Debati mbi numrin e dëshmorëve është spekulativ

29 Gusht 2012, 18:04Dossier TEMA


Nga: Dr. Teodor Kareco

Lexova në shtypin e Tiranës një shkrim të Aurel Plasarit, rreth faktit që shifrën 28 mijë dëshmorë e ka dhënë e para qeveria “kuislingë” në Tetor 1944.

Te them te drejtën, me ato pak shkrime qe pata lexuar, gjykoja se ne fushe te vet Plasari është kompetent. Me këto thënie jo vetëm qe përmbyset një gjykim pozitiv por shtyhem te gjykoj se pse e bën ketë, cilat janë shkaqet, motivet, kush e shtyn?

Veçanërisht këto deklarata e duan një shpjegim

Te jemi serioze ne këto pune. Veçanërisht kur behet fjale për dëshmoret e kombit, për ata qe me ndërgjegje te plote dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashiste.

Do te duhet te kuptojmë dhe te pranojmë se Enver Hoxha, ne kuadrin e gënjeshtrave qe nisen nga themelimi i Partisë Komuniste është zmadhimi mbi dhjete here i numrit te dëshmoreve. Kjo është dëshmuar ne dokumentet e kohës, ne shtyp, ne kongrese te partisë Komuniste, ne forume ndërkombëtare si ne Konferencën e Paqes ne Paris ne vitin 1946, ne te gjitha botimet e historisë se partisë, te historisë se Shqipërisë, ne mijëra botime te ndryshme.
Zyrtarisht numri, natyrisht i falsifikuar, i te vrarëve dhe te plagosurve jepet ne Kuvendin Popullor, me datën 23 korrik 1946. Një grup deputetesh kërkuan qe Kuvendi Popullor ne mbledhje te jashtëzakonshme te bënte një rezolute me thirrjen për pranimin e Shqipërisë ne Konferencën e Paqes ne Paris. Ketë kërkese e bene deputetet: Pëllumb Dishnica, Kadri Baboci, Abedin Shehu, Kristo Themelko, Hasan Pulo, Sami Baholli, Mark Ndoja, Gjovalin Lluka, Gogo Nushi, Gjeneral-Major Dali Ndreu, shumica e te çileve te dënuar me vone nga Enver Hoxha dhe diktatura e tij.

Natyrisht kjo ishte një kërkese e diktuar nga Enver Hoxha, por, gjithsesi ishte kërkese e drejte. Megjithe ndërlikimet e shndrimit te luftës për çlirim ne lufte civile, për pjesën qe Shqipëria dha ndihmësen e vet qe armiqtë te largoheshin me shpejt nga vendi dhe me dëme, ajo kishte te drejte qe te merrte pjese ne Konferencën e Paqes ne Paris, gjithmonë sipas gjykimit tim.

Por kjo e drejte, po te argumentohej, lindte nga lufta, sakrificat e bëra, demet e sjella armikut. Me ketë nënkuptoj qe asnjë mënyre ketë te drejte nuk duhet ta përfitonim duke stërmadhuar numrin e te rënëve ne lufte, numrin e armiqve te vrare e te tjera si këto. Një popull dhe një vend kërkon te drejtat legjitime pa ju dridhur syri, por ne asnjë mënyre nëpërmjet mashtrimit, shumëfishimit dhe manipulimit te shifrave.

Ne ketë mbledhje te Kuvendit Popullor N/Kolonel Pëllumb Dishnica deklaroi nder te tjera se “Kemi kockat e me shume se 40.000 dëshmoreve qe dhanë jetën për lirinë e vendit te tyre, dhe për kauzën e antifashizmit e te demokracisë”. Deputeti Kadri Baboci e “zbut” disi duke shtuar ne ketë numër edhe te plagosurit kur ne diskutimin e tij thotë: “Apo mos nuk ishte mjaft si kontribut për popullin shqiptar 40.000 te vrare e te plagosur”. Ne përfundim, duke u konsultuar edhe me statistikat e manipuluara dhe te shumëfishuara mbi demet e luftës, ne rezolutën e Kuvendit popullor, dërguar Presidiumit te Konferencës se Paqes ne Paris , u deklarua zyrtarisht se “Ne fushat e betejës kundra fashisteve italiane dhe gjermane 40.600 bij tanë u vranë dhe u plagosen…”

Ketë shifër ka mbrojtur e deklaruar edhe Enver Hoxha ne forume te larta te komunisteve, nisur nga Kongresi i Pare i Partisë Komuniste Shqiptare ne vitin 1948. Ne ketë kongres famëkeq e me pasoja katastrofike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar ai deklaroi se “Populli ynë i vogël i dha luftës 28.000 dëshmore ushtarake dhe civile, 4.000 invalidë qind për qind dhe 8.600 te tjerë 50%”.

Kjo shifër përputhet tërësisht me atë te dhëne ne Kuvendin popullor dmth 40.600 te vrare dhe te plagosur (28.000 te vrare dhe 12.600 te plagosur).
Ne përpjekjet për ndonjë “kocke” me manovra pa skrupull u ripërdoren edhe një here me 17 shkurt te vitit 1977 nga Ministria e Financave, demet e llogaritura ne njerëz gjate luftës. Sipas materialit studimor thuhej se “okupacioni gjerman shkaktoi 17.800 te vrare nga 28.000 qe ishte numri i përgjithshëm gjate periudhës se Luftës se Dyte Botërore, 7.800 te plagosur e te gjymtuar nga 12.600 gjithsej”. I indinjuar populli gjerman, nëpërmjet gazetës gjermano-perëndimore Zydojce Caitung, u shpreh ne një artikull me titull: Shqipëria i paraqet Bonit kërkese, thekson se “Tirana kërkon pagesën për 28.000 te vrare” .

Kuptohet qe këto shifra nuk ndruan asnjëherë, jo vetëm sa komunizmi pati jete e gjer sa u asfiksua, por edhe ne ditët e “lulëzimit” te demokracisë. Ne librin “Historia e Shqipërisë III”, botim i vitit 1984 ritheksohet se “vetëm te rene pati 28.000” . E njëjta behet ne botimin ne vitit 2008 te “Historia e Popullit Shqiptar IV”, nga Profesori qe qëndron ende ne istikamin e gënjeshtrave historike te komunizmit Xhelal Gjecovi. Ai shkruan se “Ne bilancin e luftës, te bere menjehere pas lufte rezultojnë 28 mije dëshmore te rene ne luftime me ushtritë okupatore, fashiste e naziste dhe disa mijëra te tjerë te vrare ose te vdekur ne rrethana te tjera” .

Profesor Xhelali, i ndjere ngushte nga shifrat qe jep bën disa modifikime. Duke mos hequr dore se te 28 mije dëshmoret, ata qe luftuan ne krahun komunist, ne ditët e sotme nuk mund te shmanget nga fakti se u vranë edhe shume nacionaliste, u bene vrasje ne luftën e pashembullt civile e te tjera. Ne ketë rast, indirekt ai i shton te rënët ne lufte. Zoti Xhelal, pa dashjen e tij, revizionon edhe ustane, vete Enver Hoxhën. Ndërsa ky i fundit ne 28 mije dëshmore, sikundër përmendem ne raportin e Kongresit te I-re te PKSh përfshinte “dëshmoret ushtarake dhe civile”, me Profesor Xhelalin, ndodh e kundërta. Ai i bën te gjithë “dëshmore te rene ne luftime me ushtritë okupatore”.
Megjithëse mbetet besnik i këtyre shifrave te fallcifikuara, thelle, ne subkoshiencen e tij prej shkencëtari e historiani e ndjen se kjo nuk shkon, ndoshta do te jete gënjeshtra e fundit. Prandaj ne atë libër te stisur te historisë se Shqipërisë me anotacione te forta te ideologjisë e mashtrimeve komuniste, Profesor Xhelali përpiqet te zbusë disi situatën. Jo duke pranuar hapur e pa hezitim fallcifikimin e numrit te dëshmoreve qe po trajtojmë ne ketë rast, por, duke thëne me gjysme zëri se janë bere edhe gabime, edhe te tjerët kane vepruar ne te njëjtën mënyre. Ai shkruan “Shifrat e mësipërme, te përpunuara fill pas lufte, për dëshmoret e përgjithësisht për demet e pësuara, sikurse bene dhe vendet e tjera pjesëmarrëse ne lufte, mbeten te pandryshuara gjate gjithë viteve te regjimit komunist. Ato konsideroheshin thuajse zyrtare, për rrjedhoje edhe te pranuara brenda e jashtë vendit. Me përmbysjen e sistemit komunist, te dhënat e mësipërme, sidomos numri i dëshmoreve u kontestua e u vu ne dyshim..Debatet, te ndihmojnë sigurisht, ne sqarimin e saktësimin e gjerave, ne rastin konkret te numrit te dëshmoreve..”

E njëjta ndodhi me shumëfishimin e gjithë dëmeve te luftës. Po ndalemi te problemi i naftës. Ne dokumentet për reparacionet deklarohen 2,1 milion ton nafte e grabitur. Paradoksale është fakti se ne 6 vjet qe bëhen këto llogaritje nuk u prodhuan dot as 800 mije tone nafte. Pra demet u kërkuan për 1,3 milion ton nafte me tepër se u prodhua. Mos përmendim këtu as lojën me çmimet astronomike e te pavërteta dhe, as faktin se nafta ishte prone e një kompanie italiane, Shqipëria mund te kishte ndonjë humbje nga mos arkëtimi i detyrimeve financiare.

E kuptoj qe këto shembuj janë disi larg me objektin qe po diskutojmë. Gjithsesi e bëra ketë për te vërtetuar se komunistet te ardhur ne pushtet po përdornin çdo rruge e mjet, çdo instrument, qofte edhe falsifikimet me absurde, për te marre ndonjë lëmoshe nga vendet kapitaliste e imperialiste. Gjë me te urryer për nderin e popullit shqiptar gjykoj se nuk ka.

Nga sa kam ndjekur shtypin, me përjashtim te disa “shkencëtareve” fundamentaliste te ideologjisë se përmbysur komuniste dhe, te disa nostalgjikeve, është pjekur mendimi i përgjithshëm se këto numra te sajuara mbi 28 mije dëshmore, shumica e te cilëve janë si shpirtrat e vdekur te Gogolit, do te duhet te korrigjohen.

Pse nuk është bere apo pse nuk behet ky korrigjim? Kategoria qe përmendem pak me lart nuk ka dashur dhe as nuk dëshiron, vlerësojnë se po te “zbriten” “shpirtrat e vdekur” do te humbasin fantazitë e mbi katër dekadave për çudite qe beri Shqipëria nen komunizëm, ne lufte. Ka ardhur koha qe ne si shqiptare te vlerësojmë ndihmësen modeste te dhëne ne lufte, te hedhim poshtë mashtrimet e bëra, deklarimet se u çliruam vete pa asnjë ndihme e te tjera si këto.

Ne Arkivin Qendror Shtetëror nuk mungojnë edhe pasqyrat përmbledhëse për te rënët ne lufte. Me këto statistika janë njohur edhe organet me te larta te partisë-shtet.

Nga një dokument te vitit 1946 del se numri i te vrarëve ne lufte ka qene 2.519 vete. ( AQSH, Fondi 14/AP STR, viti 1946, dosja 40, faqe 159.)
Ky dokument ndodhet ne Arkivin e ish KQ te Partisë se Punës. Nga vrojtimet qe kam kryer del se ky numër përputhet, me ndonjë lëvizje te vogël me materialet e hollësishme për pensionet. Mbetet detyre e se ardhmes saktësimi.

Mua me shqetësojnë te tjera probleme kur flitet për dëshmoret e lëne ne lufte. Ne radhe te pare do te duhet te bëhen hulumtime te dokumentuara për te rënët ne lufte nga radhët e nacionalisteve, te atyre qe nisen se pari luftën kundër okupatorit. Nga sa kam ndjekur literaturën, jo dokumentet, me se numri i tyre është jo i vogël. Ne ketë 100 vjetor është mire te njihet, madje njohja është e domosdoshme.

Natyrshëm ne ditët e sotme merr te drejtën e një te vërtete historike lufta civile e provokuar dhe e zhvilluar ne mënyre makabre nga komunistet. Unë për vete nuk kam asnjë dyshim për ketë.

Diskutim shkencor kërkon edhe fakti se a duhen përfshire ne dëshmore ata qe ranë ne dhe te huaj, ne zbatim te kërkesës se Titos, qe duke luftuar ne mënyre sporadike gjermanet, ndihmuan ne shtypjen dhe vrasjen e nacionalisteve shqiptare kosovare, maqedonas e malazez. Ata shkuan me urdhër te emisarit jugosllav te dërguar nga Titua- Velimir Stojnicit. Ne mbledhjen e Plenumit te Dyte te Beratit te partisë Komuniste ne tetor 1944 ku ai u shpreh qarte se “..Luftëtaret do te shkojnë te luftojnë përtej kufirit dhe jo te kthehen ne shtëpi..Do te bëni qe populli jugosllav te fyhet rende ne qofte se nuk koordinoni veprimet…S’është kjo ceshtja e ushtareve, por e ndërgjegjes komuniste” pra, kjo kategori qe është quajtur “dëshmore”, numri ende i pasakte, gjykoj se nuk duhet përfshire ne numrin e dëshmoreve. Ata janë te rene për interesat e internacionalizmit proletar, interesat e komunizmit. Kaq me tepër përjashtimi i tyre është i domosdoshëm, kur dimë qe u ngatërruan edhe ne Jugosllavi me vrasjen e vëllezërve tanë, duke luajtur rolin e Serbisë.
Duke përmendur këto pak probleme, duke garantuar se dokumentet ekzistojnë, mbetet detyre e institucioneve shkencore qe te saktësojnë me tej, te japin shifra reale, te qëndrueshme.
Miçigan, 24 gusht 2012


32 komente në “Debati mbi numrin e dëshmorëve është spekulativ”

  1. xha Jaho says:

    Prandaj nuk bejme dot perpara ne shqiptaret, se kemi politikane di doktore mortja dhe shkencetare si ky kalbaraq doktor, qe ben sikur ben shkence e na tregon dokumentL jo ky thote ashtu e ky shkruan keshtu. Turp per ne shqiptaret qe nuk respektojme as te gjallet e as te vdekurit tane.
    Ate lufte me te cilet mburen te gjithe pjestaret e aleances antifashiste, madje edhe per fitore pa ndonje vlere te dukeshme, ne e kemi kthyer ne burim sherri. Jo u çliruam ne aq e jo ne kaq, jo kur iku gjermani i fundi, jo kur pordhi ne kufi gjenrali gjerman, jo ka qene lufte vellavrasese, jo luftetare te vertete kane qene ata qe bashkepunuar me fashistet, jo jane vrare aq e jane vrare kaq.
    Turp! Studuiuese bastarde dhe kalemxhijn injorante, servile te politikes se dites e “shkencetare” kalbaraqe. “Fshati digjet, kurvat krihen!”

    1. der albaner says:

      NCUQ NCUQ NCUQ NCUQ!
      DHE PRESIM E DUAM TE HYJME NE EUROPE SI EUROPJANE NE!
      SI KLANDESTINE, SI NJEREZ PA DINJITET MUNDET!
      MERKEL, NJE NGA FIGURAT ME TE FAMSHME DHE FEMRA ME E PUSHTETSHME NE BOTE SOT, PERULET DHE KERKON FALJE PER KRIMET E NAZISTEVE (AJO VETE NUK KISHTE LINDUR AKOMA)!
      KETA BURRA KURVA PERGOJOJNE DESHMORET E ATDHEUT!
      KETA JANE JO VETEM PSEUDO-SHKENCETARE, PSEUDO-INTELEKTUALE, POR JANE EDHE PSEUDO-HUMANE/PSEUDO-NJEREZ!
      KOKAT E TYRE DO HANE!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/100-vjet-pavarsi-e-shqiperise.html

  2. anonim says:

    E paske dhjere dhe ti dr Kareco. Po c te hyn ne pune more derzi jane 28oooo apo 28 deshmore kur ti ende nuk di nese ke bere apo jo lufte , kur nuk di kur je cliruar, nuk di kush ka qene komandat i clirimtares, po dini vetem se Ahmet Zogu ka pase revole dhe bole.
    Mjere shqiperia me keta doktora po me duket doktiora lopesh se er tjeter nuk beni.
    Une nuk di e nuk merrem me gjera te tilla por vendoseni ju njehere a kemi bere lufte dha pastaj gjeni te tjerat. Turp per ju te gjithe.

  3. vetetima says:

    Zoti Kareco nuk e di cfare doktori jini por me ato qe po lexoj nuk ma mbush mendjen qe ke doktorature.Ju mund te shkruani cfare te doni per komunistet (nuk dua ti mbroj) por ne kohen e luftes kishin nje ideal, te clironin atdheun nga pushtuesit.Dhe kete e arriten duke sakrifikuar edhe jeten e tyre .Nuk ka farerendesi per mua se sa eshte numeri i sakt i deshmoreve por ideali dhe patriotizmi i tyre te cilin zotrote e shikon me dylbi nga Amerika

    1. homeri says:

      ——luften kunder okupatorit e drejtuan komunistet dhe populli e perkrahu ate . Edrejta ju takon atyre ta shkruajne ate histori dhe kane bere mire ne se thone per me shume te vrare ne lufte , po pse greku , serbi e tj nuk i kan rritur numurin e te vrareve ne lufte per te perfituar me shume nga demshperblimet . Dhe nje gje me ben pershtypje te ky historian –niveli i ulet i shkrimit——Po ku i kemi historianet e vertet ,,,,

  4. raimondi says:

    Bravo ! Tamam artikull shkencor looooooooooooool. Nga pakujdesia autori ka haruar te shtoje se Ne lufte kunder nazi fashizmit jane vrare mbi 10 mije ballista dhe te gjithe nga plumbi qorr ,tuj luftue me kenge ne goje …..pa ngrihet dollia ,theren kurbanet , vardha rakia, poshte italanet loooooooooooooooooooooooooooooooooooo Nje keshille artikull shkatruesit : shko ne shkolle nga e para , eshte nje MUST per ty

  5. ilir cami says:

    i nderuar professor, qe te sqarohen dhe te argumentohett me fakte historia , te gjithe jemi te gatshem te lexojme dhe te krijojme bindje. Por te rikthehet faktet ne funksion te opinioneve dhe deshirave te kohes kjo per cdo historian ne princip eshte e papranuhshme. Deomokracia eshte vleresim i vlerave dhe jo mohim i tyre. Si ne cdo fushe dhe ketu qellimi eshte te demaskohet lufta nacional clirimtare e popullit shqiptar. Fatkeqsisht kete inisiative e ka mare qe fillim krlyeministri Sali Berisha, qe per fat keq per vete formimin e tij jo nuk e ka njohur vlerat demokratike te shoqerise, por i ka perdorur si sllogane ne interes te tij personal dhe klanor. qellimi i tij eshte i qarte, qe duke analizuar te gjitha levizjet popullore per perprim kane filluar nga jugu , dhe me po me te njjeten dimension paveresisht nga koha kane kaluar ne veri ai ka alergji organike per te. po kjo ka qene dhe ne lufte e dyte nacional clirmtare. Ne fundit te fundit deri ne mesin e shekullit te kaluar fryma me e re ideollogjike ka qene idea marksit, ashtu sic u bene me vone fryma ideollogjike ekzistencialiste. Pra nje keshille profesor, analizoni ngjarjet ne lidhje me kohen pa harruar koherehencen qe duhet te jete objektive, por kur ti kushton me shume kohe asaj qe ke ne qellim dhe jo fakt , shkrimi i juaj per problemin qe trajton eshte subersiv, dashakeqes dhe mohues i gjakut dhe idalizimit per te cilen luftoi populli yne. dhe do te shuash pak nga pak pishtaret e gjalle te historise dhe te manicipimit shoqeror.
    Trajtimi tuaj , eshte ne sinkron, me historianin Sali Berisha, qe do te mohoje ne kete 100 vjetor cdo gje te kaluar, duke qene prevers ne mohmimin e cdo gjeje kombetare per interesat e tij. Qellimet e te cilit jane, te ndaje Shqiperine, juge veri, kritinae dhe myslimane, duke kerkuar vije ndarese gege toske pervetsimin e historise ne favor te instikteve dhe koshiences tij, por aspak kombetara.
    Zoti profesor, jepni dokumenta , me nje te rene lapsi qe beni jumi nuk e kaloni dot rubikonin, po ju kujtoj se doli dhe nje tjeterr dhe tregonte qe lufta ishte orgji.
    Nuk jane te tepruara keto mendime, ashtu sikurse ne kohen e komunizmit ballistet personifikoheshin vetem me ngrenien e pulave dhe ziafeteve
    Merni penen zoti profesor, per te ndricuar dhe jo per te eresuar, se po vazdojem per gati 20 vjet ne eresiren allaberishe dhe nuk dihet sa do te vazhdoje, le te respektojme vehten qe te na respektojne dhe te tjeret, ta bejme shtetin shqiptar me dinjitet qe te na japin dinjetin tone dhe shtetet e tjere, dhe te ecim ne krah te vendeve me te emancipuara.
    Rruga qe jeni futur profesor, tregon mungese emancipime dhe inelektualitete
    uroj shendet dhe suksese

  6. Ben says:

    Cobanet mbi gjeneral!!Komunistat mbi historian?!!Injoranca mbi Shqiptar!!

  7. Lomi pri Baldushku says:

    Krymat kon fillu me lëviz qyshkur kryekrymi Salë ka dhon sinjalin e korigjimit t’historis. I gjo duhet me dit qi krymi metet krym ene kur osht bo kryeministër.Krymat svarrisen nuk ecin, ne idite ,kur lujn shum,i ha pula,ne peshkatarët i vejn ke grepi me kap peshq. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.

  8. Cen Tymi says:

    Kesaj lale i thone:dhjeu kali ne dere te honit,ja fut pordhes nusja Xonit.oshte bo lufte o shoku,o derdh gjak.jon djeg fshtra e qytete,e ti na trego perralla.ik o lale ik e futi ni kafe turke,e ne i gote uji te mledhsh mente se nuk je per ket pune ti.tung.

  9. emigranti says:

    Eshte i vetmi vend ne lindje qe u clirua nga bijte e tij.Lexo arkivat ne Kombet e Bashkuara o doktor apo kotorr. Lere numrin.
    Po qene te gjithe doctorat si ty ne Shqiperi, ky vend ka marre fund.
    Fatmiresisht “doctorat” e ketij vendi jane bijat e djemte si Nene Tereza, ndaj ky vend s’vdes kurre. Dhe pse ka verme si ju.

  10. Odin Mondvalsen says:

    Lecka e quajtur “Karuco”
    E lexova tani intervisten e dhënë nga Aurel Plasari te “Shekulli” dhe nuk i gjej ajo për të cilat i lëshon mallimet ky doktori me mbiemrin “Karuco” a dicka të tillë. Kur eshte pyetur per rishkrimin e historisë per te cilin po flet dite e nate Sali Berisha, Plasari ka pasur guximin te thote që me te te merren historianët, jo politikanet etj. Gjatë një përgjigjeje aty ka dhëne një fakt që nuk dihej dhe që me duket shume interesant, që shifra 28.000 e deshmoreve atij nuk i del e sajuar nga historianet e Enver Hoxhës, por para tyre ai e ka gjetur në gazetën e qeverisë kuislinge “Bashkimi i kombit” ne editorialin e datës 21 tetor 1944 si vijon: “Sipas një statistike, që kur shkeli Italija në vëndin t’onë, më 7 prill 1939 e gjer më sot, janë vrarë në veprime luftarake kundra okupatorit ose për pasojë të luftës që prej të huajvet është zhvilluar në tokat t’ona, njëzetetetëmijë shqiptare…”. Cili eshte mekati i Plasarit ne kete mes? Qe e ka permendur kete gjetje? Duhej ta fshihte, sipas logjikes agresive te doktorit me mbiemrin “Karuco” a dicka te tille? Ashtu sic vepronte doktori duke fshehur e falsifikuar statistikat e kohes se Zogut kur shkruante pallavrat ne paçavuret e tij per bujqesine socialiste, per pronën dhe pronat ne Shqiperine socialiste etj., ne vitet 70 dhe 80, madje duke i botuar ato edhe ne greqishte per t’ua mbushur mendjen edhe grekeve se sa e mire ishte prona socialiste, kur kete ua thoshte vete “Theodhoraqi”? Turp.
    Shkurt fjala nga sa lexova ne intervisten e Aurel Plasarit nuk me del që ai te kete hyre ne debatin per te cilin e përgojon doktori me mbiemrin “Karuco” e dicka e tille, por ka thene të kunderten: se do te ishte mire qe politikanet t’u rrine larg debateve historike. “Eshtë mirë t’ua lënë t’i shkokolepsin lëmshe të tilla historianëve”, ka thene Plasari, gje do te do te ishte mire ta pohonin te gjithe specialistet duke ngritur zerin kunder politikaneve qe fusin hundet ne te gjitha brimat.
    Se perse ka kërcyer përpjete ky doktori me mbiemrin “Karuco” a diçka të tille une vete e shpjegoj vetem ngaqe duhet te jete ndjer i provokuar sepse Plasari në pergjigjet e intervistës lidhur me rishkrimin e historisë ka përmendur perpjekjet e sotme “perfide”, sic i quan, qe “rishkrimi i historisë” të përdoret si lecke për të fshire veprimtaritë e kuislingëve, te kalaboracionistëve, krimet dhe masakrat e tyre, kampet e perqendrimit, per t’i rihabituarr ata dhe, po shtoj une: per t’i sjelle dhe mbajtur ne pushtet. Po të jetë keshtu doktorit të shkencave bujqesore- ekonomiko do t’i duhet të kruhet aty ku i djeg dhe te mos u caje kryert lexuesve me “hulumtime historike”.

  11. aldo says:

    Po mire ky qe paska nje titull doktor, po te lexoni Pellumb Kullen qe ka shkruar per LANC tek Respublika, do kenaqeni, edhe hajde mos thuaj qe sot historia shkruhet edhe nga shakaxhinjte.

  12. PARAK says:

    Eshte vertet e cuditeshme te lexosh keta “doktore” shqiptare qe kane marre persiper jo te nderojne e lartesojne vendin e tyre, por ta ulin dhe ta poshterojne sate edhe per ato gjera me te cilat do te mburreshin popuj shume me te pasur, shume me te qyteteruar dhe shume me te fuqishem se populli yne i shkrete.
    Do te ishte me shume interes qe publiku shqiptar te ndricohej se ne cfare fushe dhe me cfare objekti e ka marre doktoraturen ky Kareco dhe, per me teper, me harxhet e kujt e ka marre kete doktorature.
    Dhe akoma me me interes do te ishte qe publiku te informohej se me cfare studimesh ja ka shperblyer ky plebe ketij populli, pa ju larguar aspak as te vertetave shkencore dhe as te vertetave historike.
    Nese nuk gjejme asgje ne portofolon e tij “shkencor” ku te evidentohen vlera reale dhe risi origjinale te shqiptareve ne kuadrin ballkanik apo europian atehere duhet shtruar pyetja: Pse merr mundimin te shkruaje Doktor Kareco per te fshire disa fakte e shifra, qofte edhe vetem te pretenduara, por qe tashme kane hyre ne arkivin e memories kolektive dhe ne arkivin e shtetit shqiptar, ne interes te kombit tone. Behet fjale per nje lufte qe as e kerkuan dhe as e nisen shqiptaret. Behet fjale per njelufte te zhvilluar brenda teritorit shqiptar dhe brenda trevave te banuara nga shqiptaret dhe per ti cliruar ata nga pushtuesit qe po digjnin, vrisnin e plackisnin kockat qe i kishin mbetur shqiptareve. Kaq na ju dhimbkan Doktor Karecos parate e gjermaneve dhe italianeve sa te kerkoje qimen ne perqep se sa u vrane e sa u dogjen, se jo jane kaq dhe jo s’jane kaq. Nese eshte vertet doktor ky Kareco, duhete ta dije se edhe vende me te medha dhe me te pasura, fituese te Luftes se Dyte Boterore, kerkuan qindarke me qindarke, ne mos shume me teper, demshperblime te luftes. Le te rremoje pak vetem ne demshperblimet e shiptareve qe ishin qytetare amerikene per shtepite e rrenuara apo te djegura dhe per demtime te pasurive te tjera qe kishin ne Shqiperi. Dhe keto ja u siguroi shteti amerikan nga vendet e mundura dhe nuk besoj te kete dale ndonje profesor amerikan qe te studjoje dhe pretendoje se amerika ka genjyer per te vraret dhe demet e luftes. Le tua lere Karecoja profesoreve gjermane dhe italiane korigjimet per shifrat e luftes dhe le te merret ky Karecoja me deme te tjera, pervec te vrareve dhe shkaterrimeve, qe ju kane bere shqiptareve ne L.II Boterore apo edhe me pare, pushtuesit dhe fqinjet shoviniste.
    Ose, akoma me urgjente, le te merret ky Karecoja, me hatane qe po ndodh tani ne Shqiperi. Le te sjelle shifra dhe fakte, grafike e studime per gjakun dhe trurin shqiptar qe po rrjedh jashte vendit, per krasitjen e rende dhe te pariparueshme te mbi 40% trungut te gjalle te kombit, per hemoragjine e pashembullt te nje populli ne kohen moderne.
    Dhe le ti ndricoje shqiptaret se cdo te thote kjo per nje komb dhe per nje shtet
    Dhe le tju ulurase shqiptareve se kush jane pergjegjesit per kete hemoragji dhe se kush e ka pergjegjesine per ta ndalur ate, me se paku.
    Dhe le tjua demonstroje shqiptareve se nje katastrofe e tille nuk do tu kishte ndodhur atyre edhe sikur te kishin hyre ne nje lufte te cmendur me ndojne fuqi berthamore qe do te mund te hidhte nje a dy bomba mbi ta. Do te kishin vrare e zhdukur 200 mije, 300 mije apo 400 mije por jo 40% te popullsise.
    Dhe le tju tregoje shqiptareve se vetvrasja e nje kombi eshte mos rritja e tij, eshte hemoragjija e popullsise dhe vrasja e shpreses per te jetuar ne atdhe.
    Ja, per keto halle i duhen kombit doktoret. Dhe ju Zoti Kareco, ne mos qofshi nje horr, me siguri nuk jeni doktor. Turpi te mbulofte ty dhe sojin tend! Sikurse turpi do ti mbuloje ata qe rrine pas doktrinave qe i mbrojne surrogato si “doktor” Karecua.

  13. Akil Ylli says:

    Z.KAReco,nuk po citoj graden tuaj shkencore,sepse besoj qe nuk e meritoni nje te tille.
    “Mekati” i vetem studjusit z.Plasari eshte se ka cituar nje dokument te
    gjetur ne arkivat e B.Komtare,dhe aq.Ndersa ju terboheni.Jo mor doktor,jo!
    Po te ishe doktor taman,do te debatoje rreth dokumentit,dhe jo te shkarravitnit ato paçavuret e me siperme.
    Po te ishe doktor taman,do ta kishit kuptuar qe ai dokument i cituar per 28mije deshmoret, eshte nje shuplake fetyres per revanshistet e sotem.Ata dhe sherbetoret e tyre ne kete nuk rast,nuk i besojn as dokumenteve me shkrim qe kane lene baballaret e tyre.
    Prandaj z.KAReco te gjitha akrobacinat qe ben do ti permblidhja ne nje shprehje qe kemi ne andej nga Shhkodra:a je i marr,a ban vet!

  14. gjergji usa says:

    TE NDERUAR LEXUES TE TEMES
    NUK I BESOVA SYVE KUR LEXOVA RRJESHTAT E MEPOSHTME TE SHKRUAR NGA DR. EVILI #2 T.KARECO

    “””-Natyrshëm ne ditët e sotme merr te drejtën e një te vërtete historike lufta civile e provokuar dhe e zhvilluar ne mënyre makabre nga komunistet. Unë për vete nuk kam asnjë dyshim për ketë.
    -Ata janë te rene për interesat e internacionalizmit proletar, interesat e komunizmit. Kaq me tepër përjashtimi i tyre është i domosdoshëm, kur dimë qe u ngatërruan edhe ne Jugosllavi me vrasjen e vëllezërve tanë, duke luajtur rolin e Serbisë.””

    Lexova komentet e lexuesve per te verifikuar dhe qendrimin tim dhe pashe qe deri tani te 12 komentuesit ishin absolutisht kunder.

    Mendoj per nga antishqiptarizmi i theksuar nuk duhej lejuar nga moderatoret e Temes qe te publikohej pasi as ultranacinalistet greke dhe serbe nuk do te guxonin te arrinin ne te tilla ide Komb-Asgjesuese.

    Edhe ne rastin me te mire per Kareqon sikur te ishin zmadhuar shifrat
    nuk eshte humane,as atdhetare te germosh dokumente pjesore dhe te
    luhet roli sikur te jete “supervizor” i shtetit gjerman apo italian per reparacjonet e luftes.Kam mendimin qe ne ate kohe te turbullt 1939-1945 pra 6 vjet lufte nuk ishte “luksi” qe te kishte ndonje institucjon qe te merrej me regjistrimin e te vrareve,te deshmoreve,viktimave dhe shume kategorive te tjera.

    Duket qe DRTK eshte kamikazi i rradhes ne bombardimin e opinionit te shqiptareve ne sinkron te plote me DR. EVILIN #2 SERBERISHA.
    Po mbushet njecerek shekulli qe po ndegjojme ne te gjitha format me monstruoze te hidhet balte dhe helm mbi nje nga epopete me te lavdishme
    te historise se shqiperise qe nga koha e Skenderbeut.Nuk e ve ne dyshim qe ka patur difekte,gabime te ndryshme por kjo nuk ja zbeh shkelqimin.

    Fatkeqesisht kjo kryqzate e ka zanafillen qe kur shkeli kemba e ambasdorit Rajerson ne Shqiperi ne mars-prill 1991 ku i kerkoi Ramiz Alise te dekomunistifikoje vendin sic bene gjermanet me denazistifikimin pas 1945.Sipas kesaj doktrine te mbeshtetur nga komiteti i maleve me ne krye berishen , mergata e qyqeve me ne krye elez biberin dhe “rezervista” nga beogradi dhe athina per perforcime u goditen:
    -lufta nacional-clirimtare qe u perkrah nga SHBA-GB-BRSS ,te diskretitohej si lufte civile e pergjakeshme e ideuar nga jugosllavet.
    -te perdhosej deri ne kufinjte e absurdit figura e enver hoxhes ku jane vene re dhe shfaqje kanibaleske dhe antinjerzoredhe nga politikane dhe dipllomate te kategorive te ndryshme.
    -te cnderoheshin ne forma te ndryshme veteranet e L2B deri ne masakren e “carmatosjes” se tyre nga trofete e luftes duke i grabitur armet e lehta qe ishin te caktivizura sic ndodhi me pistoleten e tim Eeti qe e konfiskuan ne 1994 nga zagaret dhe hajdutet e pulave te serberishes.
    Dhe sot per ironi nuk ka shtepi pa kallashnikov te fshehur.
    -Te neperkembeshin ushtaraket e liruar si kontigjent i mbeturinave te “komunizmit” dhe rrezik per demokarcine ne shqiperi.
    -Te minimizoheshin arritjet e sistemit te kaluar ne arsim, bujqsi dhe mbrojte, ushtria e te cilit mund te krahasohej me ate te izraelit.
    -Te shkaterrohej ekonomia deri ne nivelin zero sipas teorise se
    Gamor Josif Pashko se ceku i bardhe ishte firmosur “gjorgji”
    -Masakrimi i opozites dhe kundershtareve politike ku u arrit te digjeshin redaksi gazetash,te rriheshin barbarisht arbenimamet qe i thyen kafken( mire ja kane bere)dhe te futej ne burg lideri opozites per kavanoze marmalate.

    Sot pas pas 22 vjetesh kemi nje vend te shperfyterurar dhe eshte humbje kohe te analizosh shkallen e degradimit moral si komb.
    Eshte kriminale qe te mos reagoje opozita ne rradhe te pare si dhe dipllomacia nderkombetare apo shoqeria civile .

    Lufta fiktive (gjasme)kunder komunizmit ne shqiperi sidomos pas vitit 1992 qe vazhdon dhe ne ditet e sotme sipas doktrines rajerson-biberaj
    ka deshtuar plotesisht sepse u ricikluan dhe u fuqizuan:
    -ish bashkpuntoret e sigurimit
    -ish agjentet e udb & asfalise greke
    -ish diversantet e luftes ftohte
    -ish naziste si pinjollet e xh.deves
    -ish bashkpuntore te fashizmit

    -Eshte shume e thjeshte qe situata te normalizohet ne shqiperi.Eshte
    thjesht zbritja nga kali e Majorit UDBERISHUSA sepse durimi i ka kaluar limitet njerzore.Eshte ne interes te kombit shqiptar qe berisha te “cmontohet” nga ata qe e graduan ne 1991 se sa te rrezohet.
    Kohet e fundit serberishusa ka kaluar ne nje kundersulm te pa pare qe tregon dhe fazen e tij agersive si egomaniak nen moton “PO ME HOQET TE NDERUAR ALEATE UNE I VEJ FLAKEN SHQIPERISE DHE BALLKANIT PROVOJENI PO JA U MBAJTI CELSAT E LAZARATIT DHE TE KARABURUNIT I KAM UNE
    SERBERISHA….

    Eshte pafundesisht tragjike te lexosh kete fare KAReco qe merret me ngjarje qe kane ndodhur 70 vjet me pare me te vetmen detyre per te nxire ato qe shkelqyen atehere dhe per te zbardhur te zezat e diteve te sotme.Nje diskutim me i cuditshem dhe pa fund po ndodh me disa veterane dhe analiste sot qe diskutojne a ishte femnist Qemal Stafa apo jo ?
    Si ka mundesi qe te paragjykohet nje 20 vjecar i viteve 30′-40′ vetem me te ndegjuara se paska puthur nje femer ??
    Nqs jane te etur keto plakushe per erotizem le te lexojne histori te panumerta te seksit te nje presidenti amerikan te nderuar nga dokumente te deklasifikuara dhe lereni Qemalin rehat or teohore ,taratore ali eltare dhe gomare se dhe eshtrat i jane tretur or hijena.
    turp dhe neveri per keto shqiptare gjakprishur.

  15. andrea says:

    Po ky plak matuf i peshtire pse hyn ne keto debate per historine. Ai nuk eshte historian. Kete titullin “doktor” qe e perdor e ka nga koha e Enverit. Me duket ka qene ekonomist dhe kete palo titull e ka te lidhur me “studimet” qe ka bere per ekonomine socialiste ne institutin e studimeve ekonomike dhe ministrine e financave.

    Ka qene bythlepires dhe servil i shefave te tij dhe i rregjimit, ndersa tani tregon perralla. Mbas vitit 90 ka ikur ne SHBA dhe tani ben si gardiani i parimeve te demokracise. Matufit te pavlere i duket vetja si Teodor Rusvelti.

  16. anticensurë says:

    një gjë më bën përshtypje tek shkrimi i Dr. Teodor Karecos!
    partizanët e vrerë në luftimet në jugosllavi i quan “gjak të humbur”internacional dhe jo gjak të derdhur njëlloj si ai anglez,kanadez,australian o dikush tjetër që nuk pati të bëjë fare me gjermanin!
    rusët duhet të llogarisin si të rënë deri në kufirin e rusisë pa përfshirë ukrainën e deri në berlin!
    gjithashtu Dr. Teodor Kareco qënka plotësisht i bindur pë luftën “civile”në shqipëri!bile gjemanët ka mundësi të ishin me prejardhe shqiptare!përndryshe nuk është e mundur të ketë luftë civile kur ke një pushtues,kolaboracionistë dhe një ose disa forca çlirimtare!
    -francezët e quajnë luftën e tyre kundër gjermanëve si çlirimtare,pavarsisht se jo pak francezë ishin në krahë të gjermanit!ata i dënuan!
    bile dhe vëndet e ulta me atë pak kontribut sa dhanë e quajnë çlirimtare,pavarsisht se në krahë të gjermanit kishin më shumë kolaboracionistë se çlirimtarë!greku,jugosllavi e kështu me rradhë!që të gjithë i quajnë luftërat e tyre çlirimtare aspak civile!
    si është e mundur një gjë e tillë në shqipëri???
    shkaqe për të mos qënë dakord në mes vetes mund të ket boll,por të drejtë për tu bashkuar me pushtuesin nuk ke ASNJËHERË!
    përndryshe në të gjithë gjuhët e botës quhesh TRADHËTAR!!!!
    kemi dy shëmbuj të thjeshtë në historinë e asj kohe!greqinë dhe kinën!në të dy këto vënde ishin dy grupe që luftuan kundër pushtuesit!nacionalistët dhe komunistët!por në të dy rastet ata e filluan me njëritjetrin,luftën civile,PASI KISHIN PËRZËNË PUSHTUESIN!
    në të dy këto raste ata panë si prioritet luftën kundër pushtuesit dhe jo ndasitë ndërmjet tyre!gjë që “nacionalistët”ballistët tanë nuk e panë atëherë!kurse paraardhësit e tyre duan të mbulojnë,minimizojnë sa të jetë e mundur budallallëkun e tyre,me IDJOTËSI!
    NJË NGA KËTA IDJOTË QË FLET IDJOTËSI ËSHTË DHE Dr. Teodor Kareco
    sa për numërin spekullativ gjithnjë kam menduar se nuk ka qënë i vërtetë!gjithnjë e kam vlersuar jo si dëshmorë,por si të vrarë në luftën e dytë!këtu futen dhe ballistët që luftonin në krah të gjermanit!është i vetmi rast kur ata janë përdorur për një diçka të mirë për shqipërinë!

  17. dauti says:

    Deshmoret e kane shkruar emrin ne histori me gjakun e tyre.Sado sahane lepires e bashibozuk, tradhetare e bashkpunetore te pushtuesve te dalin sote te hartojne dokumenta e te krijojne opinjone nuk do te mund te permbysin te verteten krahas te tjerave, per faktin e thjesht se deshmoret nuk u vrane ne lueten per pushtet,as si komunist por ne lufte kunder pushtuesit.Njollen e zeze te turpit qe i ka mbuluar bashkpunetoret e pushtuesit e tradhetaret e vendit nuk mund ta fshijne salinjte e sotem dhe pasardhesit e bashkpunetoreve te pushtuesit sado te germojne e te mundohen te falsifikojne historine.Perkohesisht ata kane mare pushtetin per sundimin e ketij vendi por historia na ka mesuar se kolaboracionistet se kane te gjate, shpejt ose von e marin vendin e merituar.Respekte per nacionalistet qeshkrine pasurine dhe luftuan kunder pushtuesit duke mos qene ne nje mendje me komunistet dhe neveri per te gjith ata qe e kane dashur kete vend vetem per ta zhvatur duke bashkpunuar me kedo qe ju krijon mundesi per pushtet ekonomik e politik.Deshmoret dhane jeten per atdheun ndaj pyesim keta sahanlepires qe kerkojne te anatemojne deshmoret c,far i kane dhene ketij vendi vecse kane shkterruar e sote vazhdojne ta shkaterojne ate.Fundja perse ju hyn ne pune dhe kane kaq merak per numerin e deshmoreve,per daten e clirimit e tej, kush dreqin jua kerkon dhe cfar fiton Shqiperia.Ose C,ka humbur Shqiperia nga numeri 28000 i deshmoreve.C,jane keta sharlatane me tituj shkencore mendja e te cileve prodhon vetem bajga qe behen pleh..

  18. usa men says:

    Spekulimi i gjarperit Kareco nuk ka te beje me numrin e deshmorve por thjesht te sulmoje ne menyren me te ndyre te mundeshme LNCL.
    Ne fund te kesaj pacavureje ai e paraqet kete si lufte civile dhe te dirigjuar nga serbet.
    Biles ky handikapat “anullon” emertimin deshmor te atyre qe rane duke luftura deri ne Vishegrad se paska qene urdheri i Titos.
    Perse nuk merret ky fare doktor dokrratori me numrin e cameve qe u maskruan dhe debuan nga greqia deri sa i kane ngulur bajaoneta grave shtatezena???? dhe te shpallet si genocid dhe te kerkohen demshperblime dhe njeojen e pronave te tyre.
    Perse nuk merret ky fare doktor dokrratori me debimin dhe masakrimin e gjysem miljoni kosovaresh ne vitin 1999 dhe te kerkohet shperblim.
    Habia me e madhe eshte dhe heshtja e atyre figurave te politikes se sotme shqiptare qe jane te detyrura te mbrojne sakrificat sublime te shqiptarve ne L2B
    Po pati merak ky monster le te lexoje bemat e divizionit naziskin “skanderbeg”ne kosove dhe shqiperi sipas dokumenteve te arkivavave perendimore.

  19. beso says:

    z.Kareco,ju jeni shprehur dhe tjeter here per numrin fiktiv te deshmoreve.Ok,mund te jete zmadhuar numri i deshmoreve,pasi kauza per te cilen u vrane shume njerez mund te mos kete qene e njejta.Mundet qe te pafajshmit e Boroves te mos i quajme deshmore,por per statistike gjermanet duhet te paguanin vrasjen e ketyre te pafajshmeve,pasi masakra e Boroves ishte si kunderpergjigje e nje sulmi partizan ne qafen e Barmashit e kaq gje e kupton edhe me gomari qe keto viktima qene hakmarrje e paster ndaj popullsise civile te pafajshme e te paarmatosur.Ju mbeshtetni tezen se te renet na pushtimi nazifashist jane rreth 2500 persona.Ok,por mendoni qe ne’97 humben jeten me shume se 3000 persona,pra ne me pak se 3-4 muaj pati me shume viktima se ne 5 vjet pushtim.Ehe,s’e ha dot kete aritmetiken tuaj.Mendoj se diktatura mundet qameti te kete dyfishuar fiktivisht numrin e viktimave,natyrisht per efekt demshperblimi,si ndodh rendom edhe me vende me te medha se ne,por jo ta kete dhjetefishuar.Ndoshta”hesapit”tuaj i mungon edhe nje zero,pra mundet 25 mije dhe jo dymije e peseqind.Persa i perket afrimimit tuaj se partizanet qe humben jeten ne ish-Jugosllavi nuk u quajtkan deshmore,me vjen sinqerisht keq qe keni rene kaq poshte.Partizanet qene njesoj si ushtaret amerikane qe humben jeten ne France,si ata ruse qe humben jeten pertej kufijve e te shume kombeve te tjera si Neozelanda,Kanadaja e Australia,qe as e njohen pushtimin.Kush merr vendimet eshte tjeter gje,por nuk mundet te mohoni me nje afirmim diletantesk qe partizanet e rene ne ish-Jugosllavi te quhen entitet tjeter,perveçse deshmore jo.Imagjinoni sikur t’ia thoshit kete grekeve qe po kerkojne deshmore dhe heronj ne fshatra tona te Jugut,ndersa po te them me plot gojen qe greket e Luftes se Pare ishin pushtuesit me te keq e me brutale qe ka njohutr Shqiperia.Masakra si ajo e Panaritit,ku u therren me sepata 350 gra e femije jane turpi qe as Greqia s’e ha do me buke dhe nuk pranon as sot e kesaj dite qe andartet e saj te kene kryer te tilla gjema.Mundohuni te jeni me i vertete,ose se paku,mos e nxini te verteten.

  20. fox says:

    Nuk ka ndodhur ndonjehere ne gazeten “tema” te pakten per tre vjet qe e ndjek rregullisht kete gazete qe te gjithe komentuesit te jene kunder nje artikulli 100%.
    Kjo tregon se doza e tradhetise dhe neverise ishte ne nivele te papranueshme deri dhe antishqiptare.
    Kush nuk e njeh kete theodhraq karucon te lexoje dy komentues brilante qe kane shkruar ketu:
    ……….PARAK — 30 Gusht, 2012 në 5:02 am
    ……….Odin Mondvalsen — 30 Gusht, 2012 në 12:02 am
    Ky ideolog i shquar i ekonomise socialiste ishte nje i perkedhelur dhe zvarranik i neveritshem i numenklatures se asaj kohe qe pasi “u dhjamos”
    ne ate sistem po perpiqet te haje perseri ne te dy krahet.
    Jane pikerisht keto vemje si puna e ketij “Shejtani nga Micigani” qe ky vend po shkon drejt humneres.

  21. Andrea says:

    Paska qene trim i madh Ai Enver Hoxha qe ka perballuar gjithe keto shushunja qe sot po nxitojne kush e kush te hedhe helmin mbi ate periudhe qe eshte e lavdishme per kete komb dhe na radhiti me nder ne krahun e fitimtareve.Po ti mor KARI-co sot u kujtove te leshosh keto brockulla apo je Ai Dardhari i famshem qe ke fituar edhe pension nga Greku.Turp o plako qe ne kete moshe qe rini mr bebelina apo dajper si ju thoni ju ne Amerike nxjer xhevahire qe edhe nje njeri i thjeshte do skuqeshe jo ju qe na mbakeni edhe titull o Dog i Micinganit.

  22. Emigranti USA. says:

    DOKTOR Kareco: Ka shkruar, per te njeten gje dhe ne revista “Albdreams.Net” ne MIchigan, por i turret me shume profesor Plasarit; ndersa ne Tema e ka me profesor Gjelal Gjecovin. Me mire se e ka thene Gjergji-USA, nuk ka, Kareco eshte i pasakte, i turbullt dhe nuk di perse po bie respekti i tij dhe me graden shkencore. Kareco, ka marre nokdaun dhe me profesor Kristo Frasheri dhe prap thote se jam ne gjendje te vazhdoi ndeshjen…! Fillimisht ky person ishte komunist i fantaksur, sa me thoshte nje mik i imi se nuk i botoheshin materialet ne nje reviste ne Michigen “Kuvendi”, dhe si supertucioz, mbush thesin me shkrimin dhe zene deren e kishes tone, duke i shperndare nje per nje. Me siguri qe ky studjues xhevahir, ka rene ne sy dhe nga drejtuesit e arshives dhe duhet te jete bere i padurushem, kur me ceshtjen ngaterron “sjelljet” e zonjes Nevila qe nuk kane te bejne me problemin., po keshtu ai ankohet dhe per Blendi Fevziu. Shkurt, vetem Arshiva, Plasari mund t’i drejtohen dhe t’i thone ku e gjene te drejten te tallet me deshmoret e atdheut nje servil i dy sistemeve ekonomiko shoqerore!

  23. albo says:

    Z.KAReco, as vetë nuk e di se çdo të thuash me këtë shkrim. Të rroftë doktorllëku që të ka dhënë Enveri!

  24. Pisha flamur! says:

    Numri i doktorëve dhe profesorëve në Shqipëri shkon në progresion arithmetik, ndërsa ekonomia varfërohet në progresion gjeometrik.

  25. vladimir Ramo says:

    Sot eshte kohe shume interesante per te genjyer dhe mashtruar,ne mos gaboj edhe me e kollajshmja per te perfituar para apo ofiqe nga me te pa degjuarat.Nuk e besoni se keshtu ka ndodhur edhe me profesorin Kareco.Une e besoj pa u futur ne temen qe po diskutohet,por nje gje do ta them se k/ministri para se te bleje institucionet,ka blere individet qe i interesojne.Qellimi eshte te krijohet nje coroditje e madhe ne popull,nje genjeshter qe ne fund kete zullum ta vulose historiani k/min.Nese verejme vijimesine e kesaj mushkonje,ai ka mbjelle ne vendin tone dhe vazhdon akoma antivlera qe po rembehen me te shpejte nga njerez te ndryshem.Pershendetje te gjitheve.

  26. arian says:

    18 Nëntor 1944 – Radio Bari transmeton se – U çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Tërësisht me forcat partizane pa asnjë ndihmë nga aleatët!
    Kërkoje njëherë o Kareco se mos gjesh diçka ta përgënjeshtrosh!
    Kaq! Nuk dua të them më tepër! Po preferoj të hesht se kam shumë për të të thënë!

  27. zejtari says:

    Ky laparoz ,pordhadoktor Teodorballisto Kareco ,ka nje merak shume te madh: Pse me 29 Nentor 1944 fitoi Ushtria Partizane e udhehequr nga Enver Hoxha dhe njeherazi Koalicioni i Madh Amerike-Angli-Rusi,por te kishte fituar koalicioni ballisto-zogisto-Hitler.Une,nje njeri i thjeshte ,qytetar i Shqiperise, po i them vetem kaq ketij dhe pipive qe i mbajne avazin: Po te kishte fituar koalicioni i Hitlerit do percaktohej ashtu si e do ti numeri i deshmoreve,por ja qe ndodhi ndryshe dhe boll keni llomotitur,se vetem 10 % e popullit shqiptar ju degjon e beson.Kuptojeni mire kete.Edhe “maxhoranca ” e sotme nuk eshte maxhorance, por qe ne vitin 2005 eshte pakice ne pushtet me dallaveret e Nanos ne ligjin elektoral 2005.Me vjen per te vjelle(per mos me thene fjale tjeter banale) kur degjoj fjalen “maxhorance”,qofte nga PD-istat apo PS-istat. Gazeta “Tema ” do mbetet ne histori per rolin qe po luan ne keto dite teper te turbullta.Bravo Mero dhe te tjeret !

  28. Erjon Bregu says:

    Luften NACL nuk e ka mohuar askush, qe populli shqiptar luftoi kunder okupatorit te gjithe e pohojne se ishte lufte nacional-clirimtare ska asnje dyshim, edhe qe ka patur deshmore ska dyshim, kete e trogojne te gjithe politikanet e stoem kur shkojne tek varrezat e deshmorve dhe vene lule per ata qe u vrane ne lufte. Por, te rrime shtrember e te flasim drejte nuk kane qene 28.000 mije deshmor, kjo gje faktohet shume lehte duke mbledhur te renet e cdo rrethi me lapidaret e ngritur dhe del ekzakte se sa jane vrare ne lufte. Sipas nje sondazhi te bere ne cdo fshat e qytet ne vitin 1994 nga nje komision i perbashket si te majte e te djathte ka dale se neper cdo fshat e qytet te numeruar neper lapidaret e cdo fshati e qyteti si dhe ne dokumentat e kohes del se ishin 4365 deshmore, edhe nese ky numer nuk ju pelqen do te ishte mire per cilindo qe te behet nje komision miks duke futur dhe ish partizan, historian dhe politikane ne kete komision. Eshte per tu habitur se shume lexues krenohen qe jane vrare 40 mije apo 28 mije deshmor, pra kenaqen qe jane vrare shume bija e bij te ketij populli, qe ketu duket se sa te etur jemi ne shqiptaret qe duam shume vdekje, e jo jete njerezish.Pse ky mentalitet korbezinjesh vdekje, vdekje,vdekje,se keshtu rrisim numerin duke mbjelle vetem zi korbi, kjo dukuri shfaqet me shume nga jugoret e vendit. Une qe po ju shkruaj jame vete jugor nga fshati Corrush i Mallakastres, babai im ka qene partizan i Brigades e Pare sulmuese, brigade qe ka luftuar me shume se cdo brigade ne Shqiperi sepse ka patur dhe komandantin me te zot te luftes clirimtare Mehmet Shehu, te cilin diktatori e eleminoje si “tradhetar”

    1. Vincent van Gerven Oei says:

      Pershendetje Erjon Bregu,
      Jam shume interesuar per kete raport nga 1994. Komisioni u ngrit nga Parlamenti ose kishte nje perberje tjeter? A ka diku ndonje kopje te ketij raporti? Faleminderit!
      Vincent

  29. lali says:

    Sot politikanët shqiptarë po vjedhin me të dy duart dhe gjykata po i nxjerrë të pafajshëm, prandaj mos kërkoni të fajësoni zyrtarët paraardhës të shtetit”, mund të thotë ndokush. Në një farë mënyre në luftën tonë kundër korrupsionit dhe padrejtësisë, ndofta korrupsioni ka dalë fitimtar ndaj nesh.

    Por Brehti thotë se: “nëse ne u mundëm prej padrejtësisë, kjo nuk do të thotë se padrejtësia paska të drejtë”. Dhe nëse sot qarqet larta të politikës janë mbushur me të korruptuar dhe hajdutë, kjo nuk do të thotë se ata të djeshmit duhen lënë në harresë. Ramiz Alia ishte i fundit i “Mohikanëve”, që përjetoi agoninë e sistemit të barbarisë komuniste. Dhe në kohën kur perandoria e diktaturës po shembej, atij patjetër i janë kujtuar fjalt e Ahmet Zogut, që citohet të ketë thënë: “Më mirë që i mora unë florinjtë, se sa t’ia lija Duçes”. Ndofta duke parë lukuninë e politikanëve që po dyndeshin drejt pushtetit, Ramiz Alia patjetër ka thënë: “Më mirë t’i marrë unë florinjtë, se sa të tjerët”. Ndryshe nuk ka si shpjegohet nxitimi i dërgimit të sasive të mëdha të arit në bankat e Zvicrës, apo në vende të tjera enigmatike, më të afërta, apo më të largëta. Ramiz Alia akuzohet nga shumë politikanë për vjedhje të një pjese të thesarit. Por më shumë nga të gjithë, atë e ka akuzuar Berisha. Ndërkaq, ajo që bie në sy në akuzat ndaj tij është se një pjesë e thesarit nuk është adresuar në Zvicër, por në drejtim të paditur. Por pavarësisht nga akuzat dhe mbrojtjet e ndërsjellëta, këtu vetëm një gjë është e sigurtë: Thesari në atë kohë është vjedhur me të dyja duart. Dhe ishte pikërisht koha, kur asgjë nuk bëhej pa urdhrin e Ramiz Alisë. Në atë kohë vjedhja e thesarit është bërë duke u depozituar me emra të tjerë, kryesisht të fëmijëve të krerëve të shtetit. Sipas dokumenteve rezulton se në periudhën 1988 – 1990 kanë lënë Shqipërinë sasi të tjera ari që kanë ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Por edhe më vonë ka ndodhur e njëjta gjë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje