Sali Bollati
Kulla e Bollatatëve
U nevojitën mbi 66 vjet për t’u kthyer në vendlindje, në Paramithi të Çamërisë. Atëhere unë isha vetem 7 vjeç, ndërsa bashkëshortja ime Bule Pronjo 6 muajshe dhe djali i tezes Dr. Tahsin Demi ishte vetem 3 muajsh, kur humbem baballaret tane. Pra unë si më i madhi ende kam të pashuar në mendje vrasjet, masakrat dhe vuajtjet që shovinistat grekë ushtruan mbi gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen-Rukije 72, babain Ibrahim 52, nënën-Betulla 36, vëllezërit Ferhat 13 vjeç Faruk 5 vjeç dhe motrën Makbule 2 vjeçe. Ato bashkë me mbi 600 paramithiotë të tjerë humbën jetën se ishin Shqiptarë. Ndërsa unë me motrën Qerime 10 vjeçare vuajtëm burgun deri në Dhjetor 1944 kur na përzunë me dhunë dhe ushtarët anglezë na transportuan për në Shqipërinë mëmë. Kështu do të përpiqem të tregoj se ku janë tokat ku prindërit tanë kishin ngritur kullat e sarajet e ku kishin lindur
Në Shtator të vitit 2010, vetëm në sajë të pashaportës Amerikane, ngase autoritetet greke nuk lejojnë akoma të marrin viza hyrje ata shqiptarë që kane lindur atje, na u bë e mundur bashkë me time shoqe Bulin të vizitojmë Çamërinë tonë. Me të kaluar Qafën e Botës, me lotë në sy, hymë në Tokën e Bekuar. Përshtypja që të bie menjëherë atje janë ullinjtë e pafund dhe për çudi ato mbanin më shumë kokrra ulliri se sa gjethe. Çamëria është një krahinë aq e pasur dhe bukur sa vetëm kodra të gjelbëra me ullinj e pemë frutore, livadhe ku kullosin bagëtia dhe det me ujë të pastër si kristali të zë syri në Filat, Paramithi, Prevezë, Margëlliç, Pargë, Gumenicë e ngado të shkosh.
Pushimin e parë e bëmë në Filat. Midis shumë shtëpive të porsa ndërtuara sheh shtëpia të vjetra, gjysëm të rrënuara. Aty në qendër, para gjimnazit në një lulishte të bukur ishte një kafene. U përpoqa të flas shqip, por kamarieri na thotë se nuk është vendas. Pastaj vamë në Paramithi. Shtëpia ishin ndertuar shumë, por Kulla e Bollatatëve qëndronte në krye të qytetit. Kjo Kullë mesjetare jo vetem se ishte rimëkëmbur, por është kthyer në Muze të Paramithisë. Fatekeqësisht atë ditë ishte e mbyllur. Pranë saj qëndronte shtëpia ku kam lindur, ende sot e banuar por nga banorë të paligjëshëm. Portali i lartë prej guri i derës së oborrit nuk ekzistonte më. Në vend të tij një derë hekuri e mbyllur me çelës. Asnjeri nuk dukej. Në livadhin ku luanim bashkë me moshatarët Rexhepin, Mitatin, Mihalin e Janin kanë mbirë shkure. Ndërsa ullinjve dhe fiqve të shumtë bashkë me kopshtin e zarzavateve që rrethonin shtëpinë tonë iu mungonte kujdesi dhe duart e ngrohta të dikurshme; janë kthyer në shkurre dhe ndërtesa.
Me Tahsinin shkuam te vendi që ishte shtëpia e lindjes se tij. E mbaj mend se ishte prane konviktit të gjimnazit. Aty dukeshin disa rrënoja murri të trashë, por ishte ngritur një shtepi e re që e zonja e saj na tha se ishte e ardhur në Paramithi e nuk dinte se e kujt ishte toka. Pyeta një plakë se ku banon Lefteri, djali i Spiro Muselimit që në librin e botuar më 1974 dhe 1997 “Vështrim historik nëpër Çamëri (Istoriko peripato ana tis Thesprotia)” shkruan se Dinejtë, Pronjatët, Bollatatët, Manoplejtë dhe Kasimatët në Paramithi ashtu si edhe Caparejtë e Rojbatët në Margëlliç janë familjet më të dëgjuara të bejlerëve dhe agallarëve në Çamëri. Fatkeqësisht edhe ajo plakë e zbritur nga fshatrat malore nuk pranoi të tregonte.
Ndërsa me ime shoqe Bulin kaluam në rrugën që ishin Sarajet e Pronjatëve, ato të Islam Pronjos që kishte luftuar bashkë me Gjo Lekën në malin e Melesinit kundër turqëve duke qenë vëllame dhe mbrojtes i Çamëve Suliotë. Në muret e shtëpive të vjetra që ende qëndrojnë janë të mbështetura ndërtime të reja, por nuk doli njeri për të pyetur. Në British Museum të Londrës para disa vjetësh gjetëm të shfaqura 19 skulptura bronzi të shekullit IV e.s., të cilat shoqëroheshin me fjalët: ”Në vitin 1792, disa fshatarë shqiptarë pranë Paramithisë zbuluan këto skulptura të mahnitshme”. U përpoqem të gjejmë në tokat e Pronjatëve në Libon vendin e quajtur “Gropa” ku ishin zbuluar ato skulptura, por nuk arritëm.
Kryexhelati i masakrave të Çamërisë, Napolon Zerva, kapardisej duke i shkruar më 1953 një bashkëbanditi të tij Niko Danit: “Duhet të krenohemi që zhdukem nga qafa e helenizmoit Shqiptarët moslemanë të Çamërisë”. Vazhda e kesaj ”krenarie” ishte e është zhdukja e gjurmëve dhe heshtja ndaj atij barbarizmi mesjetar. Të gjitha vorrezat e vjetra prane ish 9 xhamive të Paramithise (xhamia e fundit, ajo e Bollatateve është prishur më 1952 – vërteton Spiro Muselimi), janë shkatërruar duke ndërtuar shtëpia dhe rrugë. Ndërsa mbi gropën ku ishin hedhur trupat e mbi 600 viktimave të genocidit grek të Qershorit 1944 është shtruar një fushë basketbolli. Hidhërimi më i madh për njeriun e gjallë është kur nuk gjen vendin e prehjes së të parëve të tij, duke mos patur mundësi të vejë një tufë lule për prinderit e të dashurit që megjithëse të lindur e rritur në shtëpijat dhe pronat e tyre mijravjeçare nuk u lejohet një varr për pushim të përjetshëm. Me këtë brengë të madhe, plagë të pashëruar, u larguam për së dyti herë nga Paramithia jonë!
U nisëm për Pargë. Parga si qytet bregdetar ka një pamje të hatashme. Me shtëpijat ngjitur me njëra tjetrën dhe me rrugicat me kalldrëm nën kalanë e bukur mesjetare është mbushur me njerëz, vendalinj e turista. Darkuam në restorantin e Grigorit që bashke me vellain e tijë Thimion na flisnin shqip. Ashtu si gjuha që bisedonim edhe ushqimet e pijet që na shërbeniun na bënë të harrojmë sado pak Paramithinë e heshtur martire. Janë nga Rrapeza, fshat afër Pargës. Këtu jeta nuk pushon deri orët e para të mëngjesit.
Të nesërmen u ngjitëm pranë Kalasë në të ashtuquajturin Pazari Turk; aty nuk dallohen mirë dyqanet nga shtëpijat dhe njerëzit janë shumë të dashur e mikpritësa. Duke ecur e biseduar na afrohet një burrë i moshuar. “Unë jam Panua nga Shën Djella (sot e quajne Aja Qirjaqi), fshat këtu afër Pargës. U dëgjova që flisni gluhën tënë, e mirë se na keni ardhur“. Ne në fshat të gjithë këtë gluhë flasëm, bile edhe me priftin ashtu meremi vesh. Këtu m’u kujtua se Peshkopi i Çamërisë që më 1877 kishte përkthyer Dhjatën e re në shqip, meqenese të krishterët çamë nuk e kuptonin meshën në greqisht. Faktikisht në Çamëri, ashtu si edhe në krahinat e tjera si moslemanet ashtu edhe të krishterët ishim të gjithë shqiptarë. Bile jo vetëm që ishin shpesh herë vëllamë me njëri tjetrin por edhe martoheshin.
Kur e pyetëm Panon në se e kishte njohur një Veli Manzuranën këtu në Pargë, ai iu drejtua një gruaje edhe ajo e moshuar, në shqip. “Moj Vasilikë pa fole me këta se diçka duan të dijnë“. U afrua Vasilika dhe na përshëndeti. Kur e pyetëm ajo me mallëngjim të madh na u pergjegj: “Ç’më piesni, unë me Hysnijen motrën e Qamilesë, gruas se Veliut, kemi qenë shoqe të ngushta”. Dhe Vasilika na tregojë se si më 1944 Qamileja kishte vajtur dhe nxorri nga burgu i Paramithise dy motrat e saja me të vogla Feton e Dilen, të cilat me vonë u martuan me shqiptarë nga Korça, të ardhur enkas nga Australia. Por Qamileja e varfër, vazhdoi Vasilika, kujtonte gjithëmonë vëllain e shkretë Nelon, që e kishin vrarë grekërit në Paramithi dhe pati lënë nje djalë 3 muajsh. Duke e dëgjuar rrëfimin e Vasilikës, m’u rrënqethën mishtë dhe i tregova asaj se ky doktori i pashem pranë është ai djali 3 muajsh që e ruajti dhe e rriti nëna e tijë shumë e dashur dhe e nderuar, tezja ime Zybideja. U përqafua Tahsini me Vasilikën dhe u shtërnguan fort dhe ne me sytë plotë me lotë vështronim ata të mallëngjyer. Dhe kjo nuk është përrallë, por një e vërtetë që nuk mund të harrohet.
Këtu e kuptuam se “harresa” dhe heshtja në Paramithi nuk mund të jetë e vërtetë. Kujtesa, dashuria dhe respekti popullor, pavarësisht nga zhdukja e varreve, qëndron e gjallë dhe nuk ka sesi të harrohet dhe do të vije koha që një ditë të vendosim edhe ne një tufe me lule për shpirt të prindërve të cilët jo për faj të tyre na lanë jetima rrugëve. Mikëpritja e parganjotëve nuk kishte fund. Duke dëgjuar bisedat, një grua tjetër hapi derën e na ftoi: “Hajdeni brena tu jap një liko që e kam përgatitur vetë me fiq të mirë“. Hymë dhe duke vazhduar bisedën se në fshatin e sajë Rrapëz flasin të gjithe gluhën shqipe, bile ka edhe të moshuar që nuk e kuptojne mirë gërqishten. Bie zilja e telefonit, Dhimitra e ngre dhe fletë: “Çu dive moj Parashqevi, a je me mire sot?” dhe mbasi përfundoi bisedën telefonike na shpjegoi se ishte motra e sajë që fliste nga fshati i tyre. Ajo na tha pak si me ndrojtje se sa mirë do ishte sikur të vinin këtu ndonjë ditë valltare e këngëtare çamë. Se na ka marrë shumë malli të dëgjojmë këngët tona shumë të ëmbëla e aqë më shumë të shihnim ato valle të trimave çamë! Nuk dinim se çfare përgjigje t’i jepnim. Biseda e ëmbël në gluhën e nënës, zgjati edhe ca, mbasi e falenderuam për dashurinë dhe respektin që tregoi ndaj nesh me likon shumë të shijshme, u larguam të mallëngjyer por edhe disi të turpëruar që nuk mundem t’i përgjigjeshim dëshirës së Dhimitrës për këngët e vallet çame.
U ngjitëm në Kalanë e Ali Pashës, siç emërtohet sot. Veç pamjeve mahnitëse tee bregdetit tee Pargees nee Muzeun qee kishin ngritur brenda sajee lashee sheenimin: “Ishte njee kënaqësi e veçantë të shikoje këtu trashëgiminë shqiptare të përfaqësuar edhe nga parganjotja e njohur Elena Gjika ose Dora D’Istria. E nenshkrova Sali Bollati, Paramithioti nga Nju Jorku”.
Duke zbritur një burrë na ndaloi pranë dyqanit të tij. Filloi shqip, por menjëherë e ktheu në greqisht. U përpoq të na bindi se në të vërtetë kemi jetuar pranë njeri tjetrit miqësisht, si vëllezër, veçse disa palo njerëz për të marrë pasuritë e të tjerëve bënë atë kërdi si në Paramithi edhe këtu në Pargë. Zbritëm poshtë dhe notuam në ujrat ngohta e të kristalta të plazhit të Pargës, bile duke “garuar” me njëri tjetrin se kush do ta prekte i pari me dorë gurin e madh të ishullit përballë. U larguam nga Parga mikpritëse me përshtypjet më të mira për në pjesën më jugore të Çamërisë.
Preveza, në gjirin e Artës është një qytet sa i bukur ashtu edhe historik. U përpoqëm të gjenim Sarajet e Dinejve, aty ku me 1879 Abedin Pashë Dino dhe Abdyl Frashëri iu drejtuan Kongresit të Berlinit që vilajeti i Janinës bashkëme gjithë Çamërinë të mos ndaheshin nga trojet e tjera shqiptare. Dhe kjo kërkesëe drejtë në sajë edhe të mbështejes se popullit të armatosur qëndroi në fuqi deri në Mars 1913 kur krahina shqiptare e Çamërisë u pushtua nga Greqia.
Kaluam nga Margelliçi me shumë ndërtesa të vjetra të rrënuara, por për çudi qëndronte vetëm një minare e një xhamije dhe shumë shtëpia të reja pranë sajë. Këtu, Dr. Ingridi, bashkëshortja e Tahsinit, na tregoi se si gjyshi i saj, atdhetari i mirënjohur Rauf Fico, kishte shërbyer si Kajmekan në Margëlliç dhe më vonë në rolin e Ministrit të Jashtëm të Mbretërisë Shqiptare e kishte ngritur dhe mbrojtur denjësisht çeshtjen e Çamërisë. Mbas Mazrekut plotë me ullishta dhe tre fabrika vaji, pimë kafe në Platare. Shkuam në Gumenicë e cila shtrihet e gjatë në bregun e detit ku shumë tragete e lidhin me botën mbarë.
Hypëm bashkë me makinen e Dr. Tahsinit në traget dhe u drejtuam për në Korfuz. Mbas afro dy orësh, duke soditur me mallëngjim nga larg bregdetin e Çamërisë, zbresim në Korfuz. Korfuzi me kalate dhe ndërtimet karakteristike i ngjan me shumë një qyteti europian. Në fakt aty pushojne turista nga e gjithë Europa dhe bota. Në restorantin që drekuam na shërbeu me kënaqësi një djal shqiptar i zgjuar dhe shume i përkushtuar në punën e tij. Të nesërmen, gjatë kthimit për në Gumenicë duke soditur përsëri bregdetin çam, na afrohen disa turistë grekë që kishin ardhur nga Selaniku. Ata me pyesin nga jemi se nuk e kishin dëgjuar ndonjëherë gjuhën që flisnim. Unë i them se jam nga Paramithia dhe jemi duke folur shqip. Njëri nga ata i çuditur thotë se Paramithia ndodhet larg nga kufiri, si është e mundur që flisni gjuhën e Shqipërisë. Mbasi u shpjegoj se jo vetëm Paramithia por e gjithë Çamëria, deri në Prevezë që ndodhet edhe më në jug, u pushtua nga Greqia vetëm më 1913, po ashtu si edhe Selaniku i juaj me 1919. Ata u larguan menjëherë, pa thënë asnjë fjalë. Zbritëm nga trageti dhe morëm rrugën e kthimit.
Nuk më ndaheshin nga mendja ata parganjotë që kërkonin të shihnin, të takonin dhe të gëzoheshin me më shume vellezër shqiptarë. Tregonin se tani që shqiptarët kanë ardhur për punë këtu e ndjejnë vehten më mirë. Bile xha Panua na tha se do ishte shumë e mirë sikur të hapej edhe ndonjë shkollë që fëmijtë të mos e harronin gluhën e perëndisë.
E keni pyetur ndonjehere veten ju Camet, si ish shtetas Greke, se perse ndodhen keto gjera? A ishte valle me e ndershme tradhetia dhe bashkepunimi me Nazi-Fashistet per interesat e momentin, se sa vazhdimi i bashkejeteses me bashkeshtetasit tuaj Greke me te cilet keni ndare gezime dhe hidherime?
FEEDBACK
masi po perdore terminologji shkencore edhe une po te pergjigjem njejte.
FEEDBACK NEGATIVE-greket kane shfrytzue rastin dhe kane bere gjenocid,e kane zbraze teritorin nga shiptaret.
O GOMARE,duhesh mu kon i krisun dhe me i akuzue shiptaret.me cilin ligje ne bote njerezve u ndalohet me jetue ne vendin e vete,veq e ligjin e APARTHEJDIT.nese edhe baban e ka pase fashiste,ky si femije qka ka pase faje.
per gjithe ata qe nuk e dine fjalen FEEDBACK une do te ju tregoj ne gjuhen popullore dmth.E KENI LYP E KENI GJETE.
NESE E DINE NJE FJALE SHKENCORE MA TEPER,KJO NUK DO TE THOT SE JE EDHE NJERZORE.
TI JE DERR,BILE I EGER.
@MERITONI
O robi nevrik, SI GJITHMONE vulgar edhe kur ke te drejte (sepse greket kane bere genocid me popullsine came ,ashtu si edhe serbet ndaj kosovareve). Po leji te tjeret te thone mendimin e tyre, ashtu si edhe ti mund te shprehesh tendin pa qene nevoja me u bo “filozof grindavec”.
kritike dashamirese kjo ,Meriton , ?
Mos ja vi veshin. E ka pire kafen te shkurter dhe pa sheqer. Megjithate, nervozizmi ka edhe nje domethenie.
Nga menyra si flet dukesh qe jeni ai antishqiptari turkofagos por me nje ndryshim e paske vene emrin Feedback. Sa ndihet ajo era jote e keqe!
Perse kaq Egoista dhe Injorante. Lexoni c’fare thone vet Cemrit dhe dokumentet Britanike.
Kryengritja ne Epir 1661
1. Asllan Pasha (Cam, udheheqes i Jenicerve Turk-Arnaut) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin (Arhipeshkop, lindur ne Paramithia, udheheqes i kryengritjes), pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate bashke me dyqind kryengritës te tjere me djegie per se gjalli. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
2. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
– Fragment i marre nga interneti Zeri i Camerise.
– Gazeta Dita (kerko “Dionisi”, i njejti artikull).
Lufta e II Boterore
3. On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
4. During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
5. Over 20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
– Fragment i marre nga Wikipedia ne Anglisht (Paramithia).
Gënjeshtrat greke vazhdojnë për të mbuluar genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë
Sali Bollati – 28 nentor
Nga Sali Bollati
Si një ndër mbijetuesit e masakrave të shovinistave grekë; megjithëse sot mbi 80 vjeçar; nuk mund të harroj tmerret e masakrave, mbajtjes në burg ose më saktë ne Kampin e Përqëndrimit dhe shpërnguljen me dhunë nga 27 Qershori deri më Dhjetor 1944.
Ishim ne Shqiptarët Autoktone që jetonim prej mijëra vjetësh në shtëpijat dhe tokat tona.
Ishim ne SHQIPTARET e ÇAMËRISË që simbas Naimit të Madh flisnim
“Me këto milera fjalë e me Gluhë Perëndie GLUHËN e EMBËL TË PERËNDISË-SHQIPEN!!
Ndërsa Theofan Noli shkruan:
NË do BESË e BUJARI, ÇAP NË ÇAMËRI!!
Pra sapo kisha mbushur 7 vjeç, Zervistat, bashkëpuntorë te Nazi stave gjermane, duke filluar me 27 Qershor e deri ne Dhjetor 1944 filluan Genocidin mbi Shqiptarët Etnike,duke masakruar e vrare mbi 600 njeres te pafajshem ne Paramithi ose mbi 2700 ne gjithe Çamerine dhe shperngulur me dhume mbi 30.000 per ne Shqiperi.
Midis tyre më masakruan e më vranë Gjyshin Muharem 82 vjeçar,mbasi e kishin tërhequr zvarrë në shkallët e gurta,në fund të oborrit të shtëpise. Babain Ibrahim 52 vjeçar e rrëmbyen zbathur dhe e masakruan dhe e vranë tek shkolla, Nanen Betulla 36 vjeçare mbasi e rrëmbyen nga krahët tona, e masakruan dhe e vranë mbrenda Xhamisë se Bollatatëve, Vëllain, Ferhatin 13 vjeçar e pushkatuan rrugës ku po shkone tek Halla Shazije.Ndërsa në burgun ose më qartë në Kampin e Përqëndrimit,po në Paramithi, vdiqën nga sëmundjet dhe uria Gjyshja Ruhije 72 vjeçare dhe motra e vogel Makbule 2 vjeçe. ndërsa vëllai 5 vjeç Faruku vdiq, duke hecur në Dhjetorin e ftohtë nga uria kur sapo arritëm në Dukat të Vlores.
Poeti atdhetar Gjergj Komnino , ja si përshkruan më 1945, Genocidin ose më mirë Holokaustin që kryen shovinistat grekë ndaj Shqiptarëve në Paramithi e në gjithë Çamërinë, te publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht 1945.Shkruar për masakrat çnjerëzore të kryera nga bandat greke të gjeneralit famëkeq Zerva mbi popullësinë e pa fajshme të Paramithisë më 27,28 e 29 Qershor 1944.
PARAMITHI, PARAMITHI!
Paramithi, Paramithi
O pellg me gjak,
O vënd fatzi,
Aty ku hyn fashisti grek,
Ku hapen varre me hendek,
Ku çdo hendek është një varr,
Për çdo Çam për çdo Shqiptar,
Ku një zervist, nazist-gjerman,
Një katil, një shpirt katran
Po bën batërdi,
Jo s’është grek
As palikar
Për trimëri,
Po një kusar
Një mercenar
Një faqezi.
Është turp I tokës ku u le,
Një I pabesë, një I pafe,
O dorë mizore me çfarë mënxyre
Lakmitë gjaksore t’u ngosën?
Ku janë kufomat të bëra vandak
Të shtrira përdhe pa faj pa gjak,
Ku vallë u groposën?
Paramithi, qivur I mjerë
Ku janë gjashtëqind të nderë me pabesi?
Me gjuhë të kafshuar kërkon të të flasim?
Me fyt të këputur kërkon të bërtasim?
Pa këmbë, pa duar kërkon të lëvizim?
Oh! Ç’farë të padisim?
Dy zgavrat-kokalla ti njomim me lotë?
Kurrë!!
Se ç’vepër të ndotë, se ç’farë torture
Askush s’mund ta thotë.
Shiko kufomat,si qiellin munxosin,
Shiko zervistat, si po na çfarosin
Në befasi!!
Ah! Hesht hipokrit, ç’bën sikur s’sheh
Kur klithma e jonë u ngjit gjer në re
O mershë e fëlliqur në botën e re,
Këlysh I zervës sulet mbi ne,
Si qen I tërbuar dhe s’ka kush e ndal,
Dhe s’ka kush e vret,
U ngjall prapë fantazëm e skelet!
O Çam Martir
O grek I lirë,
Ngrehu dhe zhduki këta vampirë me furri!
Lufto për jetë, lufto për Atdhe,
Ballkan I Ri të jetë për ne,
Një çerdhe e dashur për Paqe edhe Liri!
Paramithi, Paramithi edhe tani
Po shoh kukudhin si po ha
Eshtra dhe gjak nga im vëlla!!
Nga Gjergj Komnino, e publikuar në “Zëri I Çamërisë “ 22 gusht 1945..
Në gjithë Çamërinë mbas masakrave të tmershme u vranë dhe pushkatuan mbi 2900 njerëz të pafajshëm,kryesisht fëmijë e pleqë, ndërsa rrugës së dimrit për në Shqiperine Nënë vdiqën edhe mbi 2000 të tjerë, këta varrosur në Plloçë.
Pra nga rreth 30.000 njerëz, mbi 5.000 humbën jetën ose mbi 12% e popullësisë Çame
Kohët e fundit në atë vënd që partizanët na mirëpritën dhe na hypën në makinë, është ngritur një permendore si falenderim për mikëpritjen e Çamëve nga bashkeatdhetaret tane ne Dukat te Vlores).
Në Dokumentat e Departamentit të Shtetit të SHBA-së me nr.84/3 të Misionit Amerikan në Tiranë 1945-1946, shkruhet:
“Simbas informacioneve që kam mundur të mbledh në lidhje me Çështjen Çame, më 1944 dhe deri në muajt e parë të vitit 1945; autoritetet në Greqinë veriperëndimore kryen masakra të tmershme dhe dëbuan me dhunë 25.000 çamë, banorë të Çamërisë nga shtëpijat e tyre, ku ata kishin jetuar në shekuj dhe I hodhën ata matanë kufirit, mbas u kishin rrëmbyer tokat dhe pasuritë e tyre. Shumica e 2900 të vrarëve ishin fëmijë sepse ata dhe pleqtë përbënin shumicën e refugjatevë”
Por, qëllimet e vërteta të shovinizmit grek për pastrimin e Çamërisë nga Shqiptarët autoktone, shprehen qartë në një letër që udhëheqësi I masakrave gjenerali famëkeq grek N.Zerva I shkruan më 1956, një miku dhe ish bashkepuntori të tijë në masakrat:
“I dashur Koco Dani, Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin e atdheut nga çamët musulmanë, të cilët qëndruan 500 vjetë mbi qafë të helenizmoit, duke ja bërë të mundur malësorëve të zbresin në fushat pjellore e ti gëzojnë ato. Për këtë ta ndjejmë vehten krenarë
“Vdes i qetë se bëra ate që doja. Pas lashë rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ulurima fëmijësh, nuse dhe gra nudo, që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë… burra të varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene. Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq tërë shpirtrat helenë !”.
(S.Muselimi-Istoriko peripato ana tis Thesprotias”).
Kështu u vu në zbatim spastrimi etnik I Çamërisë Shqiptare me qëllim për të ngjallur pretendimet shoviniste mesjetare për të ashtuquajtur fantazëm vorioepir. Që sot shovinistat grekë me në krye Janullatosin, nën heshtjen e qeverive dhe politikanëve pa dinjitet të Tiranës, po përdorin të gjitha metodat bizantine për greqizimin e pjesës veriore te Shqipërisë së Jugut.
Çamëria është Shqipëri, atje edhe sot jetojnë një pjesë e popullatës Çame e besimit të krishterë që flasin shqip, por fatëkeqësisht nuk e ndjejnë dorën e Nënës që i ka braktisur por ata aqë shumë e kërkojnë.
Dhe “çudia” vazhdon kur edhe ministri i jashtem grek Kocias deklaron në mes të Tiranes me paturpësi dhe injorancë se “Çështja Çame nuk ekziston”???
Për grekët “ekzistojnë” pretendimet sipas të cilave ushtarëve grekë t’u ngrihen vareza në tokat Shqiptare; në një kohë kur ne Çamërinë Shqiptare atje, jo vetëm që nuk lejojnë të hyjnë Shqiptarët Çamë të lindur në Çamëri; por njëkohësisht kanë zhdukur çdo gjurmë Shqiptare atje.
Pra ka ardhur koha e domosdoshme Për Mbrojtjen e të Drejave të Njeriut. MBROJTJA E DINJITETIT KOMBËTAR që për disa “politikanë të zgjuar” quhet Nacionalizëm, DUHET TË JETË NË QËNDËR TË BISEDIMEVE me grekët për çdo problem që ata përpiqen ta ngatërojnë. Komisioni që duhet ngritur sa më parë, duhet të përfshijë SPECIALISTA ME NJOHIE KONKRETE TE PROBLEMIT KOMBËTAR, SIMBAS LIGJEVE NDËRKOMBËTARE TË MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT!!
Sali Bollati-Shqiptar Paramithiot. New York, 
1
U depertuat si te pabese, si vegla te islamikeve osmane dhe nazisteve.
Erdhet peshqesh ne shqiperi ku zaptuat saranden, vloren,fierin, durresin. Keni grabitur toka dhe keni bere pislleqe ordineresh.
Lerini mashtrimet po tregohuni te sinqerte dhe thoni historite qe ju i dini se si i rrinit popullsise greke ne epir ne qafe per llogari te turkut, tregoni dhe pislleqet qe bete gjate luftes.
Mjofton FAKTI qe ju ketu po flisni per Epirin e Jugut (Camerine),dmth ajo eshte EKZISTENTE! ?
WENDY-B
hahahahah,po sigurishte se une do ti kem parasysh sygjerimet tua,posaqerishte kure vijne nga nje person kosmopolitane siq je ti.
kriminel nuk eshte vetem ai qe vret,por,edhe ai qe i perkrah krimet,siq ben ky MAGARI,i cili e arsyeton krimin.
ju jeni dyftyrsha,te pa cipe,sahan lepirsa,saqe as guxim nuk keni ta gjykoni krimin,bile ne emer te “kultures” siq ben ti e arsyeton krimin.
ti gjithmon fol per kultur,e di pse ,sepse kulturen e ke DEFICIT,te mungon shume.
disa prej juve nga karakteri ju njohe,te qilter te sinqerte,te urte,por,prapa juve fshihet nje bishe e heshtun.
gjithe ajo dhune,krime,dhunime,vrasje,abuzime,keto ju i beni se jeni te “kulturuar”,dhe kure filloni ta shprazni energjine negative gjithqka del prej kontrolli.
kjo po verehet edhe nga kjo se sa ne menyre te “KULTURUAR”,ne heshtje pe gjykoni njeriun pse e kerkon pronen e vete.
na ne KOSOVE,MAGARIT I THOJMR MAGARE,LOPES I THOJME LOP,QENIT I THOJME QEN.jemi te sinqert,prandaj ne ketu e bejme diferencen me ju.
ti shtiru se je i kulturuar,ke nevoj per shtirje,duroje TURKOFAGOSIN DHE KET QENIN TJETER,apo nashti je njeri nga keta QEN TE E QARTUN.
ME NJEREZ DUHET TE BISEDOHET ME GJUHEN QE ATA E KUPTOJNE,ka thene nje psikolog qe e kame te preferuar.
JU E KENI PRANUE POZITEN E TE NENSHTRUMIT,JENI TE PA SHPRES.
ZOTI JU NDIHMOFTE,POR,SIGURISHTE SE AS AI SKA QKA JU BANE,SE JU VET E KENI PRANUE KET POZIT INFERIORE.
Po femija 2 vjec bashkepuntor me pushtuesit qe ?!
Jo , faji i vetem i tij qe se eshte shqiptar….
Respekt per Çamet e pafajshem……..
Mesoni nga Historia dhe mos hidhni benzin ne Zjar.
1. Nga debimi i Cemerve (Arvanitas Islamik) nga Thesprotia nuk ishte rastesi qe nuk ishte asnje person ne moshat nga 15 deri ne 55 vjec, sepse ishin ne lufte kunder Grekeve ne krah te Nazi- Fasisteve dhei frikesoheshin gjykimit.
2. Nuk ishte rastesi qe urdheri per debimin e Cemerve (Arvanitas Islamik) u dha Grekeve nga Britaniket (sipas oficerit Britanik, Wearhoose).
3. Nuk eshte rastesi qe nga te debuarit nuk ishte asnje person me emer te Krishter ose Shqipetar, por te gjithe me emra te rendomta Turko-Islamike (per ata qe shkruajne, qe u debuam se ishim Shqipetare).
4. Per masakrat qe pretendohen qe jane bere, kjo gje eshte shume e Kritikueshme, pergjegjesi mbajne grupet para-militare (nuk eshte rastesi qe Zeva nuk berri me karier politike ose ushtarake ne Greqi) dhe populli qe hakmerej per Krimet e “burave” Cam te cilet tani kishin marre aratin dhe gjthe mllefi i popullit binte mbi Grat dhe femijet Cam.
Xhaxhi Feedback: pyet Napoleon Zerven per me shume hollesi, qe bashkepunoi me ushtrine gjermane qe nga fillimi; qe u organizua, armatosh dhe u drejtua nga oficeret e spiunazhit britanik te cilet edhe e udhezuan, ndihmuan dhe qene te pranishem te kryente masakrat kundra shqiptareve (kryesisht myslymane). Dhe nje pyetje per fund: pse di shqip ti?
Ketu e ke pergjigjen:
http://en.wikipedia.org/wiki/Cham_Albanian_collaboration_with_the_Axis.
Enjoy the reading!
Sa i ceket qenke. Paske bere zbulim tek wikipedia. Ishin harruar ne shkrim edhe 22’000 greket qe formuan batalionet e sigurimit nen udheheqjen e gjermaneve dhe i kryen detyrat shume me mire sesa vete ushtria gjermane. http://en.wikipedia.org/wiki/Security_Battalions
Italianet dhe gjermanet nuk e bashkuan Çamerine me Shqiperine. Çameria ishte ne varesi te qeverise se Athines.
Je akoma i vogel; te nevojitet moshe dhe studime dhe shpirt me ere te mire pet te mesuar dhe kuptuar te verteten. Dhe pyetja qe perseritet: pse di shqip?
Ti nuk e ke idene se cfare jam une, dhe mos paragjyko ne injorancen tende. Megjithate, nuk ka problem kjo pune, sepse te gjitha jane fiksuar ne kohe dhe histori, pavaresisht se cfare jane pretendimet e tanishme. Nuk e di a me kupton?
Nuk besoj se kupton, ose ndoshta ben sikur nuk kupton, por e verteta nje dite del ne shesh dhe eshte shume e hidhur, per ata qe bejne sikur nuk kuptojne. Si thone Amerikanet; “is between you and me”. Te tjerat jane thjesht publicitet!!
Edhe prape pyetja .. Pse di shqip ?
……….ky di shqip sepse oshte rrote mallute, me fjale tjra produkt i mallutes s´ime, ok?
edhe ata 2 vjecaret ,6 muajshit ,3 muajshit bashkepuntoret e Italianeve ishin o i zgjuari i perendise qe ke zbuluar te vertete?
FEEDACK
une e di se qka je ti,TI JE NJE QEN BIRE QENI.
ti je nje injorante,ku tere jeten tande nje liber e ke lexue,ABETAREN.kejo verehet nga menyra se si ti i artikulon mendiet e tua te cekta.
pse te frikson historia? e di pse!sepse ajo tregon vlerat shtazarake te komunitetit tende,GABELEVE.
me fale mendova GREKEVE,edhe pse keta dy popuj vetem nje vije e holle i ndane.te zinje ,te vegjel,te pa cipe,grykesa dhe disa veti tjera qe tani ti po i shfaqe.
Ti s’je tjeter veçse nje bytheqire pseudogrek, qe nuk e di pse te lejojne keta redaktoret te hysh e te besh propagande antishqiptare ne forumet shqip,nderkohe qe bllokojne reagimet e ligjshme te shqiptareve te vertete !!!
por ti mo bythzi e ke pyetur ndonje here veten se kush bashkpunoi realishit me Nazistet???
Gjeneral Zervaz …i faktuar me foto dhe dokumenta te tjere si bashkpunetor i Nazisteve dhe i kerkuar nga Qeveria USA ti hiqeshin te gjith funksionet qe i dha qeveria e pare Greke pas Luftes se II botrore, per arsye te ktij bashkpunimi.
E ti ke goje te flasesh per pupullate qe spreku asnjehere arme se bashkpunoi me ushtrine naziste. Cope fshatari per 2 kalse shkolle.
Po seshte ndonje cudi e madhe kur ndonje legen si puna jote(FIIDBECK)te shkruaje ne kete menyre.Smundet te kesh gjak shqiptari e te shprehesh ne kete menyre.Ose se njef historine ose do jesh grekafon.
Feedback.-u
Mos fol per gjera nuk ke informacion, nqs je i arsyeshem, dhe jo provokator
Feedback.
Ne komentin tuaj gjej tre arsye perse e ke shkruar:
A)Ose do te jesh nje tip idioti qe asgje nuk kupton nga kjo bote(dhe per mendimin tim kjo do te ishte e keqja me e vogel per ty)
B)Ose do jesh ndonje palo grek ,nga ata te peshtiret se te ndershmit e pranojne qe qellimi i largimit te çameve nga greqia ishte spastrimi i tokave nga shqiptaret
C)ose per ndonje evro je shetur te greku me soj e sorollop(njerez te tille jane gati te shesin edhe familjen per ndinje evro)dhe paguhesh per te bere lojen e tyre te ndyre.
Ne komentin tuaj them se me afer te vertetes eshte kjo e fundit:JE NJERI I SHITUR!
Besoj se nuk e dini qe gjate Luftes se Dyte Boterore, Kosova ka patur nje batalion qe ka luftuar deri ne Stalingran.
E dime e dime. Gjithashtu dime, qe Kosovari Xhafer Ibrahim Deva, ishte ai qe beri masakren e Tiranes ne bashkepunim me SS-et Gjermane, duke ekzekutuar 86 Shqiptare te pafajshem ne 1944-en.
Gjate Luftes se Dyte Boterore, Kosova ka patur nje batalion qe ka luftuar krah per krah me gjermanet deri ne Stalingrad. Batalioni quhej “Batalioni Skenderbej”!
Serbet qe bene gjenocid sistematik mbi kosovaret, nuk e perdoren ndonjehere si argument bashkepunimin e kosovareve me gjermanet, si justifikim per gjenocidin e tyre!
Greket kane qene gjithmone dinake dhe te pabese. Kane shfrytezuar rastin dhe kane krijuar alibine e “pabesise se cameve” per ta hequr nga vetja ate qe ata kane me shume te theksuar, pikerisht pabesine!
turp te kesh qe flet per nje krahin shqiptare keshtu po ti laro greku je dhe nuk di tjeter po se shpejti do e shikoshe ti dhe greqia jote
Sa shpejt harrove fotot e Zervas dhe bandes se tij me officeret Nazist? apo ishin fshataret ate qe bashkepunonin me Nazistet
Po ti gjak prishun je tradhetar greku se nuk ka kjo te beje asgje me masakrat greke ndaj shiptarve qame. Por te jesh i bindur se nuk ka me mbet me kaq kjo qeshtje se ka nga ne shqiptar ende qe do e zbardhin tere kete masaker greke e te pranohen te drejtat e shiptarve qame per tu kthyer e per te marre pronat e tyre. Ju ngjat jeta te gjitheve.
Sa kemi vuajtur.
histori prodhotesh,histori te pabesesh……
nuk arrij te kuptoj nje gje Tema,ne kohen kur ministri shqiptar bredh neper Austri,Poloni dhe Greqi ,sidomos kesaj te fundit,duke i kerkuar meshirshem OK-in per fitimin e Statusit per ne BE,ju botoni nje histori te trilluar te nje cami nga Paramithia…..!!!!
Si do qe te jete,nuk mund te luhet me gjera te tilla,duhet te jemi serioz per ato qe kerkojme te kalojme ne media ,cfare vlere dhe interesi kane ato!Jo se po e rruan shume Greqia per ”paramithia”-t e ketij cami,ku dhe vete fjala paramithia do te thote ne shqip perralla me mbret..!Imagjinoni se si ndjehem une si shqiptar qe pres te marr Statusin ,jo pse edhe nje OK e Greqise,ka peshen e saj te domosdoshme por edhe interesat e 1mln refugjateve qe hane buke ne Greqi!
Kesaj i thone,nga njera ane kerkon te te ndihmoj e nga ana tjeter ti me shash……..!!!
po si do futesh ne europe me kte mentalitet ditor mor ditezi. Nuk futesh dot ne EU duke dhene bakshishe se nuk te ngel gje me ne xhep.
na mbyten kta katundare ….dilni i her neper europe dhe shihni qe askujt nga shtetet e mdhaja nuk i rruhet per EU por vetem punojne per veten e tyre dhe vlerat e kombit.
Kete vere parjeter do vizitoj krahinen jugore te shqiperizse(Camerine).me mire leket shqiptarve tane se himarjotve Gjak prishur
Nuk mund te pergjithsohet fenomeni, dhe te justifikohet genocide ndaj popullsise came, gjoja se bashkepunuan me fashizmin. Nuk diskutohet qe nga kjo popullsi pati qe u bene bashkepuntor te fashizmit, ashtu sic pati edhe shume greke qe bashkepunuan me fashizmin, por kjo ishte vetem justfikimi per te shfarosur kete popullsi autoktone, dhe shperngulur me force, me qellimin e vetem per te ruajtur te pandryshuar kufirin e vitit famekeq 1913, qe I coptoi trojet Shqiptare. Po te mos mbeshteteshim nga SH.B.A. dhe Anglia, nuk do te kishte Shqiperi. Ishin keto dy fuqi te bazuara mbi vlerat uneversale te demokracise qe korigjuan padrejtesine 1 shekullore per Kosoven. Shqiptareret ne Rajon kane qene dhe jane per Paqe dhe bashkejetese, por me mjete demokratike do t dine te kerkojne te drejtat e tyre.
Nuk ka qene thjesht bashkepunim, por sulm frontal dhe krime lufte ndaj gjitoneve te tyre dhe vellezerve te tyre Cam Ortodoks. Keto jane fakte te dokumentuara historike, qe nga batalionet Italiane te cilat sulmuan ne 1941 dhe deri te skuadrat SS qe operonin ne ate zone me vone. Mos te futemi ne shume detaje, se ju dihen edhe emrat.
Jam shume krenar qe gjyshi im ka luftuar kundra grekeve krah per krah italianeve ne 1940 ne batalionin tomorri.camet sot duhet te kene ne krye figura mazar dine.rrofte cameria e lire poshte gjakeprishurit arvanitas.
Ti je tipiku i thenies “i dhjere por krenar!”
feedback!
Eshte pak e veshtire te ti shpjegosh ca gjera, jane te thjeshta po si puthadore i grekut qe je, te mungon dinjiteti per ti kuptuar. Jeto duke lepire ate b… qe te konvertoi nga barkthare idiot ne “homogjen inteligjent”, por mos u ngaterro me pune qe sjane per ty!
Grekeve ju hyn ne pune per idiotin dhe by..-lepirsin qe je , por edhe ata te percmojne njesoj si shqiptaret dhe si cdo njeri qe ka pak dinjitet dhe respekt per veten.
TURKOFAGOS
TI SHUME SHKURTE KE ME PASE.
PO TE DUROJME EDHE PAKE.
TE PERSHENDESN XHIHADISTAT.
Ty te kemi gjetur nje vend pellumbash ne Siri. Rroga eshte goxha e mire.
Ku i shef genjeshtrat ti!!!
Ju ka ardhur dita , prandaj fol edhe ti…………….
Kryengritja ne Epir 1661
1. Asllan Pasha (Cam, udheheqes i Jenicerve Turk-Arnaut) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin (Arhipeshkop, lindur ne Paramithia, udheheqes i kryengritjes), pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate bashke me dyqind kryengritës te tjere me djegie per se gjalli. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
2. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
– Fragment i marre nga interneti Zeri i Camerise.
– Gazeta Dita (kerko “Dionisi”, i njejti artikull).
Lufta e II Boterore
3. On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
4. During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
5. Over 20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
– Fragment i marre nga Wikipedia ne Anglisht (Paramithia).
Ky eshte nje kulm i ri injorance politike:
Vlera e nje OK te Greqise per statusin, poashtu si dhe nje Jo Greke, nuk ka asnje vlere (ne terma matematike ajo vlere eshte zero) ne BE ose po aq vlere sa ka edhe nje veto e Shqiperise per te mos pranuar nje vend tjeter ne NATO.
Greqia nuk eshte vecse nje koloni financiare e Gjermanise etj. E krrusur nen peshen e nje borxhi qe nuk do te mund ta shlyeje kurre, ajo nuk mund te beje politike te pavarur nga politika e kreditoreve te saj.
Eshte me te vertete rrenqethese te mund te parafytyrosh se si mund te perjetoj nje i moshuar cam rikthimin ne vatren e eterve te perzene me dhune nga trojet e tyre.
Une kam vizituar para disa vjetesh disa fshatra arberesh ne kalabri dhe u gezova se si arbereshet edhe pse ne toke te huaj mund te rronin si arberesh
per shqiptaret e Camerise ka nje menyre: Gjykata e Strasburgut, ne menyre individuale ata mund te kerkojne te drejten e shtetesise se mohuar – kane lindur ne Greqi dhe jane perzene prej andej.
Nuk ka asnje rast te ndonje shqiptari te Camerise te kete ndjekur kete rruge, e cuditshme ndofta nuk arrihet !!!
Gjykata e Strasburgut nuk merr ne gjykim pasojat per kriminelet e luftes. Ndoshta gjykata e Hages?
O grekofil! Si te duket ty nese Shqiperia ua konfiskon pronat juve minoritarve dhe ju debon me force nga shtepite e juaja pa kompenzim?
Sot Camet bredhin rrugeve te shpernadar kurse ju keni zona minoritare me te drejta shkollimi ne gjuhen tuaj. HAPNI SYTE O SHQIPTAR “BENI PER TE TJERET CFARE ATA BENE PER JU”
Per ty “no comment”.
Shumë bukur vila.
Edhe rrugica që lë rrugën e shtruar.
Pastër,pemë te paprera.
Duket që nuk është në Shqipëri!
Me vjen keq qe shtremberohen gjerat keshtu, me genjeshtra dhe shpifje dhe nacionalizma fallco, pa bere nje bilanc edhe per pergjegjesite e komunitetit Cam ne Greqi ne vitet e trubullta te luftes se dyte boterore kunder forcave te AXIT.
Une nuk jam anti-Cam dhe as nuk kam urrejtje primitive ndaj tyre. Bile kam shume te njohur me prejardhje Came, te cilet kane lindur ketu ne Shqiperi, dhe keto qe kam shkruajtur me siper, ju a them shpesh. Disa nervozohen, disa edhe ofendojne, por shume te tjere e kuptojne dhe ulin koken.
Historia dhe e verteta nuk mund qe te fshihet dhe te tjetersohet, por edhe nuk mund qe te pergenjeshtrohet, aq me teper per interesa te nje brezi apo nje tjeter, i cili nuk do qe te degjoje, ose nuk i intereson qe te degjoje. Une personalisht e kam shume te rende qe te ngre pushken dhe te vrase e te pres, nje komshiun tim (pavaresisht se eshte Shqiptar, Grek, mysliman apo i krishtere) me te cilin, ne shekuj kam ndare buken dhe kripen, hidherimet dhe gezimet, ne momente te veshtira. Nuk e di se sa e kuptueshme eshte kjo, por nuk ka shume rendesi.
Feedback , historia e Camerise eshte e njohur tashme. Te gjithe e dime se greqia e para 200 vjeteve nen perandorine Osmane ka qene ne situaten e nje njeriu ne agoni. Kane qene shqiptaret te cilet e kane bere revolucionin e 1821 dhe me figurat e tyre i kane dhene shkas pavaresise se greqise. A e ke pare dokumentarin grek per 1821 ku tregohet kontributi i shqiptareve si Kolokotroni ne Peloponez ,Karaiskaqi, Bubulina , Bocari e shume te tjere qe kane luftuar per pavaresine e greqise. Bajroni , Lick e thone qarte se Suliotet jane nje fis shqiptar i Camerise , pavaresisht se ata u asimiluan dhe u keqperdoren nga armiqte e Shqiperise. Pra Feedback , Kombi Shqiptar eshte i madh me vitalitet dhe cilesi te jashtezakonshme. Ate nuk munden dot ta shuanin barbarite e fqinjeve grek dhe serb ne 1913. Populli shqiptar eshte ne ringritje te vazhdueshme dhe ai po i rifiton pozitat e veta ne trojet amtare. Hapesirat gjeografike ku banojne shqiptaret jane shume me te medha se ato te grekeve. Ata shtrihen ne Shqiperi , Greqi ,Turqi, Kosove ,Maqedoni , Mal te Zi. Italine e Jugut si komunitete solide . Shqiptaret do tja dalin qe ne vitet dhe dekadat e ardhshme te rifitojne Camerine Shqiptare.
Luftrat kunder perandorise Otomane, u finalizuan me luftrat Ballkanike te cilat e shkeputen perfundimisht Ballkanin nga kthetrat shekullore te perandorise Otomane. Pavaresisht se cfare mund te kene kontribuar te ashtequajtuarit “Shqiptare”, historia boterore njeh nje fakt dhe vetem nje!
Ky fakt eshte, se perandoria u zbyth ne saj te luftes se Grekeve, Serbeve, Malazezeve dhe Bullgareve. Tani kam nje pyetje te thjeshte.
Perse nuk eshte regjistruar ne histori, perpjekja heroike e “Shqiptareve” kunder Otomaneve (pervec kohes se Skenderbeut)? Apo se na kane inat dhe nuk e kane shkruar? Apo ndoshta na kane harruar? Nuk e besoj. Eshte me e thelle kjo pune. Megjithate ne Shqiptaret e vertete nuk kemi nevoje per sasi, por per cilesi. Nje vend te begate, nuk e ben siperfaqja dhe kufijte, por njerezit qe jetojne aty. Shqiperia e madhe nuk ka shume peshe, kur ne ketu ende, nuk jemi ne gjendje dhe kemi deshtuar qe te bejme Shqiperine e vogel.
O tru thare kush te tha ty qe nuk i permendin Shqiptaret mbas Te madhit Skenderbe qe ju plaset ta beni te tuajin,po Ali Pash Tepelenen nuk e njeh historia?po Marko Bocharin dhe te gjithe kapedanet Shqipetare qe u dhane lirine more bukashkele te trashe perse i mohoni.Edhe Jani Kapodistria kryeministri i pare i Greqise mbas pavaresise nga turqia ishte Shqipetar o vule humbur dhe e vrate se demaskonte krimet qe benit ju mbi popullesite e pa mbrojtura…Be a where of Greeks when bring the gifts…Keshtu ju njeh gjithe bota o te pa bese…Greko o grek grek o maskara…hahaha
Cameria eshte nje treve Shqiptare. Ajo ka qene banuar vazhdimisht nga fisi Iliro-arberor i thesproteve deri ne gjirin e Prevezes. Kete e vertetojne vete historianet e antikitetit grek si Herodoti , Straboni etj, te cilet Amfiloket(qyteti Amfilokia) qe shtriheshin ne jug te gjirit te Prevezes i konsideronin greke sepse flisnin greqisht, kurse thesprotet qe ishin ne veri te tyre flisnin gjuhe “barbare” dmth shqiptare. Autoktonia e shqiptareve ne keto troje ka qene e vazhdueshme pa nderprerje dhe kulura qe ata kane zhvilluar ka qene ajo iliro-arberore. Banoret e kane ruajtur ne menyre fanatike gjuhen e tyre shqiptare, veshjet e tyre, fustanellat, kenget dhe vallet, zakonet e mikpritjes, deshiren e madhe per te punuar. Cameria eshte stolisur gjate gjithe bregdetit te saj me ullishta dhe peme te tjera frutore nga shqiptaret. Ata me pasionin dhe dashurine e madhe per vendin e tyre ja kane shtuar bukurine Camerise Shqiptare.
Kryengritja ne Epir 1661
1. Asllan Pasha (Cam, udheheqes i Jenicerve Turk-Arnaut) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin (Arhipeshkop, lindur ne Paramithia, udheheqes i kryengritjes), pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate bashke me dyqind kryengritës te tjere me djegie per se gjalli. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
2. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
– Fragment i marre nga interneti Zeri i Camerise.
– Gazeta Dita (kerko “Dionisi”, i njejti artikull).
Lufta e II Boterore
3. On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
4. During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
5. Over 20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
– Fragment i marre nga Wikipedia ne Anglisht (Paramithia).
Mund te na thote ky artikulshkruesi se ne cilin burg paska qene ai 7 vjeç dhe motra e tij 10 vjeçe. Kush i futi ne burg dhe per sa kohe se paska pak konfuzion dhe delir ne ato qe shkruan.
Po mer ndyrsire delir. Do Zoti ti dhe rraca jote do ta heqi 100 fish 1 dite kete lloj deliri qe kaluan Camet.
Per Ali-Demasin.
Po morre Plehra kete dini te beni Historikisht.
Kryengritja ne Epir 1661
1. Asllan Pasha (Cam, udheheqes i Jenicerve Turk-Arnaut) donte tju jepte nje mesim te mire kryengritesve, ndaj pasi arriti ta kapi te gjalle Dionisin (Arhipeshkop, lindur ne Paramithia, udheheqes i kryengritjes), pa bere as gjyqin me te vogel, e denoi ate bashke me dyqind kryengritës te tjere me djegie per se gjalli. Dionisi u poq per se gjalli ne hell dhe pasi u ballcamos u transportua ne gjithe Greqine qytet me qytet deri ne Stamboll.
2. Nje nder vendimet qe ndermorri pashai shqiptar i Janines se asokohe Asllan Pasha ishte largimi i te gjithe elementeve te rrezikshem greko-ortodokse qe morren pjese ne kete kryengritje gjakatare nga zona e keshtjelles se Janines. Keshtu nga zona e keshtjelles se Janines u larguan nje pjese e grekeve dhe ne keshtjelle u vendosen çamet myslimane dhe çifutet.
– Fragment i marre nga interneti Zeri i Camerise.
– Gazeta Dita (kerko “Dionisi”, i njejti artikull).
Lufta e II Boterore
3. On the night of 27 September 1943, Cham militias arrested 53 Greek citizens in Paramythia and executed 49 of them two days later. This action was orchestrated by the brothers Nuri and Mazar Dino (an officer of the Cham militia) in order to get rid of the town’s Greek representatives and intellectuals. According to German reports, Cham militias were also part of the firing squad.[20]
4. During September 20–29, as a result of serial terrorist activities, at least Greek 75 citizens were killed in Paramythia and 19 municipalities were destroyed.[21] On September 30, the Swiss representative of the International Red Cross, Hans-Jakob Bickel, visited the area and concluded:[22]
5. Over 20,000 Albanians, with Italian and now German support, spread terror to the rest of the population. Only in the region of Fanari 24 villages were destroyed. The entire harvest was taken by them. In my trip I realized that the Albanians kept the Greeks terrified inside their homes. Young Albanians, just finished from school, wandered heavily armed. The Greek population of Igoumenitsa had to find refuge in the mountains. The Albanians had stolen all the cattle and the fields remain uncultivated.
– Fragment i marre nga Wikipedia ne Anglisht (Paramithia).
Familjen Bollati e njoh personalisht, njerez sh te mire e miq te vjeter. Cameria eshte nje tjeter plage e kombit shqipetar.
Duke lexuar sesa vende te bukura dhe te paprekura jane, menjehere ben krahasimin me kasaphanen qe iu be natyres shqiptare. Dhe konkludon qe me mire qe i ka greku se shqiptaret per 10 vjet do i benin beton.
Sa per kete Sali plakun duket qe eshte i rrjedhur qe kur thote qe greket pushtuan Camerine apo Selanikun. Rrjedhimisht sipas ketij plakut te rrjedhur Cameria para 1913 ishte e lire dhe u pushtua pastaj. Sesa turkoshak jane keta dallohet qe nga fakti qe ne cdo qytet ku shkonte kerkonte sarajet. Fatkeqesisht sarajet jane sinonim i pushtuesit. Bile edhe keshtjellen veneciane te Parges e ngaterron dhe e cileson keshtjelle te Ali pashes. Keshtjella e Ali pashes eshte tjetra maje kodres ne distance.
Per francon me (f) Selaniku ishte qytet qe banohej nga Bullgar, turq ,shqiptar , arumun dhe shume hebrenj ,prandaj dhe quhej Jeruzalemi i Europes. Ishin greket qe i spiunuan hebrenjte tek gjermanet per tu marre pasurine .Selanikun e morren greket me tradheti . Greqia ka qene 1821 ,vetem 62.000 km2 dhe sot duke rrembyer Camerine shqiptare, Gjergjeline e Maqedonise dhe tokat ne kufi me turqine ka arritur 132.000 km2. Kur greket ,gjate vizites se Bill klintonit ne Athine, dogjen flamurin Amerikan, u tha qe greqine do ta kthenin ne kufinjte e vitit 1821.Mbreti Othon gjerman i Bavarise thote se Athinen e konsideronin nje fshat i vjeter shqiptar.
Te mos harrojme se cfare ka thene i madhi Aristidh Kola :
Para se te jesh Grek duhet te tregosh se je Arvanitas .
Oh Progonati, une nuk e kam pare ndonje here kete person me emrin Franko te flasi pro shqiptareve, ky eshte nje turkofagos i dyte qe hedh vrere mbi cdo gje shqiptare, keta persona cdo gje mund te jene por shqiptar kurresesi.
Dhe “çudia e bashkëpunimit” vazhdon…….!
ÇAMËRI !!
Sa vrer është derdhur për gati 50 vjet mbi banorët e saj autoktonë! Sa viktima, sa krime, sa masakra ka përjetuar popullsia e asaj treve! Dhe sikur të mos mjaftonte gjenocidi i skajshëm grek, sa shpifje të paskrupullta u thurën në adresë të atij populli që kaloi nëpër kalvarin e vuajtjeve të papërfytyrueshme gjatë një shekulli që qé tepër i trishtë për të. Një fat i kobshëm i bëri njerëzit e asaj krahine objekt i shfrimit çnjerëzor të një mase të madhe fanatikësh të droguar nga urrejtja fetare. Tehu i goditjes kanë qenë çamët e besimit islamik. Grekët nuk arrinin ta konceptonin dot se si dy komunitete, me besime të ndryshme, t’i takonin të njëjtit popull. Dhe në funksion të idesë së tyre fikse e të prapambetur, ushtruan një diskriminim të thellë në gjirin e popullsisë çame, duke u përpjekur, me të gjitha mënyrat, të ngjallin përçarjen ndërmjet tyre. Në krahinën e Çamërisë, si në të gjitha krahinat e tjera shqiptare, ka ekzistuar një harmoni dhe mirëkuptim i plotë ndërmjet çamëve ortodoksë dhe atyre myslimanë. Të njohura kanë qenë vazhdimësitë farefisnore, me përkatësi në të dy besimet, të shumë familjeve si Rojbatët, Kleftatët e të tjerë. Madje edhe nga familje të pasura si Pronjatët ka pasur martesa shqiptarësh të feve të ndryshme. Një dukuri që dëshmonte se, veç tokës ku kishin lindur, ata i bashkonte gjuha, këngët e vallet, zakonet dhe traditat. Të paharruara kanë mbetur luftimet e bejlerëve të Çamërisë kundër Pashait të Janinës për të mbrojtur vëllezërit shqiptarë të Sulit. E kjo ndodhi sepse tek ata ishte e fortë ndjenja e përkatësisë së njëjtë etnike me suliotët trima e të papërkulur. Në kontrast me këtë qëndrim shqiptar, ai grek ishte krejt tjetër. Në pajtim me politikën shoviniste të “megaliidhesë”, që nga pushtimi i Çamërisë më 1913, autoritetet greke i kanë konsideruar çamët-ortodoksë si grekë, ndersa ata myslimanë si turko-shqiptarë. Persekutimet, shpronësimet, ndalimi dhe mos-hapja e asnjë shkolle në gjuhën shqipe kishin të vetmin qëllim , të mohonin shqiptarinë e Çamërisë. Nikolas Geixh (alias Nikos Gaxojanis), në vizitën e tij private të para disa kohëve në Shqipëri, u shpreh ndaj çamëve me një gjuhë anakronike dhe thellësisht armiqësore, pavarësisht se jeton në vendin e demokracisë, të lirisë e të respektimit të të drejtave të njeriut dhe atyre të minoriteteve.Ai u kërkoi me arrogancë autoriteteve shqiptare (që fatkeqësisht nuk mbrojnë asnjë interes shqiptar) të bëjnë një regjistrim të ri të popullsisë, pasi minoriteti grek përbëka, sipas tij, mbi 30% të banorëve të Republikës së Shqipërisë, dhe qenka një minoritet që nuk paska të drejtat që i takojnë. Pyetjes së hidhur për çamët, z. Geixh iu përgjigj pa kurrfarë etike, ashpërsisht dhe me mungesë të plotë koherence ndaj “parimeve” të tij për të drejtat e minoriteteve duke theksuar se asaj popullsie i takonte shpërngulja pasi kishte qenë bashkëpunëtore me nazistët.(?!?!)Një pohim që dëshmon për një logjikë të vajtueshme.Arsyeja e vërtetë e masakrimit dhe e shpërnguljes me forcë të popullsisë myslimane të Çamërisë nga trojet e saj etnike mijëvjeçare qëndron në politikën shoviniste greke të “megaliidhesë”. Në synimet e vjetra greke për aneksimin e Shqipërisë së Jugut kishte një pengesë tejet shqetësuese për hartuesit e programit helenizues të Ballkanit: krahina shqiptare e Çamërisë. Ajo krahinë, me histori ,toponime, tradita, kulturë dhe gjuhë shqipe, si për shqiptarët çamë –ortodoksë ( S.Muselimi në “Istoriko Peripato ana tis Thesprotia”-botuar në Janinë më 1974, shkruan: “… Dhespoti i Thesprotisë më 1877 detyrohet të përkthejë pjesë të Dhjatës në gjuhën shqipe sepse besimtarët që vinin në kishë nuk kuptonin asnjë fjalë greqisht.”) ashtu edhe për shqiptarët çamë myslimanë, e kthente në një absurditet të gjallë të gjithë idenë e zgjerimit të madh të Greqisë drejt Veriut. Duhej “pastruar” pa tjetër ajo krahinë nga shqiptarët autoktonë, për të bërë të mundur realizimin e programit të aneksimit të të ashtuquajturit “Vorio-Epir”. Një program që ka mbetur në axhendën e pothuajse të gjitha forcave politike greke edhe në ditët tona. Në pajtim me këtë vijë anakronike ka qenë edhe vizita e N.Gaxojanit në Shqipëri. Ai nuk shkoi atje si shtetas i Vendit të Madh të Lirisë e të Demokracisë, por si i dërguar i posaçëm i shovinistëve grekë. Ai shkoi atje për të parë nga afër arenën e “fitoreve të ardhshme”.Më 1940 , ende pa shpërthyer lufta Italo-Greke, mijëra meshkuj shqiptarë të Çamërisë, nga 13 deri në 70 vjeç, u internuan në ishujt e Egjeut dhe në Peloponez. Atje u keqtrajtuan dhe u masakruan nga autoritetet greke për të vetmin faj se ishin shqiptarë, duke lënë në mëshirën e fatit fëmijët, gratë e nënat e tyre, për t’u keqtrajtuar edhe më mizorisht. Shumë prej tyre gjetën vdekjen në kampet greke të përqëndrimit…Ndërsa djemtë çamë që thirreshin për të kryer shërbimin ushtarak, në radhët e ushtrisë greke, nuk pajiseshin me armë, por vetëm me kazma e lopata për të punuar si skllevër (M.Vickers-“Albanian Modern History”). Këta shtetas grekë diskriminoheshin e persekutoheshin vetëm se ishin shqiptarë. Isha vetëm 4 vjeç kur në qytetin tim të lindjes, në Paramithi, mbas 31 vjet pushtimi grek, u ngrit Flamuri Shqiptar. Njerëzit, të ngazëllyer, këndonim Hymnin e Flamurit. Ne fëmijët kërcenim e lodronim, ndërsa më të mëdhenjtë qanin nga gëzimi se mbaruan edhe vuajtjet nën pushtimin grek e më së fundi do ta ndjenim veten Shqiptarë në vatrat tona, pa u thelluar shumë se në çfarë situate u ngrit Flamuri Ynë aq i dëshiruar. Pas një terrori të gjatë dhe persekutimi deri në kufijtë e durimit, ardhja e një regjimi më të butë, ndonëse edhe ai pushtues, por që pranonte etnicitetin shqiptar të krahinës nuk kishte si të mos e çorientonte një pjesë të njerëzve të thjeshtë që në fund të fundit nuk e kishin atë horizont që kemi ne sot, për të gjykuar se edhe këta që erdhën janë prapë pushtues.Por këtu duhet nënvizuar një fakt tjetër shumë domethënës. Pa kaluar shumë kohë, djemtë më të ndërgjegjshëm çamë formuan një nga formacionet e para të luftës kundër pushtuesit fashist – Çetën “Çamëria”. Horzonti i gjerë atdhetar, përkushtimi, zgjuarësia dhe sakrifica e këtyre të rinjve trima çamë duhen vlerësuar edhe më shumë në krahasim me ato të një partizani të mirëfilltë grek, ndaj kombit të të cilit gjermanët qenë sjellë me një barbari të skajshme dhe që ishte e natyrshme të përfshihej pa mëdyshje në njësitet partizane. Ndërkohë që shqiptarët e Çamërisë, ndonëse kaluan nga një pushtim më i egër në një pushtim më të butë, përsëri ata e përbuzën atë duke dalë maleve për liri e duke ngritur çetën e lartpërmendur. Kjo çetë luftarake, në shkurt të vitit 1943 u rrit në Batalionin “Çamëria” që ka kryer luftime të ashpra kundër pushtuesit. Legjendare ka mbetur lufta 56-ditore kundër forcave gjermane në gusht-shtator 1943. Është e vetmja luftë frontale anti-gjermane në tokat shqiptare. Në saje të trimërisë së djemve dhe vajzave çame, gjermanët nuk mundën të shkelin Shqipërinë nga ana e Çamërisë, por u detyruan të kalojnë nga Tri Urat në Leskovik (Shih “Historia e LANÇ”, Tiranë 1986). Dhe këta djem e vajza çame vazhduan luftën kundër pushtuesit në radhët e Divizionit të 6-të të Ushtrisë NÇ Shqiptare deri në dëbimin e tij. Njëkohësisht mbi 500 djem të tjerë çamë u rreshtuan në radhët e ELAS-it, ku përbënin shumicën në Regjimentin 15, së bashku me maqedonasit e Greqisë, kundër pushtuesve nazistë. Kjo është e vërteta e të ashtuquajturit “bashkëpunim” me pushtuesit.Nëse nga radhët e popullsisë çame, të vuajtur nën regjimin grek që nga viti 1913, kanë dalë disa elementë të ekzaltuar nga propaganda fashiste për gjoja bashkimin e Shqipërisë, a mund të ketë ligj në botë, parimor apo moral, që për veprat e këtyre individëve të torturohet, përdhunohet, masakrohet dhe shpërngulet masivisht një popull i tërë?!?! Kjo, siç shënon N. Kulla në librin e tij “Dritëhije shqiptaro-greke” ishte politikë fashiste që për shkak të 10 vetëve të masakrohen 20 mijë të tjerë të pafajshëm. Nuk janë çamët fajtorë për bashkëpunim me pushtuesit, fajtorë për këtë ishin vetë grekët që nxorën nga gjiri i tyre, Ralisin, Zervën dhe gjithë ata aleatë të shumtë me nazi-fashistët që u vunë nën urdhrin e tyre kundër popullit që i lindi.Le të kujtojmë, për shembull, bashkëpunimin masiv të forcave të djathta greke me nazistët, nën drejtimin e famëkeqit gjeneral Zerva. Pushtuesit gjermanë ngritën në Athinë qeverinë kuislinge të Ralisit.Anglezi M.Mazower, në “Inside Hitler’s Greece 1941-1944”, London 1993, midis të tjerave shkruan për lidhjet dhe aleancat e turbullta të forcave të djathta greke të Zervës me pushtuesit nazistë. “…Në Athinë anëtarët e EDES-it, të komanduar nga Zerva, hynë në shërbim të batalioneve të sigurimit të krijuara nga gjermanët për të mbajtur rendin në vend dhe për më tepër, për të pastruar Greqinë nga elementët komunistë. Në të njëjtën kohë udhëheqësit e EDES-it mbanin lidhje të ngushta me qeverinë kuislinge të Ralisit.”Po sipas dokumenteve britanike të përshkruar në librin e mësipërm, anglezët këmbëngulën që Zerva të ndërpresë lidhjet me qeverinë kuislinge të Athinës, por ai vazhdoi lojën e dyfishtë ,duke u shtirë se po angazhohej fuqimisht në luftë kundër pushtuesve nazistë, nga ana tjetër pakësonte veprimet luftarake ndaj forcave lokale gjermane, madje mbante një oficer ndërlidhës pranë shtabit gjerman në Janinë.Në librin e Woodhouse “The struggle for Greece”, London 1976, citohet: “Me fillimin e luftës civile, dokumentet gjermane nuk lenë asnjë dyshim se Zervas, ka bërë një armëpushim me ta për disa muaj të cilin e ka gjykuar krejtësisht në mënyrë të gabuar, sikur nuk ishte në kundërshtim me detyrimet e tij kundër aleatëve.”Janë pikërisht këto personazhe të forcave të EDES-it të gjeneralit Zervas të ndihmuara nga ato të kolaboracionistit, Kolonel Derlitis, komandat i Batalioneve të sigurimit që filluan sulmet dhe masakrat kundër fshatrave dhe qyteteve të Çamërisë me synim spastrimin etnik të asaj popullsie .Ja seç shkruan studiuesja greko-gjermane, Georgia Kretsi: “Më 27 qershor 1944 forcat e Divizionit 10 të EDES-it, të komanduara nga Kamaras, me miratim edhe të forcave gjermane që po tërhiqeshin , hynë në Paramithi. EDES- proklamoi se të gjithë çamët-myslimanë do të jenë të lirë e nuk do të keqtrajtohen dhe se pronat e tyre do të mbrohen. Krejtësisht në mënyrë të pabesë (mënyra tradicionale greke – shënimi im S.B) filluan spastrimin brutal etnik. Vetëm në këtë qytet mbi 300 çamë myslimanë, njerëz të pafajshëm, kryesisht gra e fëmijë, gjetën vdekjen”. Dhe tani dua t’i përcjell lexuesit një dëshmi të drejtpërdrejtë, të fiksuar në kujtesën time që në fëmijëri, një dëshmi torturuese, të rëndë, sfilitëse, ngjethëse. Gjyshin tim, M.Bollatin, 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë bashkë me dhjetëra burra të tjerë në oborrin e shkollës, nënën time shtatzënë e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube; ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare ,vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare. Kushurirën tonë, Sanije Bollatin, e dogjën të gjalle, ndërsa plakut O. Murati, mbasi i rropën së gjalli lëkurën, ia ngjitën përsëri me kripë!!!…Këto janë një pjesë e torturave dhe masakrave që kryen në qytetin tim, e më pas, me të njejtin duf shtazor, edhe në qytetin e Pargës, të Margëlliçit e në fund në Filat dhe në tërë fshatrat e Çamërisë.Jani Shara (I. Sarras), në librin e tij “Istoria tis Periohis Igoumenitsa”, botuar në Athinë më 1985, midis të tjerave shkruan: “….Familja e Muharem Bollatit, që u masakrua në mënyrë shtazarake, nuk ka pasur asnjë faj”.Ndërsa N.Zerva krenohet për mizoritë e tij duke i shkruar një miku më 1953: “Bëjua të qartë njerëzve se ne e kryem detyrën që na ishte ngarkuar për spastrimin nga Atdheu ynë të çamëve myslimanë, të cilët qëndruan 500 vjet mbi qafë të helenizmoit dhe ua bëmë të mundur malësorëve të zbresin në fusha”( S.Muselimi. “Istoriko Peripato ana ti Thesprotia”, Janinë 1974.Ribotim I trete me 1997) Pohim autentik I planit grek per pastrimin e Camerise nga Shqiptaret!Në qeverinë e Athinës ishte ministër edhe N.Zerva. Më pas, në sajë të presioneve ndërkombëtare, sidomos të SHBA, pasi u zbuluan lidhjet e tij me nazistët, Zerva u detyrua të japë dorëheqjen nga qeveria greke. Megjithatë ai mbeti një “figurë e nderuar” nga autoritetet greke. Statuja e tij, me fytyrë e duar të drejtuar nga Shqipëria, qëndron në qendër të një prej qyteteve të Çamërisë Martire. Këto janë vetëm një pjesë e vogël e “bashkëpunimit” të çamëve me pushtuesit.Kur në vitet 1946-1949 shpërtheu lufta civile dhe grekët filluan të vrasin njeri-tjetrin (çamët myslimanë tashmë ishin vrarë ose qenë dëbuar), atëhere i vranë edhe nënën Niko Gaxojanit (siç shkruan edhe ai vetë). Ku u gjendën çamët në atë periudhë për t’u bërë “vrasësit” e nënës së tij? Shtrembërimi i së vërtetës është skandaloz. Por me sa duket, z. Geixh i duhet një “argument” për të përligjur planet e tij të errta antishqiptare.Dhe çudia e pretendimit të bashkepunimit të çamëve vazhdon:Kur më 1949 forcat komuniste greke ishin duke marrë fund, disa emisarë grekë, me miratim të komunistëve të Tiranës, erdhën në Shqipëri per t’ju bërë thirje çamëve, tashmë të dëbuar nga vatrat e tyre, të kthehen e të luftojnë në Greqi kundër qeverisë së ligjshme greke.Çamët me të drejtë e kundërshtuan pjesëmarrjen në një luftë të huaj, në atë luftë që bënin grekët me njeri-tjetrin! Dhe “çudia e bashkëpunimit” vazhdon. Qeveria anti-shqiptare komuniste e E.Hoxhës, i “shpërblen” duke internuar mbi 900 burra çamë në Gramsh-Lozhan, nga maji deri në dhjetor të vitit 1949, për arsye se ata nuk pranuan të luftojnë për internacionalizmin komunist?!?!Mbas viteve 70, ata komunistë grekë që luftuan me armë në dorë kundër qeverisë greke për triumfin e komunizmit, u lejuan të kthehen në Greqi, iu dhanë pensione, e ata, të frymëzuar nga komunistët sovjetikë, ringjallën partinë e dikurshme (duke mbajtur me krenari statujën e Leninit në mes të Athinës ) dhe me të “drejtën” e tyre demonstruan kundër SHBA dhe luftës së drejtë të NATO-s për mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës nga shovinistët serbë të Millosheviçit, sepse spastrimi etnik i ndërmarrë nga diktatori i Beogradit ishte identik me spastrimin etnik të shqiptarëve të Çamërisë nga famëkeqi Zerva. Tashmë ata, grekët e të gjitha rrymave e pozicioneve politike, kanë gjetur platformën e bashkimit tek ajo ndjenja e verbër e antiamerikanizmit që plotësohet njëherësh me urrejtjen ndaj shqiptarëve. Dhe kulmi i paradoksit është se një njeri jo pa rëndësi në shtabin e luftës për “megaliidhenë”, hapi i parë i së cilës konturohet nga varrosja e çështjes çame, është Nikos Gaxojanis, një qytetar …..amerikan.A mund ta ndjesh veten qytetar i SHBA, i vendit të lirisë, barazisë dhe mirëkuptimit të plotë ndërmjet racave, kombeve e popujve të ndryshëm kur thur e zbaton plane të përbindshme të urrejtjes raciale ndaj kombeve të tjerë? Vështirë ta përfytyrosh. Por jeta paska edhe paradokse të tilla. Dhe një prej absurditeteve më të pabesueshëm të kohës sonë është, jashtë çdo dyshimi qytetari ….”amerikan” (?!?!) Nikos Gaxojanis…
Nga SALI BOLLATI
“Pra unë si më i madhi ende kam të pashuar në mendje vrasjet, masakrat dhe vuajtjet që shovinistat grekë ushtruan mbi gjyshin Muharrem 82 vjeçar, gjyshen-Rukije 72, babain Ibrahim 52, nënën-Betulla 36, vëllezërit Ferhat 13 vjeç Faruk 5 vjeç dhe motrën Makbule 2 vjeçe. Ato bashkë me mbi 600 paramithiotë të tjerë humbën jetën se ishin Shqiptarë. Ndërsa unë me motrën Qerime 10 vjeçare vuajtëm burgun deri në Dhjetor 1944…”
“Gjyshin tim, M.Bollatin, 82 vjeçar, e zvarritën nëpër shkallë dhe e vranë në oborrin e shtëpisë, babain tim 52 vjeç e torturuan dhe e vranë bashkë me dhjetëra burra të tjerë në oborrin e shkollës, nënën time shtatzënë e vranë brenda në xhami, vëllain tim 13 vjeçar e vranë gjithashtu aty ku ishte fshehur, në një kaçube; ndërsa në burgun e Paramithisë ku na mbajtën për 6 muaj, bashkë me dhjetëra të tjerë, më vdiqën gjyshja 76 vjeçare ,vëllai 5 dhe motra 2 vjeçare.”
dy versione te ndryshme te treguara nga i njejti person!!! gjyshja nje here qenka 72 vjeçe e nje here 76! nje here vdes bashke me babane, te emen, vellezireit dhe motren e vogel te artikullshkruesit dhe 600 çame te tjere ndersa artikullshkruesi dhe motra e tij 10 vjeçare shkojne ne burg dhe heren tjeter shkojne ne burg edhe gjyshja me vellezerit dhe motren e vogel dhe vdesin atje!!!
ty te dime qe je plehre. Mos e hap gojen se qelbesh
patjeter qe per ju korraket e verteta vjen ere e keqe se jeni rritur me genjeshtra!
Kete artikull e kam ndeshur prape ketu te tema, ne forme komenti, nga tjeter person ne version ndryshe por me te njejten forme trillimi.
Keta te pabese rrugen e kane te hapur, qeveria greke here pas here ja u ka vene ne dukje, te drejtohen drejtesise, por keta mjaftohen me derdhje lotesh dhe drejtesi nuk kerkojne, se e dine qe atje kerkohet origjina e prones dhe kjo i djeg.
Dhe me kryesorja keta se bashku me 12 milion tradhetare te tjere ne gjithe Europen jane cilesuar bashkpunetor te nazismit dhe si pale qe humben luften kane dhe sanksione, ligjin e ben fitimtari.
Ky shkrimi i dobet i ketij eshte mbushur plot me kontradikta…
Me ben pershtypje se si keta Selanikasit qe takoi ky nuk kishin degjuar ndonjehere shqip, megjithese jetojne e punojne 24 vjet me shqiptaret.
Pa e zgjatur eshte nje shkrim i pergatitur per tu drejtuar nje kopeje te caktuar…dhe pa bereqet.
……tek ai komenti i ngjashem me kete artikull, atehere sa pane targa shqiptare ne Parga i rrethuan te gjithe te habitur se nuk kishin pare shqiptare, si indianet dikur, dhe vetem bar per te ngrene makina nuk u cuan, i degjonin me goje hapur qe flisnin shqip.
pallavra…came.
Andrea ,
Genjeshtra i ka kembet te shkurtera – thote nje proverb popullore
Qenke, superbuce mer pis.
Cam orthodox ne greqi nuk egzistojn.
Psevdho cam orthodox ndoshta !
Eshte nje tjeter teze e re e krijuar nga camet.
Camet pa perjashtim jan musluman turkalbani, te shperngulur gjate periudhes ottomane dhe pasurit qe pretendojn se kane jan pronat qe ju dhan ottomanet gjate qendrimit te tyre ne ballkan.
Pasurin private qe pretendojn mund ta kerkojn duke paraqitur dokumentat si e perfituan dhe ti drejtohen drejtesiw greke por edhe eyropiane nese nuk jan te kenaqur.
Persa o perket minoriotareve grek ne greqi as nuk mund te krahasohen . Jan dy koncepte te ndryshme.
Te tjerat teza qe parashtrojn jan vetem per konsum te brendshem.
Korrigjim – Minoritareve Grek ne Shqiperi
Nuk ka minoritet Grek ne Shqiperi ashtu si nuk ka minoritet Shqiptar ne Greqi. Minoritetet, kufijte, tapite dhe fermanet i solli perandoria Otomane, bashke me haracet, kolonet Turq dhe sanxhaket. Kjo gje u vazhdua me vone me perandorite e radhes qe e vijezuan Ballkanin me kufije imagjinar te 1913-es, me politike dhe me flamuj, te cilat vazhdojne ende edhe sot. Jemi nje popull dhe jemi njerez mbi te gjitha, qe ndajme nje toke, nje trashegimi dhe nje kulture, e cila ka mijera vjet qe na ka lidhur se bashku. Mbishkrimet Greke i gjen ne rrenojat arkeologjike te Durresit, dhe gjuhen Shqipe e gjen deri ne Krete. Kjo ka nje domethenie, se kemi qene nje popull me nje prejardhje me nje trashegimi dhe kemi ndare te mirat dhe te keqijat bashke neper shekuj, paveresisht perandorive te radhes, luftrave dhe politikes se mbrapshte te kantoneve dhe asimilimit per interesat e te treteve.
Camo, ja ku e ke, te dregon rrugen…
http://www.google.gr/url?sa=i&rct=j&q=&esrc=s&source=images&cd=&cad=rja&uact=8&docid=zsV2sA10T0P7QM&tbnid=PRBzAC02hFrmfM:&ved=0CAUQjRw&url=http%3A%2F%2Fwww.kulturosupa.gr%2Findex.php%2Fgreece%2Ftakidia-trellwn-sofwn-stin-arta-1858%2F&ei=APBrU6LpK8iAOKP2gYAP&bvm=bv.66330100,d.bGQ&psig=AFQjCNEkk1spa0Qk1DNLMfnf-LFjKYgB0Q&ust=1399669115608744
Ndjej vetëm mëshirë dhe keqardhje për mjeranët idiotë, që “ushqehen” aq lehtësisht me përralla…
qani sa te doni ,provojeni luften dhe ja u hapem prape zorret o cemer te te pa bese.iket ju dhe u pastrua vendi.
vorio epiri eshte akoma i pushtuar nga otomane turkoalvani dhe cemer.do te ju heqim edhe nga toka jone dita po vjen.ZITO H HELLAS+
E vertet eshte qe shqiptaret kurre nuk kane pushtuar ndonje vende tjeter, ata jane autokton ne vendin e tyre. Kurse greket jane te ardhur ne ballkan.
Jo vetem Epiri i veriut por i gjithe Epiri eshte shqiptar, dhe nje dite do ti kthehet te zotit.
hahaha qenkan disa komentues/e me emra te ndryshem por i njejti person qe kordinohet me te tjere persona per te marre turnin pasdite, njeri eshte punonjes qe paguhet kot per punen qe ka ne nje banke ne tirane, njeri eshte nje adoleshent nga trute (pak me i madh se adoleshenti) dhe qe une i them katundar dhermiot, njeri duket andej nga pallati Pi Pi hahah (nuk ta them mer katunar) njeri duket andej nga qiproja (ky e ka radhen pasdite)
Keta trumceker me e forta eshte se kane hedhur ne sulm dhe femijet e tyre hahahaha
Nuk e di pse, por me pelqeu ky komenti i Dhurates, mu duk goxha sqarues. Edhe nese keta komentuesit e tjere do te ishin njerez normale, nuk do te cuditesha fare, madje me habit numri i paket i tyre. Me shume duhet te kete realisht. Sepse ishte kjo arsyeja e vertete perse ndodhi tragjedia Çame dhe perse vazhdon te kete ky problem nje ecuri te tille. Por ja qe eshte edhe nje fakt tjeter, Çamet ishin dhe jane aq te Zote saqe i bejne vend vetes kudo qe te shkojene dhe te ndihen edhe me mire se sa po te ishin ne Çameri. Ajo qe kerkojne eshte nje e drejte e patjetersueshme, duan apo nuk duan ata komentuesit ketu, dhe eshte si i thone nje shprehje popullore “thele mbi bisht”. Pra, jo se çamet kane nevoje per ato prona tashme, pasi pronaret e vertete jane tashme aty ku do te shkojne te gjithe nje dite (ne varr). Urrejtja eshte atribut i njerezve qe nuk duan as veten e tyre. Zoti i meshirofte dhe ju dhente qetesi shpirterore.
ik moj turkpshake “”goxha” ,pjella e hatixhes!!!
Ik o jani meso drejtshkrimin pastaj shkruaj…
Ata teritore serish do popullohen me shqiptare.
Uji i ftohte,
Ashtu eshte, do veje haku tek i zoti.
QAMERIJA nji krahine shqiptare do te qlirohet ashtu si u be Kosova shtet i pavarur,ktu ska dilema por eshte qeshtje kohe dhe e verteta do te triumfon,kurse ne GEREQI gjuha shqipe do te jete zyrtare si per greket ashtu per Arvanitasit qe jan ne raporte te popullsise se pergjithshme gjyse per gjyse.
Duke pasur parasysh natyren shume primitive dhe te pabese te çameve ne pergjithesi ( ndoshta ka edhe ndonje çam per se mbari, por jane shume pak ) mund te thuhet se greku i ka trajtuar shume mire keta qener te ndyre, per shume dekada. Pune çamesh, gjelle qensh.
Bota njeh per pabesi greket. Anglezi thote: Besoj nje gjarperi me shume se nje greku.
Tradhetaret, njerezit ordinere, te pabeset dhe kriminelet, te cilet fatkeqesisht kjo toke martire i ka me shumice qe nga asimilimi i saj shekullor nga perandoria Otomane, nuk behen kurre. Ata gjithmone do te ngelen ata qe jane. Gjithmone shpresojme, se nje dite ata do te jene nje minorance, per te miren e te gjitheve qe quhen dhe ndihen Shqiptare. Ky vend, nuk e meriton kete lloj fare, dhe shpresojme se nje dite ky vend do ta gjej rrugen e duhur.
Pashe disa komentuesa qe mbeshtesin genocidin e cameve, ok pune e tyre, sepse ata duan shtetin artificial pseodo grek, kjo gje dihet prandaj dhe jane kundra cameve qe jane vrare dhe prer me femije ne bark.
Ketyre komentuesa doja qe ti shikoja sy me sy dhe ti pyesja balle per balle, por fatkeqesisht kete mundesi nuk e kam, ndaj ngel interneti qe ti pyes.
Gjithsesi sido qe te jete puna o njerez te mire (cfare do lloji rrace a geni qofshi) me historine e genocidit kunder cameve qe po flisni me nje gjuhe jashtezakonisht urrejtjese kunder nje popullsie me mbi 45.000 njerez (nuk ka rendesi etniciteti i atyre njerezve qe jane vrare e prer me femije ne bark, sepse nese e marrim per etnicitet atehere greqia e sotme eshte nje shaka para perrallave qe tregoni per camet, kjo tashme dihet) por me gjuhen me te cilen ju po komentoni ketu atehere duhet nje shpirt katrani dhe urrejtjeje e pa shoq pa pike respekti per njeriun ne pergjithesi si qenie njerezore, si duket mire do te ishte qe keto tragjedi duhet qe ti perjetoni ju vete dhe ti perjetojne familjet tuaja dhe femijet tuaj qe te ngjallni pak dhembshuri per tragjedi te njejta, atehere vetvetiu mua llogjika me disa komentuesa ketu me con qe keta jane dakort me genocidet me te medha se ajo e cameve si psh genocidi dhe vrasja e 1.8 milion armeneve nga turqit gjate luftes se pare boterore, arsyetimi i vetem ketu me con me disa nga komentuesit.
Te dashur komentues qe jeni pro genocidit u prefshit ne paqe pavaresisht se trupin fizikisht e keni gjalle, por shpirtin e keni te copetuar nga urrejtja, pavaresisht ketyre shpresoj qe te keni nje familje sa me te shendetshme e me femije boll dhe pa mllef dhe urrejtje midis familjareve tuaj, dhe nuk ua uroj me shpirt qe keto lloj tragjedish tu preke familjet dhe femijet tuaj.
R.I.P midis se gjalleve.
Para se te akuzosh te tjeret, hidh nje sy nga vetja. Gjenocidin dhe lufterat i ben njeriu. Edhe mireqenien, bashkejetesen, prosperitetin dhe zhvillimin e ben njeriu. Pasuria, sarajet, flamujt dhe politika nuk vlejne asgje, para vlerave te pergjithshme qe e bejne kete bote me te mire. Ka nje arsye dhe domethenie, se perse gjitonet tuaj shekullore Greke, u pergjigjen me te njejten monedhe, me te cilen ju Camet vendoset te benit pazar. Kjo nuk eshte urrejtje dhe as percmim, por nje zhvillim i bazuar mbi fakte dhe gjera reale, te cilat fatkeqesisht ose nuk u kuptuan, ose u keqperdoren qellimisht, ne nje kohe te trubullt dhe sakrifice per te gjithe popujt e Europes, gjate luftes se dyte boterore.
Un jam Shqiptar e jetoj ne Greqi por e di mire historine shqiptare e greke. Sa per camet, nuk ka asnje dyshim qe nje pjese e madhe e tyre fatkeqsisht bashkpunuan me Italianet e Gjermanet. Duke qene shtatas Greke kishin detyre ti bashkoheshin ushtrise greke dhe te luftonin kunder fashistve. Te njejten detyre kan e grekofonet ne shqiperine jugore, qe jan shtetas Shqiptare, ti bashkohen Shqiperise ne raste lufte. Bashkpunimi me fashistet ishte gabim por ne fakt shteti grek gjeti rastin per ti perzyer nga ajo zone. Nuk duheshe ti perzente te gjithe, por ata qe bashkpunuan me armikun. duheshe ti fuste ne burg te perjetshem. Bashkpunimi qe kishim me fashistet eshte nje njolle ne historine tone te gjate. Nqs kishim luftuar kunder armikut, tashi do ishim krenare…
Greku beri gjenocid mbi popullsine civile,te cilet ishin pleq, gra dhe femije. Keta bashkpunuan me nazistet! Ky ishte nje justifikim per te rrembyer pasurit e Shqiptarve te Camerise.
ne kosovaret kemi qene perhere miq me gjermanet edhe sot jemi ata nuk na harrojn kurre se ne kemi qene me ta prandaj ata do te na ndihmojne dhe prap ato vede do te jene te tonat
vdekje greqis, halt hitler!
Nuk eshte Halt Hitler, por Heil Hitler. Halt Hitler do te thote, stop Hitlerin. Bazuar ne komentin tend, eshte injorance qe te komentosh ketu per dicka qe ti beson apo mbron, duke komentuar te kunderten ne injorancen tende te drejteshkrimit apo perceptimit. Behuni njerez me bagazh ne radhe te pare, se te tjerat do te vijne natyrisht me vone o hu Kosove. Te me falesh per ofendimin!
Hahahahahaaaaaaa, po te ishte Hitleri gjalle dhe te degjonte xhevahiret e tua, do te kishte pjekur si gic shqerak ne Auschwitz o palle gjyzeli nga Ballkani.
Ju kujtoj o antinjerëz !
Po e citoj një thanje te dijetari gjerman MAXIMILIAN LAMBERTZ që thuhet për Shqiptaret
,, HISTORIA E VERTET E NJERZIMIT DO TË SHKRUHET VETËM KUR SHQIPTARET TË MARRIN PJESË NË SHKRIMIN E SAJË ”
E për grekët pos asaj thanje se: KUR GREKU T’A JEP DORËN SHIKO SA GISHTA TË KANË MBETUR ” nuk di ndonji thanje tjetër.
Kaq , feedback – zyrtari i politikes greke që mashtrimin ,krimin dhe tradhtin ka armë te zhvillimit ekonomik dhe te mbijeteses !
Jo ore mik prej Gjakove! Po te me njohesh do te kesh absolutisht bindje tjeter, sepse une nuk ha gishta dhe nuk punoj as per sherbimin Grek as per ate Shqiptar apo ate Gjerman, por jam njeri mbi te gjitha qe me pelqen e verteta dhe ta them ne sy ate qe kam per te thene, paveresisht se te pelqen ty apo jo (ky eshte problemi yt, jo imi). Njerezit lindin te gjithe te mire pa perjashtim, por varet shume se cfare rruge marrin ne kete jete. Pak filozofike per ty, por gjithsesi me shume rendesi qe ti ta kuptosh pak a shume. Hajt tani, se ke shume rruge per te bere ne ate boten tende. Do te me kuptosh me vone se cfare po te them.
Feedback eshte turkofagosi, nje person i urryer per shqiptaret,qe ne cdo koment hedh vrere mbi cdo gje shqiptare, se per kete paguhet ky njeri i ulet antishqiptar.
Mos se na dekonspirove o sharlatan ordiner. E gjete armikun e klases ti qenie e peshtire? Une nuk e kam zakon qe te zbres ne kete nivel komentimi, por ju e meritoni sepse nga ai bylmet jeni. Megjithate une nuk jam ai qe thua ti dhe as e njoh fare kete tipin qe ti me krahason personalisht. Kam lexuar disa komente te tij ketu te Tema, por une kam mendjen time dhe te jesh i bindur qe nuk varem dhe paguhem nga askush, sepse nuk eshte karakteri im qe ta bej kete gje. Mos u shtrengo shume ti o njeri, qe te gjesh armiqte e jashtem dhe te brendshem, per te percaktuar dicka qe ti personalisht nuk kupton ose ben sikur nuk kupton ne keqdashjen tende ordinere, patetike dhe primitive, e cila tregon qarte se ti ke nevoje per nje evolim rrenjesor si nje qenie e gjalle me inteligjence. Evolim i cili nuk eshte me inat por me kohe (kjo prape varet shume sipas njeriut). Nje gje do te them, ty do te duhet shume kohe qe ta arrish kete stad zhvillimi mendor dhe spiritual. Ndoshta do ta kuptosh ne boten tjeter, sepse ketu me duket pak veshtire me kohen e jetes se njerezve (eshte shume e shkurter). Mos e ul veten kaq poshte me keto lloj komentesh, se eshte turp. Po ta them shume miqesisht kete gje. Me beso e ke me teper per veten tende, dhe jo per mua.
Ti turkofagos me emrin Feedback, ti nuk je armiku i klases por armiku i Shqiperise dhe i popullit Shqiptar. Primitiviteti juaj duket shume qarte, nga mungesa e respektit qe keni per vendin ku keni lindur dhe e popullit me te cilin flisni te njejten gjuhe. As nje person i edukuar nuk mund ta beje nje gje te tille, sepse koha do ti linte ata jasht, si nje njeri pa vlere.
Kam 20-vjet qe punoj me nje plak nga epiri,thonte qe eshte nga Zica,e qe eshte epirot grek nga lashtesia.Kur ipermendja camet i nxihej fytyra,i them qe ata jane te zote e nje dite do ti kesh prape komshinj,tmerrohet,shkumezohet e thote qe nuk e meritojne.PA dashje, para nje muaji me thote qe kishte lindur ne thrake ne kufi me bullgarine,e ishin te ardhur ne epir.E kuptova perse kishte frike.
Bravo! Tani te mbetet vetem te kuptosh pse je kaq rrote kari dhe u kompletove!
Eh paska vene emrin Andreas, turkofagosi! Ka nevoje te shkoj ne shkollen e riedukimit, me kete fjalor qe ka, duket qe eshte ritur ne pylle.
C’do maskarallik qe kane bere Greket do te vihet
ne vend.Koha vonon, por nuk harron.
Gjith ky mllef ndaj cameve, shume shpejt do te
ju kthehet kundra.
Maskarallekun e bene Camet te paret. Greket u kunderpergjigjen dhe gjerat shkuan barazim. Koha e tregoi. Tani mbetet qe Camet te bejne maskarallekun e radhes dhe kete do ta tregoj prape koha.
Nuk ka ekzistuar kurre emri çameri!!!! Ky esht nje emer turk, i ven qellimisht per te identifikuar kolonet e vet dhe per te mbajtur ne terror popullsine. Georges Castellane: HISTORIA E VERTETE E SHQIPTEREVE DHE SHQIPERIS.
Nuk ka ekzistuar kurre emri çameri!!!! Ky esht nje emer turk, i ven qellimisht per te identifikuar kolonet e vet dhe per te mbajtur ne terror popullsine. Georges Castellane: HISTORIA E VERTETE E SHQIPTEREVE DHE SHQIPERIS.Mbas renies se kretes me 1669 , ku edhe ketu ishte dora enje shqiptari te islamizua(=Fazil Pasha) nuk mbeti me asnje pjes greke e papushtuar. Turqit per te treguar dominimin e tyre filluan te vene disa emra simbol per disa nga krahinat me problematike. Zona e Epirit u quajt” çALLMERIA” dhe kjo u be qellimisht per te mbytyr lavdin e dikurshme te epirit. Me kalimin e kohes dhe duke pare renien e ngadakshme te perandoris osmane u bene rrumbullakosje te tipit TEHERAN-TIRAN dhe kjo zonee u quajt çAMERIA, por ne thelb kjo zone eshte nje zone qe ka prejardhje te paster greke. Hapni pak syte dhe mbylleni gojen me keto kerkesa te pabazuaran NUK KA PATUR DHE NUK DO TE KET KURR CAMERI. Dhe akoma ai vazhdon: shqiptaret dine shime bukur te bejne viktimen por faktikisht ata kane qene me te favorizuarit nga keto ndarje kufijsh mbi babza etnike ne nje zon si ballksni qe nga perberja etnike i ngjan lekures se leopardit.
Po kta fshataret e mjere ishin hallka kryesore e pushtuesit Nazist???? hajde gomarllek po lexoji disa libra nderkombetare bile i ke dhe fotot e famkeqit Zervas me officret gjermanem si dhe raportin e CIA per zhveshjen nga posti i minitrit qe qeveria Grekei dha zervas per shkak te bashkpunimit.
Flisni shqip dhe jeni aantishqipetare , keni germuar historine per te gjetur vlla vrasje midis shqiptareve ndershekuj ne tokat shqiptare dhe ata qe ishin ortodoks i keni quajtur grekem kur edhe ne diten e sotme ne cameri greke nuk ka.
A nuk ju duket vetja njelloj si ata shqiptare qe ia shiten veten Sulltanit? Po ata qe kryen masakra kundrejt ortodoksve, rilindasve etj
A nuk ishte pashai i Tepelenes ai qe zhduku Kardhiqin apo me qindra ortodokse shqiptare….mos ishin gje greke keta ?
Zervas ishte kryebandit kriminel shqipetar qe shiti gjakun e tij per para dhe kjo nuk e ul dot nderin e ktij vendi pasi me qindra te tjere musliman, ortodoks e te krishtere luftuan me nder per kete vend pa dallim feje e krahine. Atje ne Himare sot i keni emrat Gjoka , Gjika etj e tju vij turp ta quani veten greke sespse i perkisni legjendave historike nderkombetare po ju jane zene syte nga padituria dhe feja vlla vrasese.
Jetojme ne kohe moderne dhe ne kto breza jemi ne qe duhet ta mbyllim ciklin vlla vrases per shkak te orientimeve fetare ne Cameri e gjetke.
Cameria eshte e cameve qofshin ortodoks apo muslimane, ky popull ka jetuar ne paqe me njeri tjetrin brenda besimeve fetare apo kulturave.
Turp ti vij atyre qe u kenaqen drames se tjetrit per nje cope buke.
SHQIPTARËSIA E ÇAMËRISË NUK MUND TE
MOHOHET DHE AQË MË PAK TE FSHIHET!
Çamëria ose Thesprotia si pjesë e Epirit Ilirian është krahina më jugore e Trojeve Etnike Shqiptare; e banuar që nga Lashtësia nga fiset Ilire të Thesprotëve, Mollosëve e Kaonëve. Historianët si Straboni, Tukiditi shkruajnë se banorët atje flasin një gjuhë “barbare” (pra jo greke).
Vete emri Epir vjen nga fjala Çame: Ipje-Shqipe; Në një legjendë për Pirron ,Çamët këndojnë:
“Mbreti Pirro në Ledhëz lerë, në kaha Iperoja të kemi nder
Edhe Skënderbeu I Madhërishëm Mbret I Shqipërisë dhe Princ I Epirit më 1456 , ne letren qe I dërgon Kardinality të Fermos, nënvizon:
Ne quhemi Epirotë.
Si luftrat e Pirros në lashtësi ashtu edhe të kohës së Skënderbeut, u krijuan mundësi Shqiptarëve të Çamërisë të vendosen në Itali- Kalabri; dhe jo për çudi flasin ende sot gjuhën Shqipe. Sa dallim nga shovinistat grekë që nuk lejojne të flasin gjuhën e nënës Shqiptarëve të lashtësisë ne trojet e lindjes?!
Gjuha është shpirti I popullit, ajo mbron Identitetin e tij së bashku me emërtimet e vendbanimeve, zakonet, veshjet e kulturën vërteton Kombësin
Në të famshin British Museum në Londër ekspozohen në një stendë 19 buste- figura artistike me mbishkrimin;
In 1791-92 some Albanian peasants found near Paramythia in Epirus.
Gazeta New York Times, me 2 shkurt 1880 midis te tjerave shkruan: “
The extraordinary courage of the Albanian -Suliots women;
Gazeta San Francisco më 17 Prill 1897 publikon një foto me nënshkrim;
JANINA, THE KAPITAL OF ALBANIA
Çamëria mban emërtimet e vendbanimeve thjeshtë Shqiptare që nga lashtësia e vazhdim:
Ledhës-I Piros,Lopës-Islam Pronjos, Sul-Shul I Marko Bocarit, Shëndjella, Gardhiq, Kurtec, Grika, Shënmriza,Rapëza, Vreshtëza e gjithe te tjerat; dhe me Gluhën e Perëndisë sic e quan Naimi I Pavdekshëm-gjuhën e Nenes Shqipe; ose më mirë sic shkruhet në librin e parë të Shqipes Mesharin e Gjon Buzukut me 1555; po ashtu edhe ne Dhjatën e Re perkthyer ne Gluhen e Perendise nga Metropoliti I Paramëthisë më 1877!.
Me Vendosmërinë, trimërin e Guximin, Shqiptarët e Çamërisë, Laberise, Mireditës etj. të drejtuar nga Abedin Pasha Dino, Abdyl Be Frashëri i detyruan Fuqite e Mëdha të anullonin vendimet e Padrejta të Kongresit te Berlinit me 1878 dhe te mos ndahej Çameria nga trungu i nanës Shqiperi Etnike per ti kaluar Greqise.
Në librin e historiano studjuesit Spiro Muselimi “Historiko Peripato ana tis Thesprotia( Vështrim historik nëpër ThesprotI-Çamëri)”; botuar në Janinë me 1974 dhe ribotuar po atje më 1997; nënvizohet se
deri më 1912 të gjithe Çamët-të krishterë e musulmanë flisnin vetëm shqip.
Njihet se shumica e komandantëve të kryengritjes të 1821; si Islam Pronjo, Lul Çapari, Marko Boçari e Bubulina ishin Shqiptarë dhe komandonin kryengritesat shqip dhe të falenderuar si vëllezër nga Ipsilanti-Kryetar I kryengritjes kunder turqëve. Por më 1840 Koleti me mbështetjen e rusëve hartoi ‘megaliden greke” me të cilën çdo ortodoks do quhet grek. Për më tepër, mbas pushtimit te Çamërisë nga greket, me 1913 metropoliti I ri I ne Çamërinë e pushtuar Neofiti, bëri thirje zyrtare :”të gjitha vajzat e krishtera do të venë në shkollat greke sepse nesër kur të bëhen nëna tu mësojnë fëmijve greqisht dhe jo tu flasin shqip:?!”
Mbas pushtimit autoritetet greke filluan deshqiptarizimin e Çamërisë, filluar me pushkatimin e Paris së Çamërisë, shpronësimet, ndalimin e mësimit të gjuhës shqipe, ndryshimin e emërtimeve, vrasjet dhe debimin e me dhunë nga Trojet Etnike Shqiptare
Këtu duhet shënuar se autoritetet Shqiptare gjatë mbretërimit të Mbretit Zog; Konispolin e mbajtën me emrin e saktë si n/prefekturë të Çamërisë dhe hapën konvikte dhe shkolla për të mbajtur dhe edukuar fëmijët Çamë me Gluhën e Perëndisë. Po ashtu ambasadori I Shqiperise ne Athine , I Nderuar Frashërli z. Mehdi Frasheri nëpërmjet Lidhjes se Kombeve, e detyruan Greqinë ta njohi Çamërin të banuar me Shqiptarë Autokton
Por mbas luftës politikanët e Tiranës meren me internacionalizmin: mbas komunistave grekë u miqësuan me sllavët serbë, pastaj me sllavët rus dhe së fundi me kinezët; duke i hequr nga programi enverist gjuhen e shqiptarëve vëllezër të Kosovës, Çamërisë e tj; bile edhe atehere kur rifilloi “miqësia” me Greqinë më 1971 , z.Lik Seiti-ambasador I Shqipërisë në Athine me vizitën e tij të vetme që mundi të realizoi takoi shumë të krishterë Çamë si edhe me kryetarin e Bashkisë së Gumenicës biseduan shqip; por jo për çudi asgje nuk u publikua për tu marr vesh se në Çamëri flitej mbare gjuha shqipe. U desh të vinte “demokracia” kur studjuesi historian i njohur z.Beqir Meta e shkruajti këtë te vërtete ne librin Tensioni Greko shqiptar me 2001. Gjate kesaj demokracie vetëm Atdhetari I lindur Dr. Alfred Sereqi në Asamblen e OKB tetor të 1994 si minister i jashtem kërkoi që Greqia të njihte masakrat, vrasjet dhe dëbimin me dhunë te mbi 30.000 Shqiptarëve Çamë, kthimin në vatrat e tyre etnike mijera vjecare së bashku me të drejtat e mohuara e lejimin e gjuhes Shqipe.
Gjatë kësaj “demokracie” në kundershtim të plotë me kanunoren e KOASH prunë në Shqipëri antishqiptarin më të madh -Janullatosin; mbasi I puthën dorën bile e “shqiptarizuan”( në foton e “shqiptarizimit” xhuxhi meta e uron me gotën e rakis së Skraparit); pavaresisht se nuk dinte asnje fjale shqip (duke “harruar” se më 1877 ish Metropoliti I Çamërise, Jakopi kishte përkthyer në shqip-Dhjaten e Re sepse te krishterët e Çamërisë Shqiptare, nuk e kuptonin meshën e të djeles në greqisht!!).
Ky Janullua “fetari”(faktikisht I asfalise greke); nuk lejon te hapi ndonje kishe ne gjuhen shqipe në Athinë për dhjetramijëra emigrantë shqiptare atje; aq më pak as nuk pranon tu bashkangjitet drejtuesave të tjerë fetar në ndjesën për Shqiptarët Çamë të masakruar nga shovinistat grekë?!
Janullua dërguar dhe porositur nga asfalia greke, ndërhyn për të përjashtuar nga parlamenti shqiptar ata pak deputetë se perfaqësonin Çamërin Shqiptare
Me porosin e asfalisë dhe Miçotaqit babe e bir, po e mbush perdite Shqiperine me shkolla greke me flamuret e te ashtuquajtur VE bashke me varet e pushtuesave me ligjin e luftes te 1940 qe jo pa qellim “Greqia mike” e mban ende në fuqi se vazhdon misionin e greqezimit fshehurazi( qeverine e Tiranes e ka zene gjumi?!); ne fshatra te Shqiperise jugore.
Dua të theksoj me krenari se të rinje Atdhetare Shqiptare si Hulumtuesi I kudo ndodhur I Shqiptarise, gazetari Marin Mema, zbulon me “Gjurmët Shqiptare”ne Tiranë, dhe sëbashku me Atdhetarin zhvillues te “Albanian Roots” Marko Kepi ne New York; mbeshtetur nga bashkeatdhetarët dhe me lejen e Bashkisë Njuorkeze,(jo me ndihme te Konsullates): me Flamuret Kuq e Zi mbajtur me krenari në duar të dhjetra mijera Shqiptareve nga gjithe krahinat Etnike duke kenduar e veshur me kostume kombtare i paraqesin botes mbare se:
CHAMERIA IS ALBANIAN ; jo revansh KERKOJME DREJTESI.
Po kështu bijtë Çamë, lindur ne Shqiperi- Enkeleda me xhaxhain Hysni Alushin, si bilbila me zerat e tyre shume te embel I kendojne botes mbare mallin e bukurite e Camerise mbushur me dashuri e dhimbje, pa harruar:
ÇAMËRI NA MORRI MALLI ÇAMËRI!
Sali Bollati- Mbijetuar genocidit grek NY, maj 2020
PS
Z. M.Baze
Ashtu sic ju kam shkruajtur; ne vazhdim te vepres suaj te nderuar per Mos harrimin e Camerise Shqiptare dua e mailin tuaj te gazetes per bashkepunim
Me respekt Sali Bollati -Çam Shqiptaro Amerikan.