Ndeshja e basketbollit ndërmjet ekipit turk të Gallatasarajit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, ka rikthyer historinë e krijimit të ekipit të madh turk.
Kryetari i klubit turk Duygun Yarsuvat ka cuar mesazhe të paqes tek tifozët në Serbi duke thënë se edhe serbët kanë marrë pjesë në krijimin e Galatës më 1905.
Tensionet ndërmjet dy ekipeve ishin ngritur pas vrasjes së tifozit Marko Ivkovic, ndërsa janë të pranishme edhe tani.
Njeriu i parë i këtij klubi Yarsuvat gjatë vizitës te varri i Ivkovic ka deklaruar se studentët serbë kanë marrë pjesë në formimin e ekipit të Galatasaraj, që sipas tij është i mbushur me dashuri dhe vëllazëri.
Gazeta beogradase duke shkruar për këtë histori bën të ditur se në formimin e ekipit të Galatasaraj, kanë marrë pjesë Milo dhe Pavle Bakic, nga fisi Vasojevic i Malit të Zi, të cilët në fillim të shekullit 20 ishin shkolluar në Liceun e Stambollit. Ata, sipas Blic, më 1905, bashkë me 12 shokë tjerë e kishin themeluar ekipin e futbollit të Galatasarajit, që edhe ka qenë fillimi i kësaj shoqërie sportive, raporton Telegraf.
Sic shkruan Blic, tifozët e Galatës edhe sot e konsiderojnë Milo Bakicin si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave në Turqi.
Por, duket se ka një paqartësi se kush ishin vëllezërit Bakic, pasi në një pllakë përkujtimore që delegacioni i Gallatasarijit ka zbuluar për vëllezërit Bakic thuhet se ata kanë qenë “nxënës malazez” ndërsa kreu i klubit turk i ka quajtur serbë ata.
Por, përvec Milos dhe Pavle, një nga themeluesit e ekipit të Galatasarajit është edhe shqiptar Ali Sami Yen, emrin e të cilit mban edhe stadiumi aktual i Gallatasarajit, që është hapur më 20 dhjetor të vitit 1964.
Emri i vërtetë Ali Sami Yen është Ali Sami Frashëri, i cili është djali i Sami Frashërit, filozofit dhe shkrimtarit të njohur shqiptar. Ali Samiu, ka qenë edhe Presidenti i parë i klubit, ai ka vdekur më 1951, ka shkruar “Blic”.
Në këtë foto shihet Ali Sami Frashëri, i dyti në rreshtin e poshtëm dhe Milo Bakic, i treti në rreshtin e parë në këmbë.
Stadiumi Ali Sam Yen nuk ekziston me…Gallata luan prej 2-3 vjetesh ne nje staduim tjeter te ri…
Aliu i dyti ne rrjeshtin e poshtem? Po numerimin nga ta fillojme per te gjetur Aliun ,nga e majta apo e djathta?
se ke mësuar ndonjëherë që të numërosh fillon nga e majta në të djathtë?
Perralla me mbret po leni ore kto rrena te shkive
Ali Sami Yen Frasheri rroft Shqiptaria
O Tema mos beni propagand per telegrafin e shkjaut
Numerimin behet Nga poshte larte dhe Jo majtas djathtas.
nga frasheri ne Yen
si te ikesh nga frasheri ne kine
futja po.. kshu jenit dmth
Mire qe nuk a nderroi emrat Turqia si Greqia.
O tema po pse doni me na e bo jeten e veshtire , po ça ju gjente me i fut i rreth te kuq te foto se kush jane ato te dy. i treti ne rreshtin e pare eshte ulur, i treti ne rreshtin e trete eshte ne kembe, kurse per kte shqiptarin nuk dim se nga ta fillojme numerimin.
Milo Bakic eshte me shtatlarti, ai me duar te kryqezuara,me fanelle gjys gri,gjys te zeze, ndersa Ali Sami Frasheri eshte i dyti nga e majta,i ngja shume Naimit ne nje foto te gjimnazit Zosimea.Paradoksi ketu eshte se edhe dy vellezerit malazeze jane shqiptare nga gjaku.Fisi Vasojeviq jane nga fshati Pallabardh ne krahinen e Kucit ne Mal te zi.Dikur keta e kishin mbiemrin Baku,por pas kthimit ne ortodokse e shnderruan ne Bakic.Nga fisi Vasojeviq eshte edhe Mark Milani,qe pasi u shpartallua ne betejen e Plaves nga malesoret shqiptare,e pranoi edhe vete kombesine shqiptare.Keta Vasojeviqet kane qene shqiptare katolike si e gjithe malsia e malit te zi,por pasi i sulmoi Kara Mahmut pasha u lidhen me serbet dhe nderruan fene,gjuhen dhe kombesine duke u shnderruar ne ortodokse malazeze.Kjo ndodhi ne fillim te shek.XIX.