Agolli rrëfen lidhjet e tij me kupolën komuniste: Enveri caktoi Ramizin për t’i mbrojtur familjen

4 Shtator 2014, 12:02Dossier TEMA

Shkrimtari Dritëro Agolli flet për raportet e tij me kupolën komuniste.

I perceptuar si shkrimtar i privilegjuar, ai shprehet: “Kur po ndërtohej Piramida, Spiro Dede, sekretar i Komitetit Qendror, më mori në telefon dhe më tha se të gjithë shkrimtarët i kanë dhënë shokut Enver kompletin e veprës së tyre me dedikim dhe ne do ta vendosim te muzeu i Enverit te Piramida, por vepra jote mungon.  Prandaj merre veprën tënde të përmbledhur dhe sille me dedikim ta vendosim te muzeu i Enverit.

Dhe, unë i thashë që kur nuk ia kam dhuruar Enverit me dedikim sa ishte gjallë, nuk e bëj tani.

Kjo është artificiale, nuk bëhet kjo punë. Më vinte një lloj turpi nëse e bëja këtë gjë”.

Pas kësaj, ai tregon se ndonëse Ramizi nuk ndërhynte, “ai kishte dhënë urdhër në RTSH dhe Marash Hajatit, drejtorit të Përgjithshëm të Televizionit Shqiptar, që Dritëro Agolli të mos dalë në kronikat artistike të aktiviteteve apo pritjeve”.

“Madje edhe fjalimin në kongresin e 10-të të PPSH, kur u krijua PS, nuk e kemi gjetur, qëllimisht nuk na është dhënë, madje është transmetuar shumë rrallë.

Ne nuk e kemi atë kasetë as si kujtim. Fjalimin në kongresin e 10 nuk ma botuan as në “Zërin e Popullit” dhe unë e çova të “Zëri i Rinisë”, që në atë kohë e drejtonte Remzi Lani”.

Ai rrëfen se në Pleniumin e katërt të Komitetit Qendror në 1973, njëri i ka kërkuar që të fliste kundër Ramizit, duke e bërë përgjegjës kryesor për shfaqjet e huaja në muzikë dhe në art, për të cilat po dënohej Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami, por ai nuk e bëri këtë.

“Pas pleniumit të katërt, Ramizi më mori në telefon dhe më fton të shkojmë në Razëm, bashkë me Sadijen.

Unë pranova.

Atje ai mbajti një fjalim, ku ishin mbledhur shumë njerëz. Tha se ju mund të habiteni se pse erdhi Dritëroi këtu me mua.

Ai është njeri i madh i letërsisë, e kam mik, sepse unë mund të mos isha sot këtu me ju nëse Dritëroi nuk do të luante atë rol që luajti në një moment të vështirë për mua.

Unë i jam mirënjohës Dritëroit!

Më pas ndodhi ajo e Kongresit të 10. Unë u çova në Kongres, kritikova ashpër diktaturën e proletariatit, drejtimin e vendit nga partia, diktaturën e Sigurimit të Shtetit dhe kritikova rëndë diktaturën e Komitetit Qendror etj.

Atij nuk i erdhi mirë nga ky qëndrim që unë mbajta në Kongres.

Në momentin që unë mora fjalën në Kongres, Ramizi i tha Kastriot Islamit, i cili në atë kohë ishte kryetar i Kuvendit: “Doli dhe ky ballisti”.

Tregoi se ishte dredharak, tjetër tha në Razëm, tjetër në Kongres, më quajti ballist”, thotë Agolli për gazetën Panorama.

“Që kur ishte gjallë Enveri, Ramizi e kishte të qartë se do të ishte pasuesi i Enverit.

Edhe po të mos vdiste nga sëmundja Hysni Kapo, Enveri do ta kishte futur brenda siç eleminoi të tjerët, apo siç iku dhe Mehmeti.

Ku pyeste Mehmeti për Ramizin, nëse do të ishe gjallë pasi të vdiste Enveri.

Mehmeti e kritikoi në Pleniumin e katërt Ramizin për të gjitha shfaqjet liberale dhe dekadente, për të cilat u dënua Lubonja, Paçrami, etj.

Enveri donte si pasues Ramizin, sepse tek ai shpresonte se ishte i devotshëm për t’i mbrojtur familjen dhe atë vetë dhe nuk do të ishte agresiv si Mehmet Shehu”, nënvizon Agolli.

21 komente në “Agolli rrëfen lidhjet e tij me kupolën komuniste: Enveri caktoi Ramizin për t’i mbrojtur familjen”

  1. boko says:

    “…dhe si profet ngre koken madheshtore…”
    Te kujt jane keto vargje o Dritero dhe kujt i kushtohen…?
    I a dedikove kur ishte gjalle apo vdekur…?
    Driteroooo….

    1. Argita_B says:

      Driteroa Agolli ka qene nje nga shkrimtaret me me talent qe jetuan ne periudhen komuniste. Ashtu sikurse pjesa derrmuese e letrsise dhe artit, Agolli shkruajti dhe i sherbeu sistemit komunist.
      Sot ai tregohet nje bukeshkale duke u prezantuar thuajse si nje i perndjekur politik!!
      Turp i madh, i njo femijet qe ishin te perkedhelurit e sistemit, shtresa me e priviligjuar, te veshur me mode te huaj pasi i jati dilte neper perendim me parate e shtetit komunist, te privilegjuar ne shkolla.
      Nuk do te ishte turp qe te thoshte se ne ate kohe i ka sherbyer sistemit, po tup eshte kur thote sot se paska qene kritik ndaj sistemit.

      ata qe ishin me te vertete kundra apo kritike te sistemit komunist, i njohim, perfunduan burgjeve apo kampeve te internimit, Agolli ka jetuar si pasha ne mes te Tirones me te gjitha privilegjet.

      1. argita? says:

        Lexo Argita. Mos u bej e pa-afte per te kuptuar faktin. Jam ne mik i djalit te Driteroit dhe kam hyre shpesh ne shtepine e tyre para viteve ’90. Driteroi mund te kete qene i privilegjuar por dicka duhet te kesh parasysh; Dritero Agolli ka botuar shume heret vepra ne Perendim dhe sigurisht me “shitjen” e vepres se tij ka perfituar valute qe shkonte gati e gjitha ne favor te shtetit ne ate kohe. Prandaj, perpara se te permendesh fjalen “i privilegjuar” duhet te thuash qe ekzistencen dhe ato cka quan ti privilegje i kishte blere me para ne dore. Behu e mencur dhe kupto. Privilegj mund te thuhet vetem se u la te shkruaje dhe te ekzistoje por jo ekonomikisht.
        P.s. nuk mund ta konceptoj sesi mund te jesh i privilegjuar kur te lejojne te besh ate qe di me mire dhe thesht te ekzistosh.

  2. zef says:

    Pse duhet te kishte frik Enver Hoxha per familjen
    e tij??? Ai e cliroi shqipnin nga pushtusi, e ngriti
    shqipnin shum lart sa edhe vendet tjera na kishin
    zili per miqenien qe kishim, prandaj e ka pasur te
    kote shoku Enver te ket pas frik.

  3. Ben says:

    Nje nga te paktet shqiptare te ndershem,Dritero Agolli.

  4. rilindasi says:

    Jo nga te paktet,por eshte i vetmi qe eshte i vertete me kohen dhe me veten e tij,pleqeroft i bardhe!

  5. alfade says:

    Na doli edhe Driteroi disident ! O tempora, o mores !!!!

  6. Dardan shqiptar says:

    O fshatar o zemërzjarr
    Nuk bëhesh dot qytetar
    Qytetar nuk bëhesh kurrë
    Edhe të kesh 100 flamurë.

  7. vemendje* says:

    Argita.
    “Kritik ndaj sistemit”???.
    Nuk behej fjale…….Ky nuk ishte kritike ndaj sistemit,por per ato qe ndodhnin brenda ne sistem.
    Ne nje fare mynure i bie qe,ata qe kritikonin sistemin,e donin me shume dhe prandaj e kritikonin.
    SISTEMI NU KRITIKOHEJ NE BOTE,SKISHE BY.. NJERI TA BENTE,E KAM FJALEN NGA KETA QE DALIN TANI DHE KRITIKAT QE BENIN I QUAJNE “REVOLTE NDAJ SISTEMIT”

  8. eni says:

    Dritero Agolli eshte nder per shqiptaret, rregullon imazhin tone kur e prezantojeme.
    Te duam shume Dritero!

  9. Bato says:

    Driteroi figure servile dhe sahanlepirese i te gjitha partive,pushteteve. Pasqyre e njeriut pijanec dhe te degraduar nga kthesat e paprincipta ne jeten e tij.

  10. Ariu says:

    Dritero! Je i madh kur nuk flet dhe i tille do mbetesh po nuk fole. Pleqerija ben punen e saj.

  11. agostin says:

    Lexoni:” Shkelqimi dhe renja e shokut Zylo” Aty gjindet gjiganti Dritero Agolli.

  12. zqk says:

    …Takon Enver Hoxhen kur kthehet nga ara,
    Ne sheshin e fshatit ku cezma thermohet ne gure,
    Kutine e duhanit te forte ia ve perpara,
    Ndize he burre!
    … Ata matane detit xhoc thone e flasin,
    Niksone, Ford, Brezhnjev e c’jane
    Ama pak te na ngasin, flake merr stralli,
    E flake e bejme dynjane…
    ——
    Pjese nga poema ‘Nene Shqiperi’. Sic shihet plas disidenca:
    – Fshati nuk ka uje ne shtepi, por thjeshte nje cezme
    – Pale kur donte te helmonte Enverin me duhan te forte, ishte edhe me diabet.
    – Po sekretin ushtarak se kishim arme per Gerdec, Afganistan e Kurdistan, madje per te vrare edhe njeri-tjetrin e prape tepronin, e ka nxjerre qysh atehere e s’paskemi kuptuar gje.

    Driteroit te madh ia lexoni te tere vepren thesar, perfshire edhe poemen e mesiperme, por pordhet mos ia vini re.

    1. Rajub says:

      Hahaha…edhe Ismail Kadareja kur shkruante<> donte ti shkulte prandaj eshte disident dhe ka vuajtur shume ne kohen e Partise…

      1. Rajub says:

        Nuk e di perse nuk ka dale shpreja ne thojza Ku ti krkoje rrenjet e tua Parti

  13. caku says:

    Driteroi ka qene njeri i gotes dhe i muhabetit,ai ja kishte me hile pushtetit,sa per veprat letrare qe ka botuar,jane pershtatje ndaj diktatures se eger per te mbijetuar.Mirpo me tu afruar permbysja e sistemit,ai doli hapur sic edhe ishte gatuar,e denoncoi sistemin dhe qe i vetmi qe kerkoi ndryshimin dhe demokracine, te tjeret nuk e lane dhe e anatemuan.

  14. Alba - Dar says:

    – DRTEROI,…- ishte i perzgjedhuri per ne “Shtabin e Katovices Shqiptare”(ShKaSh).
    – Komandanti i ketij shtabi(RAM-ALIU), para se te fillonte ndryshimet,(Cmontim-Montimet)e sistemeve, parashikoi masat dhe figurat qe dote mernin drejtimin , qe do ti mbeshtesnin e realizonin ato. Disa nga kriteret e kesaj perzgjedhje ishin:

    1- Te ishe njeri(figure) e njohur Publike ne fushen e arsimit, kultures artit, letersis, muzikes, sportit, te mjeksis dhe deri diku te ekonomis.– Pra , te mos kishe lidhje te drejt per drejte me politen e sistemit
    –(Kujtoni per nje moment si e kush e mori “Flamurin e Demokratizimit te Vendit”, kush ishin deputetet e pare,kryetaret e partive dhe shtabet e tyre fillestare)

    2- Te kishe “cene biografike”, njohje (lidhje te vjetra) te drejt perdrejta e te terthorta me jashte shtetit- (Familjare,-miqesore, shoqerore ,pune , arsimimi,”sherbimi” …ect ….ect..)

    3- TE kishe vese e cfaqe negative , morale, liberale. Te ishe i korruptushem , qylanjos,interesaxhi, servil, konjuktural, fleksibel ….ect..

    4- Te kishe lidhje gjaku, miqsore ,pune ect… me nomeklaturen e larte komuniste , me te afertit ose rrethin e ngushte te tyre, apo me organet , klanet e fijet e fshehta e te pa duksheme …….

    — INDERUARI DRITERO …I PERMBUSHTE GATI MBI 75% TE “KRITEREVE ” SA ME SIPER.
    — PAVARSISHT NGA KONTESTIMET…..E NDRYSHME, AI KA LUAJTUR NJE ROL AMORTIZUES , QETSUS, ZBUTES, EKUJLIBRUES TE OIPINOIONIT TE BRENDSHEM, PRO DHE KUNDER NDRYSHIMEV TE BERA.

    — Me qe ka hyre ne moshen e thelle te pleqeris, DHE SI KRUSHK I KRAHINES KU KAM LINDUR, do ti servirja dy epitafe per boten e pertejme :

    1 – FUSH ME LULE NA E BET JETEN
    DETIN KOS E DIMRIN VERE
    EDHE SE FUNDI TE VERTETEN
    SE TREGUAT ASNJE HERE …

    2- QYL HENGRET,.. QYL PIT
    QYL U NGRYSET .. QYL U GDHIT
    QYL KALUAT GJITH JETEN
    QYL E MBUSHET DHE KULETEN …

    – Pershendetje, Alban Dardani NY.

  15. bobi says:

    Un mendoj se keta te kesaj fare, derisa te shkojne varre, duhet ti kerkojne te falur nate e dite popullit per brockullat dhe karshillekun qe i bene rregjimit.

    hajde per koke te sat eme

  16. bobi says:

    vetem atehere mund te jene te besueshem

  17. alba says:

    Driteroi eshte intelektual , njeri i madh i letrave , qe diti te jete keshtu , ne te dy sistemet .Do ishim ndryshe , nese njerez te tille do benin pjese ne politike dhe ne drejtim te saj .Respekt , mirenjohje per Driteroin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje