DOSSIER/ Kujdes, mos më bëhesh pre e marrëzisë në Shqipëri!

21 Tetor 2013, 12:28Dossier TEMA

Cili ishte gjermani, që qeverisi për pak kohë Shqipërinë? Porosia, që i dha perandori Wilhelm II nipit të vet, princ Vidit, kur në 1914 u nis drejt Shqipërisë.

Nga Marc von Lüpke-Schwarz, Deutsche Welle

 

Fisniku gjerman, Wilhelm zu Wied (princ Vidi), u bë monarku i parë i Shqipërisë, ndonëse regjenca e tij zgjati vetëm gjashtë muaj.

Deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ishte si një plaçkë në duart e politikës europiane.

Në shkurtin e ftohtë të vitit 1914, qyteti i vogël gjerman Neuwied priti vizitorë të pazakontë.

Me nderime të mëdha qyteti u uroi mirëseardhjen të deleguarve nga Shqipëria e largët.

Përfaqësues të të gjitha fiseve shqiptare udhëtuan në qytetin anës Rinit, për të takuar të kështjellën e rezidencës të riun Wilhelm zu Wied.

Ky gjerman 37- vjeçar, një pinjoll i një fisi të vjetër e të nderuar, do të ishte princi i ri i Shqipërisë.

Me përulësi kryetari i delegacionit iu lut atij të pranojë fronin.

“Unë pranoj!”, duhet të jetë përgjigjur plot mirësjellje Wilhelm-i.

Shqipëria kësisoj kishte një princ gjerman.

Megjithatë Wilhelm Friedrich Heinrich- Princ i Wied-it, siç quhej ai, nuk pati ndonjë kënaqësi me principatën e tij të re.  Shqipëria ishte e varfër, e përçarë mjerueshëm dhe e kthyer thuajse si në një plaçkë loje në duart e vendeve fqinje.

Një pazar diplomatik

Nëntorin e vitit 1912, shqiptarët shpallën pavarësinë nga Perandoria Osmane.

Ballkani në këtë kohë ishte si një fuçi baruti.

Pothuajse të gjitha shtetet ngrinin pretendime territoriale ndaj fqinjëve. Kryesisht pretendimet ndaj Shqipërisë së sapo krijuar ndezën konflikte.

Serbia synonte daljen në det, nga këndvështrimi i saj Shqipëria bëhej pengesë për këtë.

Rusia mbështeste Serbinë, Austro-Hungaria nga ana e saj donte ta pengonte depërtimin e Serbisë.

Në veri të Shqipërisë qëndronin trupat malazeze dhe në jug ushtarët grekë.

Gjashtë fuqitë e mëdha evropiane- Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Rusia e morën shtetin e ri nën mbrojtjen e tyre, por pa qenë vetë në unanimitet, se cilët do të ishin kufijtë e këtij shteti.

Ndaj duhej një princ shqiptar për të vendosur rendin, për këtë ranë shumë shpejt dakord fuqitë e mëdha.

Por përzgjedhja e kandidatëve rezultoi e vështirë.

Në asnjë mënyrë nuk duhej të ishte një shqiptar, sepse asnjë prej fiseve nuk do ta pranonte princin nga radhët e një fisi tjetër.

Po ashtu përjashtohej që princi të ishte një mysliman, një katolik apo një ortodoks, sepse secili nga grupet fetare do të ndihej i anashkaluar.

Një kandidat nga një shtet, që kishte pretendimet e veta ndaj Shqipërisë, ishte gjithashtu i pamundur, pra princi s’mund të ishte p.sh. as rus, as serb, as austriak dhe as grek.

Propozimi i hallës

Propozimi me zgjidhjen, që i çliroi të tërë, erdhi nga Rumania. Mbretëresha e atjeshme propozoi nipin e saj: Wilhelm zu Wied. Një përzgjedhje perfekte kjo nga jashtë: Wilhelm ishte protestant dhe Gjermania nuk kishte interesa ndaj Shqipërisë.

Në mars të 1914-ës, princi i ri mbërriti më në fund në mbretërinë e vet, i shoqëruar nga anijet luftarake austriake, britanike, italiane dhe franceze.

Kushdo duhej ta kishte të qartë se pas Wied-it qëndronte pushteti i fuqive të mëdha europiane.

Wied-i zbarkoi në portin e Durrësit, ku u prit plot entuziazëm. Ndoshta në këto momente princit të ri të Shqipërisë i kishin mbetur vath në vesh fjalët paralajmëruese të xhaxhait të tij të madh.

Perandori Wilhelm II i kishte thënë atij: “Kujdes mos më bëhesh pre e marrëzisë në Shqipëri!”

E megjithatë Wilhelm-i u zhyt në këtë vorbull.

Në Durrës monarku e kishte rezidencën në një ish-kazermë osmane, ku banonte me gruan dhe fëmijët.

Pushteti i tij nuk i kalonte kufijtë e qytetit.

Në mbarë Shqipërinë marshonin trupa të huaja, që i bënin pjesë të tëra të vendit të pasigurta.

Përveç kësaj s’kishte asgjë me çfarë Wilhelm-i mund të qeveriste: as administratë e pothuajse asnjë mundësi komunikacioni rrugor.

“Gjithçka i duhej një shteti, duhej krijuar nga zeroja”, do të ankohej më vonë princi.

Kësaj i shtohej edhe fakti se Wilhelm-i ishte oficer dhe nuk kish mësuar asnjëherë se si qeveriset një vend.

Shoqëria shqiptare ishte e përçarë thellë mes të krishterëve dhe myslimanëve, mes veriut e jugut si dhe mes fiseve.

Mbreti pa vend

Kryengritjet shumë shpejt e tronditën vendin dhe Fuqitë e Mëdha nuk iu përmbajtën premtimit për një mbështetje të fuqishme, që i kishin dhënë princit.

Kur në qershor të vitit 1914 në Sarajevë u vranë trashëgimtari austro-hungarez i fronit dhe gruaja e tij, nisi fillimi i fundit, jo vetëm për Wied-in dhe jo vetëm për Ballkanin.

Në gusht shpërtheu Lufta e Parë Botërore.

Fuqitë e mëdha filluan të ushtronin presion ndaj princit shqiptar. Austriakët donin që ai të sulmonte serbët në armiqësi me Austro-Hungarinë, italianët donin të aneksonin bregdetin shqiptar.

E kjo në një kohë që fuqitë europiane kishin rënë dakord për neutralitetin shqiptar.

Wied për muaj të tërë mbeti i rrethuar në Durrës nga kryengritësit shqiptarë.

Nën breshërinë e lamtumirës, më 3 shtator 1914 Wilhelm zu Wied u largua nga Shqipëria me një anije luftarake italiane, i veshur me uniformë parade.

“Po largohem që të mpreh shpatën për Gjermaninë,” deklaroi ai.  Shqipëria u zhyt në kaos dhe ushtritë greke, italiane, bullgare, austriake, serbe, malazeze dhe franceze pushtuan vendin. Mijëra shqiptarë humbën jetën.

Wilhelm zu Wied luftoi në Luftën e Parë Botërore dhe më pas vajtoi për fronin e tij.

Ai nuk arriti ta qeverisë Shqipërinë as për 200 ditë.

9 komente në “DOSSIER/ Kujdes, mos më bëhesh pre e marrëzisë në Shqipëri!”

  1. Kjo deklarate e Wiedit: ‘Po largohem që të mpreh shpatën për Gjermaninë’
    eshte nje (gomarllik) me brina, po qe i ka shku mbretit te Shqiperisw, mbreterimit 6 mujor te tij si edhe
    zgjidhjes qe i kishin bere Krajlat e Mdhoj!!!
    Eh,
    kur je njipllomsh, ke vetem te ‘k’ndosh’:

    Shqiperi -moj -Shqiperi,
    Digjesh piqesh per FLAMUR,
    KRAJLAt hiiiiiiiiiiq — e tine vuuuuuuuuuuuur!!
    Keshtu.

    Eh, moj Shqypni!!!

  2. Velcoti says:

    Shqiperi moj Shqiperi plot spiune e tradheti-Te pabese edhe kusar neper bote njihen Shqiptare.

  3. sadgfsfaganticensurëbybvnvy says:

    ore kush kanë qënë këta që i janë lutur princ widit për tu bëër mbret??
    e di që rastësisht ju ka shpëtuar!?

  4. ylli rks says:

    Lirisht ketu ngrehe paralelen me neve shqipetarve, ather kryengritsit thonin duam baben e sot thon duam Erdoganin dhe shkojn e luftojn per xhihad ne Siri, a nuk ju doket njejt kjo?!

  5. bracja says:

    te gjithe ju qe komentoni duhet te keni parasysh se cfar ishte shqiperia ne kete periudhe.Behej fjale per zhdukjen e saje nga serbet e greket.Prandaj ata burra te mencem iu drejtuan jo Vidit por Gjermanise si fuqi e madhe per tiu bere mbroje.
    te bejne politikanet e sotem vetem pak me shume se ata,e do te shikojme se e ardhmja ka kuptim,politika eshte ne sherbim te njerzve e te atdheut.

    1. sadgfsfaganticensurëbybvnvy says:

      o braçe
      duam të dimë se kush ishin këta patrotë që po thua ti!
      e dimë që patrioti zog i I na çliroi nga “grushti i shtetit i qershorit”,pastaj mithat frashëri dhe markagjonajt na çliruan nga zogu me ndihmën e italianëve,patër anton arapi deshte me na çliru nga komunistët prap me gjermanët e hitlerit,e kështu me rradhë!!të dimë kush kanë qënë këta patriotë të mëdhenj që deshën të na mbronin me princ widin!!ata të mallkuarit komunistë nuk na i kanë thënë të tëra!!

      1. zgjidhje says:

        me ”mir” komunistat se sa ajo fryma pesimiste qe leshon Ti me emer zhgarr-zhgarra .

  6. Mentari says:

    He mo po ku ishte ai “Babai” i kombit shqiptar Ismail Beu ne keto kohera se neve e mbajme ate si “shpetuesi”i shqiptarve? Oh… me falni se ai ishte nje Zorraxhi shetites qe kerkonte para per veten dhe familjen e tij dhe kishte si Arketar djalin e tij qe e mbante mbas vetes sa here qe shetiste.Kjo ishte shqiperia perpara se te vinte ne skene i madhi Ahmet Zogolli qe qelbesirat e Jugut e urrenin ate ne ate kohe dhe vazhdojne edhe sot ta e urrejne.Po mire qe po beni historine e vertet te shqiperise qe po demaskoni Amasadorin shetites Lypes Ismail Qemalin qe as breket e tij nuk dinte ti vishte pa lere te udhehiqte shqiperine.Rrofte Mbreti Zog shpetimtari i Kombit shqiptar.

    1. Kastriot says:

      Menkar, e ke fjalën për zogun pa pupla, zogun e sorrës apo zogun e Tunës?
      Ah,ky i fundit qenka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje