Në vijim të hetimeve parlamentare të famshme po botojmë sot kronolgjinë e arrestimit të kreut të PS në vitin 1993, Fatos Nano. Në paraditen e datës 31 korrik 1993, ish-kryeministri i fundit i Partisë së Punës dhe kryetari i parë i Partisë Socialiste, do të hynte në ambientet e prokurorisë së Tiranës. Me siguri nuk do të kishte menduar se ai do të ishte rrugëtimi i fundit i tij si njeri i lirë për katër vjet rresht
Nga Lorenc Vangjeli*
…Kur nga një i burgosur politik, i gjetur fillimisht fajtor për akuzën e shpërdorimit të ndihmave italiane e dënuar me 14 vjet burg, do të bëhej sërish qytetari i parë politik i Tiranës, kryeministër i një shumice dërmuese të majtë. Por i gjithë fillimi i vitit 1993, për të do të ishte i veçantë. Deri në seancën e fundit parlamentare të atij sesioni, kur atij do t’i hiqej imuniteti si deputet, gjë që i hapi rrugë dhe arrestimit të tij katër ditë më pas. Nano nuk pati mundësi të mbante një fjalim në atë moment, por ai e kishte parandjerë lakun që po i thurrte kundërshtari i tij, Berisha me të cilin dikur kishte ndarë të njëjtën parti deri në ndarjen e rrugëve të tyre politike që çuditërisht, vite më pas, do të ribashkoheshin sërish.
Sot, më shumë se 20 vjet më pas, është shumë interesante të shihen një numër ndërhyrjesh të Fatos Nanos në Parlament. Ato afrojnë aromën e vjetër të një kohe kur ministra dhe deputetë shkonin me triko leshi në parlament, por kishin shumë pasion; dëshmon për kohën kur ende shumë prej tyre ishin tërësisht idealistë, ndërsa ca pak të tjerë, kishin kuptuar se pushteti ishte sipërmarrja më e madhe e jetës së tyre.
SEANCË PLENARE
E martë, më 23.03.1993, ora 10.30
Fatos Nano
Projektligji “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut” në Shqipëri ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse ka karakter kushtetues. Si i tillë, ai merr vlerën e një prove përfundimtare për ata që ushtrojnë pushtetin qysh prej një viti, për PD-në dhe ata që ka vënë ajo në drejtimin e vendit. Në këtë prizëm iniciativa legjislative e Presidentit do të meritonte të përgëzohej, por pasi ai dhe partia e tij t’u jepnin përgjigje me prova reale dhe jo demagogjike shqetësimit aktual mbarëpopullor dhe pyetjeve të një opinioni gjithnjë e me të gjerë ndërkombëtar. A ka dalë Shqipëria nga kriza e totalitarizmit, apo është zhytur më thellë gjatë këtij viti? A vazhdoi shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri, hakmarrja apo larja e hesapeve për shkaqe bindjesh politike apo të tjera? A janë trajtuar njëlloj shqiptarët si shtetas të Republikës së Shqipërisë apo është rimbjellë fara e përçarjes kombëtare dhe e konflikteve sociale mbi bazën e një lufte të re klasash, që përjashton shumicën e tyre nga mundësitë për të qenë të lirë dhe të mbrojtur nga ligji në jetën private dhe publike? A janë integruar në jetë ish-të persekutuarit politikë të komunizmit apo janë shtuar radhët e tyre me të persekutuar të postkomunizmit? (Në sallë ka duartrokitje.) Ju falemnderit për miratimin!
Mjerisht këto dhe pyetje të tjera që shprehin zhgënjimin dhe kundërshtimin e njerëzve për kursin revanshist të qeverisjes pëdëiste, kanë marrë deri tani të njëjtën përgjigje: 47 vjetëve të diktaturës komuniste iu shtua dhe një vit tjetër dhe trofetë e fitores së demokracisë janë grabitur nga një grup aventurierësh politikë ultra të djathtë që njohin liri, të drejta e privilegje vetëm për vete, për farefisin dhe të bindurve të tyre. Shqiptarë dhe të huaj, njerëz të thjeshtë apo intelektualë, politikanë, diplomatë dhe gazetarë po shtrojnë gjithnjë e më shpesh pyetjen: “Çfarë e pengon vërtet Presidentin Berisha të zbatojë deklaratat dhe premtimet e tij për lirinë e bashkëvuajtësve dhe bashkëfajtorëve, pajtimin kombëtar dhe paqen sociale, për mënjanimin e ekstremizmit nga drejtimi i shtetit dhe i bartësve të tij që ushtrojnë terror politik, policor apo ekonomik, mbi të gjithë ata që guxojnë të mendojnë ndryshe?” Përgjigja ka mbetur pezull përderisa janë vetë ekstremistët pëdëistë dhe lobi i tyre pseudokombëtar ose pseudondërkombëtar që ushtrojnë presione deri dhe shantazh mbi atë votë dhe mbi institucionet e shtetit. Prandaj shteti i së drejtës ka mbetur demagogji, ashtu si, për fat të keq, dhe kjo iniciativë e fundit kushtetuese e Presidentit Sali Berisha.
…Gjykimi juaj bardhë e zi u sprovua si i dështuar, sepse antikomunizmi po vërtetohet dështak, jo vetëm në Shqipëri po aq sa komunizmi që të krijojë garanci reale për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut. Angazhohuni, pra, vëllezër opozitarë, të ndryshoni kursin e qeverisjes, të largoni ethet e hakmarrjes së veshur me pushtet, depolitizohuni nga fanatizmi partiak në emër të shqiptarizmit. Zhbllokoni pushtetin lokal dhe jepuni njerëzve mundësitë të jetojnë e të vetëqeverisen! Rivendosni sovranitetin e Parlamentit dhe të çdo deputeti të tij. Kthehuni imunitetin dhe liritë e ligjshme Ilir Metës dhe poliçanasve, minatorëve të Bulqizës, naftëtarëve të Ballshit, sindikalistëve të Fierit, veteranëve të Luftës Antifashiste, opozitarëve dhe gjithë shtetasve të tjerë të Shqipërisë, pavarësisht nga bindjet
politike, përkatësia fetare e kombëtare. Ktheni në punë intelektualët, specialistët, akademikët, pedagogët, të papunët dhe bujqit pa tokë. Bëni të gjithë shqiptarët pronarë që të riaktivizohen realisht resurset e mëdha ekonomike njerëzore të vendit! Jepini dimensionin e premtuar, human qeverisjes suaj në frymën e mirëkuptimin kombëtar. Shkurt, pra, propozimi im është ky: jepuni fuqi prapavepruese të gjitha neneve të këtij projektligji të rëndësishëm, në mënyrë që të korrigjoni gabimet e bëra nga ju gjatë një viti dhe që askush në Shqipëri të mos ndihet më i pasigurt dhe i pashpresë. Nuk kemi më kohë për të humbur, bëhuni tolerantë dhe demokratë të vërtetë, duke parë nga e ardhmja. Do të humbasim të gjithë nga pak, por do të fitojë Shqipëria dhe kombi. Bëhuni, pra, shqiptarë të vërtetë dhe mos kërkoni serbë, rusë, amerikanë apo dhe të tjerë midis nesh. Këtë kërkojnë nga ju socialistët dhe jo vetëm ata, por miliona shqiptarë për liri dhe demokraci të vërtetë, deri më sot janë zhgënjyer.
SEANCË PLENARE
E hënë, 29.03.1993, ora 17:00
Fatos Nano – Zoti Pjetër, respektoj arsyet që ju shtynë juve pas kaq kohësh të merrni fjalën për të njëjtën çështje në një kohë të shkurtër dy herë. Respektoj, ashtu si parafolësi im, vuajtjet tuaja 28-vjeçare në burg, siç respektoj edhe vuajtjet e bashkëvuajtësve tuaj, me të cilët ju keni ndarë koromanen për 28 vjet. Unë do të dëshiroja që asnjë forcë madhore, që gjatë 28 vjetëve ka tentuar t’ju nënshtrojë juve për t’ju vënë në shërbim të interesave më sublime se idealet që mbronit ju, të mos ju detyronte të merrnit fjalën përsëri në emër të një projektligji që tashmë është bërë publik. Do t’ju uroja që me pozicionin shumë tolerant dhe shumë të paanshëm që keni mbajtur deri tani si Kryetar i këtij Kuvendi, i zgjedhur nga ky Parlament, të mos ushtronit asnjë presion, të mos bënit diversion dhe të mos kërkonit pozicionime të ndryshme kundrejt të kaluarave të ndryshme të pjesëtarëve të këtij Parlamenti, të cilat, po të hapeshin dosjet përfundimisht, do të dilnin shumë më të ndryshme se ç’paraqiten publikisht. Prandaj, duke shfrytëzuar të drejtën e replikës prej një minute, unë ju uroj që të vazhdoni të jeni ai që keni qenë, i papërkulshëm ndaj presioneve të askujt, neutral ndaj pushteteve që synojnë t’i imponohen karakterit suprem të pushtetit legjislativ, Parlamentit, dhe po aq këmbëngulës për ruajtjen e barazisë së deputetëve të zgjedhur nga populli, si në të djathtë dhe në të majtë, në qoftë se e djathta dhe e majta juaj përkon me të djathtën dhe të majtën e sallës.
…Mbështes plotësisht shqetësimet e zotit Hajdari për rreziqet që i kanosen demokracisë në Shqipëri dhe e falënderoj që më ka kuptuar drejt edhe në interpretimin e aspiratave të zgjedhësve të tij për ndryshimin e kursit të qeverisjes, që ai të mos bjerë në duart e atyre që përmendi ai.
SEANCË PLENARE
E martë, 30.03.1993, ora 10:00
Po ju flas përfundimisht, qartë dhe pa ekuivoke në emër të Partisë Socialiste, duke iu përgjigjur edhe zotit Selami. Zoti Nano nuk ka asgjë në ndërgjegjen e tij. Atë që po përmendin kolegët e krahut të djathtë, i kemi të gjithë në koshiencën kombëtare dhe duhet t’i kapërcejmë. Ne kemi qenë të parët që ju kemi bërë thirrje të punojmë së bashku, ju kemi bërë thirrje të respektojmë shqiptarët e mjerë kështu siç janë, pa i etiketuar dhe pa i izoluar nëpër geto socialiste apo komuniste. Ju nuk u jeni përgjigjur këtyre thirrjeve. Megjithatë, ne nuk lodhemi së besuari se ju mund të jeni të gjithë tolerantë. Prandaj, në ka interes më të madh për ta çuar Shqipërinë në Evropë, për t’u pranuar në organizmat përkatës, të cilët i përmendi edhe zoti Selami, është të lëmë çdo punë dhe të përgatitim së bashku dokumentet themeltare që e futin këtë shtet realisht në Evropë, në vend të këtyre hartimeve fëminore.
…po jua rikujtoj. E para. Nuk kërkojmë pushtetin tuaj. Kërkojmë që ju të dini ta mbani atë dhe t’ju respektojë populli, duke respektuar të gjithë shqiptarët, siç janë dhe siç kanë dalë të mjerë nga diktatura komuniste, ku edhe ju keni qenë në këtë tokë, nuk keni ardhur nga një planet tjetër. E dyta, ne nuk ju kërkojmë pushtetin. Bashkëpunim do të thotë të kuptoni ju të parët mesazhin e zotit Berisha. Jo vetëm “mirëmëngjesi opozitë”, por urdhëroni të kalojmë tërë ditën bashkë dhe të punojmë. Dhe në qoftë se ju shqetëson fakti që humbisni pushtetin, reflektoni për ta mbajtur në dobi të të gjithëve.
SEANCË PLENARE
E hënë, 05. 04.1993, ora 17.00
Fatos Nano
Me sa duket, politika agrare e ndjekur deri tani nga Qeveria, së pari, bien në kundërshtim me vetë programin e paraqitur dhe të miratuar në këtë Parlament prej saj dhe, së dyti, me interesat e shumicës së fshatarësisë, sepse ajo po shfaqet si një politikë agrare në interes të një pakice të vogël të fshatit, kur gjendja e fshatit përgjithësisht është e mjeruar. Po e mbështes këtë në faktet e mëposhtme, që janë prapë parciale:
Ndarja e tokës, që duhej të përfundonte më 15 qershor, praktikisht është bllokuar, madje në mjaft fshatra e zona ka mbetur prapa. Çështja e shpërndarjes së tapive është në nivele minimale. Strategjia e shpallur për riorganizimin e ish-NB-ve në shoqëri aksionare, komponent i vetë programit të PD-së, u zëvendësua me praktikën e shkatërrimit barbar të një pasurie me përmasa kolosale. E kam fjalën për 160 mijë hektarë tokë ose një të katërtën e pjesës më pjellore të tokës bujqësore të vendit, për mbi 1000 hektarë serra, 12 mijë ha vreshta, 30 komplekse gjysmindustriale të prodhimit të mishit e të vezëve, 60 mijë ha pemëtore e ullishte nga më modernet, mbi 20 mijë krerë lopë të racave të pastra etj. Një shembull fare minimal, por me përmasa drastike për zonën përkatëse, është Maliqi.
U tha se në gjendjen e sotme të bujqësisë shqiptare, Qeveria do të ndërtojë një politikë fiskale dhe krediti të posaçme për t’i favorizuar fermerët, ndërsa në fakt, me masat e politikës fiskale, më vjen keq që Ministria e Bujqësisë nuk arrin të krijojë partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, por i nënshtrohet asaj, bujku shqiptar nuk po njeh asnjë mbrojtje nga shteti, përkundrazi, po i thellohet barra e tatimeve. Mund të numërosh shumë fshatra e zona që sot edhe bukën e marrin me listë, dhe më pas jam i shqetësuar politikisht se do të pasojnë edhe produkte e nevoja të tjera të fshatit me këtë rrugë. Prandaj, objeksionet tona janë që politika agrare e Qeverisë të njohë realitetet konkrete të vendit dhe t’i vijë në mbrojtje shumicës së popullsisë.
SEANCË PLENARE
E martë, 4 maj 1993, ora 17:30
Fatos Nano
Do të ishte normale që diskutimin tim ta kisha filluar duke ju falënderuar që ma dhatë fjalën, por të them të vërtetën, e kam vështirë t’ju falënderoj, sidomos zotin Tomor Malasi, që gati për një javë rresht e ka shndërruar Parlamentin Shqiptar në një sallë shpifjesh dhe akuzash nga më monstruozet, duke shkelur ligjin, rregulloren deri në uzurpimin ushtarak, të dhimbshëm e të turpshëm të këtij tempulli të demokracisë.
E gjithë kjo, duke m’u mohuar fjala si deputet, si njeri, si kryetar i një partie, që ju e dini ç’peshë ka, fill pas aprovimit të ligjit “Mbi të drejtat themelore të njeriut”. A nuk ju duket pak apo shumë anormale? Për ç’të drejta të njeriut mund të garantohet populli shqiptar në këto kushte? Në një situatë të tillë presioni e dhune, jo vetëm unë, por i gjithë Parlamenti është krejt i pasigurt dhe i pambrojtur. Le të shpresojmë dhe të përpiqemi që nga kjo gjendje të dilet dhe personat përgjegjës të marrin ndëshkimin e merituar.
Të nderuar kolegë, ndodhem përpara jush dhe kam insistuar të marr fjalën që t’i përgjigjem së vërtetës për një varg pseudoakuzash dhe shpifjesh nga më të ndyrat, që për gati 2-3 javë e sidomos në të ashtuquajturën interpelancë të zotit Blerim Çela më janë bërë mua, Qeverisë që kam kryesuar dhe Partisë Socialiste që me mandat legjitim drejtoj. …dua të deklaroj përpara Parlamentit Shqiptar dhe përmes tij gjithë popullit, me përgjegjësi të plotë personale, civile, qytetare dhe politike, se pseudoakuzat dhe shpifjet e paraqitura nga materialin e Blerim Çelës e kompani nuk janë gjë tjetër vetëm se një montazh i inskenuar politiko-elektoral, me synime të mbrapshta dhe të ulëta për të likuiduar dhe kufizuar lirinë politike, madje dhe fizike të Partisë Socialiste, të Kryetarit të saj dhe opozitën e vërtetë në Shqipërinë e sotme. Prandaj, bëj thirrje që autorët e këtij skenari t’i bëjnë llogaritë saktë.
Kjo çorbë e gatuar në kuzhinë antishqiptare dhe të lobeve të lidhura me to dhe që përdorin si mashë Blerim Çelën dhe njerëzit që qërohen nga kjo sallë, si ushtarë “Shvejk”, nuk mund të bjerë veçse erë të qelbur por që, për fat të keq, nuk e ka gëlltitur vetëm zoti Blerim Çela. Me paturpësi dhe deficiensë politike dhe profesionale, Blerimi dhe ekipi i tij, lëshuan bombën tymuese të korrupsionit të Fatos Nano dhe të Qeverisë të tij.
Në deklaratën zyrtare të forumeve drejtuese Kombëtare të Partisë Socialiste të Shqipërisë, në konferenca shtypi dhe sot para jush përsëris në emër të socialistëve se as unë, as Qeveria që drejtova për tre muaj prej 25 shkurtit 1991 deri më 4 qershor të po atij viti, nuk janë të implikuar në asnjë lloj korrupsioni; pra, as në atë që lidhet me ndihmat italiane të emergjencës, për të cilat ritheksojmë mirë njohjen ndaj popullit dhe shtetit italian. Prandaj jua them ballë për ballë juve dhe popullit, Blerim Qelës dhe kujtdo tjetër; “Mos shpifni, mos mashtroni, ju o të mashtruar, sepse do të jepni edhe ju llogari shumë shpejt!” …zoti Çela kërkon të më akuzojë për ndihmat e emergjencës nga Italia përmes shkeljeve dhe favorizimeve me firmën “Levante Co”. Po sqaroj publikisht sa vijon: Firmën “Levante Co” nuk e ka caktuar Qeveria Nano. Ajo e gjeti të caktuar në përputhje me marrëveshjen midis Qeverisë Çarçani dhe asaj Italiane, sipas ligjeve në fuqi të shtetit italian dhe miratimit dypalësh para 26″ shkurtit 1991.
…Zoti Çela, ju akuzoj se nuk keni asnjë dokument të saktë nga pala italiane, pasi të tëra dokumentet që hedhin dritë mbi këtë problem janë të bllokuara për së mbari, jo për së mbrapshti, në Itali, dhe për hetimin e gjykimin e tyre është sovrane vetëm drejtësia italiane. Ka një parim universal, të shprehur qartë në ligjet e shteteve të industrializuara të Evropës Perëndimore, se shteti që merr ndihma nuk ka të drejtë as etike, as juridike të përgojojë apo hetojë shtetin që i dhuron ato, kur organet e këtij të fundit nuk kanë ngritur asnjë problem për ndihmat e dhëna. Është fjala për dinjitet shtetëror dhe a mirënjohje që Shqipëria duhet t’ia shprehë zyrtarisht Italisë mike dhe fqinje. Mos e njollosni këtë solidaritet fqinjësh evropianë, sepse atje duam të vemi, sepse do të humbte dhe atë pak dinjitet që ju ka mbetur.
Nuk ju falënderoj!
Ky tip me veprimtarin qe pati mbas daljes nga burgu ne 97,vertetoje se e meritonte plotesisht denimin qe ju dha.Nje kurve e keqe politike ,pijanec extrem,dhe nje nga kyeministrat me te paafte qe ka patur Shqiperia.Imagjinoni ne nje mbledhje qeverie nuk rrinte me shume se 15-20 minuta,mbasi do shkonte te pinte,fakt qe e pohojne te gjithe ministrat e asaj kohe.Pati kurajon te largohej nga politika me nje kosto mjaft te lart mbasi percaren te majten dhe krijon kushte per te sjell perseri ne pushtet te cmendurin e Tropojes.
Fatos Nano duhet te jete pjese e rendesishme ne politiken shqiptare, ai i doli per zote Partise se tij ne nje kohe qe te tjeret nga frika e mohoinin ate, natyrisht qe Fatos Nano eshte nje vlere e ketij vendi dhe saliu i friksuar ne ato kohe, duke ndjekur metodat e njohura te bllokut te kuq, e futi ne burg z.Nano dhe e gjithe kjo histori dihet. Nanua e modernizoi partin socialiste,me gjithese brenda saj kur Fatosi doli nga burgu ishte korrupsioni i masivizuar ne radhet e saj. Z.Fatos Nano eshte e duhet te jete kryetar nderi i PS, themelues i saj, ai duhet te ishte sote president i vendit, sepse e meriton, edhe sikur te votohet nga populli ai e fiton kete post. Megjithese nuk jam antar i asnje partie, une e vleresoje z.Nano ne aftesit organizuese dhe shteteformuese te tij,ai beri qe te funksionoi sistemi dhe nuk merrej me faturat elektrike te qytetareve ,apo ngritjen e taksave ndaj tyre deri ne skllaverim.
neeedaaaa
na ishte se çan ishte njëëëë trim i madh!por një ditë pas trimërive të tij ky trim na u dhje në brekë nga frika!!jo vetëm kaq por dhe të tjerët duke marrë shëmbullin e trimit të madh u dhjenë të gjithë!!ishte e mamundur të lahej gjithë ajo e pëgërë dhe të gjithë të djerët me trimin në krye iu ulën mutit sipër dhe filluan të kujtonin kohërat kur i kishin brekët e thata!!me një fjalë kohën kur ua mbante bytha!!
nuk di të të them se a e shtynin kohën me raki a me qepë!?po në fund të fundit të dhjerë ishin!!
kështu dhe muhabeti tënd o neda!!
ti shkruan mirë por ndonjëherë ja fut pordhës!!
ps:neda mos je gjë na vlora??
pyetja është pa shaka!!serioze!!njoh një neda dhe ajo është labe!!
Ky Lorenc Vangjeli qe na ben si gazetar qe i di te gjitha ne ate kohe ishte postjer qe shperndante gazetat.Duke shperndare gazetat nga redaksite dhe pasi pa qe shefat e tij Olldashi,ylli rakipi etj etj u bene bosa tha po une..dhe keni kete “analistin”e sotem
Ky palaco nuk mund te jete simbol per asgje. Fatos Nano eshte njeriu qe i morri ketij populli dhe vendi si ne kohen e monizmit ashtu edhe ne kohen e pluralizmit politik. Nje person i mbrujtur me veset me te ndyra qe mund te kete nje qytetar, duke filluar nga bixhozxhi dhe deri ne pijanec kronik. Keto monstra u ofruan nga banda e PPSH me ne krye Ramiz Aline dhe te perkrahur nga gangstere nderkombetare Bettino Craxi dhe Andreas Ppandreu. Kjo figure e felliqur e skenes politike shqiptare ne unison me Sali Berishen dhe Edi Ramen, e kane futur kete vend ne ZEITNOT qe do te thote kohe turbullirash dhe presioni politik. Me vjen keq shume keq qe nje bandit behet hero.Turp per median qe merret me nje palaco te Casinove, njeri qe luante me parate e nje populli temerresisht fukara. Knkluzioni: Nje PUSHT NE SERINE E PUSHTAVE.
Fatos Nano e meriton sot Burgun, jo kur e futi Berisha ne 1993.
Burgu e beri hero Bixhozxhiun Fatos Nano.
Blushi po te doje te beje karriere, te futet ne burg, se kur te dali e rrisin ne detyre.
eh mo Tosi …. na ishte sec na ishte, Tosi ne lulishte!
Salsano ka nje skec te bukur kur thote ;Ne nje problem te vogel kemi dhe pime behemi tape,pote kesh hallet e nje populli te tere ,sa duhet te pish .Dhe ne shajme krye Ministrin Fatos Nano.Po ja ku kemi Berishen qe nuk pi .dhe sic e shikoni e ka ndritur.Se nuk eshte qeverisja e keqe e Rames poir eshte edhe gjendja e trasheguar nga PD .Mos u merrni me hobite qe ka cdo njeri qe vjen ne pushtet.Edhe Klintonin e thirri prokurori Star,por Amerika shkelqente ne kohen e tij.
U be ky i urryer qe i dha dore Berishes te vinte perseri ne pushtet,te dy plumbin ballit e kane pak
Fytyre e felliqur e politikes Shqipetare,bashkeautor me Berishen te maskrave dhe shkaterrimeve te 1997,babai i hajduterise politike dhe korrupsionit ne vendin tone,pijanec i rendomte qe besoj se do te kujtohet si e keqja me e madhe e ketij vendi bile ja kolon edhe Berishes…Mallkuar qofte…….
nje nga individet me te urryer te se majtes Shqiptare dhe te gjith Kombit !
Uroj ti lexosh keto komente o fatos – te pakten populli ta dha urrejtjen qe ti meriton
Nano eshte njeri pa vlere dhe komplet pa personalitet. Tropojanet i shkaterruan familjen dhe e futen ne burg. Ky kumarxhi shiti veten dhe shqiperine e la ne kumar kazinove te vjenes dhe i dha doren Saliut duke e prure ne pushtet ne 2005. Nuk eshte cudi qe Marinza eshte luajtur poker ne kazinmo dhe i ngecur ne borxhe te renda i la pushtetin Saliut ne 2005.
Keqardhje per Lorenc Vangjelin qe nuk e trajton nanon dhe
nano-kurverimin me fatet e shqiptareve si nje krim ende te pandeshkuar,,,nga shteti gangster qe themeloi ai ne dashuri bipartizane me brekedhjerin e historise.
Sa per burgun ai vete n’a e vertetoi,me bindshem se gjyqi-farse I dr.tritolit, se e kishte plotesisht hak denimin, si nje hajdut ordiner i ndihmave te kohes se lemoshes nga Europa,per urine e nje populli te tere.
Kush thote se Fatos Nano eshte politikan i zoti , gabon shume ! Pse e them kete ? E them pasi e bazoi ne nje fakt shume domethenes . Kur Sali krimineli , ish president dhe Aleksander Meksi kryeminister , u krijuan firmat Piramidale . Ky “ekonomist i shquar” me emrin e madh “Fatos Nano”, duhesh me njehere te ngrite zerin deri tek nderkombetaret per tragjedine e madhe qe do i vinte vendit nga ato Firmat e mallkuara ? Por perkundrazi , edhe pse e shikonin Sali Berishen duke u mburrur per to ne krah te Shemsije Kadrise , kurves me patente , benin sehire te gjithe te djathte me shume , por dhe te majte . Te djathtit per te perfituar nga normat e larta te interesit per leket qe derdhnin ne to , kurse te majtit duke ferkuar duart ne pritje te katastrofes qe po i pergadisnin vetevehtes pseodemokratet me Saliun ne krye . Mu per kete dhe Fatosi ka pergjegjesi qe duhesh te organizonte edhe pse nga burgu , nje lufte me te efekteshme , ne kohen e duhur , per ti mbyllur sa me pare , qe pasojat ne popull te ishin sa me te pakta . Mu per kete heshtje , pergjegjesia e tij eshte shume fish me e madhe te pakten per mos scarimin e njerzve te thjeshte se ato qe mund te fitonin nuk ishin asgje perderisa qeveria e Sali kriminelit per cdo dite cvlersonte leken jo me disa perqind , por me disa here duke i kthyer kartmonedhat ne letra pa asnje vlere . Fatos+Sali+Ilir bejne nje treshe mosketjeresh qe popullit e Shqiperise i kane sjelle aq prapesi sa qe veshtire se do e marrim vehten si shte e as si komb !
o komentues trima interneti..ulni pak shpatat dhe pushket plastike he burra !
sot fatos nano eshte nje kufome politike por dhe nje njeri I degraduar plotesisht.
Por mos harroni se ne 1993 arrestimi I tij ishte nje akt fashist qe fatkeqsisht dhe ambasadori pare amerikan ka mbajtur nje qendrim antishqiptar.
Nqs e lexoni deshmite tronditese te Izet Haxhise per lidhjet e berishes me lobin serbo-amerikan ne vitet 90′ eshte per te vene duart ne koke.
por nqs analizojme vjedhjen gjysem miliardi dollare ne rrugen e kombit ku jane perfshire dhe dy ambasdore…atehere nqs do veprohej ne te njejten menyre si me Nanon atehere drejtesia amerikane dhe ajo shqiptare te pakten luli me berihsen duhet te ishin ne burg te perjtshem.
Sido qofte lexoni keto rrjeshta me poshte qe tregojne se kur “socialisti” Nano vodhi kavanoza receli dhe u denua si terrorist..nga ana tjeter presidenti real rajerson me ndihmeisn e tij berishe tallni lesht me floririn shqiptar….
Dokumentet sekrete të CIA për Berishën në vitin ’93, negociatat për floririn. Mesazhet e Rajerson
Politikari Sali Berisha, në kohën kur ishte zv/Preshident, ka qenë objekt i spiunimit nga CIA. Ndërsa njeriu që vendoste firmën përfund dokumenteve që i dërgoheshin Shërbimit Sekret më të madh të botës ishte pikërisht Uilljam Rajerson, ambasadori amerikan në Tiranë, i njohur si mik i politikanëve që erdhën në pushtet pas rrëzimit të komunizmit.
Historia e mëposhtme në thelb rrëfen tratativat mes Uashingtonit dhe Tiranës për kthimin e arit monetar shqiptar të grabitur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, porse e parë nga një tjetër pozicion, të detyron të shkosh në një përfundimin interesant. Një përfundim që thotë se Shërbimi Qendror i Inteligjencës, apo siç njihet ndryshe CIA amerikane, dokumenton të gjitha zhvillimet që kanë lidhje me interesat e Shteteve të Bashkuara.
E pozicionuar në vende të ndryshme të botës, CIA shkruan – e bardha mbi të zezë të gjitha të dhënat, nisur nga gjeneralitetet, mendimet, idetë apo vendimet e personazheve të ndryshëm, të cilët në këto raste portretizohen si protagonistë. Ardhur në rastin konkret, CIA ka dokumentuar, për llogarinë e saj, të gjitha tratativat mes qeverisë shqiptare dhe personave të angazhuar nga qeveria amerikane për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve apo pengesave ligjore për zhbllokimin e arit monetar shqiptar të mbajtur peng nga britanikët që pas incidentit të Kanalit të Korfuzit, të vitit 1946.
Pikërisht në dokumentet e hartuara nga CIA për këto tratativa, që janë deklasifikuar kohët e fundit, zbulohen edhe të gjitha lëvizjet, qëndrimet dhe vendimet e funksionarëve shtetërorë, apo drejtuesve të lartë të shtetit shqiptar, përfshirë ish-mender presidentin Sali Berisha. Më konkretisht, dokumenti i mëposhtëm përmban një marrëveshje shqiptaro-amerikane për çështjen e arit monetar, ku mes modaliteteve të ndryshme pasqyrohen edhe tratativat për shumën që duhet të përfitonin amerikanët.
pra drejtesia ‘shqiptare” mbrojti kapaket e kavanozave dhe lejoi daljen e floririt qe nuk dihet ku shkoi…
Ju te gjithe, I RRUFSHI MANALLIN FATOS NANOS, njerzit ne kohe te tij i kishin xhepat plot, ekonomia personale lulezonte, leku ishte leter, si politikan ishte liberal kalibri, aq sa mendoj qe ne shqiperi nuk gjenden dy te tille. Kishte difekte njerezore sic te gjithe kane (ju keni kete te gjatin qe eshte bukeshkelur, i korruptuar, qelbesire, homoseksual, keni saliun qe eshte vrases, hajdut, diktator e kriminel) kshu qe … Ju o qelbesira qe komentoni shpelajeni mire gojen kur te flisni per nanon dhe mundohuni te jeni realist ne cka flisni
ore a do ta ndërroni këtë shkrim se na zuri dhe ne uiski,pavarsisht se tosi ka von durët para gojës!!
osht çun me edukat ai!!