Kryeministri Rama gjatë një aktiviteti në Paskuqan për shpërndarjen e 750 legalizimeve u ndal tek zgjedhjet vendore duke hedhur poshtë edhe akuzat se nëse nuk do të votohet mazhoranca, atëherë bashkitë rrezikojnë financimet.
Rama theksoi se ai kërkon votën për drejtimin e duhur dhe jo për drejtimin e gabuar i cili është provuar, konkretisht ai solli shembullin e Lulzim Bashës dhe Xhelal Mziut.
Sipas Ramës, të gjithë ish-kryetarët e bashkive të Tiranës për keq apo për mirë, mbahen mend se kanë bërë diçka, por Basha sipas tij nuk ka bërë asgjë për t’u mbajtur mend.
“Dalin ca e flasin se kërcënojmë se do mbetini pa ujë e financime nëse nuk na votoni. Kjo nuk ekziston. Nëse votoni atë që keni pasur në Kamëz e keni provuar, nuk do bëjë asgjë. Votimi në drejtimin e gabuar nuk çon asgjëkund. Modeli më i mirë i tyre është ky i Tiranës. Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë”, tha Rama.
Sipas tij, Partia Demokratike i kërkon votat për të bllokuar investimet e qeverisë dhe kjo nuk duhet lejuar.
“Kryetarët e bashkive dhe bashkitë s’mund të përdoren për të bllokuar. Janë aty për të punuar dhe për të zbatuar ato që ju keni nevojë.
Për 4 vite nuk bëri asnjë gjë. Nuk guxojnë të dalin. Edhe kur dalin thonë ne do bënim këtë punë, por është Rama gjallë. Për çfarë i duan votat, që të thonë është Rama gjallë, se po të mos ishte ai do i bënim”, u shpreh kryeministri Rama.
Në procesin e shpërndarjes së legalizimeve për banorët e Paskuqanit, Rama ka qenë i shoqëruar nga kreu i ALUIZN-it, Artan Lame dhe kandidati i së majtës për bashkinë e Kamzës, Safet Gjici.
Kandidati Gjici, shprehu mirënjohje për bashkëpunimin mes qeverisë dhe pushtetit lokal dhe për mbështetjen e jashtëzakonshme financiare që i është ofruar bashkisë së Kamzës për cdo problem që kanë ngritur banorët.
“Qeveria Rama po shpërndan legalizime, tapitë tuaja, premtim i dhënë në 23 qershor, i bërë realitet sot,- nisi fjalimin e tij kandidati i së majtës,- legalizim i djersës tuaj, e drejtë bazike qe ju takon. Bashkë do zgjidhim dhe shumë probleme të tjera. Kur bashkëpunimi është mes qeverisë vendore dhe lokale, është edhe më i madh. Deri më 2017, premtimi i qeverise Rama do realizohet dhe do legalizohen të gjitha shtëpite. Jemi në drejtimin e duhur dhe në 21 qershor do dini të zgjidhni drejtimin e duhur për të zgjidhur të gjitha problemet që ju shqetësojnë”, tha Gjici.
Nese dikush ne perendim degjon se nje Kryeminister prej muajsh del shesheve dhe serndan fletushka per legalizime, ne fillim do te hapi syte duke mos kuptuar perse flitet, dhe me pas kur ta kuptoje do gajaset me te madhe.
Pyetja e dyte qe vjen ne mendje eshte; “perse nje kryeminister duhet te dali vet te shperndaje fletet neper duar?”
Me kete llogjike i bije qe dhe ne zyren e tij rama te meret me fotokopjet, me pastrimin e zyres….
Qe nje lryeminister te komunikoje me popullin per probleme strategjike, per reforma…kjo nuk ka asnje gje te keqe, pasi ben pjese ne punen e toj. Po kur nje kryeminister del per jave per te sherndare fletushka perpara kamerave duke perseritur perdite se ja çfare po ben ai dhe si i la opozita…me duket se ketu kalohet çdo limit propogande.
Nese populli e zgjodhi, kete e beri per programin e vet, nese qeveria po legalizon, kjo eshte pune e stafeve, e administrates pasi Rama nuk ka ate detyre. Keshtu qe boll na del ne televizor per dite e le ne hije ata qe punuan vertete per dosjet. Kur sheh Ramen te lihet pershtrypja se e ka mbushur vet çdo çertifikate me dore!!
Nese Rama punon vertet populli do ti gjykoje punen, po ska nevoje te bertasi perdite se sa pune po ben.
e rradhe te pare ato qe ju Argita i quani fletushka, jane tapi,jane ato qe PD perdori per te marre votat dhe nuk ua dha , ndersa keto sot po jepen pa tendence vote por ne vazhdim te programit te qeverise!Po, eshte dhe propagande, per te demaskuar ish qeverine e mepareshme qe nuk beri asgje ne kte drejtim
Kam50vjet me shtepi te vjetra te fryre nga lageshtia nuk me jep njeri tapi me thon sje ne tokat e tua per mua eshte krim po me krim se te shperndash neper mitingje tapi nuk do te kete ato jane bere si letrat postare ne kohen e enveri qe shperndaheshin tek dyqani bukes
Luli na dha karten e studentit nga ku kam shume perfitime ne Tirane ?