ai kane ndryshuar mendje shume prej jush qe sot per inate apo cmire te keqe e shani apo shkruani idiotesirat e kafeneve…. jepini voten dhe kohen sepse eshte me vizion dhe largpames…mos e krahasoni dike me paraardhesit e tij pa patur argumente…
Ja dhe keshilltari i Metes i eshte kthyer ne pragfushate rolit te tij te… analistit!
e majta kete here ka kandiadtin me te mire qe mund ti sjelle ndryshimin qe meriton qytetit te vlores
E meriton zoti Dritan Leli qofte kandidimin nga e majta po ashtu edhe fitoren eshte figure me shume cilesi i duhuri per zhvillimin dhe ecjen perpara te qytetit te Vlores.
dritan lelei drejtimi i duhur per vloren ? fitore
Qyteti i Vlores ka nevoje qofte per nje kandidature te duhur qe punon dhe ben shume per qytetin duke i sjelle me shume zhvillim dhe progres dhe kandiadti Leli eshte nje njder keto persona qe Vlores i nevojitet se tepermi.
me dritan lelin vlora do beje shume me perpara duhet te kete mbeshtetjen e gjithe vlores pasi nuk do zhgenjehen kam besimin se do beje shume per Vloren duke permiresuar ndjeshem situaten ne qytetin e Vlores
Doktori ne fjale eshte jo shum i njohur ne ate qyetet por eshte nje njeri i lavderuar nga atat qe e njohin, mund te jape vlores nje dimension te ri zhvillimi.
ik o Oltion, gjej njehere cdo te thote dimension.
Po shoke! Krenarre! Nuk ua leshojme Vlorren tone te kuqe kulakeve. Tani…, vertet nga 25 vjet kulakeri ne e kemi pasur drejtimin 24 vjet dhe Vlora po begatohet e po ndrrin çdo dite. Unitet, shokeni!
Një vlorak me banim në Tiranë…..
nje laro per vloren! kur u bere vlonjat o lelush? nga je ti? kur hyre ne vlore e kur dole? o laro! rama ate kollodokun do merre me ty ne vlore! me repskete nga laberia!
Ne Vlore, nuk ka nevoje per kandidat me kaq cilesi nga e majta. Vlora nuk merret kurre derisa te jete Berisha gjalle. Ma pas, nuk i dihet.
Dritan Leli nje Radiolog per Vloren. Qellimi e sjelljes se tij eshte vetem profesioni. 3 vjete ishte kryetar Niko Veizi- gjinokolog, 3 vjete kryetar ishte dhe Neki Dredha- mjek pediater dhe 12 vjete Shpetim Gjika- mesues frengjishteje, pra 16 vjete sundim absolut dhe barbare i PS. Edi Rama sjelle nje Radiolog ti beje grafine se ku ja ka thyher brinjet Vlores PS-ja ato brinje me te cilat Rama do beje paidhaqe 4 vjetet e ardhshme.
Dritan Leli nje Radiolog per Vloren. Qellimi e sjelljes se tij eshte vetem profesioni. 3 vjete ishte kryetar Niko Veizi- gjinokolog, 3 vjete kryetar ishte dhe Neki Dredha- mjek pediater dhe 12 vjete Shpetim Gjika- mesues frengjishteje, pra 18 vjete sundim absolut dhe barbare i PS. Edi Rama sjelle nje Radiolog ti beje grafine se ku ja ka thyher brinjet Vlores PS-ja ato brinje me te cilat Rama do beje paidhaqe 4 vjetet e ardhshme.
Kandidatura me e mire per Vloren ishte ajo e Fate Velaj. Rama beri gabim qe nuk e mbajti premtimin qe ja dha ne Viene.
Fatja tani duhet te nxjerre konkluzionet dhe te pozicionohet.
O Tan, jepi gaz vlla, votat e Ps i ke, te LSI i ke, mundohu te marresh ca vota djathtas se votat e te djathtes do vene kot dem.
Je shok i mire!
Ne intervist na del i persekutuar ??? Babai anetar iburose komuniste ?,??
Vazhdim i blokmeneve lokale …. rames kokedhimes ….
ta gezojne komunistet
Turp pee vloren qe shperfillet per70 vjetnga komunistet
Oz.Lorenc kur nuk paska kohe per interviste ky, si do ja beje te zgjidhi problemet e popullit, apo ska lidhje fare?
NDOSHTA KY LELI BEN DICKA TE VOGEL PER KETE QYTET 3000 MIJE VJECAR SHTERIJE KANINA SIPER KALA DHE ORIKUMI NE PERIFERI, E ZVERNECI ME NJE LAGUNE FANTASTIKE isha VLORE kisha i vit pa shku mendova se LUNGO MARE do kishperfundu t pakten gjysma punes por e verteta ishte krejt ndryshe dhegrumbull dherash qe hidhnin makinat e kudo shkaterim vlora kete vit brenda ne qytet ka vetem nje germadh te vertete dhe e gjen me keq se
kurre kto 100 vjet shtet.urbanet e qytetit si ne luften e pare boterore
autobuze te vjeter rruga nga SKELA NE UJIN E FTOHTE as 5 km rruge qe
i behet publicitet sikur cfar do behet dhe kur e mendon qe ka qene
bulevard me i mire para 100 vjetesh me palma e ndricim dhe kishte lezet
dhe tani qe jemi ne 2015 qe duhet t ishte nje nga bulevardet bregdetare
me te bukura ne mesdhe jo se e bejne keta pushtetare por e ka ber
pjesen me te madhe natyra vete punimet per mua zerooooooooooooopor
nje zhgenjim total pervece kudo germadh s pash asgje dhe punimet per
kete bulevard qe u propogandua me buje punonin vetem 2 makina qe
hidhin grumbull me dhe intesitieti i punimeve fare i ulet mos te themi s punohej fare rruga krahu tjeter ska nis fare nga krahu palmave
ne harojme qe sot bota punon me ritme te larta dhe hedh leke aty ku ka
njerez dhe turizem a nuk duhej qe ne kete projekt ku vine nga gjith vendi dhe te huaj te ecnin me ritme te medha a nuk duhej qe leket te hidhentamam a nuk duhej te punohet 24 ore non stop iku nje vit le te me dalindonje te me thote cfar eshte ber me LUNGO MAREN DHE JU QE
KOMENTONI KETU dhe cfar tjeter ka perfunduar ne vlore? kur ne plot
qytete te tjera ka rruge dhe investime pa fund dhe nje rruge qe quhet
trasballkanike qe eshte rruge 200 vjecare ska ndricim ska trotuare ska
lule ska asgje me thoni ju nje rruge kryesore ne shqiperi 2 km te mos
kete perfunduar vetem hyrja ne tirane 10 kilomtra autosatrade hyrja
perfundoi ne kohe rekord 2 muaj me ndricim palma dhe cdo gje
moderne w rruga tjeter po ashtu ,edhe ne durres po keshtu kurse vlore
asgje i ushqejne me luge boshe dhe propogande me vjen keq se kam
respekt per vlonjatet dhe qytetin dhe vijen bregdetare se kane me te
bukuren e rajon por luga boshe nuk ngop askend spo them qe nuk do
perfundoje nje dite ky porjekt por duhet te punohet me shpejt 5 km rruge fushore sado pune te kete kur flitet per nje veper kryesore ne fushen e turizmit nuk duhet te tallemi por te punojme dhe fort qe nga rruga ndricimi pllakat lulet kanalizimet e ujrave te zeza etj KUDO KA VETEM SHKATERIM SHKONI DHE SHIKOJENI PSE NUK SHKON NJE GRUP XHIRIMI DHE
TNA TREGOJE KU Do LAHEN NE KETE PJES QYTETARET KU KU NE SKELE SHKATERIM,SHKOLLA MARINES SHKATERIM PLAZHI RI SHKATERIM PLAZH I VJETER SHKATERIM UJI FTOHTE SHKATARIM TE PALLATI LUL BASAHES SKA RERE DHE SHKATERIM TE TYNELI SHKATERIM KUDO SHKATERIM ME THONI JU KA KA INVESTIM? ME THONI JU KETU QE KOMEWNTONI E SHIKONI ENDRRA IKIN VITET
SHPEJT MOS DUHET TE PRESIM 10 VJET PER 2 KM RRUGE? MOS DUHET TE PRESIM 10 VJET PER 10 AUTOBUZA TE RINJ? iken 2 vjet c kemi bere?te leme pastaj jashte vlore llogora dhermi qeparo jonufer orikum tragjas karaburin e ishulli sazan qe investimet as qe mendohen ne fshtatrat qe permenda te vlores qe jane nje parajse e vertete POR TE PAKTEN BRENDA NE QYTET DUHET TE PUNOHET PO TE SHIKONI PORTIN E VLORES NDAN DY PLAZHE PER NJE TRAGET I CILI SHUME MIRE MUND TE COHET NE PORTIN MADH NE ZVERNES DHE PORTI ATY TE BEHET PJES E SHETITORES E JO TE BEJ NDOTJE TRAGETI MES
PLAZHIT PORT ME NJE ANIJE?KTE VIT VLOREN E GJEN ME KEQ SE ASNJE VIT TJETER NE HISTORINE E SAJ SI QYTET NE FUSHEN E TURIZMIT dhe kete e dine gjith vlonjatet por presin mos ndodh ndonje mrekulli dhe t pakten tju kthehet plazhin qe kishin me mijra vjet qe e kish krijuar zoti t pakten ate plazh qe krijoi natyra por dora njerzore e prishi,rere e paster uje i paster dhe diell e ushqim bio .ndoshta ndodh prap mrekullia.
I nderuari Kollcaku, babai i tij vertet ka qene si qindra mijra te tjere komunist, por vetem gjesti i tij qe nuk zbatoi urdhrin per te qelluar mbi anien me qindra njerez, e ben ate me demokrat se gjithe pseudodemokratet qe na kane mbire si kerpudhat neper kembe.Behu me njeri, o njeri ,gjyko me zemer jo me mllefe e urrejtje.
Fushata e ketij mamuthi mbeshtetet tek k….et e dashit, (Rames). Nuk e ben dot Vloren ky tip. Fitoren e ka te sigurt se vlora eshte e majt.
Ky do kuroj dhe operoj vlonjatet. Burrat do i tredhi ndersa gratë do i bej te virgjera. Eshte nga kuçi apo nga bolena. Nga eshte. Fshatari qe ka mar pjes thnesht neper mbledhje dhe i thet vetes doktor i specializuar. Ku eshte katandis politika shqiptare
po na e nxjerrni kete lelin engjell.po do dali ma zi se gjikja
Vlora si gjithmone do votoj majtas pavaresisht cila eshte kandidatura, por qe Dritan Leli eshte Vlonjat kete vetem Lorenc Vangjeli mund ta thote.
E lorenc ti je nga Permeti, e njeh shum pak kete qytet. Nuk e di sa te kan paguar per kete shkrim apo i bere sherbimin e radhes Familjes Rama. Leli eshte i perzgjedhuri i rames jo perse ai eshte i duhuri per kete qytet por se ka nje lidhje gjaku me Familjen e Rames… si kudo ne shqiperi, qe te dalesh ne krye duhet me doemos qe te jesh ose i arfermi i te parit ose Bythlepirs i tij… Beje nje analize te gjithe emerimeve. Saranda njeriu i Kocos, Himara i afermi i Rames nga e jema, Selenica sherbetori i Ilir metes qe kur meta ishte kryeminister dhe. shko ne berat Burri i cuopes se tezes se Ilirit… dhe po te vazhdojme ne
cdo qytet kanidatet jane njerzit e te afermeve te njeshit ose atyre qe rrine pas njeshit….
mico ki nuk fiton
vlona si qytet kryesor dhe bregdet ne bregun jonian qe ka perball italine e greqine afer oshte pika me strategjike ne shqiperi e pik ne mesdhe kjo nuk diskutohet se e di dhe i kalamo 2 vjec karaburuni do investime po ashtu dhe ishulli sazanit plus te mos harojme se kinemaja pare ne shqiperi kur asnje qytet tjeter nuk kishte ka qene ne vlore dhe sot vlora ska kinema qe dhe e ka urgjente sidomos veres dhe nje rruge per plazhin e zvernecit e ka pa ndricim dhe te ngushte . pa lene pastaj rrugen per llogora e dhermi te behet nje tynel qe ka qene projekti nga austrohungarezet qe ne luften e pare boterore.po kush do i bej ky LELI? i pa afte duket me keq se gjika.vlora ka plot djem dhe vajza qe jetojne per dite ne qytet dhe e njohin me mire se ky vloren. Ky vjen me telekomande nga kryeministri RAMA.
Paskan masturbu njeri tjetrin dy homo rilindjote…
Nje pyetje kam per ju komentues: Pse nuk shtroni pyetjen: Pse ky mjek kaq i madh sakrifikon duke lene familjen dhe tiranen dhe shkon ne vlore per te administruar qytetin, dmth per te menxhuar pastrimin, kanaliizimet e tj te qytetit? Ne llogari financiare ligjore personale del me humbje sepse si mjek fiton me shume ne tirane se sa kryetar i bashkise Per me teper qe nuk ka asnjedite ne jeten e tij si menaxher apo si politikan. pergjigja eshte e thjeshte: Bashkia gjigande e Vlores ka pasuri shume te medha dhe duhen menaxhuar nga njerezit qe kane lidhje me pushtetin. Bravo Kokedhima, caktove baxhanakun e Drejtorit te Albpetrolit ( ky i fundit ushtar i Kocos)kryetar te bashkise vlores. Po spaskeni te ngopur more udheheqes te Albanistanit.
…mjekesia duhet te merret me mjekesi, qyteteve te medha iu duhen administratore te mire, nuk e kuptoj se si perballet me vetdijen e tij profesionale dhe karshi qytetareve nje mjek i cili ka investuar kaq shume per profesionin e tij e aq me teper ne nje specialitet elite per shqiperine, lerini profesionistet ne kete vend (ku ka shume pak) te bejne punen e tyre , dhe mos i tundoni me thaset me para e me enderra per pushtet, ftojini te rinjte ne rugen e veshtire te punes per te cilen kane investuar ata dhe baballaret e tyre dhe mos i beni ti a shesin shpirtin djallit te politikes qe premton para dhe pushtet te shpejte
Ne interviste Dritani po na shet te atin si Oficer Marine. Ku ka mbaruar i ati, ne Odesa apo ne Sevastopul? Thuaj Dritan qe Halili yt e nisi si kapter dhe, meqe ishte nga Kuci, partia e mori dhe e futi ne gjirin e saj. Sa per ngritjen e tij deri ne komisar te ishullit duhen pyetur oficeret dhe ata qe kane jetuar prane tij sesi ne emer te vijes se masave i internoi, burgosi e degdisi ku sgjenden me. Sa per ty, nuk ka budalla te mos e marre vesh qe ti je i komanduar per te firmosur ato qe do te sjellin ne tavoline Koco Kokedhima qe te vuri aty. Kjo qe ndodhi ne Vlore me ty, do i tregoj shpejt rrenjet. ishim aty kur Rama tha se Dritani eshte garant se investimet e qeverise do jenene duar te sigurta por nuk tha se cilat merita ke ti qe te vune aty. Cfare ke treguar ti deri me sot pervec se grafive pa fund qe ke bere dhe qe ju thoshe grave qe te vinin per kontroll qe dyshon per tumor ne menyre qe te vinin nga 3-4 here te paguanin grafi te tjera.Ka shume histori pet ty o Dritan.
Shkrimi eshte teper realist,per te gjithe ata qe e njohin Dritanin,madje jane thene fare pak.Por,i quajturi ”vloraku”,qe tingellon si ”uturaku” e quan te peshtire,mbasi eshte mesuar,me sa duket,me felliqesira,te cilat i shijojne me mire se ato qe pelqejne njerezit normale!Por,ne se banon ne Vlore,edhe uturaku (vloraku) i shkrimit, do ta shijoje Vloren e Dritanit dhe do te pendohet per keto shkarashkrimet e tij!
Si ke arritur ti besh intervisten se paska qene shume i zene.me oune ne turane .jntervista buze detit.shume i zene ne pune i biri i halil kapterit qe na i beri partia oficer te komitetit te partise.poshte spiunat dhe komunistet.
komunitet rome ,jevge, e komunitit me i madh ai cam ne vlore ,nuk e perkarah doktorin e rames vlora ka pot lagja camve ka cam te zote kan nje jete qe jetojne ne vlore dhe sot ata quhen pjes e qytetaris vlonjate le te zgjidhnim nje cam nga komuniti jone i madh per vloren camet kane punuar me ndeshmeri dhe kane kontribuar per qytetin e vlores nje jete te tere ne te gjitha fushat turizem peshkim e kudo jane ne pararoje te qytetit kurse ky doktri ben mire te bej detyren e vet si mjek per mjek nuk po e shan njeri por jo te manaxhoj nje qytet te madh si vlora sezoni turistik po afron dhe kete vit duket cdo gje keq fare cfar do bej ky doktor i pazoti kur sja ka haberin nga punet e bashkise.
ky doktori mua me duket me shume si biri gay I Osama bin Laden
Krahasoni dy fotografite dhe thoni qe skam te drejte.
ky do e shkatrroj vloren me keq se gjika beton e cimento deri ne dhermi ka per ta ber bregun.