Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Qasje pozitive nga pala shqiptare për mbylljen e shkollave të Gulenit

15 Maj 2015, 21:34Politika TEMA

Ndërkohë që në mediat shqiptare vazhdon ende jehona e deklaratave të Presidentit Erdogan në Tiranë, i cili e quajti “terroriste” lëvizjen Gulen, në ato turke vizita e tij është paraqitur shumë e frytshme.

Gjatë kthimit në Ankara, në avionin presidencial, Erdogan ka deklaruar para gazetarëve se Presidenti Bujar Nishani dhe Kryeministri Edi Rama kanë pasur një qasje pozitive, në lidhje me kërkesën e tij për dëbimin e aktiviteteve arsimore të lëvizjes Gulen, që operojnë në Shqipëri.

Tirana zyrtare ende nuk ka dhënë një përgjigje të qartë se, çfarë faktesh ka paraqitur Erdogani në lidhje me aktivitetin “terrorist” të kësaj lëvizjeje dhe sesi do të jetë e ardhmja e institucioneve arsimore të tyre në vendin tonë.

Pas prishjes së marrëdhënieve me Gulenin, Presidenti turk ka kërkuar me forcë nga çdo drejtues shteti dëbimin e aktiviteteve të kësaj lëvizjeje nga vendet e tyre, dhe në shumë raste mediat turke e kanë cilësuar si një fitore të bujshme të Erdoganit ndaj Gulenit.

Para disa kohësh, në mediat turke u publikua edhe një bisedë telefonike mes Presidentit amerikan Obama dhe Erdoganit, ku ky i fundit i kishte kërkuar ekstradimin e Fethullah Gulenit nga Amerika.

Presidenti turk, atëherë pretendoi se kishte marrë një përgjigje pozitive nga ana e Presidentit Obama, por disa ditë më pas zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë e përgënjeshtroi pjesën e bisedës, që kishte të bënte me esktradimin e Gulenit.

Gjatë deklaratës së zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë thuhet se, Obama kishte vënë theksin mbi mbizotërimin që duhet të ketë drejtësia dhe rëndësinë e ndjekjes së politikave të shëndetshme. Ky shtrembërim i bisedës mes dy krerëve të shteteve solli dhe reagimin e disa mediave të mëdha amerikane.

“New York Times” i asaj kohe publikoi një artikull, ku e përkufizonte lëvizjen e Erdoganit kryeministër, si asgjë më shumë se një përpjekje e pagdhendur dhe cinike për të shfrytëzuar ligjin dhe aleancën e Turqisë me Shtetet e Bashkuara për larje hesapesh politike./ TCH

 

19 komente në “Erdogan flet pas vizitës në Tiranë: Qasje pozitive nga pala shqiptare për mbylljen e shkollave të Gulenit”

  1. tfgs says:

    hhhahaha,fytyre turkoshake o ndiqni byrazerin Gylen o do te merrni kkkkkkkk per ndertimin e big xhamise………….

  2. Treviso says:

    Eerdokani te mos shfrytezoje pritjen e shtetit shqiptare per politike personale.
    Nje president shteti ne vizitat e tije jashte vendit nuk i jep urdher koleutqe e pret. Kete e bejne vetem manjaket politike. Ai duhet ti therrasi mendjes. Miku pritet sipas veshjes dhe percillet sipas mendjes. Erdokani te mos kerkoje te forcoje pozitat e tije me parat e taksapaguesve turq, dhe te mos harroje se ka politikane me te zot se ai, Turqia.

  3. Tossi says:

    o Erdogan patjeter qe Shqiptaret jane nje popull i mjer dhe shume servil i ndegjueshem sidomos per sundimtaret tane andaj bujrum se ne e kemi bythen hapur per juve e greket,serbet etj..

  4. Baftiari says:

    Me kot mundoheni ta konsideroni loje politike.Erdogani nuk eshte langaraq dhe pa dyshim qe zoteria ne fjale kerkohet prej drejtesise ne Turqi.Po ta mendosh holle, kolegjet kryesore ne bote jane fondacione pa pronar dhe jane krijuar dekada per te mos thene shekuj perpara.

    1. Gjirokastriti says:

      Po ta mendosh holle drejtesia ne Turqi eshte si drejtesia ne Shqiperi

  5. kodrasadikit says:

    Po shkollat shqipe per te pakten 16 mil shqiptare qe jetojne ne Turqi a u diskutuan fare ne keto takime …

    1. eu_al says:

      Jo po 40 mil, po dhe per aq sa jane Turku i do per Turq jo per Shqiptar, po nga kush te diskutohet, nga politikanet tone te mbaruar?

  6. adria says:

    Si urdheron zoti gazetar ,por Shqiperia nuk eshte Amerike .Ne presim me goje hap ,ndihmat e Turqise .
    Interesat e Shqiperise jane me te medha ne ekonomi .. Kur kishte ndvoje Shqiperia per ndihme ushtarake
    Kryemjnistri nuk shkoj tek Guleni . Per cfare na sherben Guleni ???
    Gule gule!!!

  7. mib says:

    sa budalla erdogani si njeh akoma shqiptaret dhe qeverite e tyre qe shkojne nga fryn era

  8. Landi says:

    Ka ardh ktu dhe gjen viktima si puna e ktij ne foto i paralizuar qe s’rri dot ne kembe dhe tall menderen me ne,sikur ngeli keq shqipria per nje xhami,,,,!ne cdo qoshe ke mut qensh dhe xhamija

  9. z says:

    Pedofila prifterinj grek qe komentet ju qelben era mut nga qe e futni nga bytha ne goj

    1. kori says:

      Cpate o shoku te dogji bytha per baben.?!!!!!!

  10. Per mua kolegjet duhen shporrur por jo se kerkon erdomuti …. Ketij vendi i duhet nje spastrim gjenetik ….

  11. lec li says:

    ky na mer per budallenj haha me kaq pak sa hodhe as komshi nuk te themi vertet do ti te na quash vellezer hedh ore

    mik mbi 100miliard dollar

  12. Ajaxs says:

    BABA Erdogan , Ne jemi Turq. Ne flamurin do e ndryshojme do heqim shqiponjen dhe do veme GJysme henen.SHembullin e dha presidenti yne qe hoqi SKENDERBEUN.

  13. paul says:

    epo kote nuk thone se peshku qelbet nga koka!

  14. Barboni says:

    Kush e ka ber president bujarin?
    O zot cfar behet me ate vend qe e ka emrin
    Shqiperi

  15. leka says:

    Kerkesa e Erdoganit per mbylljen e aktiviteteve te Gylenit ne Shqiperi ,me te drejte ka sjelle reagime te ndryshme, dhe thelbesorja eshte , kur e ve si kusht per ndihmat ndaj ndertimit te xhamise, te parlamentit dhe te rikonstruksionit te shtepive muze ne Gjirokaster ( qe me luften kunder kondrabandes vet shteti jonme mund te mbledhi aq te ardhura ). E para kjo sjellje eshte kunder pamvaresise se shtetit tone, dhe lideret tone duhet te japin skjarime, se cfar eshte kerkuar ne te vertete , dhe cfar pergjigjesh kane dhene ? Presidenti,kryeministri dhe kryetari i parlamentit jane zgjedhur nga populli, dhe kane detyre ligjore dhe kushtetuese te sqarojne popullin, se nuk e kane Shqiperine prone te tyre dhe te lejojne Erdoganin te sillet si Sulltan ne shtetet e perandorise otomane, qe per ne shqiptatet ka qene pushtimi me gjaksor ku kaloi pothuajse ne asimilim te plote sidomos me arsimin , kur nuk lejonte bazen e nje kombi gjuhen. Ne qofte se jemi miq, gjithsekushi zot ne shtepi te vet dhe se pamvaresine e fituar me gjak do ta ruajme dhe ne rast se e shesin politikanet tane. Pra transparenca per kete ceshtje eshte dhe clirim i shqetsimit mbare popullor, dhe Shqiperia megjithe varferine lirine nuk e shet kurre. Konflikti I Erdoganit me Gylenin, jane pune te brendeshme te tyre, dhe ti zgjidhin vet , ne duhet te shohim cdo aktivitet te huaj ne baze te ligjeve tona .

  16. Bir selmani i nene ke te qaj me pare says:

    Kolegjet turke jane shkollae me te mira ne shqiperi.te organizuara me program me disipline me edukate me ambiente dhe staf te perrgatitur. As qe i afrohen pseudoshkollat neper shpia e ambiente me lageshti pa program e pa staf . Nese doni te gjalleroni arsimin privat te ca individeve shqiptar edhe mund ti mbyllni. Per ca terrorrizmi behet fjale. Na thoni nje student qe eshte be terrorrist. Aty as qe ka ore fetare. Ne prinderit s ankohemi . A ka mundesi te na i lini te qete femijet.po si mor njerz jeni te prirur te godisni vetem gjerat e mira qe funksionojne.e ti zevendesoni me halet .aty mesohet anglisht e shkenca jo terrorizem. Vjen erdogani per te be bizneset e veta , ju gati. Po per kurumin qe helmatis njerzit e ben evazion me miliarda ca te tha? Te tha leje mos ma luj se me pagun mu?ju jeni hale pa dinjitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje