Guri i fundit komunist i dominosë në Europën Lindore, Shqipëria staliniste mund të jetë duke u lëkundur. Rënia e regjimit të Nicolae Ceausescut në Rumani, bashkë me problemet e rëndë ekonomikë në Shqipëri, nxitën muajin që kaloi të parën demonstratë serioze antiqeveritare që nga koha e revolucionit komunist në vitin 1944, sipas analistëve amerikanë.
Protestat e udhëhequr nga studentët në qytetin verior të Shkodrës, qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë dhe një qendër e madhe industriale dhe transporti, duket se është shuar “menjëherë dhe me dhunë”, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit, ndonëse kjo ngjarje kaloi pothuajse pa u vënë re në Perëndim.
Por rrymat e nëndheshme të rezistencës ndaj regjimit më të prapambetur, më të izoluar dhe më totalitar të Europës e shtynë një analist amerikan të parashikojë se “Shqipëria do të shembet si një shtet komunist, stalinist – nëse nuk ndodh prej një kryengritjeje, atëherë do të ndodhë prej nevojës ekonomike”.
Kryengritja në Shqipëri do të plotësonte pastrimin e të gjithë kontinentit nga regjimet komunistë. Një vend me male të thepisur që shtrihet përgjatë Adriatikut, Shqipëria është sunduar që prej vitit 1944 nga një qeveri komuniste kaq e pa kompromis, saqë udhëheqësi i saj u prish me Moskën në vitet 1960, duke kritikuar udhëheqësin sovjetik, Nikita Hrushov se ishte shumë i butë. Edhe sot e kësaj dite ata e shohin diktatorin sovjetik, Josif Stalin si modelin e tyre.
Por tani, presidenti Ramiz Alia duket se është në pozicion mbrojtës. Alia, relativisht një centrist në një Byro Politike të fragmentuar, mendohet se është i pasigurtë nëse duhet të përdorë forcën apo të lirojë shtrëngimin mbi popullsinë. Analisti amerikan thotë: “Ne jemi duke parë një model lëshimesh ekonomikë dhe paralajmërimesh ndaj popullsisë, që ajo që ka ndodhur gjetkë, nuk ka për të ndodhur në Shqipëri.
Është e qartë se regjimi është shumë nervoz”. Për shembull, Alia, në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit, aludoi për trysninë që ka ardhur duke u rritur, prej ritmit dramatik të ndryshimit në Europën Lindore: “Ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit në Europën Lindore kanë frymëzuar disa forca të njohura antishqiptare që të rifillojnë fushatën e sulmeve kundër vendit tonë. Por, si thotë populli ynë, sado të përpiqen, ata nuk kanë çfarë na bëjnë”.
Që nga vera e vitit që kaloi, ka patur lajme të pakonfirmuar për demonstrata në qytete dhe fshatra të tjerë të Shqipërisë, duke përfshirë qendrën e nxjerrjes së naftës në Fier dhe qytetin jugor të Korës. Ekonomia e Shqipërisë ka vuajtur përgjatë pjesës më të madhe të viteve ’80, duke sjellë privime gjithnjë e më të mëdha në atë që ishte tashmë shteti më i varfër i Europës. Pas tre vitesh thatësirë, vendit iu desh të importojë ushqim në vitin 1988.
Zyrtarë shqiptarë kanë raportuar publikisht se 1989 solli një rimëkëmbje, por një zyrtar amerikan thotë: “Asnjë prej shifrave të tyre nuk ka qenë ndonjëherë e besueshme”. “Vështirësitë ekonomike dhe nevoja po e shtyjnë Shqipërinë drejt shekullit 20 dhe po e detyrojnë të ketë të bëjë me botën e jashtme”, deklaroi një tjetër zyrtar i SHBA. Ashtu si me shumicën e lëvizjeve të reja opozitare në Europën Lindore, veprimtaria antiqeveritare duket e përqëndruar mes studentëve.
Ata janë një segment i rëndësishëm i popullsisë së Shqipërisë, sepse me një prej normave më të larta të lindjeve në Europë, pothuajse dy të tretat e popullsisë 3.2 milionëshe janë nën moshën 30 vjeç. Ironikisht, regjimi komunist mund të ketë ndihmuar opozitën. Statistikat e qeverisë shqiptare tregojnë se vetëm 15% e popullsisë ka qenë e arsimuar në vitin 1944.
Në një prej atyre pak arritjeve pozitive, regjimi e ka rritur këtë shifër në 75%, sipas analistëve amerikanë. “Ky brez i të rinjve shqiptarë janë të mirëarsimuar. Është e habitshme të shohësh se janë të shumtë ata që flasin gjuhë të huaja, sidomos gjermanisht dhe anglisht”, thotë specialisti i Departamentit të Shtetit.
“Po kështu, ata nuk janë aq të izoluar sa mendonim ne dikur”, shton ai. Një tjetër ekspert amerikan bie dakord: “Politikisht, Shqipëria është një ishull në krahasim me pjesën tjetër të Europës. Por gjeografikisht ajo është aty dhe impakti nuk ka si të mos ndihet. Shqiptarët nuk janë të izoluar nga lajmet. Ata shohin televizionet jugosllavë, grekë dhe italianë, plus dëgjojnë Zërin e Amerikës. Ata shohin edhe serialin “Dallas” në italisht. Po kështu, shtypi shqiptar ka dhënë lajme shumë të saktë të ngjarjeve në Rumani. Ata e dinë çfarë po ndodh”, thotë ai.
“Shqiptarët duan të lexojnë, të udhëtojnë, të ndjekin modën”, thotë zyrtari. Në një sondazh të miratuar zyrtarisht në vjeshtë të vitit që kaloi, studentët shfaqën një interes të paprecedentë për muzikën rrok perëndimore. Shtypi shqiptar ka shkruajtur gjerësisht kohët e fundit për “huliganizëm”, që specialistët perëndimorë e interpretojnë kryesisht si një denoncim të aktivizimit të ri studentor.
“Ky do të jetë një revolucion i të rinjve”, parashikon një analist. Një tjetër burim potencial opozicioni vjen nga popullsia fshatare, që zë 70% të popullsisë dhe është e ndarë mes klaneve e fiseve legjendarë të Shqipërisë.
Los Angeles Times, 1990- bota.al
Analize reale e DSH, nuk i hiqet asnje pike a presje…
Reale????? DSH e shkaterroi shqiperine pas viteve 90
Ashtu eshte ne fakt sa qe Mariza Lino dhe Stafanopullosi ne shtepine e Bardhe dhe ne diplomaci ketu nje verr ne uje u be. Cdo gje ju dha Grekut sepse ato ishin konjukturat. Edhe luften ne Kosove si iniciator nuk qe Klintoni por Blairi. Amerika pa lidershipin Anglez nuk ben gje vete. Por ti ore Grek duhet ta kuptosh se karta ne Ballkan ka ndryshuar nje here e pergjithmone dhe se spiunat tuaj dhe te Serbise qe shkaterruan shqiperine pas 90 do fshihen nje nga nje.
Shko ore mbushu, Bej nje xhiro ne Shqiperine e sotme, dhe do ta kuptosh se kush e perfundoi shkaterrimin.
RRACA JOTE!!!
Sikur TE gjithe ata te mire arsimuar te ishin ne krye te Pd Nga Ed Rama e Adrian klosi NGA ai I partise ekologjike QE Spo me vjen emri tani,Dhe sikur UDB me asfalin mos kishin derdhur milionA dollar tek injorantet komunist.shqiperia do kishte hyre ne Be perpara rumanise e bullgarise…po gjitoni jone eshte kurve I hapem deren dhe permbysi tavolinen
Ky shkrim sepse me duket shume i ushqyere nga katrani shqiptar Elez Biberaj.kot per çudi.
Me gjithate duhet te pranojme se keto jane te verteta dhe nuk kondershtohen,por se çfar ndodhi me te vertete ne shqiperi duhet ta tregoje vete kush ka qene ideatori dhe vete aktori Sali Berisha.
Kujt do ti faturohen mijra te vrare,te humbur,ekonomi e djegur komplet,industri e shkaterruare,arsimi qe ai aty larte e cileson shume pozitivishte tani u kthyene njerzit dhe rinia ne çobane dhe komplet analfabete si ne 1945,kush do te pergjigjet per tere keto krime dhe pale prit ku te qendrije,mos kjo qenka demokracia pa ekonomi ,pa shkolle,pa kulture,pa infrastrukture,pa pasuri nentokesore dhe mbi tokesore,kjo per popullin shqiptar eshte vetem nje fashizem i dirigjuare nga tropojanet e amerikes dhe nga amerikanet qe na duane aq shume.
Perfundimisht Amerika e shnderroi Shqiperine e lodhur nga diktatura ne nje baze ushtarake dhe gjeopolitike ku edhe shtetin Shqiptar e udheheqin mbrenda tij si nje teater kukllash!
ehh me ate rini Shqiperia ishte bere Luksemburg, por i futen ne hasmerira, nuk i dhane pronat me mandat nga Banka Boterore, zgjodhen disa komuniste te tjere ne krye, dhe moren tere rinine per veten e tyre duke e lene Shqiperine sot nga vendi i mirearesimuar, ne nje vend te keqarsimuar me Fani Juniversity e traplliqet e tjera.
Amerikes po ja shofim hairin,se nga qe dilnin me brekushe,tani femrat dalin me brek,e martohen burrat me burra, kjo eshte ndihme e madhe
cfare amerike skandal i vertete mere i pakontestushem
shtetet amerikane jane me keq se shtetet europiane cfare skandali
140 milion veta me tallona 160 milione njerez pa sherbim dentar pa sherbim mjeksor 170 milion pa pune
ka shume shume ceshtje dhe asnje pune nga qeveria
llotaria amerikane eshte llotari psikopatesh pasi rrogat jane te ulta sesa europa dhe ske as shendet as dental dhe te duhet makina qe kushton po aq sa rroga mujore
te shkosh ne amerike eshte te luash me jeten me dy leksh,lere ata qe kane shkuar ne kanada apo australi…budallallek me ok
rrogat ne amerike 1000 dollar ne muaj edhe ate se ke…pastaj ke fatura qe te qiraja qe jane 800 dollar e larte ne muaj po makina qe vete 400-500 dollare…
hajde kot me gjithe familje si debila
ka edhe rroga nga 4000 ne muaj dhe ka plot shqiptare qe e marrin ate rroge, por problemi eshte qe merr lekun dhe jep shpirtin.
ik mer me gjith ekspertet e tyre dava rrencish moren ne qafe boten
une njof amerikane qe jane master hidraulik qe nuk ka shqiptar te tille ne gjithe ket komunitet dhe ai ka qene pa pune te aresyeshme aq sa mu lutesh per 10 dollar….
po so bo nonjihere debat real dhe njerzit kan marr rrugen kot nga si koti
se kuptoj pse nuk pasqyrohet jeta ne perendim qe shqiptaret te mos kene iluzione se kuptoj dot
po pra shqiptaret mashtrojne shqiptarin per rroga qe nuk kan as nuk ekzistojne e le me per te gjithe aspektet e tjera te jetes ne 50 shtete te amerikes…
beje 5-10 mije dollare ne muaj po ato si bejne as ata me shkolle dhe sikur to bejne i lene te gjitha dhe fitojne shume pak…paska qene e qelbur
Spaske pa bote me sy plako. Sjane te gjithe pjatalares dhe hidrauliksa. Nuk eshte amerika per brezin e thyer qe vetem YES pergjigjet cdo pyetjeje. Amerika do dy pale bythe. Do pune te arrish ne nivel te mire jetese. E gjitha varet nga njeriu ama. Ktu ke mundesite qe te behesh kush te duash. Por ama nuk ka vend per dembela dhe njerez qe Ankohen. Europa Eshte shume mbrapa. Atje akoma ka nacionalizma. Ne amerike ste vlereson njeri nga pamja nga era Ose nga stili I flokeve. Nqs di ta besh nje pune te caktuar te mbajne ne pellembe te dores. Kjo eshte amerika, vendi I mindesive, jo fusha me lule.
Po tani amerika ne shqiperi po mbron komunistat ne pushtet mjfton vetem ne kelmend sa u vran nga komunistat.te tre partit e mbedhaja ne shqiperi jan komuniste me themel.turp
vetem nje sqarim te vogel. protesta ne Shkoder u udheheq nga punetor e jo nga studenta.keto u denuan me burgim e te gjithe ishin punetore.
nga amerika iken meksikanet o i zgjuar…ngele te na tregosh ska me mashtrime
O Rudi, pajs zotin ku je tu punu qe si merr as 1 mij $ ne muaj ne usa?? Shumicen e shqipeve i ke me lek e bejn jet te kenaqshme nga ana ekonomike e sjan tu u anku si ne eu. Amerika do shpatulla te forta or mik e sdo dembela. Vet ket vit i kam deklaru mbi 250k e sjam ndonje puntor zyre qe tkem mbaruar ndonje mba. Vec me pune pa pushim e ket mundesi ma ka dhen vec ky vend e krahet e djersa jeme. Si une jane shumica e disa bojn fhe shume ma shume se une biles shume ma shume. Nq se je ne ny e ke nevoj mor mik qe neser te ndihmoj me tmarr ne pune me $20 ora e tbesh overtime sa te dush
cfar thua ti ny ka 4 milione te papune dhe me food stamps…ti ndoshta je bisnismen por ti halli jot
O stefan, ku i ke 4 mil te pa pune mer se na habite. 6.7% eshte papunsia ne ny aktualisht. Une sjam noi bisnesman, po dhe ne mcdonald sjom tu punu Jo. Dhe shumica e te papunve jan dembela, jan gehto ppl qe rrin e i mba shteti se jan dembela.