Para një viti, në trazirat në qytetin port të Ukrainës Odesa humbën jetën mbi 50 vetë, shumica prej tyre ishin aktivistë prorusë. Hetuesit besojnë se ngjarjet kanë pasuar njëra-tjetrën. Shumë dyshime mbeten.
Sheshi Kulikov është pa njerëz.. Vetëm qenë që vijnë vërdallë të zë syri. Shtëpia e Sindikatave mban deri sot gjurmët e tragjedisë, e cila ndodhi para një viti: blozë në mure, dritare pa xhama. Ndërtesa, dikur rezidenca e partisë komuniste të lë përshtypjen e një kështjelle. Në trazirat në Odesë më 2 maj 2014 ishin rreth 400 vetë që u përpoqën të mbrohen pas mureve të saj të trasha. 42 gjetën vdekjen.
Ngjarje me rëndësi kyçe për separatistët
Në një zjarr, shumica u asfiskuan ose vdiqën nga djegiet. Disa kërcyen nga dritaret, për t’u shpëtuar flakëve. Kjo ishte pika kulmore e betejave me orë të tëra në rrugë midis aktivistëve proukrainas dhe prorusë, në të cilat më parë vdiqën gjashtë vetë nga të shtënat. Pati qindra të plagosur. Për shumë vetë kjo ishte dita më e errët në historinë e qytetit në Detin e Zi.
Edhe për Ukrainën Lindore kjo duket të jetë një ngjarje me rëndësi kyçe. Sepse ndodhi rreth një javë para të ashtuquajturave “referendume” për shkëputje nga Kievi në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut. Televizioni rus tregoi kufoma të karbonizuara dhe raportoi se si “nazistët ukrainas” i patën djegur “të gjallë” bashkëqytetarët e tyre prorusë. Luftëtarë rusë në anën e separatistëve tregonin në intervista se i pati frymëzuar “ferri i Odesës”.
Një provokim i dalë jashtë kontrolli
Një monument provizor para Shtëpisë së Sindikatave kujton viktimat. Ka fotografi, lule, kurora dhe qirinj. “Është një traumë e rëndë”, thotë Serhij Dibrow, gazetar dhe dëshmitar. Një gjë të tillë, Odesa e tij, e njohur për tolerancë dhe gëzim në jetë, nuk kishte parë kurrë më parë. “Është në kundërshtim me traditën e qytetit”, thotë 42 vjeçari. “Këtu problemet zgjidhen me mjete paqësore.”
Dibrovi është anëtar i “Grupit të 2 majit”. Kështu quhen gazetarë, ekspertë dhe aktivistë, të cilët kanë kryer hetimet e tyre. Pak para përvjetorit të parë të ngjarjeve grupi i paraqiti rezultatet: tragjedia e Odesës ishte një provokim i dalë jashtë kontrollit.
Këtë e beson edhe Urs Schwinger. Gjermani ka në Odesë një firmë të vetën të IT. “Unë isha në mëngjes në stacionin e trenit dhe u frikësova shumë: nga stacioni dolën njerëz me armë zjarri në duar”, thotë ai. 49 vjeçari shton se ata mbanin shirita portokalli dhe të zeza – një simbol i aktivistëve prorusë. Betejat në qendrën e qytetit Schwingeri i ndoqi në rrugë para televizorit. U bënë përpjekje që në Odesë të krijohet e njëjta situatë si në Donjeck: “Unë mendoj se situata doli jashtë kontrollit, por fillimi ndodhi me provokimin prorus.”
Skena gjahu në mes të qytetit
Një vështrim pas: në maj 2014 Ukraina është e përfshirë nga kryengritja. Në qytetet e Ukrainës Lindore burra të armatosur pushtojnë stacione policie dhe ndërtesa të administratës. Në Odesë gjendja mbetet relativisht e qetë, por edhe këtu aktivistë prorusë kanë ngritur çadra në sheshin Kulikowe-Pole.
Për atë 2 maj ishte planifikuar një ndeshje futbolli. Para saj, në qendër të qytetit kalojnë mijëra sportdashës proukrainas, midis tyre edhe huliganë, por edhe qytetarë të thjeshtë. Ata sulmohen me gurë dhe shkopinj nga aktivistët prorusë. Madje hapet edhe zjarr. “Aktivistët e sheshit Kulikowe-Pole nisën të përdorin armët”, thotë Dibrow. I pari nga gjithsej 50 të vrarët në këtë ditë është një aktivist proukrainas.
Dështimi i policisë
Pas vrasjes së tij, gjendja u shkallëzua. Të dyja palët përdorin armët. Aktivistët proukrainas më të shumtë në numër i dëbojnë kundërshtarët e tyre nëpër qytet deri në sheshin Kulikowe-Pole.
“Erdhën të rinj të mbuluar me gjak dhe më thanë, duhet të fshihemi në Shtëpinë e Sindikatave, sepse do të na vrasin dhe djegin”, i kujtohet Switlana Abakamoviçit. Aktivistja 74 vjeçare proruse ndodhet në katin e dytë të Shtëpisë së Sindikatave, kur godina nis të digjet. Ajo e humbet vetëdijen disa herë. Në fund fytyra dhe duart i digjen, por ajo mbetet gjallë.
E qartë është se të dyja palët vepruan në mënyrë shumë brutale. Këtë e konfirmojnë shumë regjistrime në video. “Unë isha dëshmitar kur para Shtëpisë së Sindikatave u hap zjarr kundër aktivistëve prorusë, që u përpoqën të shpëtojnë njerëz nga godina që po digjej, ” tregon Dibrow. Ai vetë dhe kolegët e tij ia japin fajin policisë: “Po të kishin vepruar si duhet policia dhe mbrojtja nga katastrofat, nuk do të kishte pasur kaq shumë të vrarë”. Abakamoviç e konfirmon këtë: “Policët bënë sikur nuk shikonin”.
Njëra nga çështjet më të rëndësishme mbetet pa përgjigje
Në një përfundim të ngjashëm arrin edhe prokuroria. Policia akuzohet se nuk i pengoi trazirat. Përsa i përket numrit të madh të të vdekurve në Shtëpinë e Sindikatave, nuk u gjetën as dëshmi për zjarrvënie, as për përdorim të gazit helmues. Zjarri pati shpërthyer në një barrikadë prej druri në hollin e Shtëpisë së Sindikatave, kur të dyja palët patën hedhur shishe me lëndë djegëse. Përmes një “efekti vatër”, zjarri u përhap shpejt. Të bie në sy që autoritetet konfirmuan tezat e ndihmësve vullnetarë.
Gjithsej u paditën 22 persona, gjysma e tyre ndodhet në burg hetimor. 13 të tjerë ndodhen në arrati, midis tyre një shef policie dhe disa drejtues të forcave proruse. Më parë pati spekulime se shërbimet e fshehta ruse patën luajtur një rol në Odesë. Në deklaratën e prokurorisë për këtë nuk gjen asnjë fjalë.
Një nga çështjet më të rëndësishme, së cilës Serhij Dibrow dhe kolegët e tij nuk i kanë dhënë përgjigje është: pse nuk bëri asgjë policia? “Nga frika për të marë përgjegjësi”, është përpjekja e tij për shpjegim. Policia dhe shërbimi i shpëtimit atëherë qenë në një gjendje të dëshpëruar. Por shumë në Odesë e kanë të vështirë të besojnë se ngjarjet janë zhvilluar zinxhir, njëra duke pasuar tjetrën. Disa ia japin fajin Moskës, të tjerët Kievit. Dëshmi të qarta për këto deri tani nuk janë gjetur.
A nuk ju duket njejte me 2 Prillin ne Shkoder?
sinonime me njera tjetren.ata qe vrane kerkojne fajtore.
Propagande e peshtrie per te mbuluar nje masaker dhe provokim mizor nxitur sulmin e Rusise nga qeveria “demokratike” qe instaloi SHBA ne Kiev.
Me gjakftohtesi ndiqni kete video me pamje reale nga dita e masakres dhe gjithcka behet e qarte:
https://www.youtube.com/watch?v=H4dJRnI-X8Q
Ti thua nuk e meritonin keta maskarenj nje trajtim te tille ?duke pare se si sillen me roberit ukrainas, mund te imagjinosh urrejtjen e ukrainasve dhe me se cilet njerez kishin te bejne .Keto fotografi jane te ushtareve ukrainas te kapur rob nga ruset,,,,, ata qe pretendojne se u eshte bere nje padrejtesi ,,,http://ivansim.livejournal.com/858756.html?title=%D0%92+%D1%87%D0%B5%D0%BC+%D0%B2%D0%B8%D0%BD%D0%B0+%D0%90%D0%BD%D0%B4%D1%80%D0%B5%D1%8F+%D0%A1%D1%82%D0%B5%D0%BD%D0%B8%D0%BD%D0%B0%3F+%D0%A4%D0%BE%D1%82%D0%BE%D1%80%D0%B0%D1%81%D1%81%D0%BB%D0%B5%D0%B4%D0%BE%D0%B2%D0%B0%D0%BD%D0%B8%D0%B5+&hashtags&text=++%D0%9D%D0%B0+%D1%8D%D1%82%D0%BE%D0%B9+%D0%B2%D0%BE%D0%B9%D0%BD%D0%B5%2C+%D0%B3%D0%B4%D0%B5+%D0%BC%D0%B5%D0%B4%D0%B8%D0%B0+%D0%B8%D0%B3%D1%80%D0%B0%D1%8E%D1%82+%D0%B1%D0%9E%D0%BB%25%D1%81%D1%82
Perse gjermant e sotem jane te bute dhe jo shume agresiv!? Sepse nazistet dhe fashistet ne fillim fryhen si k..derra,por ne fund te gjithe gjermankat u palluan nga muzhiket rus dhe doli ky popull hibrid gjermon qe eshte sot.Keshtu do e pesojne gjithmone ne histori nazistet fashistet dhe bashkpuntoret e tifozet e tyre.Keto ka treguar historia e njemije viteve te fundit.
Ne pjesen ku hyri ushtria ruse,ne DDR,perbente 1/5 e popullsise se pergjithshme gjermane.Berlini megjithese ne qender te DDR,gjysma i takonte Gjermanise perendimore.Fakti qe ruset jan bere pak te zgjuar mbas luftes se dyte Botrore,eshte fale ushtareve gjermane.
Sa per agresive,gjermanet nuk kan qene kurre te tille,ne asnje koh.
Agresiviteti gjerman eshte nje forme e disiplines,qe njihet si sekreti i popullit gjerman,disipline ne pune,disipline ne lufte.Ruset jan agresive,dhe kjo nga perdhunimet mongole-tartare per mbi 500 vjet rresht,ashtu si bene turqit me greket qe duken pothuaj si vellezer.
Rusia nuk eshte ne gjendje te krijoje marredhenie miqsore me popujt fqinje sllave,qe i perkasin nje kulture,imagjino sa idjote jan ruset.
Lufta ne Ukraine do te mbaroi.Kohzgjatja do te shkaktoi me shume gjakderdhje dhe me shume urrejtje ne mes dy popujve vellezer.Jo me kot
Amerika dhe Europa Perendimore nuk ndihmoi ushtarakisht Ukrainen.
Rusia e ka humbur Ukrainen,qe do te kerkoi pergjithmone mbeshtetjen
e Perendimit ashtu si edhe Polonia.Nje shtet gjigand si Ukraina antare e KE,ne kufi me Rusine,do te thote falimentim te ekonomise Ruse.
Ketu kemi Te bejme me naziste ukrainas.i vrane ne mes Te drites me diell.filmimete tregojne paster masakren qe bene naziskinet ukrainas.polocia kishte mare urdher Te bentetifo per naziskinet kur Ata vrisnin njerez perpara kamerave.
Njeriu kurre nuk duhet Te vrase njeriun.
Nazistët gjermanë mbrojnë nazistët ukrainas .Langaraqët shqipëtarë , ashtu siç e kanë zakon , i lëpihen më të fortit !
Poshtërsi , neveri !
Shume histori e lezecme: Ishte nje barikade prej drasash. Mbi te hodhen ca shishe me lende djegese proukrainasit per tu ngrohur, pastaj hodhen ca shishe me lende djegese proruset nga brenda godines se haruan qe ishin vete brenda dhe keshtu u dogjen 50 vete per qejf. Edhe proukrainasit qe shtinin me pushke per te mos lene njerezit te afrohen se mund te digjeshin. Edukatoret e kopeshtit mund tua tregojne si peralle femijeve por dhe ata zor se e besojne…..pa le ai Gjermani qe pa njerezit te zbresin nga treni me shirita verdhe e zi qe cdo gje mund te jete por jo flamuri Rus. Bravo tema per perkethimin qe ke zgjedhur.
I vrisni fare këta shpellarët rus, zbritën nga Uralet edhe duan Evropën, janë vetëm ters dhe sherraxhinj, njerëz të pagdhendur
SE KUSH VRAU NE ODESA KETE E PA E GJITHE BOTA E PAVARUR NGA SERVILIZMI I MASONERISE . NE ODESA VRANE NAZISKINET UKRAINAS,NE MES TE DITES ME DIELL,NE PRANI TE KAMERAVE DHE POLICISE QE BENTE TIFO PER KRIMINELET NAZISKIN.PRINDERIT E KETYRE NAZISKINEVE ISHIN MBESHTETJA E DIKURSHME E TRUPAVE TE HITLERIT DHE SOT E KESAJ DITE JANE PO ATA KRIMINELE QE VRASIN NE MES TE DITES DHE MUNDOHEN TE SHITEN SI DEMOKRACI E PASTER. KETA SJANE GJE TJETER VECSE DEMONO-KRACI.DO VIJE DITA QE DO I MARRIN MBRAPSHT KRIMET QE BENE NE ODESA.
JINI REALIST DHE TE DREJTE ME JETET E NJEREZVE KUDO QE NDODHIN TE TILLA KRIME.
ME vjen keq per çka ndodhi ne UKRAINE por e verteta mendoj se eshte gabimet e perndimit ( po flase me fjalorin e para 90 tes ) qe beri hapat si breshka per futjen ne sferen pro europjane , ne krahasim me hapat e pasardhesve te K,G,B RUSE .Epiteti ( Naziskine ) u nxore nga fjalori i inteligjences Ruse ( SHERBIMI SEKRET )per te justifikuar luften me UKRAINEN PER TE MARE ne radhe te pare KRIMENE se pagonte nje qira astronomike per bazen ushtarake dhe pjesen lindore te UKRAINES per zgjerimin e perandorise se vjeter RUSE,eshte injejti skenare si GJEORGJIA ,I THEME BASHKEKOMENTUSVE TE MI DHE SERBIA keshtu i quajti SHqiptaret e KOSOVES ne luften e dyte boterore,dhe SHQIPTARET E çamerise keshtu u quajten ,edhe une behem NAZISKINE PER TE BROJTUR TOKAT E SHTETIT MEME NGA HORDHITE MODERNE SLLAVE E GREKE,por e ka mire njeri larte qelbesirat SHQIPTARE LEPIJNE BYTHEN E ME TE FORTIT dhe behen me te ( ME RUSINE).
Kerko mor dudum ne google ose youtube se do gjesh madej dhe artikuj dhe lajme nga BBC dhe CNN per neonzistet ne Ukraine.
Kush parakalon me simbole naziste dhe batalioneve SS te lufts se dyte botrore? Keta te Ukraines madje jane me te trashe dhe as perpiqen ta mbulojne fare krahasuar me Agimin e Arte ne Greqi.
Krimea u pushtua nga Rusia ne kundershtim me ligjet nderkombetare,
ne kundershtim me Memorandumin e Budapestit me 1994 te nenshkruar nga vete Rusia,dhe kete e beri vetem Hitleri!Rusia eshte nje shtet
nazist,kurse ti flet disa naziste ukraines,plehra qe ka pothuaj
gati ne çdo vend Perendimor.Rusia kerkon te aneksoi Transnistrien
(Moldavi),megjithese ne Transnistrien ruset jan te tretet ne numer
mbas moldaveve dhe ukrainasve,aneksoi me force Abkazien nga Gjeorgjia,aneksoi Krimene nga Ukraina,kerkon te aneksoi edhe pjesen lindore te Ukraines,ti thua nazistet ukrainas!Rusia e ka ngritur fashizmin ne instituticion.Rusia ka ne territorin e saj mbi 100 popuj te ndryshem,ku 23 kan mbi 400 mije persona.Ky fakt i mbyll gojen per minoritet ruse ne vendet tjera qe i kan te gjitha te drejtat.
Rusia eshte shtet nazist,shteti ku akoma vriten politikane dhe nuk gjendet vrasesi,ose vrasesi eshte gjithmone nga Kaukazi!
Sepse akuzoi Rusine per politiken fashiste u vra Boris Nemzov mu prane mureve te Kremlinit.Boris Nemzov nuk eshte as i pari dhe as i fundit i ekzekutuar apo denuar nga fashistet rus ne pushtet,por edhe shume te tjere,si Anna Politkovskaja,Alexander Litvinenko,
Natalia Estemirova,Sergej Magnizki,Boris Beresovski…lista nuk ka fund.
Ishin po fashiste rus qe helmuan ish Kryeministrin Ukrainas Viktor
Juschtshenko(qe shpetoi nga mjeket zviceriane),per ti hapur rruge
perkrahesit te fashizmit Rus,politikanit te korruptuar qe shiti Ukrainen,Viktor Janukovitsh.