Arben Karkini është një figurë e rëndësishme e krizës së vitit 1997. Pas krijimit të qeverisë së kompromisit të Finos, më 29 maj z. Karkini ka marrë postin e kreut të SHIK-ut pas largimit prej aty të Bashkim Gazidedes. “Në SHIK gjeta dosjet e Ballukut, Shehut e Hazbiut, por siç më thanë, sobat kishin djegur në oborrin e institucionit për disa kohë materiale ‘pa vlerë’
Nga Skënder Minxhozi*
Zoti Karkini, ju jeni i pari Kryetar i Shërbimit Informativ, asokohe SHIK, pas largimit të Bashkim Gazidedes, një figurë që shumëkush sot e konsideron si mjaft komplekse dhe kontradiktore. Si e kujtoni emërimin tuaj në mesin e krizës së thellë të vitit 1997?
Së pari, Ju falenderoj për intervistën. Besoj se e kuptoni faktin se pas rreth 18-vitesh është e vështirë të rimbledhësh në kujtesë të gjitha detajet e asaj kohe dhe sidomos të një viti aq të vështirë e të ngarkuar me ngjarje siç ishte ‘97-ta. Ështe i vërtetë fakti se jam pikërisht unë personi që zëvendësova Z.Bashkim Gazidede, pas një periudhe të sulmeve intensive ndaj personit të tij dhe Institucionit që ai drejtonte, Shërbimit Informativ Kombëtar. Ishte koha kur ky institucion do të ishte epiqendra e sulmeve të opozitës së asaj kohe dhe për rrjedhoje edhe e një pjesë të madhe të opinionit publik, i cili shihte tek ShIK-u diçka të ngjashme me ish organin represiv të kohës së Komunizmit, Sigurimin e Shtetit.
Në kohën e fillimit të trazirave për firmat mashtruese piramidale, partitë politike shqiptare pas një periudhe mjaft të trazuar sociale e politike u ulën dhe nënshkruan atë që hyri në histori si marrëveshja e 9 Marsit 1997, e cila ndërmjet të tjerave parashikoi dhe ndryshimin e drejtuesve të Institucioneve të larta Kushtetuese siç ishte dhe ShIK. Pikërisht në këtë kohë, pas formimit të Qeverisë së Bashkimit Kombëtar të drejtuar nga Kryeministri z.Bashkim Fino, nisën të qarkullojnë në media dhe emrat e disa personaliteteve të njohur nga fushat politike, akadmike, etj.Në këtë kohe kontaktoi me babain tim Kryetari i Partisë Republikane, i ndjeri Sabri Godo, i cili i shpjegoi atij se i ishte bërë një propozim interesant, por ishte i pasigurt nëse ky propozim do të merrte udhë. Babai im ishte mik i hershëm i Sabri Godos, por njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Paritise Republikane, e cila për hir të së vërtetës në vitet e para të pluralizmit kishte mbledhur rreth saj mjaft personalitete të spikatura të jetës politike e institucionale të vendit. Fillimisht u komunikua se do të emërohesha Zv.Kryetar i Shërbimit, pasi kështu ishte rene dakort. Ky emërim zgjati relativisht shumë dhe vetëm në fund të muajit maj u emërova me dekret të Presidentit Drejtor i Shërbimit Informativ Kombëtar.
Zoti Gazidede ishte deri në momentin e largimit, jo vetëm Kryetar i SHIK, por edhe drejtuesi i operacioneve ushtarake në Jug të vendit. Çfarë atmosfere gjetët në SHIK në momentin e parë?
Emërimi i Z.Gazidede në krye të forcave ushtarake për shtypjen e revoltave në Jug, duke i dhënë dhe një gradë të lartë ushtarake ishte dhe paradoksi i madh i asaj kohe, pasi ndoshta dhe pa dashje bënte një unifikim të një Institucioni të Inteligjencës me një funksion krejt tjetër siç ishte ai i institucioneve të tjera të Minitrisë së Brendshme, apo Mbrojtjes. Përdorimi i forcës, e cila nuk është objekt i punës së një shërbimi inteligjnt krijoi dhe me tepër imazhin në opinionin publik për Shërbimin Informativ si Institucion i përdorimit të forcës. Si rrjedhojë e këtij presioni dhe situate, SHIK nuk mund të ishte jashtë këtij ndikimi, pasi struktura organizative, infrastruktura e Shërbimit ishin të dëmtuara. Mbi të gjitha ishte gjendja e rënduar e efektivit, një pjesë e të cilit vinte pas një kohe të gjatëe të operacioneve në Jug të vendit, ku fatkeqësisht ishin vrarë dhe dy djem të Shërbimit gjatë sulmit nga grupe të armatosura në godinën e SHIK në Vlorë. Një pjesë e madhe e drejtuesve, sidomos në degët e Sherbimit në rrethe ishin larguar jashtë vendit, si pasojë e sulmeve dhe kërcënimeve personale ndaj tyre dhe familjeve. Shumë godina ishin sulmuar dhe shkatërruar dhe bashkë me to një pjesë e konsiderueshme e bazës materiale, por duhet të theksoj faktin se arkivat e këtyre degëve dhe dokumentacioni përkates ishin sjellë në arkivin qendror të SHIK. Kjo ishte dhe një aresye më tepër për të marrë masa shtesë për sigurinë e objekteve në Tiranë. Referuar këtyre fakteve mund të saktësoj se kudo në SHIK sundonte një situatë tensioni, pasigurie dhe rrëmuje dhe për pasojë vlerësova fillimisht si detyrë imediate inventarizimin dhe saktësimin e gjendjes së infrastrukturës në SHIK, por pa lënë mënjanë detyrën kryesore vazhdimin e punës operative dhe mbledhjen e informacionit aq të nevojshëm në një situate gjëndjeje të jashtëzakonshme.
Sa reale ishte imagjinata popullore për ShIK-un e asaj kohe si një institucion dhune e represioni mbi kundërshtarët politike të Berishës?
Pas kaq kohësh me duket paradoksale kjo pyetje, pasi kam parasysh se kundërshtarët politikë të Berishës së asaj kohe më vonë u bënë aleatet e tij dhe anasjelltas. Ky fakt ndoshta konfirmon mungesën e orientimit të politikës shqiptare dhe aplikimin e një “pragmatizmi politik” aspak të justifikuar dhe të ndikuar thjesht nga interesa të momentit. Siç e sqarova dhe me sipër, gjendja morale e efektivit ishte mjaft e rënduar dhe në të tilla rrethana kishte dhe shumë prej tyre që duke e ndjerë veten të keqpërdorur, konfirmonin raste të dhunës ndaj eksponentëve politik opozitarë të asaj, kohe duke pohuar madje edhe raste ekstreme të trajtimit brutal të këtyre personave që cuditerisht pas disa vitesh u rreshtuan në krah të dhunuesve të tyre, ndoshta të prekur tashmë nga “Sidromi i Stokholmit”.
Megjithatë nuk mund të pranoj të gjitha ato akuza që ju atribuan në atë kohë Shërbimit, deri aty sa të aludohej se prapa çdo ngjarjeje kriminale ishte dora e SHIK, pasi ishte ky institucion që për vite me rradhë kishte kontribuar për sigurinë kombëtare të vendit, luftën kundër kriminalitetit, terrorizmit, krimit të organizuar, madje dhe evazionit fiskal. Ky Shërbim, gjithashtu ishte asistuar dhe trajnuar nga shërbimet partnere të vendeve demokratike, aleate të Shqipërisë dhe për rrjedhojë kishte në përbërje të tij mjaft specialistë të përgatitur dhe me integritet të lartë moral e profesional, të cilët dhe në ato kohë të vështira punuan me përkushtim dhe mbajtën në këmbë punën informative të institucionit Vlen të theksohet fakti se në situata të tilla veprimtaria agjenturore në dëm të vendit kishte një intensifikim më të madh. Unë mendoj se ishte një situatë e amplifikuar dhe për pasojë të interesave të tjera, qofshin këto politike apo dhe më gjërë, të cilat nuk mund të analizohen brenda kësaj interviste.
Si e kujtoni kalimin e detyrës nga Gazidede tek ju?
Dua fillimisht të saktësoj se unë nuk e kam takuar asnjëherë Z.Gazidede, pasi ai pas fjalimit të shumë diskutuar në parlament më datë 26 Mars 1997 ishte larguar nga Shqipëria dhe në vend të tij ishte komanduar Z.Astrit Kodra. Pikërisht nga ky i fundit unë mora detyrën më datë 29 Maj 1997. Fatkeqësisht nuk trashëgova shumë gjëra nga ish-kryetari, përveç disa dokumentave kontabël të shpenzimeve të tij dhe për hir të së vërtetës dhe një shumë të konsiderueshme parash në monedhë të huaj, të cilën e dorëzova në të njëjtën gjëndje. Përsa i përket anës dokumentare nuk gjeta asgjë për tu theksuar, përveç dosjeve të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut, etj, të cilat për mua nuk kishin asnjë lloj interesi. Parardhësi im, siç duket ishte kujdesur për të pastruar gjithçka “pa vlerë”. Siç u informova më vonë sobat në lulishten para Drejtorisë kishin punuar disa kohë duke përdorur si lëndë djegëse materialet e Shërbimit Informativ.
Pse u përzgjodh Arben Karkini për atë detyrë të veështire e delikate?
Propozimi për emrin tim u bë nga Partia Republikane, por me sa jam informuar ishin edhe disa kushte të vendosura në marrëveshjen e Marsit ’97 ndërmjet partive politike, të cilat u zbatuan dhe në formimin e Qeverisë Fino. Kushtet e vendosura parashikonin përzgjedhjen e individëve kryesisht profesionistë dhe jo politikanë të fushave të ndryshe dhe të panjohur më parë. Ndoshta ishin këto kushte të paravendosura, të cilat ndihmuan në emerimin tim. Mendoj se në të tjera kohëra më të qeta, partitë politike kishin plot individë rrotull tyre për t’i promovuar në çdo rrethanë. Gjithashtu ishte koha kur partia politike në pushtet, ajo Demokratike, kishte një marrëdhënie të vështirë me shtresën të cilës unë i përkas, asaj të të ish-përndjekurve politike, të cilët i kishte nxjerrë me dhunë nga greva e urisë. Kjo parti nuk kishte mbajtur një sërë premtimesh ndaj kësaj shtrese, e cila kishte qene mbështetesja kryesore e saj për shumë vite me rradhë. Një aresye tjetër mund të ishte dhe promovimi i profesionistëve të rinj dhe të pa implikuar me të kaluarën dhe me kontribute në Lëvizjen Demokratike, njëri prej të cilëve isha dhe unë. Ekziston edhe munësia e mund te ishte dhe një manovre politike, pasi qyteti nga unë vija, Kavaja, promotori i lëvizjes antikomuniste në Shqipëri, nuk kishte qenë e përfaqesuar deri atëherë në asnjë Institucion të vendit, përveç disa pseudo-intelektualëve që i ishin bashkuar lëvizjes demokratike me “trenin e fundit” të cilët për shume vite kishin mbrojtur vetëm interesat e tyre. Ishin pikërisht nje sërë rrethanash që sollën emërimin tim në krye të SHIK, i cili me keqardhje pohoj se, më tepër më solli privime dhe vështirësi në jetë për shumë e shumë vite më pas.
Si i kujtoni marredheniet me Presidentin Berisha dhe Kryeministrin Fino?
Mund të them një marrëdhënie në mes dy zjarresh, me Z.Berisha thuajse korrekte dhe institucionale dhe me Z.Fino të hapur dhe qytetare. Që në takimin e parë, Presidenti.Berisha më paralajmëroi duke më thënë “Arben, ti nuk je i yni, por të kemi pranuar si propozim të Partisë Republikane”, çka do të thoshte se në të tjera rrethana unë nuk mund të isha në krye të Shërbimit se nuk isha “I tyre”. Me Kryeministrin Z.Bashkim Fino, pata një marrëdhënie tëe drejtëpërdrejtë dhe e takoja sa herë e kërkoja gjithmonë për çështje pune. Me kalim e ditëve dhe nga sjellja e Z.Fino kuptova se mund të isha i pranuar vetëm për atë kohë, pasi në horizont po konturohej fitorja e Nanos, me të cilin koha do ta tregonte, se ishte i pamundur bashkepunimi. Z.Berisha, i mësuar gjithmonë me aprovimin e vartësve të tij të bindur, nuk mund të pranonte dikë që me veprimet e tij do t’i binte ndesh atyre qëllimeve që donte të realizonte. Kujtoj këtu se krijoheshin situata të vështira kur dikush mundohej të politizonte ndonjë prononcim të Shërbimit, apo ndonjë raport të veçantë. I tillë ishte rasti kur kundërshtova aprovimin si kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 29 Qershorit të 1997 të disa ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, për të cilët Shërbimi Informativ dispononte dosjet përkatëse. Gjithashtu dhe z.Fino kishte raste kur nervozohej, pasi nuk i pëlqente raporti i SHIK për ndonjë ngjarje të caktuar. Vlen të theksohet paralajmërimi nga ana ime e ngritjes së një prite kundër Kryeministrit në qytetin e Shkodrës. Z.Berisha, zakonisht më thërriste në orët e vona të nates, ndoshta për të treguar se punonte kur të tjerët pushojnë. Takimi me të ishte i shkurtër, pinte një kafe pa sheqer dhe çohej i pari për të të treguar se takimi kishte përfunduar. Takimi i fundit me të ishte nata e dorëheqjes së tij, kur më thirri dhe tha: “Arben, unë do të jap dorëheqjen, pasi këtë e kam premtimin që para fushatës, por ti mos prano të largohesh. Ne do të të mbrojmë”. Sapo dola nga Presidenca, televizioni kishte dhënë deklaratën dhe Tirana u skuq nga të shtënat e armëve. Ky ishte takimi i fundit me Z.Berisha.
Z.Fino e kam takuar pasi u largova nga Sherbimi në Kryeministri, kur ishte kryeministër Z.Fatos Nano. Me sa kuptova ishte i shqetësuar për disa aludime të medias që akuzonin për kontrabandën e cigareve, por unë e sigurova se nuk kisha asnjë lidhje me median dhe nuk isha prononcuar. Në të vërtetë kisha vendosur në atë kohë të mos prononcohesha për kontrabandën e cigareve, për të cilën foli shumë në parlament opozita, pasi fatkeqësisht në atë kohë kontrabandonin të dyja palët.
Sa ndryshon shërbimi i sotëm, nga ai që menaxhuat ju para 18 vjetësh?
Detyrë imediate për shërbimin që gjeta unë në atë kohë ishte mbrojtja e asaj çfarë kishte mbetur nga trazirat e një periudhe të vështirë siç ishte viti i errët i ’97-ës. Në ato kohëra, unë synoja me mundësitë e kufizuara që kisha të mblidhja informacionin në terren, që është baza e punës së shërbimit, të plotësoja personelin si dhe të riorganizoja strukturën e dëmtuar të shërbimit. Pra as që mund të prisja mbështetje nga jashtë institucionit, por duhet të shfrytëzoja asetet e brendshme të Shërbimit. Natyrisht, ka kaluar shumë kohë, por mendoj se Institucioni në këto vite ka bërë hapa përpara falë asistencës së shërbimeve partnere, mundësive të mëdha krijuara pas aderimit të Shqipërisë ne NATO dhe marrjes së statusit kandidat për në BE.Atehere puna mbështetej në disa akte normative pasi dhe vendi nuk kishte Kushtetutë.Sot ekziston një kuadër ligjor i plotësuar, siç është ligji për Shërbimin Informativ, i cili rregullon funksionin e institucionit, llogaridhënien dhe kontrollin e tij. Në njohjen time, puna e shërbimit është kryesisht e orientuar drejt analizës së informacionit që shërbimi mbledh nga burime të ndryshme informative. Referuar disa konflikteve te fundit te bere present dhe ne media,mendoj se problemet duhen zgjidhur Brenda shtepise.Si një institucion delikat dhe i rëndësishëm për sigurinë kombëtare, të gjitha mosmarrëveshjet e lindura, ku palë është Shërbimi, duhen zgjidhur me maturi dhe në rrugë institucionale.
e kush do zgjidhi problemet brenda shtpis,shqiptar loqe bole kari ?
shqiptari ,ky lepur i eger mezi pret te hidhet bahceve te botes per te honger nanji fije bar,kar.
Ti je nje car grek..Vehtja te duket….por je shume ‘i lehte,nga veshi e perpjete’!!
Po dosja e Sabri Godos ne soben para lulishtes kishte perfunduar?
shiku ne 97 ishte organi me i rendesishem per politikat e diktatorit te rradhes qe u zgjodh president per tu qendruar ne koke te gjitha partive qe ti telokomandonte apo krijonte sic i donte dhe ky president sberi as kushtetute e as ndihmoj ne demokratizimin e vendit ky ju jepte nanje cop toke anje cop pasuri shtetrore shqipetareve ne nje menyre ta pallogjikshme dhe me motivin e vetem qe te percante dhe te destabilizonte dhe te kish mundesi te dukej i kulluari para te mbaruarve keshtu te qeveriste si enveri deri ne vdekje dhe ja arriti por me nje ndryshim PO MOS ISHTE 97 DEMOKRACIA NE SHQIPERI NUK DO TE VINTE KURRE—DO ISHIM ME KEQ SE POPUJT E TJERE DHE DIKTATORIN BERISHA NUK DO KISHIM FUQI TA HIDHNIM NQS PROTESTAT DHE REVOLTA NUK DO ISHTE E MENJEHERSHME SEPSE GJAKATARI DO MERRTE FORCA NGA JASHTE DHE DO VRISTE TE GJITH KUNDESHTARET SIC BEREI GJYSHI I TIJ ZAGU DHE BABAJI I TIV ENVERI—–
Z.Kar kini,trimeria pas betejes dhe urtia pas kuvendit ,s’kane vlere.
nje interviste shvejkiane
Cfare specialiteti kini patur zoti Karkini? Apo vetem SPIUN, se ne SHIK duheshin specialista te arsimuar ne kete profil dhe jo nga “rruga” si puna juaj. Cfare mund te benit ju si drejtues, kur nuk merrnit vesh? Bravo te qofte qe nuk bere ate qe beri Gazidedja, por ndoshta mund te kesh dore ne zhdukjen e dosjeve te politikaneve dhe te ish te denuarve politike qe mund t’i kompromentonin.
po ju gregor cfare specialiteti kini?
specialist i midhjes dhe peshkut?
Zoti Karkini eshte shume e vertete qe ne Karkemi.
Zoti Shahist,ke gjete nje formule qe pakekush mund te formulonte keshtu.Me ke kenaq me humor,u gezofsh edhe ti!
sa qejf e paskeni kete fjalen,sic duket e perdorkeni shpesh se bashku me shahistin.ju befte mire/
A vazhdon te punohe ne Dogana ky edhe tani?!
gjithe intervista ne nje pike thote nje te vertet te madhe dhe njekohesishte te dhimbeshme per shqiptaret: qe ne ate kohe te gjithe politikanet merreshin me kondraband.Pra enderra e 90-es per demokraci qe minuar nga komunisto-mafiozet qe ne themelet e saj.Kelyshet e diktatorit NANO-BERISHA META RAMA ne te vertet nuk donin ndertimin e shtetit ne sherbim te te gjithe qytetareve por shtetin mafioz.PAS 90-ne shqiperi u instaluan klanet mafioze dhe per 25vjet luftojne se kush te jete ne krye te kupoles.Pra nje SICILI SHTET i cili vazhdon edhe sot. Keshtu shpjegohen te gjitha: edhe 97 edhe ulerimat kafsherore midis politikaneve shqiptar per 25 vjet edhe kjo e fundit e bombes DOSHI.Te gjitha jane bere ne emer te popullit [ashtu si dhe 45 vjet me pare ]se kush do komandoje kupolen mafioze ne shqiperi.Populli me budalla ne europe duhet te jene shqiptaret?Nuk ka se si shpjegohet ndryshe :tjetri te shkrdhen 50 vjet dhe ti thua:vazhdo edhe 50 te tjere se me pelqen!
Une kam thy kufinin ne 1988 ne zonen e muriqanit kam marr 5 gomar edhe nje nate me shi e stuhi jan arratise ne jugosllavi ne kampin e beogradid nje polic prej bosnjes me tha kerko te ikesh ne Angli e ne usa e Canada e Australia se shteti juj e ja mush ne spijujt e Tyne kur se anglia nuk lejon asnje spijun te shqiptare te kerkoj azil politik ne Angli,kta te shish jane spijujt e regjimit komunizmit te djegur ja shtetit dhe punojne mbred ne shqpni por shqpni nuk ka demokraci ramiz alia vuni Salen ne drejtimin e demokracise edhe nanon ne drejtimin e socialisteve dhe ai popull asht i farven prej truve
Bobo ku e kemi shtetin.Ky paska qene shef i sherbimit inteligjent.O ti besh naften kesaj pune , te mos lexosh e degjosh farev se te vjen keq per kete vend, e ka trajtu Sala si nevojtore te tij shtetin.
Jo vetem te dijme per SHIK-un e 97 por do jete shume fitimprurese nese do hapen dosjet e te gjithe politikanve e ne vecanti qeveritaret qe qeverisen ne keto 25 vjet demokraci(1990-2015).E shkallmune vendin dhe popullin mysybet.Asht humbje kohe dhe asgja produktive hapja e dosjeve te monizmit.Iku ajo kohe dhe vuajtjet ngelen ne ate periudhe.Kemi vujtje te reja demokratike qe po zhvatin pasunin e vendit dhe varferojne dita dites popullin.
per komentuesit me fjalor banal:
per disa qe perdorin emra dhe fjale te cilat njerez normale nuk besoj se i shkruajne apo perdorin,ne kundershti me keta te tjeret qe sic duket me keto fjale jane rritur e i kane ne fjalorin e gjuhes familjare,pra kuptohet qarte “intelekti” dhe “kultura” qe kane.me pak fjale nuk ja vlen te merresh me ta!
Ideja eshte qe ne Shqiperi nqs nuk vret,vjedh,ben keq etj etj nuk ben emer ne shoqeri dhe karriere ne pune.per rastin ne fjale,eshte personi i cili ndryshoi imazhin e SHIK.Shume pak njerez e njohin qe ka qene drejtor i ketis institucioni dhe sidomos ne periudhen me te keqe.arsyeja?e thjshte,sepse nuk vrau,nuk vodhi,nuk shau.
hidhni nje sy te shkurter si tek paraardhesit ashtu dhe tek pasardhesit e tij,lexoni dhe mesoni Bemat e tyre,perfitimet qe kane pasur si dhe si jetojne tani mes luksit.dikush permendi doganen.eshte nder te vetmit te paperfolur ne ate sistem.arsyeja?e njejta,sepse nuk vodhi.ketu tek ne te quajne te paafte per kete.e pra “te paafte” te tille duhet te kishte sa me shume,por jane te rralle.
Njerez te tille i duhen shoqerise se CIVILIZUAR Shqiptare dhe institucioneve shteterore qe ky vend,”perfshire dhe pjesen qe shan,sepse vetem kete dine te bejne” te ece ne rrugen e duhur.