Autostrada – miti i rremë i Hitlerit

4 Gusht 2012, 19:27Dossier TEMA

Deri sot vazhdon të ekzistojë përshtypja e gabuar se autostrada është një shpikje e nacionalsocialistëve dhe se me punën e ndërtimit u mënjanua papunësia në masë në Gjermani. Një gënjeshtër historike

 

Deutsche Welle

 

Adolf Hitleri ngul me forcë lopatën në rërë. Ngjitur me të qëndrojnë ushtarë. Njëri mban në duar një aparat fotografik për të bërë një fotografi të Führer-it dhe për të dokumentuar përurimin e punimeve edhe për një pjesë autostrade. Një motiv tipik, që në atë kohë ka qenë i përhapur në gjithë vendin. Më shpesh atje, ku u ndërtuan segmente të shkurtra të autostradës së Reich-ut (“Reichsautobahn”).

Inskenimi kishte vetëm një qëllim: Aktivitetet duhet të arrinin qytetarët në gjithë perandorinë. Hedhja e lopatës së parë inskenohet me shumë kosto dhe përfundimi i rrugës festohet edhe një herë.

 

Hitleri zbulon papritur autostradën

Një transformim i çuditshëm, pasi vetëm pak vite më parë një pjesë e madhe e Partisë Nacionalsocialiste Gjermane të Punëtorëve (NSDAP) bashkë me Partinë Komuniste e pati sabotuar ndërtimin e “rrugëve vetëm për automjete”, siç quheshin fillimisht pistat me pllaka betoni. Sipas tyre projektet për këtë ndërtim të madh do t’u “shërbenin vetëm aristokratëve të pasur dhe kapitalistëve të mëdhenj çifutë”, argumentuan nazistët dhe nuk morën pjesë në negociatat politike për financimin e autostradave. Vetëm kur erdhi në fuqi Hitleri në vitin 1933, autostradat nisën t’u interesonin nazistëve për qëllimet e tyre.

Deri në 1929-n ndërtimi i autostradave në Gjermani kishte dështuar për shkak të krizës ekonomike dhe të mungesës së kapitalit. Gjermania rënkonte nën pasojat e papunësisë masive, të hiperinflacionit dhe të pagesave të reparacioneve të Luftës I Botërore.

Vetëm kryetari i atëhershëm i bashkisë së Këlnit, Konrad Adenauer, ia kishte dalë në vitin 1932 të ndërtonte dhe të financonte autostradën e parë pa kthesa midis Këlnit dhe Bonit: A 555-ën e sotme. Segmenti ishte asokohe 20 kilometra i gjatë. Ai mund të përshkohej vetëm me 120 kilometër në orë (megjithëse atëherë shumica e automjeteve mezi arrinin 60). Zona përreth Këlnit konsiderohej në atë kohë si hapësira me më shumë trafik. Vetëm gjashtë muaj pas hapjes, rruga për makina u ul prej nacionalsocialistëve (ndërkohë në pushtet) në nivelin e një rruge kombëtare, për t’i dhënë vetes titullin e ndërtuesit të autostradës së parë.

 

Kudo futet Hitleri

Në këtë mes kishin qenë që në 1909-n industrialistë të entuziazmuar për makinat dhe qytetarë me ndikim, të cilët ishin bashkuar duke u angazhuar për ndërtimin e një rruge, që bënte të mundur ecjen e makinave pa pluhur e baltë, pa karroca me kuaj dhe pa këmbësorë.

Një shoqatë e themeluar më 1926-n u angazhua për ndërtimin e një rruge mes për mes Gjermanisë (nga Hamburgu, përmes Frankfurtit, deri në Bazel). Nisma “HaFraBa” ndeshi fillimisht në refuzim nga ana e nazistëve, pas marrjes së pushtetit nga Hitleri planet për “HaFraBa” u morën pjesërisht siç ishin nga Hitleri; emri i shoqatës u shndërrua në “Shoqëria për përgatitjen e autostradës së Reich-ut”.

 

Mobiliteti i bashkësisë duhet të rritet

Historianët thonë sot se Adolf Hitleri shfrytëzoi një lëvizje për mobilitet në rritje, e cila po ravijëzohej në mbarë botën. Megjithatë, ai dalloi mundësitë për t’i prishur mendjen me një sipërmarrje (fillimisht të pakuptimtë) një kombi dhe për të siguruar pushtetin e vet. Sepse ishte e qartë: vetëm pak gjermanë mund t’i lejonin vetes luksin e një makine personale e kësisoj edhe për shfrytëzimin e autostradave.

Çdo vit duhet të përfundoheshin 1.000 kilometra autostradë. Ky ishte urdhri i Hitlerit. Ndërtimi i autostradave duhet të siguronte të paktën 600.000 vende pune, por në kohët e ngarkesës maksimale punonin vetëm 120.000 punëtorë. Deri në vitin 1941 ishin ndërtuar vetëm 3.800 kilometra autostradë. Mirëpo imazhet e punëtorëve të autostradave ishin ngulitur në kujtesën e një brezi të tërë. Nazistët e kishin arritur synimin.

11 komente në “Autostrada – miti i rremë i Hitlerit”

  1. Lym Demokrati says:

    E shikoni mer kamunista deshtimin e imperilistve gjermon. Po Doktori deri tash ka ndertue 12.000 km rruge 4-fishin e Hitlerit. Kjo trego edhe iher rrugen largpamse te partise seme dhe udheheqsit te saj per mirqenien e popullit shqiptar.

    Lymi Blu

  2. off says:

    kam pershtypien se ky artikull eshte ndikuar disi nga hapja e ambasades israelian ne tirane.!!!

  3. sal autostrada says:

    sala ja ka kalue hitlerit sepse po nderto autostrada edhe ne det.
    autostradat e sales jane ma demokratiket ne histori te globit,se aty mund njeriu me ec me makin,me karroc me motorr a biciklet edhe ne kembe madje.do ja fillojn me not e varka e skafe me tutje……..
    tash se fundi sala ja ka fillu notit neper det dhe prite kur ta shpalli autostrade ate zonen ne dhermi ku plluskon ne uj si komardare e cpume.
    dhe ti shofsh masanej demokratet duke i hy me not autostrades se detit…

  4. Sem Luma says:

    Autostrada nuk eshte zbulim i Hitlerit, mirepo gjate regjimit te tij te paraluftes (1933-1939) pati nje angazhim real dhe medial ne ndertimin dhe inskenimin politik te tyre (autostradave). Hitlerin nuk e solli ne pushtet as autostrada e as politika dhe filozofia e tij pushtuese (ekspanzioniste) por lodhja e gjermaneve nga papunesia, inflacioni dhe kaosi qe interpretohej (jo vetem nga partia naziste) si dhurate e demokracise se `Republikes se Weimerit`. Pra, mund te thuhet se ne fillim te viteve 1930-ta Gjermanet ishin te etur per nje dore te hekurt; e ajo dore e hekurt nuk vonoi shume…

  5. iliri uk says:

    edhe pastaj? ku eshte lajmi ose interesi kombetar ketu? propagande vetem propagande. cdo sisitem ka merita dhe gabime. nese ka me shume gabime eshte i keq por te mos mohohen te mirat vetem pse ishte kriminal. tema merruni me hitlerin tone sali lereni ate dereziun te ferr ku eshte

  6. kel ukaj says:

    Autostrada e pare ne bote eshte ndertuar Milano-Monza. Kjo ndodhi jo se ishte zbulim i Musolinit por kishte trafik te larte per shkak te zhvillimit te larte ekonomik.
    Sa per autostradat ne shqiperi ato nuk ekzistojne, nuk ekzistojne as rruge krysore, jane rruge sekondare, te rrjedhjes, e urbane e ekstraurbane. Meqenese autoshkollat nuk ju a mesojne shqiptareve se çfare quhet autostrade po ju a shkruaj une.
    Autostrade quhet rruga qe ka te pakten dy corsi per sens te udhetimit, te ndara nga lulishte ose ndares trafiku, nuk ka kryqezime ne rrafsh, (plan) coresi te emergjencave, hyrjet e daljet jane te rregulluara nga rruge te posaçme ne formen e brrylit, ne jo me pak se 1000 m ka sheshe qendrimi (lejohet deri tre ore), ne jo me pak se 25 km ka sheshe qendrimi deri 24 ore ku ka edhe karburant etj, rruga mund te jete me ose pa pagese, nuk ka kontroll policie sistematik vetem selektiv ne sheshet e posaçme pa u bere shkak per incidente, ka kontroll elektronik te paralajmeruar me kartela te posaçme, ne autostrade nuk lejohen te qarkullojne motorra poshte 11.5 kw, traktore, karroca tehequr nga kuaj si Sali Berisha, te gjitha mjetet qe nuk kane shpejtesi me te madhe se 45 km ne ore, ka edhe shume e shume gjera te tjera qe do ti mesojne ne shkolle shqiptaret. Kush flet se shqiperia ka autostrade duhet ti referohet standarteve qe nenkuptojne kete fjale.

    1. emigranti says:

      ti ke plotesishte te drejt.
      njerzit ne shqiperi mendojn se nese rruga ka asfalt eshte rug e mire.
      ne shqiperi nuk e kan iden fare per normat e siguris rrugore, bile ne te ashtuquajtura autostrada del polici me lepirse ne rug per kontroll SKANDALOSE.
      QEVERIA UA VE FAJN DREJTUSVE TE AUTOMJETEVE PER NUMRIN E LARTE TE AKSIDENTEVE DHE NUK FLET KURRE PER RRUGET TE NDERTUARA JASHT NoRMAVE TEKNIKE.
      vjedhja e fondeve te rrugve ca cuar ne ndertimin e tyre jashte cdo standarti, dhe per pasoj humbjen e jetve te mijra qytetarve.

      m.gj.t ju te dashur bashkatdhetar mos e rruani pallen shiteni prap voten tuaj per 10 mij lek.

  7. Edor says:

    per Redaksine TemA,

    Kush eshte ideja e ketij artikulli?

    eshte e vertete qe artikulli eshte shkruar ne DW, por per cudi eshte hequr shum shpejt sa edhe ne Arshiv nuk gjendet!!! kur ne Arshiv te DW gjen te gjitha artikujt, megjithate ky nuk eshte problemi juaj, perkthyesi fare mire mund te marri information ne Wikipedia (http://de.wikipedia.org/wiki/Reichsautobahn) dhe shum mire mund te beje nje artikull.
    Po qe se ka qene si ide qe “Hitleri yne” ka kopjuar Adolf Hitlerin bejeni artikullin tamam se ku i dihet mund te kene “lidhje biologjike”

  8. tomori i beratit says:

    Eshte nje ngjasim i madh si nga pamja ashtu edhe nga menyra se si dy vellezrit adolf e sali ngjajn si dy pika uji me nje ndryshim te madh se vellai i madh i saliut Adolfi e beri te gjithe ate qe beri per vendin dhe popullin e tij ndersa vellai i vogel i ritur ne shtetin viçidol te kantonit tropoj e ben te gjithe KUNDER KOMBIT SHQIPETAR .Kjo eshte e vertet.

  9. Ben Chicago says:

    saliu thote qe ahmadin nexhati i iranit i ngjan hitlerit
    saliu vete i ngjan me shume hitos se sa nexhati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje