Si mund të studiojnë shqiptarët në CATS College dhe Anglia Ruskin University në Cambridge?

9 Shkurt 2013, 21:57Dossier TEMA
Si mund të studiojnë shqiptarët në CATS College dhe Anglia

Intervistë me Megi Mazreku, Market Development Manager për “Study in England 

Çfarë ofron këtë herë Study in England?

Ne bashkëpunojmë me shkollat, kolegjet dhe Universitetet më të mira në Londër, Cambridge dhe Oxford. Mbretëria e Bashkuar është një vend shume tërheqës për studentet. Ka shume Institucione për të zgjedhur, prandaj ne jemi këtu, të bëjmë zgjedhjen tuaj se bashku, të zgjedhim shkollën me të mirë. Duke njohur shumë mirë sistemin e edukimit në Britaninë e Madhe, ne mund t’i përgjigjemi çdo pyetje që ju keni dhe t’iu ndihmojmë në zgjedhjen më të rëndësishme të jetës tuaj. Kostoja e studimit nëse aplikoni direkt në kolegj apo nëpërmjet një agjenti arsimor është e njëjtë. Ju bëni pagesën direkt në shkollën apo kolegjin që keni zgjedhur. Ndryshimi qëndron në faktin se ne kemi njohuri të shkëlqyera në programet që këto institucione ofrojnë dhe për rrjedhojë japim orientimin e duhur. Këtë shërbim e japim krejtësisht falas.

Nëse mund të na thoni diçka më tepër për mundësinë që kanë studentët shqiptarë me ardhjen në Tiranë të dy prej Kolegjeve dhe Universiteteve më të njohura në Britani.

Study in England në bashkëpunim me Cambridge Education Group dhe Anglia Ruskin University ofron për te rinjtë shqiptare mundësinë e studimit ne Mbretërinë e Bashkuar. Cambridge Education Group do të zhvillojë në Tirane gjatë muajit Shkurt testin e Pranimit (Entry Test). Të gjithë të interesuarit te cilët ndjekin shkollën e mesme, duke filluar nga mosha 15 vjeç e sipër mund te regjistrohen për të kryer Entry Test i cili përfshin testin e Gjuhes Angleze dhe testin e Matematikës. Ne baze te rezultateve te testit dhe intervistave individuale, CATS College do te ofroje dhe bursa te pjesshme. Zv. Drejtori i CATS College, Z.Tim Joseph do të jetë në Tiranë për të zhvilluar intervistat individuale. Edhe Anglia Ruskin Univerisity do të mirëpresë në Tiranë të gjithë ata studentë që duan të studiojnënë Mbretërinë e Bashkuar. Takimet do të zhvillohen në ambientet e Hotel Xheko Imperial (Carlsberg), pranë Presidencës. Oraret e takimeve janë me datën 10 Shkurt  12:00 deri në 18.00 dhe në datat 12 e 13 Shkurt nga ora 10:00- 11.30.

Për të gjithë ata studentë të cilët duan të vazhdojnë studimet Bachelor dhe Master ne Mbreterine e Bashkuar, Universiteti Anglia Ruskin është zgjedhja e duhur. Nëse keni mbaruar me një mesatare mbi notën 8 në shkollë të mesme dhe zoteroni gjuhën angleze (minimumi 5.5 IELTS) atëhere nuk keni nevojë që të bëni University Foundation (programin para Universitar). Ata të cilët nuk e kanë këtë nivel të gjuhës angleze duhet të bëjnë 1 semester ose 2 semestra kurs te gjuhës angleze në Cambridge. Ky univeristet ofron studime Bachelor në: Arkitekture, Art & Design, Biznes, Kompjuter & Teknologji, Shkenca Humane & Komjuterike, Inxhinieri dhe Ndertim, Drejtesi, Mjekesi dhe Shkenca Humane, Optometri. Ndërsa në Master janë degët: Menaxhim te Burimeve Njerezore, Administrim Biznesi, Marketing dhe Inovacion, Kontabilitet dhe Analize Financiare, Menaxhim Projekti, Shkenca Kompjuterike, etj.

Po CATS College çfarë programesh ofron?

A-level është e përshtatshme për ata studentë të cilët janë në dijeni se në cilat lëndë ndihen të zotë dhe duan të kenë një njohuri më të thellë të tyre për të vazhduar më pas në universitet. International Baccalaureate (IB) është një alternativë për studentët të cilët dëshirojnë një gamë më të gjerë lëndësh për të mësuar mjaftueshëm për shumë disiplina, si matematika, shkencat, artet dhe lëndët shoqëriore. A-Level dhe IB jane kualifikime të fuqishme për hyrjen në Universitete, megjithatë ka disa fusha të tjera si mjekësia ku preferohet A-Level.

Kur është koha e përshatshme për të aplikuar dhe si mund të regjistrohen studentët shqiptarë?

Duke pasur parasysh se studimet fillojnë në Shtator, momenti më i përshtatshëm për të aplikuar në Kolegjet dhe Universitetet ne Mbretërinë e Bashkuar është tani. Për ata të cilët nuk kane dhënë IELTS, do te kenë mundësi ta japin para muajit Qershor. Deri në fund të Korrikut do të mund të keni CAS  STATEMENT e cila konfirmon studimet tuaja në Kolegjin përkatës dhe ju ndihmon në procesin e aplikimit për studimet jashtë vendit. Ne nuk rekomandojmë që të filloni studimet me vonesë pasi do të keni probleme me mësimet, akomodimin në kampuse dhe ambientimin me sistemin britanik.

Regjistrohuni tek Study in England dhe më pas do të kryeni Entry test, një intervistë individuale me njërin nga perfaqesuesit e CATS College dhe në bazë të rezultateve që do të keni, CATS College do të ofrojë edhe bursa, numri i të cilave është i limituar. Dy studentët e  parë që do të aplikojnë dhe bëjnë pagesën  para datës 1 Qershor 2013  kanë dhuratë një Ipad ose një telefon celular Blackberry. Regjistrimet mund të bëhen nëpërmjet telefonit në numrin +355 692656317 ose nëpërmjet email në adresën [email protected]

3 komente në “Si mund të studiojnë shqiptarët në CATS College dhe Anglia Ruskin University në Cambridge?”

  1. rezjona baja says:

    pershendetje jam nje studente e inxhieris gjeoinformatik.PER momentin jam ne vit te dyte.kam menduar qe sapo te mbaroj bachelor ketu ne shqiperi te vazhdoj studimet master ne ANGLI .ju lutem a mund te me thoni se cfare duhet te beje per te aplikuar qe vitin tjeter te kem te drejte studimi ne LONDER. Ju faleminderit

  2. Anja keka says:

    Pershendetje jam nje vajze 17 vjecare she deshiroj te bej testin per pranim ne shkollat ne angli cfare me duhet te bej ?

  3. Junela says:

    Pershendetje jam nje vajze 16 vjece dhe deshiroj te marre pjese ne testime per te vazhduar shkollen ne angli. A mund te me udhezoni?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje