Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI
Angjelo KAZO


Lufta popullore e
Fushëbardhasve në Skërficë lidhej para së gjithash me rrethanat historike të mbrojtjes së trojeve jugore shqiptare. Diplomacia e mbapshtë e Fuqive të Mëdha si dhe protokollet famëkeqe të para një shekulli në Korfuz “ushqyen” ballafaqimin ushtarak të përgjakshëm në Skërficë në “Katedralen e Betejave” të Labërisë dhe në të gjithë Shqipërinë e Jugut. Fushëbardhasit sikurse treva Labe dhe gjithë shqiptarët janë vënë përballë veprimit diplomatik të Fuqive të Mëdha të mbushura me padrejtësi, interesa, dhunë, luftra e gjakderdhje. Por fqinjët lakmiqarë harronin se Labëria dhe lebrit në të gjitha periudhat historike, lirinë e nënshkruanin me gjak në beteja. Edhe “Shqipëria londineze” e dalë nga konferenca gjashtëmujore e ambasadorëve në Londër dhe e finalizuar më 29.7.1913: “Shqipëria të bëhej: “shtet i pavarur, asnjëanës dhe të vihet nën kontrollin e Fuqive të Mëdha”. Por “burrat e diplomacisë” evropiane pasi ndihmuan qeverinë autonomiste të Zografos dolën hapur pro Venizellos dhe u fundosën në batakun e Korfuzit më 17.5.1914 me marrëveshjen e turpit. “Baballarët e diplomacisë” evropiane rrëzuan veten dhe kërkuan të fshinin nga harta e cunguar shqiptare edhe Korçën e Gjirokastrën, përfshi gjithë Labërinë. Një shekull më parë dëshmitë popullore, por edhe ato dokumentare flasin për 150 mijë vetë shqiptarë të dëbuar nga vatrat e tyre drejt “Ullishteve” të Kaninës e të Vlorës. Humbje të mëdha nga uria, sëmundjet e të ftohtit bënë që të tronditej opinioni përparimtar europian. Fqinjët jugorë hasën rezistencë të fuqishme në trevat jugore të vendit. Kështu çetat labe të drejtuara nga Çerçiz Topulli, Halil Sullo, Hasan Xhiku, Sulo Beqiri, Selam Musai, etj, shkruan histori të shqiptarizmës. Qëllimet e synimet strategjike greke ishin një re e zezë mbi Shqipërinë. Zjarrin fillestar e hodhën “autonomia” e Korçës, Gjirokastrës e Himarës. Pas dështimit në Korçë, grekët ngarkuan një shqiptar gjakprishur nga Qesarati i Lunxhërisë në Gjirokastër, ish Ministër i jashtëm grek si dhe guvernator i Janinës, për të shpallur në Gjirokastër “Republikën Autonome të Epirit të Veriut më 23.2.1914. Në “Republikën autonome” të Zografos u përfshi edhe Saranda, Delvina e Përmeti. “Qeveria” e Zografos përbëhej nga Jorgji Kristos Zografi kryeministër, Vasilios mitropolit i Gjirokastrës, Germanos mitropolit i Korçës, Spiridon mitropolit i Konicës, Aleksandër Karapanos ministër i Jashtëm, Kolonel Dhimitris Dhulis ministër i Luftës, Jorgos Paramenidhis ministër i Ekonomisë, Jorgos Dhimas zëdhënës i Epirit dhe Athinës. Qeveria e “Epirit të Veriut”, jetoi tetë muaj dhe solli tmerr e masakra për popullsinë e jugut të Shqipërisë. Strukturat ushtarake fqinje gjatë 1913-1914-tës, angazhuan potencialet e resurset më antishqiptare të quajtura “kompani” e “batalione të shenjta”, të përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgjet të cilët do të njiheshin si “andartë”, veçanërisht të sjellë nga Kreta dhe Peloponezi. Njësitë e rregullta greke, të ashtuquajturit “epirotë” apo “andartë” zotëronin armë, municione, pushkë, mitralozë e topa. “Formacionet e shenjta” të dirigjuara nga fqinjët jugorë kanë kryer masakra në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë gra, pleq e fëmijë për të spastruar zonën nga shqiptarët pasi më parë kishte pastruar Çamërinë dhe Gjirokastrën. Fakt është se ushtarakët me urdhër, hoqën uniformat dhe nisën masakrat, djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës për: “lënien jashtë Greqisë të Korçës dhe Gjirokastrës”. Situata u rëndua pas bisedimeve ndërmjet Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK) dhe përfaqësuesve “vorio-epirotë” nga 10 deri 17 maj 1914, që përfunduan me “Protokollin e Korfuzit” të 17.5.1914. Protokolli “udhëheqësve” shqiptarë, grekë e ndërkombëtarë u quajt “protokoll i turpit” sepse Shqipërinë e jugut ja falte helenëve.Nënshkrimi i paktit u nënshkrua në hotel “Orea Elvetia” nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe: Sir Harry Lamb; Gjermanisë: Bigel; Austro-Hungarisë: Kral Sahtain; Francës: Krazefski; Rusisë: Petrof; Italisë: Lauro; Shqipërisë: Kolonel Tomson, Mehdi Frashëri dhe Greqisë: Zografos, Karapanos. Në vitin 1919 në Paris, me krijimin e Evropës së re protokolli i Korfuzit e humbi rëndësinë, por nuk u çfuqizua. Në planin ushtarak krahas diplomacisë tinëzare, 40 mijë ushtarë e andartë kryen masakra të pashembullta në qytete e fshatra të Korçës, Përmetit, Gjirokastrës, Sarandës, Labërisë etj. Çetat e armatosura shqiptare megjithë depërtimin dhe masakrat e andartëve në shumë beteja i ripërsëritën një mësim historie fqinjëve si në betejën e Skërficës, në Senicë, Bashaj, Vergo, Kopaçez, Palavli, Rusan të Delvinës, në Fushëbardhë, Zhulat, Kapariel, Golem, Shkallë të Zezë, Shtëpëz, në Kodrat e Humelicës, Cepo, Kodrat e Shehe në Çepunë, në Kolonjë, në grykën e Borshit, në Kallarat, në Lajthizë të Gusmarit etj. Lufta vijoi në Kurvelesh, Këndrevicë e gjithë zonat labe për mbrojtjen popullore.
Beteja popullore e Fushëbardhës në Qafë të Skërficës
Skërfica në Fushëbardhë bën pjesë në ato luftra lokale, ku andartët synonin jugun e Shqipërisë, shfarrosjen e një popullate autoktone që jetonte në truallin mijëravjeçar. Kjo çoi fqinjët tanë jugorë drejt objektivit strategjik të vjetër. Atë që nuk mund ta bënte ushtria e bënin andartët që shkaktuan shkatërrime masive e barbare në fshatra dhe, si pasojë e mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, banda të armatosura grabisnin e terrorizonin popullatën civile. Flakët e luftës në Ballkan përfshinë dhe jugun e Shqipërisë. Beteja e Skërficës nuk është një betejë e shkëputur e vitit 1914, por një vijimësi qëndrese e nisur në frontin e kryeqendrës së vilajetit Janinës si dhe në frontet e tjera të luftës. Trupat greke e ato të veshur si andartë shkruan faqen më të erret të historisë së fqinjësisë, bënë masakra dhe shkaktuan tmerret e pamëshirshme që njerëzimi kishte njohur. Për betejën e Fushëbardhës në Skërficë kishte ardhur ora e së vërtetës. Forcat pjesëmarrëse në betejë nga çeta e Fushëbardhës ishin rreth 120 luftëtarë, me komandant çete Halil Sullo, por dhe pjesëmarrës nga Zhulati, Golemi, Picari, Libohova, Gjirokastra, Delvina, Rrëzoma, etj. Agresori kishte fillimisht rreth 450 andartë dhe ushtarë, të drejtuara nga shtabi madhor i vendosur në Jorgucat e Delvinë. Batalioni me andartë e ushtarë komandohej nga major Korjaskonis, që e mbylli me turp karrierën atje në Skërficë. Ishte ngritur një shtab madhor akademik ushtarak kundër kryengritësve popullorë të formuar në “akademinë” e betejave popullore. Shtabi Madhor i agresorëve përbëhej nga kolonel Dhuli në Gjirokastër, kolonel Joanidhi në Delvinë; kolonel Mavroidhi në Përmet; kolonel Zira në Tepelenë, kolonel Leonjdokanaki në Leskovik. Gjeneral Papulia në krye të shtabit madhor grek ishte vendosur në Jorgucat. Drejtimet e operacionit ishin: Delvinë-Skërficë Fushëbardhë-Zhulat-Golem dhe Kakavi-Jorgucat-Gjirokastër-Cepo dhe Ura e Kardhiqit Hormovë-Tepelenë. Grabitja helene synonte ta vinte Evropën përballë fakteve dhe kështu përgjakja përfshiu çdo fshat të Labërisë. Lufta më madhore u zhvillua në Skërficë dhe në Cepo, në dy pozicione strategjike të spikatura. Në drejtim të Rrëzomës e Skërficës u derdhën mbi 1500 andartë dhe ushtarë të skalionuar, të pajisur me armatime të kohës dhe mbështetej me artileri. Skërfica u kthye për një javë istikami i qëndresës së përgjakshme. Garantimi i tërheqjes së banorëve të fshatrave në drejtim të Vlorës si dhe mungesa e mëtejshme e municioneve dhe futja në veprim e “kalit të Trojës”, nga ana e andartëve që depërtuan përmes malit të Pilloit, duke marrë forcërisht udhërrëfys seniciotë për të krahëmarrë forcat që mbronin “Patkoin strategjik” të Skërficës bëri që luftimet të vijonin në vija të tjera më në thellësi. Shtrirja e frontit të luftës ishte nga Kameniku në Vraholl, mbi gurët e Bashe, Gropa e Dërrasës, Qafa e Skërficës, e cila ishte pika ekstreme e thellësisë së pritës. Forcat greke vinin nga Lavani dhe nga Mali i Gjerë. Çeta e parë e Fushëbardhës por dhe fashtrave të tjerë përbëhej nga Halil Sullo, Çobo Golemi, Dalip Kondi, Halil Nora, Rizal Muho, Sejdi Baho, Surja Tefa, Besim Bello, Ismail Nora, Habil Poçi, Kasëm Golemi, Hadër Uzeiri, Dervishi Uzeiri, Medi Uzeiri, Murat Cama, Llano Gjoça, Haxhi Muxhai, Rasho Gërxholli, Veip Gërxholli, Velishan Peçi, Jonuz Çarçani, Nazif Çarçani..etj. Në mbështetje të frontit të luftës së Skërficës ishin edhe Manxhar Muho, Avdi Onjea, Neki Golemi, Belul Golemi si dhe shumë djem të tjerë të Kazajve, Muhajve, Norrajve etj. Burrat e Fushëbardhës dhe të gjithë krahinës së Kardhiqit e Rrëzomës me në krye Halil Sullo, riorganizuan forcat luftarake për mbrojtjen në Qafë të Skërficës. Në kohën kur Skërfica mbrohej, komandanti i luftës dërgoi korierin e luftës Cenko Onjea, me deyrë në interes të frontit, por grekët e pikasën dhe e plagosën rëndë, aq sa dhe kartën e leu me gjakun e tij, duke shkruar faqe heroizmi në një lëndinë të blertë sipër Fushëbardhës në Qafë Dardhë. Çeta që luftonte kundër andartëve dhe ushtrisë greke bëri një qëndresë të pashembullt duke luftuar me të gjitha mënyrat. Andartët “civilë”, të armatosur ushtarakisht, kampin e kishin ngritur në Luvadh dhe që vrojtonin gjithë lëvizjet e fshatarëve nga fusha në drejtim të Qafës së Skërficës. Kërcënimi i Qafës së Skërficës që ishte edhe një ndër pesë portat hyrëse të Labërisë, ishte serioz dhe u mbrojt me gjak. Në Qafë të Skërficës, në këtë istikam natyror çeta bëri një qëndresë heroike nga 20 deri në 26 qershor 1914. Rajoni i Qafës së Skërficës u kthye në një xhephane të vërtetë lufte. Rezistenca ishte mjaft e fortë dhe pati përgjakje nga të dy palët. Beteja e Skërficës përshkruhet nga dëshmitari okular patrioti Ramiz Harxhi 100 vjet më parë nga SHBA: “Në luftën e rreptë, q’u bë në Skërficë,/Ku, kundër një tufe, luftoi një pakicë,/Grykën e Skërficës, shtegn’e Labërisë,/Ç’e kishin rrethuar shtazët e Greqisë./Mitralozat ngulur, topa anembanë,/Të shkulnin nga vendi dyzetë luanë../Trimërisht luftuan me rrëmbym sa s’thuhet,/Sa q’ajo betejë as mund të përshkruhet,/Këtu grekë u grinë, u grinë e u korrë;/Po dhe trimat tanë dhanë ca dëshmorë;/Dëshmor Halil Sullo, Dalip Kondi burrë,/Kombi brez pas brezi nuk i harron kurrë,/Të pavdekur janë gjith’ata luanë,/Që për nder të kombit u grin’e u vranë”. Lufta filloi në Gurët e Bashe, ku kishin dalë fillimisht në pritë 12 fushëbardhas dhe më tej vijoi tek Shpella e Dhespinës, Shkëmbi i Kaze, Nomeja e Qershisë, Përroi i Shtrembër, Përroi i Shametit, Qafa e Trullave, Gropa e Dërrasës, Vrahull e deri në Qafë të Skërficës. Lufta e Skërficës i ngjante një patkoi të gozhduar ashpër në dy faqe të maleve Gramati dhe Pillua. Ishte një luftë për jetë a vdekje; e cila vazhdoi me pushkë, thika, kama e bajoneta, por edhe me gurë nga luftëtarët e çetës së Fushëbardhës si dhe me artileri e armatim dhe me pajisjet më moderne të kohës nga ana e andartëve. Fushëbardha dhe fshatrat në Qafën e Skërficës përreth dhanë shumë dëshmorë në emër të një kauze të madhe si Halil Sullo komandanti i çetës dhe organizatori kryesor i cili u vra në hyrje të Shkëmbit të Skamanos; Dalip Kondi u plagos rëndë tek “Përroi i Shametit” dhe vdiq poshtë “Varrit të Plakës” tek piksaret, eshtrat e të cilit janë gjetur pas tre vjetësh në sipërfaqe bashkë me pjesën metalike të pushkës; Mete Jonuzi ra heroikisht tek Kroi i Resule, pranë Gurëve të Bashe; Sejdi Baho u plagos rëndë në “Gropën e Gjeshtrës” dhe ndërroi jetë në spital në Tepelenë; Cenko Onjea u vra dhe u masakrua në Qafë Dardhë; Rizal Muho u vra tek Nomeja e Panjës mbi Kamenik; Halil Nora u vra në Qafë të Skërficës; Surja Tefa i plagosur rëndë luftoi trimërisht në Qafën e Trullave me mauxer dhe nagant, pa u dorëzuar dhe kur jeleku ishte mbuluar me gjak lufton deri në vdekje dhe nuk dorëzohej edhe nga torturat çnjerëzore të andartëve. Por nga Rrëzoma në Cepo ishte një xhephane lufte dhe në gjithë këtë hapësirë u vranë dhe dëshmorë të tjerë: Haxhi Muxhai nga Zhulati; Ismail Hoxha nga Nepravishta; Siri Peçi nga Picari; Vejo Stroka nga Golemi, Bako Çako e Hysen Roboçi nga Kopaçeza; Bilal Leka nga Vergoi; Kol Loli nga Senica etj. Dëshmorët e Qafës së Skërficës pranë Fushëbardhës janë në panteonin e përjetshëm të mirënjohjes së kombit. Lufta kishte dhjetra të plagosur si Murat Cama, Hadër Uzeiri, të cilët pas shërimit të plagëve morën pjesë në Luftën e Vlorës më 1920. Në betejën popullore të Skërficës nuk u bë pakt me dredhinë, kur kërkohej “besë” nga pabesia. Kështu lufta ishte e ashpër dhe më në thellësi të Labërisë, në Zhulat, Golem e deri në Kuç etj. Shqiptarët u trupëzuan me qafën-kala natyrore të Skërficës, dhe ngelën në panteonin e kombit, në memorien popullore të mbarë kombit shqiptar. Beteja e Skërficës vërtetoi qëllimin e shtabit madhor ushtarak fqinj pranë “qeverisë” autonome të Zografos. Ata kishin një mision: “grabitjen e truallit të fqinjëve, që s’ka qenë kurrë e tyre”. Por u përballën nga Cepua, Fushëbardha, Skërfica, Labëria me zjarrin e luftëtarëve popullorë shqiptarë.
Fushëbardha, në hartën e betejave shekullore
Mbi Skërficë pranë Fushëbardhës në “Patkoin strategjik” kaluan “mysafirë” të shekujve legjonet romakë, normandë, venecianë, bizantinë, osmanë e grekë. Në Skërficë kaloi Pirrua i Epirit duke i shtuar krenarinë kaone e madhështinë ilire. Në Skërficë kaluan djemtë e “regjimentit shqiptar” të Napoleonit francez; në marrëveshje me Papazhulin kaloi dhe Boemundi në qershor të vitit 1081, që e kanë sjellë deri në ditët tona Revista “Shojzat” botuar në Romë më 1957 si dhe Ana Komnena, Protopatharius, Pjetër Dhjakono etj. Beteja e Skërficës ishte një kundërpërgjigje popullore ndaj një makine shtetërore luftarake të “legjoneve të shenjta” që synonin tjetërsimin e territoreve shqiptare. Makinacionet e diplomacisë e politikës greke si dhe patericat diplomatike lobuese të disa Fuqive të Mëdha dëmtuan rëndë çështjen shqiptare dhe kostua e shkatërrimeve ishte në kufijtë ekstremë. Ajo ishte pasoja e pritshme pas asaj që bënë qindra ushtarë grekë, të cilët “dezertuan” nga ushtria dhe u bashkuan me “revoltat” për të shpëtuar “Vorio Epirin”. Skërfica e përcaktuar nga shtabi madhor akademik si drejtim operativ i mundshëm dhe gravitet të madh sulmi ishte planëzuar e studiuar në mënyrë akademike me harta e hollësi operacionale. Skërfica ishte një “kështjellë natyrore”, që kërkohej të zotërohej me strategji akademike e me dredhi. Beteja e Skërficës në pikëpamje ushtarake, pati karakteristikat e veta taktiko-operative, ku shtabet luftarake artin operacional e lidhin me gjeohapësirën e kapacitetet. Çeta labe në Skërficë, që është një ndër pesë portat e Labërisë ndaloi sulmin e një force ushtarake të konsiderueshme, me luftëtarë popullorë, pa shkolla e akademi, pa artileri, pa resurse mbështetëse. Çeta e Fushëbardhës bazohej tek tradita luftarake. “Shtabi i lebërve” luftonin në emër të së drejtës, kundër një ushtrie të organizuar ushtarakisht, me akademikë, taktika e strategji. Por çeta luftarake e Fushëbardhës thërmoi dhe dërmoi një batalion të mirëorganizuar dhe mbështetur. Prandaj lufta e Fushëbardhës në Skërficë dhe dëshmorët e saj, janë çimentuar e përkujtuar me një memorial madhështor në Fushëbardhë të Gjirokastrës, në vendin e kuvendeve dhe ligjvënësve popullorë Papa Zhulit e Idriz Sullit. Dëshmitë dhe platforma shfarrosëse e fqinjëve është një ndër faqet më të zeza të historisë, ku sulmeve andarte të vitit 1914 u paraprinë “Masakra e Paramithisë më 27 mars 1913, ku u vranë 72 udhëheqës të Çamërisë; masakra e Panaritit në janarit 1914, 415 vetëve u prenë kokat burra, gra, fëmijë e pleq, më 25 shkurt 1914 në Pacomit e Kuqan dy fshatra në Kosinë të Përmetit 75 fëmijë që kishin mbetur në fshat u therën; në Hormovë vranë 217 vetë, në mars 1914. Dëmi i masakrave së andartëve e ushtrisë në jug të Shqipërisë është katastrofik: 2500 të vrarë, 400 fshatra të djegura, mbi 200 milionë franga ari dëme. Opinioni publik ndërkombëtar veçanërisht ai britanik u indinjua nga ky veprim i Greqisë dhe protestoi me deputetët britanikë “Miqve të Shqipërisë” Sir Walter Guinness, Aubrey Herbert, Lord Lawington, etj. Ish-ministri i SHBA në Athinë, Fred Williams, që ishte edhe anëtar i KNK protestoi në atë kohë me forcë kundër aktit çnjerëzor të qeverisë greke, vizitoi Shqipërinë e Jugut, në shenjë proteste, u kthye në SHBA, dhe u bë mbrojtës i hapur i shqiptarëve”. Edith Durham shkruan: “Nuk mund ti besoj ato që kam parë. Më duket sikur jam në një ëndërr të keqe dhe grekët edhe sikur një shekull të tërë, të bëjnë pendesë, ata nuk mund t’i shlyejnë krimet e urryera që kanë bërë ndaj shqiptarëve”. Masakrat, djegiet e shkatërrimet e 1913-1914, mund t’ju kujtojnë fqinjëve jugorë të shqiptarëve se në botën e civilizuar reflektohet, kërkohet ndjesë, element ky civilizues.
Memoriali i luftës dhe mbijetesës më i madhi në Labëri

Memorial madhështor në zemër të Labërisë i qëndresës labe “Fushëbardha-2014” është ngritur pranë rrapit pesëshekullor dhe me shikim nga lindja në sheshin e Zhërmës në Fushëbardhë. Ai është një kujtesë historike për veprimtarinë luftarake të qëndresës para një shekulli si dhe një simbol njerëzor uniteti e bashkimi ndjenjash e zemrash të të gjithë fushëbardhasve kudo ku janë. Memoriali i luftës, qëndresës, eksodit e mbijetesës “Fushëbardha-2014”, është më i madhi në Labëri që i kushtohet ngjarjeve të vitit 1914. Memoriali është panteoni i Fushëbardhës, që përkujton 100 vjetorin e Betejës së Skërficës dhe 9 dëshmorët e saj. Ai përbëhet në tre blloqe në unitet që përmbledhin luftën, qëndresën, eksodin drejt Vlorës, paqen dhe mbijetesën. Beteja përfaqësohet me 11 figura luftëtarësh me fustanellë që përfaqësojnë 11 vende pjesëmarrje në betejën e Skërficës. Të gjithë luftëtarët janë me shikim nga Shtegu i Labërisë në Skërficë, nga ana që fushëbardhasit kanë pritur me pushkë e jatagan të gjithë pushtuesit. Bazamenti ka podiumin me dimensione 9.70 metra x 1.10 metra lartësi, ndërsa pjesa e relievit është 7 metra me 4.30 metra që të dyja bashkë shkojnë në 5 metra e 30 cm lartësi bashkë me malet mbi krye, të cilat janë sibolikë e sinkronizuar e dëshmorëve të trupëzuar në kalanë natyrore, në portën e parë të Labërisë. Trupi i memorialit me një plastikë shprehëse 7 metra të gjerë sjell qëndresën në shtatë krahina të mëdha shqiptare në çdo pëllëmbë tokë shqiptare dhe që konkretizohet me qëndresën në Skërficë, me andartët. Forma e gdhendur shpreh bindshëm shqiptarët që luftojnë, qëndrojnë e mbijetojnë dhe në qafa, gryka, gërxhe e male. Njeri nga luftëtarët i derdhur natyrshëm në memorial ngjan si lajmëtar i shekujve dhe roje vigjilentë e misionit të madh historik e të shenjtëruar që është mbrojtja e lirisë dhe tokës shqiptare të trashëguar nga të parët. Ai ka në dorë një bri lufte që ka qenë mjeti që ngrinte në kushtrim fushëbardhasit dhe krejt lebrit në rreziqet kur shkelej toka nga të huajt. Briri ka qenë simbolika e sinjalit të armatosjes dhe zënies së shtigjeve. Me këtë bri të vendosur në memorial mes 11 luftëtarësh sjell ngjarjen lapidare e madhore të Skërficës në fillimshekullin e XX. Në bllokun qendror është vendosur Fushëbardha që në njerën anë ndihmon e mbështet luftëtarët në front dhe në anën tjetër përgatitet për eksodin më të madh historik të saj, për dhimbjet dhe brengat më të mëdha të shekullit dhe të gjithë shekujve bashkë. Shpërngulja fshaçe në drejtim të Vlorës është përjetësuar me gra ngarkuar me djepe, që mbajnë në krahë të ardhmen që rilindi Fushëbardhën. Struktura qendrore e memorialit ka të shkrirë gjithë motivet e jetës, gruan simbol të feminitetit e qëndresës me fëmijë për dore dhe rrethuar edhe me gjënë e gjallë të vetmin burim mbijetese në një kohë të rëndë pushtimi pa shtet, pa mbështetje dhe pa asnjë përkrahje ndërkombëtare. Memoriali shpreh një det me halle të imponuar nga andartët grekë, që sollën qindra viktima. Por maksima labe thotë se, “vdekje ka vetëm për ata që nuk kujtohen”, prandaj memoriali është kujtesa me e spikatur historike që do t’ju flasë brezave sepse pas një shekulli kanë ardhur dëshmorët e lirisë, që në fakt janë të gdhendur si shqiponjë e artë, në flamur të Shqipërisë. Shekuj do kalojnë dhe kjo ngjarje memoristike nuk do të harrohet sepse dhimbje e plagë kaq të rënda e kaq të thella janë të rralla për popujt e globit që kanë përjetuar nga pushtuesit dhe sidomos fqinjët. Në mënyrë të figurshme memorialin e ngriti kënga. Arkivat shqiptare aq të vakta në dokumentacion për këtë periudhë i ndihmon shkrimet autentike të shqiptarëve në Amerikë para një shekulli. Memoriali mbart brenda një mal me këngë, halle e derte të një shekulli. Por memoriali ka një ngjyrim artistik shprese, që megjithëse blloku i tretë shpreh një popull të tërë me gjithçka disponon në jetë me gjithë këto të zeza të pushtimit, gjen forcë e vitalitet të ringrihet të bashkohet me gjithë Labërinë e të formojë një kordon të bashkuar drejt një trualli mijëvjeçar shqiptar siç është Vlora e rrethinat e saj, një simbolikë pishtar e shekujve e besëbashkimit, ku lartësimi i flamurit kombëtar u dha krahë e shpresë popullsisë së Labërisë se vatrat amtare do të ishin sërish të tyre dhe jeta sërish do të bëhej edhe më e mirë se çfarë e kishin deri në atë peridhë. Flamuri nga fushëbardhasit si gjithë shqiptarët është parë si simbol i shpresës dhe i së ardhmes së një kombi të përbashkuar. Bashkë me të ishte shpresa dhe qëndresa. Tek flamuri ishte e ardhmja, liria, dinjiteti, vitaliteti, krenaria e shekujve. Shqiponja ulet “këmbëkryq” në Fushëbardhë sepse ajo “zbret” nga memoriali në fluturim prej maleve dhe bëhet pjesë në kuvendet fshaçe tek rrapi shekullor në Fushëbardhë. E zbritur nga malet artistikisht përmes memorialit, “takon” brezat, dëshmorët që shkruan epope heroizmi, të djeshmen dhe të sotmen dhe për të ardhmen ngjan si karakoll i shekujve që shkuan dhe shekujve që vijnë, një stacion reference për brezat, një simbolikë e përbashkuar njerëzore fushëbardhase në harmonizim të plotë e me fqinjët dhe që flet se kemi qenë e jemi gjithmonë bashkë në barikadat kundër pushtuese si dhe në barikadat e paqes për zhvillim, harmoni e prosperitet njerëzor. Vendimi për ndërtimin e memorialit i përket ShKA “Fushëbardha” më datë 16.1.2014. Ndërtim i memorialit është bërë nga janari deri në gusht 2014 dhe është sponsorizuar nga bijtë e Fushëbardhës. Ai është ndërtuar nga skulptori i talentuar Murat Këraj, i cili është dhe autor i gdhendjes së memorialit të Idriz Sullit si dhe veprave të tjera artistike. Përurimi i memorialit bëhet më datë 16.08.2014 në Fushëbardhë. Në memorial janë shkruar vargjet e shkruara para një shekulli dhe botuara në Amerikë nga poeti dhe atdhetari i shquar Ramiz Harxhi: “Në luftën e rreptë, q’u bë në Skërficë,/Ku, kundër një tufe, luftoi një pakicë../Të pavdekur janë gjith’ ata luanë,/Që për nder të kombit u grin’e u vranë. Më tej testamenti i shekujve:“Lavdi Dëshmorëve të Atdheut rënë në Skërficë në qershor 1914 në luftë me andartët: Halil Sullo, Dalip Kondi, Halil Nora, Rizal Muho, Sejdi Baho, Surja Tefa, Mete Jonuzi, Cenko Onjea, Haxhi Muxhai rënë në Cepo. Memoriali është një copëz labërie, e vendit të burrave të fortë dhe grave hallemadhe që bënë histori, që kurrë s’u thyen, një copëz dinjiteti të shtrenjtë, i luanëve dhe shqiponjave, që është vërtetuar përgjatë shekujve.
vetem me besim musliman kane qene pattriot ortodoks haninin tasin
me qumeshte
Patriota qe pershendeten ne Arabisht (selam malekum-malekum sallam), qe mohojne figuren e Skenderbeut dhe te Nen Terezes, qe lutjet ne Xhami i kryejn ne Arabisht, qe u bene nje me Otomanet, luftetar te Xhihadit… nuk i kemi nevoje.
Kete Patriotizem qe krijuat me genjeshtra ta gezoni.
Ne jemi te tjere Patriot, pasardhes te Pirros, te Skenderbeut, te Theofan Nolit, Nen Terezes, mbrojtes te tradites sone te Krishtere dhete vllazerimit ne Ballkan dhe jo te Kontraditave qe na krijoj Otomanizmi dhe po e ringjall Neo-Otomanizmi.
Memorial madheshtor !
Nje memorial Turpi alla Komunist, nje memorial falenderimi nga Neo-Otomanistet, kushtuar atyre qe LA-ne BE-slidhjen e Krishtere (Lab) dhe u Islamizuan, qe luftuan perkrah Turqve, qe kthyen ne germadha qindra Kisha ne Bregdet dhe gjithe Shqiprin.
Nje momorial Trimash (e jo dordolecash), ju takon Himarioteve e Bregasve qe luftuan 500 vjet kunder Otomanve Islamik, qe mbajten gjall trediten dhe Fene e tyre te Shenjte.
Tu ngreme monument pse u bene greke dhe humben gjuhen e shenjte shqipe
Grekomanet jane njerez te trashe dhe qesharake!
Bythshitjen e tyre e quajne vlere,ndersa bythshitjen e te tjereve e quajne krim! Jane thjesht ana tjeter e medaljes,bashke me turkoshaket! Stan me hale… ?
Sa gjynah qe na deformoni keto fustanella labi te trasheguara ne shekuj me çitjane turke…. o dieletante te semure….qe jeni bere historiane ne kohen e mavri Saliçeviçit.. qe nuk ju punon as mendja por vetem kenaqesia per karriere te semure duke i rene gjoksit, mendoni se keni bere te mira por vetem jeni te diskredituar… o te mjere…..