Nga Ymer Minxhozi
Jakov Fedotviç Pavllovi, një hero shumë i njohur i Luftës së Stalingradit, u bë shkak i takimit tim me njeriun që hyri në të gjitha Enciklopeditë e botës.
Një vit më parë kisha shkruar një ese për Pavllovin, me titull “Shtëpia midis dy botëve”. Prej atëherë ne mbetëm të njohur. Kësaj radhe u takuam në Shtëpinë Qendrore të Uhtrisë Sovjetike, gjatë një ceremonie kushtuar Festës së Fitores mbi fashizmin.
Pavllovi, ndërsa bisedojmë, më thotë:
Ky propozim me erdhi krejt papritur dhe aty për aty mu duk se zbulova të paimagjinueshmen.
Pavllovi ktheu kokën pas dhe iu drejtua një burri me kostum civil, që po bisedonte me dy kolonela, nja dy hapa më tej.
-Misha, afroju këtu. Dua të të prezantoj më një mik shqiptar.
I panjohuri u kthye dhe me një herë nga ne, më vështroi me buzëqeshje dhe më shtrëngoi dorën fort. Ai u prezantua me një ton, siç prezantohen ushtarakët: “ Mihajl Aleksejeviç Jegorov. Për herë të parë më jepët rasti të takohem me një mik shqiptar dhe kjo më gëzon shumë.
Jegorovi mbante një kostum të zi, në gjoks i shkëlqenin një numër dekoratash të ngjyrave e madhësive të ndryshme dhe, mbi të gjitha ato, ylli i artë i heroit. i shkurtër, më i shkurtër se një njeri me gjatësi mesatare, shpatullgjerë, sy të shkruar, flokët të drejtë e të derdhur si të fëmijës.Në ballë, në anën e djathtë, aty ku fillonin flokët, binte në sy shenja që kish lënë një plagë e dikurshme.
Ne biseduam një copë herë, sa për të njohur njëri tjetrin dhe ramë dakord për t’u takuar pas dy ditësh në auditorët e Shkollës së Lartë të Partisë, në sheshin “ Miuskaja”. Ai e filloi tregimin e tij fare thjeshtë, por rrjedhshëm dhe nuk qe nevoja ta ngacmoja me shumë pyetje.
-Kam lindur në 5 maj të vitit 1923, në fshatin Ermoshenski, në krahinën e Smolenskut. Edhe gjyshi edh edy prindërit e mij ishin fshatarë. Kur na sulmoi Gjermania fashiste isha 18 vjeç, kisha mbaruar shkollën tetëvjeçare dhe punoja kolkoz. Krahina jonë u pushtua shpejt. Në vitin 1942 u futa në një repart partizan, në prapavijën e armikut dhe më ngarkuan rolin e zbuluesit. Në dhjetor të vitit 1944 njësiti ynë partizan ndiqte armikun edhe në territorin polak.Aty u bashkuam me ushtrinë e rregullt. Gjatë luftës për çlirimin e Varshavës më dekoruan me një medalje. Prej aty, bashkë me armatën e parë të Frontit Bjellorus, shkela në tokën gjermane. Kur u afruam nja tridhjetë kilometra pranë Berlinit, luftimet u dendësuan aq shumë saqë e ndjeje edhe tronditjen e tokës nën këmbë. Në rrethimin e Berlinit, në çdo katër metro katror, kishte një armë artilerie. Gjatë gjithë natës, madje edhe ditën, qiellin e përshkonin vetëtimat. Këto ishin “ katjushat”. Ajri ishte tëpër i rënduar. Era e barutit të zinte frymën. Dita dhe nata sikur ishin bërë një. Ishte teoër tronditëse kur shikoje ujrat e lumit Shpre që sillnin jo vetëm automjete të shkatërruara por edhe kufoma. Ato kufoma ishin të të dyja palëve.
Jergovi heshti dhe tani po priste pyetjet e mija.
-Diçka për finalen, – i thashë. – Ju kur mbërritët në Berlin.
-Më 29 prill reparti ku bëja pjesë unë, arriti në zemër të Berlinit. U strehuam në llogoret e braktisura nga ushtria gjermane, fare pranë Rejshtagut. Transhetë vinin radhë njëra pas tjetrës, me lidhje të brendshme. Mbi transhe dhe në hyrje të tyre binin aq shumë predha sa mund të vriteshe njëqind herë në minutë. Reparti ynë ishte tashmë nja njëqind metro afër Rejshtagut dhe togës tonë të zbulimit i ishte caktuar detyra të futej e para në ndërtesën e Parlamentit Gjerman. Blindazhi ynë ishte ballëpërballë me njërën nga hyrjet në Rejshtag. Për të vajtur deri atje duhet të kaloje përmes ferrit. Hapsira që na ndante ishte krejt e ekspozuar para zjarrit të armikut. Predhat vinin nga të gjtiha anët. Të mbështëtur nga zjarri i trupave tona, ushtarët kalonin dy e nga dy nëpër atë copë hapsire, duke u zvarritur me flamur në dorë. Urdhëri ishte të vendosej flamuri mbi kupolën e Rejshtagut. Kupola nxinte midis tymit dhe flakëve. Dyshet e para u vranë në syë tanë, vetëm pas disa metrove zvarritje. Kështu ndodhi edhe me të tjerët. Ne kishim bërë mijëra kilometra për të ardhur deri këtu, kishim lënë pas mijra fshatra dhe qytete të atdheut të bëra shkrumb e hi, shumë nga ne kishim humbur të afërmit, shtëpitë, shokët dhe ja tani, na vriteshin edhe bashkëluftëtarët te këmbët tona. Fare pranë meje kisha shokun e ngushtë, Meliton Kantaraja, nga Abhazia e Gjeorgjisë. Ai ishte dy vjet më i madh se unë, në kishim kaluar sëbashku pothuaj të gjithë rrugën e luftës. Ndërsa shokët vriteshin me flamur në duar mu para syve tanë dhe ne po prisnim radhën, Melitoni u kthye nga unë e më thotë:
-Ja, sapo të futemi në këtë ndërtesë të mallkuarm me majën e bajonetës do të shkruaj mu në hyrje: : “Meliton Kantaraja nga Gjeorgjia, erdhi këtu në Rejshtag, bashkë me Misha Jegorovin, më datë….”
-Mos u nxito me datën – i thashë unë – Datën kemi kohë ta shënojmë , ti e shikon se ç’bëhet….
Në atë hapsirë të ngushtë që na ndante nga Rejshtagu, të vrarët dhe të plagosurit shtriheshin nëri mbi tjetrin. Dikush prej tyre kishte rënë mbi flamurin.
Koloneli Zincenko i dha urdhër komandantit të njësitit tonë, Kondrashovit, të niste zbuluesit që do të paraprinin sulmin vendimtar. Grupi i parë i zbulimit u përbë prej ppesë vetave: Kantarja, Kubcikovi, Palcikovi, Mjahcenko dhe unë. Tre rusë, një ukrahinas dhe një gjeorgjian. Duke u zvarritur pranë transheve, të mbrojtur edhe nga errësira, neutralizuam disa ëerdhe zjarri dhe, kryesorja, raportuam të dhënat mbi gjëndjen për rreth. Me një herë pas kësaj, tanët filluan sulmin, frontalisht. E para ra në duart tona shtëpia e Himlerit, që ndodhej fare pranë. Tani duhej sulmuar direkt Rejshtagu ku do ngrihej flamuri. Këtë detyrë e kishte regjimenti ynë i pushkatarëve nr. 765. Kujt do t’i binte shorti të realizonte ëndrrën e ngjitjes në Kupolë? Siç thashë, pesë grupet e para nuk ia arritën kësaj. Të gjithë ranë në fushën e betejës. Cdo pëllëmbë tokë punohej nga breshëritë e plumbave. Në Rejshtag e rreth tij vepronin trupat më të zgjedhura të SS.
-Ju përmendët “shortin” ?
Fjala “short” ka thjeshtë kuptimin fihurativ. Dyshet që merrnin flamurin dhe dilnin në fushën e betejës caktoheshin nga komendanti. Po të ishte puna për vullnetarizëm, të gjithë do të dilnin njëherësh. Për secilin prej nesh nuk egzistonte as instikti i vetëmbrojtjes. E kishim kaluar barrierën e frikës. Të gjithë ishim të gatshëm të hidheshim në zjarr, në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale. Komandanti i njësitit m’u drejtua mua dhe Kantares:
-Kaloni ju të parët. Merrni flamurin nga fusha e betejës dhe ngrijeni mbi çerdhen e nazizmit. Përqafojuni me shokët! Keni ndonjë porosi?
Ne u përqafuam kalimthi me të gjithë pjesëtarët e togës që qëndronin të ngjeshur në vijën e parë të blindazhit. Vura re se Kantarja nxorri nga një xhep i brendshëm një shami të vogël të lidhur nyje dhe ja dha njërit prej shokëve të tij. Çfarë ishte ajo? Nuk kishte kohë për pyetje dhe dolëm menjëherë nga blindazhi. Rreth tridhjetë metra na ndanin nga flamuri. Shokët që na mbështesnin me zjarr qëllonin pa pushim. Ne morëm flamurin nga duart e shokëve të vrarë dhe u zvarritëm përmes kufomave e gropave të hapura nga predhat. Të vrarët dhe të plagosurit ishin “stivosur” si në varret e përbashkëta. Vetëm disa minuta më parë ata jetonin bashkë me ne. Disa prej tyre i njihja me emër dhe kishim qeshur së bashku. Kishim marshuar së bashku mijëra kilometra, shpesh herë duke u zvarritur. Dhe ja tani, nuk ju mjaftuan këto 50 metra të mallkuara…
Nuk më kujtohet shumë qartë, sa kohë na u desh për të kaluar ato dhjetra metra që na ndanin nga godina gjigande e Rajshtagut dhe as momenti i vrapimit të fundit për të hyrë në godinë. Kishte rënë errësira dhe flakët e grykave të zjarrit dhe fashot e kryqëzuara të dritave të prozhektorëve të verbonin. Kur kaluam nëpër portën e madhe të Rajshtagut, konstatuam se në korridoret e gjera të katit të parë kishte akoma ushtarë gjermanë që qëllonin pa adresë. Ishte erreësirë si në pus dhe me siguri ata vrisnin dhe njëri-tjetrin. Pas nesh, ushtarë të tjerë sovjetikë i afrohen portës së madhe. Lufta tani bëhej nëpër sallat e korridoret. Rrokullisen statuja e rafte me letra. Zhurma e armëve nuk na lejonte të dëgjonim njëri-tjetrin. Koloneli Samsonov u jep urdhër njësive që vijnë pas nesh, që të sulmojnë bodrumet me granata. Kati i parë ra në duart tona. Duke u mbështetur nga shokët tanë që qëllonin pa pushim, bashkë me Kantaren, me flamur në duar, ngjitemi në katin e dytë. E shpalosëm flamurin në parvazin e njërës prej dritareve dhe thirrëm me sa fuqi kishim: “Urra”. Kjo thirrje u pasua edhe nga të tjerë jashtë godinës. Ndërkohë armiku po tërhiqej në panik dhe ne morëm flamurin e u ngjitëm në katin e tretë. Mirëpo pika më e lartë ishte kupola prej xhami e Rajshtagut dhe atje duhej vënë flamuri, që të dukej më mirë. Kubeja ishte goditur nga predhat e kish mbetur si skelet. Ajo lëkundej sa andej këndej, gati për të rënë. Kur u ngjitëm atje, pamë se ishim në buzë të humnerës. Mjaftonte një rrëshqitje e vogël dhe…çdo gjë merrte fund. Prej aty dukej i gjithë qyteti që po digjej. Zjarre, krisma, prozhektorë pafund, ajri ishte i ngopur me aromë benzine. Ne vazhdonim të mbaheshim fort në pikën më të lartë të Rajshtagut. Tashmë s’na bënte më përshtypje se çfarë ndodhte në katet e poshtme të ndërtesës dhe se kush qëllonte. Puna ishte ku ta vendosnim flamurin?
Aty pranë, në rrethin e jashtëm të Kubesë, pamë statujën e një kalorësi të zi prej bronzi. Statuja ishte goditur nga një predhë dhe ishte çarë. Aty, në atë të çarë, futëm shtizën e flamurit të bërë shoshë nga plumbat.
-Valon, valon! – thirrëm të dy njëherësh, me sa fuqi kishim.
Tani mund ta shënonim edhe datën edhe orën e saktë:
Dy maj 1945, ora njëzet e një e tridhjetë minuta.
U përqafuam me njëri-tjetrin dhe zbritëm me të shpejtë në katin e dytë. Prozhektorët e njësive tona lëshonin rreze të fuqishme drite mbi kupolën ku valëvitej flamuri. Por në gjithë atë zhurmë dallojmë zërin e dikujt nga tanët që thërriste që nga poshtë:
-Ç’keni bërë kështu! E keni vënë flamurin e fitores në duart e një kalorësi gjerman!
U ngjitëm edhe një herë, duke na u marrë fryma. E hoqëm flamurin prej aty dhe e vendosëm në një të çarë bordure nga ku dukej akoma më mirë.
Ditëlindja më solmne që mund të mendohet.
Tre ditë pas ngritjes së Flamurit të Fitores mbi Rajstagut nazist, që shënonte praktikisht edhe fundin e luftës më të madhe botërore që ka njohur njerëzimi, heroi i këtij përshkrimi kishte ditëlindjen. Ai mbushte 22 vjeç. Nuk besoj të gjendet në planet një njeri tjetër, ditëlindja e të cilit të ketë koinciduar me një triumf kaq spektakolar, sa ushtari i thjeshtë rus nga fshati Ermoshenki, Mihail Aleksejeviç Jegorov!
Në fund të bisedës tonë, e pyeta Jegorovin:
-Ju më thatë se Melitoni, para se të dilte nga tansheja për t’u hedhur në betejë, i dha një shokut të tij një shami të vogël të lidhur nyjedhe e porositi për diçka. E keni pyetur ndonjëherë lidhur me atë porosi?
-Po, e kam pyetur. Është një histori e dhimbshme. Melitoni ishte dy vjet më i madh se unë. Ai ishte i fejuar me Ludmillën, studente e Pedagogjikut. Ajo i kishte dhënë me vete një shami të vogël ku kishte qendisur emrin e saj dhe në një qoshe të shamisë kishte lidhur nyje një tufë flokësh të prera nga gërsheti i saj. Këtë kujtim Melitoni e mbante në gji. Atë natë, para se të niseshim për në betejën e Rajshtagut, Melitoni kishte prerë një tufë nga cullufet e tij dhe i kishte bashkuar me ato të Ludmillës. Porosia ishte që, sido që të ndodhte, shamia t’i dorëzohej Ludmillës.
-Dhe ashtu u bë?
-Jo, porosia nuk qe e mundur të plotësohej. Shoku i Melitonit u vra po atë natë dhe shamia humbi. Kur u kthye Melitoni në shtëpi, edhe Ludmilla nuk jetonte më. Ajo kishte hyrë në njësinë e snajperave dhe qe vrarë në brigjet e Dnjeprit
Pas tridhjetë e ca vjetësh, në shtator 1990, me ftesën e Bashkimit të Gazetarëve Sovjetikë, bëra një vizitë në Moskë. Aty mësova se Mihail Jegorovi, i cili i shpëtoi breshërive të plumbave ndërsa ngjitej në Kupolën e Rajshtagut gjerman, kishte vdekur në vendlindjen e tij në vitin 1974, në një aksident automobilistik./Javanews.al
edhe rusia prej asaj dite bashke me shqiperine gezon keto dite te lumtura ndersa gjermania ska buke te haje hahahaaaa
Kush mendon se mund te kruhet me ruset te shikoje videon ne Rajshtag.
Edhe rexhepi me mbeturinat islamike i ka nja dy bomba te prenotuara po i vjen dita.
E ca lidhje ka kjo, te duket se ke thene ndonje gje te zgjuar? Me ket llogjike jevgu – te shperbehen te gjitha kombet e botes dhe ti dorezojne sovranitetin Gjermanise , meqe ka me shume buke te haje se te tjeret?
Nuk do kishte Rusi, po ndoshta as Britani dhe SHBA po mos fitonte Bashkimi Sovjetik.
Eh mor jegorov !kjo historia jote me mallengjeu ,historia e nje djaloshi qe e vuri jo nje here !por dy here flamurin mbi rejshtag.Po shoket e tu more jegorov ,ku i ke ,i le te gjithe neper gropat e berlinit ,po vendin tend te shkaterruar o jegorov ku e le ,i ngjalli ai flamur ata qe rane ne kasaphanen e berlinit ?se ashtu donte shefi jot stalini ,qe ju coi si mish per top.Perzute bishen e zeze dhe na sollet ate te kuqe ,dhe me ate u dashurua edhe enver djali qe na premtoi se une dhe komshiu im cecua ,,,do ndanim lugen e floririt ,kur ne te vertet ndame vetem telin e rrobave per te ndere breket vetem ditet me diell .Je i nderuar per guximin dhe trimerine ,por sot nga ato momente nuk ka ngelur me asgje ,figura e ushtarit sovjetik si shpetimtar i europes ka marre nje kthese te keqe,statujat dhe monumentet dedikuar atij ne te gjithe europen lindore u shkulen ,dhe u hodhen ne plehra ,,,a di gje ti jegorov pse ?a e di ti jegorov se jeni vendi i vetem ne bote qe vazhdon e feston akoma renien e nazizmit ?a thua ishin vetem ruset ata qe luftuan?dhe nuk te duket habi qe edhe 70 vjtesh 9 maji ju gjen akoma ne lufte ?nejse mihajl aleksejevic jegorov ,,,,urime per 9 majin
O ymer
nuk e di ti qe qe ai xhirim eshte bere me vone me urdher mbasi ishte vendosur flamuri
Ushtaret ose ushtari vetem ka pozuar heren e dyte
Dikush do e ngrinte ate flamur; qelloi te ishte ky pavllovi.
After fierce fighting, a flag was raised at 22:40 on 30 April 1945, when 23-year-old Rakhimzhan Qoshqarbaev climbed the building and inserted a flag into the crown of the mounted female statue of “Germania”, symbolizing of course Germany. As this happened at night, it was too dark to take a photograph.[4] The next day the flag was taken down by the Germans.[4] The Red Army finally controlled the entire building on 2 May.[5]
The original photo (top) was altered (bottom) by editing the watch on the soldier’s right wrist[6]
On 2 May 1945, Khaldei scaled the now pacified Reichstag to take his picture. He was carrying with him a large flag sewn from three tablecloths for this very purpose by his uncle.[7] The official story would later be that two hand-picked soldiers, Meliton Kantaria[A 2] (Georgian) and Mikhail Yegorov[A 3] (Russian), raised the Soviet flag over the Reichstag,[2][8][9][10] and the photograph would be often used as depicting the event. Some authors state that for political reasons the subjects of the photograph were changed and the actual man to hoist the flag was Alyosha Kovalyov,[A 4][11][12] a Ukrainian, who was told by the NKVD to keep quiet about it.[11] However, according to Khaldei himself, when he arrived at the Reichstag, he simply asked the soldiers who happened to be passing by to help with the staging of the photoshoot;[13][14] there were only four of them, including Khaldei, on the roof:[15] the one who was attaching the flag was 18-year-old Private Alexei Kovalyov from Kiev, the two others were Abdulkhakim Ismailov from Dagestan and Leonid Gorychev (also mentioned as Aleksei Goryachev) from Minsk.[14][15][16]
Tani o genjen Pavllovi o Minxhozi ose Wikipedia.
histori mjaft interesante, bravo ymer
Historia duhet kujtuar ashtu si ka ndodhur nga protagonistet e saj.
Keto jane momente te veshtira por solemne. Keto momente per here te pare ne historine e saj i siguruan Evropes nje paqe kaq te gjate.
Heroizmi i Sovjetikeve-Amerikaneve dhe Anglezeve, por edhe i te gjithe atyre qe luftuan perkrah tyre, ku hyjne edhe partizanet shqipetare eshte dhe duhet te ruhet si treguesi i larte i aspirates se popujve per liri dhe perparim, dhe duhet kujtur nga te gjithe brezat me pas me rrespek e mirnjohje.
Russi sllave feston fitoren ne te cilen humbi 25 milion ushtar dhe 20 milion civile vetem sllavet festojn humbjet tragjike.
Rrofte baba Hitler ushtare i SS Skanderbeg.
Hitleri ka qen Burri me i madhe qe ka linde toka e Evropes.
Po te mos ishte baba Hitler, Evropa sot do ishte e pushtuar Ekonomikisht nga qifutet dhe ne sllever te tyre ose ushtarakisht e pushtuar nga sllavet dhe ne prap sllever te tyre,
Dardan ne cdo hip0teze qe ngre je gabim dhe kjo te le nudo ne injorancen tende:
1) Cifutet sot dominojne jo vetem europen, por boten. Lexo pak kush eshte familja Rothshild, Rokfeler, etj. Lobi cifut qeveris ameriken dhe permes saj edhe boten. Ato dominojne boten me zgjuarsi e cila kthehet dhe ne dominim ekonomik, politik dhe ushtarak. Ajnshtajni, Frojdi, Shumpeter, ishin cifute, edhe Marksi dhe Trocki ishin cifute.
2) Gjermania eshte fajtore qe Rusi pati ekspansion ne europe per 50 vjet, sepse Rusia perfitoi nga shkaterrimi qe 3 fuqite europiano perendinore Franca Anglia dhe Gjermania i bene njera tjetret pershkak se Gjermania filloi L2B dhe nga kjo perfitoi Rusi.
Pordhe kali me rregon.Ajo Gjermania e sotme por edhe e djeshme po e shfrytezon Skllavin rus per tu pasuruar.Kjo ishte “Fitorja e ruseve qe mbas 70 vjetesh biznezet gjermane te shfrytezojne ruset per tu pasuruar?Edhe Napoloni ashtu e ngriti Flamurin tij ne Moske kur e pushtoi por me pas ushtria e Napolonit humbi 85% te ushtarve te tij.Gjermania gjithmone ka qene eshtedhe do te jet superjore kundrejt Subhumeve Sllave.fuck Russia
bot tjeter ajo qe po na tregon ky shkrim.
ishte bota e njerzve te drejt te nershem me karakter.
sot tingllon qesharake kur te gjith,sidomos shqiptaret,jan sul dhe rendin drejt botes “se lir” ku ka pare t pista,kurva,shkerdhnim,drognim,plena dhe …pisllik
Ketu flitet pa ndonje ndjenje krenarie per vendin tone dhe te gjithe vendeve te tjera qe luftuan fashizmin. BS mbajti barren me te madhe te luftes dhe pa fitoren e Ushtrise se Kuqe nuk do te kishte Evrope te lire. Une s’jam as filo rus ose komunist por e verteta gjithmone duhet thene.
ymer koqekandari po shqiptaret kur do ta ngrene flamurin e bashkimit? prralla partizanesh !çdo kilometer nje deshmore.çfar i intereson shqiptareve ky zhele znov .
Lavdija Ruse e zeza jone ,mjerisht u tregua dhe u pa gjithandej ne bote puna ruse me ner me thene,,,!!
TE vjene keqe kur lexone shkrimete tilla te injoranteve qe ngaterrojne kekun me byrekun.Eshte fakte qe kur kishim marredheni me Ruset ne jetonim mire.Historia e luftes se dyte boterore eshte e qarte se kushe ishte me te drejten.Prandaj o njeres kur nuk dini mos shkruani gjepura.
Rastesisht ndodhesha ne Paris, ne nje takim me disa te rinj franceze, spanjoll dhe po diskutonim per 70 vjetorin perfundimit te luftes se Dyte Boterore, ata mendonin qe pa luften e Amerikaneve fashizmi nuk do te ishte mundur, gjate bisedes u mundova qe te sqaroja rolin dhe luften e Bashkimi Sovjetik , por ata nuk kishin informacion per kete. Ne kete konteks vizitova Panairin e Primo tek {allati i Kongreseve ne Tirane , kerkova nje liber per Luften E Dyte Boterore por nuk e gjeta, ne nje bisede me nje te njohur, pronar te nje shtepie presigjoze Botuese , e diskutova problemin qe pse nuk botojne per kete ngjarje,dhe me tha qe ne bejme bisnes dhe kjo literature nuk shitet, te rinjte do ta mesojne vete historine????
Eshte e vertete qe flamurin mbi raishtag e ngriten Ushtari Mihail Jegorov dhe reshteri Meliton Kantarija dhe per trimerine e tyre meritojne nderimin dhe respektin me te madh, por edhe ne kete akt te madherishem politika futi hundet. Deri ne vitin 1990 zyrtarisht njihej si ngrites i flamurit Meliton Kantarja me qene se ishte Gjeorgjian dhe nga vendlindja e Stalinit. Vete Melitoni asnjehere nuk e pranonte se ishte ai qe ngriti flamurin por te dy bashke me Mishan si eshte e verteta.