Syrja bej Vlora, një diplomat kalibri europian

11 Prill 2015, 17:04Dossier TEMA
Syrja bej Vlora, një diplomat kalibri europian

Nga Ilir Ikonomi

 

Syrja bej Vlora (1860 – 1940), djathtas, fotografuar në Vjenë me një diplomat tjetër. Syrja beu, i ati i Eqrem bej Vlorës, i vëllai i ish-Kryeministrit Osman Ferit pashës, ka qenë një figurë me ndikim tek qarqet politike evropiane. Mendoj se ai e përdori këtë ndikim në të mirë të Shqipërisë. Publiku është njohur më shumë me këtë figurë karizmatike këto 10-15 vitet e fundit. Para ca kohësh u botuan në shqip kujtimet e Syrja beut. Në turqisht ato ishin botuar në vitin 2009.

Më 1912, kur Perandoria Osmane po shpërbëhej, Syrja bej Vlora ishte ndër të parët që u përpoq për shpalljen e pavarësisë me ndihmën e Austrisë. Intervista e mëposhtme e Syrja beut është botuar në gazetën e Bukureshtit, Universul, të datës 25 nëntor 1912, vetëm tri ditë para se Ismail Qemal Vlora të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.

——————————-

Ja deklaratat që bëri mbrëmë lideri shqiptar, i cili pranoi të më presë në pallatin e tij në Pera (të Stambollit) dhe të bisedojë me mua:

SYRJA VLORA: Dje më priti në audiencë ministri i Brendshëm dhe pastaj veziri i madh. I pari më deklaroi se qeveria është e gatshme të japë gjithçka për një Shqipëri autonome. I dyti, me të cilin pata edhe bisedën më të gjatë, më deklaroi se është absolutisht me mendimin e shqiptarëve, që Shqipëria duhet të jetë autonome, por do ta bëjë këtë pasi të jetë këshilluar me kolegët dhe do t’ia paraqesë çështjen për miratim Padishahut, i cili do të udhëzojë sesi duhet vepruar. Siç e shikon, ngurrimi tradicional i burrave të shtetit turk nuk mungon as në çastet më kritike, kur ngjarjet ndodhin me shpejtësi marramendëse, sepse derisa të vijë miratimi nga Padishahu, Shqipëria do të jetë gllabëruar plotësisht nga pushtuesit ballkanikë. Që këtej del edhe vërtetësia e thënies se diplomati më i mirë është bajoneta.

GAZETA UNIVERSUL: Çfarë kuptoni me Shqipëri autonome?

SYRJA VLORA: Unë, si gjithë udhëheqësit shqiptarë, që interesohen për fatin e Shqipërisë, kam qenë dhe jam kundër autonomisë. Ne kërkojmë shpalljen e Shqipërisë shtet të pavarur nga çasti kur nuk është më e mundur të ruhet statukuoja e paraluftës në Turqinë europiane.

GAZETA UNIVERSUL: Më duket se jo të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Shqipërisë…

SYRJA VLORA: Po, keni të drejtë. Janë disa që duan të jenë shtojcë e Greqisë dhe shumica e tyre janë të krishterë ortodoksë. Të tjerët, janë ata që nuk gjejnë shpëtim përveçse te Kalifati dhe Sheriati, por nuk duhet harruar se të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa dallim feje, e sidomos katolikët dhe gjithë intelektualët e larguar – dhe tek ata qëndron e gjithë forca e Shqipërisë – besojnë se nuk ekziston tjetër shpëtim përveçse shpallja e një shteti të pavarur. Kjo është edhe bindja ime. Vetëm në këtë mënyrë do të kemi mbështetjen e Aleancës Treshe dhe në veçanti të Austrisë katolike dhe apostolike, e cila edhe me rrezikun e një lufte nuk do të lejojë që Shqipëria të ndahet mes pushtuesve. Në qoftë se Madhëria e Tij, veziri i madh Qamil Pasha do të më kishte dëgjuar që në fillim dhe do ta kishte shpallur Shqipërinë autonome, të gjithë malësorët shqiptarë, që sot luftojnë krahas malazezëve për qytetin e rrethuar të Shkodrës, do të ishin kthyer tani në shtëpitë e tyre për të treguar se me ç’guxim të madh rezistoi armiku.

GAZETA UNIVERSUL: A mund të na thoni se cilët janë udhëheqësit e shtetit të ardhshëm shqiptar?

SYRJA VLORA: Sipas meje, udhëheqësit e një Shqipërie etnografike janë të shumtë dhe do t’i shndërronin në hiç sukseset e serbëve në veri e lindje dhe të grekëve në jug dhe perëndim, por Shqipëria, ashtu siç është delimituar në kabinetet e Vjenës dhe të Romës, është një territor i kufizuar në veri nga Mali i Zi, në perëndim nga Deti Adriatik dhe me një vijë vertikale që fillon nga Prizreni. Italia dhe Austria, garantojnë se i gjithë bregdeti adriatik, deri përtej portit të Sarandës, do t’i mbetet Shqipërisë. Austria garanton gjithashtu edhe Pazarin e Ri dhe që serbëve nuk do t’u lejohet dalja ne det e as pushtimi i një pëllëmbe të vetme territori. Me pak fjalë, shqiptarët i kanë varur shpresat në mbështetjen e vyer dhe të dobishme të Austrisë dhe të gjithë botës katolike, e cila nuk e sheh me sy të mirë pushtimin greko-sllav të një toke të zotëruar prej mijëra vjetësh nga raca shqiptare.

GAZETA UNIVERSUL: Ç’mendoni për jetëgjatësinë e Lidhjes Ballkanike?

SYRJA VLORA: Lidhja Ballkanike është krijuar që prej një viti dhe do të zgjasë derisa koalicioni të bëhet zot i të gjithë Turqisë europiane. Sukseset e tyre besoj se i detyrohen edhe rënies së pritshme të Janinës dhe të Shkodrës.… Që ta mbyll, ne shqiptarët e kishim parashikuar këtë katastrofë dhe me kohë i kishim paralajmëruar dhe këshilluar qeveritarët të ishin më të sinqertë dhe më të shpejtë në zbatimin e reformave të vërteta, jo vetëm në letër. Por fatkeqësisht kemi folur kot. Mëkat që edhe sot, kur gjenden përballë një fakti të kryer, pra kur Turqia europiane është pushtuar nga aleatët, qeveritarët ngurrojnë të marrin masa për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohet. Ndoshta ka qenë e shkruar që Perandoria Osmane, ashtu si ajo Bizantine, të bjerë nën barrën e mëkateve të bijve të saj.

Me këto fjalë plot hidhërim e mbylli intervistën lideri shqiptar.

34 komente në “Syrja bej Vlora, një diplomat kalibri europian”

  1. Flamur_Vlore says:

    SE ZOTI VETE E THA ME GOJE SE TE GJITHA PERANDORIT SHUHEN PERMBI DHE POR SHQIPERIA DO TE RROJE FALE BURRAVE TE TILLE QE DUAN FAMILJEN DHE KOMBIN!!!

    1. Adriatik says:

      Syrja ortodokset qe donin afrim me Greqine nuk mund te injoronin faktin qe ti ishe bejler osman dhe rraca jote sherbetor i tyre per 5 shekuj.

      1. k says:

        SA I NGJAN MALOKEVE PIÇDERRA QË NA PËRFAQSOJNË
        NË DIPLLOMACI DUKE SHKAKTUAR TË QESHURA GAZMORE
        KOLEGËVE QË I TAKOJNË.
        KAM NJË HISTORI TË MREKULLUESHME ME NJË AMBASADOR
        SHQIPTAR NË ROMË KU TALLNIN MENDEREN KATËR DIPLLOMATË.

  2. mirel says:

    Fjalet e mencura te Bej Vlores jane aktuale dhe sot.
    Orthodhjakset dhe kalifatet na e kane prishur tere punen.
    Shqiptaret e paster dhe krenare nuk pyesin per fe dhe krahine.
    Gjaku nuk behet uje
    Gjaku nuk nderrohet dhe as tregtohet
    Kermat vetem e bejne kete gje te ulet
    Turkofaket dhe eliqiret.
    Vemje te peshtira.
    Po me vjen marre qe nuk po binden dot Lorik Cana me shoke qe e kane gabim.
    Dalin kunder shqiptarise,,me flamur arap
    Kjo eshte per tu cuditur, djem te rinj, e duan vendin, dhe prape shkojne si delet te hanxhari serbo-arap.
    Duhet te kishin mesuar me shume nga historia
    Ndoshta kane nevoje te mesojne me shume libra jashte xhamise

    1. Opinionisti says:

      MIrel duhet me lexu më shumë dhe sidomos për ortodoksët që investuan më shumë se kujdo për ringjalljen e Shqipërisë me anë të arsimit laik, jashte institucioneve fetare. Pak si modernë për atë kohë po nejse.

      Nëse nuk do të donin ortodoksët kufiri i Shqipërisë sot do të ishte në Shkumbin por ata kërkonin garanci barazie në një shtet autonom shqiptar si ishte propozuar edhe 30 vjet më parë.
      Për ta kuptuar se nga buronte kjo mjafton të lexosh pikën 4 të Lidhjes së Prizrenit mbledhja e se cilës u mbajt në xhami (!?):

      “4 – Në bazë të Sheriatit do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.”

      Duhet me të kujtu edhe krijimin e Republikës Autonome të Korçës për të kuptuar qëndrimin e ekuilibruar të tyre.

      Fatkeqësisht të njëjtat shenja po shihen edhe sot kur gjakprishurit po largohen nga parimet “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” apo “Fe e lirë në shtet të lirë” dhe po shohin kah parimit përçarës “Nje komb, një fe”.
      Për kosovarët ky parim mund të ketë qenë jetik nën Serbi por është i paaplikueshëm në të gjithë hapesiren shqiptare.

      Nuk më rezulton të jetë ide e ortodokëve apo laikëve kjo.

      1. anticensurë 3456 says:

        mireli po ta thotë shumë qartë o opinionist!!
        nuk po flet për ortodoksët por për ortodhjakët!!
        me këtë kuptojmë,të paktën ne shqipot,bashkpuntorët e zevës,ata grekofilë ata tradhëtarë që vendosën mbi gjakun përfitimet materiale dhe fenë!!
        askush nuk flet kundër shqiptarëve,që luftuan si për pavarsinë e shqipërisë ashtu dhe për mbrojtjen e saj!!askush nuk i thotë orthodhjak at stath melanit,papa kriso negovanit,petroninit e shumë e shumë të tjerëve!!këta ne i emrojmë me të njëjtin emër si vëllezrit frashëri,si idriz seferin e isa boletinin,si ded gjon lulin e luigj gurakuqin!
        THJESHT SHQIPTARË!!
        orthodhjakë,dum baba e turrli injoranti e tredhëtari,pavarsisht se kanë gjak shqiptari nuk mund ti vëmë dhe emrojmë njëlloj si ata që i kemi quajtuar THJESHT SHQIPTAR!!
        ti o nuk kupton shprejet e të tjerëve o thejsht provokon!!
        mos harro se feja e shqiptarit është shqiptaria!po të jesh shqiptar besimin fetar e ke privat dhe jo kolektiv!po të jesh shqiptar vëllain ilia,selim,gjon dhe arben i ke të barabartë!nuk dallojnë nga njëri tjetri!kanë të njëjtin gjak në damarë!!po mendove se vetëm ilia është vëllai tënd atëherë shif se duhet të kesh gjak tjetër nëpër damarë!!të paktën mos na ngatërro ne shqipove,fol me enter””dhe lefteri kleptin,ose kryetarin e tyre turkosumën!!

  3. Zigur Qarri says:

    Libri “Kujtime” i fort te nderuarit,Zotit Syrja Vlora,ploteson nje boshllek te madh ne Historine shqiptare,per nje periudhe pak te njohur.
    Kritik i ashper i ekstremizmit fetar dhe kunatit te tij,bashibozukut Esat Toptani,tregon modelin e patriotit shqiptar,sipas Pashko Vases.
    Ne asnje Liber nuk e gjen dot analizen dhe pershkrimin ne vitet e fundit te degradimit dhe kaosit administrativ te Perandorise Osmane.Ne Librin e tij”Kujtime”,djali i Z.Syrja Vlores,Z.Eqrem Vlora,shpreh deshprimin per pervetsimin e Biblotekes familjare aq te pasur,nga komunistet,dhe veçanerisht per Librin e Babait te tij me kujtime.Por fatmiresisht Libri eshte arkivuar me kujdes per tu shfaqur(megjithese shum vone) edhe per lexuesin e thjeshte shqiptar.Esht nje Liber qe ja vlen ta lexosh.

    “KUJTIME” Nga fundi i sundimit Osman ne luften e Vlores.
    Periudha e Tanzimatit(f.25)
    Faqe 26:Ortodokset shqiptare te Shqiperise se jugut te larguar nga fryma e Patriarkanes,u gjenden ne gjurmet e propagandes greke;…Ne kete periudhe te gjitha forcat u organizuan nga Greqia.U be nje perzierje e shqiptareve te besimit te krishtere ortodoks me ortodoksizmin dhe greqizimin dhe ne kushtet e injorances linden keshtu me mbeshtetjen e huaj,baza serioze per pretendime dhe kerkesa absurde te armiqve tane ndaj Shqiperise se Jugut.
    Ne kete periudhe kemi shtimin e arrestimeve te shqiptareve ortodokse…
    Periudha e zgjimit.Faqe 28:
    …,shtetet fqinje e gabuan Porten e larte.Shume personalitete osmane,…
    kujtuan se mbrojtja e kombesise te shqiptareve do te perfundonte me ndarjen e tyre nga Perandoria,prandaj iu kundervune dhe i luftuan.
    ..Patriarkana Stambollit,shtypi Greqise dhe politikanet sllave,u perpoqen me te gjithe fuqine e tyre per ta ftohur Pereandorine Osmane me shqiptaret,aq sa ne regjistrime kombesia shqiptare u fshi dhe ata u regjistruan me termat rum e latin.Keshtu,regjistrimi i gjithe kombesive te tjera jo myslimane nen emrin zyrtar rum,solli qe greket ne numer ti tejkalonin rracat e tjera.Qe nga kjo kohe,te permendurit e shqiptareve si te tille prane zyrave,ishte e ndaluar dhe konsiderohej,pothuaj si nje krim.
    Faqe 278:
    Esat Pasha(Toptani)…Prej origjines ky njeri ishte nga Tirana.Sikurse thuhej dhe ne realitet ai ishte vegel ne dore te grekeve per informata dhe per intriga.Nje here,deri dy here ne muaj,ai shkonte e vinte ne Korfuz.

  4. Plaku... says:

    ..Feja e shqiptarit, padyshim qe eshte dhe duhet te jete shqiptaria …Por brenda shqiptarise, shqiptaret kane qene dhe duhet te jene, te krishtere, mundesisht ,kotolike apostolike, sepse vetem keto vlera na bashkojne me Europen…Historia jone eshte shume e thjeshte,…per mbijetese, devijuam nga feja dhe traditat e te pareve, …Sot nuk rrezikojme ekzistencen, dhe ai kapitull eshte mbyllur njehere e pergjthmone, prandaj sa me shpejt te konsolidohemi ne identitetin europian, aq me shpejt do integrohemi, e rrjedhimisht dhe mireqenia jone ekonomike, do te rritet me shpejt,dhe brezat qe do vijne mbas nesh do te na nderojne dhe do ndihen krenare dhe te barabarte ne mjedisin ku jetojme…

    1. anticensurë 3456 says:

      o plak(nuk duhet të jesh plaku i njëherë e një kohe)
      këto që thua ti,mentaliteti që përcjell ti n aka prurë atë që ti po përpiqesh të “rregullosh”!
      njeriu duhet të ketë integritetin e tij dhe jo të këthehet nga fryn era!!
      ky mentalitet tëndi bëri shumicën e shqiptarëve të “integrohen” në realitetin e asaj kohe,në realitetin turk,përkatësisht atë islam!!
      më pas ky mentalitet na bëri më komunistë se marksi dhe sot po na kërkon të “integrohemi” në identitetin europian,që për mendimi tënd është ai kristian!!
      jo plako jo!!po deshe të integrohesh në identitetin europian,merr atë universalin dhe jo atë fetarin!!universale janë të drejtat e njeriut,janë demokracia dhe pjesmarrja e njeriut në marrjen e vendimeve për ndërtimin e jetës së tij!!
      ngritja e një shteti demoktatik dhe një mirqënje për popullin!
      ajo që kërkon ti është thjesht vetëm ndërrimi i drejtimit dhe jo i mendimit!!
      të gjithë ju predikuesit,me ose pa dashje,kujtoni se të jesh njeri imirë duhet të jesh,kopjosh të fortin e radhës!të maskohesh si ai!
      jo lali duhe të jesh vetvetja dhe jo kopja e tjetrit!!
      nuk duhet të bëhemi gjithnjë kopja e të fortit të radhës!këtë e sheh dhe në jetën e brëndëshme!
      të gjithë i lëpijnë bythën diktatorit të radhës!!

  5. turkogrekongrenes says:

    Kur krahason diplomate te kalibrit te Syrja Bej Vlores, me legenat qe perfaqsojne Shqiperine sot, te vjen te vrases veten me comange.

  6. Deny ignorance says:

    Well, ky turkofagosi nuk po duket. I ka inate bejleret….e shaper ate we quhet feja e shqiptareve eshte shqiptaria -know eshte iditlliku me I padegjuar .ne clients encikloped ka nje fe we quhet “shqitari”?

    1. bonehead says:

      O mavri, shkruaje edhe nje here mendimin tend por mundohu te shprehesh me qarte kesaj rradhe.
      Edhe zoteria qe kishte shkruar ketu e 100 vjet me perpara, e shpreh veten e tij me qarte se sa ty.
      Shprehja “Feja e shqiptarit eshte shqiptaria” nuk eshte e nevojshme te jete ne enciklopedi. Meqenese ra fjala, cfare do te thote “clients” perpara fjales enciklopedi?

  7. tan says:

    Syrja ka jetuar ne turqi dhe Shqiptaret ortodoks kane luftuar me arme ne dore per te vendosur gjuhen shqipe ne shqiperi dhe panvarsine e saj nga truqia qe syrja perfaqesone dhe merrte rroge

  8. taqo says:

    Shqiperia u copetua nga fuqite e medha perfshire dhe ato ballkanike per 2 arsy themelore te qenesishme per kohen. E para shqiperia ishte pjese e turqise europiane e cila nuk u bashkua me aleancen ballkanike por luftoi kundra kesaj aleance, perkrah turqise si reZultat mori haracin e te mundurit pra nje aleance shume e gabuar ne nje moment te caktuar…… nuk duhet te harojme se nuk jane 2 pozicione o me ballkanasit o me turqine kishte dhe ruge te mesme ,pra konkluzioni …nuk kishte ndergjegje kombetare ,nuk kishte veprim perkundrazi na vinte keq qe po iknim nga prehri i sulltanit ,ishim turqizuar,kerkonim baban edhe ne 1916 mbasi rezuam i qemalin .E dyta katoliket dhe orthadokset nga reprezaljet 300- 400 vjecare te vellezerve te gjakut te konvertuar ne myslimane ne kundeshtim me si vellezerit e tyre qe moren fene osmane zgjodhen rugen tjeter ruajten ndergjegjen ,(si puna e cifuteve qe u shperndane neper bote me vetedije kombetare te ruajtur ) dhe braktisen vendin,keto pjese populate u larguan nga vellezerit myslimane dhe u bashkuan me vellezerit e shpirtit ne mal te zi, serbi, maqedoni, dhe greqi, dhe kaluan edhe detin ne itali,keta u bene pjese e shteteve respektive reth e rotull asaj qe u quajt scip-eri dhe si pjese e ketyre shteteve moren dhe token qe ju takonte, dhe ja u bashkangjite malit te zi serbise maqedonise dhe greqise ,nuk mund te strehoheshin si refugjate por u ndoq e drejta e vendosjes simbas feve si konkluzion u prish albania ose arberia e deriatehereshme , pushoi se ekzistuari si shtet dhe u krijua shqiperia myslimane si eshte sot dhe me mbeturina orthadoksesh dhe katolikesh ajka iku ,kur zjen nje gje derdhet ajka me e mira pjese e kombit iku ,mbeti llumi jo si e interpretojme ne sot qe iku llumi jo llumi mbetet, kur xjen kafene iken ajka ,dhe fakti qe nuk po bejme dot shtet me te gjitha format e izmave tregan se llumi qe ka mbetur nuk ka aftesine per shtet formim,…….kur dicka u arit ne vitet 90 ajka iku perseri u shtua koncentrimi i llumit u rit kualiteti i krimit i korupsionit u sofistikuan me shume nagativitete e fjetura ….cka hequr sulltani nga ne, varit do tja trgoje

  9. Klimax says:

    Ne nje moment kur i “semuri i Bosforit” ne Ballkan po jep shpirt, ne nje moment kur popujt e Ballkanit po i japin grushtin e fundit Perandorise Osmane, ne nje moment kur delegacioni shqiptar me Ismail Qemalin ka marre vendimin per ngritjen e flamurit, ky turkoshak shqetesohet per fundin e Perandorise dhe kerkon pazare neper dyert e qeverise ne Stamboll per te shpetuar cfare ka ngelur per te shpetuar nga kufoma e Turqise europiane!!!!!! Kujt i trembet ky punonjes i qeverise osmane? Sigurisht luftes se popujve fqinj per liri e pavaresi ndaj sundimit osman! Po ky Syrja, djali i Mustafa pashes dhe i jati i fashisto-nazistit Eqrem, cfare pretendon nga kufoma osmane? Mbijetesen e Turqise europiane duke formuar nje krahine autonome “shqiptare”!!!!!! Dhe duke pare qe kjo Turqi europane nuk egziston me praktikisht kerkon ndihmen e austrohungarezeve per krijimin e Turqise shqiptare!!!!!! Po perse tek austrohungarezet? Sepse edhe ajo, ashtu si Perandoria Osmane, po lufton me mish e me shpirt per te mbijetuar ndaj poujve te Ballkanit dhe te Europes qendrore qe kerkojne pavaresine prej saj.
    Ne te njejten kohe kur kjo interviste e ketij turkoshaku botohet ne gazeten Universul te Bukureshtit, patriotet e shoqatave shqiptare te Bukureshtit dergonin Dhimiter Zografin si delegat te delegacionit per pavaresine ne Vlore, atje ku do te kendohej Hymni Kombetar i shkruar nga Asdreni (Aleksander Drenova). Po si mund ti njihte ky Syrja i Turqise, ky armik i Ismail Qemalit keta ortodoks, keta patriota, kete elit te inteligjences shqiptare te emigruar nga terrori osman ne Bukuresht, Sofie, Athine, Itali, e vende te tjera?
    Ku po na i “zbuloni” keto skelete dinosauresh te Perandorise Otomane more Ilir Ikonomi??!!

    1. Koli says:

      Jo mor morr Grek ky Shqiptar thote qe orientimi duhet te jete QARTAZI pro Italian dhe Austriak dhe DHE DHE NE BASHKEPUNIM TE NGUSHTE ME KATOLIKET. Prandaj te djeg ty o vemje. Edhe Rugova ate rruge zgjodhi kur u rikthye ne fene e te pareve, ndersa ortodoksia bizantine mesjetare i perket sllaveve dhe grekeve te ardhur, nje fe orientale e bastardizuar nga madheshtia qe e karakterizonte bizantin para dyndjeve barbare. Edhe Arbereshet ruajne ritin e lashte por varen nga Papa. Kete fushate te qelbur ju o grekohalet e filluat edhe kur deshetta shpallnit Gjergj Kastriotin Ortodoks, me shpresen qe ata qe financon vellai juaj pervers ne veri , Serbia do dilnin nen bannerin e turkoshakeve gjoja patriot se Skenderbeu ishte Serb e tradhtar. Kjo platforme po vazhdon te promovohet nga qarqet Svicerane proserbe dhe atyre shqipatare antishqiptare nepermjet futjes se nje studiusi gjoja te njohur Oliver Schmitt.

      Ortodokset kan bere shume per Shqiperie por shume pak qellimisht juve ore horra keni dashur te shkruhet per ta. Te na sjellinmbrapsht Tema shkrimet per At Stath Melanin e Negovanet, Gramenot etj.

      Ik tani lyp ndonje qindarke Gjermanit.

      1. jack says:

        O kol ti je Gogol.

        Klimax la plotesisht te drejt.

      2. Zigur Qarri says:

        Syrja Vlora flet me superlativa per perpjekjet e Klerit Katolik per
        kultivimin e gjuhes shqipe.
        Nje Shqiperi Katolike do te kishte me shume mundesi te ruante qenesine rracore dhe teresine territoiale,sepse do te kishte mbrojtjen e Botes Katolike,si edhe ishte e mbrojtur nga asmilimi, kultura dhe feja sllavo-greke.
        Perpjekjet e patrioteve shqiptare ortodokse,qe eshte perpjekja me e madhe e shqiptareve per mbijetesen kulturore tonen,filloi shume vone ne krahasim me ate te klerit Katolik,dhe kjo ndikuar nga rilindja(nacionalizmi) i popujve Ballkanike.
        Periudha paraosmane i gjen shqiptaret mese shumti me emra Katolik,
        gjer ne thellesi te jugut shqiptare(jo vetem ne Dropull dhe Himare),
        deri ne Arte.Periudha Osmane ishte ne favor te grekeve dhe disfavor te shqiptareve.Katoliket shqiptare te jugut ndodhur nen trysnine turke dhe te Kishes greke,nje pjese pranuan ortodoksizmin,nje pjese
        u konvertuan ne mysliman per ti shpetuar te pakten terrorrit te Kishes greke.
        Mbiemrat katolik shqiptare si Gjini,Gjika,Gjoka i gjen me shumice ne jug,si edhe format mbiemrit emer,Gjoleka,Ndrenika,(Ndremjeda)…
        Por ne periudhen e pushtimit Osman shume mbiemra shqiptare moren shtesa ortodokse.P.SH,Ndrenika u be Thomanika,dhe me pas duke u larguar nga gjurmet shqiptare,mbeti vetem Thomai.

        1. Arti says:

          Shkrim me mend. Edhe Himara trecereku me origjine katolike jane. Feja e vjeter e shqiptarit eshte katolicizmi por me nje rit me te vecante qe i perket traditave me te hershme pagane. Kjo eshte ripaketuar me ane te vjedhjes si “Bizantine”

  10. Zigur Qarri says:

    Greqia nuk ka qene,nuk eshte dhe nuk do te jete kurre mikja dhe aleatja e shqiptareve.Prandaj,eshte i justifikuar si aleat i shqiptareve çdo shtet qe eshte kundra Greqise,sikur eshte i justifikuar si armik,çdo aleat i grekeve.Eshte naivitet te mendosh se greket mund te ndryshojn.Sepse edhe sikur te ndodhi mrekullia(ndryshimi qe nuk ndodh kurre) dëmet qe i kan shkaktuar greket kombit shqiptare,jan te pariparueshme.Mendoni,ne Greqine
    ku greket ishin minoritet,shqiptaret maxhorance,shqiptaret llogariten sot nga shteti grek më pak se armenet.Te jeshe filogrek eshte e keqja me e madhe qe mund ti besh kombit shqiptare.
    Interpretimi i Historise shqiptare nga filogreket,si armiq te Shqiperise, perjashtohet automatikisht.Perderisa nuk ekziston as edhe nje filogrek elitar qe te prononcohet per krimet historike te grekeve ndaj shqiptareve,
    jan te deklaruar zyrtarisht armiq te shqiptareve.
    Prej kohesh behet perpjekje nga plehrat greke apo filogreke,per erresimin e shume figurave te rilindjes shqiptare qe ishin pozicionuar qarte kundra qellimeve te mbrapshta greke.Ne Perandorine Osmane kan punuar te gjith kombesite pa perjashtim,sidoms greket qe kan qene me te privelegjuarit nga te gjith,fale bashkpunimit te ngushte te Kishes greke me pushtuesit Osmane.Bastardet e mohojn,por dokumetet turke ja kan çjerre masken bastardeve.
    Perse abuzojn filogreket aq shume me etikitemin turkoshak?-sepse duan te mbulojn veten,sepse ne te vertete ata jan te tille.Doni fakte?
    Fakte qe i çjerrin masken filogrekeve,armiqve me dinake te Shqiperise.
    Turkoshaket me te njohur shqiptare kan qene Haxhi Qamili dhe Esat Toptani
    Te dy keta kan qene miq te grekeve.Mihal Grameno ne kujtimet e tij tregon per inflirtrimin e filogrekeve ne ushtrine e Haxhi Qamilit me urdher te Kryepeshkopit te Korfuzit(Korfuzi,qendra e Esat Toptanit).

    17 Maj 1914 : Kryengritësit të udhëhequr nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi me thirrjet “Dum Babën” shpartallojnë tek Ura e Limuthit në afërsi të Tiranës një grup vullnetarësh tiranas dhe kosovarë të cilët po shkonin në Shqipërinë e Jugut, për të luftuar kundër forcave vorio-epiriote që kishin pushtuar Shqipërinë e Jugut.
    11 Korrik 1914 : Kryengritësit nënshkruajnë një marrëveshje antikombëtare me vorio-epirotët duke ju lënë atyre nën dorëzim Gjirokastrën dhe Korçën.

    Faktet jan te dokumentuara,por ata qe jan mesuar te genjejn,nuk e kan per gje te genjejn sy per sy,nekupto kryesorin,habitatin qe ka dale nga epruvetat e Kishes greke.Po Sali Butka perse urrehet nga filogreket?Sali Butka luftoi kunder turqve,kunder Haxhi Qamilit,por veçanerisht kunder grekeve,qe ne Voskopoje i dogji si minj.E akuzojn per djegjen e Voskopojes,apo per vrasjen e grekeve?E çfar vlere ka Shtepia nese ka hyre hasmi mbrenda?!-djegja eshte pak per armiqt e Shqiperise.
    Te dalim perseri tek i nderuari,patrioti dhe intelektuali Syrja Vlora,qe perveç perpjekjes per nje Shqiperi te pavarur,eshte perballur edhe per perdorimin e shkronjave latine me klerin mysliman.

    Nje fakt Historik qe tregon se Syrja Vlora ka qene per nje Shqiperi pro Perendimore,larg ndikimit turk.
    Bashkpunimi i Syrja Vlores me nje ortodoks!

    Syrja Vlora dhe Juristi Jorgji Çako(person qe akuzohet se u bë shkak ardhja e italianeve ne Vlore) kur u nisen nga Stambolli per ne Vlore,
    keshillohen nga xhonturqit qe te bashkpunonin me Ismail Qemalin per ta prure Izet Pashen(turk) Mbret ne Shqiperi.Por keta te dy lajmerojn ambasadorin e Austrise(A.H)ne Stamboll per tu informuar mbi politiken austro-hungareze mbi çeshtjen e Mbretit te Shqiperise dhe,me vone kur erdhen ne Vlore,dualen deshmitare akuze kunder Ismail Qemalit,bashkpunimi i te cilit me Beqir Grebenene vertetohet nga gjygji special Vlores.
    (Ky gjygj dhe bashkpunimi me francezet dhe anglezet,ishte edhe shkaku i terheqjes se Ismail Qemalit mbas 14 muaj qeverisje,per te lene fatet e Shqiperise ne dore te forcave nderkombetare.Megjith gabimet e bera,Ismail Qemali mbetet Babai i kombit shqiptare.Luftrat ballkanike dhe armiqesia e
    fqinjeve ndaj shqiptareve sollen nje situate teper te veshtire.Vihej ne pikpyetje ekzistenca biologjike e shqiptareve.Sherbetoret e shqiptareve qe ishin trajtuar si te Shtepise u kthyen ne armiq per vdekje.Eshte e lehte te flasesh sot,por po ti shohesh gjerat me syrin e asaj kohe,te kthehesh ne retrospektive,gjykohet ndryshe,dhe mund te falen shume gabime.Ne situata deshprimi te pashprese behen edhe shume gabime.Prandaj
    vendimet e gabuara te Ismail Qemalit ne nje situate kur shteti shqiptare nuk ishte konsoliduar,nuk mund te gjykohen ne pozicionin e sotem.)

    1. EleΥΘeriskeΨi says:

      …. Ismail Qemali, ka qene filogrek dhe donte krijimin e nje shteti Grekoshqiptar . Ne fund te shekullit te 19 kishte plan ne mes te Greqise dhe Shqiperise per krijimin e Federates Grekoshqiptare dhe eshte firmosur ne 22 Mars 1907 nje protokoll i vecante grekoshqiptar rene dakort nga Neokli Kazazi dhe Ismail Qemali ,kryeministri i ardhshem i Shqiperise. Aristidhis Kollias ne librin e tij “I prokipuksi tu arvanitiku sindhesmu ” shkruan “Nga 1881 deri 1907 kemi perpjekje te vazhdueshme dhe konsultime te perseritura midis Grekeve dhe shqiptareve me qellim krijimin e shtetit federativ Grekoshqiptar .

      Ismail Qemali mbaroi Shkollen Zosimea te Janines dhe fliste dhe shkruante shume mire greqisht.Ushqente ndjenja miqesore per Greket dhe per kulturen Helene. Profesori Grek i Filozofise se te Drejtes Neoklis Kazazis, qe ishte nje nga themeluesit e Shoqates Helenizmi, dhe besonte ne idene e Federates Greko-Shqiptare inkurajoi Ismail Qemalin te shtoi perpjekjet e tij per nje bashkepunim te ngushte me Greqine. Keto perpjekje te N.Kazazi shume shpejt dhane rezultat.
      Ne te vertete Ismail Qemali morri iniciatice dhe me 1901, ndersa gjendej ne Kostandinopol per ceshtje te ndryshme qe i interesonin Shqiperise, i informuar se rrezikonte te arrestohej me urdher te Sulltanit, iku dhe erdhi ne Greqi per tu konsultuar me Kazazin.
      Ne vazhdim vajti ne Bruksel ku dhe u stabilizua. Aty botoi nje gazete shqiptare, por ne gjuhen greke, qe e shkruante vete dhe vetem faqja e saj e fundit, nga numri i dyte qe qarkulloi ishte e shkruar ne gjuhen shqipe. Titulli i gazetes ishte:
      ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (ne shqip “SHPETIMI-SHQIPERIA”, gazete greko-shqiptare qe botohej dy here ne muaj). Gjithsej botoi vetem pese numra per te thene ca te verteta, ne te cilat besonte ne menyre te patundur. Te verteta qe i sherbenin afrimit te dy popujve miq.
      Karakteristike e ndjenjave te tij filogreke, te adhurimit dhe te besimit te tij te thelle qe kishte per Greqine, te se ciles kerkonte me ngulm bashkepunimin e ngushte, eshte artikulli qe botohet ne faqen e pare te numrit te dyte te gazetes ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ ( SHPETIMI-SHQIPERIA) me titull DESTINACIONI I HELENIZMIT qe eshte himn i vertete per Greqine. Ate artikull vetem nje grek megalo-ideat do te mund ta shkruante.

      Le te shohim se cfare shkruan Ismail Qemali per Greqine,Greket dhe Kulturen Helene.

      DESTINACIONI I HELENIZMIT
      Komb me nje te kaluar madheshtore te padiskutueshme dhe me te drejte pritjeje te nje te ardhme madheshtore ne Lindje eshte kombi Grek. Leme menjane sherbimet, te cilat ky komb i madh beri per tere njerezimin, duke perhapur ne vendet me te largeta te botes kulturen dhe shkencen si substanca mireberese dhe me te drejte fiton tituj mirenjohjeje nga njerezimi. Por ashtu sic eshte sot, kombi Grek perben elementin kryesor dhe me te rendesishem te Lindjes.Ne rradhe te pare si popullsi raca Greke mbas Turqve dhe Arabeve tejkalon te gjitha racat e tjera te Lindjes. Nga ana gjeografike zoteron vendin e pare dhe me te mire ne Lindje. Vendi me i bukur i Mesdheut eshte det Grek. Deti Marmara eshte pothuajse komplet grek. Te gjitha ishujt e Arkipelagut, te Egjeut, te Jonit, te Propontides(Marmara) jane Greke. Te gjitha pothuajse brigjet e Azise se Vogel nga kembet e malit Tavros gjer ne Iraklia ne Pontos jane Greke. Gadishulli Ilirik me gjithe invazionet e kombeve dhe hordhive te huaja, ruajti Greke tere rajonet pergjate dy deteve,qe nga Danubi gjer ne gjirin e Ambrakise.
      Komb si ai Grek, me te ardhme te lavdishme, duke pasur tere vendet me te rendesishme te Lindjes, ka tere te drejten te interesohet aktivisht per fatin e Lindjes,ne te cilen eshte historikisht dhe gjeografikisht faktori kryesor. Jemi te sigurt se cdo Grek eshte i ndergjegjesuar per kete te drejte, e cila perben destinacionin e helenizmit,dhe per obligimin qe rezulton nga kjo e drejte.
      Kur themi Helenizmi nuk nenkuptojme Greket qe gjenden brenda shtetit Grek, nenkuptojme tere Greket, popullsia qe tejkalon tere popullsite e tjera te Lindjes,pervec Turqve dhe Arabeve. Ne jo Greket, deshirojme dhe urojme nga zemra te shohim Helenizmin si faktorin me te fuqishem ne Lindje.

      Nqs shen Pauli nuk mbante ate fjalen e famshme ne Arios Pagos(Athine) greqisht dhe nuk tregonte ne njefare menyre Krishtin si grekofon, krishterimi nuk do te depertonte ne Greqi dhe pasandaj ne Evrope. Krishterimi me nje fjale ka zanafille greke, dhe kultura kristiane gjithashtu ka zanafille greke.

      Cfare analizojme ne? Cili eshte destinacioni i Helenizmit. Greku eshte i ndergjegjesuar per destinacionin e tij. Cilat jane mjetet per realizimin e ketij destinacioni? Na intereson kaq shume ceshtja, perderisa jemi te bindur qe destinacioni i Grekut eshte dhe destinacion i (omaimou) me te njejtin gjak Shqiptarit, dhe se fati i njerit varet nga fati i tjetrit. Nuk kerkojme te japim analize psikologjike kombi si te kombit grek,as guxojme te shprehemi per kete. Cfare mund te themi me bindje qe ne fillim eshte qe kurre Greku nuk do degradoi ne degjenerim. Historia e tyre qe eshte dhe historia e njerezimit paraqet tere garancite per shpetimin e natyres greke nga shthurrja morale dhe degjenerimi. Historia e njerezimit na paraqet shume kombe, te cilat megjithese u neperkemben para vrullit te invaduesve te medhenj,arriten te rruanin identitetin e tyre kombetar.
      Ama asnje nga keta kombe nuk mund te krahasohet me kombin grek.
      Greku ne rradhe te pare eshte tipi i persoshmerise dhe te formes dhe te shpirtit te njeriut.
      Asnje komb para tyre nuk arriti te krijoi nje ide per te miren dhe te bukuren.Asnje komb para tyre nuk arriti te kete dhe te respektoje ndjenjen e lirise.
      Pasuesit e Maqedonasve, Romaket, vertet pushtuan Greqine, por u shpallen mbrojtesit e kultures Helene, dhe nepermjet fuqise materiale arriten te realizojne ate qe fuqia morale e Grekeve nuk kish arritur. Romaket nuk ishin armiq te Helenizmit, ishin ndoshta plotesuesit e tij. Ne te gjitha zoterimet romake gjuha greke, shkronjat greke ishin te respektuara, dhe Greket megjithese vasal konsideroheshin superiore te Romakeve. Retore, filozofe, poete, gjenerale dhe vete perandoret nuk kerkonin lavdi tjeter pervec krahasimit me ate te Grekeve dhe nuk konsideroheshin te kenaqur pervecse kur virtytet e tyre vertetoheshin perkrah atyre te Grekeve.
      Perandoria Bizantine perfundoi Perandori Greke.
      Komb pra i padegjeneruar perballe kaq te keqijave dhe peripecive, nuk mund te degjenerohet dhe as te konsiderohet subjekt nen degjenerim.
      Greku dhe omaimos(me te njejtin gjak me te) Shqiptari rruajten, njeri me me shume hollesi, tjetri me nje fare ashpersie, superioritetin shpirteror dhe cilesine e bashkejeteses me te gjitha kombet dhe te klimatizimit ne te gjitha vendet dhe te gjitha klimat. Ka kombe te medha,te cilat nepermjet superioritetit dhe durimit mbizoteruan ne te gjitha vendet e botes dhe formuan shtete kolosale,sic jane Anglo-Saksonet. Ama asnje komb nuk ngjan me Greket. Greku dhe ne te kaluaren dhe sot shkon ne te gjitha zonat dhe ne te gjitha klimat, ku stabilizohet jo si i huaj por si i njohur(vendas).

      ….. shkruan Ismail Qemali per ceshtjen Maqedonase:
      Nuk lejohet ceshtje Maqedonase. Ekziston vertet Maqedonia ne Turqine Evropiane ashtu sic ekziston Karia, Paflagonia ne Turqine Aziatike, sic ekziston dhe Lakedemonia, Biotia ne Greqi, nuk ekzistojne ama Maqedonas.
      Kryesisht ceshtje Maqedonase nuk ekziston. Ata qe paraqesin ceshtje Maqedonase synojne ne formimin e Bullgarise se Madhe.
      Greket aspak nuk duan te neperkembin te drejtat e kombeve te tjera, qendrimi i tyre eshte thjesht mbrojtes. Elementi Bullgar frymezohet ama nga predispozita te tjera, kerkon me te gjitha mjetet te perhapet ne dem te elementit Grek.
      Eshte imperative me nje fjale, ose elementi sllav te privohet nga mbeshtetja e jashtme qe e ben sulmues, ose elementi Grek te mbeshtetet ne menyre qe te mund te rruaje cfare kerkojne ti shkepusin.
      I tille eshte qendrimi reciprok i Grekeve dhe Bullgareve ne Trake dhe Maqedoni.
      Ndersa te paret(Greket) kerkojne te zoterojne rajonet e pastra Greke, Bullgaret bejne c`eshte e mundur qe te shkelin zoterimet e kombeve te tjera dhe kryesisht vendet greke. Greket vetem nje gje deshirojne, te rruhen nga shkelja e te drejtave te tyre historike dhe etnologjike.
      Me pak fjale Ismail Qemali verteton se Maqedonia eshte Greke dhe denon shovinizmin Bullgar.

      1. anticensurë 3456 says:

        dhe pastaj çdo të thuash me këtë ti moj putanë në pension??
        do të thuash se atë që ismail vlora e mendoi si një konfederatë ju duhet ta bënit greke dhe aspak federatë??atë ndjenjë miqësie ju e shpërblyet me masakra 5 vjet më vonë??
        apoo shqipen ta zëvëndësojmë me gërqishten tuiaj si e bëtë me të gjithë arvanitasit??
        përse moj putanë dhe ky klisteri poshtë teje nuk flisni se asnjë shkollë një shqip nuk lejoni në greqi??përse nuk thoni se jo vetëm nuk lejoni shkolla por dhe gjuhën shqipe e quani gjuhën e djallit??përse mor ndyrësira shoviniste nuk i pranoni këto gjëra??përse hidheni si ndyrësira të egra e të tërbuara sa herë bëhet fjalë për pavarsinë e shqipërisë??
        ju pak e keni që tu bëhet e njëjta gjë që ju i keni bërë shqiptarëve në greqi!!ju jeni fytyra e shovinizmit të tërbuar grek,bile dhe më i keq!!jzu jeni ata arvanitasit e ndyrë që u greqizuat,që vrat vëllezrit tuaj të gjakut për tu bërë,njohur më grekë se grekët!!
        është pak që tu quajmë zagarë të ndyrë!!ju jeni zagarë që kanë ngrënë mut!nuk mund të ndaloni më!!ju ka pëlqyer dhe vazhdoni të hani akoma!!

        1. Zigur Qarri says:

          Hahahaha……putanë në pension!Tani i shërben pleqve grek pa Lekë.
          E ke lexuar vërtetë shkrimin e kësaj debiles?-i durueshëm je,nëse e ke lexuar.Un nuk e di se çfar është,femër,mashkull apo hibrit!

          1. anticensurë 3456 says:

            vetëm fillimin!
            për të kapur në flagrancë këta spiunë të trashë nuk ka nevojë të lodhesh shumë!!këta bien brënda që në hapat e para!!ko përveç se është greke muti është dhe injorante!!

    2. Klimax says:

      Je kaq kontradiktor dhe kaq pa llogjike me ato qe shkruan ne keto komente aq sa termi idiot per ty do te ishte me perkedhelesi!
      E nis me katolicismin duke u shprehur se ky besim ishte siguria me e madhe per shqiptaret se mund te mbroheshin nga Bota Katolike!!!!
      Cudi qe ti harron qe Bizanti ishte pjese e Perandorise Romake. Ti harron qe Bizanti ishte nje perandori qe perbehej nga popuj me dy besime, katolik dhe ortodoks, ashtu si dhe flamuri i saj me dy koka shqiponje qe shikojne njera majtas e tjetra djathtas. Kjo ishte dhe harmonia e tyre, harmonia e popujve ne nje epoke ku shprehja komb nuk egzistonte. Por ja qe nje pjese e tyre nuk e ruajten kristianizmin, nuk kerkuan as ndihmen e Botes Katolike, por u nenshtruan dhe humben identitetin e tyre nga Bota Islame per te fituar fuqine ekonomike, interesat e momentit.
      Bota Katolike ishte ajo qe ruajti popujt katolik e ortodoks te Ballkanit. Ishte ajo qe detyroj dhe i vuri kushte Perandorine Osmane per egzistencen e qendres se ortodoksise ne Konstandinupoli. Ishte ajo qe mbronte ishujt grek qe nga Korfuzi e deri ne Rodos e Qipro per shekuj me radhe nga sulmet e flotes osmane. Ishte ajo qe mbronte bregdetin perendimor te Adriatikut ne Ballkan. Dhe i vetmi armik ishte pikerisht ajo, Perandoria Osmane, armike e kultures dhe tradites europiane. Dhe me kete armik ishin lidhur figurat shqiptare qe ti, dite me pare, na shkruaje nje liste te pafund te sulltaneve, kryeministrave, ministrave, gjemeraleve e ushtareve e lloj-lloj zagareve te Perandorise Osmane qe ishin me origjine shqiptare!!! Atehere kush me shume se keta sharlatane ka punuar per mbajtjen gjalle te Perandorise Osmane??!! Kush i shtypte kryengritjet ne Ballkan? Kush beri gjenoktonine e pare te shek XX, ate qe deklaroj sot dhe vet Papa Francesko nga Vatikani si “gjenoktoni ndaj armeneve nga Perandoria Osmane”. Sa shqiptare merrnin pjese ne kete gjenoktoni? Sa prej tyre poturexhinjve qe shkuan te luftojne ne Canakala ndihmuan ne spastrimet etnike te armeneve? Sa prej tyre shkaterruan e dogjen pak vite me vone civilizimet greke ne Zmirni e shume zona te tjera te Turqise se sotme? Ah, po, “harrova”, ke dhe babane e kombit turk, Ataturkun, me origjine shqiptare (sic ke shkruajtur me pare)! Atehere perse diskutojme??!! Turqia nuk eshte aleati juaj, miku juaj, bile me shume, vella dhe gjak me ju?
      Po flamurin e Bizantit perse e diskretitoni atehere, do te desha te dija nga ju more fantazma te nje perandorie te vdekur??!!

  11. EleΥΘeriskeΨi says:

    Paraardhesi i denje i Qamileve,
    Syrja Bej Vlora, i biri i Mustafa Pashë Vlorës, dhe vëllai i Vezirit Ferid Pasas dhe martuar me motren e “heroit” tjeter shqiptar “iliro-pellazg” Esad Toptanit, i sherbeu deri ne fund Perandoris Osmane .Historikisht, familjarisht i sherbyen Perandorisë Osmane ne administratën osmane dhe ushtarak.

    Para krijimit te shtetit shqiptar, ai kishte shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Perandorisë Osmane, dhe ishte edhe përfaqësues në parlamentin osman nga 1908.

  12. cope fare says:

    Per dite,per jave,per muaj e per vit,po vertetohen fjalet e keshillat qe patriotet luftetare Greke e Epirote,Maqedone e Thrake,u thoshin te krishtereve ortodokse;bashkohuni me racen e fene tuaj te vertete,e mos u beni vegla qorre te arnauteve arabo-turko-mongole,ata ju bejne qejfin duke ju mburur per patriotizem,por ne fakt nuk kane pike respekti per ju,dieni mire se ju(orthodhokset)per ta(arnautet)jeni vetem per korrace,e do vije dita qe perseri do t’ju shtypin,e do t’u perndjekin,se ata jane pushtuesa te tokes tuaj dhe do perpiqen me mish e me shpirt qe t’a mbajne ate,ata nuk jane te konvertuar ne islam,por islamike te ardhur si pushtuesa ne perberje te ushtrise otomane,ja shikoni ku kane perfunduar vellezrit tuaj te vertete,ne ITALI,SICILI,MORE,BULLGARI,UKRAINE,RUSI,KROACI,RUMANI,EGJYPT e pronat tuaja i kane rembyer e ndare midis tyre islamiket.Keto jane vertetuar qysh ne fillimet e krijimit te shtetit shqiptar,e jane shkrojtur edhe artikuj neper gazetat e kohes.Sikur te ishte me fuqine e 200,viteve me pare Turqia,arnautet nuk do kishin lene kembe te krishteri ne keto troje,rrenimi i perandorise stopoi edhe debimin e te krishtereve nga tokat e tyre,por jo kthimin e te debuarve.

  13. Zigur Qarri says:

    Detyra e zagareve te Kishes greke,eshte qe te lehin(mbas pellitjej ne Kishe),le te lehin.Para te drejtes dhe te vertetes qe eshte hyjnore,
    terhiqet edhe vete Zoti,por zagaret e janullaposit,jo!Fundi i tyre dihet,
    tek plehrat,ne haleee.
    Exclusive, 5 Prill 2015, Pjesa 2 – Top Channel Albania
    https://www.youtube.com/watch?v=J6iW40FITbE#t=33

    Duke pare emisionin Exclusive,5 Prill 2015,per tragjedine e shqiptareve te Ohrit dhe rrolin qe ka luajtur feja ne asimilimin e elementit shqiptare ne Jeruzalemin e Lindjes,ne Oher,ku myslimanet shqipfoles indetifikohen si turq dhe ortodokset shqipfoles indetifikohen si maqedonas,mu kujtia Libri historik i Zhan Klod Faverial.Historia e (Me e vjeter) Shqiperise.
    Faqe 334:
    Kapitulli 73
    Vargu i fundit i primateve apo patriarkeve te Ohrit-regjistrat e metropolise se Shen Klementit-arkivat e Shen Naumit te djegura me urdher te patriarkut grek-leterkembimi i primatit te Ohrit-patriarkati grek ne ankand-Letra e Athanasit drejtuar Papa Aleksandrit VII

    Vargu i primateve ilire ka humbur krejtesisht.Providenca te pakten lejoi qe nje prej regjistrave te kesaj primatie ti shpetoi vandalizmit bizantin.Per te thene te verteten,edhe vete ky regjister nuk eshte i plote.Aty-ketu i jan shkeputur flete,diku tjeter jan shuar disa akte.Por i tille siç ekziston,dhe ne jemi te lumtur qe kemi nje kopje te tij-ai deshmon per vandalizem,per te cilin vetem greket jan te zot.
    Ekzistonin edhe dokumente te çmuara ne manastirin e Shen Naumit,ndertuar ne shekullin dymbedhjete mbi nje kodrine ne jug te liqenit te Ohrit,por ato u shkatrruan me urdher te patriarkut grek ne vtin 1850 ose 1851.
    Murgu Serafim,autor i ketij akti vandalizmi,i thoshte me 1856 peshkopit Popov dhe tre shokeve te tij,nje dhjaku dhe dy prifterinjve franceze:”Sa me ka kushtuar per ti shkatrruar te gjitha keto.Por patriarku me ka urdheruar tri here rrallazi.Me se fundi,ai me shkroi:-eshte hera e fundit qe ne te urdherojme.Nese ne kete kohe nuk jan djegur te gjith arkivat,ti do te zevendesohesh,dhe ate qe nuk do ta besh ti,do ta bejne te tjeret.
    -Vetem atehere arrita ne perfundimin qe te beja nje pirg me to para manastirit dhe tu vija flaken.Por sa keq me vinte!”

    Keto na i treguan ne,vete personat e lartpermendur pas kthimit te tyre nga Ohri.Dhe ajo çka te habit eshte se nuk jan vetem arkivat e Primatise se Ohrit dhe te Shen Naumit ato qe shkaterroi patriarku grek.Historiani rus Venelin tregon,gjithashtu,se edhe ato te Tërnoves se madhe u asgjesuan me urdher te patriarkut grek.Me se fundi,thuhet se ne malin Atos kishte shume dorshkrime latinisht,por si rrjedhoje e nje beteje te pergjakshme,murg me murg,ato u dogjen te gjitha.

  14. Arti says:

    Sa i djeg haleve Greke kur flitet per Katolicizmin. Sdo mend shkerdhaturina Enver Hoxha i la rrumpalle keta plera neper qeverira duke mos i ngacmuar aspak por duke dhene deklarata futja pordhes se gjoja “do digjte Athinen”, ne nje kohe kur Amerika kishte tere arsenalin e drejtuar nga ishujt greke drejt Shqiperise. Pra ishte e qarte qe Enver Hoxha, i cili hapin e pare te platformes se tij antishqiptare ja dedikoi shfarosjes totale te klerit katolik, foles se mbi 7-8 gjuhes mesatarisht, me disa grada shkencore (sot na shesin pordhe me Janullatosin si superkoke, a thua ti Shqiperia skishte te tille dhe ska), patriot te flakte, te lidhura me tere kancelarite perendimore etj etj, dhe lane vemjet e dropullit te hypin neper qeverira, nderkohe qe Himarjotet c’eshte e verteta i masakroi, pikerisht se ishin “katoliket e jugut” per nga mentaliteti i tyre teresisht pro-perendimor persa i perket prones private dhe shpirtit te lire. Kjo loje kurverore u vazhdua dhe nga shoku Sali i cili u lidh me PBDNJ-ne dhe e siguroi mire vulosjen anti-perendimore duke antagonizuar disa here jugun Shqiptar dhe duke e futur unanimisht Shqiperine ne konferencen Islamike.

    Klimaxi & co jane zgjatuese e asaj makine te poshter propagandistike.

  15. drin says:

    Derisa kete mikun nuk e ka vleresuar Enver Hoxha,vari hebet

  16. Zigur Qarri says:

    Kryengritja antishqiptare e Haxhi Qamilit eshte nxitur nga agjenti grek Esat Toptani,me urdher te grekeve.Me ane te haxhiqamilsave ai arrinte te largonte Princ Vidin,per te realizuar endrren e tij qe te behej Mbret i Shqiperise ne kufijte Lumit Mat dhe Vjose,territor i pranuar nga Greqia dhe Serbia.Per Greqine dhe Jugosllavine,nje levizje fetare myslimane proturke,diskretitonte Shqiperine para Europes si popull i pafte shtetformues,rrezik per Europen kristiane.Kjo do te bente te mundur qe
    Europa te pranonte pretendimet territorjale jugosllave dhe greke ndaj Shqiperise.

    Mihal Grameno në librin “Kryengritja Shqiptare” kur ai pyet një nga rrebelet e krishterë qe luftonin përkrah ushtarëve të Haxhi Qamilit,
    : “Mirë Turqit(haxhiqamilsat) që duan Turqinë po juve kaurët qysh e doni? -ata duke qeshur i përgjigjen se-ne luftojmë sipas programit të Dhespotit të Korfuzit në sipërfaqe si për Turqinë por qëllimi është se duke luftuar Turqit me Turqit do te rrinë mënjanë Grekët e në anën tjetër Serbët dhe atëherë do te jemi ne të zotërit e vendit”.

    Mehdi Frashëri në librin “Kujtime” shkruan “se në Shqipëri kishte 400 priftërinj ortodoksë, të cilët vullnetarisht ishin agjentë lajmërues të mitropolitit grek të Durrësit, Jakovit,dhe me anë të tij, edhe ministrit të Greqisë në Shqipëri-Baratasit.”

  17. Gjobeku says:

    Eshte tjeter gje besimi fetar dhe tjeter gje shqiptaria.Perandoria Turke (Osmane)si dhe pasiviteti i Romes i sollen deme te medha kombit Shqiptar,prandaj eshte e domosdoshme qe Shqiptaret te jene te bashkuar dhe te vendosur per ceshtjet kombetare!

  18. E verteta... says:

    …Greqia, historikisht ka nxjerre figura te fushave te ndryshme, qe kane kontribuar edhe jashte kufinjve te saj…Nje gje eshte e vertete,…armiqesia e tyre ndaj shqiptareve ka qene dhe eshte konstante nder shekuj…Greqia ka lidhur aleanca me çdo shtet, dhe ka bere marreveshje te fshehta ne kurrizin tone, per zhdukjen e identitetit tone historik ,kulturor, fetar, gjuhesor, etj etj…Qellimi eshte i thjeshte…te zhduk identitetin, dhe si perfundim te grabit territorin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje