Preç Zogaj: Shqiptarët e hodhën bustin e Enverit, nuk pritën që të hiqej

20 Shkurt 2015, 13:12Dossier TEMA

Njëri nga përfaqësuesit më aktivë të lëvizjes së dhjetorit ’90, shkrimtari dhe politikani Preç Zogaj ka rrëfyer në studion e “Dite e Re”, ngjarjet që i paraprinë rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, 24 vite me parë, si edhe momentet dramatike që sollen këtë ngjarje historike.

U nis e gjithë turma drejt Tiranës, kishte mes tyre një grup radikalësh kërkonin të shkonin drejt bllokut në KOmitetin Qendror, të tjerë koërkonin të shkonin në shesh, por policia u bë gardh të Liceu, aty ka pasur përleshje.

 Ishte e vendosur policia me të gjitha mjetet për të mos lejuar daljen dhe në një farë mënyre ishte vetë policia që  i imponoi që turma të derdhej drejt sheshit “Skënderbej” dhe aty ka pasur grupe që u afirmuan.

Ishte grupi i “Rrugës së Kavajës”, janë këtë ta “Varrit të Bamit”, janë të “Kombinatit”, ka pasur edhe individë të tjerë, pra ishin orët e fundit të rënies së regjimit. Pati rezistencë por nuk pati përdorim të armëve, vetëm një demonstrues u plagos”, shprehet ai.

Zogaj thekson se mesazhi me i rëndësishëm është se shqiptaret u ngriten për ta rëzuar vetë simbolin e fundit që kishte mbetur nga diktatura, duke mos pritur ndoshta për vite të tëra që ai të hiqej nga sheshet:

“Rëndësia e madhe e kësaj ngjarje është se shqiptarët e hodhën, nuk pritën që të hiqej Enveri dhe mendoj se kjo ka vlerë edhe për sot, është një ngjarje e trimërisë civile, por edhe e përballjes dhe distancimit shpirtëror. Kjo është dnarja më reale e shqiptarëve me komunizmit”

28 komente në “Preç Zogaj: Shqiptarët e hodhën bustin e Enverit, nuk pritën që të hiqej”

  1. Para Laci says:

    Te lumt Zoti Precaj, nuk kan merite vetem ata perfaqesuesit qe u merrnin me fjale e letra gjat kesaj perjudhe, por edhe ata njerez qe I beheshin duart pis neper demonstrata.

  2. brace says:

    ore Prec,se harrova si e kishi pseudonimin ti?”maloku” apo “kurva”ti qe spiunoje,ti qe shkruaje per ate rregjim gjykon tani per litarin ne gryke nje rregjimi qe ra vete…qe ishte katandisur aq keq sa nuk kishte nevoje ti hiqje bustet.Pas kaq vitesh ca soje si ty qe kane vegjetuar ne politike vazhdojne te bejne protagonistin.Edhe njehere si e kishe pseudonimin ti zoti Zorge.

  3. SPARTAN says:

    ZOTI PREC ZOGAJ!!–RESPEKTE PER JU–MADJE PA FUND-POR–.-VERTET SHQIPTARET E HODHEN BUSTIN E ENVER HOXHES PA PRITUR TE HIDHEJ-POR DUHET TA DINI MIRE SE PUSHTETIN QE -NE-JU DHAME–SOT-NUK UA DHAME TE BENI ME TE -SHESH-PERSHESH-DUKE NA VENE –LAKUN E LITARIT NE FYT–POR TE BENI ATO QE DESHEROJME -NE -ATE QE ESHTE E MIRA JONE-.-TAKSAT DHE CMIMET-MARAMENDSE-GJOBAT-BURGJET-PER MOSPAGIM ENERGJIE-DROGA-KRIMI I ORGANIZUAR-DREJTESIA E KORUPTUAR-RENDI SHQETSUES-PASIGURIA E JETES-VRASJET-PROSTITUCIONI- E KANE KTHYER KETE SISTEM NE– SIMBOLIN– E ME TE KEQES-SIMBOL TE CILIN SHQIPTARET NUK E DESHEROJNE-KURSESI-..ESHTE KOHA- PER NDRYSHIM-MARAMENDES-PER NJE JETE ME TE THJESHTE – ME TE LIRE DHE ME TE BUKUR-..KESHTU NUK VAZHDOHET DHE FAJTOR ESHTE VETEM -POLITIKA-JUAJ-E MANAXHUAR KEQAZI-NE MENYREN ME MAKABRE-NGA VETE–JU–..SHPERFYTRIMI I JETES NA KA SOSUR DURIMIN-..AS DUHET TJU PYESIM–KURSESI-SE-DERI KUR DOTE VAZHDOJE KJO- GJENDJE-MASKARADE-KRIMINALE-..KJO E SOTMJA -VETEM -DEMOKRACI- NUK MUND TE QUHET-KUR FEMIJET TANE DHE JO TUAJT- ENDE PO VUAJNE PASOJAT E TMERSHME TE MJERIMIT-FYES POSHTERUES-….–LERENI ME DESHIRE-KARIGEN LLUKSOZE-PO NUK BETE DETYREN-NJEREZORE-NDAJ NESH-DHE JO ATE-ANTINJEREZORE-QE PO BENI -SOT–.-PUSHTETI -NUK MBAHET ME ZOR-KUR BEN -VEPRA- KRIMINALE-NE VEND TE ATYRE-HUMANE-DHE NJE DITE MUND TE –PERMBYSET– NJESOJ SI BUSTI I DIKTATURES-..

    1. enea says:

      o Prec ngele ne opozite gjithmone

      http://latwy.pl/lovelysex

    2. Spartaku says:

      Renja e bustit te ENVER HOXHES,dhe renia socializmit,nuk solli gje tjter veçse solli nje diuktature me te eger,qe populli shqipetar nuk e kishte pare ndonjehere.Solli gjithashtu nje diktator me te eger dhe budalla,Sali Berishen,nga te cilet sot po vuan shume ky popull.

  4. exit says:

    Presh sigurimsi sulmon me shashka

  5. Azio says:

    Une e di qe ti ke aftesine te trillosh ngjarjet.
    Por ate dite dhjetori nuk thua te verteten se ne cfare vendi ke qene duke spiunuar.
    Nuk te kam pare ty tek Liceu artistik,qe une kam qene prezent ne ate moment kur policia dhe forcat e rendi po zbrapshin demostresit studente.
    Behu me i besushem dhe mos u mundo qe ti vesh vehtes merita qe nuk te takojne.

  6. titi says:

    Te lumte prec sigurimsi,edhe ti me salisekretarin keni” merite”se rrezuat bllokmenet dhe i zevendesuat me disa kriminel te tjere shum here me te poshter se sa bllokmenet.Ja po flet edhe aktorja e bllokut BULKU tik tak tik tak.Populli lufton sigurimsat fitojn,sigurimsat milionat,populli preshin.

  7. Tuna says:

    @titi, mos u mërzit, se do të hapim dosjet, tani…Hahahahahahahaha… ç’gallatë !!! Popull i mjerrë, sa janë tallur e po tallen në kurrizin tënd…!!!

  8. fatmiri says:

    E hoqen vet, o Preç, sipas teje, po ku jane sot shqiptaret? Po jetojne neper bote se Shqiperine e vodhet dhe masakruat ju, Saliu me kompani edhe ti se i ke ndenje prapa Saliut tere kete kohe, hidhu andej e kthehu ketej dhe ashtu si jeni pa bythe sot qe ju shohim drejteperdrejte ashtu genjeni dhe per shume gjera te djeshme qe dhe ato i kemi pare, por si “deshmimtare” keni dale vetem ju, s’lini te tjere. Pra, ehoqen vete sipas teje qe te jetonit ju ne luks dhe ata te ropateshin pothuaj ne aq vite sa ishte dhe diktatura. (1945-1985 ishte diktatura dhe 1991-2015 eshte “demokracia” juaj qe shqiptaret po hane njeri tjeterin direkt e indirekt. Sa jane vrare nga 1945 deri ne 1985 dhe sa jane vrare nga 1991 deri 2015, apo sa kane vdekur nga aresye nga me te ndryshme? Beni bilancin vetem me kete shifer dhe do dilni qe ju jeni me keq se fashistet dhe nazistet e jo me se diktatura. Aresyet pastaj shpegoi ti Preç tek Fevziu te na mbushesh mendjen. Nuk e di si julene kaq te lire te afermit e atyre qe e kane pesuar nga ju.)E lini krenarine e fashistizimit te atij vendi se mekatoni veten çdo dite. Ju vodhet dhe masakruat nje popull dhe nje vend qe kishte pasuri te jetonte pa pune per 100 vjet. Edhe sot s’ka zot se u keni zene frymen fukarenjeve me therrime.

  9. ago says:

    O Preç djali
    O Preç trimi
    Të skopiti Sigurimi
    Dhe pastaj i ziu Sal
    T’ka bërë si gru e përdalë.
    Shkruaj ndonjë varg e mos u ndje,
    Je i lodhur sa më s’ke…

  10. arnaut says:

    Preci eshte person i persekutuar ende. Pardje e persekutonte regjimi komunist (megjithese per kete nuk ka dhene prova), pastaj e persekutoi vete Saliu, tani po persekutohet nga Rama. Ose me sakte vetpersekutohet duke mos ju permbajtur nje vlere fikse. Kalon menjeherene opozite.

  11. labi says:

    Zogaj eshte pa byth si zalli i lumit, si nuk u be njehere burre ky njeri .

  12. gimi says:

    Prec Zogaj, nje servil qe eshte majmur ne katitalizmin e ndyre dhe, qe

    na serviret per mbi 20 vjet si koha e demokracise me te bukur ne

    bote.Perdite mbi kurrizin tone po vertetojme ato qe E.Hoxha deklaronte

    per kete sistem, ku ata qe zoterojne pasuri gjithnje e me shume

    pasurohen, ndersa 99% e popullsise me shume varferohet….

  13. ylli polar says:

    zotin prec e respektoje si poet dhe shkrimtare por si politikane ka marre fund qe kur pranoi te behet vegel e sistemit.buste mund te rrezosh sa te duash mentalitete eshte e veshtire.per te ndryshuar mentalitete duhet nje elite patriote ;e ditur ;e kulturuar.largepamese .elita e sotme shqiptare n.q s kanuk permbush asn.je nga keto kritere perderisa lufta e saj eshte qe te marre nje kocke nga politika. elita shqiptare=nje fshatar nga hasi.

  14. pensionisti i gajasur says:

    Nga populli kisha mesuar thenien e mencur “Ti je mure iu larte,por une te heq gurin e fundit!”
    Rinia dhe populli i Tiranes i vune vertete”shpatullat” dhe nje litar rreth qafe monumentit te Enver Hoxhes me 20 te shkurtit historik,por ate gurin e fundit ia kish hequr me pare tjeter kush.Ramiz Alia i kish liruar bullonat bazamentit te atij monumenti!Demostruesit e revoltuar e terhiqnin zvarre momentin e Enverit,ndersa policia ua kish hipur “IFA’-ve bashke me automatiket dhe qente ujqer te policise speciale.
    Nje gje e trishte me mbeti ne mendje.Aspak se u rrezua monumenti i diktatorit dhe bashke me te edhe rregjimi i tij komunist,por ai bazamenti dhe platoforma ku ish ngritur mbeti per aq kohe pa u prekur nga regjimi autokratik e antipopullor i pasardhesit te tij,te ideologjise dhe praktikave te tij,despotit te ri Berisha.Ai e ruajti ate deri vone per te vene shtatoren e tij,sepse pretendonte te hynte ne histori.Por populli shqiptar i kish ruajtur atij te vetmin vend ne historine e vet,koshin e plehrave,ku do te perfundojne te gjithe tradhetaret dhe maskarenjte e ketij vendi!

    1. Torollaku Rilindas says:

      Hej pensionisto, po ate jevgun qe i bente shurren siper monumentit te rrezuar te qoftelargut a e mban mend? A e mban mend si gajasej edhe ai jevgu kur pshurrte mortjen?

  15. Flamurtari says:

    Z.Preç, gjate gjithe jetes tende ke qene shuma aktiv ne politike. Ne kohen e regjimit komunist, ishe aq aktiv sa i sherbeve atij regjimi edhe duke u bere bashkepunetor i sigurimit te shtetit.
    Ke 25 vjet qe je mjaft aktiv ne politik sa ne njerin ashtu edhe ne tjeter krah. Nuk te merret vesh se ne çfare drejtimi je ne politike, megjisthese ke zgjedhur ate qe te jep poste. Kur nuk te japin poste, kuptohet, kalon menjehere ne opozite dhe lepin ato qe pështyre.
    Preç, ben mire te pushosh, te mos merresh më me politike se na i shpife. Une sa here qe te shoh ne TV, më neveritesh dhe e mbyll televizorin. Keshtu veprojne edhe disa te tjere, kur ju shikojne ju dhe Lubonjen.
    Na i shpifët.

  16. Ilirjan says:

    Keqardhje per Precin! Akoma ne sherbim te Ramos, megjithese Ai shkoi sikur nuk ishte ne kete bote per vepra te mira, dhe nga mbrapa la pas vetem Tradhetine dhe Keqberjen ndaj Popullit qe e konsideronte tufe nderkohe qe i veshen Tyrben e Bariut, megjithese dukej sheshit se nuk e meritonte, s’kishte “trup” per ta veshur. Or Prec, ti nuk ke qene por shefat e tu kane qene te pranishem naten e 19 Shkurtit 1990 kur Ramua mblodhi qente e tij, Xhelil, Sali, Sabri, Skender dhe ju parashtroi planin e te nesermes: Heqjen e Monumentit te Enver HOXHES, por kete rradhe jo me naten dhe me vinc – sic u be me Monumentet e Leninit dhe Stalinit, por qe te jemi te besueshem ne syte e “Demokracive” Perendimore, duhet qe te nxisim dhe orientojme turmat – bageti me qellim rrezimin dhe degdisjen e Monumentit. Nderkohe u leshoi fonogram qorrave: Antare te Pleniumit te KQPPSh-se, qe te ishin ne Tirane per nje mbledhje urgjente, ne oren qe edhe kishte parashikuar katrahuren e rradhes, me qellim qe kete moment teper delikat Ata ta perjetonin ne Vathen e tij, Ramos, ndoshta nga frika se mos i vinte drita e syve ndonjerit dhe atehere mjere Bariu pa kellqe, ndersa me dhelperi ne ato caste teper te trazuara per Ta, do ti zhyste edhe me ne erresiren qe kishte kohe qe e perpunonte. Thone qe para 1985.
    Prec, e dime qe e ke ngrene Lugen e Corbes, por tani qe kane ngelur vetem qente e Bariut, dhe atyre u rane dhembet para kohe, mos kij frike, ville plotesisht ate Luge Corbe te shpetosh, dhe jeto me grigjen nga e cila edhe ke dale, asaj i perket sepse ke nje dhunti qe rralle te tjere e kane: Je poet.

  17. damka says:

    Per cilet shqiptare e ke fjalen o qen rrugesh?

  18. Murlani says:

    Preçi , dhe suita anti Enver , si shum sahanlepirsa ose opinionista me ulerimat e tyre po bejne njerezit te kuptojne se sa e madhe paska qene vepra , mendja dhe perpjekja e Enverit per ta ndertuar nga hiçi kte vend per ta mbrojtur , arsimuar , duke e kthyer nga mesjeta ne vendin me buqesi , industri e shkence te perparuar me moshen me te re e jetegjatesinë me te gjate e me te sigurte ne bote .
    Mbas 25 vjeteve demokraci me mbeshtetjen e te gjitha vendeve demokratike , dhe me emigrimin e shumices se moshes me te re te shqiptarve , politikanet e sotem nuk po i japin asnje shprese njerezve per te ndertuar te ardhmen e sigurt ne vendin e tyre , .
    Preçi , ose preçet ta dijne se Enveri ishte dhe mbetet shqiptari me i math i te gjitha koherave .

    1. Torollaku Rilindas says:

      …keshtu tha Murlani, pastaj meqe e kishte zene barku, shkoi ne nevojtoren alla turka ne oborr te shtepise, qe e ruante te pandryshuar ne kujtim te kohes se Enverit, dhe i terhoqi nje te dhjere te mire, lau bythen me sapllak dhe kerkoi nje fete buke 40-çe dhe nje tas groshe te vjetra, nga ato te rezervave te shtetit, pastaj shkoi ndezi televizorin “ILIRIA” dhe pa lajmet e ores 20, duke mallkuar kohet e reja, qe nuk e lejonin me te shkonte ne format e edukimit politik.

  19. Emigranti says:

    O Përç nuk kishit bythe te benit te tilla gjera ju. Vete e pranon qe na orjentuan nga sheshi dhe spati arme ! Po mos deshte Ramua do t’ju kishin futur nga nje plumb me pistoleta Stilolaps si ato qe tha Saliu dhe te tjeret e di vete ti si do ja mbathnin kembeve biles te nesermen do shkonin ne rajon te spiunonin shoket

  20. thanas says:

    c’eshte kjo injorance e madhe?
    Gazetar dhe quan shtatoren bust?
    E pabesueshme.

  21. Mark Gjonaj says:

    Nuk e mora vesht asnjehere perse Berisha e pati spostuar Precin, ai(Berisha) ishte i implikuar me sistemin komunist si komunist dhe agresiv ne luften e klasave; kujtoj deponimet e te mbijetuarit Hysen Shoshori qe i perplas traktin e gjetur ne universitet gjyqtarit dhe i thote te varet ne litare. Ndersa Precin ne te vertete nuk e lidhte gje me komunizmin, sepse ja kishin pushkatuar dajallaret. Sa per kalimet nga njera ane ne tjetren ne shkrimet e tij, tregon se ai nuk eshte nje cara i ngulur militant(ndonse eshte i djathte), por kritikon fenomenin dhe eshte shume me lart dhe analist se gazetari Frrok Cupi dhe nje nga analistet me te mire te Shqiperise, ndonse une per shume shkrime kam pase kritika per te. Sa per bp. te sigurimit te shtetit, i ka dale boja, jo vetem qe nga kjo kategori do te terhiqeshin ne ate kohe, por nje seance gjyqsore e ka e ka mbyllur kete mekat femije! Biles ai nuk ka maqrre njeri ne nqafe me informatat e tij, por perseri e ka shfrytzuar te marre burse per ne universitet dhe sot e ke ne opozite kundershtare me shkolle dhe jo nje puntore shkurresh per ta perdore ku kane nevoje kreret e politikes. Shume mire, po te pranonte, do bente Rama ta dergonte ne Vatikan ambasador, ose gjetke ne ministrine Jashtme!

  22. dauti says:

    e e dime qe me trimerine tuaj rrezuat bustin pasi sistemin e rrezuan te tjeret …dhe me sukses ne vend te bustit ngritetvrasje me pagese e mafje, tritol,prostitucion,droge,fabrika e uzina te shkaterruara,fusha te kethyera ne keneta,pyje te djegur e te prere,shqiptare qe largohen per nuk dine se ku nga qe ketu me rrezimin e bustit u keni siguruar gjith te mirat,me duket se eshte shtuar numuri i burgjeve per te kompesuar mungesen e ndertimit te shkollave dhe spitaleve.ne vend te bustit qe e rrezuat me sukses ngritet gjithashtu kazinot,bingot,firmat piramidale prishet minjerat ,trotuaret ,lulishtet dhe fushat sportive dhe…shkurt e degjeneruat kete komb dhe kete vend e bete kasapane.per rrjedhoje mire do jete te ndjeni pak pendim dhe jo te mburreni per cka keni bere…se gati gati po doni te na thoni se jeni heronje kur ne fakt nuk derdhet as djers e as gjak vetem se ne fakt e keni bere shqiperine tere plage…

  23. mia says:

    Bota e zhvilluar gjate historise njeh raste te revolucioneve te dhuneshme. Franca e kultures, ka shembur Bastijen, po jo statujat e mbreterve. Ata dekorojne sot e gjithe diten Parisin.

  24. albani says:

    I mjere mbete, si atehere,para ’90 dhe tani. I shtypur dhe i perbuzur, por krenar!

    Bravo te qofte per pafytyresine tende o Z. Presh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje