Dorian Koci
Historian
Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të reflektonte ndarjen e vjetër që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi pelegrinët nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta.
Për territoret e Arbërit apo më mirë “Dheun e Arbërit” si kishin filluar të quheshin territoret në të cilat etnia e dikurshme ilire kishte përfituar këtë onomastikë të re, Kryqëzatat ishin një mundësi më tepër për të kontaktuar me etni dhe etnitete të tjera feudale pasi vendi i tyre shtrihej në një nga rrugët kryesore që lidhte Perëndimin me Lindjen. Ky pozicion gjeografik, i cili sa ishte si një bekim për të shërbyer si një urë mes dy botëve por po aq i madh ishte dhe tributi shpirtëror, që duhet të paguante për realizuar kohezionin e duhur psiko etnik, që varionte mes dy qendrave të mëdha të qytetërimit, Romës dhe Konstandinopojës, kish krijuar premisa të vështira për të pasur një bazë teritoriale dhe dhe një njësi të përbashkët kulturore. E megjiatë përcaktimi i mësipërm nuk mund të jetë shterrues, pasi duke studiuar shfaqjen e parë të një libri në gjuhën shqipe siç është “Meshari” i Gjon Buzukut me të drejtë Çabej konstaton se edhe një vend si Shqipëria mesjetare ku ka munguar gjithmonë bashkimi shtetëror, ka pasur treva me një besim të vetëm, një besim ky që nuk mund të mos ketë ushtruar një ndikim koncentrues edhe në lëmin gjuhësor. Një nga këto treva ka qenë dhe Shqipëria katolike, e cila deri tre shekuj më parë shtrihej edhe më në veri (Kuçi), kurse nga Jugu arrinte deri në Shkumbin. Në këtë zonë të hapët, kjo njësi fetare e pandërprerë prej shekujsh të tërë, duhet të ketë qenë ajo që ndihmoi në një shkallë më të gjerë formimin dhe zhvillimin e një gjuhe letrare me karakter kishtar.[1] Përplasjeve fatale të dy qendrave të qytetërimit Romës dhe Konstandinipojës do t’i shfaqej dhe kërcënimi i ri osman në fillimet e shekullit XV ku “Dheu i Arbërit” sërish do të bëhej një teatër luftimesh. Ky kërcënim do të ishte njëlloj si ai shekullit VII, por shumë më agresiv dhe asimilues se pushtimet e para arabe të pellgut të Mesdheut. Kërcënimi kësaj radhe ishte më tepër tokësor, pasi osmanët nuk zotëronin flotë të mjaftueshme për të sunduar në dete. Pas betejave të Maricës 1371, Fushë-Kosovës 1389 dhe Varnës 1444 rrugët ishin hapur për një depërtim konsekuent të osmanëve në Europën Lindore, pothuajse periodik në fushatat pushtuese që organizonin çdo fillim pranvere. Ledhi i parë mbrojtës i Europës ishte Hungaria e Janosh Huniadit, rruga kryesore prej nga osmanët depërtonin në Europë, ndërsa prej vitit 1444 një prapavijë e rrezikshme për ta ishin dhe territoret që zotëronte Skënderbeu në Arbëri. Duhet përmendur se në fillim aksioni i Skënderbeut dhe roli i qendresës shqiptare, pavarësisht mbështetjes morale pas fitores së betejës së Torviollit u panë me dyshim në Itali, duke demonstruar një farë pasigurie në pritje sesa Kastrioti, me numrin e vogël të njerëzve të tij, do të mund të bënte kundër atij që gjithmonë dukej si kolosi turk.[2] Ky dyshim përforcohej edhe nga fakti që Skënderbeu në dallim nga fisnikët dhe princat e tjerë shqiptarë të kohës nuk njihej gjerësisht në Itali, prandaj mbështetja dhe përkrahja morale që dhanë Papët e Romës Eugjeni IV, Nikola V, Kalisti III, Piu II dhe Paolo II aksionit të tij shërbyen si kredenciale të besueshme për rolin dhe vendin e tij kryesor në të gjitha koalicionet antiosmane, që u ndërmorrën në kuadër të unitetit të një Europe të krishterë. Kjo mbështetje sigurisht që nuk i vlejti vetëm Skënderbeut, por luajti dhe një rol të rëndësishëm në faktorizimin e elementit arbër si partner i barabartë së bashku me fuqi të tjera europiane antiosmane si Republika e Raguzës, Venediku, Mbretëria e Siçilisë, Mbretëria e Hungarisë, Dukati i Burgonjës etj. Përpjekjet e Papëve të Romës për të ringjallur zellin e dikurshëm fetar dhe për të mobilizuar botën perëndimore në një kryqëzatë kundër osmanëve, duke marrë shkas nga rezistenca e Skënderbeut, fillojnë që me Papën Eugjen IV, që ëndërroi të organizonte një të tillë nën udhëheqjen e nipit të tij ku padyshim fatosi shqiptar do të kishte rolin e vet, por në formë më të organizuar ato dalin gjatë kohës kur u zgjodh si papë i Romës, Kalisti III. Papa Kalisti III u shpall si i tillë në datën 8 prill 1455 dhe u shugurua në datën 20 prill. Kardinal Alfonso de Borja (i italjanizuar në Borxhia) ishte 80 vjeç kur erdhi në krye të Selisë së Shenjtë dhe kishte lindur në Jativa, Valencia, ish kanonizuar nën Benedetin XIII dhe qe njohur më pas nga Martini V, që e emëroi ipeshkëv të Valencias. Kishte kaluar një periudhë kohe në Itali, në Napoli në oborrin e Alfonsit V, por duke qenë se ky i fundit ishte shumë antiklerik, u largua e u zgjodh kardinal prej Papa Eugjenio IV. Papa Kalisti III në dallim nga paraardhësit e vet Eugjenio IV dhe Nikola V nuk shfaqte kurrfarë interesi për librat, për politikën kulturore e as nuk e interesonin artistët, por pavarësisht këtij mosinteresimi përeth shkencave humane edhe pse ishte 80 vjeç, ai ishte një njeri i veprimit që i interesonte rregulli publik dhe mbi të gjitha si spanjoll që ishte ushqente një zemëratë të pashoq ndaj arabëve që kishin sunduar prej kaq kohe në Spanjë dhe ndaj osmanëve që po kërcënonin Europën.[3] Ai shoshiste me vete një plan madhështor: sulmimin e turqve nga toka dhe deti; komandën e lartë të mësymjes tokësore donte t’ia besonte Pricit Filipo të Burgonjës, kurse në krye të flotës mendonte mikun e tij Alfonsi V nga Napoli. Për fat të keq, pritshmëritë qenë zhgënjyese. Dukej se predikonte në shkretëtirë.[4]Papa nuk u shoqërua në ndërmarrjen e vet nga askush. Venediku nuk donte të thyente paqen e përfunduar dy vjet mëparë me Sulltanin, Francesko Sforca i dukatit të Milanos përkudesej më tepër të përforconte zotërimet e veta në Lombardi, Firence nuk lëvizte ndoshta jo kaq e pakënaqur nga përparimi i turqve kërcënues për fuqinë veneciane.[5] Për fat të keq, Europa kishte hyrë në epokën ku nuk po funksiononte më si një trup i krishterë universal, por si një kundërvënie etnitetesh politike kombëtare për rivalitet e hegjemoni.[6] Ky faktor së bashku me faktorin tjetër të organizmit të ushtrisë mbi baza mercenare ishin disavantazhe, që shkaktonin pasoja të mëdha në krahasim me osmanët ku Lufta e Shenjtë mobilizonte hordhi të panumërta nën flamurin e Sulltanit. Megjiatë Papa Kalisti III nuk u ligështua, por iu vu vetë me të gjitha fuqitë e veta për të organizuar Kryqëzatën. Papa Kalisti III (1455-1458) ishte ideatori i ndërrmarjes së një kryqëzate, e cila u quajt “Liber Brevium Callisti III”.[7] Predikuesit iu drejtuan turmave popullore duke u bërë thirrje “të rrokin kryqin” për të luftuar armiqtë e besimit. Kontigjenti më i madh i kryqtarëve u mblodh në Gjermani, Bohemi dhe Hungari në sajë të predikimeve të fratit Xhiovani da Kapistrano[8]. Rezultati i parë i kësaj mbështetjeje ishte pjesëmarrja e këtij kontigjenti forcash në marrjen e Kështjellës së Beogradit nga ana e forcave hungareze me në krye Janosh Huniadin më 6 gusht 1456. Më 6 gusht 1456 në të kremten e shpërfytyrimit të Krishtit, mbërriti në Romë lajmi se turqit qenë thyer në Beograd. Me këtë rast papa organizoi festime falënderimi për ushtarët e kryqëzatës, sepse Beogradi ishte etapa e parë, tashmë lipsej të marshonte drejt Konstandinopojës dhe Jeruzalemit.[9] Mirëpo pavarësisht kësaj ndërmarrje dhe angazhimi papnor për të mbledhur njerëz për Kryqëzatën duhet pranuar se dukej se mungonte në angazhimin e vet pothuajse e gjithë fisnikëria, që asaj kohe zotëronte gati përjashtimisht ndaj shtresave të tjera, profesionin e përdorimit të armëve; për shembull në betejën e Beogradit ku kryqëtarët luftuan trimërisht dhe fituan, nuk kishte mes tyre asnjë fisnik, por vetëm artizanë dhe fshatarë[10]. Në përgjithësi shoqëria feudale e Europës pasqyronte në atë kohë nganjëllimin e një sistemi interesash të ngushta individuale dhe dukej qartë që Universalizmi i Kishës po humbte terren. Kjo gjë dukej edhe në qendrimet morale ndaj Kryqëzatës të njerëzve që i ishin përgjigjur apelit papnor. Kishte mes tyre edhe njerëz që rroknin kryqin veç për të gëzuar avantazhe, duke iu përvjedhur detyrimeve: për shembull kishte kryqëtarë që nuk u nisën kurrë për në luftë, duke gëzuar ndërkohë privilegjin kanonik të të mos qenit të detyruar të paguanin borxhet e tyre. Të tjerë bëheshin kryqëtarë falë një ethshmërie të shkujdesur fetare, apo ndoshta për të zgjidhur situatat e përveçme të vështira të dëshpëruara, duke qenë veçse krejt të pazotë nga ana ushtarake, aq sa vetë Papës iu desh të urdhëronte lirimin e tyre përfundimtar[11].
Gjithësesi pavarësisht kësaj situate që pasqyrohej në grumbullimin e forcave tokësore, Papa Kalisti III duke ndjerë avantazhin dhe epërsinë që kishin fuqitë kryesore europiane në det, kish filluar punën për ndërtimin e flotës në ujërat e Teverit. Për ndërtimin e flotës ai shpenzoi shumë, madje kur iu mbaruan paratë shiti edhe thesaret papnore, deri dhe enët e kuzhinës së vet duke deklaruar se më mjaftojnë pjatat prej balte. Më një qershor 1456 u punua fort dhe anijet zbritën mbi Tevere dhe nën udhëheqjen e patrikut të Akuiles, Ludoviko Skarampi Mecorotta mbërritën në ishullin e Rodit për tu ardhur në ndihmë kavalierëve të ishullit ë Rodit.[12]
Në këtë kontekst Europian të përpjekjeve të Papa Kalistit III për organizmin e një Kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të rëndësishme të kësaj kryqëzate. Edhe pse Skënderbeu kishte pësuar disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe luhatjeve të pushtetit të tij pas tradhëtive të nipërve të vet Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën e Modricës në 1456 dhe Hamzait në 1457, pas fitores mbi ushtrinë e udhëhequr Isak Bej Evrenozi, gjenerali më me përvojë osman përsa u përket betejave me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti, e njohur si Beteja e Albulenës, ai përfitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të Papa Kalistit III dhe mbi të gjitha vlerësimet pozitive të shpërndara në të gjithë oborret e Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i tërhequr në politikën e tij antiosmane. Pika më e fortë e kryqëzatës ishte flota, e cila përbëhej nga 40 anije luftarake.Duke i marrë parasysh këto anije dhe manovratorët e tyre ose njerëzit të armatosur që i shoqëronin, e të cilëve ne nuk mund t;ua njohim numrin, duke llogaritur 200 vetat e ekuipazhit dhe 300 luftëtarë për çdo anije luftimi, mund të arrihet në përfundimin e një force të përgjithshme prej 20 mijë vetash, nga të cilët 12 mijë ishin luftëtarë.[13]Në vitin 1457 Papa Kalisti III në pamundësi për të mbështetur në një front total Skënderbeun, dërgoi një anije të vetme e cila në fakt mund të merrej më shumë si një demonstrim mbështetjeje sesa force. Në planin teorik të Kryqëzatës Skënderbeu zinte një rol kryesor në rrshtimin e forcave ku Arbëria dhe forcat e tij gjendeshin në linjën e parë. Për Shqipërinë u caktua si nunc për kryqëzatën, Ipeshkëvi i Krajës Pal Engjëll-Dushi, i cili do të vepronte në bashkëpunim me Skënderbeun jo vetën në Shqipëri, por edhe në Dalmaci dhe në Serbi besojmë , ndoshta për të mbledhur në të parën ndihma për Shqipërinë, e në të dytën për të mbështetur pozicionin e saj ë lëkundur, e kësisoj drejt për së drejt të rrezikshëm për Shqipërinë[14]. Skënderbeu arriti ta mposhte pushtuesin me zotësinë e tij. Kështu shembulli i tij nga motiv ndihmash, u shndërrua në motiv inkurajimi për princat e krishterë në luftën kundër turkut. Ky fakt duket qartë në letrën që i dërgonte mbretit të Hungarisë, Matia Korvinit: Falë fitoreve të tjera të arritura nga biri ynë i shtrenjtë, fisniku Skënderbe i Shqipërisë kundër turqve, forcat e armikut duhet të jenë ligështuar në maksimum[15]. Në vijim Papa Kalisti III flet me superlativa për Skënderbeun duke e quajtur atë kavaljer trim dhe atlet i Zotit: Në Shqipëri, kavaljeri dhe atleti i Zotit, Skënderbe forca dhe qëndresa jote shpirtërore, që ti vë në veprim kundër turqve dhe lëngesat e vazhdueshme që ti duhet të përballosh…I falemi Zotit për vendin tënd, që të ka vendosur për të qëndruar si një pendë dhe një mur i fuqishëm, mbi të cilin turren duke u mundur shpesh, për të dhënë lavd e nderim të jashtëzakonshëm, armiqtë me të cilët lipset të përleshesh edhe trup me trup. Ah, sikur të kishim edhe të tjerë me vlerën tënde, mes princërve kristianë, për të mos qenë kaq të ankthshëm e kaq të shqetësuar për mbrojtjen e besimit tonë![16] Kjo korrespodencë inkurajuese i drejtohej Matias Korvinit për ta tërhequr në Kryqëzatë pasi menjëherë pas fitores së Beogradit nga kufomat e shumta si dhe nga mungesa e ushqimeve shpërtheu murtaja. Midis shumë të tjerëve kishte vdekur dhe Janosh Huniadi më 11 gusht 1456 ç’ka e kishte komplikuar shumë fatin e Kryqëzatës së porsafilluar. Në këto rrethana i vetmi udhëheqës i sprovuar, që do të mund t’i bëntë ballë osmanëve mbetej prijësi shqiptar, Skënderbeu. Kjo ishte arsyeja që Papa Kalisti III në subvencionet e mbledhura në Dalmaci urdhëroi të ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet mbretit të Hungarisë, mbretit të Bosnjës si dhe Gjergj Kastriotit të Shqipërisë. Ndërsa Legatit Karvajal i shkruante: Duke mësuar se është mbledhur një shumë e madhe parash në Dalmaci, e që në të ardhmen mendohet të mblidhen akoma dhe më shumë, kemi vendosur t’i ndajmë në një mënyrë të caktuar midis bijve tanë të shtrenjtë, mbretërve të shquar të Hungarisë dhe Bosnjës dhe pjesën e tretë birit të zgjedhur Gjergj Skënderbeut, zotërisë së Shqipërisë.[17] Navarr do të shkonte fillimisht në Venecia për të diskutuar të drejtën e përdorimit të parave të mbledhura, në vijim duhej të shkonte tek Karvajali, i cili kishte në ngarkim frontin e luftës dhe në fund duhet të shkonte tek Skënderbeu: Po të dërgojmë Navarrin…që të mbërrijë te Fisnikëria juaj e të qëndrojë derisa të jetë më e mira.Navarri…të shkojë personalisht te i lartpërmenduri Skënderbej e të autorizojë mbështetjen me shpirt dhe afshin tonë për luftën, duke i referuar gjithashtu edhe disa detaje për të cilat është i autorizuar edhe nga ana jonë. Ndërsa Skënderbeut i shkruante: Do ta gjesh Papën, edhe përtej forcave të tij, të gatshëm për të të ndihmuar ashtu siç do të dëgjosh të të referojë fortësisht edhe vetë Giovanni Navarr, komisioneri ynë.[18]
Ndërkohë është interesant fakti i përfshirjes së Kalorësit anglez John of Newport, për të cilin në historigrafinë shqiptare shkruhet se në këto beteja kundër turqve, në verë dhe në vjeshtë të motit 1457, një kalorës anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesë duke komanduar një togë shigjetarësh. Në shoqëri të një ambasadori të Skënderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi në Romë për të kërkuar ndihmë për prijsin shqiptar, që ende është në rrezik prej turqve Xhon of Njuport si dëshmitar i epokës së madhe heroike të shqiptarëve, i bëri asaj një vlerësim shumë të lartë duke u shprehur kështu: Invazioni i Evropës është i sigurtë, sepse nuk ka fuqi tjetër që mund t’i bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare.[19]Kalorësi John of Newport përmendet për herë të parë në historiografinë shqiptare para këtij shënimi të Skënder Luarasit në artikullin e tij të gjatë “Skënderbeu në letërsinë angleze”, në “Historinë e Shqipërisë’ që vitin 1967, por në të dyja rastet nuk përmendet roli i tij si i dërguar special i Papa Kalistit III në këto territore.[20] Sipas dokumentacionit të publikuar në arkivat angleze pwr bulat papnore kalorësi John of Newport ishte i dërguari i Papa Kalistit III në Bosnjë, Slavonia dhe Shqipëri dhe oborrtar e këshilltar i Alfonsit të Aragonës nga dioqeza e Winchester i cili ishte dërguar në këto vende me 15 veta të familjes së vet[21] dhe më pas pas një qëndrimi prej disa muajsh në Arbëri ai kryen edhe detyrën si ambasador i Skënderbeut në Perëndim. Për më tepër në dokument shkruhet se Kalorësi John of Newport është i pajisur me këtë dokument për vetëm tetë vjet dhe u kërkohet të gjithë autoriteteve ti garantojnë një udhëtim të sigurtë.[22]Ai shoqëronte Paolo Kazulo, ambasadorin tjetër të Skënderbeut, të cilët siç del nga një bulë e Kalistit III për Kastriotin më 6 shkurt 1458 se janë personat që kanë çuar këtij të fundit lajmin e fitores së Albulenës.[23] Ndërkohë Papa Kalisti III hodhi idenë për të mbajtur një kongres në Romë, i cili do të ripërtërinte përpjekjet e princëve kristianë. Kongresi u mbajt në gusht të vitit 1458. Qëllimi i kongresit ishte të mblidhte “Oratorët”, të cilët do t’i bënin thirrje popullit për tu hedhur në kryqëzatë. Kongresi u zhvillua nga dhjetori deri në muajin shkurt, me qëllim që të bëhej përgatitja e forcave ushtarake përpara verës[24]. Plani mësymës i kryqëzatës ishte për t’i dhënë përparësi frontit shqiptar. Skënderbeut iu dërguan pesë mijë dukatë dhe iu premtuan pesë mijë të tjera brenda një kohe të shkurtër: Po të japim ndihmë urgjente, 5 mijë florinat e Dhomës së financës, e shuma të tjera do të japim, akoma dhe më të mëdha, siç shpresojmë në të ardhmen.[25] Gjithashtu në një letër tjetër që Papa Kalisti III u dërgonte tre depozituesve të parave të kryqëzatës në Gjermani më datën 8.VI. 1458 shkruhej: Ne i vijmë në ndihmë Skënderbeut dhe tokave e vendeve të tjera, që ata të mos shkatërrohen nga turqit e pabesë.[26]Me këto para Gjergj Kastrioti duhej të forconte pjesën e frontit. Gjatë muajve maj-qershor Papa Kalisti III vazhdonte të kërkonte para për të mbështetur kryqëzatën. Për fat të keq Papa Kalisti i III i paepur do të vdiste në 6 gusht 1458 dhe në vendin e tij u zgjodh Papa Piu II. Njësoj si paraardhësi i tij edhe Papa Piu II ushqente idenë e një kryqëzate. Ndërkohë synonte të mblidhte një kongres që të binte në marrëveshje me gjithë sovranët e krishterë, për t’i hedhur në luftë kundra turqve.
Skënderbeu dhe qëndresa e tij ishin kthyer tashmë në referenca të rëndësishme për fatin e Europës dhe kjo gjë jo vetëm që rriste rolin e tij në elitën princërore europiane, por shërbeu shumë më vonë si kredenciale e admirueshme e shqiptarëve në fatet politike dhe kulturore të kontinentit. Ndërmarrja e kryqëzatës antiosmane nga ana e Kalistit III dhe përfshirja e Skënderbeut në të, hodhi bazat e politikës konsekuente të Heroit shqiptar, i cili deri në fund të jetës nuk ndërmorri paqe me Europën dhe mbeti ashtu si e kishte cilësuar Papa Kalisti III në 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei Cristianae” – Atlet i fortë dhe mbrojtës i Krishtërimit.
Ky artikull eshte ofendim per baballaret tane Turqit.
I gjithe identiteti kombtar modern eshte ndertuar ne ekuacionin shqiptar = islamik
Prandaj nuk skandalizohet njeri mur rexhepit i kendojne poezi xhihadi.
Atlet i fort dhe mbrojtes i KRISHTERIMIT!
Sot plehrat sunite shqipfolese mavrosen kete MEGA figure!
Po ti ç’ke o mavre,Skenderbeu eshte serb,e thone edhe vete vellezerit tuaj sllave !!!
Eno
Te qifsha te katermbedhjetat
Deri te geni mongol o race bythqirash.
U bere ti jevg andolli dhe peshtyma e nje te krishteri ne suratin tend behet pis
mbret i arberise dhe epirit
Eshte e qarte nga Historia qe emeri Shqiperi dhe Identiteti (kultura) Shqipetar u krijua nga Otomanet duke ndryshuar ate Arberor. Problemet tona si Komb filluan kur Identiteti i Krishter Arberor u Tjetersua me ate Islamik. Nuk na e kane fajin Fqinjet tane Grek dhe Serb, ata e ruajten te Paster Kulturen e Tyre dhe Identitetin e Krishter, jemi nje njoll e Zeze ne Ballkan, nje Objekt Konflikti… Jam shum pesimist per te Ardhmen e ketij Vendi.
Islamistet, Dumbabistet, Janullistet..etj.etj t´a marrin me leng se mishi mbaroi.
O Cim ti mbase mund ta kesh baben turk po mos i pergjitheso te tjeret.Po si duket jo vetem baben turk por edhe nenen do ta kesh pasur shkerdhate,do jesh ndonje race jevgu i sjellur nga turqit.Mema jote do ti kete bere balle taboreve me sukses qekur dhe qenke krenar per baballaret, se sic duket do kesh pasur shume beballare.
Dhe presidenti yne arab heq bustin e tij per nder te atyre qe luftuan kunder tij… futjani koken ne gilotine.
Mustaqe miu nuk e meriton gijotinen, ajo eshte e shpejte dhe pa dhembje, ai duhet varur me koke poshte dhe koken te zhytur ne nje kove te mbushur me M….. (bark te lenget) deri sa ti mirret fryma duke gellitur…. Saliu duhet te jete ne radhe dhe ta shikoje sesi do te vdese edhe ai pasi te ngordhe ky miu i haleve qe kemi per president
Ku jane patriotet islamike shqiptare qe nuk flasin kur perdhoset figura kryesore kombetare???…Apo ju duket vetja “patriote” sepse i dalin zot pushtuesit perdhunuesit, perçudnuesit 500-vjeçar te popullit tone….Ku jane ata “patriote” kuq e zi, qe brenda ne shtepine e tyre, fekalet turke injorojne simbolet tona me te shtrenjta???…Ku jane ata qenef-politikane, qe dikur ulerinin…e duam Shqiperine si gjithe Europa….Ku jane shoqeria civile, mbeturinat e llojit Muq, e gjithe ajo jashteqitje anadollake, qe flet gjithe diten per “tolerance fetare”, dhe ne anen tjeter perloten per xhihad???….Dhe xhihadin e shpallen boterisht ne mes te Tiranes, ne prezencen e nje neverie politikanesh dhe mbeturinash te helmuara benevrekesh….duke hedh poshte gjakun dhe sakrificat shekullore te popullit….Ku eshte “elita”turke shqipfolese, qe nuk proteston kunder dhunimit te objekteve te krishtera nga fekalet turke-arabe, pse nuk flasin se mbi themelet e ketyre objekteve, eshte hedhur kolera turke per te zhdukur identitetin??? Si nuk ju vjen turp dhe te vjellet, kur pretendohet per ngritjen e xhamive neper kala, te cilat jane ngritur pikerisht kunder pushtuesve, e aq ma teper kunder kesaj kolere???…Ne radhe te pare ky eshte turp dhe ofendim ,per ate pjese te popullit deshindent mysliman, qe jo per deshiren e tyre, quhen te tille,….dhe ne radhe te dyte eshte sakrilegj i rende qe i bahet popullsise se krishtere, te cilet sakrifikuan nder shekuj çdo gje per te ruajtur te paster identitetin….Dhe kryesorja ,kjo eshte nje goditje antikombetare, ne rrugen drejt Europes….
Prandaj goditet gjithmon nga “patriotat” Ortodoksizmi dhe Arhiepishkopi i Ndritur Janullatos. Goditet qe ti hapin rruge Neo-Otomanizimit Erdoganist.
Mos u GENJENI o Popull nga keta Sharlatan “Patriot”, nga Kalamajt Kuqezi dhe nga historianet me Xhufke. Patriot i vertet eshte ai qe lufton per Mirkuptim me Fqinjet (dhe Jo me provokime qeveritare per Shqiperi te Madhe, nuk kame degjuar Kryeminister Grek a Serb per Greqi ose Serbi te Madhe), Patriot eshte ai qe lufton per nje Shqiperi Europiane dhe Jo Anadollake, Patriot eshte ai qe eshte Krenar per c’far ishte Shqiperia perpara Pushtimit (Asimilimit) Osman…
o ti me pseudonimin patriotti je patriotis e patridha tende eshte greqia te respektoj kur mbron patridhen tende greqin por nuk te lejoj te shash shqiptaret e shqiperine .Per grekerit e serbit e para eshte feja pastaj kombi per shqiptaret eshte i pari kombi e pastaj feja .Predikimi i janullatos ne shqiperi e para feja e pastaj kombi eshte djallezor e me prapasynim.Gjergji(skenderbeu)per shqiptaret eshte si muhameti per myslymanet e jezusi per te krishteret me pare flakim muhametin e jezusin se skenderbene per kete te ini te bindur ju grekerit e vellezrit tuaj rus e serbe.Feja jone shqiptaria udheheqesi yne shpirteror SKENDERBEU
O Turkospore (dukesh nga nik-name se c’far perfaqeson). Nuk te gjykoj se je Injorant, por se je Fodull. Qe te kuptosh per se luftonte Skenderbeu lexo Incialet ne Perkrenaren e Tije.
The helmet of Scanderbeg * IN * PE * RA * TO * RE * BT *
Ne duhet te falemi 5 here ne dite siç falet Erdogani.
Te ndertosh xhami ne kalane qe eshte ngritur me gjakun a te pareve eshte njelloj sikur ti thuash Turkut “sa mire qe na shtype dhe baterdise per 500 vjet, tani eja dhe beje pergjithmone”
Cfare dreqin behet ashtu ne ate vend…….
Identiteti kombetar eshte bere zero……
Ne hale te gomareve vafshin te gjithe ata qe po e shesin identitetin e tyre kombetar per ca pare turke…..
nuk lind me njeri i tille ne Shqiperi,, Rrofte i madhi Gjergj Kastrioti
shqiptaret nuk jane ilire po jane kolone turq te ardhur me turqit ne mesjete jane edhe islamike xhamia me e madhe ne ballkan eshte ne shqiperi shqiptaret skan indetitet e mbajne veten per AUTOCTHNOUS per ilire por nuk kane asgje te perbashket me iliret thjesht jane nje vend islamik ne ligen islame botrore shikojini emrat shqiptare nuk kane asgje te perbashket me arberit edhe iliret shumica kane emra turq
ne kalane e te pareve te tyre qe kane derdhur gjak hapin xhamie per pushtuesin turp jeni vite larg grekut edhe serbit
jeni destinuar te zhdukeni si komb sepse nuk e respektoni historine tuaj shqiperia te ndahet ne disa pjese
Islamizmin,e kemi dhurate nga kristianizmi i cili u tall me qendresen e Skenderbeut,nuk e perkrahu por e tradhetoi dhe e helmoi ate duke vendosur mardhenie me otomanine e duke na lene edhe sot ne lindje.Kjo eshte dashuria e vertete e papeve dhe Vatikanit per shqiptaret e fisem.
Lexoje edhe njeher historine.Papa dhe mbreti i Napolit kane qene te vetmit qe gjithmone kan perkrahur Gjergj Kastriotin.
o dorian nuk te ben dora me shkrujt gjergj po skenderbe lodhesh kot me e ba gjergjin musliman ai ka lind katolik e ka vdeke katolik
O KOLLO-Doku, e gjithe Shqiperia perpara pushtimit Otoman ishte Orthodhokse, si pjese e Perandoris Bizante. Nena Vojsava dhe babai Joani (Gjon) ishin Ortodoks (me nje besim te thelle), nuk eshte rastesi qe djali i Tyre i madhe Reposh Kastrioti ishte dhe vdiq si Murg ne Monastirin Xiliandrit te Agio Oros ne Greqi (aty gjendet akoma dhe sot vari i Tije).
Skenderbeu lindi dhe u Pagezua si Orthodhoks, u Kurorezua Monastirin e Ardenices (Apolloni) me Andhroniqi Komninu (te Kanines). Kishte nje Kultur te thelle Othodhokse nga familja sa qe edhe pse u rit ne oborin e Sulltanit nuk e Tradhetoj Fene e tij te Shenjte, por luftoj Islamizmin dhe kreu aleanca per ta Mbrojtur Krishterizmin Orthodhoks.
Joan Kastrioti sipas Akt-dhurimit ne Monatirin Orthodhoks te Agio Oros dhuroj pasuri te Toka, pyje, vler monetare…(lexo “Skenderbeu” te K. Frasherit).
Pa me thuaj o KOLO-doku ndonje fakt qe tregon se ishte Katolik, pervec aleances Ushtarake me te vetmit te Krishtere qe mbijetuan se ishin matan Adriatikut.
Gjergj Kastrioti mori emrin Skenderbej per aftesite e zotesit e vete ne terrenet e luftrave te pergjakshme trup me trup me shpate ne dore.Sulltani e pagezoi me emrin per ndere te Aleksandrit te Maqedonis (Leka I Madh) qe bani emer nga ma te lavdishmet ne historine e luftrave nga ballkani e deri ne Indi.
Kallam bosh vetem per Fyell perdoret. Pa me thuaj o Kallam, c’do me thene Leka, se Aleks-Andhros e di gjithe bota c’do te thote. Perse Shqipetaret kane me shume emra Skender se sa Leka ose Aleksander, kjo tregohet qarte nga emrat se c’far kulture mbizotron sot ne Shqiperi.
Sulltanet nuk Pagezojne por marrin shpaten dhe Synetezojne, kjo eshte kultura e Tyre gjakatare. Nje pyetje kisha drejtuar Byth-perpjetve te Sulltan Novruzit, perse nuk i beni Synete dhe femrat (qe te jene edhe ato te Pasterta)!!!!
O Patrioti grek. Po çfare do ti ne sitet shqiptare. Ka boll shqiptare ortodokse per te mbrojtur traditat e krishtera te ketij vendi. Ti mbron dhe propogandon MegaliIdhene. Sa per ta ditur Aleksandri i Madh nuk ishte grek. Lexo Demostenin po deshe.
ALEKSANDERR = A LE N ANDERR = AI LEU NE ANDERR = PARIS = PA + RISI = PA NJE TE RE =ISKANDER = IS + ANDER = DRITE ( germa i perfaqeson driten =qiriri ne TESTAMENTIN E VJETER ) + NE ANDERR = SKENDER BEJ
ANDREA = ONDRE = ANDER =ENDERR
ANDER = ARNOJ =KREATOR =RIPAROJ
NE ITALI TOSKANEA LUMI “ARNO ” NE TOSKANA etc etc etc …………. lexoni dhe kuptoni dhe aresyetoni ……………………………………………
ALEKSANDERR = A LE N ANDERR = AI LEU NE ANDERR = PARIS = PA + RISI = PA NJE TE RE =ISKANDER = IS + ANDER = DRITE ( germa i perfaqeson driten =qiriri ne TESTAMENTIN E VJETER ) + NE ANDERR = SKENDER BEJ
ANDREA = ONDRE = ANDER =ENDERR
ANDER = ARNOJ =KREATOR =RIPAROJ
NE ITALI TOSKANEA LUMI “ARNO ” NE TOSKANA etc etc etc …………. lexoni dhe kuptoni dhe aresyetoni ……………………………………………
QYTETI I PARISIT PARA 1000 VJETESH QUHEJ “LUTENCIA” = DRITE
OREEEEEEE sa Gam-Gam-Gam-Gamoor qe jeeeee!!!! Ptuuuu mos te te ha me sy zgjuarsin tende gjuhesore.
GAMORI- perse ket emer ?! 1-)Sipas jush <>i bie qe Fidel Kastro i Kubes te jet me origjine Greke,se fjala Kastro ne Greqisht do te thote Kala 2-)Edhe emrat Kinez kane lidhje me fjalorin Shqip por kjo sdo te thote se Kinezcja e ka prejardhjen nga Shqipja,per te te bindur po ju tregoj nje fjalim te nje gruaje,e cila kishte nje humor shum te holl dhe ne nje mbljedhje partie ne fund te viteve 70 po lexonte raportin mbi vdekjen e Mao Ce Dunit,dhe ja si e vinte theksin tek emrat e anetareve te byrose politike.Ne vdekjen e shokut Mao Ce Dun moren pjese shoket; Ju A Ven Ju dhe shoku Smun Qi Ma.Ju uroj gjith te mirat GAMORI dhe nje livadh te pafund.
PA ME THONI JU O TE ASHTUQUAJTUR PATRIOT KRISTIAN, PERSE PAPA NUK E KUROREZOI MBRET HEROIN TON KUR E DONTE KAQ SHUME? ATA VETEM E PERDOREN PER INTERESA TE TYRE. DUKE PERFITUAR NGA KARAKTERI I SHQIPTAREVE BESDHENE. PASTAJ MOS NA HAPNI BARKUUN QE KRISTJANET JANE ME SHQIPTARE SE MUSLIMANET. ISHTE LABERIA DHE KOSOVA AJO QE MROJTEN PAMVARSINE E SHQIPRISE ME 1912 ME SHUME SE TE GJITHE KUNDRE “VELLEZERVE TUAJ KRISHTER”. MOS NA BENI LLOGJE TANI SE SKENDERBEU ISHTE SHQIPTARE PA ISHTE KRISTIAN DHE PER KETE NUK E PERKRAHEN BQ E VATIKANIT.
Me 1912 Shqiperia kishte burra te verte, nacionaliste qe sot i therrasim Rilindas. Nga Ismail Qemali dhe Isa Boletini, te Mihal Grameno dhe At Gjergj Fishta me shoke. Ishin ata qe nxiten popullin te luftonte edhe kunder Turqise, edhe kunder Greqise, edhe kunder Serbise. Por keta burra vdiqen. Dhe qe pas 1990-tes Shqiperine e kane sunduar vetem Legenat. Sa per Skenderbeun ai eshte heroi te gjithe shqiptareve, qe vene gjuhen dhe kombin para fese. Armiqte e Shqiperise sot jane po ata qe ishin me 1912-ten. Islamistet ose Dumbabistet, dhe ndjekesit e Janullatosit.
Katarakti, nuk thuhet me mire. Mysliman dhe te krishtere u bene bashk 100+ vjet me pare. Duket se ishim me te civilizuar atehere sesa jemi sot.
JAM DAKORTE ME JU(katarakti) ARMIQTE E BETUAR TE SHQIPTARVE JANE TE GJITHE ATA QE NE VENDE TE PARE VENE FENE PA KOMBIN. ME PARE JANE KRIJUAR NJEREZIT PASANDAJ FEJA O INJORANT TE TE GJITHA FEVE. ME THONI NESE GJAKU DHE RRACA MUND TE NDERROHET SI FEJA.? PERSE ATA KRISTJAN DHE MUSLIMAN QE NA IDENTIFIKOHEN ME PARE ME FENE NUK BEJNE MARTESA TE PERZIERA. PSH NJE KRISTIAN SHQIPTAR ME NJE SENEGALEZ KRISTIAN OSE NJE MUSLIMAN SHQIPTAE ME NJE MUSLIMAN SOMALEZ. KUSH E BEN KETE LEE TA THOTE KETU ME EMER .
INJORANT TE TE GJITHA FEVE BASHKOHUNI DHE HANI KOKAT TUAJA, POR NA LINI TE QETE NEVE QE DUAM TE JETOJME NE PAQE PAMVARSISH KUJ FEJE APO SEKTI I PERKASIM.
Kombi i thon nje fjale shkrihet si sheqeri,njelloj si ish jugosllavia!
Te kesh nje komb te shendetshem,duhet qe te veprosh si tito ose ne rast te kundert ne ujin e nxehte sheqeri behet uje,pra shperbehet drejt shteteve nacionale dhe mundet qe te rikthehet flamuri i 2 shqiponjave me kryqin ne mes e kuroren mbreterore ku mbahet sot per sot arbereshet!!!
Cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit +
Me Mondin,te gjithe per kombe e atdhe,pa perzi asnje fe.
THUAJE ME FORTE PRANVERA, QE TA DEGJOJNE TE GJITHE ATA QE DUAN TE NA PERCAJNE NE MUSLIMAN E TE KRISHTER. LE TA MARIN VESH TE GJITHE INJORANTET QE FEN CDO NJERI E ZGJEDH VETE NDERSA SHQIPTAR LIND NUK MUND TE BEHESH.
MUSLIMAN E TE KRISHTER
JEMI BIJ ME NJE DER
AJO QUHET SHQIPERI
PLASI SYT KUSH NUK E DI.
ME SHUME SHQIPTAR SI PRANVERA!
Sistemet politike jan si puna e modes,kur ecen ecen por kur secen si i behet?
Feja afron popujt,por demton kombet por vet kerkuam kapitalizmin dhe vet duhet te pranojm se ne kapitalizem lindin interesat!
Si esht vendi behet e kuvendi,por ky vend i krishtere pse duhet te kthehet ne orjental kur kemi mundesi te behemi si ata qe kan len ket kulture e te integrohemi e te behemi sic esht europa?
TI VETE NGA VETE MOR DJALE(ben) DHE ME NJE VRIME I BIE GERRNETES.TI PRAKTIKISHTE PO NA THUA QE NJERA FE ESHTE ME E MIRE SE TJETRA, PO KUJT I DUHEN KETO GJERA ,? VETEM ATYRE QE NUK I DUAN SHQIPTARET. KULTURE E MIRE PER NE SHQIPTARET NUK ESHTE AS KRISHTERIMI AS ISLAMI, POR VETEM SHQIPTARIA.
KUSH KA LINDUR ME PARE MOR ben? NJEREZIA OPO KISHA E XHAMIA?
PA ME THUAJ.. A JANE TE IMPONUARA KISHA E XHAMIA.POR MOS GUXO TE THUASH QE ESHTE E IMPONUAR EDHE SHQIPTARIA.
Ne e provuam ateizmin gjoja ne komunizem e gjithnje thuheshe ajo histori e vaso pashes,qe feja e shqiptarit esht shqiptaria?
Bota esht krijuar simbas ideologjive qe perhapen me shpejtsi ne ket ruzull dhe kerkojn te pervetsojn sa me shum besimtare te ktyre ideoligjish,bile duke shfarosur njeren e duke pervetsuar tjetrn!
Kjo ka ndodhur ne afrike,ne ameriken latine ku popujve me kulture tjetr u esht imponuar katolicizmi,duke cenuar rende lirine kulturore te njerezimit!
Esht e njellojte tek ne,qe krishterimi i esht cenuar liria e fjales liri e mendimit nga pushtimi turk!
Te flasesh i lire ne vendin tend,qe nuk me pelqen orjentalizmi esht e drejta e nje populli qe kerkon te ruaj kulturen e trasheguar nga te paret tane dhe secili nga ne i cfar do kulture tjetr qofte te jet i vetdijshem se gjithnje ne demokracit e vjetra e te zhvilluara respektohet verdikti i popullit sovran e jo I i pushtuesit?
Ne rastin tone,gjithnje esht mare fjala e pushtuesit ne thonjza do te thoja ideologjia orjentale,ku kulturen e vendaliut ta shtrembojm ashtu sic na intereson pushteti ai esht kryesori se pa te ngelemi pa gje?
mondi
Mos u lodh kot se keta tipa si -beni- dhe shume te tjere jane injorante te lindur,nuk behen njerez,ose me keq akoma,se cfare ishte feja dhe besimi e njohen ne moshe te rritur,nuk besoj ta kene shume ne gjak,por duket qe ne gjak kane Anti-shqiptarizmin,percarjen dhe tradhetine.
Sa te mbizoterojme une ti dhe miliona te tjere ne shoqerine e kombit Shqipetar keta nuk duhet ti kemi frike,sepse keta nuk mund te na bejne keq,keq mund te na beje nje i zgjuar por jo budallenjte dhe idiotet.
Keta tipa le te shkojne ne kafenete e lagjeve apo fshatrave ku banojne dhe le te flasin me kete gjuhe percarese,do te dhiten ne dru pa perjashtim.
Shoqeria jone fatmiresish eshte akoma e shendoshe dhe nuk ndotet nga nje duzine mbetjesh.keta jane urina e kombit dhe kombi eshte deti.
Nuk ndotet deti nga nje pleh si pune e ketyre.
KOMBI KETA PLEHRA I NXJERR NE ANE ASHTU SI DETI MBETURINAT.
RROFTE KOMBI SHQIPETAR QE NXJERR HERONJ TE TILLE SI GJERGJ KASTRIOTI.
RROFTE KOSOVA DHE BASHKIM SA ME TE SHPEJTE BASHKE ME SHQIPETARET E MAQEDONISE.
RROFTE POPULLI MYSLIMAN SHQIPETAR,ORTODOKS,KATOLIK DHE TE GJITHE ATA QE NUK BESOJNE DHE QE NUK JANE PAK.
BESIMI DHE FEJA JANE KALIMTARE,ASHTU SI ERDHEN DHE DO TE IKIN.
Popujt dhe kombet e qyteteruara te botes ,qe nuk jane ne krize identiteti, identifikohen, …nje komb, nje fe…E kunderta ndodh tek kombet ne krize identiteti, qe mundohen te shpikin lloj-lloj “feshe”, si ne rastin tone “shqiptaria”….Shqiptaria eshte ndjenje kombetare, qe perfshin çdo gje te mire tonen,….historine,identitetin,origjinen,gjuhen ,kulturen ,fene, zakonet, traditat, heronjte,martiret e fese, Papét shqiptaré, shenjtoret dhe bamiresit tone, …e gjithçka tjeter qe bota na i ka zili..”Shqiptari”, nuk eshte mohimi i çdo njeres prej ketyre….”Shqiptari”, nuk eshte t’i thuash pushtuesit ,,,vella…baba…Nuk eshte “shqiptari”, te fshehesh figurat me te ndritura te kombit, per qejfin e askujt, e aq ma teper te ish pushtueve qe po mundohen me çdo forme te n’a ripushtojne….Mohimi i Gjergjit te Madh dhe i Nene Terezes, nuk hyn te “shqiptaria”….Te thuash qe shqiptaret i solli turku ne keto troje, te perdoresh simbolet turko-arabe ne jeten e perditshme, ..nuk quhet “shqiptari”….Te marresh pjese ne luften e isis,….eshte antishqiptari….Te ngresh objekte kulti te pushtuesit, mbi ato te tuat, eshte me shume se …antishqiptari….Trinomi antishqiptar, turk-grek-sllav, eshte munduar ne shekuj te na e zhduke Shqiptarine e vertete, dhe te n’a lere vetem…”shqiptarine”, duke justifikur keshtu genocidin zhdukes qe kane kryer ne kurrizin tone ,dhe territoret e grabitura….Vetem paraqitja para botes me identitetin tone te vertete, e vendos kombin tone ne vendin e merituar nder kombet e qyteteruara te Europes dhe botes…
TE LUMTE GOJA ALBAN. NUK MERREM ME ME benin DHE TE TJERE QE KUNDOJNE SI E EMA E ZEQOS NE MAJ TE THANES.
AS AI NUK E DI SE PER CFAR FLET, NA NGATERRON KAPITALIZMIN, FENE,MIREQENIEN DHE PASTAJ E HUMBET FILLIN FARE. jepi drejtim o ben cfare je ti SHQIPTAR, i krishter apo musliman. UNE E DI SE CFARE JAME EDHE FEMIJET E MI E DINE, JEMI SHQIPTARE 124 KARAT QE
DUAM SHQIPERINE ME GJITH MUSLIMAN E TE KRISHTERE.
PO TI ZOTROTE NUK PO NA THUA AKOMA CFARE JE DHE CFARE DO.
Pergjigje me te mir e pa dorashka ta ka dhen komenti i templari i fundit dhe verja veshin mire ti edhe albani zere se e kam thene edhe une!
Ne korce para se te shpallej pavarsia,u pushkatuan 4 korcare te krishtere nga perandoria osmane vetem se nuk u pelqente orjentalizmi e e shprehnin haptazi!
Kto nuk i ke mesuar ne historin qe ke mesuar zoterote e as hhistorjani pellumb xhufi nuk u ka dhen duva?
MIRE E KE O ben ASHTU ESHTEE!!!!!! AH SE HARROVA JU FTOJ TE GJITHVE TA PERSHENDESNI benin KUR TA TAKONI NE NDONJE BUJTINE APO BAR FSHATI. SKA GJE EDHE PSE ESHTE GJITHMON I INATOSUR ME VETEN E TIJ. MOS HARRONI DHE tttttemplarin.
O TEMPLARE.
PO TE PASKA NNGELUR ORA AKOMA NE KOHEN E LUFTERAVE PUNIKE(kryqezatave) !!!
SIPAS TEJE TANI DUHET TE MARIM HURIN DHE TE KTHEJME TE GJITHE ATA QE NUK I PRKASIN FESE TENDE NE FENE TENDE SEPSE KESHTU ESHTE ME MIRE DHE KRIJOJME IDENTITET KOMBETARE? PO CFARE JQNE KETO PALACOLLEQE MOR FILOZOF I SHEK 11. SEPSE KESAJ I THONE QE PER TU BERE QEFIN TE TJEREVE TE BEJME CORAP VETEN TON.HIDHI PLEH MENDJESDJALE POR TI JE ME I RREZIKSHEM SE ATA IDIOTET QE LUFTOJNE PER ISIS.
DHE LERI PORDHET DUKE NA TREGUAR PAPE E SHENJTORE.
PER MUA SHENJTORE JANE HERONJTE E VENDIT TIM.
GJERGJ KASTRIOTI
ISMAIL QEMALI
ISA BOLETINI
FAN NOLI
GJERGJ FISHTA
TE GJITHE RILINDASIT
KETA JANE SHENJTORET E MI SEPSE JANE GJAKU IM DHE I KAN DHENE KETIJ KOMBI.SERA JOTE VETEM PERPIQET TI MARI EDHE ATE QE I KA MBETUR OOO TEMPLARE!!!!!!
mondi
LLogjikoje vete tani se sa debila dhe te trashe jane keta.
Keta mund ti kuptosh dhe nga nje fjali e vetme se sa karagjoze jane.
Ne shekullin e 21-te keta templare egzemplare mendojne akoma qe kmbi identifikohet me fene,nje pyetje e kam per keta egzemplare,
po Amerika me cilen fe dhe besim identifikohet?
Ky egzemplari thote qe pushtuesit nuk i therritet baba,sipas tij Turkut.
Perse more egzemplar ti kujt i therret baba,Serbit,Grekut apo Italianit,po perse ata nuk na kane pushtuar dhe vrare.
Perse more idiot veriu i Shqiperise nuk kontrollohej nga venediku ne kohen qe i shporri Skenderbeu.
Ja the mire egzemplarit por dhe shume te tjereve qe i ka ngelur sahati ne kohen e lufterave punike.
Gjermania vrau 6 milione hebrenj perpara 80 vjetesh dhe vetem 20 vjet me pas nenshkruan traktatin e miqesise dhe jane nder vendet me miqesi te konsoliduar ndermjet tyre,KJO PER ATA QE KANE MEND DO TE THOTE SHUME,DO TE THOTE QE NJERIU DHE KOHA I PERKET DHE SHIKOJNE NGA E ARDHMJA DHE JO E SHKUARA,POR KETE NUK MUND TA KUPTOJNE EGZEMPLARET QE JANE PENGJE TE ANALFABETIZMIT TE TYRE.
OPINJONI SHQIPETAR ESHTE I SHENDOSHE DHE NUK MUND TE NDOTET NGA DISA EGZEMPLARE SADO QE TE PERPIQEN,
JANE PAKICE PAKICASH,SA QE TE TILLA MENDIME KANE FRIKE TI NXJERRIN HAPUR NE OPINJON NEPERMJET BISEDAVE SEPSE E DINE QE OPINJONI YNE NUK I DURON TE TILLA IDIOTESIRA,
NE TE DY mondi KETO QE MENDOJME I THEMI PA FRIKE,ME KEDO DHE KUDO,NDERSA KETA PO TI SHFAQIN KETO MENDIME HAPUR OSE NE NDONJE LOKAL ESHTE E SIGURTE QE DO TI NXJERRIN JASHTE ME SHQELMA,PRA KETA JANE TAMAN SI ATA XHIHADISTET MYSLIMANE,POR QE PERFAQESOJNE FE TJETER,hahahahaha,nje nga aresyet qe egzemplari na qenka dhe kundra Shqipetareve eshte sepse na paskan vajtur nja dyqind persona ne luften e shenjte,hahahahaha,e sigurte qe dhe ti do te shkosh kur te te therrase kryqi,sepse ju jeni te njejtat mostra,fanatike dhe manjake te besimit tuaj.
SHQIPERINE NUK I PERKET AS 200 XHIHADISTEVE MYSLIMANE DHE AS 100 XHIHADISTEVE ORTODOKSE
SHQIPERIA I PERKET SHQIPETAREVE DHE SHQIPETARISE,NUK I PERKET AS KISHES DHE AS XHAMISE
O Mondi !
Lufterat punike jane lufterat qe kane ndodhur ne mes te Kartagjenasve dhe romakeve. Keto luftera nuk kane lidhje me kryqezatat.
E sa i perket TEMPLARIT, ai e tha te verteten, pavaresisht qe ty nuk te pelqen!
MIRE E THE O alban PO KUJT JA THUA. LE TI LEME ME MIRE TE MENDOJNE SI TE DUAN. KETA E DINE MIRE QE KETO QE THONE JANE IDIOTESIRA ,POR E KEQJA ESHTE TE KETA INDIVID QE SA ME SHUME TI PERSERISIN BUDALLALLEQET AQ ME TE VERTETA JU DUKEN(por vetem atyre ama).
UNE MENDOJE QE PER INDIVIDE TE TILLE NQS JANE SHQIPTARE SHE MENDOJNE NW KETE MENYRE. NE DUHET TE NJEJME KEQARDHJE PER TA. DHE MJERE NENA SHQIPERI
C’FARE MBANE NE GJI
PERSHENDETJE ALBAN!
O JERO E KUPTOJ QE DO TE KAPESH SI I MBYTURIPAS FIJES SE BARIT, DHE KW TE DREJTE PERSA I PERKET LUF PUNIKE(lapsus imi)PO MOS ME THUAJ QE TEMPLARI ME THA TE VERTETEN. CILEN TE VERTET?
ATE QE JU PELQEN JUVE? E VERTET PER JU MBASE, JO PER MUA.
O JERO JU ME KEDO KRLLQ NXIRNI BUKEN E GOJES EDH NUK JU VE FAJ .
QENI KU HA BUKEN LE KUKEN THEMI NE.
Ti luan rolin e asaj gruaje qe kur i hyp i shoqi persiper fillon e mbyll syte e enderon dashnorin ne vend te burrit e burrin e trajton vetem per ta zhvatur e te thon mileti se une kam nje burre?
Ja shko me dashnorin e mos u tremb per jeten,ja hapi syte e trajtohe burrin si nje burr per jete?
O beni,na fal se nuk e dinim qe ishe grua.
ME KE E KE O beni SE NUK PO TE KUPTOJME. KETU PO DEBATOJME NUK PO NXJERIM INATET QE NA FRUSTROJNE(fshikullojne) PERBRENDA GJATE JETES SE PERDITESHME.SHPREHU ME QARTE KU QELLON”CEKANI”. SE NE BURRAT NUK MARRIM SHUME VESH SE SI E TRAJTON GRUJA BURRIN DHE SITRAJTON DASHNORIN.
NA NDRICO TE LUTEM!!!!!!!!!!