Historiani Dülffer: Ndarja e Evropës nuk është kapërcyer ende

5 Shkurt 2015, 16:26Dossier TEMA

70 vjet më parë Roosevelt, Churchill dhe Stalin ndanë Evropën në Jaltë. Sot Putin vijon me politikën e pushtetit të Stalinit, thotë historiani nga Këlni, Jost Dülffer. Sipas tij kjo është një situatë shumë e rrezikshme.

Më 4 shkurt të vitit 1945 u takuan tre liderët e fuqive aleate në luftën kundër Gjermanisë naziste: Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Britania e Madhe) dhe Joseph Stalin (BRSS). Ata u mblodhën në Jaltë të Bashkimit të atëhershëm Sovjetik në gadishullin e Krimesë. Takimi i “Tre të mëdhejve” kishte të bënte me ndarjen e Gjermanisë pas kapitullimit dhe me krijimin e një rendi të ri të pasluftës në Evropë. Fuqitë e mëdha të atëhershme ranë dakord me njëra-tjetrën që në fillim lidhur me kërkesat për dorëzimin pa kushte, për denazifickmin dhe demilitarizimin e Gjermanisë. Por disa çështje të tjera dukeshin të pazgjidhshme, aq të mëdha ishin dallimet.

Për gadishullin e Krimesë, ku ndodhet Jalta, ka edhe sot trazira në rendin evropian të paqes. Në një intervistë për Deutsche Welle-n (DW) historiani gjerman Jost Dülffer flet për rëndësinë e konferencës së Jaltës, ku në 1945 u diskutua për paqen dhe ku Evropa faktikisht u nda.

DW: Në Jaltë “Tre të mëdhenjtë” arritën të bien në një farë mase dakord me njëri-tjetrin, paqja në Evropë u sigurua fillimisht. Por disa muaj më vonë bota u përball me një luftë të re, të ashtuquajturën “Lufta e Ftohtë”. Çfarë ndodhi?

Jost Dülffer: Koalicioni anti-Hitler i përbërë nga rusët, amerikanët dhe britanikët as gjatë luftës nuk kishte funksionuar pa tensione. Por në Jaltë aleatët ranë dakord për atë, që për të gjitha palët mund të ishte një pikënisje për një politikë të përbashkët të pasluftës. Por ajo nuk u aplikua konkretisht në diplomaci, për shkak se u thelluan tensionet. Pati diferenca për çështje të caktuara. E para ishte çështja polake. Bashkimi Sovjetik e injoroi qeverinë polake në mërgim në Londër dhe vendosi një qeveri satelite të vetën. Pyetja ishte a duhej të njihej kjo qeveri, veteë sepse BRSS kishte çliruar Poloninë?

Pastaj ishte çështje e reparacioneve. SHBA hezitoi që në Jaltë, që të mbështesë plotësisht kërkesat sovjetike për reparacione nga Gjermania, sepse ishte e sigurtë, se vinte në një vend të shkatërruar, i cili fillimisht ka nevojë për ndihmë. Përveç kësaj amerikanët nuk ishin të gatshëm që të ndanin sekretin e bombës atomike dhe të shfrytëzimit të energjisë bërthamore për qëllime civile. Kjo krijoi tensione. Të përbashkëtat u shterruan deri në vitin 1946/1947.

Le të spekulllojmë: çfarë mund të bëhej ndryshe, sikur të dihej, se çfarë do të ndodhte pak vite pas konferencës?

Bashkimi Sovjetik e çliroi Evropën Lindore nga pushtimi gjerman dhe donte të ushtronte interesat e tij të pushtetit atje. Për shkak se kjo nuk iu pranua, pasoi konfrontimi dhe Lufta e Ftohtë. Të dyja palët kanë faj, sepse fuqitë perëndimore kishin pak mirëkuptim për Bashkimin Sovjetik, edhe për vuajtjet e Bashkimit Sovjetik. Në luftën e ftohtë Bashkimi Sovjetik, amerikanët dhe britanikët kanë qenë të përfshirë njëlloj.

A ishte e qartë që në Jaltë, se ndarja e botës nuk mund të shmangej?

Jalta ka qenë një ndër shumë konferenca, ku është diskutuar për rendin e pasluftës dhe ku kërkohej të arrihej marrëveshje për këtë çështje. Një vit e gjysmë më vonë ka pasur vetëm konferenca ministrash të jashtëm, në të cilat u bë e dukshme ndarja e Evropës. Në Jaltë kjo nuk ka qenë aq e manifestuar. Kishte ende shanse. Por ka pasur një konfrontim ideologjish – komunizmit dhe kapitalizmit. Secila palë zgjeronte sferën e saj të ndikimit në mënyrën e vet, Bashkimi Sovjetik më shumë në mënyrë ushtarake, fuqitë perëndimore më shumë në sensin ekonomik.

Disa historianë e shohin Jaltën si vendin, ku Perëndimi ka tradhëtuar Poloninë dhe vende të tjera të Evropës Lindore. E shihni edhe ju kështu?

Gjërat erdhën si erdhën, pjesërisht për shkak të një veprimi të njëanshëm të BRSS, pjesërisht edhe si kompromise. Fuqitë perëndimore nuk mund të fillonin luftë me Bashkimin Sovjetik në momentin, kur Gjermania e Hitlerit nuk ishte mundur akoma.

Nëse do të bëni një skicë në vija të trasha, çfarë i ka sjellë Jalta botës? Çfarë mund të cilësohet sot 70 vjet më pas si pozitive dhe si negative?

Dy muaj pas Jaltës u themelua OKB-ja. Për Kombet e Bashkuara në fakt u fol pak në Jaltë, por u ra dakord, që të pesë fuqitë e mëdha të kenë të drejtën e vetos. Kjo ishte e nevojshme në sistemin e atëhershëm shtetëror, por ky rregull pengon deri sot OKB-në për të qenë më efektive. Pozitivja ishte se po ecej në rrugën e paqes, ndërsa ishte akoma luftë.

Situata e sotme në Euvopë ka prej disa vitesh ngjashmëri me kohën e atëhershme. Në politikën e tij dhe në mënyrën se si prezantohet Putini vazhdon politikën e pushtetit të Stalinit. Dhe kjo është një situatë shumë e rrezikshme. Ne kemi besuar se pas përfundimit të konfliktit Lindje-Perëndim 1989/90 ishte kapërcyer kjo ndarje në sfera të ndryshme të pushtetit në Evropë. Ne shohim sot se Rusia e sotme, shumë më e vogël se Bashkimi i i atëhershëm Sovjetik, ndjek të njëjtën rrugë dhe kjo është shumë serioze. Ne mendonim se e kishim kapërcyer, por jo.

Jost Dülffer është profesor për historinë e re në Universitetin e Këlnit. Ai është autor i librit “Jalta, 4 shkurt 1945. Lufta e dytë Botërore dhe krijimi i botës bipolare”.

9 komente në “Historiani Dülffer: Ndarja e Evropës nuk është kapërcyer ende”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    Putini me te stalinit
    Merkeli me te hitlerit.
    Mire e ke thene.

  2. loje e piset nga te dy krahet ,e cila te con ne konflikt me vullnet nga te dyja palet ,e cfare mbetet te themi????

  3. mucua i tanes. says:

    e c’faj kishte stalini qe cliroi europen apo donin amerikanet qe te fusnin hundet atje ku nuk duhej .
    stalini kishte plotesisht te drejte qe te vendoste ne pushtet forcat demokratike ne poloni dhe jo t’ua falte perendimoreve .
    jalta ishte fundi i epilogut ku preludi ishte luajtur me heret ne teheran ne nentor 1943 .
    putini nuk ben gje por mbron vendin e tij nga ekspansioni amerikan dhe me gjere.

    1. Torollaku Rilindas says:

      Stalini cliroi Europen?!? Me duket se eshte me e sakte te thuhet zevendsoi nje pushtues me nje tjeter. Mjaft me rrenat komuniste, Hitleri dhe Stalini ishin dy monstra qe luftuan njeri tjetrin, dhe ne fund sigurisht njeri do te fitonte, po vetem kaq. Vetem se qe fitimtar nuk do te thote se qe me i mire, nje MUT qe edhe ai.

  4. Torollaku Rilindas says:

    Putini nuk vazhdoon politiken e Stalinit. Stalini vazhdoi politiken klasike te Careve te Rusise, keshtuqe Putini eshte ne vazhdimesi te politikes me te vjeter per hegjemonine ruse ne Europen Lindore. Komunizmi dhe ideologjia aty eshte si puna e kosit te ajo barcaleta me te qire. E dini ju, ajo qe e leu ate mikun me kos dhe ia mbeshtolli asaj gruas dhe ay qe shikonte tha, per bese po te mos ishte ky kosi une do t’i thoja “e qime” kesaj.

  5. Petro Luarasi says:

    Pyetja 1.000.000.000.000 $ qe prej nje shekulli nuk merr pergjigje: kush e solli ne pushtet Leninin me Stalinin dhe kush Hitlerin me Musolinin?

  6. ari says:

    Sa vete e shtohet propaganda amerikane kunder te ”keqit”Putin.Cili eshte roli i Natos?Pse nuk u shkri mbasi u shkri traktati iVarshaves,mbasi per ate ishte krijuar si kunder pesh e tij.Pse Nato po rrethon Rusine?Amerika kerkon nje ndarje te re te botes sipas interesave vetem te saj per lenden e pare[energjine etj]dhe per tregje,jo me kot shume qeveri jane kuklla e shume shtete jane protektorate te SH.B.A. dhe Gjermanise tani qe shikon te behet superfuqia evropiane,drejt globalizmit per popujt skllever.Popujt po kuptojne se cfare ndodh por akoma nuk reagojne dot nga ‘qeverite’dhe propaganda e shtremberuar si kejo me lart.Putin do popullin e vendin e tij.SH.B.A. gjasme shperndan de mokraci ne bote,por atje ku i intereson asaj.te themi se Arabia Saudite ka aq demokraci sa te mos merret amerika me te,apo ku eshte halli qe nuk thote dot asnje fjale[sepse e ndihmon per planet e saj hegjemoniste]Historia,per fat te mire te popujve qe duan te jetojne te lire nxorri Putinin,qe deri sa te jete ai do kene nje mbeshtetje.N.q s. gjermano-amerikanet do shpejtohe per ta sulmuar,vajmedet e hall mileti per ata dhe popujt.Popujt jane kunder luftrave grabitqare,jane vetem per luftrat clirimtare.

  7. Populli says:

    Dardha e ka bishtin mbrapa. E drejta VONON po nuk HARON

  8. demokracia ka ligje says:

    Historia e shkurter dhe e vertete e luftes dyte boterore eshte kjo:
    -Fillisht gabimin e bene Anglia dhe franca qe nenvleftesuan armatosjen e vrulleshme dhe pushtimet fillestare te Gjermanise:Austri,Sudetet e Cekosllovakise.
    -Ne prag te fillimit te luftes,bashkimi sovjetik lidhi traktat mossolmimi 10 vjecar me gjermanine(traktati Ribertrop-Molotov) dhe rane dakord te ndanin bashke Polonine,gje qe e realizuan.
    -Ne fillimet e vitit 40 Gjermania pushtoi Francen dhe e vetmja fuqi qe luftoi per me teper se nje vit me Gjermanine,e cila zotronte gjithe Europen,ishte Anglia.Kjo zgjati gjer ne qershor te vitit 41,me beteja te ashpra ne ajer,ne dete dhe ne Afrike ku munden gjeneralin Romel.
    – Ne qeshor te 41-shit u fut ne lufte edhe BS,nga frika se Gjermania pas fitores me Angline do ti sulej edhe atij.
    -Amerika gjer ne kete kohe nuk ishte ne lufte me Gjermanine,por filloi te ndihmonte me arme BS,duke derguar nepermjet Gllaskout dhe Murmanskut me dhjetra karvane me armatime.Per kete shkak Hitleri i shpalli lufte edhe Amerikes.
    -Keshtu vazhdoi lufta gjersa trupat aglo-amerikane zbarkuan ne Europe,(Normandi)dhe gjermanet u detyruan te terheqin trupa nga lindja per ti rezistuar zbarkimit angloamerikan ne perendim.Kjo favorizoi trupat sovjetike te perparojne ne lindje dhe pas lufte te vendose diktaturat komuniste ne shtetet e kesaj zone.
    -Me pak fjale Luften kunder Gjermanise se Hitlerit dhe Japonise e fitoi arsenali i papare ushtarak i Amerikes:Ne fillim te luftes,Germenia,Angelia,Franca dhe BS kishin nga 6 deri 2-3 mij avjone luftarake,ndersa Amerika ne vitin 1942 prodhonte 96 mij avjone ne vit e tj…
    -Amerikanet zbarkuan ne Europe me rreth 5 mij anije lufte e funizimi,sa vete Stalini i shkruar Ruzveltit,duke e pergezuar dhe falenderuar se:”…nuk ka njohur historia nje fushate te tille madheshtore ushtrake…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje